Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 158
  1. #21
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Menekini: Duhet zemër, në derbi më shumë.


    Trajneri i bardhebluve kërkon në derbi kundër Partizanit atë Tiranë që pa në pjesën e dytë ndaj Apolonisë.

    Nëse lojtarët luajnë me gjithë zemër, japin gjithçka në fushë, fitorja dhe rezultati i duhur arrihen më lehtë. Në këtë përfundim ka dalë dje pas ndeshjes së kthimit për kupë trajneri italian i Tiranës, Leonardo Menekini, i cili kërkon nga ekipi i tij që në të gjitha ndeshjet, më kryesorja në derbin e së shtunës, të jetë i tillë. "Ne në kupë, në pjesën e dytë, ishim krejt ndryshe nga pjesa e parë e ndeshjes. Luajtëm më me dëshirë, krijuam shumë raste dhe shënuam jo pak gola. Ishim kërkues dhe këtë duhet të tregojmë në çdo ndeshje. Që të fitosh duhet këmbëngulje dhe zemër në fushë. U pa te Tirana në pjesën e dytë kjo gjë dhe duhet të na karakterizojë në çdo ndeshje në të ardhmen," - thotë Menekini.
    Tirana, të shtunën do të luajë kundër Partizanit në një derbi që s'kërkon shumë koment. Kampionët janë për momentin në një pozicion të pafavorshëm në klasifikimin e përgjithshëm, kështu që kërkohet vetëm fitorja në atë sfidë. Italiani i stolit bardheblu gjithmonë ka nxjerrë justifikimin e tij se mungesat kanë ndikuar shumë si në lojë ashtu edhe në rezultatin përfundimtar, çka e kanë lënë për momentin skuadrën pretendente për tiull disa pikë poshtë vendit të parë. Por dje, në pjesën e dytë të ndeshjes së kthimit për kupë, kur bardheblutë luajtën kundër Apolonisë së Fierit, u dha një leksion i qartë që Menekini e përkthen si një dëshirë të madhe për fitore. "Këtë kërkoj nga lojtarët dhe mendoj se derbi fitohet vetëm kështu, siç u paraqitëm në pjesën e dytë për kupë. Partizani është një kundërshtar i fortë, ndaj e kemi përqendruar vëmendjen nga takimi i së shtunës," - shprehet trajneri italian i Tiranës, pas fitores së djeshme, që në pjesën e parë u vu në dyshim nga loja jo shumë e kënaqshme e Tiranës.
    Kur fazës së parë të këtij edicioni i ka mbetur vetëm një ndeshje, Tirana ndodhet 5 pikë larg nga kryesuesit. Kjo javë rezervon ndeshjen më interesante të kampionatit tonë, atë mes Tiranës e Partizanit. Një derbi që njihet dhe pritet me shumë dëshirë nga të gjithë tifozët. Bardheblutë, këtë herë nuk do të kenë luksin që në rast të një humbjeje të mendojnë për ballafaqimet e ardhshme, sepse u kërkohet vetëm fitorja për të mbetur padronë të këtij edicioni. Humbja mund t'i lërë shumë më larg nga kreu dhe më kryesorja tifozët nuk do ta durojnë një rezultat të pafavorshëm ndaj një kundërshtari si Partizani, që nga rritja që ka treguar në ndeshjet e fundit pritet t'i japë akoma më interes ndeshjes së madhe derbi të ditës së shtunë.

    Fjodor Xhafa, rikthim me 2 gola
    Sulmuesi Fjodor Xhafa është rikthyer zyrtarisht dje paradite, teksa ka rënë dakord me drejtuesit e Tiranës. Në pjesën e dytë të ndeshjes së kthimit për kupë, ai ka luajtur me ngjyrat bardheblu. Dhe për të treguar se mbetet një sulmues që e nuhat në mënyrë të tmerrshme golin, Xhafa ka realizuar një dopietë ndaj Apolonisë. "Jam i gëzuar që u riktheva te Tirana me një dygolësh dhe më kryesorja për fitoren e kualifikimin që siguruam në turin tjetër. Kam rënë dakord paradite me drejtuesit dhe zyrtarisht jam lojtar i Tiranës. E njoh mirë këtë ambient dhe besoj se do të vazhdoj rrugën e sukseseve, ashtu sikurse ka ndodhur 3 vitet e fundit, ku kam luajtur dhe kam fituar," - shprehet sulmuesi vlonjat i Tiranës, Fjodor Xhafa, që është huazuar dhe regjistruar dje brenda ditës në protokollin që mban listën me emrat e Tiranës.


    Bardheblutë, stërvitja bëhet paradite
    Bardheblutë do të stërviten edhe sot, si çdo ditë të javës, paradite. Kështu ka urdhëruar dje trajneri italian, Leonardo Menekini, që gjatë javës ka drejtuar vetëm seanca stërvitore që janë zhvilluar para drekës. Që pas humbjes me Elbasanin, Tirana ka zhvilluar pasdite vetëm ndeshjen e kupës përballë Apolonisë. Sot, në orën 10.00, lojtarët do të zbresin në "Skënder Halili", të ndarë në dy grupe. Vetëm një ditë para ndeshjes pritet një seancë pasdite në orarin që do të luhet supersfida Tirana-Partizani. Tirana ndaj Partizanit ka ende në pikëpyetje mbrojtësin Dabulla, kurse mbetet i skualifikuar Sina. Të tjerët do të jenë në dispozicion të italianit Menekini, që kërkon të kthejë në derbi imazhin e një Tirane me fytyrë fituesi.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #22
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Morrin nuk duhet vetem zemer, por dhe GJAK BARDH & BLU. Kush nuk e ndjen qe ka gjak bardh & blu, me mire te mos zbrese ne fushe. Ndeshja kunder Morrit, nuk eshte si te tjerat, ajo eshte KRYE-NDESHJA. Prandaj, ajo ka po aq rendsi sa fitorja e kampionatit ...

    ... EC TIRONA, MYTE MORRIN ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    AHaHhahahahahahahahahaHAHAHahH Mos Harroni ju tironsat si ai tjetri dje tu fol per gjak bardh & blu ! GJAKU ESHTE I KUQ

  4. #24
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    SUPER TIFOZAT E MREKULLUSHEM TE SK TIRONES.


    Per me te rinjte, le te sjellim ketu pak atmosfere derby tek cepi verior(i Tirones) ne kohet e diktatures. Megjithe ngacmimet dhe prezencen e policise neper tribuna, nuk mungonin ngritja e flamureve te cilet zhdukeshin mbas 3 sekondash, per t'i shpetue mesymjeve te policise. Ideali bardh e blu, karshilliku i sistemit dhe padrejtesite qe i boheshin ekipit (nga marrje lojtaresh deri me 1980, dhe zbore te 1/2 ekipit para ndeshjes me Partizanin) ne nje fare menyre kishin provokuar nje reagim tek tifozet bardh e blu. Te gjith tifozet e ekipeve te tjera, therrisnin me klithma ose vetem emrin e ekipit. Vetem Bardh e Blute kishin kenget e tyre. Ne fillim ishte gjithmone "Cohuni djema, Shaloni Atin", pastaj Konga klasike e Tirones, Puci lala- me nje mori te pafundme vargjesh ne varsi te kundershtarit p.sh ato te Partizonit ishin


    O TIRONA, O TIRONA, RRETH E QARK NEPER STADIUM
    MOS U MERZISNI, JU TIFOZA, SE FITORJA KA MOR FUND

    KJO TIRONA, SE C'KA CA HUQE
    KA PAK QEJF, AT' NGJYRN E KUQE

    NJE DITE DJELE(SHTUNE), ME SHOQNINE
    CUM PARTIZONIN, NE SHTISHTUFINE

    PARTIZON, TA BONI KOKA
    VDIQE TI, NA PLASI RROTA


    Ne momentet kur zeri i lodhur donte pak qetsi, me duart e ngritura lart, te kapur te gjithe perdore duke u lekundur, degjohej "Shqipja e Andeve" me fjalet:

    U nisem bashke me shoke
    per ne stadium, oo-o-oo-
    oo-oo-oo- oo-oo-.
    (Ref)Tiron, Tiron, Tiron, Tiron
    OO-OO, OO-OO


    Pa harru pastaj thirrjen klasike:
    BARDH E BLU, BARDH E BLU
    FI-TO-RE DUM NGA JU


    Dhe per te ardh tek kenget me te reja:
    O TIRON, O TIRON, TIRONA ZEMRA JON
    TI PER NE , TI PER NE - JE GJITHMON KAMPION


    pa permend ISH TETORI I 86

    Cuna, kemi kenget ma te bukra tifozlliku te te gjithe Shqiperise (shteterore), larmi slloganesh, ekipin me te MADH Shqiptar (Nji ekip qe ka Shqipnia, osht Tirona vija-vija). Kjo tradite, keto kenge nuk duhet te shkojne dem, duhet te kalohen patjeter tek me te rinjte. Dhe tani, ne kte prag-derby, filloni dhe kendoni(me ze te ulet ose te forte, po me mire fort) keto kenge, t'i perēojme ekipit tone gjithe energjine pozitive te zemrave tona shkemb-graniti BARDH & BLU.

    Akoma nuk arrij ta imagjinoj, se si njerez qe kan jetu keto emocione, mund te ulen ne pankinen e Qoftlargut.

    ONCE WHITE & BLUE, NOW RED
    IN OUR HEART SULE, YOU ARE DEAD !


    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #25
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Sporti Shqiptar.


    Muka: Ky, derbi i kthesės sė madhe.

    Dje, dy ditė para derbit mė tė rėndėsishėm tė kampionatit tonė, ishte njė ditė e veēantė pėr kapitenin e Tiranės. Devi Muka tani ka edhe njė pjesėtar mė shumė nė familjen e tij, pra ėshtė bėrė me 2 fėmijė. Atij i ka ardhur nė jetė, gjatė mbrėmjes sė njė nate mė parė, njė vajzė. Kėshtu, numri 10 i bardhebluve, teksa ishte i pranishėm nė ambientet e klubit, mori urimet e tė gjithėve, shokėve tė skuadrės, trajnerėve, drejtuesve tė Tiranės. Vlonjati Muka kishte emocione pėr kėtė gėzim tė madh familjar, megjithatė pas urimeve tė shumta nuk lė pa komentuar edhe futbollin dhe konkretisht ecurinė e Tiranės, qė nesėr do tė luajė nė njė sfidė tė madhe. Pėrballė Partizanit, bardhebluve u kėrkohet fitorja dhe i pari qė e dėshiron kėtė ėshtė Devi Muka, qė gėzimin e 2 ditėve tė fundit dėshiron ta vazhdojė edhe pas derbit tė sė shtunės. Dhe pėrveē alternativės sė vetme nė kėtė takim qė Muka pėlqen ta quajė derbi i kthesės sė madhe, nuk ka rrugė tjetėr. Megjithatė, nė kėtė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Muka shpjegon
    - Muka, nga njė gėzim familjar, nesėr nė njė derbi tė rėndėsishėm kundėr Partizanit...
    - Po, dhe dua qė ky gėzim tė vazhdojė edhe pas derbit, qė do tė thotė se njė fitore ndaj Partizanit do ta dyfishonte kėnaqėsinė time personale. Gjithsesi, pėr hir tė kėtij gėzimi ndihem paksa i emocionuar para kėtij derbi tė rėndėsishėm, pėrballė njė rivali historik si Partizani.
    - Ndėrkohė, a e shihni tė justifikueshėm ecurinė e skuadrės suaj gjatė ndeshjeve tė fundit?
    - Aspak, sepse justifikimi ynė i vetėm para tifozerisė sonė ėshtė vendi i parė nė tabelė, lojė e bukur dhe fitore bindėse. Gjatė fazės sė parė ne nuk kemi pasur njė ecuri konsante, ngaqė nuk jemi momentalisht mbi tė tjerat. Kemi humhur 2 ndeshje e barazuar disa tė tjera, qė duhet t'i kishim fituar. Megjithatė, tė mos harrojmė se kjo ėshtė vetėm faza e parė. Qė tė bėjmė rikuperimin nė kohė, ne mund tė mjaftohemi me njė fitore nė derbi dhe faza e dytė na risjell nė krye tė tabelės.
    - Pse kėrkohet nesėr ndaj tė kuqve njė fitore mė shumė se kurrė gjatė kėtij edicioni?
    - Nesėr ėshtė ndeshja derbi e kryeqytetit dhe dihet se tifozėt tanė gjithmonė i pėlqejnė fitoret kundėr Partizanit. Eshtė derbi i parė i kėtij edicioni, prandaj them se fitorja na ndihmon tė harrojmė gjithashtu disa nga ndeshjet e fundit, tė cilat nuk kanė qenė tė mira pėr Tiranėn. Prandaj dėshiroj qė ky takim derbi tė jetė momenti i kthesės sonė tė madhe. Njė fitore do tė ndikojė pozitivisht pėr fazėn e dytė e pėr mė tej, nė shumė aspekte. Duke luajtur tė gjithė sė bashku vetėm pėr kėtė qėllim, them se mund tė dalim tė fituar nga fusha.
    - Sa i shihni ju shanset e Tiranės qė tė dalė e fituar nga ky takim derbi?
    - Si njė ndeshje derbi, mendoj se shanset janė tė barabarta pėr tė dyja skuadrat. Pėr tė qenė sa mė realist, para kėtij takimi dhe nisur nga pozicioni, objektivi, apo dėshira e tė dy ekipeve, i shoh nė kėtė ndeshje derbi tė tri rezultatet nė lojė. Para tifozerisė sonė, qė mendoj se do nė na pėrkrahė fuqishėm, ne si skuadėr duhet tė dalim fitimtarė.
    - A do tė jetė ndopak pėrcaktues rezultati i derbit?
    - Mendoj se ėshtė akoma shumė herėt.


    Salihi: Muka do tė shėnojė 2 gola.
    Sulmuesi i Tiranės, qė ka shėnuar mė shumė gola gjatė kėtij edicioni, Hamdi Salihi, thekson se nė derbi do tė jetė Muka qė do tė shėnojė, sepse ka njė arsye mė shumė se tė tjerėt. "Muka do tė shėnojė 2 gola nė derbin kundėr Partizanit," - ka thėnė pas seancės sė djeshme sulmuesi Hamdi Salihi. Dhe kėshtu logjika ėshtė qė kapiteni Muka duhet tė shėnojė njė gol pėr vajzėn e tij dhe njė pėr ekipin qė tė sigurojė fitoren, nė njė kohė kur ky rezultat kėrkohet shumė, pas humbjes sė fundit nė Elbasan.


    Dabulla, nė pikėpyetje pėr supersfidėn.
    Mbrojtėsi Rezart Dabulla rrezikon tė mbetet jashtė derbit pėr nesėr nė ndeshjen kundėr Partizanit. Dabulla ėshtė stėrvitur shumė pak gjatė javės sė fundit pėr shkak tė njė dėmtimi tė lehtė nė kofshė. Ai nė fakt i ėshtė kthyer stėrvitjes njė ditė pas ndeshjes sė kupės me Apoloninė dhe, nė varėsi tė gjendjes sė ditės sė sotme, bėhet e ditur se do tė vendoset pėr tė. Trajneri italian do tė shohė pėr herė tė fundit gjendjen e ekipit, qė tė pėrcaktojė 11 lojtarėt qė do tė luajnė nė derbi ndaj tė kuqve. Kėtė tė shtunė pritet rikthimi i E. Bulkut nė formacionin bazė.


    Apeli fal Sinėn, gati pėr derbin.
    Ka rezultuar i suksesshėm reklamimi i dėnimit qė i dha Disiplina Sinės me 4 javė, pasi kishte kryer gjysmėn e kėsaj mase ndėshkimore. Komisioni i apelit pranė FSHF-sė ka marrė nė konsideratė kėrkesėn e drejtuesve bardheblu pėr t'i falur Sinės pjesėn e mbetur tė dėnimit, pra 1 javė, dhe pėr ta lėnė tė lirė
    pėr ndeshjen derbi me Partizanin. Kėsisoji, Tirana do tė ketė njė forcė mė shumė nė ndeshjen e madhe kundėr Partizanit, qė do tė zhvillohet nesėr nė "Selman Stermasi".
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #26
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Stadiumi i dytë i kryeqytetit do të presë nesër, në orën 14.00, ndeshjen e madhe, Tirana-Partizani ...

    "Selman Stërmasi", gati për supersfidën.

    Derbi mes Tiranës e Partizanit këtë herë do të luhet jo në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", por në stadiumin tjetër të kryeqytetit, në "Selman "Stërmasi". Kanë nisur përgatitjet prej disa ditësh dhe nesër ky stadium pritet të mbipopullohet nga një numër rekord sportdashësish. Interesi duket i madh dhe do të jetë i veçantë nga fakti se stadiumi ndoshta që pas viteve '90 do të ketë një interes kaq të madh, sa ky i derbit që do të luhet nesër në tapetin e saposhtruar. Tifozë të Partizanit e Tiranës, prej ditësh presin këtë ndeshje të madhe derbi. Shefi i klubit "Tirana", Shkëlim Muça, shpjegon se stadiumi "Selman Stërmasi" tani është në gjendje të presë një sfidë të madhe mes dy prej ekipeve me më shumë trofe dhe rivalitet në vend, siç janë Tirana e Partizani. "Fusha është shumë e mirë, kurse stadiumi nuk është më ai i pari, por i rregulluar dhe për pasojë në gjendje të presë të gjithë tifozët e interesuar për këtë sfidë," - shpjegon ndër të tjera shefi i Tiranës, Shkëlqim Muça.
    Biletat do të shiten pranë sporteleve të stadiumit "Selman Stërmasi" dhe çmimi i përgjithshëm i tyre luhatet te 400 lekët. Kapaciteti i këtij stadiumi ishte deri në fillim të kampionatit 3.000 vende të ulura. Por falë një investimi që bënë donatorët e Tiranës, stadiumit i janë shtuar edhe 5.000 vende të tjera të ulura. Shkallët e "Selman Stërmasit" janë jashtë standardeve vetëm pas portave, por, sipas drejtuesve të Tiranës, në varësi të interesimit, mund të hapen edhe dyert e tyre. Gjithsesi, Tirana- Partizani është një supersfidë, që ia vlen të shohësh dhe matet para së gjithash nga interesi i madh i tifozëve të kryeqytetit. "Selman Stërmasi", pas shumë e shumë kohësh pritet të ketë më në fund gjallërinë e dikurshme, por këtë herë do të ketë tifozët e Tiranës padronë të këtij stadiumi, meqenëse ky i fundit administrohet nga klubi bardheblu.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #27
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Ishalla nje barazim te merrni me Partizanin se sa per fitore pak si veshtire e shoh me ate hantikapatin qe keni ne bankine.Suksese
    .........................

  8. #28
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    SK TIRONA - Partizani 1 - 0

    (Muka 93' pen.)


    Komenti ndeshjes.

    -Formacioni: Hidi, Sina, Pisha, Hajdari, Haliti, Patushi, Muzaki, Duro, Muka, Salihi, Xhafa.
    -Fillon ndeshja. Topin e pare e shkelmon Tirona.
    -Selman Stermasi i mbushur si rrallhere.
    -Nje fillim loje me i vrullshem per Kampionet.
    -Pas nje goditje nga jasht zone mbi traversen e Partizonit, Tirona ka nje rast tjeter ideal per te shenuar, por Duro perball portjerit e ka humbur. Nje asist i Mukes nxorri Duron vetem per vetem po ky i fundit nuk mund te shenonte. Topi preket me dore nga nje mbrojtes por gjyqtari vazhdon lojen.
    -Me ne fund Partizani ka dal nga mesfusha vet pas 13-14 minutash.
    -Kros nga e djathta, pengohet ne zone Salihi dhe u duk sikur gjyqtari po jepte penallti per Tironen po mesa duket ndrroj mendje.
    -Lojtaret e Tirones protestojn dhe Partizani ben nje kundersulm te shpejt dhe i afrohet portes se Hidit.
    -Goditje nga larg e Bulkut por korne. Gjuan Pisha po kap portjeri. Luhet minuta e 22-te e pjeses pare.
    -GOL Salihi, po albitri ka anulluar ket gol te rregullt per nje faull kundra nesh.
    -Karton i verdhe per Bulkun.
    -Nje dominim total i Tirones ne keto 30 minutat e para. Partizani mundohet te luj me kundersulm dhe rrallhere del nga fusha e vet.
    -Goditje tjeter e fuqishme e Muzakit po vetem korne.
    -Nje tjeter rast per Tironen, Muka mundohet me nje parabel po topi qeth shtyllen. Luhet minuta 32-te, 0-0.
    -Perseri Salihi por nderhyn Delain.Pretendim per penallti per Tiranen.
    -Nje tjeter rast i Xhafes ne zone me portjerin po pret portjeri i Partizonit me kembe.
    -Me ne fund nje korne per Partizanin po pa rezultat. Minuta 40-te.
    -GOL Tirona por edhe ky anullohet, kesaj rradhe per offside.
    -Rritet dhe tensioni midis tifozerive. Nje tifoz shoqerohet jasht stadiumit.
    -Mbaron pjesa e pare. Megjith dominimin qe po ben Tirona rezultati esht 0-0. Vlen per tu permendur se albitri i sotem, Sokol Ēekaj, ka qen shum i kotestueshem. Dy penallti te padhena dhe dy gola te anulluar kundra Tirones qe ne pjesen e pare. Shpresojm te mos nevrikosen cunat tone.

    Fillon pjesa e dyte.
    -Tirona e fillon vrullshem dhe pjesen e dyte. Shtyll e Mukes ne kto minutat e para.
    -Rast per Partizanin po pastron Pisha. Ne loj per Partizonin futet ish-lojtari bardheblu Halili.
    -Lojtaret e Partizanit e kan nisur me me vrull pjesen e dyte. Korne per ato dhe grushton Hidi.
    -Pak me e qete loja ne keto minuta. Luhet me tepr ne mesfushe.
    -E ka ulur pak ritmin Tirona. Nje tjeter korne per Partizonin. Shpresojm te mos ket filluar taktiken mbrojtse Menekini.
    -Vazhdon 0-0 ne Selman Stermasi. Tirona ēuditerisht e uli intensitetin e lojes qe ka filluar te barazpeshohet.
    -Lojtaret tone kane fillu te humbasin topat ne mesfushe duke mos dhen pasa te sakta. Behet gati per ndrrim Tirona - del Bulku, futet Sefa.
    -Ne kto minuta te pjeses dyt Tirona duket sikur e ka humbur pak ate grinten qe tregoi ne pjesen e pare. Nuk jan shum efikas ne sulmet e tyre.
    -Tirona ben ndrrimin e dyte - del Salihi futet Merkoci.
    -Eshte me kembengules Partizoni ne kto minuta.
    -Karton i verdhe per nje lojtar te Partizonit per nje nderhyrje te keqe kundra Hidit.
    -Ka rene shum ritmi i lojes. Me sa duket ekipet po mundohen ta len per barazim ndeshjen tani.
    -Korne per Tironen po Muka nuk e jep krosin e duhur.
    -Tirona ben ndrimin e trete - del Duro futet Bakalli. Luhen minutat shtese.
    -Merkoci kalon portjerin po pengohet ne zonen e rreptsise dhe penallti per Tironen. Eshte i demtuar Merkoci.
    -Gjuan Muka dhe GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL! 1-0 per TIRONEN.
    -Mbaron ndeshja 1-0 per TIRONEN.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #29
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga miki_ro
    Ishalla nje barazim te merrni me Partizanin se sa per fitore pak si veshtire e shoh me ate hantikapatin qe keni ne bankine.Suksese

    O miko, e pe barazimin ??? I morem shpirtin, i thym brinjet. Ja myllem gojen, s'kon goj me fol.


    O Morraaaaaaaaaaaaa, e shifni kush esht TIRONA. Ju thyjm brinjet, ju morim shpirtin sa here te na teket. Pellisni prap po deshet, rrac e poshter.


