Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Antarsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB

    Raporti i Kai Aides për Kosovën


    SHQYRTIM GJITHPËRFSHIRËS I GJENDJES NË KOSOVË


    1. Në bazë të raportit Tuaj për Misiortin e Përkohshëm të Administratës së OKB-së në Kosovë (UNMIK) të 23 majit 2005 (S/2005/335), më keni kërkuar një shqyrtim gjithpërfshirës të gjendjes në Kosovë. Shqyrtimi ka pasur një vistër të gjerë, me vështrim të veçantë lidhur me atë nëse janë përmbushur kushtet për nisjen dhe real- izimin e procesit të statusit të ardhshëm. Po ashtu, kam synuar ta shfrytëzoj ndikimin e shqyr- timit të përgjithshëm për të promovuar përparimin në terren dhe për t'i kontribuar një ambienti konduktiv për ta shpënë përpara procesin politik.
    2. Në mesin e të gjitha përvojave tona, do të veçoja posaçërisht dhjetë ditët e kaluara duke udhëtuar gjithandej Kosovës, për të takuar sa më shumë njerëz që ka qenë e mundur në qytete, fshatra e vendbanime të panumërta. Ky udhëtim na ka tfeguar atë që nuk mundeshin takimet në Prishtinë: mënyrën se si jetojnë njerëzit në Kosovë, vështirësitë me të cilat përballen dhe shpresat e frikat që i kanë për të ardhmen e tyre.
    Në mënyrë që të mundësohet një pasqyrë adeku- ate e gjendjes në terren dhe e ambientit kompleks politik, unë dhe ekipi im kemi mbajtur konsultime ekstensive me liderët politikë në Beograd dhe në Prishtinë, liderë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, të shteteve kryesore anëtare", sidomos të atyre të Grupeve të Kontaktit dhe të vendeve fqinje, si dhe me organizatat rajonale (BE, OSBE, NATO dhe Këshilli i Evropës); UNMIK-un dhe përfaqësuesit e tjerë të Kombeve të Bashkuara në terren si dhe me shtabin e OKB-së. Do të doja të shpreh mirënjohjen time të thellë për zemërgjerësinë dhe ofrimin, me të cilat jemi pranuar nga të gjithë interlokatorët dhe për mbështetjen e siguruar nga UNMIK- u.
    3. Konsideratat dhe rekomandimet e mëposhtme paraqesin gjykimin tim më të mirë se ku gjendemi dhe se si do të duhej të vazhdonim në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

    KONTEKSTI

    4. Sfondi i tanishëm politik, natyrisht, duhet tëshikohet në dritën e ndryshimeve dramatike, të cilat janë bërë pas përfundimit të konfliktit të vitit 1999. Në atë kohë, qindra mijë shqiptarë të Kosovës qenë kthyer në Kosovë dhe patën nisur rindërtimin e jetërave të tyre. Shumica e serbëve i patën lëshuar shtëpitë e tyre. Kosova ishte një shoqëri e vuajtjeve të përgjithshme dhe e shkatër-rimit për të gjitha komunitetet. Ekonomia shtrihej në gërmadha. Nuk ekzistonte asnjë institucion demokratik. Krahina qe nën administratën ndërkombëtare, në përputhje me rezolutën 1244. (1999)
    5. Që atëherë, është bërë një proces gjithpërfshirës i rindërtimit. Shtëpitë janë rindërtuar. Institucionet e reja janë themeluar, duke mbuluar të gjitha aspektet e shoqërisë. Nën rrethana të vështira, pat filluar rindërtimi i ekonomisë. Një demokraci e re themelohej nga themeli në krahinën. ku nuk kishte traditë të qëndrueshme demokratikc. Institucionet e Kosovës përballeshin .. me sfidat e zhvillimit të një kornize të shëndoshë ligjore dhe sigurimin e shërbimeve për mbarë pop-ullatën. Me qëllim të udhëheqjes dhe ndihmës për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, më 2003, u krijua mekanizmi i shqyrtimit të standardeve. Kjo iniciativë ishte krijuar për ta ndihmuar Kosovën të përparojë, në mënyrë që të mund të mundësohej nisja e procesit të statusit të ardhshëm. Mirëpo, bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë shihej si e angazhuar për ta lënë këtë operacion në gjendje pa lëvizur, e pavullnetshme për ta trajtu-ar ketë çështje vendimtare. U krijua nje ndjenjë e frustrimit dhe e stagnimit.
    Konflikti që përfundoi më 1999 la implikime të thella për marrëdhëniet ndërmjet bashkësive të ndryshme në Kosovë dhe, sidomos, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Që nga viti 1989, autoritetet në Beograd i kanë kontrolluar instrumentet e pushtetit. Serbët e Kosovës kanë jetuar nën ombrellën e sundit të Beogradit përg-jatë krahinës. Pas vitit 1999, serbët e Kosovës e panë gradualisht bartjen e instrumenteve të pushtetit te Institucionet e Përkohshme të Vetqeverisjes, të dominuara nga shumica. Ky ndryshim dramatik ka pasur një ndikim të madh psikologjikisht dhe politikisht te bashkësitë shumicë dhe ato pakicë.
    7: Tani, shqiptarët e Kosovës shfaqin vetbesim më të madh dhe këmbëngulje. Ata padyshim e krijojnë identitetin e tyre si popullatë shumicë me pushtet. Ky identitet në masë të madhe është ndërtuar në ngjarje kundërthënëse, personalitete dhe simbole dhe shpesh në kundërshti me identitetin e serbëve të Kosovës dhe të bashkësive të tjera. Natyrisht, ky është një fenomen i parë në shumë shoqëri në periudha ta paskonflikteve. Veç. këmbënguijes së re të shqiptarëve përzihet edhe ndjenja e pasigurisë lidhur me atë se çka do të bëjë Beogradi për t'i penguar t'i realizojnë synimet e tyre-politike. Ata i shohin serbët e Kosovës si instrurmente të Beogradit dhe, së këndejmi, edhe si pjesë e kërcënimit të së ardhmes së tyre.
    Në anëtjetër; serbët e Kosovës kanë vështirësi për ta ruajtur identitetin e tyre. Ata përballen me presione kundër elementeve të rëndësishme të identitecit të tyre, siç janë gjuha, kultura, trashëgimia kulturore si dhe mbijetesa ekonomike. Komunitetet e tjera, më të vogla, margjinalizohen edhe më politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin kulturor. Disa herë, ato edhe asimilohen.
    Ndjerja e stagnimit dhe marrëdhëniet e tendosura ndërmjet shqiptareve dhe serbëve të Kosovës ka nxitur shpërthimin e dhunës në mars të vitit 2004. Kjo e ka pasqyruar faktin se marrëdhëniet ndëretnike duhej të trajtoheshin me seriozitet dhe u shfaq nevoja për një ndjenjë më të fuqishme të perspektivës politike. Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të jetojë me një politikë që është perceptuar si politikë e status-quosë.
    Raporti që ju është dorëzuar më 6 gusht 2004 (S/2004/932 i nëntorit 2004). përmban një udhëzim se si të kalohet nga një periudhë e stagnimit politik në një proces politik më dinamik. Ky udhëzim ka përmbajtur pika të gjera të një strategjie gjithpërfshirëse që synon shfrytëzlmin e situatës politike që shpie në hapjen e procesit për statusin e ardhshëm. Ai ka qenë 1 bazuar në bindjet se trajtimi i çështjes së statusit të ardhshëm të Kosovës nuk duhet të zvarritet më shumë. Rreziku që mund të dalë nga politika e vazhdueshme "rri e vështro" në aspektin e frustrimeve në rritje politike, ekonomike dhe shoqërore së shpejti do të .mund të bëhet më i madh se rreziqet e procesit të statusit të ardhshëm.
    11. Ky raport synon të mundësojë një vlerësim gjithpërfshirës të gjendjes politike një vit më pas dhe vëzhgon prej së afërmi prospektet për procesin e statusit të ardhshëm. Me qëllim që të përcakto het nëse ka ardhur koha për ta nisur këtë proces, duhet bërë një vlerësim i gjerë i gjendjes në Kosovë duke shkuar përtej implementimit të standardeve. Raporti duhet të përfshijë konsideratat që kanë të bëjnë me zhvillimet më të
    përgjithshme në Kosovë, për rajonin si të tillë dhe të jetë i punuar në bashkëpunim me bashkësinë
    ndërkombëtare. Çështje kryesore është nëse është treguar pjekuri e mjaftueshme politike dhe gatishmëri për të nisur këtë proces, ose nëse një vendim i tillë kërkon ende kohë. .
    12. Sot në Kosovë ka zhvillime të reja dhe dinamike. Procesi i implementimit të standardeve është një pjesë e rëndësishme e kësaj dinamike. Ai ka krijuar një ndjenjë të shfrytëzimit të rastit që ka munguar vitc të tëra. Mirëpo, qëllimet e procesit të standardeve janë ambicioze. Ato nuk mund të realizohen për një kohë të shkurtër. Kjo është theksuar në raportin e 6 gushtit 2004, të përmendur më lartë. Proçesi i standardeve do përpjekje të vazhdueshme. me vendosshmëri, që shtrihen përtej procesit të përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës. Kërkesat joreale, në vend të përparimit, do të mund të nxisnin ndjenjën e stagnimit në shoqëri. Do të mund të shtonin tendencat për ta kthyer procesin e standardeve në një veshje të dritares në dëm të rezultateve të arritura në terren.
    13. Njëherësh, procesi i statusit të ardhshëm pa një përparim përkatës sa u përket standardeve, do të mund t'i dëmtonte përpjekjet për ta shtuar respektin për zbatimin e ligjit që mund të ndikojë në popullatën e Kosovës pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Një proces i tillë mund t'i vë pakicat e Kosovës në një rrezik më të madh dhe ta rrezikojë karakterin shumëetnik të Kosovës. Një Kosovë jostabile për së brendshmi do ta vështirësonte edhe më përcaktimin dhe implementimin e një statusit të ardhshëm të dukshëm.
    14. Bashkësia ndërkombëtare ka shpenzuar energji të madhe në procesin e implementimit të standardeve. I ka angazhuar liderët e Kosovës në një përpjekje të përbashkët dhe me vistër të gjerë. Janë krijuar struktura në Qeverinë e Kosovës për ta trajtuar procesin e standardeve që është epiqendër e aktiviteteve të saj dhe është përmirësuar kultura burokratike. Vetë procesi ka qenë një e arritur në vete.
    15. Shumë nga ata që janë angazhuar në proces nga te gjitha bashkësitë janë të zotuar që procesi të ketë sukses. Ata kanë ambicie për ta krijuar një shoqëri me perspektivë evropiane të mbështetur në qeverisje të mirë dhe qeverisje të ligjit Shqiptarët e Kosovës, po ashtu, në pergjithësi janë të motivuar nga dëshira për të hyrë në procesin e statusit të ardhshëm. Mirëpo, në mesin e shqiptarëve të Kosovës ka edhe një tendencë për ta parë implementimin e standardeve si një ushtrim të imponuar nga jashtë dhe se ata duhet të kalojnë nëpër të vetëm sa për të arritur deri te procesi i statusit. Shpesh mungon një mbështetje e sinqertë për parimet dhe synimet e implementimit të standardeve. Mbështetja e fuqishme gojore për procesin e standardeve, ndërkaq, nuk është përkthyer si duhet në një zotim të mirëfilltë për të dhënë rezultate konkrete. Kjo ka të bëjë me liderët politikë që janë në pushtet dhe që nuk janë në pushtet. Mungesa e impulseve joambige nga Prishtina pasqyrohen edhe në nivelin e komunave. Përparimi shpeshherë ka qenë rezultat i presionit ndërkombëtar, e më pak i angazhimit lokal
    16. Implementimi i standardeve është i ndërlikuar dhe i shumanshëm. Në raportin e vitit të kaluar, është theksuar se ai nuk duhet të jetë një proces teknik dhe burokratik, por një veprim politik me ndikim. Kjo ka mbetur ende brengë. Është e rëndësishme që vetë procesi të mos absorbojë gjithë vëmendje dhe energji, sa të shmang vëmendjen nga ndikimi që duhet ta ketë mbi njerëzit kudo që jetojnë. Po ashtu, duhet të krijojë hapësirë për vëmendje në drejtim në viset kritike, ku plangaprishësit mund të ekzistojnë në çdo fazë të procesit. Kërkohet një qasje madhore, ku secili standard mbështet tjetrin dhe ku të gjitha së bashku maten shikuar nga një kontekst më i gjerë.

    SFIDAT

    Ndërtimi i themeleve institucionale


    17. Institucionet që funksionojnë mirë janë kusht paraprak për zhvillimin e një shoqërie demokratike, një ekonomie të shëndoshë dhe respektimit të sundimit të ligjit. Pas fundit të konfliktit më 1999, kishte një vakum total institucional në Kosovë. Sot, struktura gjithëpërfshirëse të institucioneve të reja janë themeluar. Kjo
    paraqet një arritje të pamasë. Institucione të ekzekutivit, legjislativit, gjyqësorit dhe të tjera janë themeluar në qendër sikur edhe në nivelin lokal. Ministri të reja planifikohen për më vonë këtë vit. Një shërbim civil gradualisht po merr formë. Gjatë periudhes së kaluar, një transfer domethënës i përgjegjësive është bërë. Liderët lokaJë gradualisht po e marrin pronësinë e institucioneve të tyre. Niveli i demokracisë është për-
    mirësuar gjatë një periudhe të shkurtër kohore. Për më tepër, shumë progres është arritur në zhvillimin e një korrnize të qëndrueshme ligjore. Puna legjislative e Asamblesë, Qeverisë dhe UNMIK-ut ka qenë ambicioze dhe ka mbuluar sfera esenciale të jetës publike dhe ekonomisë.
    18. Zgjedhjet për Asamble në tetor të vitit 2004 poashtu ishin një sukses domethënës. Ato ishin të
    lira, të drejta dhe transparente dhe të parat që në masën më të madhe janë organizuar nga autoritetet kosovare. Pas zgjedhjeve, maturia e Asamblesë është përballur me një provë të re të një opozite të fuqishme që i kundërvihet koalicionit qeverisës. Të dy palët. sikur edhe lidershipi i Asamblesë. është dashur ti mësojnë rolet e tyre. të reja, një detyrë që është dëshmuar të jetë e vështirë. Kultura parlamentare ende nuk ka zënë rrënjë vondosmërisht. Megjithatë, puna e Asamblesë së Kosovës është përmirësuar vazhdimisht.
    19. Zhvillimi i institucioneve të reja është minuar nga një tendencë e fuqishme në mesin e politikanëve që të shohin veten të përgjegjshëm ndaj partive të tyre politike dhe jo ndaj publikut të cilit i Shërbejnë. Partitë politike kanë tendencë ti konsiderojnë institucionet e reja dhe shërbimin civil si territore "të tyre". Emërimet, rrjedhimisht, rregullisht bëhen në bazë të përkatësisë partiake ose klanore dhe jo në bazë të kompetencës. Shumë shërbyes civilë janë të brengosur rreth kësaj paaftësie për të bërë dallim mes autoriteteve poli-tike dhe shërbimit civil dhe efektit që kjo ka në pengimin e zhvillimit të një administrate të qëndrueshme dhe stabile. Mekanizmat e llogaridhënies në masë të madhe janë vendosur për ti adresuar parregullsitë dhe për të siguruar se legjislacioni dhe procedurat e vendosura ndiqen. Megjithatë, këto nuk ofrojnë mbrojtje adekuate. Ka poashtu dëshmi të bollshme për respektim të pamjaftueshëm të gjuhën serbe si gjuhe të dytë zyrtare në institucionet e përkohshme.
    20. Gjatë pesë viteve të kaluara, Kosova poashtu ka themeluar një sistem gjithpërfshirës arsimor dhe të kujdesit mjekësor sikur edhe shërbrime të tjera publike. Ka mangësi serioze në kualitetin e shërbimeve që ofrohen. Niveli i shërbimeve mjekësore është i ulët dhe në disa raste afër standardeve të vendeve në zhvillim. Në sistemin arsimor modernizimi dhe depolitizimi nevojiten urgjentisht. Megjithatë, fakti që shërbimet tash ofrohen në pjesën më të madhe të Kosovës paraqet një të arritur domethënëse.
    21. Serbët e Kosovës kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë institucioneve qëndrore politike dhe mbajnë struktura paralele për shërbime të shëndetit dhe arsimimit. Shumë apele pa rezultat janë drejtuar kah përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që të rihyjnë në në institucionet qëndrore politike. Kjo ndërlidhet së pari dhe më së shumti me Asamblenë, meqë pjesëmarrja në qeverinë e formuar nga dy parti të shqiptarëve të Kosovës, me objektivë të deklaruar pavarësinë e Kosovës, do të ishte edhe më kundërthënëse. Serbët e Kosovës kanë frikë se ata do të bëhen një dekorim në cilindo institucion politik të nivelit qëndror me shumë pak aftësi që të prodhojnë rezultate të prekshme. Kjo frikë Është e kuptueshme dhe shqiptarët e Kosovës kanë bërë pak që ta largojnë atë. Megjithatë, interesi i përgjithshëm i serbëve të Kosovës do të shërbehej më mirë nëse përfaqësuesit e tyre do të ktheheshin në Asamble. Partitë e shqiptarëve të Kosovës do të mund të stimulonin një proces të tillë duke e bërë të qartë se ata do ti reskeptojnë serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera minoritare si zëra me brenga legjitime dhe jo si një numër i limituar i votave që lehtë mund të mbivotohen. Qëndrimi negativ i autoriteteve në Beograd përfshirë dështimin që të përkrahin pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2004 i ka kontribuuar në masë domethënëse mungesës së serbëve të Kosovës në institucionet qëndrore politike. Ka ardhur koha për Beogradin që ta braktis këtë pozicion. Në fakt, po të kishin marrë pjesë serbët e Kosovës me ulëset e reservuara dhe ato të zgjedhura - ata do të ishin të aftë që të ndikojnë debatet në Asamble e madje edhe formimin e Qeverisë.
    22. Numri i serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera minoritare në strukturat burokratike të institucioneve të përkohshme është poashtu i ulët. Kjo është posaçërisht rasti në pozitat e menaxhmentit të lartë. Rekrutimi i minoritarëve poashtu tepër shpesh është shikuar si një çështje e përmbushjes së kuotave dhe jo sigurim i pjesëmarrjes kuptimplote. Qartazi, shqiptarët e Kosovës duhet të rrisin përpjekjet e tyre që të krijojnë një shërbim civil multietnik. Megjithatë, serbët e Kosovës dhe minoritetet tjera poashtu duhet të demonstrojnë një interes në aplikim për pozita në strukturat qeveritare dhe të jenë të gatshëm të marrin pjesë aktivisht.
    23. Strukturat paralele për shërbime të shëndetësisë dhe arsimit të vendosura në rajonet e populluara nga serbët e Kosovës janë kryesisht të financuara nga Qeveria e Serbisë. Ekzistimi i vazhdueshëm i këtyre strukturave është një demonstrim politik sikur edhe një reflektim i mosbesim-it mes dy komuniteteve. Për Beogradin, kjo është një element i ndikimit politik. Problemi i tanishëm në lidhje me strukturat paralele është në shumë mënyra i ngjashëm me strukturat paralele të shqiptarëve të Kosovës para vitit 1999. Sot, strukturat paralele mbase janë e vetmja mënyrë realiste për të siguruar ofrimin e shërbimeve adekuate për serbët e Kosovës. Zgjidhja e problemit të struktura\«e paralele do të kërkonte nxitje serioze dhe praktike nga Qeveria dhe një depolitizim të çështjeve nga të gjitha palët. Kjo është një problem, që gjasat janë se mund të zgjidhet vetëm gjatë procesit të ardhshëm të statusit.
    Funksionimi i institucioneve të reja të Kosovës është tejet jo i rregullt. Ka mungesë domethënëse të përvojës dhe ekspertizës. Ndërtimi i institucioneve të reja dhe transferimi i përgjegjësive. Prandaj, duhet të shkojë dorë për dore me një përkrahje të përqëndruar ndërkombëtare ne ndërtimin e kapaciteteve. Përpjekjet ndërkombëtare
    sikur shumë shpesh në situatat pas konflikteve kanë qenë sporadike dhe të nxitura nga iniciativat afatshkurtëra nga jashtë dhe jo nga kërkesat afatgjata brenda institucioneve. Qeveria tashti ka elaboruar programin e saj për ndërtimin e kapaciteteve në një përpjekje për të marrë pronësi më të madhe ndaj këtij procesi. Megjithatë, një ndjenje në shfaqje e pronësisë lokale nuk do të reduktoj nevojën për përkrahje ndërkombëtare.
    Ndërtimi i kapaciteteve do të kërkoj një perspektivë më të gjatë kohore. Një universitet i drejtuar më mirë dhe i depolitizuar pashtu do të ipte kontribut të vlefshëm dhe afatgjatë në ndërtimin e kapaciteteve. Gjatë rrjedhës evoluimit nga një e kaluar e kundërthënëse, Trupa Mbrojtëse e Kosovës (TMK) ka vazhduar të përmirësohet në përmbushjen e mandatit të saj si një organizatë civile për emergjencë. Përpjekjet e TMK-së drejt përmbush
    jes së standardit të saj janë në masë të madhe falë lidershipit të saj. Së voni, TMK-ja është bërë më profesionale. Ajo ofron asistencë në përpjekjet për rindërtim dhe ka nisur të rekrutoj pjesëtarë
    minoritarë, që është një ndërmarrje e .vështirë. Mbetet një mosbesim i thellë ndaj TMK-së, posaçërisht nga ana e serbëve të Kosovës. Çështja themelore e ndërlidhur me TMK-në është origjina e saj dhe aspiratat tek shumëkush për rolin e saj të mundshëm në të ardhmen. Marrë parasysh ndjeshmërinë e kësaj çështjeje, kjo do të duhet të adresohet në lidhje me procesin e ardhshëm të statusit dhe në dritën e kërkesave të Kosovës në të
    ardhmen.

    Sfida ekonomike

    26. Zhvillimi i institucioneve të qëndrueshme dhe kualiteti i shërbimeve janë të ndikuara fuqishëm
    dhe negativisht nga situata momentale ekonomike në Kosovë. Sot, kjo situatë ekonomike mbetet e
    pasigurtë. përkundër një mase të progresit, shumëkush jeton në varfëri ndërsa niveli i papunësisë është i lartë. Situata ndjehet nga shumica e popullatës së Kosovës. Komunitetet minoritare dhe posaçërisht grupet e lëndueshme janë të ndikuara në një mënyrë disproporcionale.
    27. Njëri nga aspektet më brengosëse është parashikimi për të hyrat publike për vitin 2006. Sipas vlerësimeve të tanishme, të hyrat publike do të jenë larg nga të qenit adekuate në mënyrë që të mbulojnë koston dhe nevojën për investime. Një deficit serioz i buxhetit mund të pritet. Qeveria duhet të ndërmarrë tash veprime për të zhvilluar një sistem të përmirësuar për mbledhjen e taksave dhe faturave për shërbimeve dhe për ta sjeliur ekonominë gri në legalitet. Përpjekjet e tilla do të rrisnin të hyrat publiks dhe do të reduktonin varësinë nga ndihmat ndërkombëtare. Sektori i energjisë ësnië ndër vlerat afatgjata më premtuese të Kosovës. Ai është poashtu edhe një nga sfidat më shqetësuese. Kompania energjetike e Kosovës (KEK) vuan nga teknologjia e vjetëruar, ndërprerjet e rrymës dhe mundesë dramatike të hyrave nga konsumatorët e saj. Dimrin e kaluar, një numër i fshatrave janë çkyçur për shkak të mungesës së pagesës nga konsumatorët. Këtë dimër, do të mund të kemi përvoje të ngjashme të çkyçje. Megjithatë, këto nuk do të duhej të paraqiten si probleme ndëretnike. Të gjitha komunitetet janë të prekura. Ka poashtu edhe zhvillime pozitive. Kur konflikti i armatosur mori fund më 1999, kishte pothuaj një mungesë të plotë të strukturës dhe legjislacionit ekonomik. Sot, strukturat e tilla janë vendosur dhe legjislacioni modern ekziston në shumë sfera esenciale. Vendosja e rregullatorëve dhe zhvillimi i vazhdueshëm i sektorit bankar janë në mesin e të arriturave që kontribuojnë në zhvillimin potencial ekonomik. një Ministri e Financave dhe Ekonomisë që funksionon mirë në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë dhe lokalë - ka zhvilluar një korrnizë për menaxhimin e ekonomisë moderne. Plani Zhvillimor i Kosovës kur të jetë i gatshëm poashtu do ti jep krahinës një instrument të vlefshëm për të drejtuar të ardhmen e saj ekonomike.
    30. Sot, procesi i privatizimit është duke vazhduar pas vonesave të shumëta. Agjencia Kosovare e
    Mirëbesimit pret që 90 për qind e vlerës së ndërmarrjeve në pronësi shoqërore do të jetë privatizuar deri në pranverën e ardhshme. Ky proces do të mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në ekonominë e Kosovës, meqë shumë riga ndërmarrje shoqërore kanë qenë jasht funksionit. Shumica e ndërrmarjeve të privatizuara janë marrë nga shqiptarët e Kosovës që jetojnë jasht vendit. Zyrtarët e lartë qeveritarë janë të brengosur se shumë nga investimet nuk do të shpiejnë në aktivitet produktiv të biznesit. Ka një potencial
    për të përdorur procesin e privatizimit për qëllim të spastrimit të parave. Për më tepër, është me rëndësi që të merret parasysh efekti i këtij procesi . në grupet e ndryshme etnike. Procesi i privatizim,it do të mund të shpiente në diskriminimi në punësim pcrgjatë vijave etnike dhe të ndikoj qërdrueshmërinë ekonomike të komuniteteve minoritare. Ky proces duhet të vazhdoj, por në një mënyrë që do të ruante interesat e popuilatës
    minoritare gjatë dhe pas privatizimit. Një angazhim më konstruktiv i Beogradit në procesin e privatizimit do të promovonte këtë qëillim.
    31. Kosova poashtu ka resurse të vlefshme dhe të paeksploatuara natyrore, posaçërisht linjit dhe reserva të tjera minierash sikur edhe një potencial të rëndësishëm bujqësor. Me teknologji dhe infrastrukturë të përmirësuar, reservat e linjitit do të mund ta kthenin Kosovën në eksportues të energjisë në një rajon që është i uritur për energji. Zgjidhja e çështjeve që ndërlidhen me të drejtat pronësore do të lehtësonin përdorimin produktiv të tokës së papunuar duke ia mundësuar Kosovës që të reduktoj importin e tanishëm dhe paprahueshëm të lartë të produkteve bujqësore.
    32. Marë në përgjithësi, situata ekonomike është e karakterizuar nga problemet serioze në afat të shkurtër, por edhe nga perspektivë pozitive në afat të gjatë. Nëse një proces për statusin e ardhshëm niset, kjo sigurisht se do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës. Do të krijonte një optimizëm dhe besim të ri për të ardhmen. Me statusin e ardhshëm të përcaktuar, një bazë më e fuqishme për investime, hua dhe bashkëpunim me akterët ndërkombëtarë do të jetë në vend. Autoritetet e Kosovës, megjithatë, do të duhej të kuptojnë se ato nuk mund të varen nga komuniteti ndërkombëtar per ti zgjidhur problemet e tyre. Ato vet duhet të ndermarrin hapa për të siguruar se mangësitë trajtohen, për shembull në lidhje me fiorcimin e të hyrave publike. Për më tepër, investimet dhe integrimi nuk do të varen vetëm nga statusi. Këto poashtu do të varen edhe nga një Kosovë e parashikueshme dhe stabile, që e respekton sundimin e ligjit.

    Përmirësimi i respektil për sundimin e ligjit

    33. Sundimi i ligjit ështc i ndikuar nga fuqia c institucioneve dho qëndrueshmeria e ekonomisë. Ai poashtu është i varur nga zhvillimi i një kornize ligjore, ku progres domethënës është arritur. Sfida kryesore sot është mungesa e aftësisë dhe gadishmërisë për të zbatuar legjislacionin në të gjitha nivelet. Respektimi për sundimin e Lgjit është ngulitur në mënyrë joadekuate dhe mekanizmat për zbatimin e tij nuk janë zhvilluar
    sa duhet. Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) institucioni më multietnik i Kosovës gradualisht po merr detyra të reja dhe që kërkojnë më shumë, përfshirë kontrollin e trazirave. Në mbarë Kosovën, përgjegjësia për operacionet e saja i është kaluar SHPK-së, me policinë ndërkombëtare në rol monitorues. Puna që ka ndërmarrë në lidhje me shkeljet e rëndomta brenda një komuniteti etnik po respektohet çdo herë e më shumë nga popullata. Krimet e natyrës më të rëndë ose me dimensione etnike mbeten të vështira për tu
    adresuar nga SHPK-ja.
    35. Sistemi gjyqësor i Kosovës përgjithësisht konsiderohet si më i dobëti nga institucionet e Kosovës. Sistemi i drejtësisë civile ëhstë posaçërisht brengosës, me një punë të pakryer në rritje të rasteve që tash arrinë numrin prej disa dhjetra mija. Kjo e ndikon secilin në Kosovë, duke e ulur respektin për sundimin e ligjit dhe duke kontribuar për një klimë të pandëshkueshmërisë. Shumë nga rastet në pritje janë pretendime pronësore
    nga minoritarët.
    36. Luftimi i krimit serioz, përfshirë krimit të organizvar dhe korrupsionit, është dëshmuar të jetë i vëshitirë për SHPK-në dhe sistemin e gjyqësisë. Ai pengohet nga solidariteti klanor apo familjar, kërcënimi i dëshmitarëve sikur edhe i zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësisë. Përkrimet seiroze ndëretnike, historia e zbatimit të ligjit poashtu është e dobët. Tepër pak fajtorë për krime serioze sillen ndonjëherë para drejtësisë.
    Krimet tjera sikur që është vjedhja e bagëtisë dhe pajisjeve bujqësore që i takojnë minoritetev dhe përdorimi ilegal i tokës buqësore poashtu rrall,persekutohen. Kjo e përforcon ndjenjën se kriminelët mund të veprojnë me pandëshkuesh
    37. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë karakterizuar si kërcënimet më të mëdha për stabilitetin e Kosovës dhe për qëndrushmërinë e instltucioneve të saja. Disa raste të profilit të lartë të ndërlidhura me krimin e organizuar, përfshirë trafikim te njerëzve dhe drogës, janë hulumtuar si duhet nga komuniteti ndërkombëtar dhe fajtorët janë sjellë para drejtësisë. Këto raste individuale konfimrojnë se krimi i organizuar paraqet një kërcënim serioz për Kosovën.
    38. Korrupsioni është fenomen i përhapur gjerësisht në Kosovë, por niveli është vështirë të vlerësohet. Në sfera të caktuara, sikur që është shërbimi doganor, përpjekjet serioze janë bërë për të luftuar korrupsionin institucional duke vënë në funksion sisteme efektive të llogaridhënies. Qeveria nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme administrative dhe veprime legjislative për të luftuar dhe parandaluar korrupsionin në institucionet e përkohshme. Një ligj antikorrupsion ështe për vend, por themelimi i agjencisë antikorrupsion është vonuar. Procesi është i ngadalshëm dhe pa një ndjenje të bindshme të përkushtimit. Gjatë gjashtë viteve të kaluara, policia ndërkombëtare, prokurorët dhe zyrtarët e zbulimit janë përpjekur por kanë dështuar që të shkojnë përtej sipërfaqes së problemit të korrupsionit. Solidariteti klanor, kodet e heshtjes, problemet gjuhësore dhe institucionet lokale të zbatimit të ligjit pa përvojë, që të gjitha kanë kontribuuar në këtë dështim. Një përpjekje e përbashkët nga komuniteti ndërkombëtar dhe autoritete e Kosovës të përkushtuara plotësisht do të mund të sillte progres në këtë sferë. Kjo sigurisht se do të mund të kishte një ndikim domethënës dhe do të demonstronte një gadishmëri për të trajtuar krimet e tilla.
    39. Policia dhe gjyqësori i Kosovës janë institucione të brishta. Prandaj, transferi i mëtejmë i përgjegjësive në këto sfera duhet të shqyrtohet me kujdes të madh. Ministritë e reja të Drejtësisë dhe Punëve tc Brendshme duhet të vendosen nën lidershipin e individëve që gëzojnë besim të nivelit të lartë tek të gjitha komunitetet dhe në të gjitha partitë politike. Indiviët e tillë do të jetë e vështirë të gjinden. Në një shoqëri të ndarë thellësisht, e
    cila ende është duke u rimëkëmbur nga trauma e pas konfliktit, këto dy ministri shpejt do të mund të konsiderohen si të kenë rënë nën kontroll të një partie politike apo të njo grupi etnik. Transferi i përgjegjësive në sfera të tilla të ndjeshme nuk mund të funksionoj pa një politikë të fortë të mbikqyrjes, intervenimit dhe sanksionimit. Përbërja multietnike e SHPK-së dhe besimi që ajo gëzon është i brishtë. Kalimi i përgjegjësive në këtë sferë do të mund të ketë ndikim centrifugal në SHPK-në, duke e bërë të vështirë mbajtjen e përbërjes së saj multietnike. Kjo sfidë do të jetë edhe më e madhe në një periudhë kur bisedimet e mundshme për statusin e ardhshëm do ta vënin karakterin e saj multietnik nën presion.
    40. Në dritën c kufizimeve të policisë dhe sistemit gjyqësor, do të ketë nevojë për një prezencë të vazhdueshme të policisë ndërkombëtare me fuqi ekzekutive në sferat e ndjeshme. Një prezencë e vazhdueshme e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë poashtu do të kërkohet për të trajtuar rastet e ndërlidhura me krimet e luftës, krimin e organizuar dhe korrupsionin sikur edhe rastet e vështira ndëretnike. Reduktimi i tanishem i gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë është i parakohshëm dhe duhet të rishqyrtohet urgjentisht. Rezultati i reduktimeve të tilla do të jetë një humbje e mëtejshme e kredibilitetit të sistemit të drejtësisë dhe të besimit në mesin e popullatës në përgjithesi dhe komuniteteve minoritare në veçanti. Ka pak arsye për të besuar se gjykatësit dhe prokurorët lokalë do të jenë të aftë për të plotësuar funksionet e kryera nga personeli ndërkombëtar në një të ardhme të afërt.
    41. Kujdes poashtu kërkohet edhe në lidhje me të ardhmen e Shkollës së Shërbimit Policor të Kosovës. Kjo është një nga përpjekjet më të sukseshme të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Ende nuk ka ardhur koha që të zëvendësohet menaxhmenti ndërkombëtar i kësaj shkolle. Forca policore duhet të jetë, dhe duket se është, e trajnuar në një ambient politikisht neutral. Vetëm atëherë do të sigurohet përbërja multietnike e SHPK-së, dhe niveli i pranimit nga të gjitha komunitetet të rritet.
    42. Përmirësimi i respektit për sundimin e ligjit poashtu do të kërkoj përforcimin e instrumenteve të të drejtave të njeriut. Plani i tanishëm për themelimin e një Paneli Këshilldhënës për të Drejtat e Njeriut pranë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm do të mund të kontribuonte për një mbrojtje më të madhe të të drejtave të njeriut. Krijimi i një Paneli Special për të Drejtat e Njeriut pranë Gjykatës Supreme poashtu mund të merret parasysh.
    43. Për më tepër, Institucioni i Ombudspersonit është njëri nga instrumentet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë. Sot në klimën e tanishme të të drejtave të njeriut, do të jetë me rëndësi shmangja nga dobësimi i këtij Institucioni kur ai të transferohet në pronësi lokale. Komuniteti ndërkombëtar duhet të siguroj se fuqitë dhe përgjegjësitë e veta të tanishme nuk dobësohen dhe se kredibiliteti i zyrës sigurohet.

    Sfida ndëretnike

    44. Në rezolutën 1244 (1999), është vënë theks në mbajtjen e kosovës si shoqëri multietnike. Sfida ndëretnike ka një numër komponentash krijimi i sigurisë, sigurimi i të drejtave pronësore, promovimi i kthimit dhe mbrqjtja e identietit të komuniteteve minoritare. Për keqardhje, pak është arritur për të krijuar një themel për një shoqëri multietnike. Liderët e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrin hapa urgjent në mënyrë që të përmirësojnë këtë pamje të zymtë.
    45. Sa i përket sigurisë, situata e përgjithshme është stabile. Niveli i krimit të raportuar përfshirë krimin ndëretnik është i ulët. Në përgjithësi, liderët politikë i japin rëndësi të madhe mbajtjes së stabilitetit dhe sigurisë. Ata e kuptojnë se çdo shpërthim i dhunës do të dëmtonte seriozisht reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe ambiciet e tyre politike. KFOR-i në detyrën që ka për të garantuar sigurinë e përgjithshme është bërë më efikas dhe më i aftë për të reaguar shpejtë në tërë Kosovën. SHPK-ja është më mirë e trajnuar dhe e pajisur. Megjithatë, situata mbetet e brishtë - sikur që është ilustruar nga ngjarjet e javës së kaluar.
    46. Në terren, situata është komplekse dhe shqetësuese - posaçërisht për komunitetet minoritare. Statistikat lahtë mund të jenë mashtruese. Derisa niveli i krimit të raportuar ndëretnike është i ulët, ka raste të shpeshta të paraportuara të dhunës dhe incidenteve ndëretnike të nivelit të ultë. Ato nuk paraqiten në statistika. Keqtrajtimet, plaçkitja, vjedhja e bagëtisë, dhe incidente të tjera të ngjashme ndodhin shumë shpesh. Kjo vjen si shtesë e okupimit të gjerë ilegal të pronës, posaçërisht të tokës bujqësore, që e bën të pamundur qasjen në pronë të tillë dhe përdorimi apo kultivimi i saj pa një rrezik të sigurisë. Kosova është poshtu një vend i vogël, ku incidentet në njërën pjesë bëhen të ditura shpejtë tek pjesët tjera. Në këtë situatë. Komunitetet minoritare - dhe posaçërisht serbët e Kosovës vuajnë nga më shumë se një pasiguri e perceptu-ar. Është vërtetë një përzierje e realitetit dhe per-ceptimit. Për të luftuar këtë situatë, do të jetë me rëndësi që të persekutohet krimi më energjikisht. Kur fajtorët mbeten në liri, ndjenja e pandëshkueshmërisë mbizotëron. Kur ka liri të lëvizjes për fajtorët, është vështirë ta bindësh vik-timën se ai apo ajo gëzon lirinë e njejtë.

    47. Numri i ulët i incidenteve ndëretnike të raportuara pjescrisht rezulton nga fakti se minoritetet kanë tendencë ti shmangen ose i redktojnë kontaktet e tyre me popullatën shumicë. Është vështirë të pritet që njerëzit nga komunitetet minoritare duhet të marrin përsipër rrezikun në mënyrë që të verifikojnë nëse liria e lëvizjes dshe
    siguria janë perceptime apo fakte të jetës. Por, përveç kësaj, autoritetet në Beograd duhet të përmbahen nga komentet nxitëse ose reagimet e parakohshme ndaj incidenteve të dhunës kur ato ndodhin. Deklaratat e kësaj natyre poashtu kontribuojnë në një ambient të pasigurtë.

    48. Sigurimi i të drejtave pronësore është një nga sfidat më urgjente në lidhje me krijimin e shoqërisë vërtetë multietnike. Është një rregull i përgjithshëm i lifgjit që ndikon të gjitha komunitetet. Megjithatë, është kruciale për komunitetet minoritare - posaçërishrt serbët e Kosovës - dhe për perspektivën e tyre të kthimit dhe mbijetesës. Momentalisht, të drejtat pronësore as nuk respektohen as nuk garantohen. Ndërtimet ilegale dhe uzurpimi i shtëpive, pronës bujqësore dhe komerciale është një fenomen i përhapur gjerësisht.

    49. Një numër i madh pronave bujqësore dhe komerciale mbeten të zëna ilegalisht. Kjo paraqet një pengesë serioze për kthimin dhe jetesën e qëndrueshme. Shumica e pretendimeve ndaj pronës për banim janë gjykuar. Megjithatë, më pak se sa gjysma e vendimeve janë zbatuar. Gjykatat lokale kanë një sasi serioze të rasteve të papërmbyllura që ndëlidhen me çështje pronësore e që arrijnë në dhjetra mija.Është një situatë që nuk.mund të lejohet të vazhdojë. Qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar duhet që urgjentisht ta adresojnë këtë çështje dhe të gjejnë mënyrat alternative për të zgjidhur rastet e diskutueshme dhe të zbatojnë vendimet, që duhet të merren.
    50. Mungesa e sigurisë dhe respektit për të drejtat pronësore sikur edhe paqartësia rreth të ardhmes kontribojnë shumë në faktin që tërë procesi i kthimit praktikisht është ndalur. Ka një ndjenje të fuqishme se ata që kryejnë krime garojnë pandëshkueshmëri dhe se mundësia për krijimin e një jetese të qëndrueshme është shumë e kufizuar. Shumica dërmuese e njerëzve që janë laguar nga Kosova pas qershorit 1999 nuk janë kthyer. Shumica e atyre që janë larguar pas dhunës së marsit 2004 janë kthyer, edhe pse një numër sërish i kanë braktisur shtëpitë e tyre. Madje edhe pse shtëpitë dhe shumë nga ndërtesat sekondare tash janë rindërtuar, të kthyerit e shohin kompenzimin fillestar prej 2000 eurosh si të pamjaftueshëm për të mbuluar humbjet të pronës së lëvizshme. Një proces i qëndrueshëm i kthimit do të kërkoj përkrahje dhe vëmendje për një periudhë më të gjatë kohore, posaçërisht për të lehtësuar qasjen r.ë shërbimet dhe rimarrjen në pronësi të tokës. Vëmendje më e madhe poashtu do të jetë e nevojshme për ata që kanë mbetur. Qëndrueshmëria e komuniteteve ekzistuese duhet të jetë pjesë integrale e strategjisë së kthimit. Për çdo familje që largohet, perspektiva e kthimit në fshatin ose qytetin e tyre do të pakësohet.
    51. Liderët shqiptarë të Kosovës janë përkushtuar për procesin e kthimit. Megjithatë, ky është "realitet: në Prishtinë". Realiteti në terren është tjetër. Situata e sigurisë, qasja e parnjaftueshme në drejtësi, mungesa e të drejtave pronësore dhe perspektiva e pasigurtë politike dhe ekonomike i dekurajon kthimet. Për më tepër, atmosfera e përgjithshme në shumë vende nuk është e favor-shme për kthim. Multietniciteti shpesh nuk shihet
    si qëllim. Prandaj, me disa përjashtirhë. sërbët e Kosovës'do të kthehen vetëm në vendet ku ata mund të gjejnë'siguri në numër me qasje në shëbrimet e tyre vetanake. Pak serbë të Kosoves jetojnë ende në zonat urbane me popullatën shqiptare të Kosovës dhe kthimet atje janë më të vështira meqë presioni nga komuniteti shumicë është më i madh ndërsa mjetet për mbijetesëekonomike janë të kufizuara.
    52. Derisa statistikat e besueshme, të përgjithshme, vështirë gjinden, është një vështrim i përhapur gjerësisht poashtu edhe tek komuniteti ndërkombëtar - se momentalisht poaq ose më shumë serbë të kosovës po largohen nga Kosova se sa që po kthehen. Ka raporte se një numër në rritje i të kthyerve e shesin pronën e
    tyre dhe largohen sërish.
    53. Procesi i kthimit është poashtu i penguar nga fakti se asistenca u ofrohet vetëm atyre që kthehen pë vendlindjen e tyre fillestare. P.sh. ka pak gjasa që ata të cilët janë larguar nga Prishtina në vitin 1999 të kthehen në një të ardhme të afërme. Ata megjithatë, mund të duan të bëjnë shtëpi diku tjetër brenda Kosovës. Një politikë më fleksibile e asistencës për t'ua mundësuar të kthyerve rivendosjen në zona sipas dëshirës së tyre dtihet të shqyrtohet. Kjo do t'ua mundësonte të kthyerve që të krijojnë komunitete më të qëndrueshme në
    Kosovë. Përkrahja kësisoj do tu ofrohej njerëzve atje ku ata mund të jetojnë dhe jo vetëm në vendet ku kanë jetuar. Kjo megjithatë është çështje komplekse, pasiqë një politikë më fleksibile mund edhe të keqpërdoret për mainipulime politike dhe realizime të qellimeve politike. Ajo nuk mund to nënkuptojë zotim ndaj atyre që duan të kthehen dhe që kanë nevojë për përkrahje për të përmbushur aspiratat e tyre. Nuk mund të jetë zëvendësim për politikat aktuale, por duhet të jetë shtesë e tyre.
    54. Situata me të zhvendosurit brenda Kosovës neglizhohet vazhdimisht. Ekzistimi i mëtejmë i kampeve brenda Kosovës është turp për strukturat qeverisëse dhe komunitetin ndërkombëtar. Kampi i romëve në Plemetin dhe ai në Zhitkovc janë posaçërisht shqetësues dhe me kushte të rënduara për shkak te rreziqeve seriozë për shëndetin. Me to duhet marrë urgjentisht.
    55. Objektet dhe institucionet fetare ortodokse serbe përfaqësojnë një element kyç të qenies së shoqërisë serbe të Kosovës. Qëndrueshmëria e komunitetit serb në Kosovë është e lidhur me ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore dhe religjioze. Megjithatë, objektet fetare ortodokse paraqesin poashtu më shumë se një pjesë të rëndësishme të identitetit serb. Ato janë pjesë e trashëgimisë botërore. Shumë prej këtyre objekteve janë dëmtuar ose shkatërruar rëndë që nga viti 1999. Së fundi, rindërtimi i tyre është duke filluar: Megjithatë, ato do të kenë ende nevojë për mbrojtje. Derisa gatishmëria e KFOR-it për të ruajtur ato objekte është esenciale, një zgjidhje e qëndrueshme nuk mund të realizohet duke llogaritur gjithmonë në forcat ushtarake.
    56. Ka nevojë për të krijuar një "hapësirë mbrojtëse" përreth këtyre objekteve me qëllim që të mos jenë aq të ekspozuara ndaj mainipuiimit politik. Duhet gjetur modalitete të cilat do ti vendosnin objektet fetare serbe nën një formë të mbrojtjes ndërkombëtare. Kjo duhet të përfshijë garanci për qasje, të drejta pronësore, dhe qëndrueshrrmëri të komunitetit. Është me rëndësi jo vetëm të mbrohen objektet e veçanta si monumente kulturore dhe fetare, por poashtu edhe si komunitete që zhvillohen. Këshilli i Evropës dhe UNESCO kanë ekspertizë të veçan-të në këto fusha dhe do të duhet të ftohet per të lozur rolin e tyre në aranzhmane të kësaj natyre.
    57. Kisha Ortodokse Serbe është duke u përballur me presion kundër identitetit të saj. Pos kërcënmeve dhe frikësimeve, bëhen përpjekje për të rishkruar historinë dhe origjinën e trashëgimisë së tyre. Ata e shohin se emrat jokontraverzë dhe emrat neutralë të rrugëve në afersi të objekteve të tyre fetare ndërrohen dhe "shqiptarizohen". Liderët shqiptarë të Kosovës duhet të reagojnë dhe të ndërpresin aktivitetet e tilla.
    Kisha Ortodokse Serbe është duke u përballar; me presion kundër identitetit të saj. Pos kërcënimëve dhe frikësimeve, bëhen përpjekje për të rishkruar historinë dhe origjinën e trashëgimisë së tyre. Ata e shohin se emrat jokontraverzë dhe emrat neutralë të rrugëve në afërsi të objekteve të tyre fetare ndërrohen dhe "shqiptarizohen". Liderët shqiptarë të Kosovës duhet të reagojnë dhe të ndërpresin aktivitetet e tilla.
    58. Për të realizuar një kthim të qëndrueshëm dhe komunitete të qëndrueshme minoritare, do të nevojitet procesi i decentralizimit. Ai do të përmirësoje mundësinë e komuniteteve joshqiptare në Kosovë që të ruajnë identitetin e tyre dhe jetën e tyre, të ndërtqjnë besim në të ardhmen dhe të inkurajohen që të marrin pjesë më aktivisht në institucionet qeverisëse të Kosovës.
    59. Qysh nga viti 2002, decentralizimi u është premtuar serbëve të Kosovës në shkëmbim të pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje dhe rië institucionet e përkohshme vetëqeverisëse. Megjithatë, deri tash së fundi përpjekjet e vërteta dhe vullneti politik kanë munguar. Gjatë verës së vitit 2005, dëshira për të arritur rezultate të shpejta-kishte çuar në një qasje më pak ambicioze dhe konsulta; të pamjaftueshme me ata që ishin përfshirë.
    Rezultati ishte:"i vogël dhe i vonuar". Progres është arritur në pilot-projektet joserbe. Megjithatë, yendnumërimi aktual përsa i përket atyre në zonat me shumice serbe nuk duket se mund të zgjidhet.
    60. Decentralizimi tani duhet të shqyrtohet seriozisht, në një kornizë më të gjerë, duke çuar në decentralizim të pushtetit dhe rritje të kompetecave në nivel lokal. Një kornizë e tillë do të mund të përfshinte një numër komunash të reja ku ne veçanti serbët e Kosovës do të kishin shumicë ne theksuar. Kjo mund të parashikojë kompetenca të shtua'ra në sferat si ajo e policisë, drejtësisë,: arsimit, kulturës, mediave dhe ekonomisë, duke përfshire edhe emërimin e zyrtarëve kyçë. Do të mund të lejonte poashtu lidhje horizontale midis komunave me shumicë serbe. Mund të shqyrtohen poashtu edhe modalitete për lidhje të posaçme me Beogradin, pa i dhënë Beogradit autoritet mbi komunitetet e tilla. Një plan ambicioz i decentralizimit me kompetenca speciale të cilat shkojnë më larg sesa ato që u janë dhënë të gjitha komunave, nuk duhet të rrezikojë institucuonet qëndrore në Kosovë apo të dobësojë autoritetin e Prishtinës. Ai do të vendoste garanci efektive institucionale për minoritetet, do të rriste besimin e minoriteteve në institucionet qëndrore të Kosovës dhe do të kontribonte në një situatë ku komunat e tilla do të ish.in nën autoritetin e Prishtinës. Pos kësaj, do të ndihmonte absorbimin e strukturave paralele në enititete legjitime.
    61. Komuniteti ndërkombëtar duhet të rrijë gati për të ndihmuar vendosjen e modaliteteve për një decentralizim më të gjerë. Duhet nxjerrë mësime nga proceset e ngjashme edhe pse jo identike në Maqedoni dhe në Jug të Serbise. Në të dyja rastet, komuniteti ndërkombëtar ka kontribuuar me përpjekje të konsiderueshme për tu dhënë popullatave të atjeshme shqiptare hapësirën për të marrë frymë lirisht, hapësirë kjo e nevojshme për ti mbrojtur interesat e tyre dhe për të ruajtur identitetin në një ambient multietnik. Komuniteti ndërkombëtar tani duhet të jetë gati për të vepruar me vendosmërinë e njëjtë për të mbrojtur interesat e serbëve të Kosovës dhe minoriteteve të tjera.

    RRUGA PËRPARA
    Procesi i statusit të ardhshëm


    62. Nuk do të ketë sikur është thënë edhe në raportin e vitit të kaluar një moment të mirë për të adresuar statusin e ardhshëm të Kosovës. Përcaktimi i statusit të ardhshëm të Kosovës mbetet dhe do të vazhdojë të jetë një çështje tejet e ndieshme politike me implikime serioze rajonale dhe ndërkombëtare. Megjithatë, një
    vlerësim i përgjithshëm shpie në konkludimin se ka ardhur koha për të filluar këtë proces.
    63. Që nga viti i kaluar, një proces politik ka qenë në shteg në Kosovë i cytur edhe nga një angazhim
    më dinamik ndërkombëtar. Ky proces ka qenë i bazuar në një strategji gjithëpërfshirëse e cila i ofronte Kosovës një përspektivë politike. Ky proces duhet të vazhojë. Nuk mund të ndërpritet ose të shtrëngohet të ndalet. Kosova ose do të ecën përpara ose do të rrëshqasë prapa. Duke qenë se Kosova ka lëvizur prej stagnimit drejt pritjeve nuk duhet lejuar që stagnimi të zerë rrënjë prapë.
    64. Progresi përsa i përket implementimit të standardeve është shumë i përzier. Nevojitet urgjentisht progres i mëtejmë. Megjithatë, nuk ka të ngjarë që shtyerja e procesit për statusin final të mund të shpiejë në rezultate më të prekshme dhe të mëtejme në implementimin e standardeve. Progresi mund të arrihet vetëm nëse ndjenja e përspektivës politike vazhdon të mbahet dhe nëse korr.uniteti ndërkombëtar është gati dhe në gjendje që të mobilizojë energji më të mëdha dhe presion më të madh sesa që ushtron sot. Nëse procesi i statusit të ardhshëm menaxhohet në mënyrën e duhur, kjo kornizë mund të shërbejë për të arritur më shumë progres.
    65. Ekziston tani një pritje si në Kosovë ashtu edhe në Beograd por edhe në rajon se procesi për statusin e ardhshëm do të fillojë. Gjatë këtij shqyrtimi gjithpërfshirës, ka pasur një lëvizje graduale në pregatitjen për procesin e statusit të ardhshëm midis bashkëbiseduesve. Ka pasur një tendencë midis liderëve në Prishtinë për të luftuar njëri-tjetrin në vend se të pregatiten për hapat e ardhshëm. Së fundi, një ekip negociator, i përbërë nga pesë liderët shqiptarë më të njohur të Kosovës, është caktuar nën udhëheqësinë e presidentit të Kosovës. Ka pasur një tendencë të fuqishme në mesin e Liderëve serbë në Beograd që të shohin njëri-tjetrin në vend se të shohin përpara. Sot, ekziston një ndjenjë më e fuqishme e gatishmërisë dhe unitetit. Ka pasur hezitim në mesin e serbëve të Kosoves sesi të bëhen bashkë dhe të diskutojnë sfidat të cilat i presin. Serbët kosovarë nga të gjitha fraksionet tani janë bërë bashkë rreth një tavoline. Puna në këtë shqyrtim gjithepërfshirës i ka nxitur këto zhvillime. Megjithatë. tc gjitha këto trende janë të brishta. Do të duhen përpjekje të fuqishme si në Prishtinë
    ashtu edhe në Beograd si edhe midis serbëve të Kosovës për t'u bërë gati në një formë koherente dhe unike për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës.
    66. Pos kësaj, të gjitha palët kanë nevojë për qartësim përsa i përket statusit të ardhshëm të Kosovës. Shqiptarët e Kosovës presin se procesi politik do të ecë para dhe se përcaktimi i statusit të ardhshëm të Kosovës do të sjellë qartësim më të madh përsa i përket zhvillimit politik dhe ekonomik të Kosovës. Serbët e Kosovës kanë nevojë për t'ua qartësuar me qëllim që të marrin vendime duke qenë të mirë informuar për jetën e
    tyre në të ardhmen. Për Beogradin, përcaktimi i statusit të ardhshëm të Kosovës do të heqë një burim të rëndësishëm të destabilitetit të brendshëm politik dhe do të ndihmojë në realizimin e përspektivës evropiane të Serbisë. Këtij rajoni do t'i vihet më mirë në shërbim duke e vënë çështjen e statusit të ardhshëm të Kosovës në agjendë. Qartësia do të nxisë kooperimin rajonal politik dhe ekonomik dhe do të heqë elementin e jostabilitetit, i cili aktualisht pengon zhvillimin e rajonit.
    67. Është shumë me rëndësi që procesi i statusit të ardhshëm të ndodhë në kohën kur komuniteti ndërkombëtar është ende prezent në Kosovë dhe në forcë të mjaftueshme. Në komunitetin ndërkombëtar ka aktualisht një "lodhje prej Kosovës". Shtyerja e procesit të statusit do të rriste këtë lodhje dhe do të dobësonte aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për të bërë këtë proces. Hapja e procesit të statusit do të krijojë baza për një angazhim të ri-gjallëruar të komunitetit ndërkombëtar, duke kërkuar kësisoj që vendet dhe organizatat e ndryshme të vendosin Kosovën sërish në agjendë.
    68. Komuniteti ndërkombëtar është i zotuar që të sigurojë se Kosova e së ardhmes do të respektojë të drejtat ekonomike. shoqërore dhe politike të të gjitha grupeve etnike, në përputhje me rezulton 1244 (1999). Kjo poashtu duhet të reflektohet në një përpjekje për të sjellur minoritetet në këtë proces. Pos Beogradit dhe Prishtinës, serbët e Kosovës do të duhet të adresohen gjithashtu si palë në këtë proces. Mekanizmat duhet gjetur për të involvuar edhe komunitetet tjera të vogla. Ata shpesh deklarojnë gatishmërinë e tyre për të kon-
    tribuuar për statusin e ardhshëm të Kosovës. Por ata poashtu presin se ky proces do t'i adresojë edhe të drejtat dhe rolin e tyre në Kosovën e së ardhmes.
    70. Për rrjedhojë, duhet patur parasysh ecjen para me kujdes. Duhet bërë çdo përpjekje që të bëhen bashkë të gjitha palët - dhe të mbahen bashkë - përgjatë tërë procesit të statusit. Kjo pjesëmarrje e gjerë duhet të respektohet nga të gjithë. Procesi nuk duhet të nxitohet përpara - por duhet të çohet përpara me një imazh të qartë të agjendës dhe të implikimeve. Ky imazh i qartë i agjendës ende nuk është aty. Rezultati përfundimtar duhet të jetë stabil dhe i qëndrueshëm. Nuk duhet vendosur pra, limite kohore artificiale. Megjithatë, kur të ketë filluar procesi, ai nuk mund të bllokohet dhe duhet të çohet në fund.
    71. Siç u tha edhe më lart, është harxhuar goxha energji - si pjesë e konsultimeve për shqyrtimin gjithëpërfshirës për të ndërtuar një ambient i cili do ti shkonte për shtati diskutimeve për statusin e mundshëm të ardhshëm. Një element me rëndësi në këtë drejtim ka qenë që të sillen Prishtina dhe Beogradi bashkë në një bisedime joformale direk te në nivel ministror. Këto takime, midis ministrave të pushtetit lokal dhe atyre të kulturës, kanë qenë bisedimet e para direkte në nivel politik për këto dy vjet. Decentralizimi, si edhe çështjet kul-turore e fetare, përfaqësojnë elemente esenciale në cilindo proces për statusin e ardhshëm. Vazhdimi i këtyre diskutimeve derisa ecet drejt fazave të hershme të procesit të statusit do të shërbente si masë për ndërtimin e besimit dhe si sinjal i gatish-mërisë së të gjithëve për të kontribuuar për një Kosovë stabile dhe multietnike pa marrë parasysh epilogun e e procesit për statusin e ardhshëm. Ato duhet të jenë tullat e themelit për fazat pasuese të procesit.
    72. Statusi i ardhshëm gjithashtu do të kërkojë që të involvohen vendet fqinje në kuptim të qartë. Ato duhet ta kuptojnë procesin, ta përkrahin dhe të sigurohen nga forma sesi ai bëhet. Kjo do të jetë me rëndësi për tu siguruar se stabiliteti mbahet përgjatë tërë procesit dhe se rezultati përfundimtar i kontribuon stabilitetit rajonal. Demarkacioni i kufirit me Maqedoninë do të jetë me rëndësi të theksuar dhe duhet të zgjidhet para se ky proces
    të ketë përfunduar.

    Mbajtja e implemeniimit të standardeve në binarë

    73. Do të duhen përpjekje të mëdha për të mbajtur procesin e implementimit të standardeve në binarë. Ekziston rreziku se vëmendja do të përqëndrohet në statusin duke i lënë anësh standardet. Megjithatë, është me rëndësi kyçe që resurse të mjaftueshme të mobilizohen për të siguruar implementimi i standardeve vazhdon me energji të papenguar dhe me një ndjenjë më të fuqishme të zotimit. Komuniteti ndërkombëtar, do të ketë gjatë procsit të statusit të ardhshëm, një levë më të fuqishme për të shtyrë përpara planin e implementimit të standardeve. Kjo mundësi diihet të shfrytëzohet në tërësi. Një implementim i përshpejtuar i standardeve do të jetë esencial për të që ushqyer besimin e serbëve të Kosovës dhe minoriteteve tjera gjatë periudhës së tensionit politik në rritje. Dhe. do të jetë esencial për të siguruar besimin e rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.
    74. Me qëllim që të stimulohet procesi i standardeve, komuniteti ndërkombëtar duhet që të intensiflkojë përpjekjet e tija në fusha kritike dhe duhet të rishqyrtojë disa prej praktikave aktuale. Ka nevojë për të përshpejtuar punën përsa i përket të drejtave pronësore, forcimit të politikave të kthimit, përmirësimin e instrumenteve të të drejtave të njeriut, shtimin e përpjekjeve për sundim të ligjit në përgjithësi dhe për tu siguruar që privatizimi nuk i prek minoritetet në formë diskriminuese. Progresi në këto fusha do të ofrojë një bazë më të fuqishme në mënyrë që procesi të mund të shpaloset dhe të rriten gjasat për një status të qëndrueshëm dhe stabil.

    Sfida e pajtimit

    75. Pajtimi duhet të nisë tani. Barra më e rëndë do të bjerë mbi shpatullat e liderëve të popullatës shu-micë. Ata të cilët duan njohje, integrim dhe investime duhet poashtu të shfaqin zemërgjerësi. Shqiptarët e Kosovës duhet të kërkojnë që të definojnë identitetin e tyre në një formë, e cila nuk do të shkojë në dëm të të tjerëve. Ata duhet t'i kuptojnë presionët në të cilat ndihen minoritetet për identitetin e tyre, kulturën dhe jetesën. Serbët e Kosovës dhe Beogradi duhet poashtu që të pranojnë iniciativat e tilla dhe të marrin pjesë aktivisht në procesin e pajtimit. Ata duhet të pranojnë se mbetja jashtë institucioneve të Kosovës nuk do ti sjellë në fund atyre mbrojtjen të cilën e kërkojnë. Shqiptarët e Kosovës duhet të fillojnë të shikojnë drejt komuniteteve tjera kurse serbët e Kosovës duhet që të fillojnë të shohin kah Prishtina. Të gjitha komunitetet duhet të bëjnë përpjekje për të mbështetur të ardhmen e tyre në përfshirje, modernizim dhe demokraci dhe jo në ndarje dhe përkatësi etnike.
    76. Progresi i mëtejme për të gjetur dhe identifikuar personat e pagjetur do ti jepte një kontribut të rëndësishëm procesit të pajtimit. Ata të cilët kanë humbur më ta dashurit e tyre kanë nevojë dhe meritojnë qartësim. përpjekjet e shtuara politike duhet të ndërmirren për ti përmbushur kërkesat e tyre legjitime. Mundësia e
    dhurimit të resurseve shtesë për të zgjidhur rastet e mbetura pezull të identifikimit duhet të shqyrtohet gjithashtu urgjentisht.
    77. Kosova nuk do të bëhet në një të ardhme të afërt një vend ku shqiptarët dhe serbët e Kosovës do të jenë të integruar. Ata mbase kurrë edhe s'kanë qenë. Megjithatë, procesi i pajtimit duhet të fillojë. Duhet të vijë nga brenda Kosovës dhe duhet të përqafohet nga të gjitha komunitetet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të inkurajojë pajtimin dhe të ofrojë përkrahje aktive.

    Rolet dhe përgjegjësitë e komunitetit ndërkombëtar

    78. Vendimi për të filluar procesin e statusit do ta çojë Kosovën dhe rajonin në një fazë të re dhe të vështirë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë forcën për të çuar procesin përpara. Kur të jetë përcaktuar statusi i ardhshëm, një prani ndërkombëtare ushtarake ose civile do të ketë nevojë për resurset e duhura që të menaxhojë dhe implementojë zgjidhjen në një formë stabile dhe të rregullt.
    79. OKB-ja ka bërë një punë kredibile dhe impresive në përmbushjen e mandatit të saj në rrethana të vështira. Por reputacioni i saj në Kosovë po zbehet. Kosova ndodhet në Evropë, ku ekzistojnë organizatat e fuqishme rajonale. Në të ardhmen, këto organizata në veçanti BE-ja do të duhet të lozin rolin kyç në Kosovë. Ato do të kenë reputacionin dhe do të jenë në gjendje që të ofrojnë përspektivat në kuadër të procesit të integrimeve evropiane. Megjithatë, çdo rikonfigurim i pranisë ndërkombëtare në Kosovë duhet të ndodhë në një formë të koordinuar me qëllim që të sigurojë se kërkesat aktuale dhe ato të ardhshme përmbushen dhe njëkohësisht ruhet edhe kredibiliteti i komunitetit ndërkombëtar.
    80. Procesi i statusit të ardhshëm duhet të shoqërohet me një theksim të qartë nga ana e komunitetit ndërkombëtar se është i gatshëm që të rrijë dhe të përkrahë këtë proces si dhe epilogun e tij. BE-ja duhet në të ardhmen e afërt të shqyrtojë rritjen e pranisë së saj në Kosovë me qëllim që të lozë një rol më të madh në procesin e standardeve, të pregatitet për një angazhim afatgjatë dhe të ofrojë dëshmi të dukshme të zbatimit të Evropës për Kosovën. Kur të jetë përcaktuar statusi, prej BE-së pritet që të marrë rol edhe më të madh. Kjo ndërlidhet me policinë dhe drejtësinë ku do të kërkohet një prani e vazhdueshme, edhepse më e vogël dhe më e specializuar për të monitoruar dhe përkrahur procesin e standardeve, i cili do të integrohet gradualisht me proceset e vendosura nga vetë BE-ja dhe në drejtim të përpjekjeve të fokusuara në ndërtim kapacitetesh.
    81. NATO-ja poashtu do të duhet të vazhdojë praninë e saj. Një ristrukturim është duke u bërë dhe ai do t'ia mundësojë KFOR-it që të ruajë kredibilitetin dhe efikasitetin, duke reduktuar njëkohësisht numrin e përgjithshëm të personelit. Asnjë organizatë tjetër nuk mundet aktualisht që të ofrojë bazën e njëjtë të stabilitetit si KFOR-i. Kontributi i SHBA-ve në KFOR është esencial. Ai do të ofrojë shprehje të dukshme të angazhimit të vazhdueshëm amerikan.
    82. OSBE-ja ka një përvojë të çmuar në punën e saj në terren në Kosovë dhe në ekspertizën e saj. Kjo prani do të kërkohet të mbahet për t'ia mundësuar komunitetit ndërkombëtar të monitorojë dhe përkrahë implementimin e standardeve, të promovojë besimin midis komuniteteve etnike dhe të identifikojë nevqjat për ndërtim kapacitetesh.
    83. Me OKB-në e cila eventualisht hiqet prej rolit të saj aktual në Kosovë, roli kryesor duhet poashtu të merret nga të tjerët. Një Përfaqësues i Lartë ose një aranzhman i ngjashëm duhet të merret në konsideratë. Një aranzhman i tillë do të duhet të jetë fuqishëm i lidhur me BE-në dhe njëkohësisht duhet të sigurojë zotimin e vazhdueshëm nga, ana e komunitetit të gjerë ndërkombëtar, në veçanti të SHBA-ve. Megjithatë, prania ndërkombëtare duhet të zhvillohet në frymën e partneritetit dhe pronësisë vendore. Çdo situatë e paskonfliktit ka veçoritë e saja. Po të kopjohet shembulli i Bosnjes dhe Hercegovinës do të ishte qasje e thjeshtë. Megjithatë, një aranzhman si i "Bonn Povvers" (pushtetit që ka Përfaqësuesi i Lartë në BeH) do të mund të shtjellohej në lidhje me çështjet nderetnike, me qëllim që të promovojë besimin dhe pajtimin.
    84. Një hartë për integrimin në strukturat ndërkombëtare do t'i ofronte Kosovës përpsektivë të vërtetë për të ardhmen. Iniciativat duhet të jenë të qarta dhe të dukshme. Një prani e shtuar e BE- së në Kosovë do të ofronte dëshmi të dukshme për zotimin e fuqishëm evropian.
    85. Beogradi poashtu do të ketë nevojë për nxitje të qarta për integrime në kornizat euro-atlantike të
    bashkëpunimit. Vendimi i BE-së që të hapë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit shënon një hap madhor në këtë drejtim. Nxitja më e rëndësishme për Beogradin, megjithatë, nuk do të jetë jashtë kontekstit të Kosovës, por brenda saj. Aranzhmanet për një decentralizim të gjerë do të jenë pjesa më esenciale.
    86. Të përcaktohet statusi i ardhshëm i Kosovës, në vetëvete, do të jetë një sfidë që kërkon shumë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çmos që të sigurojë se çfarëdo statusi që të bëhet ai, nuk do të bëhet megjithat status "i dështuar". Kosova nuk mund të mbetet përgjithmonë nën administrim ndërkombëtar. Megjithatë, ajo do të vazhdojë të varet nga një prani e konsiderueshme ndërkombëtare e stacionuar në Kosovë. Përkrahja e nevojshme në shumë fusha nuk mund të ofrohet përmes telekomandës. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë nervat e duhura. Hyrja në procesin e statusit të ardhshëm nuk nënkupton hyrjen në fazën e fundit, por në fazën e rradhës të pranisë ndërkombëtare.

    Qëllimi: Shqyrtimi gjithëpërfshirës është çuarje para e përgjegjësisë së OKB-së në Kosovë mbështetur në Rezolutën 1244 (1999), duke përfshirë ndihmesën në procesin politik i cili ka për qëllim përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Shqyrtimi do të ofrojë bazën për vlerësimin politik të Sekretarit të Përgjithshëm nëse situata i shkon për shtati fillimit të procesit të statusit të ardhshëm.
    Korniza e shqyrtimit: Shqyrtimi do të bëhet në kontekst të Rezolutës 1244 (1999) dhe Deklaratave relevante Presidenciale të Këshillit të Sigurimit.
    Metodologjia dhe fushëveprimi: Shqyrtimi gjithëpërfshirës do të përbëhet nga konsultimet me palët dhe me akterët kryesorë në terren, si dhe me komunitetin ndërkombëtar me një gamo të gjerë me qëllim që të vlerësohet situata aktuale dhe kushtet për hapat e ardhshëm të mundshëm në këtë proces. Ai do të shohë realitetet aktuale politike si dhe parakushtet formale për fillimin e procesit për statusin e ardhshëm mbi baza të progresit të vazhdueshëm dhe efektiv drejt implementimit të standardeve. Shqyrtimi poashtu do të marrë parasysh çështjet e lidhura me qëndruesh-mërinë e qeverisjes. përfshirë sundimin e Ligjit dhe sigurinë. Shqyrtimi do të përfshijë një eksplorim të modaliteteve për inicimin dhe bërjen e procesit për statusin e ardhshëm.
    I dërguari i posaçëm do të konsultohet për së afërmi me PSSP-në në Kosovë. Ai më tej do të konsultohet edhe Inter alia me përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Grupin e Kontaktit, organizatat relevante rajonale, palët, akterët relevantë rajonalë, dhe akterët tjerë kyçë. Me kërkesë të të Dërguarit të Posaçëm, UNMIK-u do të ofrojë përkrahjen e duhur dhe qasjen në informatat dhe analizat që ka në dispozicion.
    Afati kohor: Inicimi, ritmi dhe kohëzgjatja e shqyrtimit gjithëpërfshirës do të përcaktohet nga Sekretari i Përgjithshëm mbi bazë të kon-sultimeve të mbajtura nga i Dërguari i Posaçëm. duke marrë në shqyrtim situatën në terren. Shpresohet se shqyrtimi do të mund të komple-tohet në shtator.
    Gjetjet dhe raportimi: I dërguari i posaçëm da t'i raportojë drejtpërdrejtë Sekretarit të Përgjithshëm. I dërguari i posaçëm do t'ai ofrojë I Sekretarit të Përgjithshëm një raport gjithë perfshirës për implementimin e standardeve si edhe për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe në lidhje me Kosovën.

    New York, 13 qershor 2005

    Qendra Informative e Kosovës
    Ndryshuar pr her t fundit nga Harudi : 10-10-2005 m 18:34
    Pijetoret jan vendet ku menduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Antarsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Raporti i lartshnuar nga Kai Aide dhez ngjyrn e gjelbrt pr nisje t bisedimeve pr statusin politik t Kosovs...
    M 24 nntor 2005 do t diskutohet edhe n KS t OKB-s...
    Besoj se ata q jan t interesuar pr fatin e statusit poitk t Kosovs kan lexuar kt raport t Kai Aides me ka vetvetiu vjen pyetja:
    Pajtoheni me t dhnat e raportit,do t shtonit edhe dika q mendoni se duhet shtuar ktij raporti,apo edhe do t hini ndonj t dhn nga ky raport ose do t "drejtoni" nse ka t dhna t "shtrembta"...
    N forum shpesh her rreth nj artikulli t ndonji gazete/reviste e q "shtjellon" ndonji ngjarje pr Kosovn antart debatojn e replikojn me 100-dra shkrime,ndonji her edhe pa u konfirmua lajmi/shkrimi se sa sht i vrtet...por e drejta e antarve sht t debatojn/replikojn pr far duan ata...
    N kt rast,'far do t mund t debatonim rreth ktij raporti?
    Pijetoret jan vendet ku menduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Tema t Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishn.
    Nga BlueBaron n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi amet
    Nga alibaba n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •