Jeta nė emigracion, suksesi dhe njohja e vetvetes
Autori i Lajmit: Klajd Kapinova Manhattan New York
Historia e njė artisti e rrėfyer imtėsisht pėr herė tė parė nė New York. Ėshtė njė pjesė e jetės sė njeriut qė pėrshkon vite e shekuj. Quhet Frederik Ndoci, aktori me diplomė kėngėtar, poet, instrumentist, piktor dhe krijues i lindur.
Trashigimia
Me njė buzėqeshje fisniku, mė fton tė ulem nė lokalin italian Aurora. Pronarėt e lokalit, me buzėqeshje e pėrshndesin lehtė me kokė, duke i uruar mirėseardhjen mikut tė tyre. Tė duket vetja, se je nė mes tė Romės. Bisedat nė gjuhėn italiane me humor tradicional, e bėjnė atmosferėn mė tė kėndshme. Kamarieria e lindur nė New York, pėrshėndet e shėnon nė bllok porosinė. Muzika italiane, depėrton lehtė nė veshin tonė. Biseda jonė nisi shtruar. Nė qendėr ishin tė parėt e familjes Ndoci, nė tė cilėn, ndėrthureshin trashėgimia e muzikės, fatkeqėsia e humbjes sė jetės nė njė ditė tė gjyshit e gjyshės Markun dhe Katerinėn, Frederiku nuk i ka parė kurrė.
Instrumentisti
Ai do tė ndėrpresė daljen nė skenė si kėngėtar e merret me artin dramatik si aktor e instrumentist me orkestėr. Nė bankat e shkollės, vjel edukatė pėr kulturė tė pėrgjithshme. Nė Liceun Artistik Prenk Jakova nė Shkodėr pėr 4 vjet, krahas studimit teorik mjaft tė thellė, mbi artin klasik botėror e shqiptar njihet me kryeveprat e muzikės botėrore, duke u pėrpjekur tė jetė vetė sa mė pranė tyre. Ai merret me veglėn e frymės oboe dhe ushtron veglat sekondare: piano, kitarrė, fizarkonikė etj. Pėr 5 vjet, mori pjesė nė Orkestrėn Filarmonike tė Shkodrės e Orkestrėn Teatrin Migjeni. Pėr tė ndihmuar ekonominė familjare e patur ndonjė para ekstra, filloi krijimin e grupeve muzikore (orkestrat e vallzimit), duke argėtuar tė rinjtė nėpėr mbrėmjet e vallzimit, nė shkollat e mesme e Insitutin (sot Universitetin) e Shkodrės. Filloi aktiviteti i dasmave, gjė qė ndikoi mjaft nė pasurimin dhe mbėshtetjen e tij mė pas nė muzikės sė kultivuar popullore qytetare shkodrane. Pėr te ndryshon bota brendshme shpirtėrore. Fillojnė tė zgjohen dėshirat rinore pėr muzikė e art. Tashmė nis udhėn e saj krijimtaria
Vdekjet e artistit
Si vdes njė artist!? Atėherė aktori i vogėl sapo kishte filluar klasėn e 8-tė. Vdekja e parė, u shfaq nė kinoprovat, pėr xhirimin e njė filmi shqiptar: Nga mesi i errėsirės (1973). Rriku fiton kinoprovėn nė Kinostudion Shqipėria e Re (Tiranė), ku nga 100 pikė mori 96. Mė afėr tij ishte aktori, i cili, arriti deri nė kuotėn 51 pikė. Konkurentit tė afėrt, iu besua roli, sepse prindėrit e tij punonin nė dikasteret mė tė larta. Komisarėt e Kinostudios, nuk vonuan e filluan tė punojnė, pėr tė bindur aktorin humbės, si i pėrshtatshme pėr rolin.
E dini vetė biografia
Rriku, detyrohet tė braktisė instrumentin e oboe-s, mbasi mundėsitė, pėr tė pranuar oboistėt tė aftė ishn shumė tė kufizuara. E ndjera Violeta Deda, me njė dashamirėsi si dinte ajo, i tha: Rrik! Tė ka falė Zoti njė fuqi hipnoteze dhe magjie nė art! Unė jam e mendimit, qė tė provosh njė konkurim nė Artin Dramatik. Unė tė ndihmoj sa tė mundem. Kėshtu filloi puna me materialet pėr konkurs. Frederiku, i vetmi shkodran fiton me vizė tė kuqe, pėrballė 25 tė tjerėve. Rriku, vijon konservatorin nė Artin Dramatik. Mbas pak grupi muzikor Na bashkoj kėnga popullore, njė grup tė rinjsh, i propozojnė tė marrė pjesė me ta, meqenėse ishte i kompletuar si muzikant e vokalist. Njė ditė pranė grupit vjen njė pėrfaqėsues i Ministrisė sė Arsimit dhe Kulturės, i cili, sjellė lajmin e keq: Ju Frederik, Filip, Fatmir, Nikolin dhe Pirro, nuk do tė merrni pjesė aksionin e madh ndėrkombėtar, pėr njė aktivitet tė rėndėsishėm politik, jashtė shtetit. Arsyeja: E pyeta personin, se ēfarė kemi bėrė ne, qė nuk duhet tė shkojmė jashtė shtetit!? Dhe pėrgjigjja e tij ishte troē: E dini vetė, seē keni njė latė tė hequr nė biografi
Rehabilitimi
Frederikut iu dha transferimi nė Shkodėr. Mbas njė muaji, e emėruan nė Estradėn e Shkodrės. Ishte njė ambient i ri. Ai nuk e njihte mjedisin artistik, qė gėzonte njė emėr tė madh. Gjatė vitit tė parė, punon shumė dhe dallohet nė takimin e estradave profesionale. Tė gjitha gazetat e kohės shkruajnė pėr artistin e ri mjaft fjalė tė mira. Ai i falėnderonte Zotin nė heshtje, pėr tė mirėn qė i kishte dhuruar. Tipe e natyra tė ndryshme, gjendeshin nė Estradė. Atij, iu desht tė bėnte punėn me heshtje dhe tė kalitet me njė tip tjetėr komisarėsh. Falė Zotit, ata nuk ishin me nivel tė lartė intelekti. Atė vit nė dhjetor aktorėt e Shkodrės, do tė bėnin rregjistrimet pėr natėn e Vitit tė Ri. Udhėheqėsit artistik tė RTVSh etj., sapo shohin fytyrėn e Frederikut, i drejtohen direkt me arrogancė: Kush tė ka lejuar ty tė futėsh kėmbėt nė TV. Ti duhet tė dalėsh menjėherė jashtė nga RTVSh. Ēfarė pret, lėviz, shpejt, shpejt! Letra e vendimeve tė Komitetit tė Partisė, kundėr artistave pėr Frederikun ishte shumė e freskėt, nė turrėn e letrave pėr tė mos shkelur nė TVSh. Shumė e madhe ishte dosja e artistave tė dėnuar si: Sherif Merdani, Franēesk Radi, Justina Alia, Alida Hisku, Besnik Taraneshi, Zija Saraēi, e qindra tė tjerė. Artisti i ri shqetėsohet shumė, por nuk shprehet dhe ruan gjakftohtėsinė. Me humor, ishte e pamundur ta kalojė keqkuptimin. Vendosmėrisht drejtuesit politikė nė RTVSh, kėmbėngulin, qė Shkodra kėtė vit, sdo tė ketė asnjė shfaqje tė rregjistruar pėr natėn e Vitit tė Ri ose tė zevendėsohet Frederik Ndoci!? Pjesėtarėt e grupit, gjenden para njė situate tė papritur. Si duhet zgjidhur problemi i zmadhuar artificialisht!? Shkurt Rriku, nuk ėshtė fytyrė, qė duhet tė dalė nė televizion. Ata urdhėruan qė ti kthente dietat e tė rikthehet nė Shkodėr me tren! Ka qenė njė kohė kur fillova me sabotu. Pėr herė tė parė fillova me fut nė Teatėr lojėn e shahut. Dhe aktorėt harronin materialet (kishte raste qė partneri priste me minuta tė tėra nė skenė partnerin tjetėr, i cili, ishte habitur pas lojės sė shahut) e merreshin mbas kampionatit tė shahut, ku, nė ambientet artistike ekzistonin 25 kuti shahu , kujton me humor artisti.
Phoenix
Fillon njė pėrsekutim i ri. Armiku, sduhet lėnė tė livadhiste shumė. Erdhi urdhėri suprem: Tė dėrgohet menjėherė nė prodhim. Alibia (shkaku) krijohet lehtė artificialisht ose ishte e gatshme nė tryezat e bossėve qė mbanin shtetin e kuq pėrmes metodave tė survejimeve. Dhe pasojat ishin pėrpiluar e dekretuar tashmė Artisti, dėnohet nga organizata e partisė nė ish Fabrikėn e Tullave nė Shkodėr pėr 6 muaj. Kėtu ishte hapur dega e internimeve. Puna ishte me mėditje sikurse nė shek. XII. Gjithēka (procesi i punės) bėhej me dorė, pa asnjė kusht higjene, mbrojtje e sigurimeve sociale. Ky ishte njė kamp i ri i vdekjes me hap tė pėrshpejtuar Nuk e donte TV-ja, ndėrsa Kinostudioja po i afron kinoprova, tė cilat, pa problem, i fiton falė talentit tė lindur. Shokėt e estradės xhelozė, e dėnojnė. Dashuria, pėr tė riun bashkėqytetar kishte dalė sheshit. Frederiku, fillon tė debutojė nė kinematografi me shtatė filma. Ai ia var pak punės nė Estradė. Dėnimi i dytė (nga organizata e partisė), do tė vijė menjėherė. Ai vonohet 3 ditė mė shumė nga leja, qė i kishte dhėnė drejtoria pėr dublime (zėri me figurėn). Edhe pse kur u kthye solli me vehte letrėn e firmosur nga zv/drejtori i Kinostudios, ku, vertetonte, se: Frederiku mbaroi mbrėmė dublimet. Ata nuk donin tia dinin, se ishin vetė Ligji e vetė Maliqi. Nė prodhimin primitiv tė tullave edhe njė herė, por vetėm dy ditė mbasi drejtori Kel Rreshpja (mjaft kurajoz) me keqardhje, i thotė Frederikut: -A kanė luajt mendsh ata!? Rrik, je i lirė pėr 6 muaj, shko ku tė duash. Mė fal, se para nuk tė paguaj, por je i lirė. Kjo botė ka edhe njerėz tė mirė. Sapo rikthehet ne Estradė, tjetėr sulm. Tani strategjia e tyre, arrin kulmin. Ēdo ditė tė hėne nė mėngjez, ai thirrej nė Komitet Partisė sė Rrethit (K.P.R.) duke e kėrcėnuar, se do ti vinte prangat, nėse kėndonte ndėr dasma muzikė tė huaj. Ishte kėrcėnuar tė mos kėndonte as kėngėt e huaja, qė jepte Radio Tirana. Tirana ka politikė tjetėr, i thanė, ndėrsa ne tjetėr politikė! Pas pak kohėsh nė njė mbrėmje me Peco grosso, i propozohet tė kėndojė njė kėngė e bukur nga ato qė dinte ai. Jo smundem, me fusin ne burg, i pėrgjigjet artisti, duke shtuar, se Smė lejohet, as edhe kėngėt qė jep Radio Tiranės. Si bėj dot, mbasi Tirana ka politikė tjetėr, e ne si artistė shkodran kemi tjetėr politė mė tha shoku . Pasi qeshėn me cinizėm, i bėnė me shenjė tė kėndonte pa frikė tė gjitha llojet e muzikės botėrore. Ai kėndoi i lirė deri nė orėt e para tė mėngjezit. Tė nesėrmen sh , e thėrret nė zyrė si zakonisht. Kėtė rradhė, me pupla tė lagura, i drejtohet: Unė kam dashur, tė mos lodhesh me kėngė tė huaja, se janė tė vėshtira, e kam frikė se tė dėmtojnė vokalin. Unė pėr tė mirėn tėndė e kam.
Nigjo Frederik: Nuk prishet partia me njė *** si ti
Mbas disa ditėsh, njė aktor i propozon nė emėr tė organizatės sė partisė (e cila, kishte marrė dy vendime dėnimi pėr Rrikun) pėr tu pranuar kandidat partie. Pas disa ditėsh i ktheu pėrgjigje aktorit: Nuk e meritoj tė hyj nė parti, se jam shumė i padisiplinuar e pastaj partia prishet sapo tė hyj unė. Vetėm pas njė muaji, ju do tė bėni mbledhje me orė tė tėra, qė tė mė perjashtoni prap! Pėrgjigja e tij ishte Ashtu ė!? Do ta shohim nesėr! Tė nesėrmen, bėhet mbledhje qė nė mėngjez. Njė i dėrguar i K.P. dhe dy policė tė Degės sė Punėve tė Bredshme, ishin tė pranishėm nė sallėn e madhe, ku, mbas dy minutash merret vesh tema. Njė artist, refuzon njė ditė mė parė hyrjen nė parti. Artisti rikujton: Rrik thashė, erdhi edhe njė herė koha e prangave. Megjithėse kishte rėnė Muri i Berlinit, kishte akoma propozime tė tilla nga komisarėt tanė. Por shansi i madh, mė deshti Zoti kaq shumė. Mbasi foli aktori, nė fund e mbylli me fjalėt: Nigjo ti Frederik: Nuk prishet partia me njė *** si ti. Unė qėndrova gjakftoftė, megjithėse i derguari kishte ardhur me mision tė paracaktuar. Ishte aktori, qė mė ndihmoi. Kur mu dha fjala, fola vetėm kėshtu: Unė e kam ditur vetėn tamam ashtu siē tha ai. Por meqenėse, e dua partinė me shumė se ai, i thashė, se nuk hyj. Ndėrsa ai, qė pretendon, se e don fort: Pse ka dashtė me fut njė *** partisė suaj!? Tonin Ujka, u ngrit nė kėmbė me tė qeshur dhe tha: No comment!
Largimi
Artisti kėrkoi transferim nė Tiranė. Thirret nė K.P. prej sekretarit tė parė asokohe. Pushtetari e pyet: A ishte e vertetė, se kishte kėrkuar transferim dhe ne si komitet jemi tė shqetėsuar. Njė artist me kaq talent dhe vlera e ka vendin kėtu., i thotė. Pėr ta zėnė ngusht i drejtohet: Frederik, kam sinjalizime, se tė kanė parė njė herė nė Kishėn e re, nė ditėt e para tė nėndorit 1990. Tė kanė rrejtė, pėrgjigjet artisti. Nuk kam qenė njė herė, por pėr ēdo ditė. A ka ndonjė gjė tė keqe?! Jo, - i thotė sekretari, asgjė, por me qė je katolik, ty tė takon tė mos largohesh nga Shkodra!!!. Artisti i pėrgjigjet: Skam vend edhe si katolik, sepse kur kanė zbarkuar turqit nė Shkodėr, ka fluturuar si mrekulli fugurja Zoja e Shkodrės. Kur ka ikur Ajo, po ne ēfarė duam, qė rrimė pa Zojėn tonė.? Ikėn vitet qė kalova, kur ishe ti sekretar, e unė dėnohesha dhe mė vinin shqelmin. Unė i pėrkas gjithė Shqipėrisė. Nga zyra e tij, artisti u nis nė Tiranė. Sėrisht kujton: Natėn e parė, e kėndova kėngėn: Hapni dritaret Europė, ku, u ngrit e gjithė salla nė kėmbė. Xhaketat fluturonin sipėr njerėzve, fishkėllimat me urime bravo, mė dhuruan suksesin e parė. Kėnga nuk ishte aq e bukur sesa ishte mendimi i saj. Kur shkova nė shtėpi pėr tė parė kėngėt e Festivalit nė TV, nuk u shfaq kėnga ime. Spikerja tha: Dėgjuat e shikuat kėngėt e natės sė parė tė Festivalit. Tė gjithė nė shtėpi kishim ngrirė para monitorit tė televizionit, qė vijonte tė jepte sinjalin e lajmeve . Tė nesėrmen shkova nė RTVSh, e u thashė ēfarė keni bėrė kėshtu!? Menjėherė mora pėrgjigje tė parapėrgatitura: Pse tha Partia pluralizėm, u bė deti kos!? U bė Amerikė kėtu, qė tė kėrcesh ti ula up!? Ēfarė u bėrė ti Frederik Ndoci, duke kėnduar e kėcyer nė skenė!? Ēfarė tė duket vetja ty!? Ne tė fusim edhe nė burg! Ti mendon, se burgjet nuk kanė njė dhomė pėr ty!? Iu pėrgjigja, menjėherė se nuk ka ēelsa mė. Ato tashmė kanė humbur nė det. Ju faleminderit, pėr kėshillat e kėrcėnimet, por mos keni hallin tim, se unė njė copė bukė e ha ku tė dua nė tė gjithė botėn, sepse kam 20 viza nė passaportė. Ika nė mėnyrė demostrative
Mes fansave nė Maqedoni e Kosovė
Frederiku, sėbashku me motrat Rita dhe Julin, kishin oferta artistike nė Zvicėr e Maqedoni. Ata morėn rrugėn nė kėmbė deri nė postėn kufitare tė Qafė Thanės. Njė shqiptar nga Maqedonia, i mori me makinė. Gjatė rrugės po dėgjonin njė kėngė nė kasetė tė kėngėtares Shkurte Fejza: Ndalo njėherė o burrė i dheut, mos ia kthe shpinėn Atdheut. Ishin vertetė emocione, tė forta, ku, atij e motrave, u rrėshqasin lotėt e dhimbjes, pse po lėnė mė keqardhje atdheun, ku, u lindėn dhe rritėn. Shkodrani, tregon ēastet e dhimbjes, duke pėrshkuar rrugėn pėr dy orė, qė i dukeshin sikur ishin 200 vjet nga ajo kėngė. Aq lot derdhėm, saqė na falt Zoti. Tė njėjtėn dhimbje emocionale, kam pėrshkuar kur kam parė nė TV eksodet biblike tė mijėra shqiptarėve nė anije drejt Italisė, eksodi kosovarėve qė erdhėn nė Shqipėri Kam ndjerė dhimbje nė shpirt, kur u rrėzuan (11/9/01) dy Kullat Binjake nė Manhattan... Natyrisht kam qarė edhe herė tė tjera pėr humbjen e pjesėtarėve tė familjes tonė. Dhimbjes i shtohej edhe dhimbja e dytė e pamundėsisė pėr ti pėrcjellė nė funeral, pėr arsye tė burokracisė sė pajisjes me dokumente etj. Mbas 9 viteve, pėr herė tė parė, kam parė nėnėn time (Marien) nė Gjermani , pėrshkruan dhimbjet artisti.
Murator nė Itali
Frederik Ndoci, ikėn me autobuz nė Itali. Ishte koha, kur nė korrik tė vitit 1990, shqiptarėt kishin shpėrthyer kangjellat e ambasadave tė huaja nė Tiranė. Nė mars 1991, ndodh eksodi biblik drejt Perėndimit. Europa, ishte bėrė shpresa e vetme. Ishte njė goditje vdekjeprurėse pėr diktaturėn komuniste nė Shqipėri, qė jetonte grahmat e fundit tė jetės fizike Ai Italinė e kishte parė nė televizion dhe gjuha pėr komunikim nuk ishte problem. Atje, fillon tė punoj nė periferi qytetit Bergamo, si ndihmėsmurator 14 orė nė ditė.
Udhėtimi drejt Amerikės
Frederik Ndoci and Friends, do tė nxjerrin albumin e ri: Good News of love realizuar nė Califonia nė vitin 1996. 11 janė kėngėt mė tė bukura kristiane, qė Frederiku realizoi pėr Kishėn e njė College nė San Diego. Pranė kolegjit, ai fillon kursin English intensive dhe koncerte nė kisha tė ndryshme nė tė gjithe pjesėn Perėndimore tė Amerikės. Kėtu, ai jeton e punon pėr 1 vit e gjysėm
Fillimi i njė jete tė re: njohja me Aiden
Ai falėnderon sėrisht Zotin, qė nė kulmin e problemeve ta gėzon zemrėn. I depresionuar kėndonte vetėm, pėr tė paguar jetėn. Zoti i bjen pranė Aiden Ajo i ka qėndruar pranė nė tė gjitha kohėrat mė tė vėshtira prej vitit 1998 deri me sot. Aida, ėshtė besimtare e devotshme nė fenė e Krishtit. Ata janė martuar me kurorė nė Kishėn Zoja e Shkodrės, mė 3 tetor 1999. Famullitar ka qenė At John Gibson, irlandez, djalė xhaxhai me aktorin e producentin Mel Gibson. Prifti flet shqip mrekullisht, ėshtė me tė vėrtetė mjaft i pasionuar mbas doktrinės sė fesė e dashuron me shpirt pasardhėsit e Nėnė Terezes d.m.th. shqiptarėt. Ata sot jetojnė tė lumtur e kėndojnė sėbashku nė tė shumtėn e rasteve.
Ky lajm ėshtė publikuar: 10/10/2005
Krijoni Kontakt