    NJI EKIP KA SHQIPNIA, OSHT TIRONA VIJA VIJA


    OSHT NJI GJARPER BARDHEBLU
    KUR T'PICKON S'T'LEN PA T'HELMU
    KA PICKU EKIPIN E KUQ
    E KA LON SI KAL GERMUQ.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #30
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ket fitore t'bukur te Tirones dhe te ēunave e meritonim sidomos ne, TIFOZAT. Pavaresisht se fitum me nji gol, fitorja ndaj Partizonit gjithmone n'a ka shijuar, por nuk ngopemi hiē me fitore. Edhe ne diten mo te keqe, kena per t'i rraf. Hija Bardh e Blu i ndjek gjithmone ato, si le me bo xhap, pranej le te therrasim te gjithe:



    Tirona, Tirona, Tirona zemra jon,
    E myte, e myte, e myte morrin Partizon.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  11. #31
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Nigjova ishte bo gjurulldi e modhe ne stadium ishin zi tifozat ,kishin ardh forcat specjale per ta qetsu gjendjen ne stadium ??

    Sa per neshjen morrit i kena vu orar zyrtar me kohe ,i shkaperdhym ndjenjat nga te gjitha anet ,dy gola si kishin qujt ,nji shtylle e mukes pjese te dyte.. etj etj !!
    Duro shume dobet sot ,ka gjithe ato neshje qe o bloz ,humi nji rast perballe me portjerin !!

    Mu bo qefi per Labin se ishte bo me goce dje ,e meritonte golin !!

    Ec aty Tiron te hongsha shpirtin !!
    Nji ekipi ka shqipria s'osht Dinamo as Vllaznia osht tirona vija vija !!! ole ole ole

    PS..Elbason mrapa na ke :P
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 29-10-2005 mė 10:48

  12. #32
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Na hapen barkun me ate humjen ne Elbason. Megjithse ndjenje e mire te mundesh Partizonin packa se arritje e fitores ishte ne minutat e fundit. Prapseprap jemi 5 pike pas Elbasonit edhe 3 pas Beses. Duhet goxha pune.
    Ky sezon ka fillu icik si ters megjithse kam besim se Bardheblute do dine ta lejne titullin ne Tirone.
    Vetem Elbasoni a Besa mos ta morrin kampjonatin burrash do preferoja ta merrte Partizani ose me Keq Dinamo vetem qe te mbese kupa ne kampjonat. Rrethet te morrin titull po kane sume vetem kur te kene stadiume deri diku normale. Ne kavaje nuk luhet futboll se te thujne brinjet me gura. Ne Elbasan dicka me mire po prap vari bidonat.
    Me bohet qefi te shof Peqinin ne vend te fundit. Nuk jane platforme per kategori te pare edhe ne stadium duhet me shku me antiplumb se ndryshe te vje fshatari me karabine ushtrie.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  13. #33
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar mė parė nga bayern
    Vetem Elbasoni a Besa mos ta morrin kampjonatin burrash do preferoja ta merrte Partizani ose me Keq Dinamo vetem qe te mbese kupa ne kampjonat. Rrethet te morrin titull po kane sume vetem kur te kene stadiume deri diku normale. Ne kavaje nuk luhet futboll se te thujne brinjet me gura. Ne Elbasan dicka me mire po prap vari bidonat.
    Me bohet qefi te shof Peqinin ne vend te fundit. Nuk jane platforme per kategori te pare edhe ne stadium duhet me shku me antiplumb se ndryshe te vje fshatari me karabine ushtrie.
    Vallain une me Tironen nuk jam se jam nga Durresi po ktu fol mire fare.Ne Tirane(edhe ne Durres nuk esht keq) luhet futboll qete.Te stadiumet e tjera kercet guri e hekuri simas qefit.Nejse hajt urime per fitoren sot meqenese jam te tema juj dhe fitut derbin.Ishalla fitojm ne neser me Dinamon kshu iu bohet edhe juve icik qefi.Shnet.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  14. #34

  15. #35
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Urime Tirones per fitoren, e pashe golin te ai linku qe dha Titi dhe penalltia ishte 100% gjykim i sakte i albitrit.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Phiuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu kur thone keta qe ja u myllem goje ! shif cik ke telesporti mas 1 ore se sa apsajt ishte ai merkoci ! Ene pastaj hec e fol ! Albitrat Federata gjithmone me ju ! Se nuk jeni privat akoma !

    JENI MONUMENT KULTURE QE MBROHENI NGA SHTETI !!!

    Plus qe ne ate stadium bene mire ata qe thane si Patinazh Artistik se ngelen robt tu rreshkit e tu ra me i fjale te ifshqa fushen e stadiumin bashke qe nuk shihej gjo fare ! sjena msu me fusha te vogla ne se flisnim nryshe te qe ke Qemal Stafa ! Po mos u merzisni o faza dyte e 3 dhe e katert bashke !

    Mos flisni kot se une kam qene ke ana e karshise dhe e pashe sa apsajt qe ! Sa per golat e anullum nuk i pashe ne qene apo jo apsajt ! DHE I GJO DESHA ME THONE ! JU TIFOZAT MOS FLISNI SE SJENI NGJU ASICIK DERI NE MOMENTIN E PENALLTISE NE STADIUM VEC PARTIZONI NGJOHEJ !!!!!!!!!!!!!
    MAJENI MIRE NE MEND KETE POSHTE !!!!

    SKA DINAMO AS TIRONE
    POR KA VETEM PARTIZONNNNN
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 29-10-2005 mė 12:30

  17. #37

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Beni derr derr beni!
    Hajde urime Tirones per fitoren .... ngushellime per morrat ...

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    Citim Postuar mė parė nga Chingy
    Vallain une me Tironen nuk jam se jam nga Durresi po ktu fol mire fare.Ne Tirane(edhe ne Durres nuk esht keq) luhet futboll qete.Te stadiumet e tjera kercet guri e hekuri simas qefit.Nejse hajt urime per fitoren sot meqenese jam te tema juj dhe fitut derbin.Ishalla fitojm ne neser me Dinamon kshu iu bohet edhe juve icik qefi.Shnet.
    nuk jam dakord qe ne tirane e durres luhet futboll (i vertete demek) se para se te luhet futboll ne tirane e durres, luhet ne shkoder futbolli me i bukur ne shqiperi dhe me i pakontestueshem, saqe te gjitha skuadrat gezohen kur shkojne te luajne ne "Loro Borici" edhe per vete stilin e lojes te vllaznise por edhe nga kultura ne shkallet e stadiumit ku shpesh tifozat shkodran kane duartrokitur skuadren mike gja qe nuk besoj se ndodh ne stadiume te tjera te shqiperise.

  19. #39
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar mė parė nga unforgiven II
    nuk jam dakord qe ne tirane e durres luhet futboll (i vertete demek) se para se te luhet futboll ne tirane e durres, luhet ne shkoder futbolli me i bukur ne shqiperi dhe me i pakontestueshem, saqe te gjitha skuadrat gezohen kur shkojne te luajne ne "Loro Borici" edhe per vete stilin e lojes te vllaznise por edhe nga kultura ne shkallet e stadiumit ku shpesh tifozat shkodran kane duartrokitur skuadren mike gja qe nuk besoj se ndodh ne stadiume te tjera te shqiperise.
    Ke te drejte.Per te gjitha ato qe ke shkrujt kam nigju edhe une.Megjithese nganjehere kan ndodh edhe ne Shkoder raste dhune(e di mire se ca kan nodh me Teuten) kulturen shkodrane nuk e ven asnjeri ne diskutim.Une me shume e shkrujta per ca qytete te tjera te vogla se Tirana,Durresi,Shkodra,Elbasani dhe Kavaja jane shume me te qeta.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    Citim Postuar mė parė nga Chingy
    Ke te drejte.Per te gjitha ato qe ke shkrujt kam nigju edhe une.Megjithese nganjehere kan ndodh edhe ne Shkoder raste dhune(e di mire se ca kan nodh me Teuten) kulturen shkodrane nuk e ven asnjeri ne diskutim.Une me shume e shkrujta per ca qytete te tjera te vogla se Tirana,Durresi,Shkodra,Elbasani dhe Kavaja jane shume me te qeta.

    incidenti qe thua ka ndodhur ne Durres para 7-8 viteve ku tifozat e Vllaznise u sulmuan nga ato te Teutes ne Niko Dovana dhe shume u paten shtruar ne spital dhe mes tyre edhe nje shok i imi qe ishte care ne koke. Sa per ne Shkoder nuk di se ka ndodh gja me Teuten sepse pike se pari nuk kishte ndonje tifoz durresak ne "Loro Borici" dhe me lojtaret nuk ndodhi gja. Tifozeria nuk u hakmorr per ate qe na bene ne Durres.

    Shndet e te mira!

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •