Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Shpreh opinion personal, apo si zedhenes

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Une postoj ne mbrojtje te KOASH-it dhe nuk merrem me cenimet personale te kurrkujt. Dhe as marr persiper te korrigjoj historine...sot eshte kohe e ringritjes teresore te Kishes Orthodhokse ne Shqiperi, e cila nuk do te ekzistonte pa Patriarkanen. Te rrebelohesh ndaj Patriarkanes, do te thote te mos jesh orthodhoks.
    Z.Ilia Spiro a jeni tė vetėdijshėm qė kėto deklaratat tuaja e tė disa tė tjerėve si ju tek ky "forumi shqiptar" pėr Fan Nolin, historinė e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare,e martirėt e saj po merren seriozisht nga ne shqiptaret ortodokse. Ndaj po ju pyes seriozisht i keni nga "xhepi juaj", nga "thesi i botės" apo si zėdhėnės hierarkėsh tė KOASH-it ( meqe pretendoni se u rrini shumė pranė fizikisht e nga ana propagandistike). Na e sqaro kete , qofsh burre apo grua qe te dijme edhe ne shqiptaret ortodokse si te veprojme me ju e ata qe ju shtyjne.

  2. #22
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,447
    Postimet nė Bllog
    1
    Kesaj i thone s`ke pune e luaj deren! Dhe pale po na kerkoke dhe te dhena personale. S`mund te kuptosh dot ti se mbrojtja e Kishes dhe e Kryepiskopit eshte detyre per cdo orthodhoks, duke filluar qe nga femija e porsapagezuar dhe deri tek plaku ne prag te vdekjes.
    Por satanai gjithnje nje pune ka patur: percarjen.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #23
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,447
    Postimet nė Bllog
    1
    Letra e Kryepiskopit Anastas drejtuar Episkopit Nikon Liolin tė Arqidioqezės Shqiptare nė SHBA nė mbylljen e festimeve tė 100 vjetorit tė krijimit tė Kishės Shqiptare nė Amerikė

    Hirėsisė sė Tij, Episkopit Nikon
    Arqidioqeza Shqiptare, SHBA

    Shumė i dashur vėlla mė Krishtin,
    Hirėsia Juaj Nikon,

    Ishte njė kėnaqėsi e veēantė tė isha i pranishėm me ju, Hirėsinė e Tij Episkopin Ilia tė Filomilit dhe shumė tė nderuarin Atė Arturin, sė bashku me komunitetin shqiptar, 9 marsin e shkuar, pėr nisjen e kremtimeve tė 100-vjetorit tė hierapostolisė shqiptare nė Amerikėn e Veriut. U pa shumė e pėrshtatshme qė ne nisėm kėto celebrime nė tė Dielėn e Faljes, nė fillim tė Kreshmėve tė Mėdha, si njė shenjė e pajtimit Hyjnor tek i cili na thėrret Zoti ynė tė gjithėve. Ju falėnderoj pėr mikpritjen qė mė treguat.
    Ky vit shėnon njė rast shumė domethėnės pėr Arqidioqezėn Shqiptare tė Amerikės. Duke pėrballuar shumė sprova dhe beteja nė fillim tė shekullit tė kaluar, prifti i ri Theofan Stilian Noli, qė mė pas u bė njė hierark me talente dhe dhuratė tė shumėllojshme, ofroi lidershipin e nevojshėm dhe tė pėrshtatshėm pėr tė krijuar enorinė e parė shqiptare nė Amerikė. Kjo enori e Bostonit u bė njė shtysė pėr njė arqidioqezė tė gjerė.
    Episkopi Theofan, nuk e kufizoi kontributin e tij tė jashtėzakonshėm pėr Orthodhoksėt e Amerikės, por krijimtaria e tij, aftėsitė intelektuale dhe tė gjithanshme ndikuan fuqishėm shqiptarėt Orthodhoksė nė atdheun e tij. Ai ishte personalitet qė jetonte me shqetėsimet e kohės, shumė i ndjeshėm pėr problemet botėrore, pėr drejtėsi shoqėrore, me interes tė madh pėr njerėzit nė nevojė: njė person dinamik, me horizont tė gjerė, ide krijuese dhe nisma tė guximshme, pėr pėrparimin e popullit.
    Si Orthodhoksė, ne kujtojmė paraardhėsit jo vetėm historikisht, por nėnkuptojmė se me Perėndinė, ata janė tė pranishėm nė kungim me ne edhe tani, nė kėtė ēast. Kėshtu, ėshtė radha jonė tė ushqejmė dhe pėrcjellim kėtė njohje dhe thesar besimi te gjeneratat e reja tė besimtarėve. Nė kėtė rast tė mbarė, dėshira dhe lutja ime baritore ėshtė pėr Perėndinė tonė Triadike.
    Qė tė udhėheqė dhe tė drejtojė shqiptarėt Orthodhoksė tė Amerikės drejt unitetit dhe dashurisė, qė tė prosperojnė e shtohen me shumė besim dhe dėshminė e pėrbashkėt nė mjedisin qė i rrethon.

    Me dashuri tė thellė mė Krishtin,

    + Anastasi
    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #24
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,447
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha Orthodhokse pranė dhe nė ndihmė tė viktimave tė tragjedisė sė Gėrdecit



    Tragjedia e ndodhur nė Gėrdec tronditi thellė edhe besimtarėt orthodhoksė, tė cilėt si gjithė qytetarėt e tjerė u mobilizuan me ēfarė kishin mundėsi, nė ndihmė tė tė prekurve dhe sidomos tė tė plagosurve.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė u vu menjėherė nė krah tė tyre, me lutje dhe mobilizim pėr tė ndihmuar. Kėshtu, qė nė orėt e para pas kėsaj tragjedie, Hirėsi Andoni, Episkopi ndihmės i Kryepiskopit, u lidh mė shtabin e emergjencės, tė cilėve iu komunikua gatishmėria e Kishės Orthodhokse pėr tė ndihmuar nė nevojat mė urgjente qė ishin tė domosdoshme pėr momentin. Pas sugjerimit tė tyre, u lidhėm me Kryetarin e Bashkisė Vorė Z. Fiqiri Ismaili, i cili pasi falėnderoi pėr gatishmėrinė parashtroi kėrkesat mė emergjente: ushqime, veshmbathje, ēadra ushtrie, dyshekė dhe batanije. Ndihmat do tė dėrgoheshin nė Bashkinė e Vorės.

    Gjithashtu, disa orė pas kėsaj katastrofe, njė grup tė rinjsh dhe gra orthodhokse, tė drejtuar nga Arkimandrit Kozma Prifti shkuan nė Qendrėn Universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė, pėr tė dhuruar gjak. Stacioni radiofonik “Ngjallja”, nė Fm 88.5 MHz, qė ditėn e shtunė, pak orė pas shpėrthimeve nė Gėrdec, u bėri thirrje tė gjithė dėgjuesve dhe besimtarve pėr mobilizim dhe ndihmė pėr tė dėmtuarit e kėsaj tragjedie.

    Tė dielėn, nė datėn 16 mars, Hirėsia e Tij Andoni kujtoi nė lutje viktimat e tragjedisė sė Gėrdecit. Gjithashtu nė fund tė Liturgjisė Hyjnore iu bė thirrje tė gjithė besimtarėve pėr tė ofruar ndihmėn e tyre nė lekė dhe pėr kėtė u vendos njė arkė pėr mbledhjen e kėtyre ndihmave. Me fondin e mbledhur u pėrgatitėn 100 pako me ushqime nė ndihmė tė viktimave tė kėsaj tragjedie.

    Njė ditė mė pas, tė hėnėn, 17 mars ora 10.30 njė grup i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, i kryesuar nga Kryesekretari i Sinodit tė Shenjtė, Atė Jani Trebicka, u ndodhėn nė Bashkinė e Vorės pėr tė dorėzuar pakot me ushqime, nė ndihmė tė tė dėnuarve nga shpėrthimet e Gėrdecit. Personeli i kėsaj Bashkie falėnderoi grupin e Kishės Orthodhokse pėr gatishmėrinė e treguar, duke theksuar nė tė njėjtėn kohė qė kjo ndihmė ishte e para qė dorėzohej nė kėtė Bashki pėr tė dėmtuarit.

    Ndihma do tė vazhdojė edhe nė ditėt e ardhshme
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #25
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,447
    Postimet nė Bllog
    1
    NJOFTIM PER SHTYP
    Kremtohet 100-vjetori i dorėzimit nė prift tė Imzot Theofanit (Nolit) dhe i Meshės sė parė nė shqip
    Deklaratė e pėrbashkėt mirėkuptimi e bashkėpunimi midis dy qendrave tė Orthodhoksisė shqiptare nė SHBA




    Marsi shėnon 3 pėrvjetorė tepėr tė rėndėsishėm dhe domethėnės pėr Kishėn tonė: 8 Marsi ėshtė 100-vjetori i dorėzimit tė Theofan Nolit nė prift. 22 Marsi ėshtė 100-vjetori i tė parės Liturgji Hyjnore nė gjuhėn shqipe nga Atė Theofani dhe i themelimit tė kishės shqiptare tė Shėn Gjegjit, nė Boston. 13 Marsi ėshtė pėrvjetori i fjetjes sė Hirėsisė sė Tij Theofan Nolit (1965).


    Tė dielėn, 9 Mars, nė Kishėn Katedrale tė Shėn Gjergjit, Boston, SHBA, nė prani tė qindra besimtarėve qė e kishin mbushur pėrplot vendin e shenjtė, u krye Liturgjia Hyjnore festive jubilare. Ajo u drejtua nga dy episkopėt e shqiptarėve tė SHBA, Hirėsia e Tij Nikoni (Liolin) dhe Hirėsia e Tij Ilia (Ketri). Ishte i ftuar dhe mori pjesė edhe Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij Anastasi.

    Binte nė sy organizimi i pėrkryer dhe pėrkushtimi e qetėsia nė ndjekjen e shėrbesės, me gjithė pjesėmarrjen tepėr tė madhe (asnjėherė kisha nuk kishte parė kaq klerikė, besimtarė e miq tė ftuar). I veēantė ishte edhe kori qė shoqėroi shėrbesat, sepse nė tė kėnduan mė shumė besimtarė se asnjėherė tjetėr. Nė fund njė grup fėmijėsh dha njė program tė vogėl festiv. Atė Artur Liolini tha nė pėrshėndetjen e tij, se vazhdimėsia pa ndėrprerje e veprimtarisė sė kėtij institucioni shpirtėror fetar vėrteton atė vizion e largpamėsi qė kishte Fan Noli kur filloi pėrpjekjet pėr autoqefalinė e kishės ortodokse shqiptare tė Amerikės.

    Pastaj pėrshėndeti tė pranishmit shqip dhe anglisht dhe nderoi kujtimin dhe veprėn e Imzot Theofanit, Fortlumturia e Tij Anastasi. Ai tha se ngjarje si kjo e nxisin njeriun jo vetėm tė kujtojė, por edhe tė mendojė pėr Fan Nolin dhe tė arrijė nė pėrfundimin se ai ishte njė personalitet me talent tė jashtėzakonshėm.


    Mė pas, Hirėsi Ilia dhe Hirėsi Nikoni, dolėn pėrpara tė pranishmėve dhe lexuan njė deklaratė tė pėrbashkėt mirėkuptimi e bashkėpunimi midis dy qendrave tė orthodhoksisė shqiptare nė SHBA.


    Nė pėrshėndetjen e tij, Imzot Ilia Ketri tha se mbarėvajtja e Orthodhoksisė shqiptare ishte edhe ėndrra e Nolit, dhe e quajti nėnshkrimin e deklaratės vazhdimėsi tė veprės dhe dėshirės sė kryepeshkop Nolit pėr mirėkuptim, ndjesė e bashkėpunim.

    Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas, Hirėsi Nikoni dhe Hirėsi Ilia bėnė homazh dhe vendosėn lule te fotografia e Imzot Theofanit.


    Pas kėsaj, nė mjediset e restorantit tė njohur Pier 4, i themeluar nga Antoni Athanas, u shtrua dreka festive e rastit, ku morėn pjesė rreth 400 vetė. Edhe kėtu pati pėrshėndetje, si dhe u shfaq njė kolazh i pėrgatitur nga pjesėtarė tė enorisė sė kishės sė Shėn Gjergjit, tė cilėt shkurtimisht folėn pėr historinė, tė tashmen dhe tė ardhmen e kėsaj trashėgimie tė pasur, qė Fan S. Noli e themeloi 100 vjet mė parė. Kolazhi shoqėrohej me njė sfond muzikor dhe fotografi tė ndryshme tė komunitetit orthodhoks shqiptaro-amerikan nė vite.

    Kremtime festive do tė mbahen edhe mė 22 mars, por edhe i gjithė viti ėshtė konceptuar si njė vit jubilar, qė do kulmojė nė shtator me njė mbrėmje-gala.



    * * *

    Disa media pėrpiqen

    tė prishin festėn dhe injorojnė pėrvjetorin



    Nė kėtė atmosferė jubilare u panė edhe tentativa pėr ta prishur festimin. Disa media vizive, por sidomos tė shkruara, ditė pėrpara kremtimit historik, filluan njė fushatė kundėr Kishės dhe Kryepiskopit Anastas. Si pėrherė, me pretekstin se ishin tė shqetėsuar pėr Kishėn, pėr festimet dhe pėr Imzot Theofanin (Nolin).

    Nuk kėrkuan informacion e prononcim nga burime orthodhokse, si nė Shqipėri ashtu edhe nė SHBA, siē e kėrkonte profesionalizmi, por disa shkuan te mashtruesi N. Marku, dhe mė pas vollėn vrer, me njė qėllim tė vetėm: Tentuan si donkishotė tė nxisnin besimtarėt orthodhoksė tė Amerikės qė ta ndynin festėn e tyre. Por realiteti ishte krejt ndryshe.

    Kremtimi qe njė sukses i plotė, siē e meritonte Imzot Noli, pėr tė cilin harrohet lehtė dhe qėllimshėm, se pėrveēse njė patriot i madh ishte edhe klerik dhe besimtar orthodhoks, i pėrkushtuar pėr Kishėn e tij. Dhe duke fyer Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Sinodin, klerikėt dhe besimtarėt e saj, pėrbaltin edhe vetė Orthodhoksin e madh Theofan Noli.

    Gjithashtu, nuk u fol fare pėr faktin e madh historik tė bashkėmeshimit pas disa dekadash dhe deklaratėn e pėrbashkėt tė pajtimit tė episkopėve tė tė dy Komuniteteve shqiptare-orthodhokse tė SHBA, sepse nuk kėrkohej afrimi, por pėrēarja.

    Dėshmi e kėtij provokacioni tė ulėt ishte dhe fakti se mė pas, mbas festimeve, pothuajse nuk u fol mė pėr pėrvjetorin dhe sidomos pėr festimin e tij madhėshtor nė Katedralen e Shėn Gjergjit.

    Kėtė e dėshmon edhe fakti se u injoruan vlerėsimet pozitive pėr Kryepiskopin Anastas nga Atė Artur Liolini, Presidenti, Kryeministri dhe nga intelektualė tė shquar shqiptarė, duke iu dhėnė jehonė vetėm fjalėve tė fandaksura tė njė individi apo tė disa gazetarėve hapur dhe krenarisht tendenciozė.

    Kujtojmė se Atė Artur Liolini do tė theksonte se “Kjo ėshtė njė kohė pėr pajtim dhe negociata paqėsore dhe njė kohė pėr tė lėnė mėnjanė diferencat pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt. Nėse bėjmė kėtė me ndihmėn e Zotit, mundėsitė pėr progres nė tė ardhmen do tė hapen. Ky ėshtė opinioni i episkopit Nikon, i pjesės mė tė madhe tė krerėve tė Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė dhe, gjithashtu, pozicioni im personal.” Atėherė, kush e kėrkon ndarjen dhe pėrēarjen? Sigurisht, jo vetė orthodhoksėt!



    Sa pėr z. Marku, megjithėse ai nuk ėshtė klerik as pėr Kishėn tonė, dhe pėr asnjė Kishė orthodhokse nė botė, por vetėm njė uzurpues dhe abuzues me mjedise kishtare, nga disa gazetarė kėmbėngulet tė quhet si i tillė, duke injoruar hapur besimin orthodhoks dhe duke treguar qartė se shtyhen nga qėllime tė tjera dhe jo se u djeg zemra pėr fatet e Komunitetit tonė, qė janė tė sigurta e nė rrugė tė mbarė.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    [QUOTE=ilia spiro;2970785]NJOFTIM PER SHTYP
    Kremtohet 100-vjetori i dorėzimit nė prift tė Imzot Theofanit (Nolit) dhe i Meshės sė parė nė shqip
    Deklaratė e pėrbashkėt mirėkuptimi e bashkėpunimi midis dy qendrave tė Orthodhoksisė shqiptare nė SHBA

    Atė Artur Liolini tha nė pėrshėndetjen e tij, se vazhdimėsia pa ndėrprerje e veprimtarisė sė kėtij institucioni shpirtėror fetar vėrteton atė vizion e largpamėsi qė kishte Fan Noli kur filloi pėrpjekjet pėr autoqefalinė e kishės ortodokse shqiptare tė Amerikės.
    Pastaj pėrshėndeti tė pranishmit shqip dhe anglisht dhe nderoi kujtimin dhe veprėn e Imzot Theofanit, Fortlumturia e Tij Anastasi. Ai tha se ngjarje si kjo e nxisin njeriun jo vetėm tė kujtojė, por edhe tė mendojė pėr Fan Nolin dhe tė arrijė nė pėrfundimin se ai ishte njė personalitet me talent tė jashtėzakonshėm.
    Mė pas, Hirėsi Ilia dhe Hirėsi Nikoni, dolėn pėrpara tė pranishmėve dhe lexuan njė deklaratė tė pėrbashkėt mirėkuptimi e bashkėpunimi midis dy qendrave tė orthodhoksisė shqiptare nė SHBA.
    Nė pėrshėndetjen e tij, Imzot Ilia Ketri tha se mbarėvajtja e Orthodhoksisė shqiptare ishte edhe ėndrra e Nolit, dhe e quajti nėnshkrimin e deklaratės vazhdimėsi tė veprės dhe dėshirės sė kryepeshkop Nolit pėr mirėkuptim, ndjesė e bashkėpunim.

    Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas, Hirėsi Nikoni dhe Hirėsi Ilia bėnė homazh dhe vendosėn lule te fotografia e Imzot Theofanit... Edhe kėtu pati pėrshėndetje, si dhe u shfaq njė kolazh i pėrgatitur nga pjesėtarė tė enorisė sė kishės sė Shėn Gjergjit, tė cilėt shkurtimisht folėn pėr historinė, tė tashmen dhe tė ardhmen e kėsaj trashėgimie tė pasur, qė Fan S. Noli e themeloi 100 vjet mė parė.

    Nė kėtė atmosferė jubilare u panė edhe tentativa pėr ta prishur festimin. Disa media vizive, por sidomos tė shkruara, ditė pėrpara kremtimit historik, filluan njė fushatė kundėr Kishės dhe Kryepiskopit Anastas. Si pėrherė, me pretekstin se ishin tė shqetėsuar pėr Kishėn, pėr festimet dhe pėr Imzot Theofanin (Nolin).

    Kremtimi qe njė sukses i plotė, siē e meritonte Imzot Noli, pėr tė cilin harrohet lehtė dhe qėllimshėm, se pėrveēse njė patriot i madh ishte edhe klerik dhe besimtar orthodhoks, i pėrkushtuar pėr Kishėn e tij. Dhe duke fyer Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Sinodin, klerikėt dhe besimtarėt e saj, pėrbaltin edhe vetė Orthodhoksin e madh Theofan Noli.
    QUOTE]

    Ti Ilia Spiro kujton se duke futur material referativ me bollek na i merr mendte me fjalet e sheqerosura por bie brenda me kembet e tua. A eshte e nevojshme te te citoj ty dhe "ata te tute" se ku ke devijuar me shkrimet e tua nga sa ke cituar me siper: e kam fjalen kundrejt Fan Nolit, martireve te kishes Ortodokse Autoqefale shqiptare (duke perkrahur ata qe i kane vrare), minimin e mirekuptimit e tolerances midis ortodokseve shqiptare ( duke futur hundet edhe ne kockat e paraardhesve te tyre ne Boboshtice , etj. Por nuk mu pergjigje as si burre, as si grua, i ke nga vetja apo te kane shtyre. Po i pate nga vetja, akoma me keq per ty, se nuk ke me ke e ndan fajin e mbrojtjen. Dhe neve ortodokseve shqiptare na e lehteson punen, mjafton te te demaskojme ty e te tjeret si puna jote qe vegjetojne nen emrin e KOASH-it dhe Episkopit Janullatos, duke marre rol zedhenesi dhe na teorizojne me papergjegjshmeri platforma shoviniste antishqiptare e kunder Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Por na ēudit fakti qe zyra e informacionit e KOASH NUK PO BEN ZE PER KETO TIPA SPEKULATORESH.
    Ndaj pergjigju per keto qe te pyes, ose hesht me mire se po ndyn ne vend te shenjte.

  7. #27
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,447
    Postimet nė Bllog
    1
    Ndaj pergjigju per keto qe te pyes, ose hesht me mire se po ndyn ne vend te shenjte.
    Ti e dashke fare troē, per gjithcka flas kam vetem veten pergjegjes. Por jo se flas prej vetes, por flas te verteten e Zotit Krisht, ne cdo cast. Nuk jemi te perkryer dhe gabimet e bera pa dashje, i pranoj dhe perpiqem t`i korrigjoj. Po te isha ne pozicionin per te cilin me akuzon do te isha hequr prej kohe nga moderatori.

    Per mendimin tim ti je jashte ketij forumi,d.m.th. je kundershtar i orthodhoksise.Po te isha ne vendin tend nuk do te futesha ne vend te shenjte. Por ne fakt ti kete nuk e konsideron vend te shenjte,sepse sa here qe hyn e ndyn me paudhesite e tuaa...por..ti s`je gje tjeter vecse nje permbledhje e gjithe mostrave te forumit,sic jane islamiket radikale, pseudopatriotet, fallsoorthodhokset,..kriptokomunistet,etj. Tek ti mund te shtohet edhe fjala heretik. Duke u shtene si orthodhoks ti kerkon te futesh percarjen mes tyre,duke ngritur ne piedestal njerez me te zeza si n.marku me ndonje shok.
    ti s`je gje tjeter vecse nje ecence e antiorthodhoksise ne jete forum.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 05-01-2011 mė 09:03
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Ilia Spiro profet dhe ideolog i shquar

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ti e dashke fare troē, per gjithcka flas kam vetem veten pergjegjes. Por jo se flas prej vetes, por flas te verteten e Zotit Krisht, ne cdo cast. Nuk jemi te perkryer dhe gabimet e bera pa dashje, i pranoj dhe perpiqem t`i korrigjoj. Po te isha ne pozicionin per te cilin me akuzon do te isha hequr prej kohe nga moderatori.

    Per mendimin tim ti je jashte ketij forumi,d.m.th. je kundershtar i orthodhoksise.Po te isha ne vendin tend nuk do te futesha ne vend te shenjte. Por ne fakt ti kete nuk e konsideron vend te shenjte,sepse sa here qe hyn e ndyn me paudhesite e tuaa...por..ti s`je gje tjeter vecse nje permbledhje e gjithe mostrave te forumit,sic jane islamiket radikale, pseudopatriotet, fallsoorthodhokset,..kriptokomunistet,etj. Tek ti mund te shtohet edhe fjala heretik. Duke u shtene si orthodhoks ti kerkon te futesh percarjen mes tyre,duke ngritur ne piedestal njerez me te zeza si n.marku me ndonje shok.ti s`je gje tjeter vecse nje ecence e antiorthodhoksise ne jete forum.
    Pas gjithe ketyre qe mallkove o Ilia Spiro "profet dhe ideolog i shquar i megalloidhese" ne shek.21-te ( por qe paguhesh te mbash barkun e shpirtin me lemoshe djalli ), o pasardhes i denje i krimineleve shoviniste ortodokse greke, dhespoter te Kosturit Qirilli, Grigori, Fillaret dhe Joakim i Korēes qe mallkuan, shkisheruan e vrane martirin e gjuhes shqipe Petro Nini Luarasi, i ke vene kapakun muhabetit dhe vetes.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuku do hynj ne polemika fetari-ste se nuku jam i pergatitur por dhe feja dhe politika dhe njerzit dhe flozofite vihen ne prove ne raste te caktuara.

    papa i romes e ka denuar epoken e inkuizicionit si dhe disa cfaqje te tjera ne historin e kishes katolike.

    kjo nuk demton fen e paster perkundrazi e pastron.
    e ben me te afert me vet ate qe e quajmZOTI dhe mesimet e tij.

    ne cdo fe apo histori fesh ka pika te dobta ose te zeza.

    kush vet pastrohet nderohet e i rritet forca e pesha e fjales.

    marrim ceshtjen e kosoves.

    nji vend ku ne shekuj kan jetuar shqiptaret.

    kisha serbe ne lidhje me kte popull me kte etni nuk eshte treguar Fe por rrufe.

    pra dajak i shtetit serb kunder ketij populli.

    ne e dim me siguri se Jezusi nuk u ka dhene porosi kesaj kishe per te persekutuar shqiptaret.
    mirpo po ti pyesesh kleriket e ksaj feje.. pra priftat serb.. ata besoj se thone se.. sha zotin.. bash jezusi na ka than me i plackit e me i largue shiptarat.

    mirpo dhe klarkut jezusi ja dha forcen e bindjen se.. i duhet dhen dajak shtetit serb qe me i shpetue shqiptaret.
    dhe kisha serbe nuk e aprovoj nderhyrjen e natos qe ishte mjet per te ndalur genocidin ndaj nji populli.

    pra shpesh ne histori eshte maskuar me petkun fetar..nje grabitqar..

    dalim tek CAMERIA.

    toidhjo..

    e njejta histori..

    banoret e Camerise ishin aty duke kullotur dhen e dhi e mjelur lop e zier raki.. qe ne koh te Solomonit pra dhe para daljes se Jezusit.

    nji dit dikush i perzen.

    gjen arsye.. qe skan qen kurre arsye dhe me dhune rrafshon fshatra e genocidon nji popull..

    ky dikush e merr bekimin e fese se vet.

    po a mund te bindemi se dhe vet jezusi do i ish bashkuar kesaj feje ne kte bashk-aksion..

    jooo..

    pra ka ngjarje qe qarte duket se Fe e Jezus..pra kish e Zot.. nuk jan e njejta gje.

    dhe kur nuk jan e njejta gje.. dhe kur nji fe eshte mjalt e vaj ulliri per nji etni e kerbac e hu zjarri per nji etni tjeter.. athere i lind e drejta nga vet Zoti bijve te Etnise qe genocidohet.. qe te mbrohet..
    dhe kjo mbrotje ka disa mjete.. e nji nga keto eshte dhe.. krijimi i nje "linje direkte aeroplani".. per ne destinacion..pa stacion ndermjetes..

    pra nji lidhje e drejte me Zotin pa nje mbles apo shkes ne udhen per tek Zoti..

    kjo eshte filozofija e idese ku lindi kerkesa per kishe autoqefale shqiptare.. dhe kjo eshte e drejt e zotit.. qe ja ka dhen njeriut..

    nuk thot kerkun ZOTI se.. per tek Une do vini vetem per dit shtune.. dhe vetem me autobuset e axhensise.. x y..

    ejani thot me cte doni.. vetem zemren ta pastroni..

    pra kaq e thjeshte..

    e pra martiret tan qe kishin frike nga nje epoke e nji feje te caktuar se kjo fe po mban anen e kerbacit kunder nesh.. nuk mund ti quajm kriminele.. pse ne x kohe nuk pelqyen y mitropolit.. por deshen.. nje autobus direkt.. per tek Zoti..

    pra ishin ngjarjet e shekujve 18-19-e 20 qe e thirren ne skene nevojen per kishe autonome..

    te mos spekulojme me enveroizmen apo anti enverizmen ketu..

    kur linden keto halle.. nuk kishte as enver e as regjim enver..

    kish nji rlindje shqiptare qe sikurse rilindja greke desh shtetin grek..dhe ata deshen te ket nji shtet shqiptar.. sikurse te tjere para nesh e mbas nesh..

    pra te mos shenjterohet cdo epoke e nji feje apo e nje kishe.. edhe kur dime se.. u ka dale tymi shpijave ku rriteshin vocrrake te pafajshem e jan perzen bujqer e blegtor me qendrim ne ato troje multi-shekullor..

    e ne kte tym... zjarrvenesit.. kan pasur bekim kishtar..

    e pra njerez ata e njerez keta..

    tu vem kandar gjerave..

    ne se sot Janullatosi ecen ne rrugen e Perendise.. bujrum..

    por fanatizma te mos na err syte te nxijme pa te drejte rilindasit tane..

    ishte fllota angleze.. qe e beri Shtetin GREK.

    pra qe e shkeputi nga Sulltani.
    topat e ksaj fllote i dhan mundesi Grekve te bejne shtetin e tyre.

    E pra pse te mos ken pakez me pak te drejte dhe rilindasit tane qe jo nga topat angleze por nga humaniste anglo amerikane te jen frymezuar per te realizuar aspiraten kombetare?


    Topave angleze u a njohim vleren.. kur vjen puna per veten e tire..

    Kurse Altruistave Angleze e amerikane tu a cojme mallkimet pse u kan ndihur ca.. rilindasve tane..

    jo mole..

    Duallen te URA beogradasit duke mallkuar qiellin qe po u leshonte misile..

    Po kur furrat digjnin mijra shqiptare ku ishin beogradasit..

    E pra sikur Greket dje e deshen Topin Anglez te bej bamb ne Bosfor.. dhe Shqiptaret tani e deshen misilen e KLarkut mbi beligrad..

    Se skish rrug tjater..

    perfundimisht..

    eshte guri i proves..
    jan ato kodrinat e Filatit e prevezes ..

    Lerini te kthehen Banoret e ligjshem te atyre anve.. te themelet e shpive stergjyshore..


    Pse duhet te bredhin gjykatave nderkombetare..

    Eshte ZOTI qe u a jep te drejten..
    Jini me ZOT..

    hapeni kufirin..

    kjo eshte prova e juaja dhe e fese tuaj.

    Prova para Zotit.

    Ne se i Besoni.



    pik

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Bashkatdhetarė tė nderuar,
    Nė Forumi Shqiptar > Ēėshtja kombėtare > Historia shqiptare, tema “Si u krijua Kisha autoqefale Shqiptare”, nėntemė e ēelur nga Brari, trajtohen Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi etj. ne adrese http://www.forumishqiptar.com/showth...t=40815&page=2
    Meqe tematika e gjere e Petro Nini Luarasit eshte zgjeruar ne temat: historia e shqiptare, forumi ortodoks, forumi protestant, toleranca fetare, menduam te mos i japim karakter fetar dhe ta permbledhim shkurtimisht te tema e mėsiperme Historia shqiptare, tema “Si u krijua Kisha autoqefale Shqiptare” me materiale nga Petrol( i pėrjashtuar) e Monikol. Ndaj mundesisht orientohuni edhe atje per te patur nje ide me te qarte per problematiken e ēėshtjes.
    Kėtė pėrqėndrim e kemi bėrė duke patur parasysh amanetin e Petro Nini Luarasit per ruajtjen e unitetit kombetar, edhe si pjese e historise se kishes ortodokse autoqefale shqiptare te Fan Nolit, edhe si burim i perqendruar per studjuesit e gazetaret, edhe per te minimizuar gabimin qe u be duke e zhvendosur martirin ortodoks Petro Nini Luarasi me te tjere martire, perfshi Fan Nolin, nga forumi ortodoks tek forumi protestant. Kjo zhvendosje krijoi edhe premisen per nje debat te kote qe i tejkaloi caqet etike e intelektuale.

    Petro Nini Luarasi e ka shprehur vetė pėrkatėsinė fetare dhe nuk ka askush tė drejtė t'i ndėrhyjė nė vullnetin e tij tė lirė, pėr t'i caktuar gjuhėn dhe tutorin ndėrmjetės nė marrėdhėniet e komunikimin e tij, me Zotin si atdhetar e ortodoks shqiptar.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2298
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 11:21
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •