Syzana Tahirsylaj - Kenge per Adem Demaqin
Syzana Tahirsylaj - Kenge per Adem Demaqin
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Rexhep Qosja: Adem Dema – Shkrimtari për të gjitha kohët
Posted date: Tetor 14, 2014In: Për Adem Demaçin
Shkruan: Prof. Dr. Rexhep Qosja
Tri faza të krijimtarisë
Ky komplet, që lexuesit do të kenë në duar, është kompleti i parë i botuar i veprave të Adem Demës.
E boton Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës.
E finanacon Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë komplet të veprave letratre të Adem Demës përfshihën të gjitha shkrimet gjuhësore artistike – tregime, romane, poezi dhe drama, me prejashtim të dy fragneteve të romanit të tij S’ka paqe ndër kasolle, të konfiskuar prej policisë gjatë arrestimit të parë të autorit më 19 nëntor 1958, të cilat fragmente titulloheshin Maliqidhe S’ka paqe ndër kasolle.
Në këtë komplet nuk janë përfshirë shkrimet publicistike dhe bisedat e shumta të Adem Demës, që edhe me numrin e faqeve, edhe me numrin e vëllimeve janë më shumë se këto që botohën.
Meqense sipas kritereve të estetikës bashkëkohore togfjalëshi letërsi artistike është më i gjërë sot se sa në shekujt e shkuar, prandaj me të mbulohën edhe shkrimet publicistike, biseda, ditarë, kujtime, mendime edhe vepra filozofike e shkencore të shkruara ne dhunëti krijuese artistike, kompleti i veprave të Adem Demës do të mund të quhej i plotë, domethënë komplet, vetëm po të ishin në të edhe bisedat dhe krijimet e shumta publicistike. Ato, ndërkaq, nuk përfshihen në këtë komplet jo për arsye të farë dyshimi në vlerën e tyre historike a artistike, po për arsye se mbledhja dhe përgaditja e tyre për botim kërkonë kohë shumë më të gjatë, që kësaj here u mungon edhe autorit – Adem Demës, edhe botuesit – Lidhjes së Shkritarëve të Kosovës.
Nuk ka dyshim se për krijimtarinë letrare dhe, në përgjithësi, për veprimtarinë shoqërore, kulturore dhe politike të Adem Demës, për vlerën artistike të kësaj krijimtarie dhe për domëthënien historike të kësaj veprimtarie nuk mund të krijohet përfytyrim i plotë dhe plotësisht i saktë pa botimin e të gjitha atyre që ai ka krijuar në trajtën letrare publicistike dhe të gjitha atyre që ka folur në trajtë të bisedimeve me gazetarë të vendit e të huaj. Vetëm duke pasur parasysh gjithë krijimtarinë e tij letrare e publicistike mund të kuptohët jeta e tij – jetë e veçantë, me përjetime e mendime gjatë të veçanta në historinë e letërsisë dhe në historinë e politikës shqiptare në përgjithësi.
Në saje të njohjes së plotë dhe plotësisht të saktë të kësaj veprimtarie shoqërore, kulturore dhe politike na bëhët e mundshme të dallojmë tri faza në krijimtarinë e Adem Demës. Faza e parë shtrihet deri në burgosjën e parë, më 19 nëntor 1958; faza e dytë deri në lirimin prej burgjeve më 21 prill 1990, dhe faza e tretë prej lirimit prej burgjeve e deri më sot kur po shkruhet kjo pasthënjë e kompletit të veprave të Adem Demës.
Adem Demaçi
Faza e parë – fazë e tregimeve dhe e Gjarpinjve e gjakut
Në fazën e parë të krijimtarisë së tij letrare, Adem Dema do të arrijë të shkruajë një numër tregimesh që do t’i botojë në revistën letrare Jeta e re, në të përjavshmen Zëri i rinisë dhe në gazetën e përditshme, Rilindja, si dhe romanin e njohur Gjarpërinjët e gjakut. Edhe titujt e disa prej këtyre tregimeve, siç janë Burrëria, Vegjëtaria, Vegjëtarija në treg, Lustragjiu, Kur zoti harron, E mallëngjyera, Fërkime, toka nuk sillët vetëm rreth boshtit të vetë, Ezopi dëshmmojnë se çka e frymëzonte, në të vertëtë çka e mundonte Adem Demën si shkrimtarë; dhe jo vetëm si shkrimtar. Prej këtyre tregimeve mund të shihet se ai ishte një shkrimtar i ri, në formim e sipër si krijues letrar dhe si intelektual, i cili as nuk do të mendojë, as nuk do të shkruajë siç ishte e keshillushme dhe e koniunkturushme të shkruhej në atë kohë në letërsinë dhe në përgjithësi në krijimtarinë tonë shpirtërore. Të gjitha ato janë tregime kryesisht të shkurtëra për nga numri i faqeve, por të gjata e të mëdha për nga pesha e mendimeve dhe e larghedhjeve shpirtërore në to.
Historianit të letërsisë nuk i nevojitet ndonjë kulturë e veçantë letrare për të parë se ato janë tregime të një krijuesi me dhunti të veqantë, me dije prirjet e reja letrare, me kulturë shkrim per atë kohë të rrallë të ne, me vrojtim të mprehtë, me aftësi përsiatëse, me mundësi të përdorimit të saktë e të fuqishëm të fjalës. Kjo është prozë tregimtare e krijuesit i cili shkruan sepse ka çka të thotë; i cili shkruan sepse beson; i cili shkruan sepse do t’i levizë shpirtërisht lexuesit e tij; i cili shkruan sepse nuk mund të pajtohet me të këqijat shoqërore. Duke i lexuar tregimet e tij ne e kuptojmë mendimi n e filozofit francez, Blez Paskal, i cili për veprat që parapëlqente thoshte se si në to „e gjejmë njeriun edhe kur kemi kërkuar autorin“. Në tregimet e Adem Demës, herët më të shpeshta, trajtohën dhembjet sociale, zakonet dhe synimet, ndjenjat dhe besimet e përbashkëta të shqipetarëve. Në to e gjejm njeriun, por në to e gjejmë edhe artistin e vërtetë.
Si edhe proza e çdo krijuesi me dhunti të vertetë, edhe tregimet e Adem Demës të krijojnë përshtypjën se janë të shkruara pa mundim. Lehtë, pavarësisht se çfar mundim mund të jetë bërë derisa kanë dalë të tilla çfarë janë. Rrëfimin ai e zhvillon mjeshtërisht duke e bërë interesant për lexuesin. Personazhet i ka të shumë-llojshme dhe të ndërtuar binshëm. Shumica e tyre janë përsonazhe me shqetësime të forta dhe të lëkundur shpirtërisht, sepse janë përsonazhe të një mjedisi të pushtuar, të sunduar egër dhe të shfrytëzuar vrazhdë, sepse janë personazhe që jetojnë në një kohë kur ishte rrënuar një sistem përftytyrimesh e vlerash dhe kur farë sistemi tjetër nuk ishte ndërtuar; në të vëretetë kur sistemi tjetër i përfytyrimeve dhe i vlerave nuk pranohet lehtë. Autori nuk është krijues i tyre i panshëm: ai merr pjesë në dhembjet a gëzimet e tyre, i qorton a i lavdëron. Megjithëse të shkruara në një kohë kur kultura jonë leterare dhe gjuhësore ishte në fillim të krijimit, ato na dukën proza edhe gjuhësisht të reja. Gjuha e tyre është e natyrshme, stili i tyre është i dendur, i figurshëm, kurse toni kur i përzemërt e kur ironik.
Në fazën e parë të krijimtarisë, Adem Dema do të shkruajë edhe romanin e njohur Gjarprit e gjakut. Do të jetë ky roman që do të botohët në vazhdime në Jeta e re, e, në fund, po ashtu nga kjo revistë, do të botohët edhe si libër i veçantë. Është ky roman që e deshmon dhuntinë krijuese dhe e shënon jetën e autorit jo vetëm me kuptimin po edhe me ribotimin e tij të derisotem. Botimi në këtë komplet është botim i nëntë i këtij romani, ndërsa numri i fotokopjimeve nuk mund të mësohet kurrë plotësisht.
Këto të dhëna bëjnë të shtrohen pyetje: pse është botuar kaq shpesh romani i Adem Demës Gjarpinjët e gjakut, pse është lexuar, pse është lexuar aq shumë fshehurazi edhe kur ishte i ndaluar, prej lexuesve shqiptarë të shtresave të ndryshme shoqërore dhe prej lexuesve të profesioneve të ndryshme? Pse ribotohet dhe lexohet kaq shumë edhe sot ky roman?
Janë tri përgjigje në keo pyetje.
E para: roamani Gjarprinjtë e gjakut është botuar dhe botohët aq shpesh, para së gjithash, sepse është romani i shkrimtarit të quajtur Adem Dema, i shkrimtarit që ishte i përndjekur politik, i shkrimtarit që ishte gjykuar me shumë vite burgje jo një herë, por tri herë, i shkrimtarit që ishte gjykuar me shumë vite burgje sepse kishte kërkuar dhe me ndihmën e kësaj kërkese kishte krijuar organizatë për çlirimin e popullit të vet prej Jugosllavisë, pse kishte kërkuar bashkimin e Kosvës me shtetin amë, me Shqipërinë shtetërore, dhe pse, kështu, i pari në historinë e Kosvës pas Luftës së Dytë Botërore, kishte kërkuar të drejtën e popullit shqiptar në Kosovë, madje në Jugosllavi në përgjithësi, për vetëvendosjën kombëtare dhe shtetërore.Domethënë, romani Gjarpinjtë e gjakut është botuar shumë herë, ketu në Kosovë dhe në botë, sepse ishte ishte lexuar si roman i ideologut, i apostullit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, sepse, më në fund, ishte vepër gjuhësore artistike me kuptim e më vlerë të përheshme.
E dyta: roamani Gjarprinjtë e gjakut është botuar dhe botohët aq shpesh, sa u tha, dhe është lexuar e vazhdon të lexohët aq shumë, sa u tha, prej shqiptarëve kudo qofshin ata edhe për arsye të temës së trajtuar në të-për arsye të temës së gjakmarrjes.Gjakmarrja, siç dihet, është një temë e përbërë dhe shumë frymëzuese në krijimtarinë shpirtërore, e trajtuar edhe prej shkrimtarëve të tjerë shqiptarë para se të jetë trajtuar prej shkrimtarit Adem Dema dhe mbasi është trajtuar në roamanin Gjarpinjtë e gjakut të Adem Demës. Tema e gjakmarrjës, përpos prej Adem Demës dhe përpos shkrimtarëve të tjerë shqiptarë, është trajtuar edhe prej autorësh të huaj. Kjo temë po trajtohët edhe sot, dhe po trajtohët në prozë, në dramë dhe në kinomatografi. Ata lexues e studius që i kanë lexuar e i lexojnë Gjarprintë e gjakut dhe ata lexues e studiues që kanë lexuar e parë veprat teatrore e kinematografike të krijuar prej autorëve shqiptarë dhe ato të krijuara prej autorëve të huaj, mund të thonë se temën e gjkamarrjes Adem Dema e trajton ndryshe prej aty të tjerëve. Intelektual orgjinal me idetë, me gjykimet, me veprimet, me sjelljet, me parimet morale, është e kuptueshme pse ai është orgjinal edhe në trajtimin e gjakmarrjes. Jokonfirmist si qytetar, është e kuptueshmepse Adem Dema do të jetë jokonformist edhe si krijues. Ai s’e sheh në gjakmarrjen zakonin e trashiguar të popullit, që pashmangshëm duhet të sundojë shpirtrat, ai s’e përjeton gjakmarrjën si plagë të pashërueshme që sjell dhembje të paracaktuara nga fataliteti. Ai s’i jep zgjedhje gjakmarrjes si vështrues i huaj apo si fatalist vendor. Jo, ai e vështron, e përjeton dhe e zgjidh konfliktin e gjakmarrjes si krijues parathënës, i cili i ka caktuar vetes mision në jetë kombëtare dhe, rrjedhimisht, mision ne krijimtarinë shpirtërore. Ai nuk shkrauan për të zgjuar e kënaqur kureshtje si të tjerët. Ai shkruan për të zgjuar ndërgjegje përsonale dhe të përbashkëta.
E treta: romani Gjarprinjtë e gjakut është botuar dhe botohët aq shpesh, sa u tha, dhe është lexuar dhe lexohët aqë shumë, sa u tha, përpos dy arsyeve të sipërthëna, edhe për arsye thjeshtë artistike. E kuptueshme. Nuk duhet lexuar shumë faqe të tij për të parë se, megjithëse roman i shkruar prej një të riu me mosh 21 e 22 vjeçare, romani Gjarpinjtë e gjakut është roman i krijusit me dhunti të jashtëzakonshme të romancierit, i krijuesit me dhuntinë e vrojtimit të mprehtë, pa ç’dhunti nuk mund të ketë shkrimtarë të vërtetë, i krijuesit që e njeh shoqërinë në të cilën jeton, që njeh njeriun, jetën, traditën e popullit të vet dhe që, kur shkruan, mendon thellësisht për ardhmërin e popullit të vet. Dhe dëshmi e kësaj që thuhet, dëshmi shumë treguese, janë përsonazhët e romanit: personazhe të moshave të ndryshme, të virtyteve e veseve të ndryshme, të fateve të ndryshme, të qellimeve e të idealeve të ndryshme. Ato janë përsonazhe të veçuara, të tipizuara prej autorit me dhunti vërtet të pazakonshme në kohën kur është shkrua ky roman.
Por, dëshmi e kësaj që thuhet jane edhe gjuha dhe stili i Adem Demës. Nuk është i madh numri i shkrimtarëve që në prozat e tyre mund të përdorin aq përpiktë, aq fuqishëm, aq figurshëm, stilistikisht aq ngjyrosshëm fjalën krijuese si Adem Dema në Gjarprinjtë e gjakut dhe jo vetëm në Gjarperinjtë e gjakut. Duhet të jesh i pandjenjë për fuqinë dhe bukurinë e gjuhës dhe të stilit në qoftë se nuk të bëjnë përshtypje përvetësuese fjalit si keto, aq të shpeshta në Gjarperinjtë e gjakut. Lexoni: Dielli puthte horozontet e përëndimit dhe me predhat e veta të fundit të dritës gjuante majën e Maçekllavës. Shikoni, çfar shprehje! Fjalia tjetër: Hija qiti nasgjëshëm me dorë dhe ende pa zbrazuar tymin e duhanit gapërroi sytë e kaltër matanë prroit të thatë. Fjalia e tretë: Do shtëllunga të bardha resh, thuajse zgërdhiheshin me diellin përcëllues. Fjalia e katërt: Mustafën e përpiu kureshtja, prandaj goja iu bë lutje. Shikoni çfarë shprehjesh të figurshme në keto fjali të cituara, që e zgjerojnë kuptimin dhe përjetimin e romanit.
Jo vetëm me gjuhën dhe me stilin e tij dhe jo vetëm me fuqinë artistike të personazheve të tij, me tensionin e mardhënieve të tyre, me pasurinë e persiatjeve të sendertuara në të, jo vetëm me gjithë faktuarën e tij, romani Gjarprinjtë e gjakut është roman artistik dhe historikisht shënues në letërsinë shqipe. Me gjithë vlerën e tij gjuhësore – artistike dhe me gjithë rëndësinë e tij historike-leterare do të mund të çmohet si duhet dhe sa duhet në qoftë se do të kemi parasysh se ai është shkruar dhe botuar në kohën kur në Shqipërinë shtetërore mbretëronete doktrina e realizmit socialist dhe kur në Kosovë mbretëronte konformizmi partiako-shtetëror jo vetëm në politikë, por edhe në krijimtari. Adem Dema edhe si intelektual edhe si krijues është mohues i realizmit socialisht dhe i konformizmit partiak e pushtetor. Ideologu, apostulli, arkiteki i ardhshëm i Kosovës së pavarur, ai është prijetari i së resë, i lirisë së krijimit dhe të shprehjës në krijimtarinë shpirtërore shqiptare edhe në një kohë kur s’ishte e lehtë të mendohej e të shkruhej as lirisht e as për atë liri.
Sa do e shkruar në një kohë kur realizmi socialist në Shqipëri ishte doktrinë artistike, në të vërtetë kundërartistike zyrtare, kurse në Kosovë ende ndihej ndikimi i tij, prozat e Adem Demës janë proza të reja, me disa përbërës të prozës moderne. Nuk guxojmë të harrojmë, ndërkaq, se të gjitha keto janë proza të një të riu të shkruar në moshë fare të re, prandaj edhe disa vlera të veçanata a të meta të tyre në masë të madhe i detyrohen kësaj moshe. Por, të para në krahasim me prozën shqipe të kohës, prozat e tij të krijojnë bindjen se Adem Dema është njëri nga përfaqësuesit më të shquar të brezit të ri të intelektualëve shqiptarë, që kishin filluar të merreshin me letërsi dhe me gazetari. Dhe, ndër pjesëtarët e këtij brezi, dhe jo vetëm të këtij, Adem Demën e shquante shpirti kritik, mospajtimi me të këqijat shoqërore dhe politike, gadishmëria që atë mospajtim ta kallëzojë, më fshehur a më hapur, qoftë në prozë, qoftë në biseda të përditshme.
Faza e dytë e krijimtarisë – fazë e burgjeve
Ç’të thuhet tani për fazën e dytë të krijimtarisë së Adem Demës? Të thuhët: kjo fazë e jetës së tij, kur jetën e kalon në borgjet e Serbisë e të Jugosllavisë, është fazë e jetës kur atij, Adem Demës, në menyrë të veçantë atij, Adem Demës, nuk i lejohej, në asnjë mënyrë nuk i lejohej, të mbante laps e fletore në burg, domethënë kur atij në asnjë menyrë nuk i lejohej të shkruante – se me shkrimet, si edhe me mendimet në përgjithësi, ai rrezikonte shtetin – integritetin e sovranitetin e Jugosllavisë! Kjo është faza e jetës së tij në të cilën krijimtaria letrare dhe publicistike ishte e zëvendsuar prej vujatjeve, shpresës dhe meditimeve për të ardhmen e Kosovës dhe për krijimtarinë e ardhshme letrare e publicistike.
I burgosuri politik
Dhuntia krijuese, shpirti kritik dhe mospajtimi me të këqijat shoqërore e politike, pa çka nuk mund të ketë as intelektual, as krijues të vërtetë, në kohën kur kritika shihej si akt armiqësor, kur të kishe ideale do të thoshte të mos kishe ardhmëri, kur mbrojtësi i të drejtave të popullit të vet trajtohej si armik shtetëror, kur mohohej çdo argument shqiptar, sigurisht, do të bëhen shkaku pse pushteti shtypës serb-malazias do ta burgoste Adem Demën duke e prerë ashtu një fillim të madh premtues në letërsin shqipe. Letërsia shqipe do të mbesë 28 vje pa një një krijues të dalluar, por historia shqiptare do të fitojë një apostull të madh të lirisë.
Ishte e qartë: sasia e fjalëve në sytë e regjimit ishte bërë cilësi veprimi kundër regjimit! Dhe, kjo mjaftonte për burgosje!
Adem Dema bie në burg, për herë të parë, në vitin 1958 – pikërisht atëherë kur dhuna e pushtetit në Kosovë nxitej nga droja prej lindshmërisë së nënave shqiptare, në njërën anë, kurse nga droja prej shkollimit gjithnjë e më masiv të rinisë shqiptare, nga ana tjetër.Dhe i vuan tre vjet burg. „Regjimi Hegjemonist serbomadh – do të shkruajë ai pasi të lirohët nga burgu, në vitin 1990 – nuk mund të shihet i qetë se si, para syve të tij, përkundër pengesave të panumërta që bënte, po rritej një shtresë intelektuale e cila nuk po pajtohej me politikën terroriste kolonialiste e diskriminuese që ushtrohej mbi shqiptarët. Me dhunë brutale policore shqiptarët i detyronin që te shpërnguleshin për në Turqi dhe gjetkë. Rezistenca e rinisë kishte filluar, prandaj organet policore më kishin zhgjedhur mua si viktimë për t’i frikësuar të tjerët.“Adem Dema do të akuzohët si kundërrevolucionar, i cili gjuhën e përdor si thikë në shpinën e revolucionit!
Adem Dema bie në burg, herën e dytë, në vitin 1964.Dhe, i vuan 10 vjet burg. Bie në burg për shkak se mospajtimit me politikën shtypëse serbo-malazeze kundrejt popullit shqiptar, në të vërtetë për shkak se mospajtimit të tij me pozitën e popullit shqiptar si popull i privuar të drejtash, i shtypur dhe i shfrytëzuar, si popull i ndarë me dhunë prej shtetit amë – Shqipërisë, i jep trajtë të organizuar politike. Organizata që krijon quhët Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. „Qellimi i parë dhe i fundit i Lëvizjës sonë – shkraun në Statutin e kësaj organizate – ashtu sigurimi i të drejtës së vetëvendosjes deri në shkëputje për viset e banueme në shumicë prej shqiptarësh që gjinden ende nën administrimin e Jugosllavisë, domethën qellimi i parë dhe i fundit Lëvizjës sonë asht çlirimi i krahinave shqiptare, t’aneksueme prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyne krahinave me nanën e vet – Shqipërinë“.
Për regjimin serb dhe Jugosllav Adem Dema tani e tutje do të jetë kalorësi i apokalipsit!
Për herë të tretë, Adem Dema bie në burg në vitin 1975. Dhe i vuan 15 vjet pa katër muaj burg! Herën e tretë bie në burg i akuzuar për veprime për të cilat ishte akuzauar në vitin 1958 dhe në vitin 1964! Ishte i akuzuar bandit, terrorist, kundërrevulucionar, nacionalist, irredntist, sado ishte vetëm intelektual që e shfrytëzonte të drejtën natyrore që të mendojë me kokë të vet dhe ta dojë popullin e vet.
Adem Dema lirohët prej burgut më 21 prill 1990 pasi në burgje i kalon 27 vjet dhe 8 muaj – 27 vjet dhe 8 muaj që përbëjnë moshën më të mirë, më të kuptimshme në jetën e shkurtër njerëzore.
Burgjet që vuan Adem Dema nuk janë gjithfarë burgjesh: nuk janë burgje suedeze, franqeze a italiane. Ato janë burgje Serbie dhe Jugosllaviee, në të cilat për shqiptarët zbatohej regjim ferri. Shkrimtari italian, Silvio Peliko, edhe në burg ka mundur të jetë shkrimtar dhe të shkruajë veprën e tij më elexuar Burgjet e mija, me të cilën e ka ndihmuar shumë luftën për çlirimin e Lombardisë dhe të Venedikut prej pushtimit austriak.Në burgjet serbe dhe jugosllave Adem Dema nuk i lejohej të ishte shkrimtar. Në burg ai vetëm mund t’i jetonte tragjikisht romanet që do t’i shkruante jasht burgut. Atij nuk do t’i lejohët, mandej, të jetë shkrimtar as jashtë burgut. Pas burgut të parë ai do të jetë i burgosur edhe kur nuk do të jetë në burg: do të jetë i përjashtuar nga jeta publike, i përjashtuar nga jeta punuese, i përjashtuar nga rrethi shoqëror! Shkrimet e tij më nuk do të botohën; për prozën e tij më nuk do të mund të shkruhet! Njerëzit do t’i shmangën degjimit të emrit të tij. Njerzit e bashkuar në gëzim a në pikëllim shpërndaheshin, duke i trilluar njëqind punë, teksa përmendej emri i tij! Burgu që vuan Adem Dema është burg që e vujanë, njëkohësisht, edhe anëtarët e familjës së tij! Atyre nuk mund t’u shkonte kush në shtepi pa pësuar pasoja, por as ata nuk mund t’i shkonin kujt në shtëpi pa menduar për pasojat që mund t’u sillte kjo shkuarje! Se, si në burg, ashtu edhe jashtë burgut, Adem Dema për regjimin serb dhe jugosllav ishte kalorësi i Apokalipsit.
Ideali dhe iluzioni
Intelektuali shqiptar që merr të shkruajë sot për jetën dhe krijimtarinë e Adem Demës ndien nevojë të shtojë pytjen: pse, vërtet, ai ra tri herë në burg? Përgjigjja më shkurtër është: sepse është një intelektual që kishte ideal. Ideali i tij është ai ideali i popullit shqiptar që përmbahët në mospajtimin me dhunën serbe e malazeze, e cila mbi këtë popull ushtrohët prej luftërave ballkanike, në të vërtetë në mospajtimin me sovranitetin e Serbisë dhe të Jugosllavisë mbi Kosovën dhe trojet e tjera në të cilat shqiptarët janë popull shumicë. Por, Adem Dema tri herë ra në burg për shkak se, përpos idelit, ka edhe iluzionin: ka iluzionin se çlirimi i Kosovës dhe i trojeve të tjera shqiptare, që kishte pushtuar Serbia në kohën e Kongresit të Berlinit dhe të luftrave ballkanike, ishte i relizueshëm në atë kohë. Iluzioni, ndërkaq, nuk e ul aspak rëndësinë historike të idealit të Adem Demës. Idealet, më në fund, janë aq të çmuara edhe sepse mbi to rëndon pesha e fundbotshme e iluzioneve. Kur thuhët se krahas idealit, për të cilin ishte i gatshëm të flijohej, kishte edhe iluzion, kjo nuk domëthën se Adem Dema ishte një intelektual që nuk e kuptonte historinë. Në të vërtetë, ai ishte intelektual i cili historinë e shihte larg më qartë se bashkëkohësit e tij të tjerë. Ai e dëgjonte qartë zërin e historisë që do të vinte, kur të tjerët bëheshin apo ishin të shurdhër. Ora e tij historike ecte jo për 3 minuta po për 30 vjet para orës së bashkëkohësve të tjerë.
Kur thuhet se Adem Dema ra tri herë në burg sepse ishte një intelektual që kishte ideal, me të cilin mohohej sovraniteti serb mbi Kosovën, pa dyshim, nuk i është dhënë përgjigja e plotë pyetjës: pse u burgos tri herë Adem Dema? Regjimi sebo-malazias e burgos tri herë Adem Demën dhe e mban aq vite në burg jo vetëm pse ashtu shpreson se mund të burgosë e të shpërftyrojë idelin e tij, por edhe pse ashtu shpreson se mund të frikësojë intelektualët e tjerë shqiptarë në ish-Jugosllavi në përgjithësi, kurse në Kosvë në veçanti. Në qoftë se qëllimin e parë – burgosjën e idealit të tij, që ishte ideal i popullit të pa çliruar shqiptar, nuk mund të shpresonte se do të arrinet ndonjëherë, qëllimin e dytë – frikësimin e inetelektualëve të tjerë shqiptarë, regjimi serb kryesisht e kishte arritur! Dëshmit janë të shumta e të shumëllojshme! Dhe, të shikuar nga ana morale, janë, vërtet, tragjike! Padrejtësia që i bëhej Adem Demës ishte aq më e madhe jo vetëm pse burgosej për shkak të mendimit – herën e parë dhe të tretë dhe të organizimit – herën e dytë, si të drejta të ligjshme të njeriut, por edhe pse për afër 28 vjet burgje asnjë prej intelektualëve shqiptarë, deri në demonstrat e rinisë studentore dhe shkollore në vitin 1981, nuk do ta ngrejë zërin në mbrojtje të tij. Intelegjencia shqiptare ende nuk ishte e gatshme të shihte dhe të pranonte se fati i Adem Demës në të vërtetë ishte fat i saj dhe i gjithë popullit shqiptar në Jugosllavi?
Heroi moral
Kur shkruaj siç po shkruaj për burgjet e Adem Demës nuk po shkruaj për shkak të përdellimit që mund të na shkaktojë, dhe është e natyrshme të na shkatojë, vuajtja e tij e gjatë në burgjet serbe dhe Jugosllave. Arsyet pse shkruaj kështu qëndojnë në domethënien që ka jeta e tij jo vetëm për brezat e sotëm, por në domethënien që do të ketë edhe për brezat e ardhshëm të shqiptarëve, të cilët nuk do të pushojnë të jenë idhujtarë të qëndresës së tij morale.
Cila është kjo domethënie?
Jetëshkrimi i Adem Demës ka domethënie të pashtershme morale. Për ne kjo äshtë jetë – porosi prej së cilës inteligjencia shqiptare ka mundur dhe do të mund të nxjerrë mësime për mospajtim me të këqijat shoqërore, politike dhe morale kudo dhe kurdo. Nuk është thënë kot: duke mbajtur mend mbushemi mend. Intelegjencia shqiptare në të dy anët e kufirit të sotëm politik nuk mund të thotë se e ka kryer funksionin e saj mendor dhe moral gjatë viteve që Adem Dema i ka kaluar në burgje. Ajo në atë kohë nuk e ka takuar fatin e saj të vërtetë historik!
Intelegjencia shqiptare nuk do të bënte mirë të harronte se Adem Dema ka pasur vuajtje të mëdha, me gjithë familjën, kur ne të tjerët kemi gëzuar privilegje kush të vogla e kush të mëdha; i ka kaluar ditët e netët në beton kur ne i kemi kaluar në banesa e zyra komfore: ka bërë pushimet në oborre burgjesh të rrethuara me muare të larta prej të cilave nuk shihej bota kur ne kemi zgjedhur brigjet e deteve, të liqeneve e të lumenjve ku do të veronim; ka pritur netët e Vitit të Ri pa degjaur urimin e më të dashurve kur ne kemi marrë urime dhe dhurata!
Intelegjencia shqiptare nuk do të bënte mirë të harronte se Adem Dema ka bërë burgje kur shumë kush prej nesh ka bërë karrierë politike a profesionale; ka folur të madhe kur shumica prej nesh kemi heshtuar; e ka thënë të vërtetën kur shumëkush prej nesh nuk ka përtuar të shkruajë dhe të shqiptojë gënjeshtra; ka qendruar drejt kur shumëkuash prej nesh është gjunjëzuar me qejf; ka mbrojtur të drejtën tonë për vetëvendosje kur ne vetëvendosjen e kemi shpallur të sendertuar ose kërkesë armiqësoare; ka folur për pavarësinë e kosovës dhe të trojeve të tjera me shumicë shqiptare kur ne të tjerët jemi betuar në autonomin si zgjedhje e çështjës së Kosovës për të gjitha kohët.
Intelegjencia shqiptare nuk do të bënte mirë të harronte se mendimin e Adem Demës e shquan përgjegjësi e lartë historike në kohën kur shumica e intelektualëve tanë shqiptonin mendimin dhe bënin sjellje jo historike. Dëshmi treguese për këtë, sado jo e parë dhe jo e fundit, është përdëllimi (diferencimi) ideopolitik i intelegjencies sonë pas demonstratave të rinisë studentore dhe shkollore në vitin 1981 kur ky përdallim, në vend se gjasë për shprehje të mospajtimit me politikën kundërshqiptare serbe, malazeze dhe maqedonase, shfrytëzohej si rast për krijim të karierës politike a profesionale! Mendimi i Adem Demës si mendim i idealistit të paliruar prej iluzionesh, si mendim i apostullit të çlirimit, që e ka pranuar idenë e sakrificës vetjake, është mendim që e shpëton konceptin e intelektualit në jetën tonë kombëtare. Do të mund të thoshim: ai ka folur në emrin tonë! Ai u bë kështu ndriçimtari i ndërgjegjës sonë, që e arsyeton qenien tonë. „Madhështia e kombit – thotë politikani amerikan i shekullit të kaluar Çarls Samner – qëndron në ato veti që përbëjnë madhështinë e individit“
Pjekuria historike
Guximi moral dhe mendor i Adem Demës ka domëthënie historike më të shtrirë se ç’e kujtojmë dhe se ç’e pranojmë. E parë nga aspekti historik, gadishmëria për sakrificë e Adem Demës, e treguar në një kohë të shtypjeve të pashembullta mbi lirinë e mendimit dhe çështjen kombëtare, e treguar në një kohë kur pakkush ishte i gatshëm ta pranonte atë ide, bëhet argument për pjekurinë historike të popullit shqiptar. Ideologu i Lëvizjës për Bashkimin e Italisë, Gjuzepe Macini, thotë se gatishmëria për sakrificë, që e kërkojnë të gjitha qëllimet e larta njerëzore, është cilësi e popujve historikisht të pjekur. Në emrin e një koncepti më të lartë të jetës shoqërore, politike dhe shpirtërore të popullit shqiptar dhe të organizimit të tij shtetëror, si shkallë më e lartë e ndërtimit të identitetit kombëtar, Adem Dema heq dorë prej mundësisë që të bëhet subjekt artistik dhe pajtohet me pasojat që sjell pranimi i idesë së sakrificës. Në vend të brerores që mund të shkëlqente në kokën e gjeniut krijues, ai pranon qelinë e ftoftë të të burgosurit; në vend të lapsit në dorë, ai pranon prangat rreth duarve. Në sajë të jetës së tillë Adem Demës, populli shqiptar ka mundur t’u thotë edhe para viteve nëntëdhjetë sunduesve të trojeve të tij dhe atyre që kanë marrë pjesë në padrejtësinë që i është bërë në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhe në Konferencën e Paqes së Versajës: ne nuk jemi pajtuar kurrë më fatin që na e keni caktuar dhe me gjendjen në të cilën jemi! Ne e durojmë sundimin e huaj vetëm kështu: të burgosur! Jeta e tij, prandaj, e bënte të ligjshme edhe për kohën kur kërkesë të tillë nuk kemi shtruar, kërkesën e mëvonshme të popullit shqiptar për pavarsinë dhe sovranitetin e Kosovës. Vetëdijen tonë për të drejtën tonë të ligjshme ne e arsyetojmë edhe me jetën dhe me mendimin e atëhershëm të Adem Demës, që është bërë pjesë e vetëdijes sonë çlirimtare deri ditën kur Kosova shpallet e lirë, në të vërtetë e çliruar dhe sovrane.
Humanisti
Adem Demën e shquan sot një barazpeshë shembullore shpirtërore. Ai jeton pa brejtje të ndërgjegjës. Pse jo ? Ai ka jetuar me shumë vuajtje, por ai ka jetuar në pajtim më ndërgjegjën e vet, në të vërtetë në pajtim me vullnetin historikë të popullit të vet. Burgjet shumëvjeçare nuk e kanë nxitur dëshirën për hakmarrje te ai: as ndaj atyre që e kanë futur në burg; as ndaj atyre që janë pajtuar me burgosjët e tij ; as, më në fund, ndaj atyre që në heshtje mortore i kanë kaluar ato 27 vjet e 8 muaj të burgjeve të tij ! Adem Dema sot as nuk mendon, as nuk sillet si viktimë politike. Dhe, ai nuk mendon dhe nuk sillet ashtu – si viktimë politike sepse është një hero shpirtëror.
Adem Dema nuk do të pranojë të mendojë dhe të sillet as si ngadhënjimtar, sado është ngadhënjimtar i madh politik dhe moral : me gjuhën e tij politike të para shumë vjetëve do të flas mandej krejt intelegjencia shqiptare, krej populli shqiptar. Ai nuk mendon dhe nuk sillet kështu – si fitimtar, sepse ai nuk e quan veten fitues pa fituar ideali i tij politik, kombëtar dhe shoqëror. Është e kuptueshme, prandaj, pse më shpesh se në zyrë, më shpesh se kudo tjetër ai është sot atje ku në rini ishte edhe me imagjinatën krijues : të populli – atje ku janë hallët, skamja, dhembja, mërgimet, loti, vdekja. Popullin e dëgjon, atij i drejtohët, me të bashkëbisedon.
Prej se ishte liruar nga burgu, Adem Dema na befasonte jo rrallë me deklarata të cilat, në kohën kur bënim përpjekje për sendertimin e së drejtës për vetëvendosje shtetërore, na tingëllonin për së tepërmi planetare, në të vërtetë për së tepërmi gjithëballkanike. Nuk do të duhej të befasoheshim. E tillë, zakonisht, është rruga mendore e apostuajve të së drejtës shoqërore, të lirisë së popujve të cilëve u takojnë. Sa më të përkushtuar janë ndaj popullit të vet, aq më të përkushtuar bëhën edhe ndaj njerëzimit. Se, populli është vetëm një pjesë e vogël e njerëzimit. Mendimet e tij i përshkon vetëdija humaniste se « lirinë e meriton vetëm ai njeri që di të nderojë edhe lirinë e të tjerëve », Ai sikur nuk e harronte përvojën historike që dëshmon se – siç e kanë pohuar studiuesit e saj – më të suksesshme janë treguar gjithmonë ato levizje të cilat kërkesat kombëtare nuk i kanë ndarë prej demokracisë politike dhe të drejtave të njeriut, domethënë që përpjekjet për ndërtimin e shtetit të vet, kombëtar, nuk i kanë ndarë prej përpjekjeve për ndërtimin e tij si shtet plotësisht demokratik.
Para fillimit të luftës çlirimtare, Adem Dema do të na befasonte edhe me deklaratën se më nuk i mjafton të jetë vetëm simbol i qëndresës, po do të jetë edhe veprimtar aktiv politik. Nuk do të duhej të befasoheshim. E kishte shqiptuar këtë fjali pas sa vjetësh të pajtimit me rolin e vrojtuesit të spjeguesit dhe të përsiatësit të sjelljeve dhe të veprimeve tona politike. E shqiptoi këtë fjali pas sa vjetësh bashkëjetese me një Asgjë në jetën tonë politike.
Kur e kishte parë se rishtazi mund të mbesim në sakajin e historisë ballkanike; se mbledhja e Dejtonit mbi paqen në Bosnjë për ne mund të bëhej mbledhje e Londrës së 1913-it ; se mbledhja e Parisit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe mbledhja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënjeve të Bashkimit Evropian me Jugosllavin e Zvogëluar, përkatësisht me Serbinë e Madhe për ne mund të bëheshin Kongresi i Berlinit i 1878-it, mbledhje e Londrës së 1913-it dhe mbledhje e Parisit të 1919-it; kur e pa se zonja Histori mund të mos i ketë lexuar ende të gjitha romanet për të gjitha shpërfilljet që mund t’i bëhen të drejtës sonë të ligjshme për vetëvendosje kombëtare dhe shtetërore në institucionet dhe forumet ndërkombëtare, në emrin e të cilave në të vërtetë vendosin Fuqitë e Mëdha; as të gjitha romanet për të gjitha besimet e lehta, për të gjitha vetëmashtrimet dhe zhgënjimet tona; as të gjitha romanet për të gjitha përpjekjët e pasukseshme dhe të suksesshme të Serbisë për rikolonizimet dhe serbizimet e Kosovë; as gjitha romanet për të gjitha zhvendosjët dhe shpërndarjet e rinisë sonë nëpër botë ; as të gjitha romanet për të gjitha nisjet tona historike që përfundojnë me ndalje në gjysëm të rrugës; as të gjitha romanet për të gjitha pasiguritë tona, të gjitha drojat tona të arsyeshme dhe të paarsyeshme, të gjitha sjelljet tona johistorike – kur, pra, i kishte parë të gjitha keto, Adem Dema e quajti të nevojshme ta shqiptojë atë fjali me të cilën e ripohoi atë që nuk i ka munguar kurrë : gadishmërinë për flijimin në emrin e idealit.
Pavarësisht si mund të jetë pritur e shpjeguar, ajo fjali e synonte një qellim : të na e kthente besimin në çastet kur kishim filluar të dyshonim; të na forconte shpirtërisht në çastet kur kishim filluar të dobësoheshim; të na afronte dhe të na bashkonte në çastet kur i është dukur se vështirësit dhe zhgënjimet mund të na ndanin; të na frymëzonte të këmbëngulnim në kërkesat që përfaqësonin vullnetin e popullit dhe të drejtën tonë në çastet kur i është dukur se mund të prapaktheheshmi. Është kjo fjali e heroit të ecjes përpara – drejt ardhmërisë, e cila nuk vjen vetvetiu dhe të cilën nuk ta sjellë tjetërkush.
Ishte kjo fjali e apostulit të lirisë që e frymëzonte ideali, por kisha shumë drojë mos nuk do të ishte e liruar edhe prej iluzionesh.
Dhe, në fund, të them : jamë i vetëdijshëm se këto fjalë për rolin e Jetëshkrimit dhe të Mendimit të Adem Demës në jetën tonë mund të duken të zmadhuara – si fjalë të shqiptuara prej një adhuruesi dhe entuziasti. I shqiptoj me vetëdijën e njeriut që gjatë jetës së derisotme ka shqiptuar fare pak lavdërime e tepër shumë kritika. Keto janë fjalë që i frymëzon jetëshkrimi më domëthënës, në të vërtetë jetëshkrimi shënues i fatit të popullit shqiptar derisa ishte ende i paçliruar. Këto janë fjalë që i frymëzon një jetë tragjike domethënëse për çdo njeri dhe për çdo kohë.
Para vetës e botës ne ende nuk kemi mundësi të dalim e të mburremi as me dëshmi të zhvillimit teknik, as me dëshmi të zhvillimit ekonomik. Para vetes dhe para botës sot mund të dalim e të mburremi, para se gjithash, me qëndresën madhështore politike e morale të Adem Demës. E, kjo ishte vepër që e lëviste ndërgjegjën tonë dhe, duke e lëvizuar ndërgjegjen, e levizte historinë tonë.
Faza e tretë – faza e romaneve
Kjo është faza jetësore më e frytshme në krijimtarinë letrare dhe publicistike të Adem Demës; kjo është fazë kur ai shkruante romanet Libër për Vet Mohimin, Heli e Mimoza; Nëna Shegë e pesë gocat, Shkrumbnajë e dashuri, Dashuri kuantike e Filanit, Alb Prometeu, poemën Tung vargu im dhe dramën Politika dhe pushka.
Kjo është faza në jetën e tij kur zhvillon një veprimtari jashtëzakonisht të gjerë e të gjithanshme politike, kulturore dhe shoqërore: kur themelon një parti politike prej së cilës mbas një kohe jo të gjatë do të tërhiqet, kur themelon shoqata e gazeta, kur shkruan artikuj politikë, kur zhvillon shumë biseda me gazëtar të medieve të ndryshme të Kosovës, të Shqipërisë shtetërore, të Serbisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Malit të Zi e të Bosnjës, dhe me gazetarë të vendeve të ndryshme evropiane dhe të SHBA-së.
Kjo është faza në jetën e Adem Demës kur atij i shprehën nderime dhe i jepen çmime në Bashkimin Evropian dhe në disa vende të Bashkimit Evropian – çmime me të cilat i shprehen njohje për të gjitha ato vite të kaluara në burgjet e Jugosllavisë komuniste dhe njohje e çmime për rolin që me ato vite burgje dhe me veprimtarinë e tij politike kishte luajtur në përmbysjen politike e morale të totalitarizmit komunist në Jugosllavi dhe kudo qoftë.
Kjo është fazë kur ai, Adem Dema, bën takime të shpeshta, shumë të shpeshta me bashkatdhetarët në Kosovë, kur viziton Shqipërinë shtetërore, kur viziton disa vende evropiane dhe kur viziton edhe Shtetet e Bashkauara të Amerikës e ku qëndron gati një vit.
Kjo është faza në jetën e tij kur ai, Adem Dema, me ato që shkruan dhe boton, me ato që thotë në media, me ato që thotë në takimet me bashkëkombës, me ato që bën në përgjithësi si qytetar jashtaëzakonisht veprues bën krejt ç’mund të varej prej tij që ta shpetojë lëvizjen e historisë shqiptare, para se gjithash, historinë e Kosovës, e cila, siç kishte qenë gjithnjë i bindur, pashmangshëm do të sillte lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kjo është faza në jetën e tij, kur Adem Dema e dëshmon, pra, një energji të jashtëzakonshme si prej krijuesi letrar, ashtu edhe prej veprimtari politik dhe shoqëror.
Për fatin e mirë të Adem Demës, të letërsisë shqipe dhe të politikës shqiptare të Kosovës, të Shqipërisë e të shqiptarëve kudo qofshin ata, kjo fazë vazhdon edhe më tej në jetën e tij.
I veçantë si krijues
Para njëzet e dy vjetësh, në fjalën e shqiptuar në mbledhjën solemne të mbajtur në Akademin e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me të cilën po shenohej 60-vjetori i jetës së Adem Demës, do të them se njëzet e tetë vjet burgje të Adem Demës do të lënë letërsinë shqipe pa një krijues të veçantë, por historisë shqiptare do t’i sjellin apostullin e lirisë. Tani, njëzet e dy vjet më vonë, e shoh, i bindur, se ai pohim imi nuk ishte as pjesërisht i drejtë: përndjekjet dhe burgjet e Adem Demës do t’i sjellin popullit shqiptar të Kosovës, në të vërtetë popullit shqiptar në përgjithësi, apostullin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës, por edhe letërsisë shqipe një krijues të shquar me përvojë e me vepër letrare të jashtëzakonshme.
Nuk ka dyshim se vitet e kaluara në burgjet serbe dhe jugosllave do të ndikojnë shumë në prirjet krijuese letrare dhe, në përgjithësi, në mendësinë e Adem Demës. Është plotësisht e kuptueshme se asnjë krijues që kalon shumë vjet në burgje, që kalon shumë vjet në burgje në të cilat nuk lejohet krijimtaria mendore, mbas daljës prej tyre nuk mund t’i shkruajë veprat që do t’i kishte shkruar po të mos kishte qenë i burgosur. Por, megjithatë, atë fatkeqësi të krijuesit, shkrimtarët që kanë burgje mund ta kompensojnë kush pjesërisht e kush plotësisht me përmbajtjen, me domethënien dhe me cilësinë e veprave që do të shkruajnë mbasi të lirohen prej burgut.
Këtë që thuhet e dëshmon krijimtaria letrare e Adem Demës dhe e dëshmon si më vlerën gjuhësore artistike të romaneve të tij, ashtu edhe me risitë krijuese që sjellin këto romane në letërsinë shqipe. Gjithsesi ato janë romane të shkruara ashtu siç nuk janë shkruar ndonjëherë dhe siç nuk po shkruhën as sot romanet në letërsinë shqipe: ato janë romane që mund t’i shkruajë vetëm Adem Dema – intelektuali krijues, i cili e ka jetëshkrimin dhe i cili e ka përvojën e të burgosurit politik çfarë nuk e ka asnjë inetelektual tjetër shqiptar, asnjë shkrimtar tjetër shqiptar, asnjë shqiptar tjetër, që ka jetën dhe përvojën e intelektualit, i cili e ka provuar më gjatë dhe më egër se asnji intelektual tjetër, se asnjë shkrimtar tjetër, se asnji shqiptar tjetër dhunën politike dhe shtetërore të Serbisë e të besnikëve të saj politikë të Kosovës.
Politika dhe letërsia
Një shkrimtar i përndjekur për shkaqe të bindjeve politike dhe nji shkrimtar i mbajtur afër njëzet e tetë vjet në burgje për shkak të atyre bindjeve politike është plotësisht e kuptueshme që të shkruajë vepra letrare, shkencore a publicistike me përmbajtje, me domethënje dhe, natyrisht, me patos të lartë politik.
Meqenëse bindjet vetjake politike, në njërën anë, kurse politika e shtetit serb, në anën tjetër, e kanë përcaktuar jetën e tij shoqërore, është plotësisht e kuptueshme pse krijimtaria letrare e Adem Demës, me përjashtim të pjesshëm të prozave të shkruara para burgosjeve, ka pothuaj plotësisht karakter politik. Këtë e pohon edhe Adem Dema vetë. Me rastin e shënimit të 50-vjetorit të botimit të parë të romanit të tij Gjarpinjtë e gjakut, ai do të thotë: „Krijimtaria ime ka qenë dhe ka mbetur thellësisht politike, jo e shkruar në mënyrë politike, por në menyrë artistike. Politika ka qenë ajo që më ka shtyrë të merrem me letërsinë sepse ishte e pamundur që idetë e mia politike t’i plasoj ndryshe në turmat shqiptare përveç se duke i mbështjellë me njëfar shëqeri“.
Ka shkrimtarë që i shmangen trajtimit letrar artistik të temave politike; dhe ka shkrimtarë që nuk pranojnë karakterin politik të disa veprave apo, madje, të krijimtarisë së tyre letrare. Nuk ka dyshim se qëndrimi i tyre i tillë ndaj temave politike dhe ndaj karakterit politik të veperave të tyre mund të jetë pasojë ose e njohurive të mangëta teorike letrare ose e pasigurisë që ata ndiejnë për cilësinë artistike të krijimtarisë së tyre. Tema politike për krijimtarin letrare artsistike nuk mund të jetë as më e çmuar e as më e nënçmuar se temat e tjera. Si edhe të gjitha temat e tjera, edhe tema politike është temë jetësore; si edhe të gjitha veprimtaritë e tjera të njeriut edhe veprimtaria politike është veprimtaria më të cilën merret njeriu si qenie shoqërore. Veprimtaria politik, madje, është veprimtari që ndikon shumë, më shumë se një sërë veprimtarish të tjera, në jetën e njeriut: Përse, prandaj, të mos trajtohet në veprat letrare? Përse, prandaj, të mos çmohet sa duhet të çmohet si temë e denjë për krijimtari letrare? Ndryshe prej një sërë temash dhe veprimtarish të tjera të njeriut, tema e politikës është temë e dëshmuar gjithmonë e gjithkund si një temë e përbërë, e rënë, e vështitë për trajtim letrar. Dhe, pikrisht pse është ashtu e përbërë, ashtu e rëndë, ashtu e veshtirë nuk është i vogël numri i shkrimtarëve që nuk ia dalin sukseshëm në fund trajtimit të saj. Adem Dema është njeri prej shkrimtarëve tanë që është marrë guximshëm, pa komprimise dhe deri në fund ndershëm me trajtimin e temës politike në romanet, në vargjet dhe në dramën Politika dhe pushka. Ai është shkrimtar i ynë i cili me sukses të veçantë artistik e ka zotëruar temën politike në krijimtarinë e tij; dhe e ka zotëruar ashtu suksesshëm sepse e ka trajtuar ashtu edhe siç duhet të trajtohet – si temë, si veprimtari, si përmbajtje e pashmangshme jetësore; sepse e ka trajtuar me përvojën dhe me dhuntinë e tij të veçantë; sepse e ka trajtuar me dinjitetin e krijuesit që përbuz poltronizmin politik.
Në krijimtarinë letrare të Adem Demës, temat politike, veprimtaritë politike, përmbajtjet politike në të vërtetë janë bërë mitologji politike, po, pikërisht mitologji politike. Mund të thuhet kështu, në radhë të parë, sepse masat politike të pushtetit, në pjesën më të madhe të rasteve në veprat e tij – në romanet, në dramën dhe në poemën, para së gjithash, përjetohen ndjenjërisht e mendërisht: përjetohën si veprimtari jashtëzakonisht e përbërë, të cilën e qartësojnë vetëm masat siç janë përndjekja, dhuna, shtypja, padrejtësia, shfrytëzimi. Politika, domethënë dhuna politike, dhuna pushtetore në krijimtarinë e Adem Demës është bërë keshtu mit i jetës së përditshme të shqiptarëve në Mbretërinë Jugosllave, në Jugosllavinë komuniste, në Jugosllavin e mbetur – Serbia e Mali i Zi , në Serbinë dhe, më në fund, në Kosovën e pushtuar prej Serbisë, që nga viti 1912, Ajo, politika e tillë, me masat dhe pasojat e saj, është bërë miti përcaktues i jetës dhe miti përcaktues i vetëdijes së shqiptarëve. Dhe, pikrisht kjo ngritje e temës politike, e veprimtarisë politike, e përmbajtjes politike – me praktikën dhe pasojat e saj në rrafshin e mitologjisë politike e siguron vlerën gjuhësore artistike të veprave të Adem Demës: e siguron vlerën e tyre të veçantë në letërsinë shqipe.
Kjo mitologji politike e përmbajtur në krijimtarinë letrare të Adem Demës ka hapësirën e saj, ka kohën e saj dhe i ka protagonistët e saj. Cila është ajo hapësirë?
Bindja e parë që i krijohët lexuesit të veprave letrare të Adem Demës është kjo: me romanet e tij të derisotme, me poemën Tung vargu im dhe me dramën Politika dhe pushka ai, Adem Dema, e ka shkruar artistikisht historinë e re të Kosovës, e ka shkrau historinë gjuhësore artistike të ngjarjeve të mëdha, të paharruara dhe të paharrueshme, të Kosovës, të cilat e kanë shënuar historinë e saj, të cilat në të vërtetë e kanë prodhuar atë të ashtuquajtur mitologji politike.
Në krijimtarinë letrare të Adem Demës ka dy Kosova: është Kosova e pushtuar, me popullsinë e saj shqiptare të shtypur, një kohë të gjatë të pashkulluar, të përndjekur, të burgosur, të nënçmuar, të vrarë, të dëbuar, të shpërngulur prej trojeve të veta, është Kosova e lodhur, e kapitur, e dërrmuar, e paaftë të mbrohet, e paaftë të qëndrojë, Kosova e braktisur prej të vetëve dhe, gjithnjë, prej të mëdhenve të botës, të cilët në masë të madhe janë fajtorë për gjendjen e saj të tillë, të mjerë, së cilës as i madhi zot nuk donte t’ia dëgjonte zërin.
Dhe, është Kosova e fshatarit rrap, që gjithnjë e ka përtëritur kombin, që di të bëhet akull dhe di të bëhet zjarr, por kurrë nuk pranon të bëhët i vaktë, Kosova e të rinjve, e rinisë, që ka trashëguar virtytet e atyre paraardhësve rrap, që mëson shkollën, që kryen fakulltetet, që ka mësuar të mos durojë të padrejtën dhe të përbuzë gënjeshtrën, që është liruar prej mitologjisë politike, kosova përparimtare, që di të organizohet, që di të ketë ideale, që ideal më të shtrejtë shpall lirinë dhe pavarësinë e vet, Kosova e nënave dhe e motrave që asaj rinie ia këndojnë këngët e burrërisë e të trimërisë, të virtyteve kombëtare, Kosova e intelektualëve që e ndertojnë ideologjinë dhe politikën e lirisë dhe të pavarsisë së Kosovës, Kosova e intelektualëve që ndërtojnë vetëdijen e asaj rinie duke ia shpjeguar historinë kombëtare ashtu siç nuk lejohej përpara t’i shpjegohej, duke ia mësuar letërsinë kombëtare ashtu siç nuk lejohej t’i mësohej përpara, duke ia mësuar gjuhën letrare kombëtare siç nuk kishte qenë përpara, është Kosova çfarër e ëndrrojnë ata intelektualë, çfarë e ëndrrojnë ata të rinj dhe për të cilën ata të rinj nuk do të ngurrojnë të japin jetën e vet.
Kjo Kosova e dytë, në të vërtetetë është ajo Kosova së cilës shkrimtari, publicisti dhe veprimtari politik Adem Demaçi ia ka kushtuar ëndrrat e tij, shpresat dhe besimet e tij, së cilës ia ka kushtuar njëzet e tetë vjet burgje në Serbi e në Jugosllavi, së cilës ia ka kushtuar gjithë krijimtarinë letrare e publicistike dhe gjithë veprimtaritë e tij politike prej rinisë së hershme e deri sot kur po shkruhet kjo parathënie e kompletit të veprave të tij letrare, në të vërtetë që do t’ia kushtojë deri sa të jetë gjallë.
Cila është ajo kohë?
Koha e prozës
Koha e krijimtarisë letrare të Adem Demës është koha e Kongresit të Berlinit dhe e Konferencës së Ambasadorëve në Londër kur populli shqiptar i është bërë padrejtësia më e madhe në historinë e tij, kur do t’i merren troje në të cilat ata, shqiptarët, ishin popullatë e vetme apo shumicë etnike – do t’i merren Kosova, Çamëria, Ulëtina e Liqenit të Shkodrës, Plava e Gucia, Maqedonia Perëndimore e viseve të tjera. Është koha e luftrave ballkanike kur numër i madh i shqiptarëve prej Kosovës dhe prej trojeve të tjera shqiptare shpërngulën për Turqi dhe për Shqipërinë e 1912-shit.Është koha ndërmjet dy luftërave botërore kur Serbia bën kolonizimin e Kosovës me serbë të Hercegovinës dhe me malazez të Malit të Zi. Është koha e mbas Luftës së Dytë Botërore, koha e komunizmit, e OZNA-s (Sherbimit Informativ Ushtarak) dhe koha e UDB-së (Sherbimit të Brendshëm Shtetror) ku ushtrohët dhunë e madhe e pambajtur mend ndaj shqiptarëve, që do të sjellë shpërnguljën e tyre për Turqi dhe mbylljën e shumë shkollave në gjuhën shqipe. Është koha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të vërtetë koha e Luftës Çlirimtare të Kosovës, që do të sjellë lirinë dhe pavarsinë e Kosovës. Dhe, në fund, është koha e pas kësaj Lufte Çlirimtare, koha e shpalljës së Kosovës shtet i lirë dhe i pavarur: koha e demokracisë së brishtë, e ndërtimit institucional e shtetëror të Kosovës, e privilegjeve, e qindra milionerëve të pasuruar pa merituar dhe e qindra mijërave të braktisur në varfëri.
Le të thuhët se nuk është e gjithë koha në të cilën shtrihen ngjarjet, që trajton Adem Dema në krijimtarinë e tij letrare dhe nuk është kjo e gjithë koha e ngjarjeve dhe e figurave historike për të cilat përsiat Adem Dema në krijimtarinë e tij. Në shumicën e romanëve të tij dhe në dramën Politika dhe pushka janë jo të rralla prapakthimet historike të autorit në të cilat përshkruhen, sqarohën, gjykohën a vlerësohen ngjarjet dhe figurat të ndryshme më pak a më shumë të rëndësishme historike.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
shyqyr zotit per elektoniken se mere me mend per ton keto budallalleqe sa letra ishte dasht !
Ukshin Hoti: Adem Demaçi – histori e gjallë e Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare
Posted date: Tetor 28, 2014In:
Për Adem Demaçin
Ukshin Hoti
Lëvizja e proceseve politike në drejtim të demokracisë në Kosovë, por edhe në Shqipëri, do të ishte tepër dubioze dhe e ndarë me siguri në kategori të veçanta shoqërore, pa kontributin e veçantë të Adem Demaçit, – Bacës, legjendës së gjallë të popullit shqiptar. Ashtu si thotë edhe kënga, ai pjesën më vitale të jetës së vet e treti nëpër burgje dhe kazamate të titizmit jugosllav. I tërë një mekanizëm shtetëror dhe e tërë një makineri ndërkombëtare politike, me decenie të tëra u përpoq gati me sukses të plotë ta heshte jo vetëm kuptimin dhe qëllimin e qëndrimit të tij nëpër burgje, por edhe vet atë, ekzistencën e tij.
Për këtë shkak figura e tij e rëndomtë në mënyrë gati të padiskutueshme kaloi në legjendë; u tret në shpirtin e gjallë të popullit dhe u mishërua me ëndërrën e tij shekullore; Demaçi dhe populli u bënë një. Nuk ishte më tutje vetëm një bir i denjë i popullit, por gati vetë populli. Për politikën tani e tujte ishte i rrezikshëm, për aq sa ishte i rrezikshëm vetëdijësimi politik i popullit shqiptar. Dhe, këtë ai e artikuloi me inteligjencën e tij të mprehtë; me shpjegimet e thjeshta, por definitive dhe të prera; me referencat e tij – shpatë që copëtonin, por që nuk therrnin. Demaçi nuk e luftoi në veçanti asnjë armik, por që të gjithë së bashku. E luftoi dhe e mundi çdokend dhe secilin që deshi ta pengonte emencipimin e popullit shqiptar. Për këtë shkak figura dhe personaliteti i tij u mishërua me progresin; me çdo lëvizje progresive; me marshin përpara të proceseve politike ndër shqiptarët në përgjithësi. Ai nuk i kontribuoi në veçanti asnjë kthese, sepse i shndërruar në popull, i kaloi që të gjitha së bashku me të. Megjithatë, të gjitha kthesat, dhe ajo e përcaktimit për Republikë, si edhe ajo e përcaktimit për demokraci, e vinin re Demaçin.
Demaçi i shndërruar vetëm në vete, për të gjitha kthesat, do të ishte njësoj i rëndë, enigmatik, i pazbërthyeshëm dhe i panjohur. Për këtë shkak, madhështia e tij nuk qëndron në të njohurit e tij nga populli, por edhe në të njohurit e popullit në vetën e tij. Komuniteti politik evropian me një gjest fisnik, duke i ndarë çmimin “Saharov”, deshi ta nderonte, por Komuniteti politik evropian do t’ia ketë borxh gjithmonë rrespektin, sepse Demaçi i shndërruar në popull nuk mund të nderohet. Ai mund vetëm të respektohet. Për Demaçin mund të shkruhet gjithçka, por mund të thuhet vetëm një: është një histori e gjallë në lëvizje e sipër dhe si e tillë të detyron jo vetëm respektin, por edhe dashurinë; jo vetë dashurinë, por edhe përcaktimin. Mund të jesh me të, përbri tij apo kundër tij, por nuk mund të jesh indiferent ndaj tij.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Murati: Demaçi, frymëzim për shumë breza të rezistencës kundër pushtuesit
28.07.2016 | 22:08
Në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, mbështetur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Kosovës, Instituti i Historisë “Ali Hadri” dhe Ministria e Kulturës, të enjten në ambientet e Shoqatës së të Burgosurve Politikë është hapur ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit, e cila përmban një pjesë të fondit të fotografive, dokumente e botime të mbledhura të Adem Demaçit.
Në këtë ekspozitë, e cila përkon me mbajtjen e Ditëve të Diasporës, morën pjesë ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hydajet Hyseni, si dhe veprimtarë e qytetarë të tjerë. Ekspozitën kushtuar Adem Demaçit e hapi Meriman Braha, veprimtar i lëvizjes kombëtare, ish i burgosur politik, i cili tha se ky aktivitet i dedikohet një figure emblematike të lëvizjes sonë kombëtare, Adem Demaçi.
Ky vit është shpallur si vit i Adem Demaçit, në 80-vjetorin e lindjes së tij dhe në shënim të gjithë veprimtarisë së tij patriotike, atdhetare, kombëtare, intelektuale, kulturore e humanitare. “Vepra e Adem Demaçit, qëndresa e tij, ka qenë frymëzim për shumë breza të rezistencës kundër pushtuesit. Raporti i Adem Demaçit me mërgatën është i veçantë, sepse mërgata e diaspora jonë është ngritur e krijuar edhe si mërgatë politike. Veprimtarët tanë kanë punuar në mobilizimin e njerëzve në diasporë në vitet më të rënda, çdoherë duke e pasur përballë edhe figurën e Demaçit, si një simbol i rezistencës, i lirisë universale për shqiptarët dhe njerëzimin. Adem Demaçi, me veprën dhe punën e tij, nuk është vetëm një figurë e rëndësishme e popullit shqiptar, por një figurë e rëndësishme për njerëzimin, sepse përpjekja e tij për liri është një përpjekje universale, është një vlerë njerëzore”, ka thënë ministri Murati.
Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, edhe Hydajet Hyseni, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, foli për figurën e Adem Demaçit. “Njëzet e nëntë vjet të Adem Demaçit dhe të shumë veprimtarëve të tjerë kaluar nëpër burgje të Jugosllavisë kanë qenë edhe një lloj ekzili i dhunshëm. Nuk është e rastit që Adem Demaçi është perceptuar në mesin e mërgimtarëve si përfaqësues i veçantë edhe i së kaluarës, edhe i së ardhmes. Duke nderuar Demaçin, ne i bëjmë një nder edhe mërgatës, duke shprehur mirënjohje për gjithë atë që ka bërë për atdhetarët. Pa kontributin e mërgatës nuk do të ishte as Kosova e as kombi këtu ku është”, ka thënë Hyseni.
Kjo ekspozitë, e cila po mbahet në kuadër të shënimit të vitit të Demaçit, do të qëndrojë e hapur deri në fund të verës.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Adem Demaqit i ka ra luga n`mjalte per bese.
Demaçi, arkitekt që ofroi shqiptarët
Adem Demaçi ishte model i veprimtarit atdhetar dhe intelektualit atdhetarë por njëkohësisht ishte edhe arkitekt ndërtues urash në mes atdheut dhe bashkatdhetarëve që jetonin në shumë vende të botës.
Kështu u tha në përurimin e librit me titull “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës", organizuar nga Fondi “Nderi i Kombit- Adem Demaçi” dhe Shoqata e të Burgosurve Politik.
Përurimi i këtij libri nisi me fragmente të nxjerrura nga krijimtaria e Adem Demaçit. Afërditë Durmishi, mbesa e Demaçit, tha se Adem Demaçi është vetë Liria, liria të cilën shqiptarët e kanë kërkuar me shekull, kurse, si komb këta dy vitet e fundit, ai është bërë rrugë e lirisë. Ajo shtoi se sot i ka bashkuar ideali i bashkimit Kombëtar i Adem Demaçit.
Veprimtarinë e Adem Demacit e kanë vlerësuar lartë edhe Selatin Novosella dhe Hydajet Hyseni. Ky i fundit tha se Demaçi ishte ndërtuesh urash në mes atdheut dhe bashkatvetarëve që jetonin në shumë vende të botës.
Në emër të fondit “Nderi i Kombit Adem Demaçi”, Sejdi Gegatha se me përë promovim kanë dashur të nderojnë punën e Adem Demaçit.
Libri përmban rreth 30 kumtesa me një gamë të larmishme shkencore e dokumentuese, madje një sërë prej tyre edhe të pa njohura deri më tani.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Adem Demaçi merr “Qytetar Nderi” i Tiranës
By voal.ch | November 28, 2016
Veprimtari i çështjes kombëtare, politikani dhe shkrimtari shqiptar, Adem Demaçi është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, si dhe “Çelësin e Qytetit”.
Në një ceremoni të posaçme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar Adem Demaçit titullin “Qytetar Nderi” si dhe “Çelësin e Qytetit” me motivacionin e intelektualit të shquar, simbol i rezistencës së gjithanëshme, për liri, pavarësi dhe prosperitet, për kontributin dhe sakrificat e tij ekstreme, dhe popullit të pavarur të Kosovës, si dhe për forcimin e lidhjeve tradicionale mes qytetarëve të të njëjtit Komb.
Në fjalën e tij të rastit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i lumtur që i jepej mundësia që t’i dorëzonte këtë titull nderi një figure kaq të madhe të çështjes shqiptare, aq më shumë kur një ditë e tillë përkoi edhe me festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Sot kemi një rast shumë të veçantë e nuk besoj se mund të kishte rastësi më të bukur se sa Ditën tonë të Pavarësisë ta kujtojmë duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi”, mikut, vëllait e patriotit të madh, Adem Demaçi. Sot është një ditë e shenjuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri ku jemi sot, por kudo ku jetojnë ata në trevat tona në Ballkan apo në emigracion. Është shumë me vend që në një ditë si kjo të kujtojmë, jo vetëm ato figura që luftuan e shpallën pavarësinë tonë të parë, 104 vite më parë, por çdo shqiptar të mirë që ka luftuar për çështjen shqiptare”, u shpreh Veliaj.
Duke vlerësuar figurën e Adem Demaçit, Veliaj theksoi se ai është patriot i madh dhe një figurë qendrore në luftën për pavarësinë e Kosovës, dhe që tashmë, e ka siguruar vendin e tij të lavdishëm në historinë e gjithë shqiptarëve. Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi edhe sakrificën e madhe e të gjatë që Demaçi bëri gjatë regjimit ish-jugosllav, duke vuajtur një pjesë të mirë të viteve të tij në burgjet politike.
“Duke zbritur vitet e tmerrshme të burgut, pothuajse 28 vjet, e kupton realisht se çfarë çmimi të lartë ka paguar patrioti Adem Demaçi për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Unë kam pak më shumë se 28 vjeç, por e di që 28 vite janë shumë, janë tmerrësisht shumë, kur krimi i vetëm që ke bërë është të ngresh zërin për të drejtat e popullit tënd dhe njerëzve të tu. Ishte ndoshta besimi te drejtësia e kauzës për të cilën po sakrifikonte, që e bëri Adem Demaçin, Mandelën e Ballkanit, të duronte aq shumë dhe pa u dorëzuar dhe pa asnjë kompromis. Ne jetojmë sot në kohë krejt të ndryshme, lavdi Zotit! Nuk na kërkon kush të bëjmë sakrifica të këtij kalibri, kaq të mëdha. Sot, shqiptarët s’i ndalon askush që të bëjnë punë e vepra konkrete, të modernizojnë shtetet e tyre”, theksoi Veliaj.
Ai shtoi se me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, “duam në fakt t’i shprehim atij mirënjohjen dhe adhurimin më të thellë të çdo qytetari të kryeqytetit të Shqipërisë, për gjithçka ka bërë dhe gjithçka ka sakrifikuar për çështjen shqiptare”.
Nga ana e tij, Adem Demaçi falënderoi Tiranën për këtë vlerësim, duke theksuar se ka qenë një dëshirë e tij e përhershme që të gjithë shqiptarët të festonin të lirë pavarësinë e tyre. “Ju falënderoj juve, vëllezërit e pavarshëm të Shqipërisë, të cilën e kemi dashur të gjithë, se jemi edhe ne njësoj si ata. Prandaj, dhe kënaqësia është shumë e madhe, dëshira juaj ka qenë shumë e madhe për ne, e fortë. Kemi dëshiruar që të vijmë gjithmonë, e të jemi gjithmonë këtu me ju. Ne mendojmë se nuk jemi vetëm Shqipëri dhe shqiptarë, por dëshirojmë që të jemi edhe më të plotë. Prandaj, e duam vendin tonë këtu, që të mos ta harrojmë kurrë dhe të jemi aty ku kemi lindur”, tha Adem Demaçi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Adem Demaçi Dokumentar 2016
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
bili99 (28-07-2018)
Ruaj Lidhjet