Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

    Tërmet 6.7 ballë në Pakistan, mbi 50.000 të vdekur

    Tërmeti godet kufirin indo-pakistanez

    Zyrtarët thonë se numri i viktimave mund të jetë "shumë i lartë"
    Dhjetëra persona mendohet se kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi Pakistanin, veriun e Indisë dhe Afganistanin.
    Njoftohet se tërmeti ishte 7.6 ballë dhe me epiqendër 80 km në verilindje të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad.

    Ushtria pakistaneze thotë se tërmeti mund të ketë shkaktuar dëme të mëdha në veri të vendit.

    Një zyrtar tha se numri i viktimave të mundshme mund të jetë "shumë i madh".

    Ekipet e shpëtimit po përpiqen të ndihmojnë banorët e ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti në Islamabad.

    Njoftohet se tronditjet janë ndjerë dhe nga anorët e kryeqytetit afgan, Kabul dhe të kryeqytetit të Indisë Delhi.

    Dridhje

    Gjen.Maj. Shaukat Sultan, zëdhënës i ushtrisë pakistaneze i tha agjensisë franceze të lajmeve AFP: "Kemi njoftime se një fshat i tërë në rajonin Bagh në Kashmir, është rrënuar".

    "Po marrim njoftime për dëmtime të rënda në Kashmir dhe në zonat veriore."

    Më vonë, ministria e Brendshme e Pakistanit tha se fshatra të tërë mund të jenë shkatërruar.

    Korrespondenti i BBC-së në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, tha se atje janë ndjerë dridhje të tokës pas tërmetit dhe se shumë njerëz janë ende nëpër rrugë nga frika për t'u kthyer në shtëpi.

    Tërmeti rrëzoi dy ndërtesa në një lagje rezidenciale të qytetit.

    Një korrespondente e BBC-së në vendngjarje thotë se ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave.

    Mohammad Ali, një zyrtar i tha agjensisë Reuters: "Nuk mundem të them se sa njerëz ndodhen atje poshtë dhe ne po përpiqemi t'i evakuojmë.

    "U prekën mbi 75 apartamente, kështu që numri i njerëzve është me qindra".

    Zyrtarët pakistanezë druhen se numri i viktimave të tërmetit mund të jetë shumë i madh.

    Vetëm nga Kashmiri ka njoftime për 25 viktima.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-10-2005 më 02:25

  2. #2
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Tragjedi tjetër.
    Tërmeti..., e vetmja katastrofë natyrore të cilën shkenca AKOMA nuk po mundet ta parashikojë.
    Ç'të thuash në të tilla raste, kur numuri i viktimave shtohet më shpejt se sekondat ??!!

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Numri ka kaluar mbi 30,000 dhe ka rrezik te shkoj edhe me siper...

    Pakistanezet po e quajn tragjedin me te madhe ne historine e tyre nga numri i te vdekurve, demet e bera, dhe ndikimi mni ekonomine.

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    NGA TËRMETI NË KASHMIR KANË PËSUAR 30.000 PERSONA, NDËRSA 40.000 TË TJERË JANË LËNDUAR

    Rreth 30.000 persona kanë pësuar në pjesën pakistaneze të Kashmirit dhe më shumë se 40.000 të tjerë janë plagosur në tërmetin katastrofal që dje e përfshiu këtë rajon, kumtoi sot ministri për Komunikime, Tarik Faruk.

    Paraprakisht zëdhënësi i forcave pakistaneze të sigurisë Shaukat Sulltan deklaroi se numri i të pësuarve dhe të lënduarve është i përkohshëm dhe ndryshon.

    Ai theksoi se numri më i madh i viktimave janë nga Kashmiri dhe nga pjesa veriperëndimore e Pakistanit. Shaukat Sulltan thotë se ju duhet ndihmë urgjente duke shtuar se është shkaktuar dëm i madh material në rajonet më të pakapshme.

    Tërmeti me intensitet prej 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit ndodhi dje në orën 8.50 sipas kohës lokale. Epiqendra gjendej në rreth 100 kilometra në verilindje të kryeqendrës pakistaneze Islamabad.

    Tërmeti e goditi edhe Afganistanin por për shkak të largësisë dhe për shkak të qasjes që nuk kanë në këto rajone, autoritetet edhe më tej nuk mund ta konfirmojnë numrin e viktimave dhe dëmeve materiale.

    Presidenti amerikan Xhorxh Bush deklaroi së është dërguar ndihmë e nevojshme dhe se do të dërgohet ndihmë plotësuese përderisa ajo nevojitet.

    Agjencia për fëmijë e KB-ve, UNICEF gjithashtu dërgoi ndihmë të parë në mbulesa, tenda, veshmbathje, ilaçe dhe ushqim për fëmijë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Nje katastrofe per ate vend. Te shkretet njerez.
    Keto jane plage qe s'mbyllen kurre.
    Vuaj dhe une me ata njerez..
    sereno

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Pakistani i pafuqishëm përballë tërmetit

    Dhjetëra mijëra banorë të zonave malore të veriut të Pakistanit kanë kaluar natën e dytë jashtë pas tërmetit masiv të ditës së shtunës që goditi veriun e Pakistanit dhe Indisë.

    Statistikat e fundit zyrtare flasin për të paktën 20 mijë viktima në vend.

    Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf e cilësoi tërmetin si tragjedinë më të madhe me të cilën është përballur vendi.

    Ai bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare urgjente.

    Shumë vende të tjera, nga mbarë bota kanë ofruar ndihmë financiare dhe mbështetje praktike.

    Rrënoja

    Muzafarabadi është ndoshta qyteti i goditur më rëndë nga tërmeti.

    Zyrtarët thonë se 11 mijë banorë të tij kanë humbur jetën.

    Qyteti për tre ditë mbeti i izoluar, pasi rrugët drejt tij ishin bllokuar nga rrëshqitjet e dherave që shoqëruan tërmetin.

    Vetëm para pak orësh, rrugët janë pastruar dhe në kryeqytetin e Kashmirit të administruar nga Pakistani, kanë filluar të mbërrijnë kamionët e parë me medikamente mjekësore dhe ushqime.

    Një korrespondent i BBC-së që po ashtu ka mbërritur në qytet, thotë se
    nga qyteti më i zhvilluar i Kashmirit të administruar nga Pakistani, Muzafarabadi është shndërruar në pirgje gërmadhash.

    "Qindra, për të mos thënë mijëra vetë, kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja," thotë Zafar Abas i BBC-së dhe shton se të mbijetuarit i kanë kaluar dy netët e fundit jashtë.

    "Kjo është një situatë dëshpëruese për mijëra vetë që po e shndërron shpejt atmosferën në qytet nga vajtuese, në neveritëse dhe plot zemërim."

    Përtej kufirit

    Tërmeti i së shtunës goditi rëndë dhe veriun e Indisë fqinjë.

    Autoritete indiane deri tani kanë njoftuar se të paktën 600 persona kanë humbur jetën në territorin e tyre, por kjo shifër pritet të rritet.

    Në rajonet më pranë epiqendrës së tërmetit, në Kashmirin e administruar nga India, rrëshqitjet e dherave kanë penguar ekipet e shpëtimit që të mbërrijnë në fshatrat e largëta malore.

    Një korrespondent i BBC-së në qytetin e Urit, pranë Vijës së Kontrollit që ndan Kashmirin mes Indisë dhe Pakistanit, tha se ekipet e shpëtimit vazhduan të djelën përpjekjet për rtë gjetur të mbijetuar, por në vend të tyre, gjetën kryesisht kufoma.

    Ndihma

    Presidenti pakistanez, Musharraf bëri thirrje të dielën veçanërisht për ndihmë në helikopterë transporti, të cilët do të mund të fluturonin në zonat që deri tani mbeten të izoluara.

    Shtetet e Bashkuara që kanë një bazë të madhe ajrore në Afganistan, kanë njoftuar se po dërgojnë tetë helikopterë.

    Uashingtoni tha se një gjeneral i ushtrisë amerikane është ngarkuar me koordinimin e një operacioni logjistik ndihme.

    Shumë vedne të tjera, nga mbarë bota kanë ofruar ndihmë financiare dhe mbështetje praktike.
    Mes tyre janë dhe Afganistani e Izraeli.

    Ndihmë po ashtu ka ofruar dhe India fqinjë.

    President Musharraf shprehu falenderime për këtë, por shtoi se Pakistani nuk e ka vendosur ende nëse do ta pranonte apo jo, pasi sipas tij, në këtë mes, ka çështje shumë të ndjeshme.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Shume gjyna per gjithe keto jete njerzish te humbura e per familjet e tyre, dhe per te renuarit si pasoje e ketij termeti!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Gjynah shume, fatkeqesi qe s'mund ti shmangemi ne asnje menyre....!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Vallahi kete tragjedi ua ka nis Allahu mos-besimtareve. Apo ka mundesi kete termet ta ketye krijuar ndonje nga ata shkencetaret qe nuk i perputhet mendimi me politiken e Pakistanit. Patjeter se s'ka si te jete ndryshe.

    Ku jane ata fetaret e forumit, se tek ajo tema e Katrines na i rropen lafeshen. Folni mer birbila po kete tragjedi kush e shkaktoi??
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #10
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Vallahi kete tragjedi ua ka nis Allahu mos-besimtareve. Apo ka mundesi kete termet ta ketye krijuar ndonje nga ata shkencetaret qe nuk i perputhet mendimi me politiken e Pakistanit. Patjeter se s'ka si te jete ndryshe.

    Ku jane ata fetaret e forumit, se tek ajo tema e Katrines na i rropen lafeshen. Folni mer birbila po kete tragjedi kush e shkaktoi??
    Ca thu me o shqipe, lere Allahun dhe zotin ne ane nuk ka kutpim te thuash e ka fajin Allahu apo zoti, se ata bilbilat dje qe thua ti kur ndodhi Katrina na thonin qe e beri Allahu per inat te Amerikes (tamom injoranci), vetem ket gje mos te thoj njeri s emos e beri Amerika...

    Edhe kjo esht ngjarje natyrale nga termete, ka pasur dhe vdekje me te madhe dhe shkaterrime me te fort nga kjo por nuk esht koha tashti me gjet e me tregu me gisht se kusha e ka fajin, e rencishme esht qe mos te ket me te vdekur nga ajo qe esht llogaritur.

    Vetem mos tregoni injoranci duke then se qe e beri Allahu sic e than "bilbilat" per Katrinen se ket vit te 2005 kan ndohur shum ngjarje fatale nga rrezime avionesh, uragane, termet....

    Nuk i viet faji asnji zot cfare do feje beson, per inat ose per arsye pse kjo ngjarje apo te tjerat qe kan ndodhur.

  11. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Asgje nuk ndodh pa nje shkak, dhe jo gjithmone shkaku mund te kuptohet nga njeriu, aq me teper nga shkenca, qe sa me shume shpjegon aq me teper pyetje lindin. Ne raste te tilla do ishte me e udhes heshtja dhe rrespekti per viktimat ne ditet e shenjta te muslimaneve se sa llafet lart e poshte. Kjo vlen dhe per cdo fe e njeri pa dallim.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #12
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    BBC Shqip

    Moti vështirëson operacionet e ndihmës

    Pesë ditë pasi tërmeti i fuqishëm goditi Azinë Jugore, autoritetet pakistaneze, thonë se shpresojnë që ndihmat të mbërrijnë shumë shpejt në zonat e goditura më rëndë në Kashmirin që administrohet nga Pakistani.

    Kombet e Bashkuara thonë se rreth 4 milion vetë janë prekur nga pasojat e tërmetit, gati një milion vetë kanë nevojë për ndihmë urgjente, kurse dy milion të tjerë do të duhet të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

    OKB-ja thotë se nevojat më emergjente janë për tenta, batanije, medikamente dhe helikopterë.

    Nato ka pranuar të koordinojnë operacionet e ndihmës.

    Vështirësitë vazhdojnë

    Moti i keq dhe rrugët e bllokuara po pengojnë përpjekjet për të sjellë ndihmën për të mbijetuarit e tërmetit në Pakistan.

    Shira të rrëmbyeshëm bën që helikopterët të ndalojnë fluturimet ndërsa kamionët e ngakuar me ndihma e ulën shpejtësinë e lëvizjes në terren.

    Ndihma ka mbërritur në disa qytete pranë epiqendrës së tërmetit, por mijra njerëz e kanë kaluar natën e katërt pas tërmetit jashtë në të ftohtë dhe pa strehë të plotë.

    Kryeministri pakistanez thotë se 23000 vetë kanë vdekur, duke korrektuar raportet e para që flisnin për 33000 viktima.

    Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një ndihmë prej 272 milionë dollarësh për vendet e prekura nga katastrofa.

    Kjo thirrje mbulon edhe nevojat për rindërtim në gjashtë muajt e ardhshëm, ku mbulohet edhe nevoja për strehim, ushqime, medikamente dhe transport.

    Në pamje Balakoti

    Pas fluturimit mbi rrënojat e qytetit Balakot, një tjetër helikopter i ushtrisë pakistaneze, ulet në tokë për të sjellë të tjera ndihma.

    Por një pjesë e madhe e ndihmave është sjellë në mënyrë private nga qindra vullnetarë.

    Kaq shumë u dërgua ndihmë nga vullnetarët sa rruga kryesore për në qytet u bllokua nga trafiku.

    Një problem në rritje është koordinimi i ndihmës, për të cilën ka nevojë të madhe.

    Në rajon ka mijra banorë të pastrehë, të cilët vazhdojnë të ankohen se qeveria nuk ka bërë sa duhet

    Në këtë vend kjo do të thotë ushtria, por majori Khaled Rashid, një prej oficerëve kryesorë thotë se situata e gjeti shtetin të papërgatitur.

    "Kjo është një katastrofë që teknikisht dhe financiarisht i tejkalon aftësitë tona për ta përballuar, ndaj kemi nevojë për më shumë mbështetje dhe specialistë," tha zoti Rashid.

    Në Balakot mbërriti një ekip francez. Ata gjetën pesë fëmijë të gjallë në një prej shkollave të rrëzuara, por nuk shpresojnë të gjejnë të tjerë të mbijetuar.

    Në qytet ka mijra trupa të varrosuar nën rrënojat e ndërtesave.

    E ndërsa njerëzit ballafaqohen me shokun e humbjes të së afërmve dhe moti vazhdon të përkeqësohet, Balakoti duket një vend i tmerrshëm për të qëndruar.

  13. #13
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    ndryshoni titullin vetem te vdekur shifra po i afrohet 40,000. Ka vende malore qe akoma nuk ka vajtur asnje ndihme.

    Ne foto keni pakistaneze qe po transportohen per ndihme mjekesore nga nje helikopter amerikan transporti.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  14. #14
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

  15. #15
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    kaloi 53,000 te vdekur titulli akoma nuk ka ndryshuar hic.

    http://english.aljazeera.net/NR/exer...56AC16EB91.htm

  16. #16
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    a mund te lexoni kete shkrim, femijet jetime ne Pakistan po shiten per prostitucion femijesh.


    http://www.theaustralian.news.com.au...5E2703,00.html

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Termet ne ishullin e Java: Mijera te vdekur e te plagosur
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 05:36
  4. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •