Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e c'regjistruar
    Antarsuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Patr Kol Berishaj - kang epike

    Lufta e Kelmendit 1944-1945
    45- vjet Komunizm n Shqypni


    T'Madhit Zot-o, me i ken fal
    Koh e keqe paska ardh
    Pr bajrak e bjeshk t'ktij vendit,
    Pr malsor, ... robni t'Kelmendit!
    T'ejten n'nade, tuj da dita
    N Kelmend ushtrija ik'ka.
    Dimni i fort kish pas qillue
    Gra e trima ishin trbue!
    Komisari na u ka pri,
    Po shtit ky shpi pr shpi,
    Shpi pr shpi tuj kontrollue,
    Hajde popull me m'ndihmue
    Me m'ndihmue e me m'kallxue
    Ky Ded Gjoni ku rrin me shpi,
    I cili asht katundi i tij?
    Del shetit katundin mbar,
    Ke me pa kush asht shqyptar,
    Ke me pa ku mbi nji shpi
    Hidhet flamuri kuq e zi!
    Kjo asht shpija e Ded Gjonit,
    E Ded Gjonit t Rapuks,
    Shpi e mir, shpija e buks,
    Pr zengjin, pr fukara
    Ma t'mir shpi n'bajrak nuk ka,
    Ma bujar, pr bujari,
    As ma fisnik pr fisniki,
    Shpija e tij asht shpi bujare,
    Edhe asht shum atdhetare,
    Fisnik si Dedn, e atdhetar
    Pak i ke n'kombin shqyptar.
    Burr i mir Ded Gjon Rapuka
    Jo me e pa, vetm kah duka,
    Por i mir e burr' si motit,
    E kur dhan t'ka bes'n e Zotit,
    Kishte dek, kishte mbarue
    Pr t'gjall, jo, s't'kishte trathtue.
    Por n'kt' luft pat shum rreziqe
    Kah pr nder ai u prpiqte
    Si pr nder, si pr burrni
    Me pshtue plak, gra dhe fmi,
    Me pshtue bes, fe e burrni,
    Me pas fratin n'famulli
    Pr kunor e me pagzue,
    Me rrfye t'liq e me i vorrue,
    Si tradit asht ken ndr ne
    Pse s'jem truq as nuk jem shkje,
    Por t kshten e katolik
    S'durojm, jo, kurr' m'u korit,
    Ma mir dek e me hi n'dhe
    Se i gjall e me ndrrue fe.
    Por kur hini partizani
    Krisi pushka, krdi bani,
    Krejt Kelmendi n'kamb asht cue
    I madh e i vogl, trim e grue,
    Kin demek me ia ndal hovin,
    Hovin toskve me ja u ndal
    S'din ata gja pr bab as nan,
    S'duen me dijt pr Zot as fe
    Kta s'asht ken kurr' ndr ne!
    Duen me prish' kish' e xhami,
    Duen ata fen krejt me zhvi,
    Kurrkush ma me pagzue fmi,
    Kurrkush ma n kish me hi.
    Emnat t'tanve m'u terrnue,
    S'guxon kush ma m'u pagzue.
    S'guxon kush n'kish me shkue,
    As n kish, as n xhami,
    Toska don vetm "Parti"!
    Me pagzue, as me krezmue,
    As n fe t'Krishtit m'u edukue,
    Me pagzue, as me krezmue
    Sikur shtasa me jetue!
    I pa Zot dhe i pa fe
    Shteti yn u shpall ndr ne!
    Ti, Zot, a thue ke pa
    Rrotull bots kah i ke ra,
    Kah ke ra, kah ke shetit
    A t'tokoj ma pa tuj ik
    Prej t shkrets, moj Shqypni,
    Mos me e pa kombin t'pa fe,
    Ah, medet, ku-ku pr ne,
    Si'i erdh dita kombit tan,
    Bes e fe, kuj me ia lan!
    Mbylli kish, mbylli xhami,
    Mbyti freten e priftni,
    Se ma burgjet i ka mbush
    As prpara s'i del kush.
    Plot me freten e me prifta,
    Edhe n'ta ai fort po rrihka
    Me tortura m'u marr jetn,
    Tuj i rrah', u pruni dekn!
    Tepr gjat shkon me kallxue
    Se si t'kshten't i kan mundue.
    Dij me than pr njerz't mij
    Qi i pata n'famulli
    Ndrmjet zjarmash i kan shti,
    Me i ba gjinden me kallxue
    Deri ku ata i kan' cue.
    Deri ku i kan percjell
    Thue se dreqi n'rrug ka pjell..!
    Mbasandej dij me u kallxue,
    Gjuh'n e gojse qi ia kan cpue,
    E me i gjalm ia kan lidh,
    Me e ngreh gjak, si t'jen ma vshtir!
    Mbasandej un'dij pr 'i tjetr,
    Pr nji burr edhe ma t'vjetr,
    Q kur erdh pr me m'kallxue
    Togr Baba c'ka punue,
    Me mustak krejt t prclluem,
    Me turi krejt t cudnuem:
    Po, prhajr, cka ba vaki,
    I prclluem e djeg n'turi,
    Gjuhn djeg e prcudnue,
    Kshtu me ty, kush ka punue?!
    "Hape gojn, thot Togeri,
    Nji un zjarmit me njiheri
    N'zjarm e merr e ma shtjen n goj,
    Ndihmo Zot, Shejti Shnkoll,
    Syt m qitn flak e shkndija,
    "Ku-ku" ban n'shpi grat e fmija !"
    Ma se 'i her ma rrethue kisha
    N'gjum ma t'mirin kur un' isha
    Prej Togerit me ushtri
    N' Traboin, n famulli.
    Tridhet' vjet ku un'kam ndej
    Tuj shkue mir me turk e t'kshten.
    Pr kt koh mir kam kalue,
    Pra n'kufi un' pac qillue,
    Shko e eja dy ushtri,
    Her n'Shqypni, her n Mal t Zi,
    Por kurrkuj gja s'i kam ba,
    Me gjithknd si vlla me vlla.
    Kish me pas shum me rreshtue,
    Por e dij se s'godis gja
    E dikush edhe me m'sha.
    Cka asht ken t tan ka shkue
    N'zemra tona t coptue
    Kurr' pr t'gjall s'kan m'u harrue!
    Tash po kthehem kku jam ken
    Me pa luftn n Kelmend,
    Si asht ba edhe zhvillue,
    Si ka nis, si ka mbarue.
    Kish' me dasht me shkrue do gjana,
    Por kurr s'muj me i shkrue t tana,
    Shum ma mir mos me ia nis
    Se me i nis, me i lan pr gjys.
    Un'fort mir e mbaj n mend
    Asoher, pa dal Kelmend,
    Nat'n'e Kshndell's "Dyzef e katr",
    Me prdhunue edhe me hatr,
    Hin Partia n Toplan
    Me ushtri - me partizan.
    Asoher pata ndodh
    N Toplan un' pr Shnkoll,
    Ku kam cue meshn'e mjesdits
    N'nji kepel kushtue Shnkollit,
    Ksaj robni me ia qit dorn,
    Mbi do shkamba ish punue
    Shejtit t'madh ia kan kushtue.
    Mbas Shnkollit, Kshndellat vin
    Edhe un', me i marr me t'mir,
    coj me thirr t tan parin,
    Tuj m'u than, po thot "Urata"
    N'oxhak tem un' kurr' s'u pata,
    Prandej sonte me pari
    Jeni t'tan ju miqt e mij,
    Due me than nja shtat' a tet
    Jeni t'thirrun ju te vet.
    Komandanti, Ethem Bilbili
    Qi ma i mir nuk bahej trimi,
    Pr k'so dore, t partis
    T partis e t tosknis.
    Oh, mo Zo', ma keq pr ne
    N koh t'keqe kishim le,
    Me provue e me pa
    Cka n'Toplan sonte ka ngja!
    M'u ba burr edhe bujar
    Me prdhun, cka s'asht pa n'shqyptar,
    M'u ba burra e kavaljera
    Cka atij s'ia ka hjek dera.
    Un' me k'ta deshta m'u than
    Se un' Kshndellat n Toplan
    Festue i kam me "miq t ri",
    Me malsor ka nji pr shpi,
    Si sejcili me dhurata
    Ndej me shok mbas darket ardhka.
    Kush bjen arra e kshtejat zi.
    Pushkn n'krah e n'brez livoren,
    Shoqishojt tuj me 'i dhan dorn,
    Kshndellat tona tuj urue
    N'shndet e n't'mira me i kalue.
    Me "pari" kam bisedue
    Pse malsor't ktu jan bashkue,
    Si tradit qi kena pas
    Nat'n'e Kshndellave me ndej bashk.
    E mbas ndejs e loj's kapic,
    T tan s'bashkut me hi n'kish,
    Mbasi ba t'ken nji batare
    T'lemt e Krishtit, ma pr hajr.
    Komisari ka urdhnue:
    "Kush t'ken qef n kish me shkue,
    Kush t'ken qef n kish me hi,
    Komandanti na u ka pri.
    Un' ma i pari kam fillue
    Me 'i fushqet t tan bojue,
    Pr mbas mejet komisari
    MItrolozin merr i pari.
    Me ushtri e me Toplan,
    Gjimon Drini n't'katr an,
    Po gjimon Lugu i Toplans
    M'u dridh fmija n'zemr t'nans!
    "Ku-ku", bajn bajrak't kojshi
    Pr brigat qi sot ka hi
    E ka nis me pushkatue
    T'madh e t'vogl tuj mbarue!
    A ndigjuet, more kojshi,
    N Toplan, s'asht kush tuj gri,
    Por k'to pushk qi po krsasin
    Kurrnji njeri nuk po vrasin,
    T'lemt e Krishtit tuj festue
    Q prej t'parve trashigue!
    Kem hi n'kish, meshn kem pa
    E fill mbas Kshndellash u filluen,
    N'Kodershnjergj brigatat shkuen,
    Prej aty, fill n Kelmend
    Tuj me e shtrue pllamb pr pllamb,
    Tuj me e shtrue, me e vu ndr kamb.
    Por s'shkoj puna si pat'n mendue,
    S'kje kollaj vendin me e sthrue,
    Prse kjen heroj n'Kelmend
    Qi luftuen pr cdo vend.
    Kjen asish qi me u ba ball
    Nuk ju shtruen kurr' pr t'gjall.

    (vijon)

  2. #2
    i/e c'regjistruar
    Antarsuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    "Lufta e Kelmendit 1944-1945, 45-vjet Komunizm n Shqypni"

    (vazhdim)

    E ndër t'tjerë, njiky Dedë Gjoni
    Qi kur të krehin te llogori
    Kurr' për t'gjallë nuk ka me e lshue
    Për pa dekë, o pa fitue.
    Burrë të fortë e trim si zana,
    Pikë sokolit e kish ba nana,
    E kish ndodhë ky bajraktar
    Nuk dorzohet kurr' për t'gjallë.
    Me gjith mashkuj, me djem t'vet
    Po lufton, po ban gajret,
    Me dy djem ky Gjon Rapuka,
    Ndou e Zefi, si hyll Luca
    Po luftuekan nëpër suka,
    Si trembë topi, s'i trembë pushka.
    Kush m'i thotë Dylaver Kerit
    Do t'ma shofish pik'n e sherrit
    Se je ndeshë me djemt t'Skënderit,
    E bajmë gjak t'tanë ujt'e Cemit!
    K'shtu shkoj koha tuj luftue,
    Kush tuj dekë, kush i varrue!
    Amanet, o more grue
    N'kjoftë kismet ndoj djalë me m'pshtue,
    Ke me rritë e ke me e mësue,
    Ke me e rritë me kenë bujar,
    Burrë fisnik, me besë shqyptar.
    Trim i fortë e atdhetar.
    Kur pa pritë, rrebt' tuj luftue
    Ky Dedë Gjoni u varrue,
    E cpoi plumbja an'për anë,
    An'për anë e bri në bri
    Tuj kalue n'për mushkni!
    Po nisë fryma me ju xanë,
    Kambë e dorë nisin me e lanë.
    "Amanet ju, shokt' e mij,
    M'merrni në vig e m'qitni n'shpi,
    Kurrqysh frymë s'mundem m'u ngi.
    Por luftoni der' t'mbaroni,
    Komunistit mos ju shtroni!"
    E kanë marrë e qitë te shpija
    Pa vonesë ia beh ushtrija.
    Shpi e rob i kanë rrethue,
    E tu vra e tue luftue,
    E tu vra tue u gri
    Si t'terbuem kanë hi në shpi,
    Ku kanë gjetë Dedë Gjonin n't'shtruem,
    T'shtruem në shtrat edhe t'varruem.
    I varruem k'shtu trupi i tij
    Cpue zemër e mushkni,
    Kurrqysh gjallë s'ndigjon m'u shtrue
    Me at trup të tanë coptue!
    Atëher' briti komisari:
    "Njiksaj shpi t'i nepet zjarmi
    Mrendë le t'digjet Bajraktari".
    Pa vonue zjarmin ja dhanë
    Me Dedë Gjonin në shtrat ramë.
    N'zjarm po digjet Dedë Gjo' Rapuka
    Si n'Vraninë njaj Oso Kuka!
    Ty, o Zot, te kjoshim falë,
    Ku ke pa me i djegë për t'gjallë,
    Ku ke pa a ku ke ndi
    Kurrkund n'botë, as cifutni!
    Zogjt' e malit tash këndojnë
    Kët' Dedë Gjonin po e vajtojnë,
    Po vajtojnë kët' bajraktar
    Që e dogjën për të gjallë,
    E ja nxorën sytë e ballit,
    N'zjarm i dogjën për së gjallit.
    E kur t'vinë Zoja në maj,
    Bashkoi miqtë, priti me mallë,
    Dajau shejet si gjithmonë
    Pregaditë jeta "mizore",
    Tuj pre krena e krahnorë,
    Tue nxjerrë zemra prej barkut,
    Tuj i pre e cilë për s'gjallit
    Krahë e krena e sytë e ballit
    Cka vec toska asht kujtue,
    Cka vec toska ka punue,
    Cka vec toska e ka ba,
    T'rreh, t'copton, s't'len ma ba za,
    More gra, ju vraftue era,
    Del e mblidhni krah' e krena
    Se ju sot u mshilka dera,
    N'votër t'zjarmit u bijka ferra!
    Tash pranvera kur t'fillojnë
    Në mal qyqet do t'këndojnë,
    Vjehërr e re le t'u ndihmojnë.
    Kanë me kndue rrem në rrem
    Në c'do vend, nëpër Kelmend,
    Dogjën n'zjarm sot Dedën tem!
    More Ndoc, nana e Dedë Gjonit,
    Me qindrue ditën e sodit,
    Paske kenë malsorë rodit!
    Tash dy fjalë me kushrini,
    Po jau la nji porosi:
    "Kam nji vajzë me emën "Mri".
    Por në kjoftë kjo ndokund gjallë,
    T'vinë n'gjini m'u ba hallall,
    Se ka mbetë pa nanë, pa babë,
    Se ka mbetë pa kurrnji vlla,
    Toskë - mizorja ja ka vra!
    Për t'gjallë babën n'zjarm ta poqën
    Sytë për t'gjallë vllaut ja hoqën!
    Kuti t'vogël ke me marrë
    N'ta me shti cka ty t'kanë lanë.
    Ke me shti ti n'at kuti
    Ke me shti krejt nji gjini
    Babën tand "pluhën e hi"!"
    Kët' sistem kurr' se ke le
    Gjithmonë rrena e kacarrena,
    Si për jashta, si për mrena!
    Si me punë e si me gojë
    Gjithshka t'bajsh, si t'duesh me folë,
    Kurr t'vërtetën mos me e qitë,
    Atëherë cka ti don me pritë
    Prej k'si njerzsh t'pa Zot e fe,
    Si prej shtaset t'kishin le!
    Hajt në kishë, sa me t'qorrue,
    Gjanë e kujt kurrqysh me e prekë,
    Tash me e dijtë se kam me dekë,
    A prej etjet, a prej unit
    Por tek s'mbramit, fundi i fundit
    Kurr' me sy ti c'se ke le,
    Njiksi njerz'sh t'pa besë e fe
    S'e ke pa kund sojn'e tij
    As në turq, as cifutni!...
    ...Tri brigada pat'n kalue
    Për Toplanë, e kjem mësue
    Se ndër ta cka vije s'ka,
    As ka besë, as ka burrni,
    Kurrgja t'mirë me cue n'shpi,
    Kurrgja t'mirë me marrë për vedi,
    Si dikur asht kenë adeti.
    Me cdokënd qi je tokue,
    Prej cdonjenit dic ke mësue,
    Posë prej ktyne, gjofti rrfeja,
    Gratë e tyne mbetshin veja,
    Mbetshin veja, pa burrë e djalë
    Jarebi shkoshin pa farë!
    N't'gjitha mnyrët po gazepohen
    Me e "cveshe" t'shkretin shqyptar
    Mos me e thirrë ma kush bujar,
    Mos me lanë n'ta besë as fe,
    Si traditë asht kenë ndër ne!
    Nji gjysë shekullit ka kalue
    N't'gjitha mnyrtë na janë mundue
    Me e cveshë t'shkretin shqyptar
    Prej virtytesh, qi ma parë
    I ka pasë ky rodi i tij:
    "Besë e fe, nderë e burrni"
    Si kurrkushi mbi kët' dhe.
    Por, që sot, na erdhi dita
    Me i bjerrë t'tana, cka nuk prita,
    Por kto gjana, posë ndër ne
    N't'katër anë t'Shqypnisë i ke.
    "Proletarë" me kenë sejcili
    Si i keqi, si i miri,
    Duz me thanë "karapitik",
    Zi ma zi k'ta për cdo ditë.
    Pasuninë e ka marrë shteti,
    Pasuninë e dajnë ndër vedi,
    Katundari pa kurrgja,
    Punon fort e kurr' nuk ka,
    Tuj shkue moti dajm' me t'keq,
    Gja në shpi s'i kndon, ha dreq...!
    Pra gjithmonë k'ta "proletarë"
    Pa kurrgja si cdo "laper".
    Menden nelt e n'për hava
    Thue se tash prej qiellit ra.
    Por kur erdh ky Gorbacovi,
    Frejt 'e shtetit n'dorë i mori,
    Imt'e hollë bani pleqni
    Me shokë t'vet e me kryesi,
    Se marksizmi me cka ka,
    Kurrkuj n'botë si duhet ma.
    Se, shtatëdhet e disa vjet,
    Kot rrejmë botën n'kët' sistem.
    Buk e krypë s'kanë mujtë me i ngi
    As në botë, as në Rusi.
    Shtjelm i ra sistemit t'vjetër,
    Për ma mirë kapi nji tjetër,
    Me fjalë t'tjera ka formue,
    "Perestrojka" e ka cue.
    U kthen tokën katundarve
    Me i ba t'veten, sikur t'parve
    Qi dikur i patën marrë,
    E gja mbas shpirtit s'u patën lanë.
    Shpartalloi Pakte e Blloqe,
    E prej shtetesh ushtritë hoqën.
    Gjermaninë për me e bashkue
    Gorbacovi u mundue,
    Deri sa në nji e bani
    E kurrkush për ta nuk bzani.
    Me fjalë tjera, me e bashkue,
    Kurrnji shtet s'u kundërshtue.
    Fesë, ndërgjegjes i dha liri
    Si n'Evropë edhe n'Rusi.
    Relacionet diplomatike
    Me selinë në Vatikan
    Mirë e bukur, besa i ban.
    Gorbacovi shkon te Papa
    Me përcjellsa e grue mbrapa.
    Kur asht kenë me bisedue,
    Besa jashtë t'tanë i ka bue,
    E kanë ndejë k'ta gju për gju,
    Muhabetin e kanë shtrue.
    Mbasi k'ta kanë ba pleqni,
    Me kujdes e ma dashtni,
    Thirrë e ka Papen me pa
    Shtetin Rus se i ka ra
    Me e pa me 'e vizitue
    Si gjithkund, ku ai ka shkue.
    Pra vizitën me ia kthye
    Kish me thanë, kishte me vye,
    Me ia kthye sa ma parë,
    Me ia kthye sa t'jenë gjallë.
    Papa ynë i ka do vjet,
    I ka mbushë dikund shtatëdhjetë.
    Mbasandej njikjo rini
    N'ambasada shkon m'u ndrye.
    Marrin rrugën e Kurbetit
    Aty k'tu, e përtej detit.
    Mbasandej prap kjo rini
    N'demonstrata kenka hi,
    E po lypin shumë parti,
    C'ka Ramizi ja u "ka dhanë"
    E kurrqysh mos me ja u ndalë,
    Se "me ja" 'kta janë merzitë
    Shtatëdhet vjet si 'i ditë përditë.
    Kin' me dashtë nji parti t're,
    Kin' me dashtë n'nji tjetër fe,
    Si Ballkani, si Europa,
    Amerika e të tanë bota.
    Mbasandej po "nep" liri
    Me cilë kishë, me cilë xhami.
    N'vorre meshë na paskan cue
    Populli i madh ku janë bashkue,
    Përse kishat e rrënueme
    O për tjetër t'përdorueme.
    Tash na mbet Shqypnija e jonë
    Me Ramizin "dorë për dorë"
    Tue shetitë kooperativat,
    Si të dobtat, si ma t'mirat.
    Mbasandej po bajnë plenume,
    Kund me zort, ku me përdhunë,
    Thonë luftueme për kët' shtet
    Përt të pshtue rrashtën e vet.
    Për me mujtë me ndrrue sistemin,
    Qi Stalini me Enverin,
    Me "trupore" e me "parulla"
    Në gjithkahen na u xu rruga.
    Prej Marksizmit k'tu na i prunë,
    Nëpër bahce k'tu na i vunë,
    Kindemek "me zbukurue",
    Kush na i pruni..., kjoftë mallkue...!

    Fund.

    marrë nga libri Patër Kolë Berishaj, Nder e Burrni ndër Malet tona - Kangë epike. "Camaj-Pipa", Shkodër 2003.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Michigan2005 : 16-10-2005 m 16:30

  3. #3
    student Maska e besarti
    Antarsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Michigan2005 kjo kng epike shum e mir! Faliminderit q e ke sjellur ktu.
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •