Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 310

Tema: Adem Demaēi

  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Mė duket se pėr t'iu shmangur krizės institucionale nė Kosovė, nė situatėn kur pėr ēdo ditė po ndodhin gjėra tė pakėndshme, autoriteti mė i pranueshėm pėr tė gjitha partitė, por para sė gjithash pėr gjithė popullin shqiptar nė Kosovė do tė ishte Adem Demaēi. Pra duhet qė nė postin e Presidentit tė Kosovės tė zgjedhet Bacė Adem Demaēi, simbol i gjallė i rezistencės tonė kombėtare, i cili tėrė tėrė jetėn e vet ėshtė duke ia kushtuar Kosovės dhe shqiptarisė nė pėrgjithėsi. Kjo mbase do tė ishte edhe njė sinjal i mirė edhe pėr botėn demokratike, ngase njė popull qė nderon heronjtė e gjallė, siē ėshtė Bacė Adem Demaēi, e cila mė nė fund do tė bindet se ne jemi popull i pjekur, dhe rrjedhimisht njė popull me vetėdije politike dhe kombėtare do tė mund ta bėjė edhe njė shtet serioz, pėr tė cilin dhanė jetėn mijėra e mijėra dėshmorė tė kombit, nė krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari. Kur Parlamenti Evropian mė 1990 e nderoi Adem Demaēin me Ēmimin Saharov, atėherė pėrse mė nė fund edhe ne shqiptarėt mos ta nderojmė me postin e Presidentit tė Kosovės. Edhe pse dua tė them se Baca Adem nuk ka nevojė pėr neve, pėr Kosovėn, por ne, Kosova, shqiptarėt nė pėrgjithėsi kemi nevojė pėr Bacėn Adem. Dihet qė Baca Adem ėshtė njeri i pakompromis kur ėshtė nė pyetje ēėshtja kombėtare, shteti. Madje ėshtė i rreptė kundėr korrupsionit dhe kundėr devijimeve tjera, tė cilat na kanė lodhur aq shumė.
    Prandaj edhe njėherė i propozoj Kuvendit tė Kosovės qė ta zgjedh pėr President tė Republikės sė Kosovės Bacėn Adem Demaēi, simbol i gjallė i rezistencės sonė kombėtare, fitues i Ēmimit Saharov dhe i shumė ēmimeve tjera kombėtare dhe ndėrkombėtare, ish-Pėrfaqėsues i Pėrgjithshėm i UĒK-sė, dhe njė humanist i madh. Uroj qė kjo tė ndodh, pėr shkak se Kosovės tani nė kėto momente mjaft tensionuese, i duhet njė njeri nė krye tė shtetit, siē ėshtė Baca Adem Demaēi.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Shqipėria, rol udhėheqės mbarėkombėtar


    01-10-2010 16:51 CET

    Prishtinė. Drejtuesi legjendar i rezistencės nė Kosovė, Adem Demaēi vlerėson se ēėshtja mbi tė gjitha ēėshtjet shqiptare ėshtė konsolidimi sa mė i shpejtė dhe me themel i klasės sė shėndoshė kombėtare kapitaliste nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare, pėrfshirė kėtu edhe mėrgatėn e shpėrndarė nė tė gjithė botėn.

    “Shqipėria ėshtė boshti i bashkimit tė ideve, tė dijes e tė kapitalit tė kombit shqiptar. Shqipėria mė nė fund duhet tė marrė nė dorė flamurin udhėheqės tė kombit tonė qė i takon dhe qė po ia ofron historia
    jonė mė e re”, ėshtė shprehur Demaēi nė fjalimin e tij nė Konferencė e Pestė ndėrkombėtare me moton “Shqiptarėt dhe Evropa 2020 – gjendja dhe perspektiva”, e organizuar nga Universitetit AAB-Riinvest.

    Kosova, sipas Demaēit, duhet tė pėrfundojė konsolidimin e shtetėsisė sovrane dhe pastaj tė bėjė depolitizimin e plotė tė kėtij shteti.

    Ndėrsa, ēėshtja e dytė thelbėsore ėshtė vendosja e themeleve tė shėndosha tė njė ekonomie moderne tė tregut kombėtar e ndėrkombėtar tė udhėhequr nga profesionistė e jo nga vartės partiakė, krahinorė e familjare. (INA)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    SĖ PARI, ZGJEDHJA E DREJTPĖRDREJTĖ E ADEM DEMAĒIT KRYTAR I KOSOVĖS, PASTAJ KOMBINATORIKA E ZGJEDHJEVE (III)

    BAROMETRI DIPLOMATIK

    *** Tani, ėshtė momenti mė oportun qė i gjithė spektri politik dhe jopolitik i opozitės shqiptare nė Kosovė, si dhe mbarė populli shqiptar i Kosovės, tė ngrihej nė kėmbė, nė protesta paqėsore demokratike, duke kėrkuar qė Z. Adem Demaēi, tė vihet nė krye tė Republikės sė Kosovės. Hėpėrhė ky ėshtė PRIORITETI politiko-strategjik, kombėtar dhe demokratik pėr tė paqėsuar gjendjen e brishtė politike nė Kosovė. Ndryshe, do tė vazhdohet “kėnga e vjetėr”: “Ēka po i thotė Dema Kadrisė, nuk ia di renin burrnisė...”, Luftė pėr pushtet, pėrēarje, mashtrim, shfrytėzim, manipulime, vjedhje dhe korrupsion nė kurriz tė popullit dhe tė Kosovės.
    I lumtur dhe krenar ėshtė populli shqiptar i Kosovės, qė pati fatin tė ketė nė gjirin e vet njė kolos tė kombit, tė Shqipėrisė Etnike dhe njė demokrat dhe humanist tė formatit evropian (lauret i “Ēmimit Saharov”), Adem Demaēi.
    Ndėrkaq, tė mjerė dhe fatzinj janė tė gjithė ata, qė nė forma tė ndryshme po bėjnė pėrpjekje (ashtu sikurse politika serbo-jugosllave), ta anatemojnė dhe ta njollosin figurėn dhe veprėn e Tij tė ndritshme kombėtare shqiptare dhe evropiane, me qėllim tė fundit, qė t' ia mohojnė tė drejtėn legjitime dhe meritat e pakontestueshme, qė tė zėrė postin e kryetarit tė Kosovės.

    Nuk ka asnjė dilemė se, vetėm armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, pa arsye, e urrejnė dhe, politikisht e kontestojnė Z.Adem Demaēi.

    Paradoksi dhe flerti apolitik dhe antikombėtar

    Qe 20 vjet me zhurmues dhe me shurdhues propagandistikė flertues: “Baca Adem, Baca Adem”, e me vepėr: “Gazi alem, gazi alem”!!! – Karrigėn e rujanė pėr vete, kurse Bacėn Adem e “ngushėllojnė” me pėrralla, me tirada politike boshe, si dhe me predikime pėr demokracinė, pėr mirėqenien, pėr “reformat” ekonomike, pėr lirinė dhe pėr pavarėsinė personalizuese dhe uzurpuese vetėm pėr kastat e tyre politike dhe mė tė pasura.

    Kėtė absurd dhe kėtė paradoks amoral, apolitik, antidemokratik dhe antikombėtar, tanimė qe dy dekada e kanė kuptuar edhe ēiliminjtė, lere mė ata qė e njohin, qė e duan dhe qė e kanė nė shpirt dhe nė zemėr figurėn dhe veprėn madheshtore kombėtare shqiptare, Adem Demaēi.

    Ja, kjo ėshtė “dashuria” dhe “devotshmėria” ndaj kryevlerės kombėtare shqiptare, Adem Demaēi!

    Ja, kjo ėshtė makutėria dhe tradhtia nė vepėr pėr njė kolltuk tė butė, pėr njė xhep evro, pėr njė firmė, pėr njė burektore, pėr njė veturė...,etj., tanimė, qe 20 vjet me vetėdije dhe me pavetėdije e braktisėn dhe e mėnjanuan nga skena politike dhe shtetėrore Z. Adem Demaēi, nė mėnyrė qė tė sundojnė dhe tė pasurohen vetė, tė rrojnė si princėr nė emėr tė reformave politike, ekonomike dhe demokratike, duke e lėnė popullin me shpresa tė vrara, tė papunė, tė pastrehė, pa ekzistencė, tė uritur, pa mbikėqyrje sociale dhe shėndetėsore, si dhe tė vrafėruar mė shumė se kurrė nė historinė e tij tė derisotme.

    “Sa tė lumtur qė jemi”, shumica dėrrmuese klientė tė shoqtave tė ndryshme humanitare, shumica skamnorė me strajca nė krahė-refugjatė nė atdhe, refugjatė jashtė atdheut, si pasojė e politikės sė gabuar tė regjimeve demokratike (qė asgjė nė praktikė nuk ėshtė demokratike, por vetėm deklarative dhe fiktive), qė nuk e vrajnė mendjen pėr hallet dhe pėr problemet jetike tė popullit, por pėr luftėn e tyre pėr pushtet dhe, se si tė pasurohen sa mė shumė nė mėnyrė tė paligjshme nė kurriz tė popullit dhe tė Kosovės. Ky ishte dhe ende ėshtė preokupimi kryesor i tyre, jo populli as Kosova.

    Nė njė kohė tė shkuar, jo fort moti, kur ishim nė zor, kur edhe hekuri digjej nga tirania dhe sundimi i egėr kolonialist serbo-jugosllav, kush nė burg, e kush jashtė burgut, nė vend tė psherėtimės dhe vajtimit, me guxim dhe krenari thėrrisnim, o ku je, o Baca Adem, eja e na shpėto! E sot, ēfarė ndodhi me ne, qe 10 vjet nė paqe, kush na i mbylli sytė, kush na e qepi gojėn dhe , kush na heshti, qė tė mos kėrkojmė zgjedhjen e Bacės Adem pėr kryetar tė Kosovės, sepse Ai vetėm aty, e meritonte tė ishte nė krye tė Kosovės.


    Pse hesht opozita?!


    Tani, pas dorėheqjes sė Fatmir Sejdiu (ish-kryetar i Kosovės) si rrjedhim i pazarllėqeve tė fsheta tė nėntokės politike, u hap njė dritare e vogėl dhe shpresėdhėnėse pėr spektrin politik tė opozitės shqiptare nė Kosovė. Mirėpo, si duket, deri tani pėrfaqėsuesit e saj, ende nuk janė tė gatshėm dhe tė vullnetshėm qė tė shfrytėzojnė kėtė shans historik, qė tė dalin para popullit me kėrkesėn legjitime dhe demokratike, duke kėrkuar qė Z. Adem Demaēi ta zgjedhin drejtpėrdrejt pėr Kryetar tė Republikės sė Kosovės, sepse Ai ėshtė i vetmi emėr qė e meriton postin e kryetarit tė Kosovės, Ai ėshtė i vetmi personalitet qė i plotėson tė gjitha kushtet dhe kriteret e parashikuara qė tė jetė nė ballė tė Kosovės, askush tjetėr.


    Tash ėshtė nė potez mbarė POPULLI dhe OPOZITA politike dhe jopolitike, t’i thonė padrejtėsisė dhe ligėsisė sė deritashme, JO mė kryetar tė partive, por KRYETAR tė POPULLIT. Kėsaj radhe, me konsensus, POPULLI duhet ta zgjedhė KRYETARIN e vet dhe tė Kosovės, Adem Demaēin, jo partitė, as tė mėdha, as tė vogla, sepse qe 20 vjet populli ėshtė ngopur me kryetarėt e tyre tė dėshtuar. Ata, asgjė nuk kanė bėrė pėr pėrmirėsimin e gjendjes ekonomiko-politike dhe shoqėrore tė mirėqenies sė popullit, por vetėm pėr interesat e tyre egoiste dhe karrieriste si dhe pėr interesat e partive tė tyre, nė emėr tė popullit, dhe tė demokratizimit tė Kosovės.

    Kėtė mjerisht e provon varėsia ekonomike, nėnshtrimi dhe shfrytėzimi ekonomik, material, financiar, papunėsia afro njėmilionshe, mjerimi social, varfėria, ekzodi..., etj. Me kryetarė tė tillė tė dėshtuar tė deritashėm nuk mund shkojė mė tej zhvillimi dhe pėrparimi i pėrgjithshėm i Kosovės, por do tė shumohen, do tė zhvillohen dhe do tė pasurohen vetėm partitė dhe bartėsit e tyre nė llogari tė popullit dhe tė Kosovės.

    Merita mė e madhe politike e kryetarėve tė deritashėm tė Kosovės, sė bashku me “grupet kontaktuese”, me qeveritė dhe me kuvendet e tyre, ėshtė statusi i pazgjidhur i Kosovės Veriore, si dhe njohja e statusit tė pavarėsisė sė kushtėzuar tė mbikėqyrur tė Kosovės.

    Po qe se, sa mė parė tė jetė e mundur, nuk zgjedhet kryetar i Kosovės, Z. Adem Demaēi, atėherė, nuk ka asnjė dyshim se, zhvillimi i dialogut tė ardhshėm me Serbinė nėn patronazhin e BE-sė etj., do tė sjellė nė gabime fatale politike tė “timonierėve” tė Kosovės.


    Heshtja, oportunizmi, keqkuptimi dhe keqinterpretimi i kėsaj teme tė nxehtė (pėr interesa tė ndryshme politike dhe propagandistike partike etj.) nė interes tė pėrgjithshėm tė popullit, tė lirisė, tė pavarėsisė dhe tė sovranitetit tė Kosovės, nėnkupton kapitullimin dhe dėshtimin tonė kolektiv politik, kombėtar, dhe shtetėror pėrpara padrejtėsisė njėzetvjeēare politike, juridike dhe kushtetuese ndaj Z. tė lartnderuar Adem Demaēi.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #184
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    KJO ĖSHTĖ SHUMĖ E SHĖMTUAR:
    Nuk ka asnjė dilemė se, vetėm armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, pa arsye, e urrejnė dhe, politikisht e kontestojnė Z.Adem Demaēi.

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    E perseris prap Adem Demaci eshte nderi dhe krenaria e Kombi ton.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2010
    Postime
    21
    Ai qe na beri te shofim atehere kur syte i kishim te mbyllur, Ai qe na beri te flasim kur edhe gojen e kishim te mbyllur, Ai qe me urtin e tij e mundi edhe veteveten se jo ne e armikun, Ai qe dje e sot po edhe neser panderpre na frymezon se si ta ndiejm veten gjalle, Ai qe me frymemarrjen e tij e beri qe i tere populli i kosoves te frymoj, Ai, Ai Ai eshte Baca Adem. Eshte per te ardhur keq kur sot pas sa e sa viteve ne ende sillemi si pa koke kur koken e kemi para hundeve , para syve por qe edhe me tej hunda na pengon ta shofim driten ,ardhmerin. Ai ishte e djeshmja, eshte e sotmja dhe do te ishte mekat nese kete te sotme nuk e shfrytezojm per nje te ardhme me te mire. Per hire te gjeneratave qe po vijn shqiptar ju nga Kosova, hapni syte se dita erdhi. Kjo dite po agon dhe vetem pritet qe ne ta bekojm.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    E perseris prap Adem Demaci eshte nderi dhe krenaria e Kombi ton.
    Ne poitiken e Kosoves nuk ka vend per nder e krenari,politika ne Kosove eshte m...ttt.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga fazli.n Lexo Postimin
    Ai qe na beri te shofim atehere kur syte i kishim te mbyllur, Ai qe na beri te flasim kur edhe gojen e kishim te mbyllur, Ai qe me urtin e tij e mundi edhe veteveten se jo ne e armikun, Ai qe dje e sot po edhe neser panderpre na frymezon se si ta ndiejm veten gjalle, Ai qe me frymemarrjen e tij e beri qe i tere populli i kosoves te frymoj, Ai, Ai Ai eshte Baca Adem. Eshte per te ardhur keq kur sot pas sa e sa viteve ne ende sillemi si pa koke kur koken e kemi para hundeve , para syve por qe edhe me tej hunda na pengon ta shofim driten ,ardhmerin. Ai ishte e djeshmja, eshte e sotmja dhe do te ishte mekat nese kete te sotme nuk e shfrytezojm per nje te ardhme me te mire. Per hire te gjeneratave qe po vijn shqiptar ju nga Kosova, hapni syte se dita erdhi. Kjo dite po agon dhe vetem pritet qe ne ta bekojm.
    Te lumte....................................
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    sa shume e ka dashte baca adem bacen enver,,,hajde bace hajde,,,,

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304


    Ky eshte shqiptar i madhe............
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kush president autoritar i sovranit para z. Adem Demaēi !?

    Prishtinė, 19 dhjetor 2010 (Kosovapress) Koha 20:34


    Qerim Pllana

    PĖR ZEJEN E POĒARISĖ EKZISTON NJĖ SHPREHJE:

    (“Poēar mund tė bėhet vetėm ai i cili bidonit di t`ia vė ēepi e vegė!”)

    Zgjedhjet tashmė janė nė pėrfundim e sipėr. Ato pėrfundimisht do tė duhej pėrfunduar pas 9 janarit tė vitit 2011 edhe nė komunat ku janė pėrsėritur votimet pjesėrisht, apo nė total. Prandaj bisedimet pėr postin e presidenti pothuajse kanė filluar sė lakuari me personalitetet si: z. Surroi, z. Hasani, z. Demaēi dhe z. Shala. Prandaj, unė mendoj se presidenti i njė vendi siē ėshtė Kosova akoma pa plotėsinė e saj, pa kufij tė caktuar, me njė demokraci tė brishtė, njė mori problemesh ekonomike, sociale, shėndetėsore, madje diplomatike dhe politike, mund tė jetė vetėm njė personalitet i rryer, me autoritet autoritar, dinjitet dhe karakter tė fuqishėm, biografi siē e disponon z. Adem Demaēi! Por jo si ndonjė personalitet i moshės se kėtij tė fundit, pėr tė qenė “lojė e mėtutjeshme” me dhe pėr tė huajt, tani jo mė nė Vjenė, por diku nė Ballkan pėr bisedime te sėrishme me palėn serbe.

    Z. Blerim Shala, po pse jo edhe z. Veton Durroi, ishin pjesėmarrės nė tė gjitha diskutimet dhe mbledhjet ku vendosej pėr fatin e Kosovės. Jo vetėm ai, por dhe tė tjerėt bashkė pjesėmarrės me ta, qoftė nė Rambuje, Paris e sidomos nė Vjenė, pranuan aq shumė lėshime nė dėm tė Kosovės dhe sovranit tė saj, sa Kosovėn e lanė pa sovranitet, pa tė drejtė bashkimi me Trungun, pa simbole kombėtare, flamur, stemė dhe himn, pa siguri dhe pa plotėsinė dhe sigurinė e saj territoriale, pra duke mohuar edhe Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, TMK-nė etj.!

    Prandaj ardhja e ndonjėrit nga kėta bashkėpjesėmarrės nėpėr tubime tė tilla, ku u gjymtua shtetėsia, territori dhe kombi i Kosovės, do tė ishte humbja tjetėr e radhės pėr kėtė gjysmė shteti. E nėse poēari e ka kryer bidonin (ibrikun apo kėnatėn), ai pa tjetėr do tė duhej tė ia venė edhe vegėt, ēepin edhe grykėn ēanakut...



    Z. Adem Demaēi, tė cilin populli dhe qytetarėt e Kosovės e njohin si njeriun e tyre, njė si baba apo “Mendel” tė kombit, si i ndjeri Pjetėr Arbnori etj. Do t`ishte jo vetėm nderė pėr Kosovėn nė veēanti, por edhe pėr kombin nė pėrgjithėsi. Z. Demaēi disponon karakter, guxim, moral, karrierė tė bujshme dhe tė pasur njerėzore, humane me virtytet mė tė larta tė njė njeriu, i cili jo rastėsisht u la anash, por ai kurrė s`u ndal sė vepruari pėr tė mirėn e kombit tė tij dhe me gjer. Kėtė pėr te, nuk e donin dhe e denonconin vetėm kundėrshtarėt e tij!

    Tė gjithė kolegėt e tjerė nė Shqipėri, Kroaci, Bosnjė, Serbi, Mal tė Zi, Maqedoni, Gjermaninė Lindore, Ēeki e Sllovaki, Rumuni e Bullgari etj., pas ndryshimeve dhe rėnies sė komunizmit dhe murit tė Berlinit, duke filluar nga z. Havel nė Ēeki, iu mundėsuan poste tė kėsaj natyre (ose kryetar qeverish, president ose kryetar tė kuvendeve pėrkatėse). Kjo s`u bė z. Demaēi, tė cilit i vetmi “post” i cili iu mundėsua, ėshtė ai i kryetarit te Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės! Kjo anomali ėshtė njė vesė dhe pjesė e anomalisė nė Kosovės. Kėtė e respektoj edhe Shqipėria, madje Maqedonia dhe Serbia! Z. Adem Demaēi nuk iu mundėsua njė post i merituar deri tani, pra vetėm nė Kosova! Po pse!? Pėr ketė duhet dhėnė pėrgjigje jo vetėm politikanėt, por edhe intelektualėt bashke me popullin e Kosovės!





    Pse z. Demaēi para ēdo varianti ėshtė president autoritar i sovranit

    tė Kosovės



    Sepse, z. Demaēi nė krahasim me ēdo personalitet tjetėr ka njė dallim si dita me natėn. Vlerat e z. Demaēi janė larg mė autoritare dhe tė pakrahasueshme me ato tė cilit do personalitet ne Kosovė. Duke u nisur nga biografia, guximi, krenaria, virtyti njerėzor, humaniteti, nderi, mosha pjekuria politike, ajo diplomatike, vetėdija kombėtare, sakrifica pėr komb dhe pėr atdhe. Gjykimi i drejtė pėr ēėshtje madhore, mosnėnshtrimi, komunikimi dhe humori njerėzor, kultura dhe jo rehatia nė momente tė caktuara historike si dhe shumė veti tė tjera, tė cilat i nevojitėn njeriut pėr kėtė post tė lartė dhe tė ēmueshėm kombėtar kosovar dhe mė gjerė...

    Tė vendosėsh cilindo person pėr president, e te mbeten anash z. Demaēi dhe njė numėr personalitetesh, qoftė nga institucioni mė i lartė i Akademisė, Institutit Albanologjik, Dega Histori, Arkivi i Kosovės etj., do te thotė, veja vegshit vegėt ashtu siē e ka bėrė poēari poēarinė e mjeshtėrisė (zanatit) qysh nė osmanli!..

    Z. Demaēi ėshtė i afėrt, i respektuar dhe i pranuar nga tė gjithė jo vetėm nė Kosovė. Sepse ėshtė i drejtė, i sinqertė, demokrat, ndėr tė tjera disponon humor njerėzor, ka shpirt mirėnjohės. Takimi i tij me ēdo burrėshtetas lė pėrshtypjen e njė njeriu, qė mbi supe ka bartur dy pjesė tė dy shekujve pėrvojė njerėzore me 28 vjet stazhi burgjesh tė ish-sistemit titist-komunist! Z. Demaēi do tė krijonte befasi pėr tė mirė pėr ēdo komunitet, ēdo populli, pėr Kosovėn dhe ēdo burrė shteti! Sepse ai nuk njeh demagogji, e di se nė politikė dy dhe dy nuk bėjnė katėr, pėrkundrazi di tė ēmojė ēdo komb pavarėsisht fesė, racės apo bindjes politike e fetare! Ai pėrherė thėrret dhe apelon nė bashkėjetesė, paqe dhe liri tė ēdo kombi kudo nė botė. Pėrherė ishte dhe vazhdon tė mbetet besnik i lirisė, demokracisė, zhvillimit ekonomik social, human dhe kulturor tė ēdo kombi nė botė.

    Disa nga intriguesit, madje disa nga ata tė cilėt iu bėnė edhe dėshmitar tė kohės makaber, pėr t`u dėnuar dhe pėr t`u sfiduar tė gjitha barrierave jetėsore, pėr z. Demaēi, vazhdimisht kanė spekuluar dhe edhe sot e kėsaj dite pėrpiqen pėr ta njollosur, njeriun i cili tėrė jetėn ia kushtojė kombit, atdheut, lirisė dhe demokracisė, humanitetit njerėzor dhe paqes kudo nė botė! Por, asnjėherė nuk i akuzoj pėr vepėr spiunimi! Kushdo qė pranon postin e presidentit (Kryetarit tė Kosovės) para z. Demaēi, tė paktėn duke mos e mohuar, respektivisht duke e theksuar si nevojė, respekt dhe moral kombėtar, lė ta dijė se ėshtė karrierist, ka tė liga rreth vetes, ėshtė jo i sinqertė si ndaj vetes, kombit dhe atdheut! Ai, tek e fundit nuk do tė ketė respektin nė postin e presidentit!

    Unė jo qė e njoh pėr sė afėrmi z. Demaēi, por pėr herėn e parė e pranojė dhe e publikojė se isha qysh nė moshėn 17-vjeēare ushtar i denjė i z. Demaēi. Madje pėr njė detyrė qė mė ėshtė dhėnė, nga zbulimi dhe torturat qė mė janė bėrė, e kam humbur dėgjimin mbi 40- pėr qind, pėr ēka disponoj edhe librezėn, i paftė pėr shėrbimin ushtarak, tė lėshuar nė vitin 1971 nga komisioni i kohės nė Vushtrri! Por, kjo kurrė s`mė ka brengos, nuk mė ka ndarė nga z. Demaēi, tė cilin e njoh mė mirė se ēdo shok a mik tė jetės, po aq sa tė burgosurit politike tė kohės makabre...

    Tė tjerėt mund ta kenė ndonjė njollė prapa, pėr tė cilat kurrė nuk do tė heshtet. Edhe pse i ēmojmė si djem tė zgjuar pėr gjėra tė mira, por edhe pėr lėshime, tė cilat i kanė bėrė gjatė udhėtimit tė tyre nėpėr karrierė politike dhe jo-diplomatike!. Ata nuk duhet pėr t`pranuar, nuk duhet pėr tė lejuar diēka tė tillė, sepse do tė jenė tė zėnė peng gjatė gjithė mandatit! Ėshtė mendimi im i pastėr, pa kur farė interesi, pos atij njerėzor, kombėtar dhe humanitar. Sepse, z. Adem Demaēi ėshtė ma meritori pėr postin e presidentit. Kosova jo vetėm se nuk do tė humbte, por pėrkundrazi do tė respektohej dhe do tė ēmohej shumė mė shumė. Sepse z. Demaēi nuk ėshtė “amortizuar” nė politikė, por as nė diplomaci, nė ēėshtje kombėtare, por as nė ato ndėrkombėtare. Fundja, presidentin lė ta zgjedh populli me votėn e tij tė ndershme me referendum, duke u zgjedhur president jopartiak, i lirė dhe i ndarė nga ndikimet partiake, qeveritare e institucionale tė njė vendi, qė sapo ka shkelur nė demokraci, liri dhe paqe nė regjion dhe mė gjer! Ketė mundet pėr ta zgjedh edhe Kuvendi. Por, ėshtė obligim i ēdo kandidati, ne kėtė rast edhe i z. Demaēi, qė tė deklarohet dhe tė shpallet i paparti, i pa ndikim, sovran dhe fare i pa varur. Kosova edhe pse pa plotėsinė e saj, ėshtė shtet i pranuar dhe i respektuar nga mbi 100-vende tė botės, tė cilin e njohin po aq sa edhe z. Adem Demaēi, “Mendelen e Ballkanit”! Pse atėherė tė mos zgjidhet z. Demaēi, president autoritar i vendit dhe i sovranit nė Kosovė, pėr tė cilėn aq shume bėri, aq shumė u sfidoi katrahurave tė kohės pėr liri, paqe dhe demokraci.

    (Autori ėshtė publicist dhe shkrimtar, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #192
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Po thue nder i kosoves a,e mire pasha pashen ne stamboll.Krejt serbija edhe gardianat qe e kane ruejt ne burg ti kishin mushun me gazeta se qka kane bamur ne burg me te.Mire e ke nder asht,qashtu edhe per thaqin thame nder ashte me ba se u kone ne rambuje,u kone uqk dhe duhet ai me shpall republik kosoven,kurse na dulen hajdarava.Sa per surroin,shalen po ku i ke syt ata na sakatuen ne grupin e unitetit.nuke ke kerkend ,hiqe,une te kisha propozue dikend prej LLAPI,se ata dine politike shume mire.Po shofe se edhe ti je i afte shume ,ke shkrue shume komente.Ja naj hoxhe te llapit,se ata kane vetem tregime trimnie me hoxha,se sa per heroja ,tashe erdhen pak ne veti si luftare .Dhe prpozimi im ashte Dikend prej PODUJEVE naj mesues.

  13. #193
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #194
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Demaēi: Popull mik serb, tundu e mos u manipulo!
    2011-01-05
    Demaēi: Popull mik serb, tundu e mos u manipulo!
    Intervistė Adem Demaēi, shqiptari qė ka vuajtur mė gjatė nėpėr burgjet e Jugosllavisė sė vjetėr vetėm pėr shkak tė parimeve tė tij nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut e veēanėrisht tė shqiptarėve, gjatė njė interviste jep njė mesazh pozitiv ndaj serbėve, duke u bėrė thirrje pėr nisjen e njė ere tė re bashkėpunimi me shqiptarėt. Sepse siē thotė, Demaēi, nuk kanė shumė gjėra qė i ndajnė...

    Tashmė ėshtė bėrė zakon qė tė tjerėt t’Ju quajnė Mandela i Kosovės. Si Ju duket sot ky titull jozyrtar? Pėr ndryshim nga Mandela, pas mbarimit tė burgosjeve, Ju nuk u bėtė lider i Kosovės. Rruga Juaj civile politike qe relativisht e shkurtėr. Pėrse? Mos vallė brenda jush kishte kundėrshti morali dhe politika? A ju mjafton Juve qė vetėm t’ju trajtojnė si legjendė dhe tė ju rrethojnė me kujdes e respekt? Apo ndoshta mendoni se njerėzit mė idealė politikė kurrė nuk duan tė jenė pensionistė politikė?

    E ndiej veten fort tė nderuar sa herė qė tė tjerėt mė krahasojnė me burrin e madh tė popullit liridashės anzanian, zotėri Nelson Mandela. Ndėrkaq, populli heroik anzanian, pas viktimave tė mėdha dhe pas rezistencės sė gjatė, u ēlirua me forcat e veta, prandaj dhe ishte e logjikshme qė nė krye tė atij vendi tė lavdishėm tė vinte njė udhėheqės ēfarė i duhej dhe ēfarė meritonte ai popull i fortė. Ndėrkaq, nė Kosovė mbretėronin rrethana krejtėsisht tė tjera. Ėshtė fare e pamohueshme se barrėn kryesore tė ēlirimit tonė e kemi bartur ne, shqiptarėt dhe pakicat tjera tė Kosovės, mirėpo edhe ndihma e miqve tanė amerikanė e europianė nuk ishte e vogėl e prandaj edhe pėrzierja e tyre nė zhvillimet tona tė pasluftės nuk ishte dhe nuk ėshtė e vogėl. Miqve tanė nuk u pėrgjigjej e edhe mė tutje nuk u pėrgjigjet njė udhėheqės i fortė. Dhe, ta them tė vėrtetėn, as unė nuk doja e edhe tani nuk dua qė tė bėj tregti me parimet e mia pėr njėfarė pushteti. Unė jam njeri i kohėve tė vėshtira dhe i detyrave tė vėshtira. Mua, mė mjafton fare qė pothuaj tė gjithė, edhe shqiptarėt edhe romėt, edhe turqit edhe boshnjakėt edhe serbėt mė konsiderojnė si tė vetin. Keni tė drejtė kur thoni se unė me kėtė mendjen time qė kam nuk e konsideroj veten si i pensionuar politik. Unė jam i gatshėm dhe gjithmonė do tė jem i gatshėm qė tė flijohem pėr lirinė e tė drejtat e tė gjithėve e pėr bashkėjetesė me tė gjithė. E gjithė jeta ime dhe veprimet e mia provojnė kėtė qė po them.

    me gjersisht linku.http://gazeta-shqip.com/politike/321...1119e8896.html

  15. #195
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Demaēi “Doctor Honoris Causa” i UP-sė


    Demaēi mori titullin “Doctor Honoris Causa”

    Nga Express mė 17 janar 2011 nė ora 12:34

    (E plotėsuar) Universiteti i Prishtinės (UP), me njė solemnitet rasti e ka nderuar tė hėnėn veprimtarin e ēėshtjes kombėtare Adem Demaēin me titullin “Doctor Honoris Causa”.

    Ky nderim pėr Demaēin ėshtė dhėnė pėr kontributin e tij tė veēantė nė realizimin e aspiratės sė Kosovės pėr liri, pastaj pėr kontributin e shquar akademik, pėr angazhimin e pėrfaqėsimin dhe ruajtjen e vlerave tė UĒK-sė, si dhe pėr vlerat e ruajtjes sė demokracisė, sigurisė dhe paqes nė rajon.

    Nė fillimin e ceremonisė prorektori i UP-sė, Naser Mrasori ka thėnė se Demaēi ėshtė personaliteti mė emblematik i popullit shqiptar, i cili ka qenė ēdoherė i pa thyeshėm dhe i pa kompromis nė kėrkim tė lirisė dhe me veprimet e tij ėshtė bėrė frymėzues pėr historinė mė tė re tė popullit.

    Njė fjalė rasti e ka mbajtur edhe ministri nė largim i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili tha se nderimi i Demaēit nė prag tė pėrvjetorit tė tretė tė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė njė rishikim i vetvetes, tė kaluarės dhe tė sotmes, pasi qė e kaluara dhe e sotmja nuk mund tė imagjinohet pa idealet e Adem Demaēit.

    “Baca Adem ėshtė i vetmi qė e merr njė ēmim tė tillė nderi nga Universiteti i Prishtinės, por baca Adem ėshtė njė njeri i cili e ka kaluar masėn e njeriut, me pėrkushtimin dhe sakrificėn e tij pėr popullin e Kosovės, me pėrkushtimin e tij ndaj kombit tė tij, si dhe me pėrkushtimin e tij ndaj njerėzimit dhe tė drejtave tė njeriut nė tėrėsi”, ka thėnė ai.

    Kurse rektori i Universitetit tė Prishtinės (UP), Mujė Rugova, duke folur pėr jetėn dhe veprėn e veprimtarit Demaēi tha se personaliteti i tij ėshtė bėrė pjesė e pa ndashme e historisė mė tė re tė Kosovės.

    “Mund tė themi se Adem Demaēi ėshtė shembulli mė unik nė botė i cili ka rrezatuar fuqi tė jashtėzakonshme tė ndikimit politik e atdhetar nė kohėn kur pjesėn mė tė mirė dhe mė vitale tė jetės e ka kaluar nė qelitė e burgjeve jugosllave. Ai ėshtė jo vetėm disident politik i llojit tė vetė, por edhe njeri i spikatur nė fushėn e krijimtarisė letrare”, vlerėsoi Rugova.

    Pas marrjes sė titullit “Doctor Honoris Causa”, veprimtari Adem Demaēi tha se ndihet shumė i nderuar, pasi mė kėtė ēmim nderohen edhe tė gjithė ata qė lanė trashėgim vetėdijen kombėtare dhe dėshirėn pėr ēlirim.

    Mė tej, Demaēi theksoi as dhėnia e ēmimeve e posteve nuk do ta bėjnė tė hesht, por prapė do tė vazhdon tė flasė e mbroj interesin kombėtar.

    “Nėse dikush mendon se t’ia japim do tituj tė mėdhenj se atėherė bėhet i urtė baca Adem dhe nuk na nguc, prapė kanė gabuar, sepse nuk ka as para, as tituj, as poste qė mund tė mė korruptojnė”, ėshtė shprehur ai.

    Duke folur pėr situatėn politike nė vend, Demaēi iu bėri thirrje shtetasve tė Kosovės qė mė shumė se sa veten ta mbrojnė sovranitetin e Kosovės dhe kur ėshtė nė pyetje interesi kombėtarė t’i harrojnė ndasitė qė kanė ndėrmjet vete.

    “Udhėheqėsit tanė duhet tė shtrėngohen .Tė mos bėhen tė atillė qė tė mundohen tė rrėzojnė njėri tjetrin nga pushteti, por kur tė jetė interesi kombėtar tė jetė unik, kur tė jetė interesi kombėtar tė mos bėjnė “hyxhym” nėpėr poste, nėpėr karrige, e kur tė sigurojmė lirinė e plotė, atėherė shtyheni, por edhe atėherė tė shtyheni mė mirė, jo tė shtyheni e tė shaheni”, ka thėnė ai.

    Veprimtari Adem Demaēi ėshtė i lindur nė vitin 1936. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij pėr ēlirimin e Kosovės Demaēi ka kaluar rreth 30 vjet tė jetės sė tij nėpėr qelitė e burgjeve jugosllave. (Kosovapress)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 17-01-2011 mė 13:20
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #196
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Doktor i qendreses dhe i mbijeteses shqiptare te Kosoves

    Urime.......Urime Bacit Adem , eshte nje mirenjohje e qe zen vend plot merite per intelektualin guximtar qe gjithe jeten ia kushtoi lirise kombit te vet.Ai zgjodhi roberine e perjetshme per vehten e tij vetem e vetem te na dhuroje neve lirine e shumepritur, jeta e tij u shkol dhe u nderpre barbarisht nga serbo-jugosllavia per gati tri dekada ,sikur guri dhe hekuri per aq kohe te shkileshin barbarisht nuk do te linin as gjurmen me te vogel , por stoiku i Kosoves baca Adem Demaci mbijetoi ta shohi lirine e Kosoves dhe ta shijoje edhe mirenjohjen .
    Tek e shoh daten e postimit 17 Janar dhe nga dritarja edhe sot " qan Janari me lot bore " per tre deshmoret e kombit Jusufin ,Bardhoshin dhe Kadriun, shoh edhe nje lajm te gezuar ne kete dite ,shoh nje mirenjohje per njerin si ata , kjo e ben kujtimin dhe perkujtimin me te dashur dhe e ben sakrificen per atdheun dhe lirine me kuptimplote.
    I deshiroj bacit Adem ta Gezoje Kosoven e lire,ta gezoje mirenjohjen kombetare dhe te arrije te festoje edhe bashkimin e Shqiperise .....Gezuar!



    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 17-01-2011 mė 17:52
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  17. #197
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    KRYETAR I KOSOVĖS VETĖM ADEM DEMAĒI!

    Prof. Dr. Mehdi Hyseni


    BAROMETRI DIPLOMATIK

    *** Kosovėn nga copėtimi dhe nga tregtimi i territorit tė saj, qė ka paralajmėruar Serbia dhe varianti i mbetur hapur i axhendės sė BE-sė, i cili pritet tė konkretizohet nė negociatat e ardhshme tė palėve nė konflikt, mund ta shpėtojė vetėm Adem Demaēi, nėse zgjedhet kryetar i Republikės sė Kosovės, askush tjetėr, pavarėsisht se, kush janė pretenduesit e tjerė pėr postin e kryetarit tė Kosovės, sipas kombinatorikės sė rezultateve tė zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė (12.12.2010).

    *** Sipas meritės, aftėsisė politike, kredibilitetit moral, kombėtar, patriotik dhe atdhetar shqiptar dhe, sipas investimit dhe veprės jetėsore(1958-2011), kryetar i Republikės sė Kosovės, duhet tė jetė vetėm Adem Demaēi. Askush tjetėr. Vetėm kjo figurė e ndritshme dhe madhėshtore i plotėson dhe i tejkalon kushtet qė tė emėrohet kryetar i Kosovės. Vetėm ky hero i gjallė, tė cilin e do dhe e ndero mbarė kombi shqiptar, mund ta nxjerrė Kosovėn nga kriza e thellė politike, ekonomike dhe institucionale. Vetėm ky burrė i madh i gjithė kombit shqiptar dhe i Shqipėrisė Etnike, do tė mund ta rivendoste Kosovėn nė rrugėn e drejtė dhe tė pranueshme ligjore, kushtetuese, demokratike dhe shpėtimtare drejt zhvillimit, pėrparimit dhe pavarėsimit tė saj tė plotė.


    *** Duam kryetar tė gjithė Kosovės, jo kryetar, tė dėshmuar me “myhyr” tė meritave politiko-partiake, mahallore, lokaliste dhe provincialiste, tė cilėt “imazhin” e tyre etik, profesional, politik, ekonomik dhe tregtar e kanė krijuar nė kurriz tė pėrfitimeve dhe tė privilegjeve tė ndryshme tė shoqėrisė, para, gjatė dhe pas luftės nė Kosovė (1990-2011).

    Shpėtimi i Kosovės, Adem Demaēi!

    Hashim Thaēi dhe partia e tij mė e madhe demokratike, e kanė shansin historik tė fundit, qė tė korrigjojnė padrejtėsinė e deritashme politike (mėnjanimi nga skena politike), qė i ėshtė bėrė Bacės Adem Demaēi, gjatė dy dekadave tė shkuara (1990-2011) nga ana e disa liderėve politikė, tė sėmurė pėr pushtet, pėr karrierizėm dhe pėr korrupsion nė kurriz tė popullit dhe tė Kosovės.

    Edhe pse me njė vonesė tė madhe prej dy dekadash, ėshtė ēasti i fundit qė, Adem Demaēi tė propozohet dhe tė emėrohet kryetar i Republikės sė Kosovės. Ndryshe, Kosova do tė rrėshqet, edhe mė shumė nė polarizimin politik, si dhe nė thellimin drastik tė krizės ekonomike dhe tė mirėqenies sė pėrgjithshme tė popullit nė Kosovė.

    Gjithashtu, po qe se sa mė parė nuk vije nė ballė tė Kosovės, Adem Demaēi, Kosova do tė pėrballet edhe me krizėn e politikės sė jashtme, si rrjedhim i zhvillimit tė negociatave me Serbinė, tė cilat, sipas tė gjitha gjasėve, do tė pėrfundojnė me copėtimin e territorit tė Kosovės Veirore, ose me njohjen e statusit special autonom politik dhe territorial tė minoritet serb.

    Prandaj, cilido, qė do tė vinte nė krye tė Kosovės, nė vend tė Adem Demaēit, do ta kishte tė garantuar kapitullin edhe nė politkėn e brendshme, edhe nė atė tė jashtme, sepse nuk do tė ketė kurrfarė autoriteti, as kapaciteti politik dhe diplomatik, qė do tė mund ta pengonte copėtimin dhe kantonizimin autonom tė Kosovės nga ana e Serbisė sė ndihmuar nga Evropa dhe nga Rusia.

    Pavarėsisht nga akrobacionet dhe fizkulturat e kombinatorikės politike tė formimit tė qeverisė sė koalicionit, kushdo dhe, me ēfarėdo procedure ligjore, demokratile dhe kushtetuese, tė zgjidhej kryetar i Kosovės, duke pėrfshirė edhe Behgjet Pacollin, asnjėri prej tyre nuk do tė jetė nė gjendje qė ta luajė rolin shpėtimatr tė Kosovės, ashtu sikurse ish-gjenerali dhe ish-kryetari i Francės, Sharl dė Gol (edhe gjatė LDB, edhe pas pėrfundimit tė saj nė kohė paqeje), pėrpos heroit tė gjallė, Adem Demaēi, i cili mė se gjysmė shekulli (1958-2011) sakrifikoi dhe luftoi pėr pavarėsinė dhe lirinė e Kosovės. Po tė kishte ndonjė politikan tė ndershėm dhe patriot shqiptar nė spektrin politik tė Kosovės, pėr kryetar tė Republikės sė Kosovės, do tė propozonte vetėm Adem Demaēin, askė tjetėr. Ky ėshtė i vetmi luftėtar dhe politikan i gjallė shqiptar, qė ka meritat kryesore dhe tė pavdekshme pėr mėvetlsimin e Kosovės nga tirania njėshekllore e Serbisė kolonialiste dhe gjenocidale. Prandaj, do tė ishte e turpshme dhe e gabueshme qė dikush tjetėr, tė emėrohej kryetar i Kosovės, derisa ėshtė gjallė Adem Demaēi. Shpėtimi i gjithėmabrshėm i Kosovės, ėshtė vetėm sjellja nė krye tė saj e Adem Demaēit, ashtu sikurse qė ishte dikur roli shpėtimar i Sharl dė Golit pėr Francėn.

    Edhe qarqet politike dhe shtetėrore tė Francės (patėn luajtur “dogėrgjikun” eliminues tė Sharl Dė Golit nga posti i kryetarit tė Francės, ashtu sikurse politikanėt psikopatė dhe tė sėmurė pėr pushtet nė Kosovė, tė cilėt e eliminuan nga skena politike, Adem Demaēin), pas pėrfundimit tė Luftės dė Dytė Botėrore, edhe pse Franca ishte ēliruar nga fashizmi gjeramn, si rezultat i luftės heroike ēlirimtare kombėtare antifashiste tė Sharl dė Golit nė emigrim (nė Angli) nė krye tė “Lėvizjes Franca e Lirė” (1940-1945), nė janar tė viti 1946 (njė vit pas ushtrimit tė mandatit tė kryetarit tė Republikės sė Katėrt Frėnge), kryetarin Sharl dė Gol e mėnjanuan nga politika e udhėheqjes sė shtetit, edhe pse ai i kishte meritat mė tė mėdha dhe mė tė pakontestueshme pėr ēlirimin dhe pėr pavarėsimin e Francės nga nazifashizmi gjerman. Fatkeqėsisht, pothuajse tė njėjtin fat tė Sharl dė Golit, e pėrjetoi edhe heroi i gjallė i Kosovės shqiptare, Adem Demaēi, i cili pas vuajtjes sė burgut 30-vjeēar, qė nga viti 1990, u margjinalizua dhe u mėnjanua nga skena politike e Kosovės, si rrjedhojė e grupeve tė ndryshme politike partiake injorante, tė cilėt, nė forma tė ndryshme amorale dhe antikombėtare, e rrėmbyen pushtetin, edhe pse plot 18 vjet nė Kosovė nuk kishte kurrfarė shteti tė njėmendtė (1990-2008), por vetėm luftė pėr pushtet, pėr karrierizėm dhe pėr pasurim tė grupeve, tė klaneve dhe tė partive tė ndryshme poltiike.

    Te lumte....o Bac ti meriton....edhe me shum......nese do te kishim Mbreteri atehere ky ka qen dashte te behet Mbret i shqiptarve.
    Zoti te rujat o Bac dhe ta dhasht shneten.
    Zoti te shperbleft o Bac per gjithe kete qe e ke bere per Shqiptarin dhe qe vazhdon te beshe edhe pse ne nje mosh te shtyer.Ne mosh te shyer me letra,por duke e shikuar fizikun tend je shum i ri...je shum i pastert...si loti...,e si mos te jet i pastert ky shqiptar i madhe....qe tere jeten ja kushtoj keti populli.
    Vallahina ta qe e kritikojn kete Burr....te madhe le ti frikesohen ZOTIT
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  18. #198
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    flet Adem Demaci, korrik 2007
    bisedoi Mentor Nazarko, per ABC-ne


    . . .
    . . .

    NAZARKO - Le tė jemi tė drejtė me tė gjithė, ose kritikė me tė gjithė. Edhe UĒK-ja, e cila pritej qė pas luftės tė ishte faktori kryesor politik, nuk e fitoi atė rėndėsi nė jetėn parlamentare pluraliste, duke mos bindur intelektualė, duke mos u bėrė e fortė nė qytetet e Kosovės...
    DEMAĒI: Absolutisht, po. Kjo ėshtė e vėrtetė ēfarė thoni ju zotėri sepse UĒK-ja bėri gabimin kryesor qė pranoi tė shkonte nė bisedime pėr fatin e Kosovės me Rugovėn. Ne kemi qenė kundėr.


    NAZARKO: Mirė, ēfarė mangėsish shfaqin trashėgimtarėt e UCK-sė si faktorė politikė sot, si psh, PDK-ja, AAK,?
    DEMAĒI: E meta ėshtė qė luftėtarėt e vėrtetė tė UĒK-sė, atdhetarėt e vėrtetė, prijėsit e vėrtetė tė UĒK-sė me nė krye Adem Jasharin, u vranė nė vijėn e parė tė luftės, ditėn e parė tė luftės, duke qėndruar..

    NAZARKO - Po ju nuk u vratė psh, nuk ėshtė meritė qė tė vritesh... D.m.th ata qė nuk vriten gjithashtu kanė meritė.
    DEMAĒI: Ata ishin nė vijė tė frontit ku shtihej dhe unė i kam vizituar vijėn e frontit. Problemi ėshtė se ishin ata tė tretit e tė katėrtit qė erdhėn rrotull atyre qė luftuan, pikėrisht kėtyre i erdhi radha qė tė vendosnin pėr fatin e Kosovės nė emėr tė UĒK-sė dhe kur e nuhatėn se ka shpresa qė tė mbeteshin gjallė, atėhere e pranuan atė qė ishte e papranueshme. Sikur shqiptarėt tė mos i pranonin ato kushte, rrjedha e zhvillimeve dhe e zgjidhjes sė problemit tė Kosovės, do tė merrte drejtim tjetėr dhe shumė mė pozitiv se ajo qė ndodhi.


    . . .
    . . .
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  19. #199
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Adem Demaci per gazeten Ndryshe, 25.05.2007
    intervistoi Apostol Duka


    . . .

    Apostoli: -Kam biseduar me ish-luftėtarė tė UĒK-sė dhe tė gjithė njė zėri thonė se Adem Jashari ishte komandanti legjendar. E saktė?

    Adem Demaēi: - Shikoni, bėrthama e Prekazit, me Ademin nė krye, por edhe me babėn e tij, Shabanin, Hamzanė dhe me tė tjerė, ka qenė organizimi mė i fuqishėm dhe mė i vendosur. Rreth saj, ka pasur edhe bėrthama tė tjera, mė tė afėrta ose mė tė largėta, por vendimtare pėr lirinė dhe fitoren tonė ka qenė vetėflijimi i Adem Jasharit dhe i familjes sė tij.
    Pas ngjarjeve tė janarit, unė ia kam dėrguar njeriun Adem Jasharit. Ka qenė Rexhep Uka, shok i imi. I kam thėnė, thuaj Ademit se lufta e deritanishme ka qenė vetėm provė, qė serbėt tė shohin se sa jeni juve tė armatosur, sa jeni tė vendosur, sa vetėdije keni etj. Por ata kanė vendosur qė bėrthamėn tuaj ta shkatėrrojnė pėrfundimisht. Nė se ju jeni tė vendosur qė ta vazhdoni kryengritjen, atėherė forcat mė tė shumta duhet t'i nxirrni nga rrethi, sa ende ai nuk ėshtė mbyllur. Kurse tė tjerėt qė do tė mbeten, duhet tė bėjnė rezistencė tė fuqishme, sa te jete e mundur. Dhe Ademi iu pėrgjigj Rexhepit: "O Rexhė, unė e di ēka po thotė baca Adem. Por thuaji Bacės se, me bo vaki me u tėrhjekė unė, tėrhiqen krejt... Kėshtu qė unė e kam sosė tė qėndroj me tė gjitha!...
    Adem Jashari ėshtė ndoshta heroi mė i madh i tė gjitha luftrave tė popullit shqiptar nėpėr shekuj. Akti i tij ėshtė i pashembullt dhe i papėrsėritshėm
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    370

    Thumbs down

    Keta qe e kan pushtetin,e diten qe me ni banes me ta dhan edhe ti ma ,as nuk akuzon as nuk kritikon,te lumt o baci Adem qyshtu punohet per mire per vendin,
    tash ju ka mbyll goja,eh pasuria te ben te bashkohesh me gjithekan.

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vetėvendosja proteston dhunshėm kundėr planit tė Ahtisarit
    Nga Alienated nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  2. Demaēi jep dorėheqjen nga bordi i RTK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •