Close
Faqja 1 prej 20 12311 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 381
  1. #1
    New York Maska e mario_kingu
    Antarsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,237
    Faleminderit
    3
    22 falenderime n 22 postime

    Aktivitete, organizime mbrmjesh n Chicago, IL

    mbrema kjo tem eshte per lajmrime festash ose mbremje qe do behen ne chicago se shepjti
    do ju jap nje lajmrim ishalla te behet :P flm






    respekt mandi
    Partizoni

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Antarsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,237
    Faleminderit
    3
    22 falenderime n 22 postime
    hello mbrema ne daten 25 nentor me rastin e festes te flamurit radio jeta zhvillon mbremje

    per me shum do ju lajmroj
    Partizoni

  3. #3
    Betimi i Hipokratit
    Antarsuar
    05-06-2004
    Mosha
    46
    Postime
    1,081
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    hahaha lol.qe mos te lodhemi duke degjuar reklamat e radios apo jo.po lere qe ata kane hapur edhe websitin e tyre.thnx anyway!
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  4. #4
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Antarsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Mosha
    33
    Postime
    178
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    do zoti te na sjellin na i grup humoristash. edhe ti ken biletat cheap se na rropen 60 dollar per nje pjat me salat .
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e the_General
    Antarsuar
    21-03-2005
    Vendndodhja
    chicago,ghetto
    Mosha
    33
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    me sa degjova do te jete i ftuar i nderit JIM BELUSHI
    "don't hate the player,hate the game"

  6. #6
    Mbremja Matures Maska e PrettY_EL
    Antarsuar
    14-11-2002
    Postime
    200
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    skam ca me thon tjeter pervec se te gjithe kto njereze qe do vijne ne chicago:
    mIRESE TE NA GJEJNE
    Ndryshuar pr her t fundit nga PrettY_EL : 26-10-2005 m 21:01

  7. #7
    Perjashtuar
    Antarsuar
    29-09-2004
    Mosha
    36
    Postime
    1,474
    Faleminderit
    0
    8 falenderime n 8 postime
    arditi me irma libohoven do vine me duket

  8. #8
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Antarsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Si eshte fillim Dhjetori ne Chicago, ftohte, tmerresisht ftohte, me debore pa debore?

    Thank you in advance.
    HAKUNA MATATA

  9. #9
    Betimi i Hipokratit
    Antarsuar
    05-06-2004
    Mosha
    46
    Postime
    1,081
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    a thua te jete e vertete te vijne irma me arditin.e ke nje birre nga une ate nate i pakapshmi nese vijne keto te dy.se haroj qefin qe bera para dy viteve kur erdhi arditi
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  10. #10
    Perjashtuar
    Antarsuar
    29-09-2004
    Mosha
    36
    Postime
    1,474
    Faleminderit
    0
    8 falenderime n 8 postime
    Citim Postuar m par nga My_Soul
    Si eshte fillim Dhjetori ne Chicago, ftohte, tmerresisht ftohte, me debore pa debore?

    Thank you in advance.
    ftohte? hell yeah. temerresiht ftohte? very likely. Me debore? most likely.

    p.s. sna the si eshte puna jote me chicagon? Pyete dhe nje here tjeter per Oak brook.

  11. #11
    Perjashtuar
    Antarsuar
    29-09-2004
    Mosha
    36
    Postime
    1,474
    Faleminderit
    0
    8 falenderime n 8 postime
    Citim Postuar m par nga miki_al2001
    a thua te jete e vertete te vijne irma me arditin.e ke nje birre nga une ate nate i pakapshmi nese vijne keto te dy.se haroj qefin qe bera para dy viteve kur erdhi arditi
    se kam me siguri kshu kam digjjuar.

  12. #12
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Antarsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Citim Postuar m par nga i_pakapshem
    ftohte? hell yeah. temerresiht ftohte? very likely. Me debore? most likely.

    p.s. sna the si eshte puna jote me chicagon? Pyete dhe nje here tjeter per Oak brook.
    Thanks i pakapshem. Tani mua me duhet te zgjedh per te ardhur ne Chicago o ne fillim te nentorit ose ne fillim te dhjetorit. Jam nje jave per training. Po kjo shoqja ime thote qe dhjetori eshte me bukur, christmas decorations, activities ect. Any idea?
    HAKUNA MATATA

  13. #13
    Perjashtuar
    Antarsuar
    29-09-2004
    Mosha
    36
    Postime
    1,474
    Faleminderit
    0
    8 falenderime n 8 postime
    Citim Postuar m par nga My_Soul
    Thanks i pakapshem. Tani mua me duhet te zgjedh per te ardhur ne Chicago o ne fillim te nentorit ose ne fillim te dhjetorit. Jam nje jave per training. Po kjo shoqja ime thote qe dhjetori eshte me bukur, christmas decorations, activities ect. Any idea?
    true, mbas thanksgiving behet jasht mase bukur. Michigan ave. dekorohet komplet. Plus ke dhe aktivitete sic te ka thene shoqja. Cfare traning do besh ktu? Nejse po erdhe ktej na hidh noi fjale se kushedi mbase e njof dhe shoqen tate.

  14. #14
    New York Maska e mario_kingu
    Antarsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,237
    Faleminderit
    3
    22 falenderime n 22 postime
    Citim Postuar m par nga i_pakapshem
    true, mbas thanksgiving behet jasht mase bukur. Michigan ave. dekorohet komplet. Plus ke dhe aktivitete sic te ka thene shoqja. Cfare traning do besh ktu? Nejse po erdhe ktej na hidh noi fjale se kushedi mbase e njof dhe shoqen tate.

    cuna edhe vajza 99% ka mundesi te vi arditi po soaq sure u know so
    sa per kohen te thanksgiving i pakapshem ka te drejt per ket

    sa per shqoet i nje ai heheh
    nese se flasim prap byyeee per te reja me von akoma kemi edhe nje muaj kohe sa per party :P
    Partizoni

  15. #15
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Antarsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Mosha
    33
    Postime
    178
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    pefundimisht arditi dhe irma libohova ka per te ardhur bilatetat $60 including dinner (hhahaahhahah) per me shume visitoni faqen e radios radiojeta.com
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  16. #16
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Krovare1
    Antarsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afr...
    Postime
    222
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Eshte ky vendi i vetem ku festohet Festa e Flamurit? Keni degjuar per ndonje festim tjeter?

    Happiness is: ME & YOU ;)


  17. #17
    Betimi i Hipokratit
    Antarsuar
    05-06-2004
    Mosha
    46
    Postime
    1,081
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    eh patriote a do behen thua?ti mund te jesh me gjate se une ketu.une per vete di qe do behen 3 deri tani.nje radio jeta qe une do vete.pastaj komuniteti kete vit eshte ndare.shqiptaret e maqedonise do e bejne tek diplomati dhe te tjeret tek avalon.e mira eshte se radio jeta e ben per thanksgiving ndersa keto komunitetet per nje dite.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  18. #18
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Krovare1
    Antarsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afr...
    Postime
    222
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    E di qe zakonisht festohet ne me shume se nje vend, por s'kisha degjuar per vende tjera, per kete vit repesktivisht, prandaj pyeta. "Shqiptaret e Maqedonise" nuk me pelqen ky referim i ndarjes dhe ne fakt me duket qe eshte ndarje tjeter ndoshta me shume politike...
    Por nga ana tjeter eshte mire qe behet ne me shume se nje vend sepse s'na merr gje te gjithe ne sa jemi...

    Happiness is: ME & YOU ;)


  19. #19
    New York Maska e mario_kingu
    Antarsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,237
    Faleminderit
    3
    22 falenderime n 22 postime
    Citim Postuar m par nga Krovare1
    E di qe zakonisht festohet ne me shume se nje vend, por s'kisha degjuar per vende tjera, per kete vit repesktivisht, prandaj pyeta. "Shqiptaret e Maqedonise" nuk me pelqen ky referim i ndarjes dhe ne fakt me duket qe eshte ndarje tjeter ndoshta me shume politike...
    Por nga ana tjeter eshte mire qe behet ne me shume se nje vend sepse s'na merr gje te gjithe ne sa jemi...
    yllo radio jeta ben albanian party sic e di vin arditi edhe irma pra shqiptare shqiperie :P ndersa per maqedonsat skemi gje po kur bejn gje sna thon so nuk o pun politike nese gjith te mirat

    cun ashihemi tek party ate nat
    Partizoni

  20. #20
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    18-10-2005
    Postime
    14
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    lexim te kancem,kenga shqiptare (live ne manhattan)

    GAZETA SHEKULLI

    E Martë, 1 Nëntor 2005 | Viti i IX Nr. 302 (2754)


    Këngëtarja ka gjetur veten në muzikën folk. Një vit pasi është bërë nënë, Simaku përgatit albumin e ri: Me Robertin kemi bashkuar dy botë të ndryshme shpirtërore dhe duke i shkrirë në një të vetme kemi krijuar një muzikë të re që do ta dëgjoni shpejt



    Parashqevi Simaku, me një album folk



    Intervistoj: Anila Leka



    Që nga dita që është larguar nga Shqipëria gjithnjë gjen një surprizë për të risjellë në kujtesën e shqiptarëve këngëtaren që ka lënë gjurmë, jo vetëm në muzikën e lehtë, por edhe me perlat e folkut shqiptar, pra muzikën popullore. Për herë të parë pas ikjes në Amerikë u shfaq me një imazh të ri. Spektatorët në Pallatin e Kongreseve mbetën të befasuar me ndryshimin që kish ndodhur me Parashqevi Simakun. Një ndryshim tërësor jo vetëm muzikor, por tashmë në jetën e saj ishte Roberti. Prej pak kohësh ka përjetuar çaste të mrekullueshme nga ardhja në jetë e Lukës së vogël, dhe Simaku nënë tregon që e ka pritur me shumë emocion këtë moment. Albumi më i ri i Parashqevi Simakut është ende një surprizë që e ka ruajtur për ta ndarë me publikun e saj në Shqipëri.

    A e kujtoni ditën kur jeni larguar për herë të parë nga Shqipëria? Ishte një ikje e rastësishme apo një veprim i menduar mirë për të realizuar një ëndërr?
    Hera e parë kur dola jashtë Shqipërisë ka qenë Danimarka. Bashkë me një delegacion të rinisë shqiptare ishim të ftuar në festivalin Roskilde, i cili është edhe sot festivali më i madh muzikor në Europën Veriore. Mbaj mend që këndova rreth tridhjetë këngë popullore dhe të muzikës së lehtë. Koncertet mbaheshin përjashta në “netët e bardha” të skandinavisë. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua, por në fund mezi prisja të kthehesha në shtëpi. Edhe sot ndodh po kështu. Jam shumë e lidhur me familjen dhe vendin tim. Thotë mirë populli ynë: ”gur i rand n’vend t’vet”. Më pas kam kënduar dhe në vende të tjera, si në Algjeri, Turqi, Itali, Gjermani, Norvegji, Suedi, etj. me ansamblet dhe formacionet e ndryshme orkestrale. Dhe gjithmonë kthehesha në Shqipëri.
    Ka qenë viti 1992 kur erdha në Amerikë. Rrallëherë i kthehem ditës së parë, sepse gjithnjë preferoj të mendoj dhe punoj për të ardhmen. Ishte një vendim, jo thjesht për të realizuar ëndrrën time. Sepse për mua, vetë jeta është një ëndërr. Por ambicia për të promovuar muzikën shqiptare në një skenë botërore është një motiv që më shoqëron hap pas hapi, për ta amshuar këngën popullore shqiptare. Muzika jonë folklorike është nga më të vjetrat dhe nga më origjinalet që ekziston. Me të vërtetë e adhuroj dhe gjithnjë arrij të prek mrekullinë që të ofrojnë tingujt muzikorë të folkut tonë.


    Jeta në një vend si Amerika sigurisht që të ofron mundësi dhe më shumë hapësira për të bërë karrierë. Por edhe vështirësitë nuk janë të pakta. Unë kujtoj kthimin tuaj të parë në Shqipëri pas largimit në vitin 1992 kur befasuat publikun me një imazh, me një mënyrë të re interpretimi, shumë gjëra kishin ndryshuar tek ju. Më pas u larguat sërish dhe për një kohë të gjatë heshtët. Përse?
    Unë nuk jetoj dot pa kënduar, më vjen pak çudi që më pyet se kam heshtur për një kohë të gjatë, përkundrazi kam qenë tejet e zënë gjithmonë duke kënduar. Në çdo ditë të vitit unë këndoj, në koncerte, në studio të ndryshme, në shtëpi apo edhe në një kafene të vogël, kudo. Gjithnjë gjej mundësi për të bashkëpunuar me muzikantë të njohur brenda dhe jashtë vendit.
    E kam fjalën për koncerte të tjera në Shqipëri...
    Në vitin 1999 unë u riktheva në Shqipëri me një turne që e pagëzova me emrin “Këngët e popullit tim”. Koncertin e parë e dhashë në Kavajë në qytetin tim të lindjes. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, jo vetëm publikun që më priti shumë ngrohtë, por edhe shumë artistë e krijues që më mbështetën në këtë turne, grupin karakteristik të Kavajës, dhe në mënyrë të vecantë dua të falenderoj mikun tim, aktorin Mirush Kabashi. Po kështu edhe në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Fier, kam përjetuar emocione të vecanta, në stadiumet e mbushura plot kam kënduar deri në mesnatë. Një turne tjetër me titullin “Mos ja prishni lumturinë” e kam realizuar në Zvicër, Kosovë dhe Greqi.



    Pas këtyre realizova disa koncerte në Amerikë, me këngë të kënduara anglisht, bashkë me një formacion të vogël orkestral në disa klube në Hollivud, Martini Long, Galapagos, Nju Jork, Antoni Pier 4, në Boston, Piaca Bela, etj. por gjithmonë vëmendja ime ka qenë dhe mbetet tek kënga popullore shqiptare.


    Si nisën bashkëpunimet e para në Amerikë?
    Një nga këngët e para këtu në SHBA ishte një bashkëpunim me muzikantin dhe producentin Stivi Snou. Me pas këndova këngën “Noi siamo uno”, një bashkëpunim me producentin Lemel Humes, i cili ka shkruar këngë për Rei Çarls, Uitni Hjuston, Stevi Uonder. Kam bashkëpunuar edhe me producentë të tjerë amerikanë, por gjithsesi pas disa incizimeve e ndjeja veten si një pike ujë në oqean të madh. Ndjeja se po bëja diçka që nuk prezantonte thellësinë e botës time shpirtërore. Ju ktheva muzikës popullore sepse vetëm aty gjej frymëzimin që më mungonte për të bërë diçka të veçantë artistike. Për mua kënga popullore është si një lidhje gjaku. Fillova të shkruaja këngët e mia të para, duke i kënduar me kitare dhe i incizoja me bashkëshortin tim Robert C. Nolfe.


    Roberti, me origjinë nga jugu i Amerikës, duke pasur rrënjët në muzikën e bluzit dhe kulturën e Nju Orleans, e gjeti të natyrshme dhe misterioze të lidhej me muzikën e vendlindjes sime. Madje ai shpesh më thotë se kjo, muzika popullore, është e paprekur, si të them si molla e ndaluar.


    Cilët janë kompozitorët me të cilët mbani bashkëpunim të vazhdueshëm në Amerikë apo Shqipëri?
    Nga me të preferuarit do të përmendja Pjeter Gacin, Nikolla Zoraqin, Agim Krajkën, Limos Dizdarin, Spartak Tilin, Avni Mulën, Hajg Zaharian, Rexhep Hasimin.
    Në Amerikë ka një koncept tjetër për muzikën. Për të shkruar këngë, ti nuk duhet të kesh diplomë në kompozicion, por të shkruar një poezi dhe melodi në një stil krejt të lirë, është një frymëzim që nuk i vjen kujtdo. Bashkëshorti im Robert më ka ndihmuar shumë. Muzika jonë është virtuoze, harmonike me mjedisin ku ka lindur dhe ne na mungojnë këngëtarë të lindur për këtë lloj muzike si Fatime Sokoli apo grupe të ndryshme polifonike.
    Gjithnjë kam bindjen se gjithçka është në ndryshim, vetëm mbretëria e muzikës tonë mbetet një thesar i pazbuluar. Unë dhe Roberti shkruajmë shumë këngë së bashku, gjithashtu kemi bashkëpunuar me kompozitorë amerikanë në Los Anxhelos si Matt Chait, John Vaughn dhe Rae Dileo, unë preferoj të shkruaj poezitë e mia dhe pastaj bashkëpunoj për melodinë dhe ritmin.


    Lidhja me Robertin, si bashkëshort, por edhe si kompozitor sa ka ndikur tek ju si këngëtare?
    Prej tij kam mësuar edhe se si të shkruaj këngë, kam mësuar artin e incizimit, që është një gjë e re dhe shumë e rëndësishme për mua. Unë dhe Roberti kalojmë një kohë të gjatë sëbashku, deri në orët e vona, në studion tonë në shtëpi. Shkruajmë këngë, incizojmë, bëjmë prova.


    Keni qenë gjithnjë e lidhur me muzikën popullore, ka qenë i dukshëm afeksioni juaj i veçantë me këtë muzikë. Përse?
    Fëmijë këndoja çdo të diel me gjyshin, babën dhe nënën time. Nga babai im Kito Simaku mësova të këndoj, si të mbaja iso me e,e,e dhe…o,o,o kjo muzikë është e pavdekshme është si ilaç për shpirtin njeriut është e vetmja pasuri shpirtërore që as nuk riprodhohet, as nuk kopjohet, as nuk shitet as nuk blihet, kjo është muzika popollore shqiptare.

    Më veçoni një ngjarje të vecantë që e keni përjetuar me emocione të forta
    Kur u bëra nënë ishte momenti më sublim, e kam shumë të lehtë të veçoj përjetimin e mrekullueshëm që të jep lindja e fëmijës. Dhe këtë mrekulli unë e preka një vit më parë me lindjen e Luke Amazeus. Ai ka hyrë dhe është bërë pjesë e frymëzimit në krijimtarinë time. Sapo ka mbushur një vjeç dhe ka nisur të hedhë hapat e parë. Luka ka sjellë shumë mbarësi dhe shumë gjëra të reja në jetën tonë. Unë nuk jam shkëputur për asnjë çast nga muzika, aq sa edhe atë e kam bërë pjesë të pandarë. Për ditëlindje i blemë një piano të vogël druri dhe kështu ai është bërë kompozitori ynë i ri. I bie fort dhe lëshon tinguj a,a,a,ooo...djali luan rokenroll, thotë Roberti. Nuk gjej fjalët e duhura për ta përshkruar.


    Si është një ditë e Parashqevisë?
    E dua shumë Nju Jorkun, parkun qëndror, shëtis, i kushtoj kohë djalit, më pëlqen të gatuaj, të pikturoj dhe të lexoj. Roberti shpesh më thotë se është me fat: “Të gjitha gratë preferojnë diamantë kurse ti kërkon libra…” megjithatë edhe ato kam fatin t’i kem. Gjithsesi pjesën më të madhe të ditës e kaloj në studio, inçizoj ose shkruaj, këndoj nën shoqërinë e kitarës, pra gjithmonë muzika është rreth meje.


    Në karrierën muzikore në Amerikë e keni kapur ëndrrën tuaj apo ende rendni drejt saj?
    Do përgjigjesha se kulmi i të gjithë punës sime është në këngët e reja, në muzikën e re që kam shkruar dhe incizuar me Robertin. Jemi duke përfunduar miksimet e albumit (CD) në shqip, ku folklori shqiptar është bazamenti i këtij projekti që mezi pres ta ndaj me publikun tim së shpejti. Jam munduar të sjell në variant origjinal këngë të mrekullueshme të foklorit tonë që mund të them se janë pasuri në trashëgiminë tonë shpirtërore. Në mënyrë të veçantë këtë album ua kushtoj të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë nëpër botë. Unë e ndjej praninë e tyre sepse më shumë se 200 vizitorë në ditë nga 50 vende të ndryshme të botës shohin faqen time të internetit ëëë.simaku.com. Por jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt kanë dëshirë të njihen me kulturën dhe muzikën folklorike të vendeve të ndryshme. Sot është një botë e hapur çdo gjë është e mundur. Me Robertin kemi bashkuar dy botë të ndryshme shpirtërore dhe duke i shkrirë në një të vetme kemi krijuar një muzikë të re që do ta dëgjoni shpejt.

    Si ju duken ndryshimet që kanë ndodhur me muzikën shqiptare këto vitet e fundit?
    Çdo gjeneratë ka muzikën e vet me të cilën edhe identifikohet, arti në tërësi shpreh gjendjen shpirtërore, tregon se ku është një popull, një vend. Edhe në Hollivud, sot për sot e quajnë “music business”. Arti dhe biznesi nuk janë kombinim që shkojnë sëbashku, ata janë si të thuash në opozitë me njëri-tjetrin unë mendoj se ndryshimet në muzikën shqiptare janë të njëjta si në të gjithë botën. Shumë artistë të mëdhenj botërorë sot nuk këndojnë më “live”… Këngët e sotme janë bërë si moda e veshjeve, ndërsa muzika e vërtetë është si stinët, këngët popullore janë ashtu si gjethet që bien, dhe ringjallen përsëri në pranverë. Arti i vërtetë gjithmonë e ka gjetur rrugën ashtu si një dritë në fund të tunelit. Edhe muzika folk është një muzikë që i reziston kohës. Unë besoj se dhe publiku është i uritur për të përjetuar dhe dëgjuar më shumë muzikë të re dhe të gjallë.



    01/11/2005
    KATEGORIA: Kulture

    _________________________________





    Hello Everyone,



    Simaku and Rob performing in East Village/Manhattan Tuesday Nov 8th @ 8:30pm.



    Description: Acoustic world music from Iliria and Eastern Europe. Modern interpretations of some 2000 year old folk songs and new original songs written by Simaku & Rob. Simaku is a well known folk singer from Albania having won many national accolades. Please visit www.simaku.com/live.htm for flyer and more info.

    www.simaku.com/live.htm





    Program muzikor

    nje nate me ëndrra antike



    Në qytetin e Nju Jorkut ku bashkëjetojnë aq shumë kultura, rryma artistike është kënaqësi të dëgjosh këngë të folklorit shqiptar dhe këngë origjinale të interpretuara nga Parashqevi Simaku me bashkeshortin Robert Nolfe ne kitar. Repertori i mbrëmjes muzikore përmbledh këngë popullore si edhe kenge të muzikës lehtë shqiptare. Ndërthurja e tyre me këngë origjinale të shkruara nga Simaku dhe Robert si këngë Haxhirea e pasuron programin e përzgjedhur muzikor të kësaj mbrëmje. Dashamirësit e muzikës shqiptare kanë rastin ta shikojne kete mbremje akustike ‘nje nate me ëndrra antike’ nga Parashqevi Simaku në 8 Nëntor në Manhatan. Për më shumë hollësi, mund të shkoni në adresën www.simaku.com

Faqja 1 prej 20 12311 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Shqiptart q jetojn n Chicago
    Nga Tironsi-009.5 n forumin Shqipe n SHBA
    Prgjigje: 286
    Postimi i Fundit: 11-04-2015, 13:21
  2. Sot ne Chicago, Shba !
    Nga Veshtrusja n forumin Shqipe n SHBA
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-07-2006, 19:16
  3. Chicago, qendra e midwest
    Nga i_pakapshem n forumin Shqipe n SHBA
    Prgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 14:32
  4. Libri i Art i NBA-s
    Nga Redi n forumin Sporti npr bot
    Prgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 28-02-2003, 21:36

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •