Kete vit perfundimi i Fest. Nderkombetar te Filmit ne Montreal shenoi nje sukses te plote te filmave Europiane. Festivali i Montrealit, i njohur boterisht si pikenisje per suksesin e shume filmave me buxhet te kufizuar, edhe kesaj rradhe ishte nje panair i pafund festimesh, eksperiencash e tregtie midis krijuesve te filmave, mbeshtetesve te tyre financiare dhe artdashesve qe udhetuan nga kultura te ndryshme nga te gjithe kontinentet. Jo se pjesemarrja e te huajve i shton ndonje gjalleri te veēante ketij festivali; banoret e Montrealit jane me emer kudo per shfrytezimin e ēdo mundesie qe sjell kenaqesi e permbushje shpirterore. Temperaturat shkrirese dhe rruget e ngushta me pothuaj asnje vend parkimi te lire, sikur i nxisin akoma me shume vendasit ne nje egzaltim qe pothuaj ne ēdo qytet tjeter Ameriko-Verior (per te mos plasur ndonje lufte Kanadezo-Amerikane per gabim shprehimie) do te ishte mjaft per te shuar ēdo shkendije entuziazmi. Kete vit qendra e vemendjes ishin filmat evropiane. Ēmimet si me poshte:
Filmi me metrazh te gjate: (Feature films):
Ēmimi i pare - Grand Prix of the Americas (Best film):
Dita me e bukur e jetes sime - IL PIU BEL GIORNO DELLA MIA VITA nga Cristina Comencini (Italy)
Ēmimi special i Jurise - Special Grand Prix of the Jury:
Asgjekundi - HIĒBIRYERDE nga Tayfun Pirselimoglu (Turkey)
Drejtuesi me i mire (perkthimi?!) - Best Director:
Folmė per dashurine - PARLEZ-MOI D'AMOUR nga Sophie Marceau (France)
Kontributi me i mire artistik - Best Artistic Contribution:
SALOMÉ nga Carlos Saura (Spain)
Skenari me i mire - Best screenplay:
Treni i fundit - EL ULTIMO TREN nga Diego Arsuaga (Uruguay/ Spain/ Argentina)
Ēmimi Montreal per filmin e pare(nga drejtues fillestar) me te mire - Montreal Award for the Best first fiction film:
Pozicion te ndryshme - VARIOUS POSITIONS nga Ori Kowarsky (Canada)
U ndane dhe nje sėrė ēmimeh te tjera per filma me metrazh te shkurter, dokumentare, interpretime rolesh etj. Informacion me te zgjeruar mund te gjeni tek www.ffm-montreal.org
Kaq per sonte, me premtimin qe veres tjeter do jem duke u shkruar direkt nga Montreali.
h
Krijoni Kontakt