Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 310

Tema: Adem Demaçi

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vetëm dy muaj pas gjykimit të anëtarëve të orgnaizatës "Komiteti Revolucionar për bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi - me Shqipërinë" të drejtuar nga Kadri Halimi, nga burgu del Adem Demaçi. Adem Demaçi tashmë i përgaditur teorikisht, në një Kosovë ku shumë të rinj kishin mbaruar shkolla të mesme e ndonjë prej tyre edhe universitetin në Beograd, në Zagreb e gjetiu, nis aktivitetin praktik, aty ku e lanë Kadri Halimi, Ali Aliu me shokë. Pët t'u njohur për së afërmi me vuajtjet dhe dëshirat e popullit, gjatë viteve 1962-63 z.Demaçi udhëtoj nëpër shumë treva shqiptare dhe nga takimet e bisedat që pati, krijoi bindjen se ishin pjekur kushtet shoqërore dhe politike për kijimin e një organizate të fortë patriotike, e cila do t'i delte në ballë lëvizjes çlirimtare të masave të gjëra, duke i orientuar ato në një luftë të drejtë .
    Ndonëse përpjekjet e forcave unitariste-shoviniste serbe, për mohimin edhe të atyre pak të drejtave formale që kishin shqiptarët, u bënë transparente gjatë diskutimeve për aprovimin e Kushtetutës së vitit 1963 dhe në këtë drejtim ato forca korrën fitore të plotë, rrugën të cilën e kishte nisur Adem Demaçi ishte plotesisht i qelluar dhe si te tille e mbështetën fuqimisht qindra atdhetarë anë e kënd viseve shqiptare.

    Fillimisht Adem Demaçi për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithë shqiptarëve anë e mbanë rruzullit të botës, për unitet e sakrifica sublime, me 29 qershor 1963 lëshon një Thirrje-Kushtrim me pseudonimin Durim Drini.

    "Vëllezën e motra,
    N'emën të nji milioni shqiptarësh që rrënkojnë të robnuem nën kthetrat e gjakpirësve të pamëshirshëm i thërras të gjithë shqiptarët e ndershëm anë e mb'anë rruzullit të botës: Mos të lejojmë që të huejt e çdo lloji të na ndërsejnë kundër njani tjetrit, mos të lejojmë që rrëkeja e gjakut të derdhun të shqiptarëve të shkojë dhe t'i sjelli gurët e mullinjve të huej! Le të këndellemi ma në fund dhe të bashkohemi të gjithë nën Flamurin e Skënderbeut dhe ta realizojmë ma në fund andrrën tonë shekullore, ta zgjedhim ma në fund problemin e gjithë problemeve tona - Bashkimin Kombëtar.
    Le ta pranojmë me burrni, krenari e guxim, me vendosmëni, vetëmohim e urti detyrën madhështore që na e shtron historia, le ta flijojmë vetveten pa dhimbsuni për më të madhin qëllim të të gjithë shqiptarëve - ...
    Para nesh qëndrojnë pengesa shumë e shumë të vështira, para nesh qëndron një lufatë mjaftë e jgatë dhe jashtëzakonisht e ashpër dhe e pabarabartë, por ne jemi thellësisht të bindur se populli ynë heroik kur të bashkojë të gjitha forcat e veta dot ës hkëpusi me siguri prangat e skamjes, robnisë dhe mejrimit. Mos të harrojmë se në qoftë se të gjithë ne i lamë me një anë interesat e ngushta personale dhe mospajtimet cikrimtare e formaliste, nëse na të gjithë me mish e shpirt, përqëndrojmë përpjekjet dhe veprimet tona kah qëllimi thelbor i popullit tonë - nuk do të ketë forcë mbi faqen e dheut që do të mundet me ndalue bashkimin tonë kombëtar!
    Mos të harrojmë se populli ynë ngadalë - por me siguri - po zgjohet, mos harronis e koha po punon për ne, mos harroni se lufta jonë ashtë e shejtë dhe e drejtë, mor të harrojmë se mbas dimnit-sado i gjatë dhe i ashpër që të jetë - pa tjetër vjen pranverad! Por edhe mos të harrojmë kurrë - se dasmë pa mish nuk bahet as edhe liria pa gjak nuk fitohet,prandaj mos t'u shmangemi sakrificave! Përshëndetje vëllazërore dhe luftarake: Durim Drini - Kosovë, 29.6.1963"
    Në kontekst të mesazhit të dhënë përmes kesaj thirrjeje, Adem Demaçi ne përpjekjet e tij për t'i mobilizuar të gjitha energjitë e gjeneratës së atëhershme revolucionare, më në fund ne shtator te vitit 1963 do ta therret nje mbledhje themeluese të organizates patriotike "Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve" LRBSH.Ne kete mbledhje marrin pjese:Adem Demaci-atdhetar i deshmuar nga Prishtina,Fazli Greicevci-mesues dhe poet nga Sankovci i Drenices,Zeqir Gervalla-normalist dhe poet nga Lupci i Podujeves;Azem Beqiri-nenpunes dhe poet nga Dumnica e Podujeves dhe Abdyl Lahu-normalist nga Gllamniku i Podujeves.Ne kete mbledhje merret vendimi qe organizata e posaformuar te perpiloje programin dhe statutin e vet,te kete nje trup udheheqes per tere Kosoven,i cili emertohet”Komiteti revolucionar”(organ me i larte i levizjes),te kete komitetet e qyteteve,ku do te zhvillohet aktivitete vetem neper qytete dhe komitetet e vendeve te cilat do te kryejn veprimtarite e tyre kryesisht neper vendbanime te vogla shqiptare.Ne kete mbledhje kryetar i LRBSH-se u zgjodh Adem Demaci.Pas formimit te LRBSH-se kryetari Adem Demaci per te zgjeruar strukturen organizative te organizates,kontaktoi me shume veprimtare,ne mesin e te cileve ishin:Sabit Ratkoceri-jurist nga Lupci i Eperm i Podujeves;Hazir Shala-profesor nga Barileva;Ahmet Haxhiu-automekanik nga Prishti-
    Na;Xhafer Mahmutxhiku-nenpunes nga Prishtina;Njazi Straja-nga Prishtina(i shperngulur ne Turqi);Tefik Sahiti-teknik medicinal nga Prishtina;Hilmi Rakovica- mesues dhe poet nga Prishtina;Selman Berisha,Zeqir Agushi e shume te tjere.Ndonese atekohe ne Peje vepronte nje organizate e pavarur patriotike ne krye me Remzi Balokun,Adem Demaci nepermes veprimtarit Hysen Daci nga Peja,vene kontakte me kete organizate dhe ne nentor 1963,ne nje mbledhje te mbajtur ne Mitrovice,e ku moren pjese Adem Demaci,Ramadan Shala perfaqesuese i organizates se Pejes,Mustafa Venhari-mesues nga Vushtrria dhe Selahudin Daci nga Peja i punesuar ne Radiotelevizionin e Prishtine, u be bashkimi i organizates se Pejes ne LRBSH.Ne fillim te vitit 1964 Adem Demaci do ta perpiloje Statutin e LRBSH-se ndersa se bashku me Ramadan Shalen do ta shkruajn projektin e programit prej 54 faqesh ,te cilat do te jene dokumentet baze per veprimtarine e kesaj levizjeje. . Për të mësuar qëllimin fundamental të LRBSH-së, në munges të programit, sjellim pjesë të statutit të kësaj organizate:

    Vijon...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vazhdim i studimit historik:"ADEM DEMAÇI –KY SIMBOL I REZISTENCËS SHQIPTARE "

    (...)

    STATUTI I LËVIZJES REVOLUCIONARE TË BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE

    Pjesa e përgjithshme

    Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht sigurimi i të drejtës për vetvendosje deri në shkëputje për viset e banueme në shumicë prej shqiptarësh që gjinden ende nën administrimin e Jugosllavisë, dm.th. qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht - çlirimi i krahinave shqiptare, t'aneksueme prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyne krahinave me nanën e vet - Shqipninë.

    II
    Lëvizja jonë, për të mbrrijtë qëllimin e naltë-përmendun, ka me përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet që i vijnë përdore-prej atyne politiko-propagandistike - mjete paqësore e deri te lufta e armatosun dhe kryengritja e përgjithshfme popullore - mjete jopaqësore.

    III
    Në realizimin e të drejtës së patjetërsueshme të popullit shqiptar, për çlirim dhe bashkim, Lëvizja jonë ka me pranue, me miradije të madhe, çdo ndihmë e përkrahje të sinqertë, materiale e morale - prej kahdo dhe kujtdo që t'vij e t'i afrohet.

    IV
    Lëvizja jonë nuk drejton aktivitetin dhe luftën e vet kundër Jugosllavisë dhe sistemit të saj shoqnoro-ekonomik-si tansi - por aktivitet dhe lufta e saj do të vazhdojnë,do të shkojnë deri në atë shkallë, sa t'i çlirojë dhe t'i bashkojë me Shqipninë krahinat Shqiptare - t'aneksueme prej Jugosllavisë.

    V
    Lëvizja jonë ka "Programin" dhe "Statutin" e vet.

    Pjesa organizative

    VI
    Anëtarë i LRBSH-s mund të jetë çdo kush, që- t'ue vu interesin e përgjithshëm përpara interesit personal- përpiqet e lufton me mish e shpirt, që përkah parezervë - në çdo kohë e kudo që gjindet - si personalisht - t'ue flijue veten e vet - si materialisht, si moralisht - çashtjen e çlirimit dhe të bashkimit të Shqiptarëve.

    VII
    Në krye të Lëvizjes qëndron Komiteti Revolucionar i Bashkimit të Shqiptarëve. Zgjanimi i tij bahet me kooptim - me pelqim të njëzashëm të anëtarëve tjerë.

    VIII
    Komiteti Revolucionar i Lëvizjes koordinon dhe drejton aktivitetin e mbarë Lëvizjes. Emnon dhe shkarkon të gjitha organet dhe të gjithë përgjegjësit e Lëvizjes. Vendimet e tij merren me shumicë votash dhe janë të detyrueshme për të gjithë anëtarët e Lëvizjes - kudo që gjinden.

    IX
    Vetëm Komiteti Revolucionar i Lëvizjes së Bashkimit të Shqiptarëve ka të drejtë me plotësue ose me ndryshue "Programin" ose "Statutin" e Lëvizjes.

    X
    Ai që tradhton - në një mënyrë ose në një tjetër - ai vetveten e dënon me vdekje. Komiteti Revolucionar i Lëvizjes, konstaton dhe vërteton tradhtinë e bame, njëherit merr masa edhe për zbatimin e dënimit të pafalshëm."


    Pas formimit te Komitetit Revolucionar te LRBSH-se nje nga detyrat paresore te tij ishte formimi i komiteteve te qyteteve.Komiteti i pare i LRBSH-se formohet ne Prishtine
    Ne prill 1964,ne shtepine e Ahmet Siqanit.Ne mbledhjen themeluese marrin pjese:Adem Demaci,Xhafer Mahmuxhiku,Azem Beqiri,Sabit Ratkoceri,Ahmet Haxhiu,Sabri Novosella dhe Enver Mehmeti.Ne kete mbledhje Adem Demaci te pranishmeve ju flet per rendesine e formimit te Komitetit te Prishtines,per nevojen e organizimit me te mire,per zgjerimin e radheve te Levizjes me anetare te rinj,per zbulimin e bashkepunetorve te UDB-s,per grumbullimin e mjeteve materiale per nevojat e LRBSH-se,e te tjera.

    Ne fund kjo perberje per kryetar te komitetit te Prishtines e zgjedh Xhafer Mahmuxhikun.
    Ato dite formohen edhe disa komitete te qyteve,ne Mitrovice,ne Gjakove,ne Gjilan dhe ne Peje.Ne Komitetin e Mitrovices vepronin:Zeqir Gervalla-kryetar,Hysen Daci,Arif Hoxha,Mustafa Venhari, dhe Ismet Koshutova.Ne Komitetin e Gjakoves vepronin:Kadri Kusari-kryetar(profesor i gjuhes dhe i letersise shqipe),Murteza Nura-poet,Asim Vula-nenpunes,Hyda Dobruna-nenpunes,Avni Lama-profesorNuredin Spahiu-mjeshter, dhe Teki Dervishi-nxenes.Komitetin e Gjilanit e perbenin veprimtaret qe prej kohesh ishin te organizuar ne nje organizat ilegale,si:Rexhep Elmazi-kryetar,profesor dhe poet,Fehmi Elmazi-nenpunes,Isa Bajrami-nenpunes dhe Abdyl Qerimi gjithashtu nenpunes.Komitetin e Pejes e perbenin:Ramadan Shala-kryetar,Remzi Baloku,Syle Shala,Zeqe Shala,Abdyl Shala,Vesel Morina,Shefqet Decani,Niman Podrimja,Ahmet Zeka,Ejup Kastrati,Mehmet Krasniqi,
    dhe Nezir Gashi.

    Vijon...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ndonëse LRBSH-ja asokohe ishte dhe mbeti organizata më e madhe patriotike e përfshiu mbi 500 veprimtarë të trevave, moshave dhe profesioneve të ndryshme.Në të gjitha qytetet dhe vendbanimet më të mëdha të Kosovës u ngritën Komitetet venodre ku përfaqësuesit e tyre e përbënin dhe Komitetin (qendror) Revolucionar, si organ më i lartë udhëheqës i gjithë Lëvizjes.

    Përmes rrjetit organizativ (veprimtarëve Tefik Sahiti dhe Njazi Straja) Adem Demaçi jo vetëm që ve kontakt me bashkëatdhetarët në Turqi por inicion atje edhe formimin e një grupi të veçantë, që mori për detyrë angazhimin e mërgimtarëve në Turqi e në Evropë për furnizimin e LRBSH-ës me mjete materiale, teknike etj. Mu nga këto ndihma LRBSH-ja ka pasur mjetet e nevojshme teknike: makinën e shkrimit, shaptilografin dhe cilindrat praktikë për shkrimin e parullave etj.
    LRBSH-ja përveç aktivitetit propagandistik, shprëdnarjes së trakteve, parullave dhe materialeve të ndryshme me përmbajtje kombëtzare, në natën e 12 e 13 prillit 1964 organizoj ngritjen e 94 flamujve kombëtar (të qepur nga vëllezërit Sabri e Selatin Novosella) në prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë, Pejë, Gjakovë e në disa vende tjera . Ky aksion u ndërmor me qëllim pët 'ia bërë me dije regjimit titist, se pavarësisht nga ndalesat e tij Flamuri i Skënderbeut jeton e do të jetojë gjithmonë në zemrat e shqiptarëve.
    Duke vepruar kjo organizatë në rrethana të një shtetërrethimi të plotë, nga rrjeti agjenturor i UDB-ës, në qershor 1964 UDB-a federative-republikane dhe ajo krahinore në një aksion të sonkronizuar fillon arrestsimin e anëtarëve të LRBSH-së.
    Pikërisht "më 8 qershor 1964, burgoset një numër i anëtarëve të Lëvizjes, veçanërisht disa udhëheqës të sja, duke përfshirë edhe vetë Adem Demaçin. Shkaku kryesor që çoi në zbulimin e LRBSH-së ishte mosmbajtja e konspiracionit, sepse pjesa dërmuese e anëtarëve qenë të rinj dhe u mungonte eksperienca..." .
    Në këtë kontekst dueht thënë se anëtarët e LRBSH-së, kishin në plan që më 13 qershor 1964 ta shpërndajnë një trakt në të gjitha viset shqiptare, prandaj arrestimi vetëm 5 ditë përpara aksionit nuk duhet të ketë qenë i rastit.
    pas arrestimeve masive, udbashët e tipit të Ibër Haskajt përdorën torturat më të temerrshme, ndaj anëtarëve të LRBSH-së. Me këtë rast pas torturave çnjerëzore, edhe pse u dërgua në spital vdes mësuesi e poeti Fazli Grajçevci (njëri nga themeluesit e LRBSH-së)*. Vrasësit, në përpjekjet e tyre që ta detyrojnë Dr.Ali Sokolin, që ta nënshkruajë aktanalizën e vdekjes së tij të shkaktuar gjoja nga një "sëmundje e rrezikshme infektive", nuk patën sukses, derisa e gjetën mjekun serb MIhajloviq që ta bëjë një gjë të tillë. Përkundër kësaj UDB-a trupin e Fazliut e futi në arkivolin e metaltë et ë mbyllur hermetikisht, në mënyrë që familja të mos sheh se ç'mizori kishin ushtruar xhelatët (udbashë) mbi trupin e tij .
    Gjatë hetimeve ndaj të arrestuarve u përdorë elektroshoku (sidomos nga Iber Hasakaj), gjilpërat, futjen e ujit në gojoë e hundë, kerbaqi etj.

    Vijon...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pas tre muaj hetimesh intenzive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë) mbi 80 pjestarë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçit dhe 11 të akuzaurve të tjerë u mbajt më 27,28,29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues përbëhej nga kryetari i gjyqit - Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut të Prishtinës .

    Në këtë gjykim maratonik u dënuan:

    1. Adem Demaçi - student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë,
    2. Sabit Ratkoceri (1939) - jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet,
    3. Hazir Shala (1934) - Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet,
    4. Seladin Daci (1933) "muzicione në Radio Prishtinë" (Prishtinë) me 10 vjet,
    5. Azem Beqiri (1939) - Nënpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) - me 10 vjet,
    6. Abdullah Lahu (1944) - nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet,
    7. Ahmet Haxhia(1932) - farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,
    8. Xhafer Mamuxhiku (1935) - nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,
    9. Dibran Bajraktari (1939) nënpunës nga PRishtina - me 13 vjet,
    10. Sabri Novosella (1943) - rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,
    11. Tefik Sahiti (1930) - infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe
    12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregëtar nga sTambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg .
    Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:
    1. Adem Rukiqi - Verboc -Gllogovc,
    2. Abdyl Shala - Loxhë-Pejë,
    3. Arif Hoxha - Mitrovicë
    4. Arif Ymeri
    5. Asim Vula - Gjakovë
    6. Avni Lama - Gjakovë
    7. Bahtire Berisha - Prizren
    8. Bahtir Duraku
    9. Bedrush Çollaku - prizren
    10. Besnik Koci - Gjakovë
    11. Destan Miftari
    12. Din Spahia - Gjakovë
    13. Ejup Kastrati - Pejë
    14. Elhame Shala - prishtinë
    15. Emina Rakovica - prishtinë
    16. Enver Gerguri
    17. Enver Mehmeti
    18. FAzli Grajçevci - Tankoc
    19. Fehmi Elmazi - Gjilan
    20. Ferat Ymeri
    21. Gani Msutafa
    22. Haki Bejta
    23. Haki Gashi
    24. Hamdi Obertica - Fushë Kosovë
    25. Hilmi Rakovica - Prishtinë
    26. Hyda Dobruna - Gjakovë
    27. Hysen Bukoshi - Prizren
    28. Hysen DAci Mitrovicë
    29. Ibrahim Stublla
    30. Ismet Koshutova - Mitrovicë
    31. Isuf Istrefaj
    32. Isuf Isufi - Mavriq
    33. Kadri Kusari - Gjakovë
    34. Myrteza Nura - Gjakovë
    35. Mustafë Venehari - Mitrovicë
    36. Nezir Gashi -Grabovc - Pejë
    37. Nimon Podrimja - Caralluk - Istog
    38. Mejreme Berisha - Prishtinë
    39. Osman Berisha - Puzovfc
    40. Qerim Zajmi
    41. Ramadan Lahu - Gllamnik
    42. Ramadan Shala - Pejë
    43. Rashit Rusha
    44. Rexhep Elmazi - Gjilan
    45. Rexhep Shala - Loxhë, Pejë
    46. Remzi Baloku
    47. Rrustem jMorina
    48. Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevë
    49. Sadik Latifi
    50. Sahit Sfeqla - Prishtinë
    51. Selatin Novosella - Prishtinë
    52. Selman Berisha - Progofc
    53. Sylejman Gashi
    54. Sylë Shala - Pejë
    55. Shefqet Jashari - Strofc, Vushtërri
    56. Shemsi Hoxha
    57. Shemsi Rudari
    58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinë
    59. Teki Dervishi - Gjakovë
    60. Ukshin Shala - Loxhë - Pejë
    61. Vesel Bislimi
    62. Vesel Shala - Loxhë, Pejë
    63. Vezir Zka - Dobrajë, Prishtinë
    64. Ymer Mehmetaj
    65. Zeqir Agushi
    66. Zeqir Gërvalla - Lupçi i Poshtëm, Podujevë
    67. Zeqir Heretica - Lupçi i Poshtëm, Podujevë
    68. Zeqir Shala - Loxhë, Pejë

    ...

    Të gjithë këta të denuar regjimi i shpërndanë nëpër burgjet e Jugosllavisë e Adem Demaçin e transferuan në Nish e më vonë në Pozharevc. Gjendja e krijuar në Kosovë, pasi u denuan antëarët e LRBSH i dha një impuls të ri luftës në mes dy klaneve (klanit federalist Tito-Kardel me klanin unitarisht Rankoviq-Stevanoviq) dhe si rezultat pasoi mbajtja e Plenumit të IV të KQ të LKJ-së me 1 korrik 1966 (i njohur si "Plenumi i Brioneve") ku forcat federaliste ngadhnjyen mbi ato unitariste, me largimin e Aleksandër Rankoviqit dhe klanit të tij nga pushteti, por jo oedhe nga skena publike. Ndonëse Josip B.Tito me burokracinë udhëheqëse partiako-shtetërore, çështjen shqiptare e përdori si mjet për të çarmatosur forcat unitariste rankoviqiane, populli shqiptar nën Jugosllavi, që kishte kaluar deir atëherë një ferr të tmerrshëm të robërisë serbo-jugosllave, i çliruar si nga ankthi i llahtarshëm, zuri të merrte frymë pakës më lirisht, por jo në ato përmasa të dëshiruara, sepse byrokracia shqiptare (që s'e ngriti zërin asnjëherë, kundër terrorit rankoviqian) këtë "lirim" e përjetoi si liri të vërtetë për vete duke i servuar popullit "rehatinë" sipas kritereve të veta dhe udhëzimeve të përpikta të burokracisë titiste. Megjithatë karvani i gjatë i intelektualëve atdhetarë, veçanërisht në radhët e mësuesve, studentëve, nxënësve, profesorëve, publicistëve... zunë të flasin, të diskutojnë, të shkruajnë e paraqesin fakte për vuajtjet e popullit shqiptar dhe padrejtësitë e mëdha që i ishin bërë atij në të kaluarën, duke e përgaditur kështu një klimë më të favorshme për të ardhmen e Kosovës . Pas Plenumit të Brioneve, në vitet 1967-68, ndonëse burgjet jugosllave, që nga Idrizova e deri në Goli Otok ishin - të mbushur përplotë me shqiptarë, prokuroria krahinore e Kosovës me iniciativën e prokurorit Rrezak Shala, uli dënimet e të burgosurve shqiptarë, si dhe ripërsëriti gjykimin e anëtarëve të Lëvizjes Revolucionare për bashkimin e Shqiptarëve, ku Adem Demaçit dënimi prej 15 vjetësh iu ul në 10 vjet, dhe ai nga burgu doli me 8 qershor 1974, kur veç i kishte mbushur 38 vjet, prej të cilave 13 vjet të rinisë i kaloi aty .

    (Fund)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Burgosja e trete e Adem Demacit
    ---------------------------------------

    KUSH MORI PJESË NË PËRGATITJEN E ARRESTIMIT,GJYKIMIT DHE DENIMIT (PËR HERË TE TRETE) TE ADEM DEMAÇIT….NË VITIN 1975/76

    Sheradin Berisha

    (...)

    Dihet mirëfilli se nga maji deri në tetor 1975 UDB-a ndërmorri një fushatë të gjerë arrestimesh në Kosovë dhe me këtë rast (6 tetor 1975)u arrestua për herë të tretë simboli i rezistencës ADEM DEMAÇI.Në organizimin e këtij procesi kanë marrë pjesë fatkeqësisht të gjitha strukturat(hallkat)e pushtetit në Kosovë,duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste të Kosovës... e deri te mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe/TV-të dhe gazetat).

    Në këtë proces drejtpërdrejt kyqen:

    1.MAHMUT BAKALLI-ish.kryetar i Komitetit të LKK-së
    2.MEHMET SHOSHI-ish-sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës;
    3.HASAN MEHMETI-ish-kryeshef i Sigurimit shtetëror(UDB-së)në Prishtinë;
    4.NAZMI JUNIKU-ish-sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme;
    5.DURAK JASHARAJ-ish-gjykatës hetues;
    6.HALIL KELMENDI-ish-prokuror publik;
    7.DURMISH KOÇINAJ-ish-kryetar trupit gjykues
    8.SHEFQET BYTYQI-ish-gjykatës;
    9.FEHMI GASHI-ish-gjyqtar porot;
    10.MILEVA GRUJIQI-ish-gjyqtare porot;
    11.HASAN BERISHA-ish-gjyqtar porot;
    12.NAZMIJE KRASNIQI-ish-procesmbajtëse në gjykim;
    13.ISAK HASANI-gazetar i „RILINDJES“;
    14.ALI OLLONI ish-gazetar i”Zërit të rinisë”
    15.FAHREDIN GUNGA-ish-kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës(RTP);


    Hetimet ndaj viktimave të këtij procesi i kanë kryer këta udbashë:

    1.Bafti Jakupi,
    2.Pavle Jelisaviq
    3.Mehmet Haskaj
    4.Ibush Kllokoqi
    5.Drago Dragojeviq
    6.Muharrem Dana
    7.Sllobodan Mijoviq
    8.Asllan Sllamniku
    9.Shefqet Hashani
    10.Jusuf Karakushi
    11.Svetisllav Dollasheviqi
    12.Zenun Shala
    13.Naip Hoxha
    14.Refik Tashi
    15.Metush Sadiku
    16.Zejnullah Shala
    17.Hasan Mehmeti
    18.Shefqet Obria
    19.Faik Nura
    20.Rajko Çalloviqi
    21.Metë Kuqi
    22.Ramçe nga Prizreni
    .....etj

    (...)

    Vijon...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ÇKA DEKLARUAN FADIL HOXHA DHE MAHMUT BAKALLI NË PRAG TË MBAJTJES SË GJYKIMIT KUNDER ADEM DEMACIT...!!!


    (...)

    -Fadil HOXHA-ish-zyrtar i lartë i LKJ-së,pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetra veprimtarëve tjerë,do të deklarojë:”...Sa pretendentë e të pafytyrë!Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet,as lagjja e vet nuk i njeh,VEÇ PER TE KEQ E PER HAJNI!!!”

    -Ndërkaq Mahmut BAKALLI-kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LKK-së,në një mbledhje partiake në Kaçanik,më 13 janar 1976,lidhur me procesin gjyqesor qe po pergatitej kunder Adem DEMACIT,thotë
    (po citoj):

    ”Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste,por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njejta.Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste-fashiste shqiptaromadhe(!!!),irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist...Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shembullore!!!”




    KUSH MORI PJESË NË PËRGATITJEN E ARRESTIMIT,GJYKIMIT DHE DENIMIT (PËR HERË TE TRETE) TE ADEM DEMAÇIT….NË VITIN 1975/76



    Dhe vërtet porosia e Mahmut Bakallit shkojë në vend.Më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni (pikërisht nga Mahmut Bakalli):Durmish KOÇINAJ në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së,në“emër të popullit”shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh dhe me këtë rast u denuan:

    1.Adem Demaçi me......................15 vjet burg të rëndë,
    2.Skënder Kastrati,me..................12 vjet burg të rëndë,
    3.Hetem Bajrami,me.................... 7 vjet burg të rëndë,
    4.Hasan Dërmaku,me................. 10 vjet burg të rëndë,
    5.Osman Dumoshi,me................ 7 vjet burg të rëndë,
    6.Rexhep Mala,me...................... 9 vjet burg të rëndë,
    7.Selatin Novosella,me............... 7 vjet burg të rëndë,
    8.Ilaz pireva,me.......................... 7 vjet burg të rëndë,
    9.Fatmir salihu,me..................... 7 vjet burg të rëndë,
    10.Xhavit Dërmaku,me.............. 9 vjet burg të rëndë,
    11.Sherif Masurica,me............... 7 vjet burg të rëndë,
    12.Sami Dërmaku,me................ 6 vjet burg të rëndë,
    13.Zijadin Spahiu,me................. 5 vjet burg të rëndë,
    14.Isa Kastrati,me...................... 6 vjet burg të rëndë,
    15.Ahmet Hoti,me ..................... 6 vjet burg të rëndë,
    16.Njazi Korça,me..................... 6 vjet burg të rëndë,
    17.Irfan Shaqiri,me.................... 7 vjet burg të rëndë,
    18.Hilmi Ramadani,me ............. 5 vjet burg të rëndë,
    19.Nazim Shurdhani,me............. 4 vjet burg të rëndë.


    PO CILI ISHTE KOMENTI I FAHREDIN GUNGES ME RASTIN E DENIMIT
    TE TRETE TE ADEM DEMACIT...?!

    Pas shpalljes së aktgjykimit kundër Adem Demaçit dhe dhjetra atdhetarëve tjerë,RTP-ja gjegjësisht kryeredaktori i këtij mediumi FAHREDIN GUNGA dha këtë KOMENT televiziv:
    (Një fragment i komentit)

    ”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës,grupit irredentist,i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar,iu shqiptuan denime të merituara.Opinioni ynë,klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës,e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë,i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht,duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen,ashtu siç i ka gjykuar,denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre.
    Pas shqiptimit të denimeve të merituara,ky grup as që meriton të mirret ngojë,sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh,të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik...Petku i tij dogmatiko-stalinist,frazat në emër të gjojamarksizëm-leninizmit,aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist,antisocialist dhe antishqiptar...Prandaj,çdo tentativë e armikut,sikurse edhe e këtij irredentist,do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste,të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”

    Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”,”Zëri i Rinisë”etj.Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull”U denua grupi armiqësor irredentist”u shkrua nga Isak Hasani në gazetën”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PASTHËNJA IME

    Ata të cilët Adem Demaçin e kishin dërguar tri herë radhazi në burgë; të tri herat, kishin përdorur metoda tjera por qëllimi kishte mbetur i njejtë. Ata vendosen taktikën e ofrimit dhe të pendimit në vendë të asaj që kishin përdorur më herët. Në skenë kishte dalë tani e ashtuqujtura " Alternativa Kosovare" në grupimet e të cilave bënin pjesë, me disa përjashtime, ish anëtaret e Lidhjes komuniste dhe për më keq; kishte edhe asi rankoviqistë të cilët kishin menduar se, bëmat e tyre janë harruar dhe se kishte ardhur koha, që tani të kamufluar të hynin dhe të bëheshin pjesë e asaj Alternative.

    Dhe, shi për këtë partit e para u formuan nga po ajo polici e cila Ademin tre herë me radhë e kishte dërguar në vuajtje dënimi.

    - ca prej atyre që kishin dëshmuar në procesin e tij të parë ( lexo më lartë afishimin të sjellë me emra nga forumisti me nofken ABE-a) iu kishin lutur bacës Adem, që të mos fliste për ta ngaqë tani ishin bë me familje dhe se ishin pemduar për atë që kishin bërë. Bile - bile Zekeria Cana patë marrë leje dhe patë shkuar në burgë, tre muaj para se të lirohet Ademi, që t'i lutej dhe t'i falte mëkatin e bërë ndaj tij.. Baca Adem i sinqertë siç ishte fillojë t'i mëshirojë ata që nuk duhej mëshiruar dhe kështu ai nuk po vërente kësaj radhe; se rrjetën e Merimanges po fillonin ta ndertonin por tani me një pamje krejtësisht fare...

    Lum i madh i njerzve priste në radhë për të takuar njeriun: Simbol i Qendresës!

    Pushtetarët e djeshëm të kamufluar ne Alternativen kosovare i shkuan dhe iu luten që të mos merret me politikë, sepse punët po vajnë mirë, dhe se, ata qeshtjen do ta shpejnë përpara. Por çka bënë këta mediokër:
    shpallën parollën se të burgosurit politik do të bënin mirë që hë për hë të mos angazhoheshin sepse me këtë do të pengonin punët e Alternatives, dhe se po ashtu policia ata do t'i pengonte në punë. Pra, sipas kësaj shifej qartë që; Ata kishin marrë porosi të qartë nga UDEBEJA: punoni lirisht por njerzit e sakrifices ti mbani sa më largë jush!

    Dhe filluan ngadalë dhe kujdeshëm të godisnin aty edhe ku u dhimte më së shumti: Adem Demaçi!

    Pas një vizite që i bënë Kosoves senatori Tom Lantos dhe ish - kongresisti Josef Diogardi, Adem Demaçi u ftua në atë takim që mbahej në lokalet e Shoqates së SHkrimtarëve, të cilat tani më ishin pushtuar, pa pyet njeri nga Lidhja Komuniste e Kosovës tani me emër të ri: Lidhja Demokratike e Kosovës! Aty u ftua baca Adem jo pse deshën këtë gjë këta por pse dy amerikanët kishin kërkuar që të shkonin dhe ta vizitonin por, kreatorët e tri burgosjeve të para, me dinakeri e ftuan Demaçin që të shkojë në takim në lokalet e SHKSH...

    Arsyetuan se Demaçi nuk kishte se ku ti priste..o zot!

    Ai ato ditë priste tërë Kosovën, që i shkonte për vizitë, e nuk kishte vendë për dy veta që vinin nga Amerika... Filluan pëshpëritjet nëpërmjet "hafijeve" të tyre për Adem Demaçin...
    Ky nga Ana e tij, baca Adem bënte thirrje për një Unitet të të gjithë shqiptarëve. Njëri prej atyre që i kishte shkuar dhe i kishte thënë" na ndihmo bacë" dhe mos formo subjekt politik se po na ndahet populli ishte Xhemail Mustafa ( tash i ndjerë dhe nder të paktët që ishte i sinqertë) dhe baca e besojë këtë gjë. Bile edhe një iniciativë të disa të ish-burgosurve që ishin mbledhur në një natë dhjetori të vitit 1990, për të formuar Shoqatën e të burgosurve politikë i kishte detyruar për të hjekur dorë nga kjo ide vetë baca duke u thënë:kështu nuk duhet ndarë nga populli sepse ju ishit të burgosur të dyfishtë por edhe populli ishte në një burgë të tërë kolektiv...

    Aso kohe në lokalet e SHKSH Ademë Demaçit më kujtohet kur ju afrue dhe me perkulje sikur këlyshi kur i lepihet të zotit iu prezentua Veton Surroi se kush ishte... Por LDk-ja te Ademi shifte njeriun i cili do t'i rrezikonte pozicionet e tyre dhe kështu që, ATa nuk do të mundë të kontrollonin popullsin së cilës kishin marrë për detyre ti hidhnin hi syve.
    Grevën e Përgjithshme në Kosovë me 3 shtator të vitit 1990 si dhe Formimin e SIndikates së Bashkuar LDK-ja nuk e përkrahu. ishte kjo përçarja e parë. Ademi më në fundë filloi të vërejë se diçka nuk ishte në rregull... teksa thashethemet ndaj tij kishin filluar të intenzivoheshin gjithnjë e më shumë. As edhe formimin LASH " Naim Frasheri" fillimisht LDK-ja nuk e kishte perkrahur por një grup arsimtaresh me ne krye Rexhep Osmanin e kishin ba këtë gjë dhe kur e komunikuan ne konferencën e Rugëvës, në një të premte, ky Rugova iu pat drejtuar me arrogancë: hajt çka keni me thanë..hajt çka ke me than ti fol ( i thotë R.osmanit)

    Pak nga pak duke thurur merimangen me mjeshteri Ademin po e fusnin të binte në të. Dhe, sikur Tanjugut që më 1964, kur kishte shkruar se, " shqiptarët janë të kënaqur me jetën e tyre në jugosllavi" e që " Ademi kishte vendosur të tregojë të kundërten, edhe kësaj radhe kur Ai vëreu the-qafjen që po e qonte popullin klika e Ibrahim Rugoves and Co vendos të mos rrijë duarkryqë. por, tani ish titistët po thuajse e kishin izoluar me mjeshteri. çdo inisiativ që mirrej për të kundërshtuar pushtuesit ndrydhej dhe pengohej nga kjo e keqe me emrin LDK-ë, ose ma mirë me thënë nga udhëheqja e saj por jo edhe anëtaresia. Për të hedhur edhe më shumë hi syve popullit " titistët" organizuan një farsë me do zgjedhje të lira se gjoja formuan një Kuvend me deputetë, Kuvendë që kurrë nuk ishte tubuar...

    Dhe mu këtu, te ky Kuvend, do të ndalem pak më shumë...

    Pas vdekjes së profesorit të nderuar Anton Çettës, që ishte deputet i atij parlamenti, kishte mbetur një vendë i shprazët. Të gjithë kërkonin mbajtjen e bile një mbledhje të saj por Ibrahim Rugova arsyetohej se Serbia nuk po lejonte. E Ademi i tha: pse çka mendon ti se Serbia do të thotë; urdheroni o ju shqiptarë, ku po doni kallxoni se na jav rregullojmë sallen edhe ne hotele ju qojmë me ngranë a?

    Kuvendinn duhet thirrur vetë nëse duhet edhe në ara. Por misioni i Ibrahim Rugoves ishte tjetër. Ai nuk mund të dilte jshtë petkave, të cilat ia kishin prerë të tjerët...

    Një grup i të rinjëve vendosë të propozojë Adem Demaçin, që për vendin vakant të të ashtuqujtur Parlament të Kosovës të zgjidhej Adem Demaçi dhe jo vetum nji grup të rinjësh por edhe disa deputet e perkrahnin këtë inisiativ. Por jo edhe LDK-ja ose ma mirë me thanë i pari i tyre. propozimi për4 Ademin për shumëkë ishte një goditje e sidomos për Ata që deri atëherë,as që e pe¨rfillnin atë parlament ( LDK-ja). kandidimi i Adem Demaçit ishte edhe një sprovë dhe sfidë për të gjithë, të cilët tani u vunë në panik sepse kishin frikë që tani populli do të kuptonte se kush po e damkoste në të vërtetë, se mos e kuptonte se kush janë me të vërtetë armiqet e tij. nga ana tjeter baca Adem me kandidimin e tij deshi të shohë se cilat ishin fytyrat e tyre të vërteta.. Ademi donte të kërkonte sinq1eritet prej atyre që nuk ishin të tillë. Ata të cilët kurrizin e tyre e kishin të dobët ashtu siç është vetë kasollja e marimanges. Ata të cilët nuk i përfillnin mendimet e të tjerëve; kishin vendosur me çdo kushtë që kurrë të mos konstituohej ai parlamentë dhe me këtë të pengonin hyrjen e Adem Demaçit në të...

    Ata " gandistët titistë" nuk e dinin se Jeta ishte mashtruese dhe shumë shpejtë, ashtu siç lujanë fëmijët lojëb e tyre për një kohë dhe shpërndahen, parlamentin e kishin bë lojë fëmijësh" Ata do të kujtoheshin vetum atëherë, kur Drenica shkonte flakë në lufte me Serbet, të thirrnin atë parlament edhe nga fakti që; e dinin se tani më Ademi nuk ishte i interesuar për vendin e deputetit por për të quar luften e Drenices perpara... fillojë loja hapatas e LDK-ës me pjesen tjeter të popullates. Nuk përkrahen as eedhe një veprim me të cilin rezistohej në mënyrë aktive ndaj pushtuesve... Adem demaçi aso kohe me pranimin e kandidatures për deputet donte të mirrrte mbi supet e veta një përgjegjësi të madhe: mbledhjen e kuvendareve para hundeve të pushtuesit. Por populli ishte po thuajse në një hipnozë kolektive!
    LDK-ja dhe kasnecet e saj përpiqeshin të njollosnin autoritetin e Ademit ( të njejtit kasneca këtë gjë po e bëjnë edhe sot) por Ata nuk e dinin se nuk ishin asgjë tjetër përpos hipokrit dhe intrigant dhe edhe të tillë kanë mbetur edhe sot e gjithë ditën...


    Para sa kohësh Adem Demaçi u zgjodhë Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që sot quhet Lidhja e Shkrimtar¨ve të Kosovës. falë UÇK-ës dhe ndryshimeve që u bënë pas luftes edhe Lidhja e Shkrimtarëve u çlirua nga uzurpatoret si Ibrahim Rugova i cili që nga viti 1988 kur ishte zgjedhur askujt nuk i leshonte atë vendë dhe as që lejonte ndonjë inisiativë në këtë drejtim. I shkreti Azem Shkreli patë tentuar një herë dhe veq sa se patën gozhduar për së gjalli... Pas Luftës u zgjodhë Tahir desku, pastaj, Adem Gasgi dhe sot Adem Demaçi njeriu i parë që shkroi " prozen e gjatë" te ne në Kosovë.

    dhe pas aktit më sublim që mundë të bënte Ibrahim rugova për Kosovën e që ishte vdekja, kasnecët e njejtë filluan të bëjnë kritika në llogari të Lidhjes së Shkrimtar¨ve, jo pse ajo nuk e nderojë " presidentin e Velanisë" por pse aty është Adem Demaçi! dhe ju që jetoni në Evropë t¨
    e gjithë e dini që shkrimtaret Evropian janë të Organizuar nëpër PEN - klubet e tyre. edhe në Kosovë ekziston PEN - Klubi Kosovar ku nderë anëtarë të saj janë: Besim Bokshi, Eqrem basha, Mehmet Kraja, A. Konushevci, J.Buxhovi, etj etj dhe kryetar i këtij PEN Klubi është:SABRI HAMITI. Anëtar të Pen klubit nuk mundë të bëhen ata që kanë veq dy libra të botuara. Dhe, askund nuk më ra të lexojë as edhe një të vetme kritike për PEN-klubin që nuk nderuan me ndonje seancë " Presidentin e velanisë - themë të Velanisë sepse ai as që ka lëvizë nga aty) .As edhe një kritikë. E, po nuk shkonë kështu ore!

    Dhe krejt për fundë:
    Fatlum është Ai që zbaton në jetë porosit e popullit! Fatzi është Ai që nuk llogarit për përgjegjësinë që ka marrë përsipër e që e mundon vetën e më shumë të tjerët...
    presidenti i ri ia fillojë më së keqi që mundë të fillohet. Ai su perkul para dy Ademave: ADEM JASHARIT DHE ADEM DEMAÇIT!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    17 Janar, 2002

    Adem Demaci, who was Kosova's leading communist-era
    human rights dissident and later the political spokesman for the Kosova
    Liberation Army (UCK), said that Rada Trajkovic should be president of
    Kosova because she is "the most intelligent member of the parliament."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    KOHA DITORE, 15.06.1998.

    Nga intervista me kryetarin e PPK-se, Adem Demaci


    DO TE BEHESHA KRAH POLITIK I UCK-SE, ME DISA KUSHTE...

    - Cilat kushte, zoti Demaci?

    DEMACI: Ne rend te pare te pranojne komplet projekt - berthamen e konfederates Ballkania si nje platforme e zgjidhjes finale, perfundimtare te ceshtjes se Kosoves. Dihet ai projekt per konfederaten me Malin e Zi dhe Serbine. Kjo eshte baza me te cilen do te nderprisnim gjakderdhjen e metejshme, nuk do te lejonim te kishte pakica kombetare, te trija palet do te ishin fitimtare dhe do te ishte ne pajtim me referendumin e '91-tes, ku populli eshte deklaruar per pavaresine me te drejte per te hyre, sic thuhej atehere, ne nje federate ose konfederate. Rendi per autonomi dhe fedrate shkoi, sepse Serbia shkeli ato mundesi, kurse nje konfederate ende ka mundesi te realizohet. Kam degjuar disa deklarata te komandanteve te UCK-se se e pranojne konfederaten, por disa deklarata ne fund si deklarata e fundit politike apo ajo e komandant Celikut etj., me kane bere qe te jem i kujdesshem dhe te shoh se as ata atje nuk i kane te pastruara sendet, prandaj duhet t'i pastrojne edhe nese duan qe une dhe partia ime dhe ata qe do t'i bashkohen partise sime apo ndonje aleance qe do ta krijojme me parti te tjera qe ne te behemi zedhenesit e tyre dhe krahu i tyre politik dhe te marrim barren politike per zgjidhjen e ketij problemi, atehere duhet ta pranojne kete platforme. Jane edhe disa kushte te tjera sic eshte ajo pershendetja me grusht. Une nuk e bej shume tragjike sepse ajo mund te jete nje shenje bashkimi, por ajo mund te jete edhe njefare simboli qe na ka ardhur nga Rusia, Lenini e Stalini dhe mund te krijoje konfuzion. Ndonese ata me punen e tyre po tregojne se nuk jane ushtri ideologjike as partiake.

    Une ju lutem atyre qe te marrin vendim te prere dhe sa me shpejt te krijohet krahu politik, sepse kjo eshte shume e rendesishme.

    B. ABAZI
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Si e vrau veten "Mandela" i Kosovës?
    Ose: Të gjitha mëkatet e Adem Demaçit!

    Shkruan: Jusuf Ferizi


    Pas gjithë atij tmerri nëpër të cilin kaloi kombi shqiptar i Kosovës, më 23 maj të vitit 1998, nga Oslloja vjen lajmi kaherë i pritur dhe më i gëzueshëm deri atëherë për Kosovën.

    Dy delegacione të kryesuera nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, në një anë, dhe nga përfaqësuesi politik i UÇK-së, Adem Demaçi në anën tjetër, në një takim që kishin pasur në Osllo të Norvegjisë, më 21 deri më 23 maj 1998, kishin arritur marrëveshjen historike sipas së cilës Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe UÇK-ja bashkoheshin në një subjekt të vetëm ushtarak me një shtab komandues me të cilin do të udhëhiqte ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi.


    Tahir Zemaj zbaton marrëveshjen e Osllos

    Duke filluar e para zbatimin në praktikë të marrëveshjes historike të Osllos, Brigada 134, e komanduar nga koloneli legjendë Tahir Zemaj, hyri në Kosovë më 21 qershor 1998.

    Pra ishte ushtaraku më madhor Tahir Zemaj që filloi i pari relizimin në fushë të betejës së marrëveshjes së Osllos, duke ngritur në Prapaçan të Dukagjinit komandën e Zonës III Operative të Rrafshit të Dukagjinit nga ushtarakët e njësive operative të brigadave 134, 131, 133 dhe nga kuadri komandues i njësive territoriale.

    Në kazermën moderne të Prapaçanit (gusht 1998) u shpall, pra, e formuar ushtria e parë e rregullt e Republikës së Kosovës. Të nesërmen e marrëveshjes së Prapaçanit, në mes të Tahir Zemajt, komandant dhe Ramush Haradinajt, zëvendës dhe dy ditë pas prishjes së kësaj marrëveshjeje nga ana e Shtabit të Hashim Thaçit, "gjeneral" Demaçi deklaronte se ajo që ndodhi në Dukagjin nuk do të ketë jetë të gjatë.

    Maksima e njohur për përsëritjen e historisë në historinë shqiptare e ka një të veçantë: historia gati gjithherë është përsëritur, jo si farsë, por si tragjedi. Ashtu siç i tradhtoi Enver Hoxha forcat djathtiste me marrëveshjen e Mukjes, në të njëjtën mënyrë i tradhëtoi Adem Demaçi me shokët e idealit, forcat institucionaliste me marrëveshjen e Osllos.

    Për banditët e Lëvizjes Popullore të Kosovës nuk mjaftonte vetëm zhbërja e marrëveshjes së Osllos, por duheshin likuiduar një nga një edhe të gjithë ideatorët institucionalistë të asaj marrëveshjeje, duhej fshirë edhe nga kujtesa historike vendimi historik i Osllos.


    "Sekuritatet" e Hashim Thaçit!

    Duhej frikësuar me "gogolin" komunist, jo vetëm populli, por edhe institucionet legjitime të Republikës së Kosovës. Për këtë qëllim, më 20 shtator 1998, "sekuritatet" e Hashim Thaçit arrestojnë në Çirez 13 veprimtarë të institucioneve të Kosovës, ndër ta edhe nënkryetarin e Parlamentit të Kosovës.

    Me çfarë frike kemi të bëjmë dëshmon heshtja prej guri e këtyre të arrestuarve, të cilët, edhe sot e gjithë ditën, nuk kanë fituar ende guxim qytetar të tregojnë se si i kanë kaluar ato net të zeza nëpër burgjet e Drenicës. Në ditën e këtij arrestimi Adem Demaçi e mbyll(!) zyrën e vet dhe pa kurrfarë sqarimi Albin Kurti, shef i protokollit të tij, "Mandelën" e Kosovës e shpall të "sëmurë"!!! dhe gjatë kësaj "sëmurjeje", më 21 shtator 1998, vritet në Tiranë kryeideatori i marrëveshjes së Osllos, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi.

    Pas tentim atentatit në Enver Malokun (korrik 1998), pasojnë tentimatentatet në Sabri Hamitin dhe në Rrok Berishën (shtator 1998). Adem Demaçi nuk u prononcua as edhe me një deklaratë formale në shenj keqardhjeje për tragjedinë që pësoi FARK-u me vrasjen e ministrit të Mbrojtjës. E atentati në Ahmet Krasniqin ishte atentat në shtetin e Kosovës.

    Pas "sëmurjes" së tij, më 14 tetor 1998, Adem Demaçi paraqitet para opinionit me këtë deklaratë kërcënuese: "Të gjitha këto organizma të deritashme (lexo: infrastruktura institucionale të Rugovës) duhet të gjenden mënyra që të demontohen".

    Në vazhdën e atij terrori frikësues, më 30 tetor 1998, "sekuritatet" e Hashim Thaçit, arrestojnë Jakup Kastratin, kryetar dhe Cen Deskun, anëtar të Kryesisë së LDK-së në Malishevë. Në kohën kur pritej se Demaçi do të lirojë ndonjë shqiptar nga burgjet serbe, televizioni i Beogradit hapte bllokun e "top" lajmeve për lirimin nga burgjet e maleve të UÇK-së të Kastratit dhe të Deskut, falë intervenimit të "Mandelës" së Kosovës.


    Koincidenca e vrasjes së Enver Malokut dhe kriminelët e shpallur "heronj"!

    Edhe vrasja e Enver Malokut, që radhitet në vrasjet e shekullit pas marrëveshjes së Osllos, më 11 janar 1999, në Prishtinë, jo rastësisht, koincidohet me takimin me Fatos Nanon që kishin pasur në Tiranë, vetëm një ditë më parë Adem Demaçi e Rexhep Qosja! Kjo koincidencë bëhët edhe më e dyshimtë kur, të nesërmen e vrasjes së drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të lajmeve të Republikës së Kosovës, diku në male të Drenicës fillon nga puna agjencia e kmerkuqëve të Kosovës "Kosovapress".

    "Mandela" i Kosovës, edhe pse kishte modelin e Shqipërisë së përmbytur të vitit 1997, për të parë se çfarë ndodh kur shqiptarët luftojnë me shqiptarë, edhe pse i dinte të gjitha të zezat që i kishte sjellë në Shqipëri revolucioni i ndyrë "demokratik" i Qosjes, ai, përkundrazi, vazhdonte t'i fryjë flakës së këtij revolucioni në Kosovë.

    Dhe, pas takimit me Nanon në Tiranë (11 janar 1999), deklaron: "Nuk e njoh përfaqësinë zyrtare të Republikës së Kosovës të instaluar nga Rugova në Tiranë"! Pas Luftës së Dytë Botërore, ortakë me "dorën e zezë serbe" për të vrarë shqiptarë u bënë komunistët shqipfolës të farës ruse, të njohur përtej kufirit si stalinistë-enveristë, ndërsa në Kosovë, si rankoviçistë projugosllavë pa kombësi. Kjo farë ruse vrau shqiptarë në Drenicë (1945), në Tivar (1945) dhe në shumë pjesë të tjera të Kosovës.

    Vrau edhe shqiptarë që nuk pranuan kolektivizimin rus. Vrau shqiptarë që nuk pranuan zakonet ruse në familje. Sa thellë kishte depërtuar etja për gjak ndër shqiptarë në ndërdijen e errët të enveristëve të zinj, mjafton të shfletosh titujt e gazetave ruse që botoheshin shqip në Prishtinë (1998), e ku vrasjet me atentate quheshin "heroizma", kurse kriminelët"heronj"!

    Kjo farë ruse, e dirigjuar sot nga qendra e krimit që quhet SHIK, e të cilën Kosova e ka dhuratë prej Fatos Nanos, sipas obligimeve që kishte marrë ky me atë marrëveshjen namzezë të Cyrihut (1993), mbi "ndihmen reciproke" ndërmjet PSSH-së dhe LPK-së. Ky SHIK i farës ruse vrau edhe Tahir Zemajn më 4 janar 2003, oficerin më madhor që ka pasur Kosova ndonjëherë. Ata që shkelën marrëveshjen e Osllos herdokurdo do t'i gjykojë historia, sepse bllokuan organizimin e luftës. Ata do t'i gjykojë historia edhe për të gjitha vrasjet që u bënë në kontekst të kësaj marrveshjeje të cilën e shkeli "Mandela" i Kosovës me "shokët e tij të idealit"!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Si e vrau veten "Mandela" i Kosovës?
    Ose: të gjitha mëkatet e Adem Demaçit


    Shkruan: Jusuf FERIZI

    Duke zbatuar me besnikëri atë amanetin prej enveristit të devotshëm të Ramiz Alisë, se "edhe barë do të hamë, por në Shqipëri nuk do të lejojmë depërtimin e imperializmit amerikan", duke mos lënë gurë pa luajtur për ta karantinizuar Kosovën në kthetrat serbiane, duke punuar zellshëm në izolimin e saj të plotë nga Perëndimi, pikërisht ashtu siç e kishte getoizuar Enver Hoxha Shqipërinë plot 50 vjet, Adem Demaçi, duke bërë ku të dihet të satin mëkat, ngritet me tërë forcën kundër Konferencës së Rambujesë.


    Demaçi në unison me moskovitët!

    Për "Mandelën" tonë nuk kishte rëndësi vërejtja e ambasadorit (amerikan v. ime) Hill: "Disa anëtarë të delegacionit (shqiptar) në Rambuje janë për së tepërmi të disponuar si antiperëndimorë.

    Disa prej tyre rrjedhin nga lëvizjet marksiste-leniniste, dhe si të tillë nuk janë ithtarë të angazhimit tonë (amerikan) në Kosovë, edhe pse deklarohen si të tillë". Demaçit nuk iu ngul as apeli i Z. Olbrajt drejtuar delegacionit shqiptar në Rambuje se fajtori për futjen apo mosfutjen e NATO-s në Kosovë do të gjendej në mesin e shqiptarëve dhe serbëve.

    Për të nuk bëri punë as sugjerimi i mikut më të madh të shqiptarëve, Bob Doll, se mosnënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë nga ana e delegacionit shqiptar, do të bënte të pamundur intervenimin e NATO-s në Kosovë. Aleatët më besnikë të Demaçit në fushatën e tij të çmendur kundër Rambujesë ishin Albin Kurti dhe "Sulltan", Selimi. Këtë të fundit, për "meritat" e tij në fushatën kundër Rambujesë, Demaçi e shpalli "komandant suprem" të SHP të UÇK-së.

    Ky ndryshim kuadror në "ushtrinë" e kuqe të "gjeneral" Demaçit, në Kosovë u quajt grushtshtet në UÇK. Kësaj fushate të çmendur iu bashkuan me një "apel" edhe do "veteranë" (komunistë) të gazetarisë në Kosovë, të cilët sot çelin vezë të klluqura në të përditshmën "Zëri".

    Bashkë me ta, më 19 shkurt 1999, Demaçi u rendit në mbështetje të zellshme të demonstratave në Moskë, ku me portretet e Stalinit në dorë rusët brohoritën jo vetëm kundër Amerikës, por edhe kundër shqiptarëve.

    Atë ditë, urrejtja e Demaçit kundër NATO-s dhe Amerikës ishte në unison të plotë me urrejtjen serbe kundër amerikanëve. Në fund, i zhgënjyer me dështimin e fushatës së tij kundër Rambujesë, duke dhënë dorëheqje nga posti i përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi deklaronte: "Krenohem nëse kam arritur ta bëj të dështojë Konferenca e Rambujesë"!


    "Mandela" kundër dënimit të Serbisë!

    Ata shqiptarë që ishin kundër dënimit të Serbisë, pa mëdyshje, i takojnë atij konceptit që nuk do ta shohë popullin shqiptar si pjesë e gjeopolitikës evro-atlantike.

    Janë këta individë që i takojnë atij koncepti të ngarkuar me bagazhin e vjetër politik, e që janë në lidhje të pandërprera ideologjike nëpërmes trajtave më të mynxyrshme stalinisto-enveriste.

    Demaçi, ndoshta pa vetëdije, angazhohej për një vetëvrasje të shqiptarëve të Kosovës, sepse këtë politikë kriminale vetëvrasëse e kishte trashëguar nga diktatori Hoxha që pllakosi Shqipërinë përgjatë një gjysmë shekulli.

    Demaçi donte ta reprizonte tragjedinë enveriste në Kosovë për të krijuar kushte të "reja" që bisha serbe, siç thotë Kadare, ta mbyste Kosovën në qetësi. A ishte i vetëdijshëm Demaçi se duke u ngritur kundër dënimit të Serbisë, po ngritej kundër lirisë së Kosovës?

    Si pasojë e makinacioneve të kmerkuqve të Kosovës për vonesën e atij nënshkrimi që kërkohej të vihej në dokumentin e Rambujesë, u vranë dhe u masakruan mijëra e mijëra shqiptarë. Për pak, siç thotë Kadare, "armiqësia tradicionale" (ruso-karpatiane) kundër NATO-s dhe Amerikës, gati përfundoi në mbrojtje të Serbisë komuniste, kundër lirisë së Kosovës.

    Në ato orë makabër të asaj blasfemie (prill 1999) kundër presidentit të Republikës së Kosovës, në ato ditë të rënda të atyre sharjeve që dukej sikur vinin nga bulqitë e llahtarshme serbokarpatiane, në atë meskohë të asaj herezie, e edhe kryeherezie, të atij profanimi kundër liderit më të pakontestueshëm shqiptar, për të cilin gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s Tirana zyrtare dhe marksistë-leninistët e UÇK-së së Adem Demaçit kishin përgatitur gjyqin inkuizicionist bizantin, politikanët aventurierë, që kishin manipuluar dhe sabotuar luftën e UÇK-së, për një grimë pushtet të së nesërmes, mbajtjen peng të Rugovës në Prishtinë deshën ta shfrytëzojnë për eliminimin e forcës së parë politike që përmbyti komunizmin në Kosovë.

    Segmente bizantine të faktorit politik të Tiranës dhe të asaj UÇK-së marksiste-leniniste, me një urrejtje të tipit mesjetar ndaj antikomunizmit, ndaj politikanit më me ndikim në Kosovë dhe në Shqipëri shkuan aq larg në atë prillin e vitit 1999, saqë akuzat e tyre kundër Rugovës në kohën e bombardimeve të NATO-s mund të krahasohen vetëm me akuzat e prokurorëve marksistë-leninistë të vitit 1945.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ...GJATË VITEVE 1948-1960...!!!
    Shpalime historike:
    Sheradin Berisha

    Dihet mirëfilli se në qershor të vitit 1948,pas një acarimi politik në mes Beogradit dhe Moskës, PK e Jugosllavisë u përjashtua nga organizata e partive të shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me këtë rast përfundimisht prishen marrëdhëniet e BRSS dhe aleatëve të saj, me Jugosllavinë e AVNOJ-it.

    Në këtë situatë Shqipëria mbajti anën e informbyrosë, dhe mbetja e saj në pozitat pro-sovjetike bëri që t´i prish marrëdhëniet e “mira”që kishte me jugosllavët.

    Ndonëse gjatë periudhës 1945-1948 pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjera etnike ishte e keqe, prishja e marrëdhënieve Jugosllavi-Shqipëri, vetëm sa e ka nxitur edhe më shumë përkeqësimin e pozitës së tyre. Qarqet politike antishqiptare në Jugosllavi të drejtuara nga shërbimi sekret UDB..., duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizuan projektet antishqiptare të Vasa Çubrilloviçit (të marsit 1937 dhe nëntorit 1944) për asgjësimin, asimilimin apo shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

    Kjo fushatë dhune e terrori shetëror që kishte nisur akoma pa përfunduar lufta e dytë botërore (1944), në këtë periudhë mori përmasa të reja gjenocidale...

    Vetëm në vitin 1948 regjimi komunist, arrestoi dhe nxori përpara gjyqit 306 shqiptarë,të akuzuar për vepra penale kundër shtetit 1.

    Meqë Shqipëria u përcaktua për ”informbyronë”, pas vitit 1948 UDB-a titiste-rankoviqiane,të gjithë kuadrot shqiptare në Kosovë... që konsideroheshin si armiqë të Jugosllavisë,i cilësonte si”informbyroistë”. UDB-a përmes bashkëpunëtorëve të saj kishte krijuar një dosje të veçantë,duke i vënë në syrin e përgjimit rreth 120 000 shqiptarë.

    Një dosje të tillë UDB-a kishte bërë edhe për Xheladin Shyqyri Hanën,luftëtar i orëve të para kundër nazifashizmit, ish-anëtar i KNÇK-së ,njëri nga bashkëautorët e hartimit të dokumenteve bazë të Konferencës së Bujanit dhe së fundi drejtor i gazetës “Rilindja”... Atdhetari Xheladin Hana, u arrestua në mënyrë sekrete,kinse po dërgohej me shërbim diku,ndërsa brenda mureve të UDB-së i bëhej presion që të tradhëtonte bashkëveprimtarët e tij të idealit.2 Mirëpo Xheladini duke mos u gjunjëzuar për anjë moment para presioneve dhe torturave çnjerëzore të kriminelëve udbash,më 15.12.1948 vritet mizorisht.

    Ndërsa të arrestuarit shqiptarë shtoheshin e torturoheshin pamëshirshëm gjithandej viseve etnike shqiptare,të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze...,në maj 1949 në një ekspeditë ushtarake-policore të drejtuar nga udbashët: Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç,synohej arrestimi i Kryetarit të Frontit Popullor krahinor:Rifat Latif Berishës,nga fshati Berish,e njohur për urtësi e qëndresë kombëtare.3

    Njësiti prej 6 vetash,i prirë nga Rifati pasi tradhëtohet nga i zoti i shtëpisë në Gajrak të Drenicës * edhe pse ishte rrethuar trefish nga forca të shumta ushtarake e policore,bëri luftë për jetë a vdekje. Në një dokument thuhet se Rifat Berisha me bashkëluftëtarët e tij “luftoi një ditë të tërë. Në orën 10 të natës, Rifati me njësitin e tij sulmuan rrethimin e trefishtë të udbashëve,por mbasi çanë dy të parat,ra i vrarë.” 4

    Në vitin 1949 torturohet për vdekje, nënkryetari i qeverisë maqedone, Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe,ndërsa në dimrin e acartë të vitit 1950 në zonën kufitare me Shqipërinë, vritet atdhetari Sabaudin Gjura nga Shipkovica e Tetovës...5

    Një fat të tillë e pësoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anëtar i Komitetit të Partisë në Dibër,i cili u arrestua nga organet e UDB-së në vitin 1949, si njeri me pikëpamje nacionaliste, dhe e mbytën mizorisht në tortura.

    Në marsin e vitit 1949 ishte arrestuar dhe më pas është zhdukur pa gjurmë Cenë Shyqriu nga Gjakova.

    Nga përfundimi i luftës së dytë botërore deri në fund të vitit 1951 në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth 49.000 shqiptarë. Në Kosovë janë likuiduar në forma të ndryshme 28.400 shqiptarë; në viset shqiptare në Maqedoni 7 000 shqiptarë; në viset shqiptare në Mal të Zi 8300 shqiptarë;, ndërsa 5000 shqiptarë janë likuiduar nëpër viset tjera, si të marrë peng nga OZN-a gjegjësisht UDB-a.6

    Në këto rrethana për t´i shpëtuar likuidimeve fizike, shumë shqiptarë, u detyruan të largohen përkohësisht edhe nga Kosova.

    &

    Ndonëse periudha 1950-1960..., në kujtesën e popullit shqiptar quhej si ”koha e Rankoviqit”, në Kosovë dhe vise tjera etnike shqiptare, regjimi komunist titist kundërshtohej në forma të ndryshme.

    Gjatë kësaj periudhe organizimet ilegale shqiptare qenë të shumëllojshme, si:

    -vazhdimësia e aktiviteteve të organizatës LNDSH,e cila vepronte në grupe me emërtime të tjera;

    -grupe të ashtuquajturish “informbyroistë“;

    -organizimi i grupimeve të ndryshme nga Sigurimi shqiptarë;

    -grupe të shumta sabotatorësh që kundërshtonin grumbullimin e rekuizitave, që në popull quhej “otkup“;

    -luftimi në forma shantazhuese të kolektivizimit të tokave,

    -Kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i Marrvëshjes Xhentëlmene Tito-Fuad Kyprili të vitit 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi…;

    -kundërshtimi i Aksionit të armëve etj

    OZN-a përkatësisht UDB-a gjatë viteve 1945-1948 zhvilloi një luftë të pakompromis, për shkatërrimin e organizatës patriotike shqiptare “Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare” (LNDSH) dhe të grupimeve tjera ilegale shqiptare. Dhe në vazhdën e kësaj fushate, ky shërbim persekutoi dhe burgosi mijëra shqiptarë edhe pas vitit 1948.

    Kështu, në fillim të vitit 1949, në gjyqin e Qarkut në Prishtinë, dënohen 9 anëtarë të LNDSH-s,si: Xhavit Gafurri (djali i patriotit të shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki.

    Po në këtë Gjykatë denohet edhe grupi i Drenicës i përbërë nga 6 anëtarë të Lëvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehë Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylë Berisha 7.

    Gjatë vitit 1950 u denuan edhe disa grupe të LNDSH-s dhe veprimtarë tjerë që e kundërshtonin, aksionin e rekuizimeve "Otkupit" dhe veprimet diskriminuese ndaj shqiptarëve në çdo lëmi të jetës.

    Më 3 nëntor 1950 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga Kolegji i Tupit gjykues: Arif korapi, kryetar i kolegjit dhe nga gjyqtarët porotë:Ali Abdullahu dhe Ismail Xhemaili pas disa seancave gjyqësore(më 19.IX.1950, 10.X.1950, 1.XI.1950 dhe 2.XI.1950) dënohen: Konstandin Vasilaca-Skënder Skënderi, oficer i armatës shqiptare, me 15 vjet burgim të rëndë ; Xhemë Latë Sadriu, me 8 vjet burgim të rëndë; Hajrullah Gorani, me 6 vjet burgim të rëndë ; Hamdi Devolli, me 8 vjet burgim të rëndë; Rashit Gorani, me 8 vjet burgim të rëndë ;Ramë Geca,me 3 vjet burgim të rëndë ;Ymer Fazliu,me 2 vjet burgim të rëndë .8

    Në shkurt 1950 u burgos grupi i LNDSH-s "Lidhja e Prizrenit" i formuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1949. Ky proces gjyqësor mbahet në Prishtinë nën kryesimin e gjyqtarit Shukri Begiq nga Pazari i Ri Me këtë rast denohen: Shaban Derguti dhe Mustafë Nixha me nga 20 vjet burg të rëndë, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi poashtu me nga 20 vjet burg të rëndë, Bitër Dehalla, Tomë Mjeda dhe Zekë Bajraktari me nga 17 vjet burg të rëndë, Nezir Hoti me 15 vjet burg të rëndë dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg të rëndë.

    Në grupin e dytë të LNDSH-së ”Lidhja e Prizrenit” denohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg të rëndë, ndërsa me nga 3 vjet burg të rëndë denohen: Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel Kabashi, Gjokë Spaqi, Ibrahim Gashi, Ramiz Rexhepi, dhe Shahide Kabashi..., Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci , Bajram Dehiri, Mustafë Derguti, Maliq Gashi e shumë të tjerë 9.

    Në 6 muajt e parë të vitit 1950, për sabotim të mbledhjes së rekuizitave "Otkupit" dhe me akuzën si bashkëpunëtor të Sigurimit shqiptar, në Prishtinë dhe Prizren dënohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vërmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga fshati Zhur, Xhafer Selmani (Vërmicë), Hajdar Bytyqi (Piranë), Nazif Hoti (Krushë e Madhe - i ati i Mr.Ukshin Hotit-vërejtja ime), Hamit Nuredini, Sali Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Qollaku, Xhafer Idrizi, Afil Afezi, Enver Beluli, Gani-Avni e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit Qollaku, Bie Vokshi, Lutfi Spahiu, Arif Randobrava etj.10

    Po atë vit në Prishtinë burgoset dhe dënohet grupi i dytë i Drenicës i përbërë prej 11 anëtarësh të LNDSH, si: Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylë Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg të rëndë, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg të rëndë, Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg të rëndë Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg të rëndë (ky i fundit ne burg meqë u zbulua se ishte në shërbim të UDB u bojkotua plotësisht nga anëtarët e LNDSH-s).

    Asokohe u dënua edhe Hasan Rema nga Gjakova-me 17 vjet burg të rëndë (z.Rema kishte qëndruar 3 vjet i arratisur në Shqipëri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorëzoi UDB-së në Kosovë!!)

    Po atë vit (1950) në Gjyqin e qarkut në Pejë dënohet grupi prej 9 vetash të LNDSH-s: Sylë Mehmeti i Rugovës, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekë Tafili i Ruhotit, Ramë Bislimi i Nabërxhanit, Gani Kastrati i Pejës, Salih Hasani dhe Sylë Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovës dhe Ramë Isufi i Lubeniqit... Këtë vit u dënuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumë të tjerë.

    Në vitin 1951 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u dënuan 11 anëtarë të LNDSH-s nga Mitrovica (të arrestuar në shtator 1950). Ky grup përbëhej nga: Bejtulla Sahiti nga Gushefci, Hajrullah Halili nga Doberlluka Sinan Alija nga Broboniqi, Imer Ajeti nga Koshtova, Avdyl Haliti nga Rahova, Shefqet Kamberi nga Broboniqi, Zejnullah Mehmeti nga fshati Lip, Zejnel Shabani nga Mikushnica, Hajzer Ferizi nga Qabra, Zeqir Rashidi-Rashica nga fshati Studime dhe Bislim Fazliu nga Vidishiqi.

    - Gjatë vitit 1952 burgoset dhe në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë dënohet grupi i tretë i LNDSH-s nga Drenica, si: Qazim Zogu,Hamdi Gruda,Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biçinca, Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica 11.

    - Në vitet 1949-1953 në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare u dënuan më qindra vite burgim edhe shumë veprimtarë të tjerë (në grupe dhe veç e veç) si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj - Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi-Cërnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramë Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj e Gusisë), Mulla Zekë Berdynaj, Sami Peja, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi,Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemë Lah Gashi... e qindra të tjerë 12 dhe për ndriquar veprimtarinë e tyre kombëtare kërkohet një studim i veçantë.

    -Po në vitin 1953 burgoset dhe (sipas aktakuzes K.nr 76/53), denohet grupi i anëtarëve të LNDSH-së nga Llapi: Sabit Kapiti-profesor i Gjimnazit në Podujevë (tani Besianë), Ibrahim Demolli, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. (Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-së) 13.

    Gjatë Aksionit famkeq për mbledhjen e armëve (1955/1956), në Prizren u organizua një proces gjyqësor, kundër Njazi Malokut...

    Në fakt Procesit të prizrenit i parapriu një proces tjetër politik (korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i shehëlerëve" prej 14 vetësh, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptarë.

    Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (në rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekë Haxhija, Hajredin Vuçiterna, Muhedin Miftari, Dërgut Ekremi, Sinan Dërguti, Qazim Miftari etj.

    Në procesin e Prizrenit, në saje të aktakuzës, të mbështetur kryesisht në montimin e "fakteve" nga UDB-a, më 12-19 korrik 1956 (në fshehtësi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqësor dhe me këtë rat u denuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg të rëndë; Sedat Dida u dënua me 5 vjet burg të rëndë; Shani Hoxha me 4 vjet burg të rëndë; Demush Cahani me 5 vjet burg të rëndë; Ibrahim Moni - 3 vjet burg të rëndë; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg të rëndë; Hasan Bajrami me 2 vjet burg të rëndë; Muhamet Emini me nga 2 vjet burg të rëndë dhe Sali Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg të rëndë.14

    -Për aktivitete patriotike, kundër regjimit titist, në vitin 1955 në Tetovë dënohet mësuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta me nga 10 vjet burg. Në vitin 1956 me burgime të rënda dënohen disa intelektualë tjerë nga Tetova dhe Gostivari.

    -Më 1957 denohen edhe 8 anëtarë të LNDSH-së në Prishtinë: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu, Vehbi Ruva dhe Kadër Deva. Të gjithë këta denohen me burg në kohëzgjatje prej 2-12 vjet burg të rëndë me përjashtim të Islam Mumxhiut, i cili lirohet.

    -Po këtë vit burgoset dhe dënohet grupi i dytë 9 anëtarësh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi, Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikë Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi.

    -Në vazhdën e ndjekjeve të atdhetarëve të LNDSH-së,në Shkup burgoset dhe denohet grupi 14 anëtarësh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi Imami dhe Zeqir Lisi 15.

    -Në vitin 1957, pas aksionit të armëve, kur u intensifikua numri i të shpërngulurve shqiptarë, Metush Krasniqi si udhëheqës i organizatës "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë" së bashku me veprimtarët tjerë të kësaj organizate, përmes veprimeve konkrete, shpërndarjes së trakteve dhe bisedave të drejtpërdrejta me qindra familje shqiptare, arritën të ndalojnë shpërnguljen nga trojet e tyre stërgjyshore.

    Pas katër muaj hetimesh, prej 1-7 mars 1959 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan u mbajt gjykimi i 6 anëtarëve të "Partisë Revolucionare...". Trupin gjykues e përbënin: Ratomir Patërnogiq-kryetar, Mustafa Hoxha-gjykatës, Vehbi Mehmeti, Sejfë Sherifi e Tuna Tomiqi - anëtarë, ndërsa aktakuzën e përfaqësonte Tahir Ibrani - prokuror i Gjyqit të Qarkut në Gjilan.

    Në bazë të "provave" të nxjerra gjatë hetuesisë dhe akuzave të prokurorit Tahir Ibrani, më 7 mars 1959, trupi gjykues i të pestëve, në "emër të popullit" dënoi: Metush Krasniqin, me 18 vet burg të rëndë ; Mark Gashin e Sejdi Kryeziun me nga 10 vjet burgim të rëndë; Mehmet Nuredin Dermakun me 2 vjet burg të rëndë,; Qemajl Kallabën e Mehmet Ajetin me nga një vit e gjysmë burg të rëndë.16

    Më 20 shkurt 1958, në Gjykatën e Qarkut në Pejë, në bazë të aktakuzës KTO nr.95/57, u gjykuan dhe u denuan: Muhamed Brovina me 12 vjet burg të rëndë, Adem Krasniqi me 7 vjet burg të rëndë, Gjon Shtufaj me 7 vjet burg të rëndë, Besnik Koci me 9 vjet burg të rëndë dhe Hidë Dobruna me 5 vjet burg të rëndë.17

    Më 19 nëntor 1958 për herë të parë UDB-a e burgos atdhetarin Adem Demaçi me arsyetimin, se ka“ vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së, dhe se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.” Aktakuza e përgaditur nga udbashët: M. Mihajlloviq, Mom(o)çillo Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq... përmes disa dëshmitarëve18, është realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq. Dhe në bazë të aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit i cili sipas nenit 117 paragrafi 1 i LP dhe sipas nenit 16, paragrafi 1 i LP, ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej 5 vjetësh burgim të rëndë.19

    -Në shkurt 1959, sipas aktakuzës K.nr.29/59 të datës 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prizren gjykohen: Aziz Spahiu, Hasan Berisha, Reshat Hadri dhe Durak Pasuli.20

    -Në vitet 50-ta në Kosovë dhe në viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas programit të LNDSH-së,e këto ishin:

    1.“Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH);

    2.“Grupi Demokratik Shqipar Kosova” (GDSHK);

    3.“Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë” (GSHRM);

    4.“Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovës” (GDISHK);

    5. Grupi – “Veteranët e Luftës Shqiptare - Rezistenca Malësore (GVLSHRM);

    6.”Shoqëia Demokratike Shqiptare/IsmaIl Qemali/(SHDSH- "I.Q");

    7. Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH)

    dhe

    8.Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH)21.

    Në verën e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH-s "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare" i drejtuar nga Shahin Voca nga Shala e Bajgorës. Kjo organizatë kombëtare u themelua me 6 gusht 1952, ku aktivitetin e vet fillimisht e zhvilloi në Gjimnazin e Mitrovicës dhe në shkollën e Stantërgut, për t´u shtri brenda një kohe në Prishtinë, Besian (ish-Podujevë), Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Burim (ish-Istog) etj. Brenda 8 vitesh “VK-NDSH-ja” në gjiun e vet organizoi 387 anëtarë besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dënohen 21 anëtarë, prej tyre 4 veta denohen në Gjyqin ushtarak të Zagrebit.22

    Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ajo në Prizren dënuan 17 anëtarë të këtij grupi si: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhën, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramën, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin,Ramë Dibranin, Niman Shalën,Sinan Sinanin,Musli Rexhepin,Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndërkaq në Zagreb më 25.02.1961 në bazë të Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak denon: Emin Fazliun me 8 vite burg të rëndë, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepçën me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg të rëndë 23.

    §

    -Të burgosurit shqiptarë vitet më të rënda të burgut, i kaluan në burgjet e Idrizovës dhe Velesit në Maqedoni; të Nishit, Beogradit, e të Pozharevcit... në Serbi; të Titogradit në Mal të Zi; të Bileqës, Stara Gradishkës, të Lepogllavës... dhe veçanërisht në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok" ujdhes kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci 24. Në këtë ujdhesë të xhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan golgotën-ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e shumë të burgosurve shqiptarë, që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm shkatërrimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrahnin deri alivanosje dhe vdekje të burgosurit e rinj që vinin në këtë kamp famkeq. Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që "vetëqeverisnin" me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famëkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë.

    (Fragment i shkëputur nga libri në dorëshkrim)





    1 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990) Lumi-T, Gjakovë 1991, fq.495



    2 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990) Lumi-T, Gjakovë 1991, fq.49/ “Këshilli Krahinor i Kosmetit”,1943-1953, Prishtinë,1955,fq.477.



    3 Po aty



    *Atdhetari Rifat Berisha... tradhëtohet nga bashkëpunëtori i UDB-së Ismail Gajraku.



    4 AQSH i RPSSH, F.252/I,1951, dos.340,M-F 393,fl.36

    (Rifat Berisha gjatë kësaj beteje të përgjakshme ,u vra së bashku me tre luftëtarët e tjerë, ndër të cilët ishte edhe vëllai i tij, Islami. Ndërsa, dy bashkëluftëtarë të tij,ndonëse të përgjakur,arritën të qajnë rrethimin dhe i shpëtuan vdekjes)



    5 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh .....”,fq.497/498



    6 Gazeta”Besa”,Stamboll-1974-1975./Mr.Ethem Çeku:Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981,Prishtinë,2003,fq.129.



    7 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita" Prishtinë 1998, fq.146.



    8 Gjykata e Qarkut e KAKM-së në Prishtinë,me 3 nëntor 1950 / Aktgjykimi K.149/50)



    9 Po aty/

    dhe kujtime të Sh.Mazrekut, botuar në revistën "Forumi", Prishtinë 6 dhjetor 1993, f1.19.



    10 H.Susuri - "Rrëfime të Hajdar Bytyqit" - Gurra - Revistë e Vërrinit - Viti I nr.8, dhjetor 1992, fq.27.

    - Nga shënimet në dorëshkrim të Ibish Avdiut - Zhur 1992.



    11 R.Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.147.



    12 Kadri Halimi - "Prijatarja kombëtarja - e jo ideologjia" - Fejton (2) Rilindja 22 tetor 1994, fq.12 / Rrëfime nga Xhemë Lah Gashi - herët a vonë Kosova do të jetë e Shqipërisë", botuar në revistën "Forumi" nr. 9. 17 janar 1994, fq.18 / dhe Xhafer Shatri - "Pse dergjet në burg Adem Demaqi", fq.25.



    13 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.148.



    14 Agim Zogaj - "Dosja P - procesi i Prizrenit '56" Zëri 1998,fq.68/Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq.224-225



    15 R.Bunjaku - "Kosova...", fq.148.



    16 Aktgjykimi K.nr.19/59 datë.7 mars 1959 Gjykata e Qarkut në Gjilan./Kadrush Sylejmani M.Krasniqi-simbol i qëndreses shqiptare,prishtine 1999, 103,106,115/ Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq.274-276.



    17 Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq. 253-254



    18 Aktakuza kundër Adem Demaçit është ngritur në bazë të dëshmive të dëshmitarëve:Zekeria Cana,Ali Aliu,Fahredin Gunga,Adem Gajtani,Avdi Avdiu,Shemsi Osmani,Rafael Sopi,Sabit Ratkoceri,Ismet Bytyqi,Shefqet Popova,Din Mehmeti,Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu.



    19Dr.Hakif Bajrami,Dosja Demaçi,Brezi 81,Prishtinë 2003,fq.21-60./Aktakuza:PPQ nr.14/59 . 19.02.1959.

    /Adem Demaçin e gjykuan:Gjykatësi Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë:Mehmed Kalaveshi,Riza Voca dhe Qazim Bajgora./



    20Aktakuza K.nr.29/59,19.02.1959,Gkykata e Qarkut Prizren /Ethem Çeku-Shekulli i ilegales, fq.236.



    21 Emil Kastrioti - Referati - "Mbi historikun e Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare" Donzdorf (Gjermani) 1996, fq.24.



    22 Emil Kastrioti - Referati - "Mbi historikun e Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare" Donzdorf (Gjermani) 1996.



    23 Po aty



    24 Xhafer Shatri - "Pse dergjet në burg A.Demaqi", fq.27-28
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    NË NDERË TË 70 VITEVE JETË - PËR VET MOHIMIN

    E marrur nga libri " libër për Vet - mohimin" pa e pyetur autorin e librit Adem Demaçin..

    E sjellur dhe të shkruar në mënyrën time e me fjalët e bacës - sërish pa e pyetur autorin... është e gjitha kjo dhuratë e imja për Ditëlindjen e tij të 70-të. Edhe pse kam gjysmen e moshës së tij më duket sikur tërë këtë kohë e jetuam bashkë!



    DIALOG ME NËNËN

    (Vet Mohimi në Udhëtim, Vet Mohimi në Mundim Vet Mohimi në shtrëmgim...As nuk është këtu, as nuk është atje, as s'je poshtë as s'je lartë... Vet Mohimi u ndodhë në një gjendje të papërshkrueshme...)

    NËNA: Evlad!
    ( dëgjon zërin e nënë Nazifes)
    NËNA: " E kam ditur se do të bësh mrekulli".

    ADEMI:Nënë kam ardhur që të të them shumë gjëra për veten time, për motrën Ajshe dhe për të tjerët!

    NËNA: Bir, evlad, mos humb kohë! Të gjitha ato që do të mi thuash, nëna i di. Të gjitha ato tani për mua, si shpirt janë vetum informata të thata, që as më gëzojnë dhe as më dëshpërojnë. Ti je i pari biri im , që arrite të kalosh murin e errësirës dhe dhe të kalosh në dritën e paskajshme....Ju atje jeni për të jetuar. Ata që krijojnë, jetojnë. Prandaj, ti, evlad, mos humb kohë..."

    ADEMI: Më fal nënë por edhe këtu paska kohë.

    NËNA: pO EVLAD. nGA TË GJITHA DIMENSIONET E NJOHURA EDHE KËNDEJ TUBËS SË ERRËSIRËS EKZISTON KOHA, PRANDAJ TI MOS HUMB KOHË, POR PYET ç'TË INTERESON NË DISH, ÇKA DËSHIRON TË DISH , SEPSE NË KËTË DRITË NUK VIHET PËRDITË".

    ADEMI: Nënë, më fal, por a mund të flas me kë dua dhe të pyes ç'të dua?

    NËNA: Evlad, me kë të duash dhe ç'të duash, por ti mos u habit që ata nuk habiten e nuk çmeriten për ardhjen tënde në dritë dhe se nuk të bëjnë kurrfarë pyetjesh, sepse, si të thashë, sikundër unë, edhe ata, i dinë të gjitha. Shpirtrat janë të aftë të lexojnë të gjitha informatat, për të kaluaren, për të tashmen dhe për të ardhmën, prandaj as mos merr mundim që të tregosh diç, por vetum pyet pa hezitim. Të gjithë që kanë ndërruar jetë janë; disa prapë jetojnë, kurse disa të tjerë bëhen gati që prapë të jetojnë".

    ADEMI: Nënë, loke, cile, si po shihet, kohën e kemi të kufizuar, por ti e di se tërpinë gjithmonë e kam pasur që të di se ç'mendojnë njerzit e mëdhenjë, prandaj mos ma shih me të madhe që do t'i thërras disa, që do të më kujtohen kështu si shpejtë e shpejtë e pastaj do të vazhdoj kuvendin me Ty

    NËNA: JO, evlad, me kohën tënde ke të drejtë të bësh si do vetë. Përndryshe, ti, edhe atëherë shumë pak ke pasur kohë për mua, prandaj mos ngurro. Fillo - Thirri!

    ( Ademi i thërret disa emrat e të cilëve i kujtoehn per momentin)

    ADEMI: FU - HI

    FU-HI: " Urdhëroni, djalë i ri nga Iliria, Arbëria, Shqipëria e Dardhania?

    ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e zi?

    FU-HI: Prap po themë se; ai që kalon lumin, nuk ka për të kaluar nëpër të njëjtin ujë kurrë më".

    ADEMI: ARistotel!

    ARISTOTELI: Urdhero , djalë i Ilirisë?"

    ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e Zi?
    ARISTOTELI: Peshku prishet nga koka, por koka prishet nga bishti!"

    ADEMI: DEMOKRIT!
    DEMOKRITI: Urdhero djalë i Ilirisë?
    ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e zi?
    DEMOKRITI: Kur shikoj se ç'bëjnë pasardhësit e mij, turpërohem që kam qenë GREK!"

    ADEMI: ALi Ibën Sina!
    Ali Ibën Sina: " Urdhëro, djalë i Kanit të Ballit?
    ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e zi?
    ALI IBËN SINA:Arabi, he, arabi u kall flakë në vaj të zi! Mendo pak për ardhmeri!

    ADEMI: ÇERÇIL!

    ÇERÇILI: "uRDHËRO, djalë i Kanit të Ballit"
    ADEMI: "Ndonjë porosi për lëmshin e zi?"
    ÇERÇILI: " Mos u besoni as memoareve të mia!"

    ADEMI: SHARL DË GOL!
    SHARL DË GOL: Urdhëroni, djalë i Kanit të Ballit!
    ADEMI: Ndonjë porosi për lëmshin e zi?
    SHARL DË GOL: Rroftë Franca! Poshtë francezët!

    ( Ademi ndalet dhe i drejtohet të ëmës)
    ADEMI: Nënë, e zgjata me burrat e dheut. Tash, disa nga Dardhania.
    ( Tha kështu sikur duke kërkuar ndjesë nga nënë Nazifja)

    NËNA: VETUM , VAZHDO TI, EVLAD!

    ( Ademi vazhdoi)
    ADEMI: XHEMAIL OBRIA!
    XHEMAIL OBRIA: Urdhëro, djalë i ri!
    Ademi: Ndonjë porosi për Drenushe Dardhani?
    XHEMAIL OBRIA: Mirë ka thënë Shaban Paja: dallap - dallap është dynjaja! Kjo dynjaja rypa - rrypa, herë ma hype, herë ta hypa! Kjo dynjaja prita-prita, herë ma site, here ta sita! kjo dynjaja mosha mosha, herë ma shoshe herë ta shosha!
    " Pleçëro punët e votrës e pastaj të botës."
    " Pushteti është si deti - me fuqi e me tërpi!"

    ADEMI: RAMADAN SHABANI!
    RAMADAN SHABANI: " Urdhëro djalë i ri?"
    ADEMI: Ndonjë fjalë për Drenushë e Dardhani?
    RAMADAN SHABANI: Mos i bën të keqit e të çmendurit mirë, se ta kthen me çka ka!

    ADEMI: ISMAI KAPITI!
    ISMAIL KAPITI: Urdhëri, biri i Nazifes!
    ADEMI:Ndonjë fjalë për Dardhani?
    ISMAIL KAPITI:" Mos e çoni kohën kot, se e nesermja s'bëhet sot!"

    ADEMI:TAHIR BERISHA!
    TAHIR BERISHA:Urdhëro, zogu i Berishës!
    ADEMI: Ndonjë fjalë për Drenushen e Dardhaninë?
    TAHIR BERISHA: Drenusha është si arusha: gjashtë muaj punë e gjashtë muaj gjumë".
    " Kur të robëroheni me robërinë, do ta fitoni lirinë!"
    " Kur të hyni atje ku s'hyhet, do të dilni atje ku dilet! Kur tî lëshojmë, do të na lëshojnë!"

    ADEMI:NËNË!
    NËNA: URDHËRO BIRI IM!

    ADEMI:Ata që kan pas ba keq, kanë rënë shumë poshtë...

    NËNA: " E DI BIR E DI. Por edhe e keqja, derisa është në shkallë, ka përmirësim. Shkallët mund të ngjiten, por edhe mund të zbriten, mirëpo, nëse kalohen shkallët, atëherë s'ka përmirësim. Atëherë shpirti humbet. Sepse mos harro, është punë e rrallë - por edhe shpirtrat vdesin. E kur vdesin shpirtrat, ata shëndrrohen në kalbësira që s'i do as bota bimore, as bota shtazore, as bota njerzore. Ata atëherë shëndrrohen në gropa të zeza të gjithësisë. Prandaj ti për këtë mos u merzit biri im..
    ADEMI: Nënë, të të pyes diç në besim, si evladi nënën e vet. Ç'bën baba Zeçir?

    NËNA:Është duke e qitur në dyzen një çifteli pa tela!"


    ( Vazhdon)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vazhdon nderi ynë per bacën tonë

    ADEMI. Po, ti nënë, ç'je duke bërë?

    NËNA:Jam duke u përgaditur për një jetë të re, për një mishërim të ri."

    ADEMI: Nëse nuk është fshehtësi, kam dëshirë të madhe të di për mishërimin tëndë të ri?

    NËNA: Evlad, shpirtrat nuk kanë fshehtësi. Do të mishërohem në një muzikante.

    ADEMI: loke, ti nuk tallesh me mua?

    NËNA:jo, evlad, shpirtrat as nuk tallen, as nuk ofendohen.

    ADEMI: Ti e ke ndier muziken, por megjithatë, disi po më duket...

    NËNA:Mos u mërzit evlad, dëshiroj të komunikojë me njerzit me gjuhën e tyre më universale."

    ADEMI: Si kompozitore, nënë, do të ringjallesh?

    NËNA:Po!

    ADEMI: do të jenë ato kompozime nga tabani dardhan?

    NËNA: Po, bir, nga tabani pellazgjik, ilir, dardhan, arbëresh, shqiptarë, njerëzor...

    ADEMI: Nënë, ç'do t'u thuash njerëzve me muzikën tënde?

    NËNA: Bir, muzika nuk është gjuhë për t'u thënë të tjerëve diç. Muzika është numër i pafund nocionesh të kthyera në ndjenja, të cilat përmes toneve depertojnë deri në thelbin e shpirtit".

    ADEMI:Nënë përse kriminelet nuk e duan muzikën?

    NËNA: Evlad, shumica dërrmuese e njerëzve tonet që krijojnë kompozitorët i kanë të stivuara në nënvetëdijen e intelektit të tyre. Të gjitha ato tone, si të thuash, janë të fjetura në atë pjesë të shpirtit dhe, kur ato tone, përmes veshit, arrijnë te thelbi i shpirtit të qenies intelegjente atëherë ato i zgjojnë ato tone të fjetura...te kriminelet, ajo pjesë përkatëse e ndërgjegjës së tyre është e zbrazët prandaj dhe muzika që arrin përmes veshit në shpirtin e tyre shkakton vetum kumbime shqetësuese dhe të padurueshme për ta..

    ADEMI: A do të kem fat që ta dëgjojë atë muzikë, muzikën tënde nënë?
    NËNA: Evlad, ti atë muzikë e ke në shpirtë. Pothuajse të gjithë shqiptarët, kudo që janë, atë muzikë e kanë në shpirt, vetum se ajo muzikë është e fjetur prandaj edhe Shqiptarët janë të fjetur...( një pjesë që 15 vite është në hipnozë - vërejtja ime). Ajo muzikë do t'ua pastrojë shpirtrat nga dyshimi dhe urrejtja dhe do t'ua mbushë shpirtrat me besim e dashuri. Atëherë Shqiptarët do të mahznitin botën me mrekullit e tyre.

    ADEMI: Ah, nënë, mos për këtë do të na duhet të presim shumë?

    NËNA: "as shumë, as pak, por tamam sa duhet."

    ADEMI: Më fal nënë e dashur, por disi po më duket si e pabesueshme. Unë kam dëgjuar për mbretresha, poetesha, shkrimtare, shkencëtare, artiste, sportiste me famë, por për ndonjë kompozitore s'më bëhet se kam dëgjuar.
    NËNA: Kjo edhe do të jetë, evlad një nga mrekullit tona.

    ADEMI: je e sigurtë nënë që vetum muzika do t'i zgjojë shqiptarët nga gjumi?

    NËNA: Po, biri i nënës, vetum ajo është e zonja t'i shpërthejë barrierat në mes nesh botes, vetëm ajo është e zonja t' këpusë të gjithë ata penjë, toja, litarë, vargonjë e pranga , me të cilat Shqiptarët e kanë lidhur vetveten ( shpresojmë që pas 21 janarit do të zgjohen dhe do ta zgjidhin vet -veten , një pjesë e tyre . vërejtja ime)

    ADEMI: Ah, nënë, më vjen shumë keq shumë keq, me vjen tepër keq që më duhet të të themë se unë dyshoj që muzika mund të shërojë shpirtin tonë të nakatosur nga urrejtja. Muzika është tepër e butë, shumë e butë, fort e butë për një gjë kaq të vështirë...

    ( Vazhdon nderimi ynë për Simbolin e Rezistencës!)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vazhdimi i tretë

    NËNA: Evlad, është koha e fundit që ta kuptojmë që në jetë çdo gjë është interes e edhe dashuria është interes. Nëse jep dashuri, merr dashuri, nëse jep vepër merr kundërvepër. Është koha e fundit ta kuptojmë se jeta është luftë, por jo luftë kundër vetëvetës e të tjerëve, por luftë që me vepra e krijimtari t'i pushtojmë hapësirat e pakufishme të gjithësisë.

    ADEMI: Nënë, si i di¨, ti, këto gjëra?

    NËNA: sHPIRTI I DI TË GJITHA, POR NUK MUNDET ASGJË, PRANDAJ DUAJE DHE PRANOJE JETËN TËNDE ASHTU SI ËSHTË SEPSE BOTË MË TË MIRË SE AJO NUK KA.Gëzoju errësirës. sikurse edhe dritës, sepse, si po bindësh, pa errësirë, vetum në dritën e kulluar, nuk shihet asgjë..

    ADEMI: Po nënë, si të gëzohem në këto rrethana?

    NËNA: Evlad, gëzimi e pikëllimi nuk kanë kufij. Duhet të dish t'u gëzohesh atyre që i ke dhe ka aq shumë gjëra për t'u gëzuar, sa që shumicës së njerëtve as nuk u shkon mendja... Gëzoju biri im, duarve tuaja, që të shërbejnë me aq bindje e aq perpikmëri, gëzoju këmbëve tuaja, që të qojnë kahdo që do ti; gëzoju syve tu, atyre dritareve të shpirtit, përmes të cilave sheh bukuritë e pafundshme të natyrës dhe që të shërbejnë në mënyrë aq të palodhshme dhe besnike; gëzoju veshit tëndë, hundës sate, gojës sate; gëzoju të gjithave që ke rreth e rrotull vetes; gëzoju, mbi të gjitha, vetes sate, asaj mrekullie të natyrës.
    Mos vajto per gabimin, se atëherë bënë gabim edhe më të madh se gabimi, por gëzoju edhe gabimit tëndë - sepse e pe. e zbulove, e hetove, u bëre më i mençëm, u bëre më njeri. Gëzoju, evlad , edhe kundershtarit tëndë, ruaje edhe kundërshtarin tëndë si vetën tënde, se pa të, ku do të dije se kush je, çka je, sa di, sa mundesh, sa duron...

    ADEMI: Ta kemi goditur varrin, nënë. Një varr të thjeshtë, por le të dihet.

    NËNA: Biri im, varri nuk është vepra ime. Varrin e bëre ti, që të jesh i pastër para botës që të mos thonë: Ja, aq shumë vuajti e ëma për të, kurse tani asaj nuk i dihet varri, as shenja. Gabon, ti, gabojnë edhe ata. Vepra ime jeni ju, fëmijët e mi. Nëse mendon se më ke borxh gabon. Të gjithë ne që kemi qenë, jemi dhe do të jemi, i kemi pasur, i kemi dhe do ti kemi borxh vetëm vetvetës. Prandaj, vetëm duke larë borxhin ndaj vetvetes sate, do ta lash borxhin edhe ndaj meje.
    Me varre e përmendore nuk lahen borxhet as ndaj të tjerëve, as ndaj vetvetes. Nga Ne të gjithë që kemi jetuar, nga Ata që jetojnë dhe nga ata që do të jetojnë, janë kërkuar, kërkohen dhe do të kërkohen krijime e vepra, që e bëjnë dhe që do ta bëjnë jetën e njeriut dhe jetën e të gjitha gjallesave të lumtur..

    ADEMI: Nënë, si do ta bëjë këtë punë? Ti i di mundësitë e mia.

    NËNA: Prore kam pas besim në Ty dhe nuk kam dyshuar kurrë se herdo - kurdo një krijimtar në rrugën e lumturisë. Për ata që shikojnë anash kjo rrugë do të jetë plot me ferra, driza e vështirësi, por vetum ata që hyjnë në rrjedhate asaj rruge, e shohin se ajo është rrugë, që edhe disfatat i shëndërron në fitore.
    ADEMI: Më thuaj nënë, të lutem si? Më thuaj si, se mjaftë brodha rrugëve të rrejshme, përrojeve dhe thellutave. Më thuaj, nënë, se çdo herë që nuk të kam dëgjuar, keq e kam pësuar. Ndoshta nuk jam vonuar nënë, shumë, që, më në fundë, përsëri u ktheva të pi gjirin e këshillave të tuaja?

    NËNA: Të gjithë jemi vonuar evlad, por të thashë se rruga e lumturisë edhe disfatën e kthen në fitore, edhe vonesen e kthen në përparësi.

    ADEMI: Si më trego si, si, si, si....


    Këtu e nderpreas dialogun nënë e birë. ky është një dialogë që zhvillohet në mes të dyve që nga 3 marsi i vitit 1966, vit kur nëna Nazë u largua nga jeta, me mall për të birin dhe i biri me mall për të ëmën...
    Edhe sot e kësaj dite zhvillohet ky dialog në mes të të dyve..

    Kaq mund të bëjë, unë, për Simbolin e Rezistencës sonë Kombëtare, në Jubileun e tij të 70-të, e që do të jetë pas ca ditësh...

    fund

    Në ditët në vijim do të lexoni:

    Adem Demaçi dhe Gjon Serreqi
    NDSH dhe ndikimi i tyre te Ademi i Ri
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ADEM DEMAçI dhe GJON SERREQI

    Vitet e administrimit ushtarak në Kosovë ( 1945) ishin vite të tmerrit.Pushtuesit e rinjë, me kokarfa " partizane" por me qëllime kraliste kishin filluar të vrisnin dhe burgosnin pjesen më vitale dhe intelektuale të kombit tonë...Adem Demaçi aso kohe nuk ishte më shumë se 9 vjeç dhe përpos brengat familjare që e mundonin, vdekja e babait dhe e të vëllait ishte edhe ajo e dhunes dhe e terrorit të ri ndaj popullates shqiptare. Dhe , djaloshi i ri, i paktë në shtatë por me mendje të ndritur, për çdo ditë rrugëve të Prishtinës, shikonte pushtetaret e rinjë, duke shfryrë mllefin e tyre shovenistë... Këtë kohë populli shqiptarë e njef si " kur ka hy partizani"si kohë e skëterres dhe e tmerrit. Ishin të njohura ato krismat e tupanit që vinin nga burgu i Prishtinës, kur të burgosurit, natën, mbyteshin me çekana, fshehurazi nxirreshin kufomat dhe varroseshin. natyrisht se me gjendjen e krijuar kurrë një herë nuk ishin pajtuar pjesa më vitale e kombit: rinia, intelektualët dhe patriotët.. Ademi shpeshherë takonte mësuesin Gjon Serreqi dhe ai te çuni i ri linte përshtypje të fortë, si për ka qëndrimi, veshja por edhe fjalët. E, sidomos miklimi i flokëve ishte i pashmangshëm...

    Kush ishte Gjon Serreqi?

    Gjon Serreqi ishte arsimtar i Gjimnazit Shqiptar të Prishtinës( sot Sami Frashëri), lindur më 11 shkurt 1920 në Ferizaj. Ai ishte i biri i Gjergj Serreqit dhe i Anites, e lindur Kurti, nga Prizreni. Ai kishte edhe katër vëllezër dhe tri motra. Pasi nëna i kishte vdekur babai i tij ishte martuar me Manen nga Gjakova e cila ishte ba për ta si " nënë e dytë" dhe kur se kishin ndjerë si njerkë. Vëllai i tij i madh ishte Viktori, mandej, Pjetri e
    Marku që ishin më tërinjë. Motra e tij e madhja ishte e martuar për Martin Kolveshin i cili ishte pushkatuar nga partizanët. Njerka e Gjonit ishte nga familja Dushi e Gjakoves. Gjoni shkollën fillore e kishte mbaruar në Ferizaj, kurse gjimnazin në Prizren. Ishte edhe në Seminarin Ipeshkvor në Prizren.. Në vitin 1939 /40 pas mbarimit të Matures ka shkuar në Zagrem dhe ka regjistruar Fakulltetin Fillozofik. Pas gjashtë muajsh kalon në Firencë dhe atje qendron deri ne vitin 1943 vit edhe kur kthehet serish në Kosovë. Në vitin 1944 burgoset nga policia SS dhe e deportojnë në kampin e Prishtines. Aty e mbajnë një muaj dhe ma vonë e dergojnë në kampin e Vjenës " K-16". E kishin derguar në punime të ndryshme e sidomos në hapjen e kanaleve të qytetit të Gracit, që ky qytet të mbrohej nga sulmet e aleatëve. Pasi Gjermania kapitullon ai kthehet në Prishtinë dhe në qershor shkonë dhe i lajmërohet drejtorit të gjimnazit Idriz Ajetit ku pas disa rekomandimeve ai pranohet arsimtar në atë Gjimnaz. Dhe pikërisht këtu nga ky Gjimnaz ai do të le mbresa të mëdha në Ademin e ri. Aso kohe nëpër tërë kosoven dhe viset e tjera shqiptare ishin formuar Komitetet e NDSH-ës. Edhe Gjoni ishte pjesëtar i NDSH-ës. Frymezuesi dhe ideori i saj. Pasi që mësuesi i ri heton rrezikun vendosë të dal në mal dhe shkon dhe i bashkangjitet grupit të Ajet Gërgurit që aso kohe gjendej në Drenicë. Ajet Gërguri ishte Kryetar i Organizates nr 2 si i kishin të ndarë ndersa Hilmi Zeqiri, Azem bellaqevci dhe Gjon Serreqi ishin nënkryetar. Por largimi i profesorit nga gjimnazi dhe fjalet që qarkullonin te Ademi i ri kishte pas rol pozitiv sepse ay mu këtu do të gjen frymezimin për të vazhduar aty ku keta i ndalen. Gjon Serreqi kur kishte ardhur në gjimnaz aty kishte gjetur profesor Sylejman Aliun ( Drini) i cili e kishte antarsuar në NDSH.

    Gjon Serreqi në mesin e nxënësve kishte parë deshiren e tyre për ta luftuar pushtetin e ri. Nxënës të tij ishin: Llazer Josipi, Hamdi Mustafa, Ali Bajrami, Xhahid Gafurri dhe aty ai formon celulen e parë të NDSH-ës. Mbledhjet i mbanin në shtëpinë e Nazif Zymberit ne Prishtine por edhe te Çerim Krasniqi ( Sharbani). Kishin pregaditur për të vrarë aso kohe spiunin Alush Zariqin që punonte për serbet.

    Gjoni burgoset me daten 25 shkurt 1947... keshtu kush ma heret dhe kush ma von po thuase të gjithë NDSH-iste burgosen dhe hidhen në gjyq. Gjyqi ishhte i pameshirshem per ta me prokuror Ali Shukriun ( per ata që nuk e njohin; njeriu më i felliqur qe ka lindur ndonji here ne Kosovë; ai ka qenë ma shkavell se vetë serbet).
    Për hirë të opinionit do të sjell më poshtë emrat e atyre që u dënuan:

    a).Ukë Sadikun, Ajet Gërgurin, Gjon Serreqin, Hilmi Zariqin dhe Osman Bunjakun me denim -vdekje pushkatim.
    2. Zukë Haxhiu me 20 vjetë
    3. Abedin Selman Braha ose " Din Hoxha" me 15 vjet burgë
    4. Ali Riza me 10 vjet burgë
    5 Abdullah Musliu me 10 vjet burgim
    6. hamid Ejupi me 7 vjet burgë

    Në këshillin gjykues ishin : sali Aliu dhe Bajram Sylejmani ndersa gjykates kryesor ka qenë një shka me emrin Vojin Stankoviq...
    Gjyqe të tilla mbaheshin kudo neper kosovë ku denoheshin patriotet e kohës.. Une do të sjell vetum edhe emrat e të të denuarve në procesin e Gjilanit që të mos e rëndojë edhe më shumë temen. Por të gjitha këto që üpo ndodhnin nuk mund të kalonin e pa u verejtur nga djaloshi i ri, Adem Demaqi i cili më vonë do të bëhej vetë Qëndresa.
    Hamdi Omar Berisha denohet me vdekje - pushkatim..
    Të dënuar të tjerë ishin edhe: Maliq Sahiti,ramadan Agushi, jakup Malisheva, rexhep Shema Dajkoci, Arif salihu, Rizah Osman Hoxha,destan Budriga. llazer josipi, rrustem Statovci, Sefedin, Shabani, Hysen Murteza dalladaku,ismail rrahman mema, Nijazi Çarkaxhiu,hamdi dalipi, Zija Imer Shuka, Haki Zylfiqari, Salih Aliu, Iljaz Beqiri, Murat zherka, fehmi ramadan zherka, Hajredin fazliu etj etj
    Dihet se si perfundojë edhe grupi me Marie Shllakun, shkodranen e paharruar.. Anëtare e grupit të NDSH-ës ka qenë edhe Katarina Josipi ( me vonë primadona e Teatrit të Kosovës) e cila pas arrestimit në proces gjyqesor ishte liruar...
    Pra që të mos e zgjasë më shumë me këtë sepse duhet një enciklopedi e tërë të shkruhet per keto procese( çdo gjykim ishte histori ne vete) por pikerisht keto arrestime dhe gjykime kishin ngjallë ndjenjen te shqiptaret e okupuar për rezistencë dhe liri e edhe te Adem Demaçi.. NDSH-ja kishte ndikim shumë të madh te ai, Ademi pra, i cili pas daljes nga burgjet nuk i harronte dhe vente dhe i vizitonte. E edhe vizita te Hamdi Govori ( Hertica) që jetojë gjerë në vitet e 90-ta, vizita që shpesh bëheshin tregim në vete: Në faktë për këtë edhe shkroi Ademi më vonë një Kapitull në romanin e tij: Libër për Vet Mohimin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në vitin 1990 e sidomos në vitin 1991, duke e parë se lufta do të ishte e pashmangur,intensivohen edhe më shumë aktivitetet në drejtimin e formimit të Ushtrisë Çlirimtare... Bile- bile kjo inisiativ kishte lindur shumë më herët dhe atë në një natë të ftohtë tetori diku në lagjet e Prishtines...

    Por me shkuarjen e grupeve të para për ¨te bërë Ushtrimet në Shqiperi ishte i njohur edhe Adem Demaçi pa çka se ai aso kohe nuk pajtohej dhe se e perkrahte politiken e " Alternatives Kosovare".Por për çdo aktivitet të ca të rinjëve që kishin vendosur të vepronin pak më mdryshe Adem Demaçi njohtohej nëpërmjet bacës tjeter shumë të madh Ahmet Haxhiut- Lupçit ( tash të ndjerë). Bartja e armatimit të rëndë, për në Drenicë, me " fiqen e kuqe" të Ahmetit ishte bërë edhe me udhezimin e bacës ngase; askush nuk do të dyshonte që në një veturë kaq të vogël mund të kishte armë të rënda...Dhe shpeshë Adem Demaçi thoshte; baces keq e keni nis veq ishalla mirë ju del sepse do melaqe të mijat pom thonë se, diçka do të del... Kur ishte mbajtë një Mbledhje në një lagje të Prishtines në vitin 1993 dhe ishte marrë vendimi që të kalohet në aksione konkrete ishte kërkuar më vonë edhe një takim ( vizitë në shtëpi)me bacen për t'i treguar që vendimi u mor. Por se sa ishte ky njeri i sakrifices po ju sjell një detaj të shkurtër...

    Kur policia serbe ndaloi botimin e gazetes Rilindja dhe tërë shtypin tjeter dhe kur i perzuri punëtoret nga puna, ky në katin e nëntë të " Rilindjes" u barikadua dhe hyri në grevë urie, për të mbrojtur fjalën e lirë të shtypit. Ata që kishin punuar me vite, nuk e bënë, një gjë të tillë, teksa ky vendosi edhe një herë të bëjë vet-flijimin. Ai hyri në grevë dhe; ca lakejë të cilëve nuk dua t'ua përmendi emrat menjëherë pas kësaj shpallën se edhe ata po hynin në grevë. Dhe, çfarë ndodhi? Deri sa Adem demaçi, në zren e redaktorit të " Zërit" kishte vë një shtrat dhe bënte greven e urisë duke perdorur vetum pak kripë dhe ujë ( ata që kanë bë grevë e dinë se çka do të thotë krypa ppër org. e njeriut) të tjerët; ca gazetarë dhe shkrimtarë që nuk iu përmbaheshin; po hanin e pinin sa mundnin. Dhe, shkruanin vjersha të cilat i sillte te nesermen " Bujku" se, gjoja mbaruam. Por nuk kam qare pa e permendun rastin kur Ju erdhi " konjaku" për të pirë Basri çapriqit, Milazim krasniqit,nehat Hoxhes etj...dhe prursit i urdheruan që" ta fshehë" që të mos e shehë asnjeri... Deri sa Adem Demaçi bënte grevë " pekmezat" e tjerë e promovonin vet-veten. Dhe pas shumë insistimeve të shokëve të Ademit ( Ahmet Haxhiut - vërejtja ime) ky më në fund e nderpreu dhe tha: nuk e vlente të vdisej për disa lakna: me lakna i quajti Ata të cilët gjoja kishin hyrë në grevë e për qëllim e kishin të kompromitonin grevë... As një fjalë nuk u tha aso kohe për këtë gjë nga LDk-ës e cila e kishte marrë detyren për të frenuar çdo inisiativë të shqiptareve, për të kundershtuar pushtuesit, pa qofshin ato kundershtime edhe paqësore...


    Dhe, do të duhej të ndodhte aksioni teper guximtar te " Rampa e Gllogovcit" vrasja dhe plagosja e disa policeve - shkije që më në fundë opinioni të këndellej nga hipnoza kolektive...


    Duhet cekur që Adem Demaçi i dha shansen I.Rugoves të jetë lider dhe atë: pasi ky i kerkoi posa Ademi doli nga burgu që të mos bëjë parti se punët po na shkojnë mirë. Dhe, Ademi nuk e formoi partinë por e ndihmojë me çka mundi LDK-ën dhe vet Ibrahim Rugoven. bile me sa më kujtohet edhe ato zgjedhjet e vitit 1992 - Ademi ani pse nuk gjendej në Kosovë, nga një vendë i Evropes i patë përshëndetur ato.. U besojë " dhelprave" se vet besnik është! E, nuk e dinte se këta po i pergaditshin gropen...


    Kur u bë Ademi Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut - ky këshill frilloi të punojë mirë e mbarë sepse aty tani filluan të angazhoheshin djemë nanash që s'u trembke syni prej askujt... Ca pyesin se për se Ademi nuk ndejti aty: kur Këshilli filloi të funksionojë si duhet, Ademi në shenjë respekti për Pajazit Nushin, i lëshon këtij vendin sepse Ademi mendonte se; atë e kishin lënë nën hije dhe se e meritonte të ishte në qender të opinionit... Gjallë Pajazit Nushi dhe kallxon ani pse ai e ka potencuar shumë - herë këtë gjë...


    Kur Partia parlamentare ishte veq para shkatrrimit ( Bajram kosumi kryeminister është, po shkruani dhe pyetni e ju tregon) kosumi i shkoi dhe ju lut si femija; bacë të lutem, na ndihmo se vetum ti mundë ta bësh këtë. Dhe, Ademi iu pervish punës kështu që filluan shumë degë të kësaj partie të formoheshin. E, edhe Zahir Pajaziti! Ky edhe informonte bacen, herë pas herë teksa Ademi si me qesendi i thoshte:" baces keq ja keni nis po mirë ka me dal, se kto punë qishtu nisen"!

    Pas vendimit të LPK-ës që ishte trupi dhe ideatorja e UÇK-ës, që të kalohet në aksione konkrete, UÇK-ja filloi sulmet si ndaj stacioneve policore, policis por po ashtu edhe spiuneve ( këtë punë u dashtë me vazhdue edhe pas lufte, me ja ba si francezet që i paten pushkatuar krejt spiunat e tyre menihere mas luftes - vërejta ime). dhe pas çdo aksioni ajo filloi të lëshonte Komunikatat e saj... Ibrahim Rugova bënte thirrje sa munde që të zbulohen sa më parë Ata të cilët po duan me na fut në luftë me Serbinë dhe se " Serbia është e fortë sa mbrenda 24 orëve na shkatrron ( kështu deklaronte njeriu që do fiq_viqa po e krahasojne me Skenderbeun...po çfare skenderbeu po Sinan hasan)...


    rreziku ishte i madh që pas këtyre thirrjeve histerike, të shallit, UÇK-ja të shpallej si terroriste. dhe ka zera të cilët thonë; se pas takimit të Gellbardit me Bardhyl Mahmutin në Zvicer ( krans Montana më duket), e që ishte gati të deklaronte se UÇK-ja ishte terroriste, gellbardi papritmas ndërrojë mendje. Jo! nuk ishte krejtësisht ashtu megjithëse ky takim e kishte lëkundur per shumë çka z. Gellbardë. Dhe, as paraqitja publike e Jakup Krasniqit ( që ishte paraqitja e parë dhe e fundit e tij si dinjitoze - ku tha se. do luftojmë për bashkim Kombëtar...por ma vonë i hangri fjalet..burri se ka keshtu po nashtë a)që tmerrojë dhe u futi friken të gjithëve nuk e legalizojë UÇK-ën. Dhe, tek pas marreveshjes dhe ca takimeve të fshehta, Adem Demaçi pranon dhe del publikisht, në Prishtinë, se është përfaqesues - legal politik i UÇK-ës dhe se tani e tutje, ai do të ishte ai që do të komunikonte me të interesiuarit.

    ( një intermeco e vogël)

    "Një detaj shumë interesantnga zyra e Ademit në Prishtinë.

    Ca mërgimtarë miq të Ademit ( shokë, bashkëvuajtes etj) kishin mbledhur nja 5000 fr. zvicrane për t'ja derguar me arsyetimin se, ai e ka hapur zyren, ka hargjime dhe se askush nuk pyet, a thue more vlla me çka rron ai njeri a? Dhe e caktojnë njerin prej tyre të shkojë në Prishtinë dhe t'ia dërgojë. Kur ky shkonë ne zyrë dhe ia dërgon parat, Ademi aty për aty, fare pa i shikuar, e thërret Albinin dhe një tjeter dhe u thotë: merrni e shkoni e bleni me qito pare krejt këpucë per djemt në mal se ju duhen!"

    Kështu që zotrit, Hill, Hollbruk dhe Gellbard moren porosin e qartë: se ku është adresa ku do të mundë të drejtoheshin... baraka e Ibrahim Rugoves kishte mbetur po ajo që kishte qenë: e rethuar me misterje të pakuptimta... më në fundë zoti Gellbard e tha atë fjalen : USHTRIA Çlirimtare e Kosovës është ushtri që lufton për t'u çliruar nga ata që Kosoves i kanë zënë frymën...

    Dhe për këtë merit të falem - shumë o baca ynë i madh. Gjithmonë dhe çdo kundë të thirrën vetum atëherë kur nuk mundnin vet.

    I falenderohem nënës që më solli në jetë - në kohen në të cilën po jeton edhe Adem Demaçi.


    vazdon

    më vonë: loja e dyfishte e Ibrahim Rugoves
    pse nuk munden ta fusin ne kurthë Ademin
    si tentuan ta merrnin me vete Në Beograd ( ju kujtojë se Ibrahim Rugova në Beograd per herë të parë te Milloshi kishte shkuar me qejfë në vitin 1998 me Fehmi Aganin, Mahmut bakallin dhe Veton Surroin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kUR ADEMI DOLI NGA BURGU ISHTE LEGJENDË! Ibrahim Rugova në atë kohë ishte një hiq, pra një hiq njeri. Meritat më të mëdhaja, që ay më vonë u bë dikushi, i kishte pikërisht Adem Demaçi; i cili i dha mbeshtetjen e tij të plotë, pasi që këta ju luten:që të mos formojë parti!

    Ademi u besojë pa e ditur, se këta që i kërkuan në mënyrë tinzare dorën - do të pregadisnin terrenin, që kokën t ij ,të venin në tepsi argjendi...Ademi përkrahu zgjedhjet e vitit 1992 për Kuvendë, Kuvendë i cili kurrë s'u mbajtë... Edhe atëherë kur vdiq prof. Anton Çetta, e që la vendin e deputetit vakantë - lakejtë dhe uzurpatoret e LDK-ës, penguan një gjë të tillë. Kaluan katër vite, dhe ky Kuvendë, as edhe nji herë nuk u mblodhë...


    Intermeco e vogël

    ( Autori i këtyre rreshtave u burgosë në vitin 1992 dhe gjatë hetuesis, inspektoret serbë më bënë edhe këtë pyetje: sa parti shqiptare ka në Kosovë. Dhe unë fillova ti numërojë. LDK,PLK,PSD, UNikombi etj...
    Atëherë një inspektor më pyeti:

    a je ti anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës?

    Përgjigja ime ishte:JO!

    Pasi ai mori përgjigjen time, se nuk jam anëtar i LDK-ës, aq shumë u tërbua ,dhe, filloi të qirret, e të shajë, nënën time duke thënë:

    bre nanen ta q.... a ti kunder Ibrahim Rugoves koke a?nanen ta.... fol se ti me Lpk - koke, fol... isha i tmerruar se, pse ata e donin dhe pse e mbronin, ashtu me xhelozi, atë subjektë... Përgjigjen e kisha marrë, disa vite me vonë, kur ca udhëheqës, të këtij subjekti, shkuan në Beograd, dhe u përqafuan, me njeriun që duart i kishte të përlyera me gjak )...

    (qoftë i humbur gjaku im në mos koftë kanë qishtu... )


    LDK-ja, zvarritke mbajtjen e Kuvendin kështu që kaluan kështu plot katër vite. Pas katër vite sipas Kushtetutes së Kaçanikut ( të cilës i referohejRugova) të gjithë kërkuan të mbaheshin zgjedhjet e reja. Por Ai njeriu me maskë të hekurt në fytyrë, arsyetohej se; nuk janë kushtet një herë për këtë...

    Roli i Adem Demaçit ishte forcuar. Dihej tani se Adem Demaçi si kryetar i Partisë parlamentare, e cila po masivizohej ngadalë por sigurtë, do të dilte në ato zgjedhje, dhe se do të fitonin, një numër të konsiderueshëm të vendeve. Dhe, po ashtu dihej që, Ademi nuk do pyeste më njeri; por do t'i thrriste kuvendaret dhe do të mbanin Kuvendë...
    Por Ibrahim Rugoves promoterët e tij i kishin thënë; mos i mbajë ato zgjedhje, se do na dal situata prej dore... Të gjithë apelonin. intelektualet, studentët, fshatarsia, subjektet politike por edhe ca anëtarë të Kryesis së LDK-ës... Dhe bungu nuk mirrte fare vesh...

    KUVENSDI I TURPI NË RESTORAN " DORA".
    ( UDBA - nuk pengonte mbajtjen e Kuvendeve të LDkës por vetum të" parlamentit... a thua pse?)

    Rugova dhe co. nuk po shifnin realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Ata kishin marrë porosi të qarta; që pjesen më të shëndoshë të kombit ta menjanonin, mundesisht edhe t'i izolonin. Filluan bisedimet me serbet, me nji farë komisioni për Arsimin, ku në krye të delegacionit shqiptar ishte vënë Fehmi Agani dhe me ndermjetsimin e SAN EDIGIOS...

    Gjithnjë kur Rugova rrezikohej të humbë pushtet, kishte sinjale nga Beogradi, se do të lëshojnë pak, në kerkesa ndaj shqiptarëve: dhe mua kjo lojë më mgjante, si loja e Fatos Nanos dhe e Sali Berishës, që gjithnjë kur rrezikohet njeni i del krahë tjetri.

    Edhe loja e Rugoves me Millosheviqin më ngjante në diçka të tillë. Ma ndihmo - ta ndihmojë!

    Në Kuvendin e tretë të LDK-ës Rugova do të përdorë" dorën e fortë" jo ndaj situates paraluftarake ( sepse veq kishte ndodhë sulmi në Çirez dhe Likoshan dhe sulmi i janarit te Jasharajt) në Kosovë, por ndaj të " burgosurve politikë, të cilët ishin anëtarë të LDK-ës. Pra u përjashtuan nga LDK-ja Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi ( Ramë Buja më heret kishte shpallur se i bashkangjitet UÇK-ës - se priti hiq perjashtimin)... Por kur u votua në këtë Kuvendë, megjithatë fitoi grupi i hydajet Hysenit. Atëherë Fehmi Agani ofroi dorëheqjen e tij sepse nuk ishin votuar Rexhep Gjergji e do Gjergja tjerë...

    Thuhet se aty ka qenë edhe një delegat i Drenices, një Halil Geci i cili është ngritur dhe i ka pështyrë Rugoven dhe co por edhe të tjerët duke u thënë: Turp të keni, Ne në Drenicë jemi duke u ba gati me prit ofensiven e serbeve e Ju ketu po hahni per poste!

    Luje Ibrahim Rugova kryet e buallit luaje!

    Lufta ishte e pashmangshme dhe forcat patriotike po organiozoheshin për t'u mbrojtur teksa pacifistet po pergaditeshin për bisedime me Beogradin.
    Më 5, 6 , 7 mars u bë lufta heroike e Prekazit me Adem Jasharin në krye.. Epopeja e Prekazit jehoi dhe kumboi aq shumë sa trandi themelet e tërë globit tonë...

    Të huajtë filluan të përzihen gjithnjë e më shumë dhe insistuan që në Kosovë të formohet një grup negociator. Ibrahim Rugova refuzonte. Aq i bënte, atij njeri akull, se një pjesë e Kosovës po digjej...vazdonte rehatllukun e tij me Uiski dhe Marlboro...

    Kishin filluar ca bisedime të fshehta me Beogradin dhe kishin shpresë se, po u leshuan ca objekte të shkollave, do t'i thonin popullit; ja pe shifni, na leni ju neve, të merremi vesh me Beogradin...por rinia patriotike e dinte, se Ata njimend dijnë të merren vesh me Beogradin, se nuk e kishin për herë të parë... por..rinia s'pyeste ma...kishte vendosur që amanetin e legjendes Adem Jashari ta qonte deri në fundë...



    RUGOVA BËN DREDHI


    Më 18 mars z. Gellbard i thotë Ibrahim Rugoves se " nuk mundet të rrij keshtu akull krejt dhe të bëhet sikur s'po ndodhë asgjë" po i thotë :shkundu dhe ec... atij iu tha, Rugoves që sa ma shpejtë t'i mbledhe njerzit eminent të Kosovës, të bëjnë një platformë dhe ta paraqesin atë...

    Gellbardi kërkonte këtë gjë sepse; UÇK-ja akoma nuk kishte bërë të ditur përfaqesuesin e saj ( zëdhensin)... Gellbardi, në veçanti i thotë Ibrahim Rugoves se:PA ADEM DEMAçIN AS MOS TA MENDOJË TË BËJË NDONJË GJË!

    Dhe kështu u publikua një listë e grupit negociator, në të cilën ishin; me insitimin e Gellbardit këta: Adem DemaçI, Veton Surroi, Mahmut Bakalli, Hydajet Hyseni, Shkëlzen Maliqi, Bujar Dugolli ( i cili pas protestave të 1 tetorit ishte shëndrrua në lider-studentor e protesta të cilat Rugova me Kompani u munduan që t'i pengonin) ndersa Rugova futi në atë grupë njerzit e tij si; Fehmi Agani, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Rexhep Ismajli, Mark Krasniqi, Pajazit Nushi dhe Esat Stavileci si jurist.

    Ibrahim Rugova e bëri këtë nga presionet e amerikanëve. Por më vonë ai do të bëjë dredhi dhe do të shihni se sa shumë ndryshon perberja e mëvonshme nga perberja e parë...

    Gellbardi këtë inisiativ të tij, e patë shpjeguar me faktin se; te Rugova kishte parë një njeri tepër pasiv, të ftohtë, dhe pa ide, se si të veprohet, dhe me ketë, ai kishte menduar, që të jetë ky Grup, që do të lëvizte gjërat.. Por Rugova sikur oponenti i tij Millosheviqi, tjeter gjë bënte kur i thonin të huajtë dhe tjeter gjë vepronte në realitet...

    Gellbardi e quan Rugoven si: NJË BIMË E THARRË QË I DUHET UJË PER TA NGJALLË PAK!



    ZGJEDHJET NË KOHË LUFTE


    Dhe, turpi më i madh, që mundë të bënte, Ibrahimi i Cerces ishte, organizimi i zgjedhjeve, të cilat i kishte shtyer gjithherë me motivacion se nuk ishin kushtet Ai papritmas shpallë zgjedhjet.

    Ai donte me këtë të neutralizonte Grupin e Gellbardit me arsyen se; ja ne organizuam zgjedhje dhe se votuesit kanë zgjedhur tjeter këndë...

    Ai Rugova që ishte i çmendur dhe çmendurin e tij e frenonin me " bediksin" e dinte se vetum po të ishin të çmendur, Adem Demaçi dhe të tjerët, do të pranonin të kandidohen për to.. O zot, njeriu që shtynte zgjedhjet, tani po kërkonte të mbaheshin ato ... Kur akoma kufomat, viktimat e Prekazit s'ishin mbuluar me dhe, ky kërkonte të bëheshin zgjedhje.

    Kunder u prononcuan shumë personalitete: Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Hydajet Hyseni, Bajram Kosoumi e besa - besë edhe shqiptari i madh i letrave Ismail Kadare, me prononcimin e tij nga Parisi e që e emitoi RTSH...

    Por shalli donte ta bënte këtë gjë sepse nga Serbia kishin marrë garancë, se nuk do t'i pengonin ato zgjedhje, por me kushtë që këta të linin që Ata, serbet pra, të vepronin, si të donin, lirshum, në Drenicë... Edhe pse në Komunen e Skenderajt, të Drenasit dhe Klines nuk mundë të organizoheshin kurrfarë zgjedhjesh...

    Pra, Rugova kishte vendosur, që këtë tri Komuna, të mos jenë pjesë e Kosovës... ( njeriu që disa fiq-viqa filluan pas vdekjes ta krahasojnë me Skënderbeun...o zot çfarë krahasimi banal).



    PRISHTINA DHE LËNGU I DREDHZAVE


    Lufta kishte filluar! Rugova edhe një herë u tall me popullin dhe Kosoven!

    Adem Demaçi ishte prononcua haptas, se nuk do të jetë në asnjë grup, ku do të jetë njeriu, që fyu" viktimat e Prekazit" dhe këtë fjalë e kishte mbajtur. E, edhe sot! . Forcat e UÇK-ës ishin ofruar vetum 12 km afër Prishtinës. Kishin hyrë në Bellaqevc ( u prin Fehmi Lladrovci dhe Hashim Thaqi). Atëherë Jakup Krasniqi deklaroi se së shpejti do të jemi në Prishtinë...

    Pas kësaj deklarate në kryeqytet filloi paniku...
    Tregohet kjo barcoletë reth kësaj deklarate:
    Jakup Krasniqi thotë: së shpejti do të jemi në Prishtinë dhe do ta çlirojmë edhe atë.
    Teksa Prishtinalit ,kësaj deklarate i përgjigjen me: Pse bre jakup, po çka t'kena ba a?

    Pra nuk e donin çlirimin se e kishin edhe ashtu mirë... teksa në Drenicë fëmijët, gratë, pleqët ushqeheshin, me dushkë mali, rrënjë druri, etj por krenar dhe të papërkulur, Në Prishtinë qytetarët frekuentonin kafeterit dhe restoranet, duke bërë porosi; jo mos ma bjer një lëngë portokalli, po birma një të dredhzave,se qato ma të mira po janë... Por së shpejti edhe ai lëngë do t'ua zë frymen...

    Pra, forumist të nderuar po e shifni se luftën nuk e paskemi përjetuar të gjithë njësojë...

    Unë, tarasi ani pse nga Prishtina jam, realiteti është ky...



    TAKIMI I Grupit


    Në takim mungonte Adem Demaçi, qëndresa e paepur, shkëmbi i pathyeshum sepse pas ZGJEDHJEVE TURP" të Rugoves ai ishte prononcuar qartë kunder këtij grupi.


    IBRAHIM RUGOVA SHKON NË BEOGRAD

    SERBET DHE SHQIPTARET PO BISEDONIN NË mënyrë intensive... Flitej per nji farë marreveshje per arsimin...Në serbi Millosheviqi organizoi nje tubim ku serbet duhej të deklaroheshin nëse duhej të lejonin të huajtë të hynin dhe të vëzhgonin situaten në Kosovë. Por për këtë atij i duhej një mbështetje te faktori i brendshem serbë: Dhe, për këtë ai kërkoi nga ndermjetsuesit ndërkombëtar që; shkuarja e Rugoves te ai, do ti frenonte ekstremistet serbë, kur do të shifnin, se Ibrahim Rugova pranon Serbin dhe atë si Presidentë.Vetë shkuarja nënkuptonte një gjë të tillë.

    Ardhja e Rugoves ishte thënë se nuk do të jetë fare problemë.

    I ishte propozuar një gjë e tillë Rugoves dhe ky menjëherë kishte pranuar. Por, thuhet se Fehmi Agani kishte treguar luhatje..
    .
    Atëherë Rugova dhe co u munduan të gjejnë " koken e turkut" per këtë rastë.

    Derguan emisarë te Adem Demaçi ,që edhe këtë ta bindin, që të shkonte, sepse sikur edhe kjo ishte, deshira e amerikanëve, dhe se Ata, amerikanet pra, po kërkonin, që ky të ishte, edhe prijës i delagacionit...

    U ftua Ademi në zyrën Amerikane, ku ishte zoti Hil,l dhe aty për aty, u kishte thënë: së pari serbet duhet të largohen nga kosova, ti lirojnë të gjitha institucionet, kriminelet e masakrave të Çirezit, Likoshanit dhe Prekazit të dënohen dhe Kosoves ti kthehet shtetësia- atëherë do të mund të bisedonim. Dhe, me gjithë insistimet e tyre, amerikanet nuk kishin mundur, t'ia thenin mendjen.

    Diplomati Cristofor Hill e kishte cilesuar Ademin, më vonë, si njeri i papershtatshem për bisedë, kokëfortë dhe i paperkulur. Pra, as amerikanet nuk kishin mundur ta bindnin që të shkonte në Beograd...

    Po si të shkohet kur malet e kosoves plot çlirimtare ishin...

    Para se të flasim për Grupin e Turpit do të bëjmë një intermeco të vogël...


    ( Shqiptari tjeter, trim, i mençur dhe i paperkulur, Ukshin Hoti, ishte zgjedhur Kryetar i lDK-ës për Rahovec, por ai bënte një politik, krejtë ma ndryshe, dhe krejt veq prej qendres. Ai organizonte rezistencë aktive në pjesen, ku jetonte... Dhe, çka bënë lëdëkecat... Me direktivë të Ibrahim Rugoves, organizuan një mbledhje me antarsin, në Rahovec, për ta rrezuar Ukshin Hotin. Dhe, shi për këtë atje kishte shkuar Fehmi Agani me disa lakej tjerë. Kishin kërkuar që të votohet për largimin e Ukshin Hotit nga ai Postë... Por hesapi u doli ndryshe. Kur u bë votimi, askush nuk votoi për largimin e Ukës por të gjithë ngriten duart për Ukshin Hotin... Dhe, atëherë Ukshin Hoti ,ngritet dhe i thotë Fehmi Aganit; Ju e patë të gjithë, se si Fitova! Por tani po jap vet - dorheqjen nga ky organizem që era po i vjen titizem... U largua dhe më pas u vë në krye të UNIKOMBIT...

    Por lëdëkecat këtë turpë, këtë humbje nuk mund t'ja falnin kollaj. E , pregaditen me mjeshteri burgosjen e tij. Dhe tek pasi që Uka u burgosë e u denua me 5 vite burgë ( nga i cili nuk doli kurrë - është i zhdukur dhe akoma nuk dihet gjë për të) ata humbsit, moren frymë më lirshum)...

    ( fund i intermecos)


    Rugova në mbledhje me grupin 15 -të e qetë në diskutim se duhet patjeter me shkue në Beograd dhe këtë e kundershtojnë pa dallim si, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja, Blerim Shala dhe gjithë të tjerët edhe me faktin se; siç thonin ata po e humbim shansin e fundit për të gjetë një gjuhë të përbashket me Adem Demaçin...

    Por Rugova pretendonte diçka tjetër.Ai siç bënte zakonisht, pranon se, hë për hë, nuk është mirë, që të shkohet... Por dihej po ashtu se ai, një thoshte dhe tjeter bënte...Megjithë që shumë emisar shkuan ta bindnin Ademin ,Ky nuk kishte pranuar fare të jetë ,jo me ta, por as në G-15...

    Ademi ishte definuar qartë: SE DO TË PËRKRAHTE LUFTËN!

    Por bomba kishte plasur, kur papritmas mediat njohtojnë, se Ibrahim Rugova do të niset me një grup, për në Beograd, për t'u takuar me Millosheviqin, me njeriun që i kishte duartë të përlyera me Vukovar, Srebrenicë e Prekaz... Por kjo si pengonte shallit...

    Në Beograd për tu takuar me Milloshin dhe për të harmonizuar me të qëndrimet shkuan.Dr. FEHMI AGANI,MAHMUT BAKALLI,VETON SURROI, PAJAZIT NUSHI DHE - "xheronimo i tyre" apaqi pa pendla por me shall, DR.IBRAHIM RUGOVA.


    Pra, shkoi pa presion, pa nevojë dhe me vet-inisiativ të përkrahur edhe nga negociatoret nderkombëtarë...

    Aso kohe më tha një nënë, që e kisha takuar, në prishtinë: ani që ka shkue, po ja baj diqysh hallall, po kapja ndryk dhe qeshjet dhe buzëqeshjet me " kasapin e ballkanit" nuk do ja fali kurrë...

    E pa tërë Kosova, kur ai shkoi për ta bekuar Millosheviqin për represionin që ai po bënte në Drencië dhe Dukagjin, ku tashmë lufta ishte zgjeruar... (ca muaj më vonë ai do të shkonë sërish edhe një herë)... Kjo, nuk mund t'i falet kurrë njeriut të njëqind fytyrave....

    Më vonë do të shifen rezulltatet e kësaj vizite kur dihet se serbet edhe më shumë shtuan ofensivat e tyre...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    nga vazhdimi

    Veq sa për informim.. Ambasadori Robert Gellbard vinte nga Grupi I kontaktit për Kosovën ( të cilët ma vonë patën propozuar Felipe Gonzalesin, por që Beogradi, e pat refuzuar) dhe se Ky Gellbardi, ishte njeriu kryesor i cili do të vlerësonte se ; çfarë po ngjet me të vërtetë, në Kosovë.

    Ai kishte ardhur për të vërtetuar se; grupet e armatosura; a ishin grupe të huaja të cilat do të duhej asgjësuar, siç pretendonte Rugova, apo ishin grupe çlirimtaresh, të cilëve iu ishte imponuar lufta, ngaqë nuk mund të durohej më; dhuna serbe. E, ajo dhunë ishte e tmerrshme:

    Rriheshin pleqët, vriteshin fëmijet në mënyrë brutale( si rasti i Afrim Prebrezes 11 vjeçar, të cilin serbet e vranë, me shatna)apo rasti i femijes së vrarë në Prishtinë, nga polici serbë, rasti i dhunimit të nuses, nga një polic në Gjilan...et etj. të gjitha këto, ishin bërë të padurueshme.

    Nëse për klanin qyqar të Ibrahim Rugoves kjo gjendje duhej duruar dhe toleruar, për pjesen tjeter të popullsis, atë patriotiken, do të thoshte se; nuk mund të mbyllen sytë më...



    RUGOVA NUK THËRRET AS KUVENDIN E RI


    AnI pse, ky Rugova kishte organizuar zgjedhjet e Turpit, kur Drenica digjej flakë, ky as që e kishte ndermend ta thërriste edhe këtë Kuvendë..

    Ai si gjithëherë u bishtnonte ngjarjeve dhe sfidave duke e kapercyer me një " do ta mbajmë, ju lutem do ta mbajmë..po jo tash..."

    Ai u bishtnonte këtyre, sepse për të, me më rëndësi ishte " që ti thonë president", pra ishte më primare... Ai, shifej qartë se donte të bëhej, patjeter presidentë, dhe të luante rolin e një farë lideri, ani pse as në mendje nuk i shkonte të funksiononte si i tillë... edhe pse kishte ndodhur Prekazi, ai qartë me grupin e Kontaktit, shprehte dyshimet e tij për UÇK-ën, sa që, i deleguari tjetër, i Grupit të Kontaktit, apo më mirë i amerikanëve Richard Hollbruku i kishte thënë:

    Ti si president ,do të duhej të ishe më mirë i informuar për UÇK-ën, se sa ne të tjerët.. Dhe si mund të jesh lider, kur nuk di ti asgjë për këtë?...

    Dhe kjo ishte, ajo që e kishte detyruar Hollbrukun, të nisej dhe të shkonte në " ODEN E JUNIKUT", të zbathte këpucët, dhe të ulej, gju më gju, me Ushtrin Çlirimtare të Kosovës!

    Por për këtë do të flasim pak më vonë...

    Me të ardhur Hollbruku në Kosovë tha qartë se ai është i deleguar edhe i presidentit Clinton dhe zonjes M.Albright...


    ( intermeco e vogël)
    ( Kur e kishin pyetur njëherë Richard Geer( pat vizituar të depertuarit në kampin e Stankovecit), një artist amerikan, se po të kishte mundësi, të ishte grua, si cila do të donte të ishte, ti ngjante dhe ky fare pa u menduar, qe pergjigjur; si Madelaine Albright...

    kur jemi te kjo të theksojë që ajo " Thaqin e quan si politikanin me të cilin Kosova ka ardhmëri)

    ( fundi i intermecos)



    Takimi i Rugoves me Millosheviqin, shumë kujtë ia kishte hapur sytë: fill pas kësaj Mehmet Hajrizi dhe Bujar Dugolli japin dorheqjet e tyre nga Grupi Negociator i shqiptarëve...


    Ushtria Çlirimtare e Kosovës lëshoi një komunikatë, fill pas këtij takimi, ku natyrisht denohej shkuarja e tyre dhe potencohej edhe qeshja e Rugoves, si vllai me vllain, me Millosheviqin...

    Natyrisht që LDK -ja e përkrahu shkuarjen e tyre në Beograd, teke fundit as që pritej, që të reagonin ndryshe... Ithtarët e Rugoves, pastaj do të thonë, për ato qeshjet e tija me Millosheviqin, se Ai Rugova, ishte mësuar të sillet ashtu, me atë buzeqeshjen e tij karakteristike, gjithmonë kur kishte takime me miqët e tij, me të cilët sillej në mënyrë të mirë...

    As unë ( tarasi - vërejtja ime) nuk kam çka ti bëjë ndonjë vërejtje, kësaj thënjeje të ithtarëve të Rugoves, nëse ai ishte mësuar të qeshte, gjithmonë me miq, sepse kështu vërtetohej, se Millosheviqi ishte miku i tij!...

    Po atë ditë, kur duhej të kthehej Rugova me "shokë" nga Beogradi, Serbia shpallë, se do të bëjë të gjitha bllokadat ekonomike që do të shkojnë në drejtim të Kosovës... Shtrohet pyetja: u bë kjo me propozimin e Rugovës që, nëse Kosova do të vuaj për bukën e Gojës, do të nënshtrohet më lehtë...

    Por ata se dinin se luftetaret e lirisë kishin vendosur të ushqeheshin me dushkë dhe rrënjë mali, me bubrrec e hardhuca, por të dorezoheshin kurrë jo!

    Pas këtij takimi, Rugova _ Millosheviq, edhe më shumë u intensifikuan sulmet e serbëve. Kemi vrasje brutale të civilëve, në Dukagjin dhe në Drenicë... Edhe një marrëveshje sa do e vogël kishte rënë poshtë me paktin e nënshkruar: Rugova - Millosheviq.

    Mirëpo përkundër kësaj, UÇK-ja filloi të masivizohej edhe më shumë dhe tani mori trajten e një Ushtrie të Armatosur për pavarësi...

    Pak ditë më vonë u bë e ditur që Adem Demaçi është krah politik i UÇK-ës dhe zëdhënes i saj...Aso kohe Demaçi, kërkoi një armëpushim prej tre muajshë, për t'i dhënë mundësi politikës të negocionte me faktorin ndrkombëtar... Pra, Demaçi kërkonte të bëhej kombinimi në mes politikes dhe armës...

    Dhe ai kërkoi që në negociata për Kosoven do të duhej të kyqej UÇK-ja dhe askush tjetër...

    Hollbruku i kishte thënë Rugoves se; çfarë presidenti je ti që nuk di asgjë për UÇK-ën dhe kishte vendosur, që vetë të dal në zonat e luftës, për të parë për së afermi, ata djem e vajza të Kosovës, që syri su bente vërr, nga asgjë...

    Merreni me mendë, Ibrahim Rugova që vetit i thonte president, as që u lodh për të ditur diçka më shumë, për ata djemë e vajza, ndersa një i huaj, që vinte nga jashtë, mori guximin që të dalë në zonat e luftës..

    Të gjithë Juve, ju kujtohet, kur ai, hyri në " Oden e Junikut" dhe i urdheroi edhe të tjerët, të zbathen për të nderuar siç kishte thënë" zakonet e vendit".

    Me të ishin me sa më kujtohet mua edhe Veton Surroi, Fehmi Agani, Blerim Shala,Kristofer Hill ( për këtë Hillin nuk jam i sigurtë) dhe ndonjë tjetër... I priti si është më së miri Lum Haxhiu ( Hajdin Abazi - poet)...

    Kjo fotografi, mori dhenë dhe u transmetua nga të gjitha stacionet televizive...


    ÇKA I THA HOLLBRUKU ADEM DEMAÇIT?


    ME TU KTHYER NGA VIZITA E JUNIKUT, HOLLBRUKU DEKLARON QË, KIJEVA ËSHTË VENDI MË I RRREZIKSHUM NË EVROPË.
    Kijeva tani më, ishte e rrethuar nga UÇK-ja.. Aty kishte forca të shumta të policisë serbe... pas kësaj, pas kësaj vizite pra, Hollbruku e kuptoi, që roli i Ibrahim Rugoves, ishte baras me zero dhe kërkoi, menjiherë takim me Adem Demaçin.

    Hollbruku kërkon prej Ademit, që ky të ndikojë të Luftetaret e Lirisë, te UÇK-ja, për t'u tërhequr nga Kijeva. Ademi i tha, se ishte e vështirë për t'u bërë një gjë e tillë dhe se edhe serbet, do të duhej të terhiqeshin nga Kosova perendimore.. Hollbruku tha, se ai me shkuarjen në Junik i kishte shtrirë dorën UÇK-ës dhe se edhe ata do të duhej të tregonin se po i shtrinin dorën SHBA...

    Pra Hollbruku dëshironte që me atë gjestë UÇK-ja dhe Demaçi të tregonin se respektonin SHBA dhe vetë Hollbrukun..

    kështu edhe u veprua...


    ÇKA I THA HOLLBRUKU RUGOVËS

    PAS KËSAJ Hollbruku shkojë në lokalet e LDk-ës ku takoi I. Rugoven në një gjendje të mjerueshme.. Por tani, amerikani i nderuar, e kishte parë gjendjen e vërtetë në teren dhe pa një pa dy i drejtohet Rugoves me fjalët:

    Ne nuk mund të ecim përpara me një njeri jo serioz si ti.. Ti zoti " President" duhet t'i lesh inatet personale dhe mëritë.

    Dhe pyetja që pasonte e tmerroi teresishtRugoven.

    " Kur e ke thirrur ti Demaçin për herë të fundit me bisedue për çështjen e Kosovës?

    Dhe ky pakurrizori Rugova, Siç e kishte zakon, fillon të arsyetohet me:
    " Paj ( hehehehe) e kam thirrë dhe (hehehe) do ta thërras..po na kemi ketu, nje udhëheqesi, edhe zgjedhjet janë mbajtë e...

    Atëherë Hollbruku duke mos mundur për ta duruar e nderpret me nervozizem dhe i thotë:

    " Degjoni, zoteri " president"...unë ju çmojë por ti e di mirë se ato zgjedhje, s'jav ka pranuar askush dhe as ne amerikanët. Ju duhet të takoheni me Demaçin dhe pikë...

    Rugova në reagimin e tij sërish mundohet ti bishtnojë situates por Hollbruku se dëgjon më tutje por i thotë:

    unë do të dal pak, dhe për 15 miinuta do të kthehem ..ti mendohu...

    Thuhet se Hollbruku del nga zyra dhe shkon për të biseduar, kryesisht me stafë teknik, të zyres së " Ibrahim rugovës", për relax të tij, teksa ky kishte mbetur, në zyrë, duke ndezur cigaret, një pas një... Aty me të ishin edhe Fehmi Agani, veton Surroi ( si shumë u pshtjell edhe qiky Surroi).. Pas pesumdhjetë minutave, Hollbruku ishte kthyer dhe pyet:" hë, ç'u vendosë?" ndersa Rugova përgjigjet;" paj do ta thrrasim Ademin...javen e ardhëshme..edhe pse..."

    Hollbruku e nderpren dhe i thotë:

    " Zoteri keni një javë kohë...pas një jave do të vijë të shohë se; a e ke organizuar takimin dhe se a u ba bashkimi i faktorit politik të shqiptarëve të Kosovës

    Pra, Hollbruku e kishte vleresuar, që" virusi" kryesor për mos bashkimin e faktorit politik, ishte pikerisht ky: Rugova!


    ( Episod i këndshëm)

    KUSH DESHI TA GODAS RUGOVEN?
    Pas pak ditësh, në zyrë të tij, shkon Rexhep Abdullahu- kryetar i NDSH-ës, të cilin e kishte ftuar Rugova për konsultime. Me këtë, ai dëshironte të tregonte; që edhe ata të sakrifices, ( NDSH-ja për shembull) janë me të. Pra, si "kokë turku" kishte zgjedhur Rexhep Abdullahun... Por NDSH-ja, kishte dalë kundër zgjedhjeve të Rugoves... pasi e gostisin me një lëngë Rexhep Abdullahun dhe, duke e ditur që Rugova, në raste të tilla ishte arrogant, dhe se ai nuk dëgjonte asnjeri, nga shqiptarët, baca Rexhë, bëhej gjithnjë e më tepër nervozë... dhe gjatë bisedes e sipër, ai shtrengonte goten, para vetes me aq forcë, sa krijohej përshtypja, se për çdo çastë, ajo do të shpërthente. Për një momentë, kur Rugova sheh situaten e vështirë, në të cilën u ndodhë, u jep shenjë, stafit të tij, që t'i merrnin Rexhes, goten nga dora, nga frika se, me të mundë të goditej...

    Rexhep Abdullahu e kishte fyer rëndë me fjalë, të cilat ky në faktë edhe i kishte merituar...

    Rugova ndodhej në situat të rëndë, ngaqë tani me, Hollbruku kishte kërkuar, që të thirrej Ademi dhe se pa të nuk do të mundë të bëhej asgjë...

    Por problemi ishte se, si të bindej Ademi për t'u takuar me njeriun që i kishte kthyer shpinën Kosovës, popullit, luftëtareve të lirisë...
    Ata që e njihnin mirë Ademin e dinin që: ai në raste të tilla, ishte i pathyeshëm... Ademi njëherë kishte thënë se; me ata që shkuan në Beograd, për ta ndihmuar figuren e brishtë të Millosheviqit, në sytë e perendimit" s'do pranonte kurrë të takohej...E, kishte fjalën për shallin...

    I falenderohem nënës sime që më lindi, e më dha mundësi të jetojë në kohën kur po jeton edhe Adem Demaçi!

    Në vazhdim do të lexoni:
    A pranoi Ademi të takohej me I.Rugoven
    A ishte Rugova i gjallë - i vdekur
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    EMISARËT

    Pas kësaj që u tha Hollbruku, Ibrahim Rugovës dhe Co,vërshuan emisarët e panumërt drejtë adresës së Adem Demaçit. I pari ishte si gjithmonë " dhelpëra" Veton Surroi. Ky, më 21 qershor të vitit 1998 i shkon, i vetum në banesë Adem Demaçit. Qëllimi ishte, pasi që ishin organizuar ato zgjedhjet e Turpit, që të bindej Demaçi, se gjoja do të ishte mirë, që Ai të marrë, frenat e Qeverisë në dorë. Por Demaçi nuk e hante më " karroten" e ofruar, aq lehtë.Vetoni sikur e kishte për qëllim për ta kthyer Demaçin në skenë e që nuk ishte ashtu, sepse ai, Demaçi pra, veq ishte bë faktor, si zëdhënës i UÇK-ës. Në një rastë veton Surroi i thotë bacës Adem:

    - " Adem idea ime është, që ti, të marrësh rolin e autorit të hartimit të anëtarëve të Qeverisë së re të Kosovës!"

    Por Ademi reagon fare ndryshe në këto propozime:

    - Ti Veton , ke bërë gabim të madh që ke shkuar me Rugoven ( më 15 maj 1998 - vërejtja ime)te Millosheviqi. Atë që keni bë ju është baras me tradhti, është gabim i papermirsueshëm dhe i pafalshum!"

    Mendimi i këtyre emisarëve ishte që, duke parë që Rugova fare se kishte ndërmend të lëvizë, dhe as të bëjë mbledhjen e Kuvendit të ri, po aq sa edhe atë të vjetrin, tentohej duke e futur Ademin, në këtë lojë, të nisnin edhe një herë, trenin nga pika zero, kush e di se për të satën herë. Pra, me një fjalë, sa herë që nuk mund të lëviznin vetë, kujtoheshin për Demaçin...

    Dhe, këta emisar të njëpasnjëshëm, që i shkonin dhe mundoheshin për ta bindur Ademin, ishin me sa vijon; Veton Surroi, Mehmet Hajrizi, Blerim shala, Hydajet Hyseni, Xhemajl Mustafa e ndonjë tjeter që edhe nuk është fortë me rëndësi të përmenden për momentin..

    Amerikanët kishin shprehur qartë mendimin e tyre, se Adem Demaçin, duhej kthyer patjeter, si njeriun kyq dhe kryesor por pa e larguar Rugoven nga Politika... Pra, amerikanet kërkonin që të lihet Rugova ashtu siç ishte; i pa perzier në rjedhat politike.

    Ademit për vizitë i vijnë tani Hydajeti dhe Blerim Shala, këtë radhë pa Vetonin, të cilit ia kishte thënë Ademi mendimin e tij qartë rreth shkuarjes së tij në Beograd, dhe fillojnë se, gjoja edhe në organizimin e UÇK-ës nuk po vërehet ndonjë struktur fort mirë e organizuar...

    Ademi u thotë:

    " Dëgjoni, - dhe fillon të qeshë nga gëzimi. - " Këta djemet e UÇK-ës pasha bacen mbrapsht po punojnë e mbarë po u del... S'ka rregulla të qarta se çka është mbarë dhe e mirë, e çka e gabuar dhe e mbrapshtë...Ata paten guximin t'i kundervihen armiqëve... Ndersa edhe ti Hydajet i ke fajet e tua se, Ti me Mehmetin deri dje e perkrahnit Rugoven"..

    Këtë shpic të baces, Hydajeti e kapërcen vetum me një buzëqeshje të lehtë...Në faktë, Ademi pranonte të marrte timonin në dorë por ai kërkonte që të mos formohej një "Qeveri e Re", siq kërkonin emisarët por një " Këshill për Shpëtim Kombëtar". Po ashtu Demaçi, u tha qartë emisarëve që nuk ka parakushte për bisedime me serbët , pa u kthyer një herë gjendja e statutit të vitit 1974.

    Por kur i paraqiten çështjen e Rugoves Adem Demaçi kërkoi që: "PËR SHKAK TË TRADHTISË KOMBËTARE, RUGOVA DO DUHEJ DENuR DHE DO TË DUHEJ TË TËRHIQEJ KREJTËSISHT NGA SKENA POLITIKE!"

    Por emisaret mundoheshin ta bindnin, se ai nuk do të ketë kurrfarë
    roli, tani e tutje, por Ademi nuk mundë të ulej më dhe të bashkëpunonte me njeriun qyqar, pa kurrizor dhe fare indiferent, për gjithë atë që po ngjante për-rreth.
    _ Jo, bac, nëse doni që unë të kryej punë, ai duhet të largohet krejtësisht!

    Atëherë Hydajeti, Mehmeti dhe Blerimi përdorin kartën e tyre të fundit: amerikanët.
    I thanë se amerikanët nuk ishin dakord që ai të hiqej krejtësisht nga politika, por se ishin, që ai më të mos ishte, negociatori kryesor i bisedimeve ( kjo do të vërtetohet edhe në Rambuje ku, Rugova megjithëse thoshte se " unë jam Kryetar" amerikanët udhëheqës të delegacionit e pranuan Hashim Thaqin).

    Por Ademi ishte i vendosur dhe u thotë shkurt e shqip: JU PËR VETI MUND TË BËNI ÇKA TË DONI, POR QE BESA ME SA PO E SHOF, NUK ËSHTË HERA E PARË, E QEBESA AS E MBRAMA,SI PO E SHOH, QË AI, RUGOVA PRA, KA ME JAV RRAS, KA ME JU MASHTRUE..

    Këto fjalë të Ademit i vërtetojë më vonë koha...

    Pas këtij dështimi ambasadori Kristofer Hill, pas shumë bisedave telefonike me Ademin dhe duke e bindur që do të ishte mirë të ishte aty arrin më në fundë ta bindë bacen që të shkojë në atë takim për të cilin kishte insistuar Hollbruku..

    Në anën tjetër Ibrahim Rugova, kishte thirrur një mbledhje për daten 1 korrik 1998 e në të cilën do të duhej të merrnin pjesë: Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Gjergj dedaj, Kaqusha Jashari...pra i kishte ftuar disa krerë të partive kukulla të LDK-ës dhe plus keta të dy.. Qëllimi i itj ishte jo të arrihej diçka por ta hiqte qafe Hollbrukun me " ja e thirra qysh dashte ti".

    Rugova u thotë: Ju lutem ,paj s'ka problem që na kena organizue zgjedhje, mundë të futeni edhe ju aty.. me kuptoni ju lutem tash jemi ne nje situatë".

    Gjersa Rugova fliste, thonë dëshmitarët, dridhej si purtekë dhe shifej si ai njeri kishte humbur pothuajse fare... Rexhep Qosja dhe Hydajeti mbrojnë qëndrimin se;është vonë për të bërë një Qeveri të Re, se ato zgjedhje e kanë humbur legjitimitetin sepse nuk është konstitue Parlamenti në afatin prej 100 ditëve...

    Por Ademi duke mos mundur të ja falte tradhtin e tij të madhe me shkuarjen e tij në Beograd e sulmon rëndë Ibrahim Rugovën:

    - Ti zoteri , ke shkelë mbi gjakun e derdhur të shqiptarëve! Ti je perkulur si qyqar para armikut të shqiptarëve!Une Ty nuk të zë besë! Kta mundesh me i mashtrue por mua jo: Pse kërkon ti lejen tonë për ta thirrur Kuvendin? Kur i organizove zgjedhjet s'na pyte. Drenica flakë - e ti zgjedhje... Kur bëtë zgjedhjet i bëtë pa vullnetin tonë - edhe kuvendin bane pa ne vet neve...Po Kuvendi është atje në mal në Likoc...Pse nuk shkon ti atje a?...

    Situata ishte shumë e tensionuar dhe shifej qartë se Ademi kishte shkuar për të ja thënë ato që duhej thënë... Ibrahim Rugova megjithëse mirrrte frymë Ai ishte bërë I vdekur i gjallë!

    Pas këtij takimi e kishin thirrur Hilli dhe Hollbruku Ademin në zyren amerikane në Prishtinë për ta bindur se Rugovën nuk mundë ta menjanonin krejtë fare -ani pse ai tani e tutje do të ishte fare i pa-dobishëm...

    ( Intermeco i vogël)

    ( Rugova aso kohe ishte bë baras me zero. Ai nuk kishte më ndikim as edhe te anëtarsia e LDK-ës-. Ukë Bytyqi( tani me i ndjerë) doli publikisht dhe deklarojë: që nuk është më anëtar i LDK-ës por i bashkangjitet UÇK-ës dhe më duket se kishte shkuar në Shtabin e Budakoves, nuk jam krejtësisht i sigurtë. Ai Rugova as edhe më vonë gjatë Konferences së Rambujes s'kishte luajtur ndonjë rol për pos pijeve dhe dehjeve të tija të njohura... Por fill pas kësaj, pas Rambujesë, duke e parë që Rugova tani më s'ish kushi ,serbet luajten me të karten e fundit... marrjen e tij në Beograd. Dhe, kjo shkuarje e tij më vonë nga pjesa e pa informuar u shrytezua " për ta paraqitur Rugoven si viktimë" e çka nuk ishte ashtu. Argumenti tjeter ishte se; të huajtë në Rambuje te Hashimi panë liderin e Ri që nuk thyhej lehtë. Por fatkeqësisht pas lufte Hashimi nuk e luajti atë rol dhe " ra në grackë" të cilën e kishin pregaditur të tjerët me mjeshtëri... Për këto do të flas në një rastë tjetër...)

    (fundi i intermecos)

    Takimi në zyren Amerikane ishte i vështirë dhe i rëndë por me gjithë insistimin e amerikanëve Ademi nuk kishte lëshuar pe...
    Më vonë Hollbruku këtë takim e kishte përshkruar si njerin nga me të rëndit në jetën e tij diplomatike ndersa Ademin si kokëfortë dhe të pathyeshëm...

    Duhet theksuar se edhe Rexhep Qosja kishte treguar luhatje dhe se nuk ishte deklaruar për largimin e Rugoves por ishte arsyetuar që edhe " ai do të jetë i barabartë në mesin e të barabartëve."



    ( Intermeco e vogël)


    ( Forumist të nderuar...kam lexuar një afishim në këtë forum ku bëhet fjalë se" a duhet akoma, ajo shtëpi residenc të jetë në pronesi të familjes Rugova? Po ju themë një faktë nga viti 1998... Qysh atëherë Ademi kishte shtruar këtë problem e sidomos pas shkuarjes së parë të Rugoves, në Beograd... Bile Qosjes dhe të tjerëve të cilët ishin munduar ta bindin që edhe Rugova duhet të jetë pjesë e negociatave, Ademi u kishte thënë: Ai jo me marr pjesë, por aq më parë duhet të kthehet në banesë dhe ta braktisë shtëpinë e cila nuk është pronë e tij...ka këtu hile kishte thënë Ademi, pse insitohet që ai të mbetet...këtë hile Qosja do ta kuptojë shumë më vonë... Ajo shtëpi qe blerë ( aneksi i parë sepse tani aty janë bë disa) fillimisht aso kohe 400000DM nga një profesor universitar, që largohej për në SHBA, ku edhe atje ishte ligjerues...për hirë të respektimit të intimitetit familjar të profesorit( llapjan) s'do e shkruaj emrin)...


    ( fundi i intermecos)


    Fjalët e Ademit se Rugova serish do ti mashtronte do të dalin vetum pak ditë më vonë. Ai thërret Kuvendin e Kosovës më 16 korrik të vitit 1998. Merreni me mendë, për pesë vjet, Rugova nuk kishte thirrur Kuvendë,me arsyetimin se" serbia nuk po lejon", dhe mu tani, kur lufta ishte zgjeruar ai e bënte këtë. Shtrohet pyetje përse u bë një gjë e tillë? Do të mundohemi t'i japim përgjigjen...

    Edhe pse gjithçka ishte e ditur, është çudi se si; Sigurimi serb kishte dhënë lejen për mbajtjen e atij Kuvendi. Përse u dha ajo leje? mendimi im është ky: Millosheviqi tani më ishte i informuar për ndasitë që kishte LDK-ja me UÇK-ën. Ai e dinte, po ashtu se ato zgjedhjet e 22 marsit e kishin kompromituar edhe më shumë LDK-ën, kështu që ky dëshironte që; me lejimin e mbajtjes së këtij Kuvendi, të shtonte edhe më ndasitë te pala shqiptare...

    Kundër kësaj Mbledhje u deklaruan: Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës,Partia Parlamentare e Kosovës, Partia e Qosjes dhe natyrisht Adem Demaçi!

    Në njërën anë Rugova mbante kuvendin e tij, të lejuar nga sigurimi serbë në anën tjetër po ndodhte " Beteja e Rahovecit". Vinin lajme rrënqethëse nga tereni. UÇK-ja mori më se 90% të qytetit." Luftimet po bëhen ball për ball" " U vra komandant Çeliku" e thashetheme tjera...

    Në Prishtinë cakrroheshin gotat për mbajtjen e kuvendit - në Rahovec kërciste pushka për jetë a vdekje!

    Nuk do pritet shumë dhe do të dalin fjalët e Ademit që u kishte thënë: se Rugova edhe kësaj radhe do t'ju mashtrojë. Ani pse James Rubin nëpërmjet Stajt Depertamentit kishte proklamuar se; Mehmet Hajrizi do të jetë ai që do të formojë Qeverin e Re" Rugova vepron ndryshe...

    Ai me 13 gushtë të vitit 1998 shpall grupin e Ri negociator me Beogradin.
    Grupi ishte në këtë përbërje: Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu ( "presidenti" i ri)Edita Tahiri, Iljaz Kurteshi ( një goran dhe ish-udhëheqës i Lidhjes komuniste ( çetnike) të Kosovës) Tadej Rodiqi, Bajram Kosumi dhe Mehmet Hajrizi.

    Me të dëgjuar këtë Bajrami dhe Mehmeti deklarojnë që kurrën e kurrës nuk do të pranonin që të ishin me këtë grup serbo-filesh...


    ( Intermeco, lexone me kujdes dhe vëmendje)


    ( Në grupin e Ri negociator ishte futur nga Rugova edhe Tadej Rodiqi.

    kush është Tadej Rodiqi? Pas demonstratave të vitit 1981 shumë të rinjë arrestoheshin dhe denoheshin me vite e vite burgë. Pas çdo procesi gjyqesor shqiptoheshin dënimet. Dhe kjo njihet si Shkalla e parë e denimit. p.sh nëse Shkalla e parë të dënonte me 10 vjet burgë, lënda shkonte te shkalla e dytë e cila e kishte për detyre, që edhe një herë, të rishqyrtojë rastet dhe më këtë rastë, të vertetonte denimet e Shkalles së Parë. Por kishte edhe raste kur shkalla vendoste për ulje të denimit... Njeri prej atyre gjykatesve që shqyrtonin, Lëndet e klasës së dytë, ishte edhe Tadej Rodiqi. Dhe ky, gjithmonë vertetonte denimet e klases së parë, por kishte edhe raste kur ai i rriste denimet... Që ju ta kuptoni më mirë këtë gjë do ju sjellë një shënim... Një të burgosur e kishin denuar me 5 vite burgë. Kur lënda e tij i bjenë në dorë Tadej Rodiqit ai e shikon lënden dhe thotë: Jo 5 vjet, pak janë, dhe ia jep 8 vjet burgë... vlersone vet forumist të nderuar njeriun që do të ishte tani në Grupin e ri të Rugoves... Ai sot është Kryetar i Partis demokristiane krahu i Zef Morines)

    Pas kësaj Shtabi i Përgjithshëm I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpalli përfaqesuesit e saj politikë: HASHIM THAQI SHEF I DREJTORATIT POLITIK, JAKUP KRASNIQI ZËDHËNËS, BARDHYL MAHMUTI, ZËDHËNËS NË PERËNDIM, XHAVIT HALITI, SOKOL BASHOTA DHE FATON MEHMETAJ..

    PO ASHTU SHTABI I PËRGJITHSHËM KISHTE EMËRUAR DHE AUTORIZUAR ADEM DEMAÇIN, QË NË PRISHTINË TË PREZENTONE UÇK-ËN...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvendosja proteston dhunshëm kundër planit të Ahtisarit
    Nga Alienated në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  2. Demaçi jep dorëheqjen nga bordi i RTK-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •