Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 122
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    41
    Postime
    67

    Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisė Socialiste

    TIRANE (9 Tetor)- Ka perfunduar te dielen ne mbremje gara per kryetarin e Partise Socialiste. Edi Rama ka fituar ndjeshem perballe kandidatit Rexhep Meidani, 297 vota kundrejt 151 qe fitoi Meidani. Per here te pare ne historine e 15 vjeteve, Partia Socialiste ka tashme nje kryetar te ri. Edi Rama premtoi nje vizion te ri ku do te degjohet zeri I anetaresise se kesaj partie. Po sot eshte zgjedhur dhe sekretari I Pergjithshem I Partise Socialiste, Pandeli Majko. db/db(NEWS24/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-10-2005 mė 01:20

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Sapo e shof dhe une direkt, dhe pse jo simpatizante e PS, urime Edi Rames.
    Mendoj se do jete shume me i vlefshem se super krimineli NANO.

  3. #3
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Rama mori 397 vota

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,320
    Kam pasur nderin ta njoh nga afer qe ne fillimet e tij...gjithashtu edhe ne vazhdim...

    Tani me behet qejfi ta pershendes nga larg...sepse e meriton!

    Per kompetentin, karizmatikun dhe ambiciozin 'Rama' ky eshte nje hap i madh, por jo ndalesa e tij e fundit!

    Urime dhe suksese!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Peace & Love
    Anėtarėsuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    36
    Postime
    38
    Nese ka pasur dicka qe kane bere mire socialistat keta 8 1/3 vjet, pa dyshim qe ka qene zgjedhja e Edi Rames kryetar.
    Nobody Can Be Exactly Like Me
    Sometimes Even I Have Trouble Doing It !!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    39
    Postime
    11,960
    Urime Edi Rames, besoj se do jete nje figure kyce ne zerin e opozites ne Shqiperi dhe mendojme se me kete Shqiperia ka fituar nje lider te besueshem dhe qe punon per komb dhe popull...

    Bashke me Berishen le te ndertojne nje Shqiperi Europiane sepse jane te afte, kete Edi Rama e ka treguar edhe me pare...

    Per 2-3 muaj Shqiperia mori teresisht nje pamje te re ne politike dhe sipas meje eshte ajo pamje qe i ka munguar me vite...
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Veshtire te besohej se rexhepi ishte letra me e mire e pokerit te nanos.
    Fitoi rama se eshte gati si kryeminister dhe posedon pushtetin qe u ka ngelur socialisteve.Une do uroja qe ps te behet parti shqiptare per shqiperine pjese e zhvillimit shqiptar dhe pasqyrim i votave qe merr.
    Ndryshimi per mire i ps mund te vije vetem nga baza nga ata qe ps nuk e shikojne si grep per te kapur peshk.
    Me keqardhje e them qe kta qe ka ps ne krye qelben era peshk
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #8
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Edi rama s'ka ndonje gje me teper se fatos nano.Partise socialiste i duhen njerez te rinj qe s'kane lidhje me krimin dhe korrupsionin.
    Do dalin keta njerez te rinj , do dalin, pas 12 vjetesh.

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    Kam pasur nderin ta njoh nga afer qe ne fillimet e tij...gjithashtu edhe ne vazhdim...

    Tani me behet qejfi ta pershendes nga larg...sepse e meriton!
    Kam patur rastin ta njoh nga larg qysh ne fillimet e tij... si dhe me vone, por gjithmone nga larg... Dhe aq me mire per mua...

    Tani do te kisha deshire qe te mos bej asnje udhetim ne Shqiperi duke qene ai kryeminister apo president. Ky do ishte kulmi ! Qe nje rrugaē ordiner te drejtoje partine me te madhe te opozites (e cila neser potencialisht mund te vije ne pushtet), kjo tregon nivelin e edukates dhe kultures politike te vendit tone.

    Shkurt, bir Selman i nenes, ke te qaj me pare

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,320
    Duke mos pasur as kohe, as mund, as zotesi dhe interes per te te ndryshuar mendjen, po te them qe e respektoj opinionin tend duke te te bere te ditur qe nuk me shqeteson absolutisht! Jam i sigurte qe Edin e urrejne shume shqipetare! Per fatin e tij te mire, numri i urryesve eshte me i vogel se i admiruesve...

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Amin per kete lajm. Ky eshte nje fillim i ri jo vetem per PS por per gjithe shqiperine. E para here ne keto 15 vjet qe nje parti madhore politike ne Shqiperi e nderron udheheqesin e saj me ane te votave ne Kongres. Shenje civilizimi.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Amin per kete lajm. Ky eshte nje fillim i ri jo vetem per PS por per gjithe shqiperine. E para here ne keto 15 vjet qe nje parti madhore politike ne Shqiperi e nderron udheheqesin e saj me ane te votave ne Kongres. Shenje civilizimi.

    Edhe une o vioxx u gezova , se e para here qe nderrohet nje liderr partie
    qe na eshte stermerzitur.
    Dhe shkoj me shume shprese si nje naiv qe e njejta gje te ndodhi edhe ne
    bunkerin e PD. Dhe shkoj me shprese qe edhe atje te shohim vullnet civilizimi
    ne zgjedhjen e nje udheheqesi te ri qe te na jape shpresa te reja ne politiken Shqiptare.

  13. #13
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    S'para me intereson politika por mesa pash Tiranen e kishte rregulluar . Dhe kjo eshte dicka teper e mire. Persa i perket fjalorit te tij kam degjuar qe eshte pak i "shkalluar" por edhe Bushi qe eshte presidenti i Us leshoi gjithe ate fjale te madhe per gazetarin Michael Moore duke harruar qe kishte microfonat hapur
    tha : " paska ardhur edhe ky piece of Sh..t ketu ".....

    Nejse.... urime Edit
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  14. #14
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Mu bo qefi..personalisht kom shum simpati
    E kom ndjek ne disa debate dhe mka pelqy shum
    Per tironen ka bo mo shum(natyrisht per Mire) se cdo Kryebashkiak tjeter.
    Uroj te boj te njejten gjo me Partin Socialiste.

    Suksese ne detyr..
    o-le-le firma

  15. #15
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    jam i sigurte se shumica ketu e njohin vetem nga televizori.. edhe, duke marre per baze qe gati te gjithe mediat i vijne mbas avazit (a ka ndonje "VIP mediatik" qe nuk ka firme ndertimi, dhe qe kembet nuk e cojne te marre leje te bashkia?) sigurisht qe ta shikosh, duket gjithe ai burre..

    fatmiresisht, di aq shume per te, sa te neveritem sa here del ne televizor (shume shpesh, cuditerisht!).

    eshte nje nga njerezit me ambicioze (jo se ambicia eshte nje katastrofe ne vetvete!) dhe qe nuk ndalet perpara asgjeje.. po sidomos, kur del e qan hallin e "te majteve te varfer" ne tv, aty sinqerisht qe duhet te pish urgjentisht ndonje gote me leng te ngjyrosur. ai plehre qe qan hallin se si do ja dalin muajit banoret e Tiranes (megjithese tani do te flase per gjithe "Pellazgjine", besoj).. te vesh duart ne koke, ose ta hedhesh ate televizor.

    nejse, me behet qejfi qe Partia Socialiste do te copezohet dale e ngadale nga ky prototip mediatik. Do te thoni pse?

    Sepse i do te gjitha per vete!

    Uroj ta njihni mire kete karakter..do te kuptoni qe korrupsioni i Tosit nuk eshte aq i perbindshem, ne fund te fundit.. ah, ta njihnit kete tjetrin..


    nejse, urimi im: Prokuroria te kujtohet 1 ore e me pare per dosjet e derguara ne zyrat e saj, nga ministrat socialiste, per kete kameleon..


    se harrova.. a e dini se nuk eshte shqiptar, por eshte arumun?

    hajde mos qesh kur degjon "Tirona".. boo, po kur ben dhe si tifoz i Tirones, btw?! duuh, te perziet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 09-10-2005 mė 21:51
    Prektora

  16. #16
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kandidati pėr kryetar i PS-sė iu drejtua dje delegatėve tė Kongresit, menjėherė pas rrėzimit tė “Njė anėtar, njė votė”

    Rama: Marrėzia jonė me pushtetin riktheu Berishėn


    Shekulli

    Nga EDI RAMA *




    Kam dashur, me tė gjithė forcėn e shpirtit, qė tė mos vinte kjo ditė, kur na duhet tė flasim si tė mundur nė njė betejė tė cilėn s’mund ta fitonte kundėrshtari ynė, po mund ta humbisnim vetėm ne. Kam dashur, me tė gjithė forcėn e zemrės, qė ta shmangnim kėtė ditė aspak tė lehtė pėr familjen tonė politike, duke shmangur humbjen e zgjedhjeve, tė cilat tashmė i kemi humbur nė mėnyrėn mė tė palavdishme; kam dashur, me tė gjithė forcėn e mendjes, tė pėrfytyroj njė histori tjetėr nga kjo qė ne shkruam symbyllur, pa dashur tė shikojmė se armiku ynė mė i madh u bė vetvetja; kam folur, kur dhe sa kam mundur, por fatkeqėsisht asgjė mė shumė s’kam qenė nė gjendje tė bėj pėr tė mos u ndodhur sot nė mes tė njė krize nga ku ne duhet tė dalim dhe do tė dalim vetėm duke parė nė sy tė vėrtetėn, popullin shqiptar dhe njėri-tjetrin.
    Mė 3 korrik ne humbėm njė betejė me njė rezultat tė paralajmėruar pėr tė paktėn dy vjet me radhė, megjithėse kundėrshtari ynė nuk fitoi dot votat e shumicės sė shqiptarėve. Ky fakt ėshtė edhe mė tronditės sesa vetė humbja. Kjo e vėrtetė e thjeshtė nuk ėshtė ngushėllimi, po fakti kokėfortė qė tregon se ne nuk kemi humbur normalisht njė betejė normale politike me kundėrshtarin tonė, po kemi humbur vendin nė zemrėn e kėtij populli. Faji ynė i madh nuk ėshtė qė kemi humbur e nuk kemi rinovuar mandatin pėr tė qeverisur, - nė njė betejė zgjedhore njėri fiton e tjetri humbet, - faji ynė i madh ėshtė qė kemi zhgėnjyer njė popull tė tėrė, tė cilit tjetėr gjė i kishim premtuar dhe tjetėr gjė i dhamė me modelin tonė qeverisės, me reformat tona gjysmake, me rezultatet tona tė pamjaftueshme. Unė e ndiej sot pėr detyrė qė nė emėr tė tė gjithė atyre mijėra socialistėve qė mė kanė dhėnė pa kursim mbėshtetjen e tyre nė kėtė nisėm, t’u them shqiptarėve kudo qė ndodhen: Ne socialistėt e kemi kuptuar se rruga jonė e re kalon nga kėrkesa e njė ndjese tė thellė publike pėr gjithēka nuk mundėm tė bėjmė dot sa e di duhet.
    Prandaj, tė dashur bashkėqytetarė, na falni! Na falni pėr modelin me tė cilin ju qeverisėm, duke e kthyer arrogancėn nė stil komunikimi, cinizmin nė vijė tė sjelljes politike, indiferencėn ndaj qytetarit tė thjeshtė nė mėnyrė tė tė jetuari tė qenies sonė nė pushtet. Na falni pėr varfėrinė, qė e luftuam kryesisht me llafe e me strategjira qė as vetė nuk i lexuam, duke e transformuar kėtė kauzė tė madhe ekzistenciale tė sė majtės nė njė shtojcė tė rėndomtė tė fjalimeve tona demagogjike, ndėrkohė qė nė terrenin e jetės sė pėrditshme, aty ku varfėria shtrinte tentakulat e saj mbi zona tė tėra tė Shqipėrisė, ne munguam. Na falni pėr polarizimin galopant tė shoqėrisė e pėr shtetin social qė e kthyem nė njė farsė, pėr papunėsinė qė e pranuam pasivisht si njė bashkudhėtar tė paprekshėm nė rrugėn tonė drejt progresit dhe pėr dembelizmin e parazitizmin qė ushqyem me politikat tona sociale pothuajse fiktive. Na falni pėr armiqėsinė me tė cilėn e trajtuam rėndom sipėrmarrjen e lirė shqiptare, duke e ndrydhur me qėndrime arbitrare tė kthyera dalėngadalė nė sistem, dhe duke e sulmuar me hordhi taksidarėsh tė paudhė, tė cilėt u mėsuan tė trokisnin dyerve tė biznesmenėve tė mėdhenj e tė vegjėl me dy thasė nė krahė, njė pėr shtetin e njė pėr pushtetin. Na falni njėqind herė pėr nivelin e korrupsionit shtetėror, e mbi tė gjitha, pėr pėrpjekjet krejt tė pamjaftueshme qė qeveria jonė bėri sidomos nė dy vitet e fundit kundėr kėsaj kryefjale tė luftės sė tė gjithė kundėrshtarėve ndaj nesh, tė cilėt i ndihmuam bashkė me vetė korrupsionin, duke krijuar njė mjedis tė ndyrė, asfiksues e dėshpėrues, akuzash e shantazhesh brenda nesh, pėr llogari tė ambicieve e tė delireve tė shfrenuara personale pėr pushtet, tė cilat e katandisėn disa herė rresht PS-nė nė skenėn e estradės mė vulgare qė shqiptarėve u ka rėnė rasti tė shohin. Dhe sigurisht, e fundit fare, na falni qė ju rihipėm nė kurriz Sali Berishėn me shpurėn e shėrbėtorėve tė tij. Ju siguroj se sikur ne, me modelin tonė problematik qeverisės e me sjelljen tonė tė papranueshme politike, me ēarjen brenda nesh e me taktikėn e marrė elektorale, tė mos e kishim kthyer nė pushtet Sali Berishėn, e gjithė kjo falje publike nuk do tė ishte me vend ose, sė paku, do tė ishte shumė mė e moderuar, sepse e vėrteta ėshtė se nė tetė vitet e qeverisjes sonė ne bėmė jo pak nėse i referohemi pikės nga u nisėm.
    Po shokė e miq, Sali Berishėn e sollėm ne nė krye tė vendit, sepse zgjodhėm politikėn banale tė sė keqes mė tė vogėl dhe pa asnjė lloj gajleje i vumė kazmėn themelit etik tė politikės, duke e kthyer jetėn politike brenda nesh nė njė makth pėr tė gjithė shqiptarėt dhe duke e deformuar qeverisjen e vendit pėr shkak tė luftės joparimore me njėri-tjetrin, ku mjeti justifikonte qėllimin e ku, pėrderisa qėllimi u bė jo mirėqeverisja, po sundimi brenda llojit, qeveria u kthye nė mjet pėr materializimin e kėtij sundimi. Nuk ėshtė i marrė populli, po merreni me mend se deri ku ka vajtur marrėzia jonė me pushtetin, qė e bėmė popullin tė mos ketė mė merak as nga vetė rikthimi i Sali Berishės nė pushtet?! Kjo e vėrtetė dramatike qė na fajėson tė tėrėve ne kėtu, del si drita e diellit nė ēdo cep tė Shqipėrisė, kudo tė ulesh e tė bėsh bisedė tė ēiltėr me njerėzit.
    Tė tėrė kėta njerėz tė ndershėm e tė interesuar pėr njė Shqipėri mė tė mirė, nuk janė tė marrė, po kanė qenė krejt tė kthjellėt nė vendimin e tyre pėr tė na dhėnė mėsimin e rėndė tė 3 korrikut. Mesazhi i tyre ėshtė qartėsisht i lexueshėm: Shkoni nė opozitė dhe thirrini mendjes, sepse ajo qė ne duam nga ju nuk ėshtė kjo qė ju na ofroni! Le ta themi hapur sot, njėherė e mirė pėrpara sesa ta mbyllim kėtė kapitull miqtė e mi: Ne nuk i kemi merituar as tė gjitha ato qindra e mijėra vota qė kemi marrė, por i kemi marrė sepse qindra e mijėra njerėz tė dashur e tė urtė, tė cilėt pavarėsisht tė gjithave nuk na e kanė kthyer ende kurrizin, kanė dashur tė besojnė se ne mund tė vetėkorrigjoheshim.
    Shqiptarėt janė zhgėnjyer me ne, ky ėshtė faji ynė i madh, shqiptarėt nuk kanė iluzione pėr kėtė qeveri, ky ėshtė konfirmimi i fajit tonė tė madh dhe kėtu, mbi zhgėnjimin prej nesh dhe mungesėn e iluzioneve pėr qeverinė e zotit Berisha, duhet lidhur filli i arsyetimit tonė pėr tė ndėrtuar opozitėn qė kėrkojnė shqiptarėt e qė i nevojitet Shqipėrisė dhe pėr t’u kthyer mė tė fortė e mė tė pėrgatitur se asnjėherė nė drejtimin e vendit. Po cili prej nesh, motra e vėllezėr nė kėtė sallė, e ka sot fuqinė tė marrė pėrsipėr ta pėrcaktojė orientimin e ri tė PS-sė, pa njė konsultė tė plotė tė tė gjithė anėtarėsisė, pėrmes jetėsimit tė parimit “Njė anėtar, njė votė?”
    Ne, anėtarėt e kėtij kongresi, i dhamė emocionalisht dy vjet mė parė lidershipit tonė njė mbėshtetje tė paparė nė traditėn e PS-sė, duke marrė pėrsipėr barrėn e rėndė tė sanksionimit me votė tė ēarjes sė partisė dhe nga prapa na erdhi njė histori e hidhur dėshtimi, tkurrjeje dhe vyshkjeje e alternativės sonė nė sytė e shqiptarėve. Tė vetėdijshėm pėr kėtė gabim dramatik qė i kushtoi shumė partisė, por edhe besnikė tė traditės sonė tė ndryshimit, nė funksion tė emancipimit tė vazhdueshėm tė familjes sonė politike,
    mė 5 maj tė kėtij viti ne e revizionuam nė thelb vendimmarrjen emocionale tė dhjetorit 2003, dhe miratuam kalimin nga demokracia pėrfaqėsuese nė demokracinė direkte pėrmes parimit njė anėtar njė votė. E pikėrisht pasi dyert u hapėn me vullnetin tonė tė lirė dhe kur nevoja pėr tė vrapuar nė kėrkim tė kohės sė humbur e nė pėrpjekje pėr tė kapur ritmin e shoqėrisė ėshtė mė ulėritėse se kurrė, disa shokė e miq po pėrpiqen tė na rimbyllin brenda, tė na riizolojnė nga jeta reale e shqiptarėve qė sot na shohin me habi pa arritur tė kuptojnė se pse po ringatėrrohemi me kėmbėt tona e po rilidhemi me duart tona, tė na rishtyjnė nė rrugėn pa krye tė tė folurit me vete mes katėr mureve, duke shmangur ballafaqimin e madh me 60 mijė socialistėt nėn qiellin e pikėpyetjeve qė ata kanė pėr tė nesėrmen. Ē’janė kėta shokė e miq tė udhėheqjes sė djeshme a tė sotme tė partisė apo tė strukturave pėrfaqėsuese tė saj, tė cilėt e trajtojnė si dele qė duhet mbajtur nė kope anėtarin e partisė, socialistin qė me partinė ka lidhje shpirti e historie dhe jo interesi e hipokrizie, socialistin qė nga partia s’ka marrė karrige a miliona e qė pėr partinė ka derdhur djersė militantizmi - dhe jo rrallė edhe pika gjaku -, socialistin qė i jeton fatet e kėsaj familjeje tė madhe me drithmėn e pasionit dhe jo me ethet e luftės miope e mjerane brenda llojit? Kush i ka pyetur ndonjėherė kėta pronarė legjitimė tė partisė sonė se nė ē’rrugė dėshironi ju tė ecė PS-sė,cilėt prej nesh ta udhėheqin e ē’aleatė tė zgjedhė nė kėtė rrugė? Pse kėta shokė e miq, qė flasin nė emėr tė partisė si nė emėr tė ndonjė vreshti privat, ku tė tėrė anėtarėt e saj janė punėtorė me mėditje, nuk duan t’i njohin si pronarė me tė drejtėn e votės sė tyre pėr fatet e kėsaj pasurie tė madhe qė quhet PS, ata qė mbajnė nė xhep teserėn e PS-sė e nuk mungojnė nė asnjė miting elektoral, pasi na kanė ndjekur besnikėrisht ekran mė ekran e pėrbaltje mė pėrbaltje?!
    Kush jeni ju, o miq e shokė, qė gjeni kurajon tė na ndani nė tė rėndėsishėm e tė parėndėsishėm, nė personazhe emblematikė e nė njerėz problematikė, nė vendės e nė tė ardhur nė njė parti ku, dėgjojeni mirė kėtė, kontributet dhe vendin e secilit nuk mund t’i vlerėsojė e t’i pėrcaktojė mė vullneti suprem i konjukturės sė degjeneruar tė demagogėve qė politikėn e kanė kthyer nė njė ves mė tė keq e mė tė dėmshėm se vetė kumari, tė profesionistėve tė hiēit e tė statukuosė qė nė emėr tė respektit pėr procedurat mund tė vrasin ēdo embrion shprese e ēdo ide tė sapolindur, tė dembelėve e parazitėve qė fshihen pas parrullave tė dashurisė pėr socialistėt, por qė, pėr habinė mė tė madhe, meazallah se i duan socialistėt nė votim pėr ēėshtjet e mėdha tė partisė!
    Mirėpo sigurisht qė tė gjitha kėto kėrkojnė shpirt, pasion, forcė, solidaritet, njė solidaritet tė cilin kurrėsesi nuk mund ta sajojmė ne nė kėtė sallė duke propozuar artifice pa asnjė peshė, por mund ta krijojė vetėm e vetėm vota e tė tėrė anėtarėsisė socialiste, e cila duhet me patjetėr tė shprehet lirisht pėr identitetin, projektin politik, programin opozitar dhe liderin qė kėrkon pėr PS-ja. Kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr tė mos mbetur pengje tė lodrave tė rrezikshme tė interesave tė bulevardit, e vetmja rrugė pėr tė shpėtuar demokracinė e brendshme nė PS, duke realizuar njė bashkim real rreth njė projekti politik tė votuar nė tė 28 mijė km2 tė Shqipėrisė, ku do tė punojmė ditė e natė si opozitė nė vitet e ardhshme pėr tė rifituar, nė radhė tė parė, zemrat e njerėzve e pastaj pushtetin qė i dhuruam Sali Berishės, njė bashkim vlerash, parimesh, kontributesh reale e jo njė tufėzim rreth njė njeriu apo ekipi tė dalė nga konjuktura tė dėshtuara qysh nė nisje, kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr tė integruar bashkė shumicėn dhe pakicėn nė mėnyrė tė shėndetshme e pėr tė mbyllur ciklin e krizės permanente, e cila stimulohet qėllimisht nga frika e frikshme prej ndryshimit qė ka mbėrthyer fort disa shokė e miq.
    Tė ishte pėr mua e pėr vullnetin tim personal, besnik siē jam i filozofisė sė ndryshimit tė vazhdueshėm e me ritme gjithnjė tė pėrshpejtuara, nuk do tė kisha ngurruar ta filloja menjėherė jetėsimin e fraksioneve.
    Mirėpo nėse drejtimi i realizimit tė njė programi tė miratuar nga shumica ka tė bėjė thuajse tėrėsisht me vullnetin e atij qė drejton, reforma strukturore tė kėsaj peshe e natyre, siē ėshtė nė rastin tonė jetėsimi i fraksioneve, nuk mund e nuk duhet tė jenė shprehje e njė vullneti personal e as mund tė imponohen me vullnet personal. Udhėheqja aktuale e partisė e vlerėsoi tė pamundur jetėsimin e menjėhershėm tė fraksioneve, duke gjykuar se dalja qysh sot nė anėtarėsi me lista tė pėrcaktuara nga kandidatėt pėr kryetar partie do tė pėrbėnte njė volum tė patretshėm risie pėr organizmin aktual tė partisė. Kėtė vlerėsim bėri edhe shumica dėrrmuese nė KPD, qė gjykoi se reforma duhet tė fillojė me zgjedhjet e pėrgjithshme nė parti pėrmes parimit njė anėtar njė votė e mė vonė, nė njė fazė tė dytė, mund tė kalohet tek organizimi i zgjedhjeve me lista tė pėrveēme kandidatėsh. Por mė anė tjetėr mė lejoni tė them se nė kushtet e konkurimit me parimin njė anėtar njė votė, ndėrtimi i jetės sė partisė me njė shumicė dhe njė pakicė tė integruar ėshtė faktikisht i pashmangshėm e kėsisoj edhe mjedisi pėr krijimin e fraksioneve ėshtė gati, pavarėsisht se jo nė rrugėn e drejtėpėrdrejtė me lista tė pėrveēme. Gjė qė do tė thotė se nė kėtė parti, falė jetėsimit tė parimit njė anėtar, njė votė, nuk ka pse dhe nuk do tė pėrsėritet thagma e asgjėsimit tė pakicės apo pakicave, por pėrkundrazi, do tė krijohet klima e pėrshtatshme pėr tė gjithė ata qė mendojnė ndryshe nga shumica.
    Bindja ime ėshtė se z. Berisha pėrfaqėson tė kryerėn e thjeshtė nė politikėn shqiptare, tė shkuarėn e patransformueshme nė instrument tė sė ardhmes, vjetėrsinė e pakthyeshme nė vlerė e urtėsi, paaftėsinė e pakorrigjueshme me demagogji e me vullnet pėr pushtet, bajraktarizmin e pambulueshėm me shaminė e mėndafshtė nė xhepin e xhaketės, por kjo bindje personale, e imja dhe pėrgjithėsisht e tė gjithė popullit tė majtė, nuk mund tė jetė platformė e betejės politike me z. Berisha e me qeverinė e tij. Sepse beteja opozitare nė shoqėrinė moderne qė ne duam tė ndėrtojmė nuk ėshtė njė luftė individėsh qė kacafyten si gjela, duke grricur fytyrėn e njėri-tjetrit e duke ēmendur dynjanė, por njė betejė ku fitohen apo humben shanset e zhvillimit tė vendit. Ja pse unė besoj te njė opozitė pėr nxitjen e qeverisjes e jo pėr frenimin e saj, pėr frymėzim e qytetarit e jo pėr neveritjen e tij, pėr zhvillimin normal tė jetės e tė marrėdhėnieve shoqėrore e jo pėr kėrcėnimin e tyre nga ethet destabilizuese. Kjo ėshtė opozita qė unė dua tė ndėrtoj bashkė me ju e qė do tė na risjellė nė pushtet kryelartė e me mbėshtetjen e jashtėzakonshme tė popullit shqiptar.
    Projektplatforma ime mund tė pėrblidhet sot pėr sot nė tri fjalė: Vendosja nė themelin e Partisė Socialiste e sė drejtės sė cdo anėtari tė saj pėr t’u dėgjuar, pėr tė propozuar dhe pėr tė vendosur.
    Tė dashur kongresmenė,
    Dy vjet mė parė ju drejtova nga kjo tribunė lutjen qė tė votoni nė respekt tė nevojės sė Shqipėrisė pėr ndryshim, duke mundėsuar ndryshimin tonė nė qeverisje dhe ju paralajmėrova se, pėr fat tė keq, njė votė qė do tė binte nė kundėrshtim me atė nevojė ulėritėse tė popullit shqiptar pėr njė PS tė ndryshuar nė mėnyrėn e saj tė tė qenit e tė sjelljes me pushtetin, do tė na ēonte nė opozitė si njė tufė delesh. Sesi vajtėn punėt tanimė e dimė tė gjithė, kjo nuk ėshtė ora pėr tė vajtuar po as pėr tė ngurruar, ēdo ngurrim do tė ishte me pasoja padyshim mė tė rėnda sesa ē’mund tė na thotė imagjinata aktualisht.
    Kjo ėshtė ora pėr t’i bėrė PS-sė dhe Shqipėrisė e shqiptarėve shėrbimin e madh tė nisjes sė mbarė tė procesit tė reformimit pėrmes fillimit tė fushatės zgjedhore nė tė tėra nivelet nė parti, tė vetėdijshėm se nga mbarėvajtja e kėtij procesi nuk varen thjesht fatet e PS-sė po tė mbarė Shqipėrisė qė qeveriset sot nga njė pėrfaqėsi e pakicės.
    Shikomėni nė sy dhe mos iu trembni ndryshimit!
    Forca pėr tė ndryshuar dallon burrat nga burracakėt, njerėzit e lirė nga shėrbėtorėt e ndrojtur, qytetarėt evropianė tė shekullit tonė nga vasalėt e perandorive tė rrėzuar, forca pėr tė ndryshuar dallon partitė e mėdha nga partizat e partickat, komunitetet e vetdijshme tė individėve sovranė nga turmat anonime tė ndjekėsve fanatikė tė statukuosė, skuadrat kampione nga skuadrat qė jetojnė me ėndrrėn mediokre tė barazimit, forca pėr tė ndryshuar ėshtė arma fituese qė ne kemi nė dorė kundėr tė shkuarės sonė dhe Sali Berishės, ta pėrdorim sot se nesėr ėshtė shumė vonė! Unė ju premtoj se nuk do tė pendoheni kurrė pėr zgjedhjen tuaj dhe se nė rrugėn e gjatė tė punės, tė sakrificave e tė suksesit tė merituar do tė keni prej meje vetėm shembuj tė drejtėsisė sė kėsaj zgjedhjeje!
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  17. #17
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Atehere, me ne fund i lajm i mire!Un per vete kam shpreh shume here deshiren qe te vite Edi ne Durres vetem nja dy moj ta rregullote i cike! lol
    Edi o njeri si te gjithe kshu qe ene ai i ka ato te metat e veta po ska dal hala ai bir none qe ta shaj per nai gjo.Ai e lulzoi Tiranen mer i ka dhon pamjen prej qyteti ,robt vijn tu gjyku e tu shajt.Un se di tani se si eshte filmi ne PS, po nese do ta lejn te lire ai ka me bo shume gjona te mira se nuk i hy shume ne pune llafet e robve injorant!

    me resp.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Mosha
    40
    Postime
    1,451
    Urime Ed Rames ... ishalla i realizon synimet e tije dhe te behet ashtu sic do ai e jo sic duan njerezit e erret te partise socialiste ...

  19. #19
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Mosha
    43
    Postime
    332
    E kam takuar Edi Ramen para dy vjetesh kur erdhi te shkolla ime ketu ne Boston per te marre nje cmim nga nje fondacion, i cili e ka qendren te shkolla ku studioja une. Pastaj rreth nje vit me vone ne Boston erdhi edhe Fatos Nano me nje pjese te b.ythelepiresve te vet per nje "takim me komunitetin shqiptar", takim i cili u mundesua ne ambientet e shkolles sime. Nuk di te them shume per pislleqet apo poshtersite qe mund te kete bere njeri ose tjetri, sepse s'kam qene prezent kur/nese kane ndodhur dhe nuk mund t'u besoj thashethemeve te shqiptareve. Sidoqofte ne nje krahasim te pare mes te dyve, Edi u tregua shume i sjellshem e njerezor, bile refuzoi nje ftese per darke prej profesoreve vetem per te ndenjur e per te kaluar ca kohe me ne, studentet shqiptare. Dolem "per nje kafe" dhe ai per vete nje shishe uje porositi, ndersa ne kishim porositur pije te shtrenjta. Ne fund nuk donte te na linte te paguanim dhe e mori cekun vete, por ja mbushem mendjen dhe e paguam ne.
    Ndersa kur erdhi Fatosi historia ishte krejt ndryshe. Njeriu me arrogant e vagabond qe me kane zene syte, qe pinte duhan ne mes te salles se mbledhjes (duhani ne ambiente publike nuk lejohet ne Massachusetts), qe u fliste njerezve tere pordhe dhe e devijonte pergjigjen ndaj cdo pyetjeje kot me kot.Kur dikush i beri nje pyetje ne lidhje me forcat shqiptare ne Irak, pergjigja e Fatosit ishte "Do te shkosh me Berishen ti? Shko me Berishen" (?!).
    Une nuk i njoh mire as njerin as tjetrin, por nga ato qe shkrova me lart besoj kuptohet ndaj kujt mund te ushqej me teper simpati. E di qe asnjeri s'eshte 100% pozitiv, askush nuk eshte e per me teper nje politikan. Politika eshte nje profesion ku ndershmeria nuk vleresohet. Edhe nese nuk kane bere pislleqe do te vije nje dite qe do te bejne dicka dhe i bashkohen keshtu nje turme te madhe politikanesh ne bote. (Keni pare ndonje politikan te varfer ju?) Me gjithe mend mendoni se pjesa tjeter e botes qe i akordon cmime Edi Rames apo kujtdo politikani, nuk e dine ose nuk e mendojne qe ai politikan ka edhe gjera negative? Patjeter qe e dine ose e nenkuptojne. Por ama ata s'jane prokurore ose hetues, detyre e te cileve eshte zbulimi i korrupsionit dhe i ilegaliteteve. Abuzimi me pushtetin nuk ka lindur ne Shqiperi, eshte pjese e psikologjise njerezore, duke filluar qe nga nje zenke p.sh. Perse zihen njerezit me njeri-tjetrin? Sepse te dyja palet mendojne qe jane me te forta (pra kane pushtet ndaj tjetrit). Po ta dije qe je me i dobet do t'i shmangeshe.
    Sa per mendimet e tipit "E di une cfare ka bere,...e njoh mire...ka bere kete e ate..." gjithe ato cfare dini mund te jene te verteta. Nese keni fakte drejtojuni prokurorise ose ndonje stacioni TV, por n.q.se "diturite" vijne nga burime te tipit "Njoh dike qe shoqerohet me kusheririn e pastrueses se Bashkise dhe ia ka thene ajo te gjitha" boll me me keto arsyetime idiote.
    Nejse, qe te mos devijoj shume nga tema i uroj suksese dhe mbaresi ne detyren e re Edi Rames dhe shpresoj qe vertete ky te jete fillimi i ndryshimit te Shqiperise.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,668
    Edi Rama nuk eshte i vetem ne triumfin e tij, epersia e te cilit nuk zgjati me pak se diferenca e thelle e votave ne krahasim me ato te kandidatit tjeter, ish Presid. Mejdani. Perkrah tij gjendet Pandeli Majko, i sapo zgjedhur si Sekretar i Pergjithshem i PS, nje tjeter figure e permasave po aq gjigande dhe aq te rendesishme per te ardhmen, sa edhe kolegu i tij Rama.

    Qofte ky ndryshim me themel i PS si nje hap i madh drejt aspiratave per nje "Shqiperi te Re" e pse jo realizimin e shumepritur te endrres: "Shqiperia e Madhe."

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Qosja: "Zgjidhja ėshtė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn"
    Nga Liridona nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  3. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  4. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  5. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •