Close
Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 380 prej 381
  1. #361
    Citim Postuar më parë nga geezer Lexo Postimin
    faleminderit nuk qenka larg nga ktu ku jam do shkoj tani te vizitoj
    Np. Have fun!

  2. #362
    Prishtina Maska e bAsKiA
    Anëtarësuar
    17-08-2004
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    75
    Citim Postuar më parë nga geezer Lexo Postimin
    jom ka jetoj ne west chicago avenue amo qitash per momentin jom ne nje book store lirary BORDERS NE MICHIGAN AAVENUE

    infinity kisha pas deshir me pa ndonje shiptar ktu se tash pe shof Windy city qe qenke ktu ne chicago
    Oh burre, shko ne Northstar Restaurant, ne Devon dhe Western. Nese nuk ke veture, mundesh te shkon me transport publik... ne keto menyre... Red Line deri ne LOYOLA, dhe pastar autobusi 155 Devon deri ne Western. Aty del dhe shkon ne jugu (Majtas) ne WESTERN dhe ne anen e djath mbas 1 blloku e ke Northstar Restaurant... 100% shqiptar. Apo nese ke deshire, mundesh ta merr BROWN LINE deri ne western, dhe ta merr autobusin e WESTER B deri aty ne Devon. Dhe prap shkon ne JUG ne western dhe mbas 1 blloku e ke aty... Qepaba, byrek, samuna me suxhuk, etj etj. Ky restaurant eshte 100% shqiptar, eshte territor ne vete.
    I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER

    PRISHTINA

  3. #363
    Prishtina Maska e bAsKiA
    Anëtarësuar
    17-08-2004
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    75
    SHITJA E BILETAVE KA FILLUAR.... BENI REZERVIMET SA ME SHPEJT PER KETE NATE TE MADHE GJITHEKOMBETARE ME 28 NENTOR 2009


    MIRESEVINI
    I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER

    PRISHTINA

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    5

    ndihme

    o shqiptaret ne chicago a po me ndihmoni ta gjej nje person qe eshte ne chicago ju lutem shume

  5. #365
    Prishtina Maska e bAsKiA
    Anëtarësuar
    17-08-2004
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    75

    PAVARESIA E KOSOVES ne CHICAGO

    Komuniteti i bashkuar Shqiptaro-Amerikan në Illinois organizon më 02/14/2010 Manifestimin e Dyvjetorit të Pavarësisë së Kosovës në lokalin: Diplomat West Banquets.
    Të gjithat Manifestimet tjera të cilat po organizohen këtyre ditëve në Chicago në emër të “Pavarësisë së Kosovës” nuk janë të organizuara nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois dhe si tilla janë organizime private.

    Këshilli Organizativ i Manifestimit,

    Kryetari Beqir Dehmasaj


    I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER

    PRISHTINA

  6. #366
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    RIKUJTIM........RIKUJTIM........RIKUJTIM.... SONTE PER SHEN VALENTIN , BASHKE ME DASHURITE TONA TE VECANTA, KREMTOJME NJE TE ARRITUR TE PERGJITHSHME KOMBETARE DHE NJE DASHURI TE PERBASHKET DHE TE PERJETSHME, TE QENIT SHQIPTAR !

    GEZUAR !!!



    Rikujtim i fundit per lajmerimin me lart qe ka sjelle anetari i nderuar bAsKiA !!!

    EJANI SONTE TEK DIPLOMAT WEST,TE FESTOJME SE BASHKU !!!!

    Komuniteti Shqiptar do te festoje se bashku Dyvjetorin e Shpalljes se Pavarsise se Kosoves.
    Pavarsia e Kosoves eshte e arritura me e madhe kombetare pas Shpalljes se Pavarsise se Shqiperise, eshte edhe nje hap gjigant i zhvillimit tone kombetar, edhe nje hap me afer zgjedhjes se ceshtjes se pergjithshme kombetare shqiptare ne Ballkan, edhe nje hap me afer bashkimit.
    Neve Shqiptarve ne Chicago na ka bashkuar kjo feste.

    Me shqiptaret e bashkuar ne nje manifestim kombetar si ky, do te kete program artistik, poezi dhe kenge dhe valle pa pushim, dominon motivi i atdhedashurise dhe bashkimit si gjithmone mes mergimtareve ketu ne Amerike.
    Ka konfirmuar ardhjen Ambasadori i Kosoves ne Washington, pra me ne do te festoje sonte z. AVNI SPAHIU .

    Gezuar Kosove Pavarsine! Gezuar dashuria jone e perjetshme , Shqiperi !!!


    Te gjithe shqipet ne bote ,GEZUAR !
    Amerike dhe te gjithe miqt tane: Qofshi Bekuar!


    Nje urim rrin permbi urime,
    si bajrak !
    Per nje Nene qe n'rrugetime ,
    Na dha gji, dhe na dha gjak!
    Per nje Nene te patakat por trime,
    e pervuejtun dhe zemercoptuar.
    NENE SHQIPERI PER TY SHUME URIME,
    ME KOSOVEN U BASHKOFSH, GEZUAR !




    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-02-2010 më 13:50
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #367
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Type: Party -
    Start Time: Friday, May 28, 2010 at 7:00pm
    End Time: Saturday, May 29, 2010 at 1:30am
    Location: Hanging Gardens Banquets
    Street: 8301 W Belmont Ave
    City/Town: River Grove, IL
    View Map

    Description.KONCERT I MADH FESTIVE
    ME 28 Maj 2010
    ENKAS PER JU

    Mbreteresha e kenges popullore PONI
    dhe kengetari i mirenjohur SHPAT KASAPI

    Per tju argetuar me repertorin dhe zerin e tyre fantastik

    Per rezervime dhe informacione me te hollesishme mund te Kontaktoni
    BEQEN 773-634-0863, 414-303-6912
    Apo BESI 708-539-4049

    Adresa:
    Hanging Gardens Banquets
    8301 West Belmont Ave.
    River Grove, IL. 60171
    7:00 PM - 1:30 AM

    CMIMI:
    Per te rritur $40
    Per Femije nen 12 vjec - $20

    MIRESEVINI
    Think. Laugh. Live.
    Mendo. Qesh. Jeto.

  8. #368
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    JOSEPH DIOGUARDI NE MESIN TONE : E DIEL 30 MAJ, QENDRA SHQIPTARE - XHAMIA, 6:00 PM BASHKOHUNI NE KETE NATE PERKRAHESE DHE QELLIMMIRE !



    Shqiptaro-Amerikanët për DioGuardin







    Lidhuni me Joe-në:







    Shpallja e kandidatures se Joe Dioguard-it per senatin amerikan i jep shqiptaro-amerikaneve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje mundesi te shkelqyeshme qe te sjellin ne Uashington nje ze te fuqishem dhe perfaqesues te tyre. Joe DioGuardi po garon si republican kunder demokrates Kirsten Gilibrand per shtetin e New York-ut, mirepo, bindjet personale mbi politiken e brendshme amerikane nuk duhet qe te te ndalojne ty qe te mos e mbeshtesesh fuqimisht DioGuard-in sepse ai eshte i mire per Ameriken e me i mire per shqiptaro-amerikanet!



    Arsyet se pse ti, si shqiptaro-amerikan, duhet te qendrosh prapa Joe DioGuard-it jane te shumta dhe te komplikuara, mirepo nje rishikim i shkurter i veprimatarise se tij historike per kauzen shqiptare do te te njoftojn ty me afer me te. Zgjidhjet e tij te propozuara dhe te mundshme per te rigjalleruar krijimin e vendeve te reja te punes, per te frenuar shpenzimin e pankontrolluar te qeverise, dhe per te bere qeverine qe te punoje per ty vetem se plotesojne arsyet se pse ti duhet te marresh pjese aktivisht ne fushaten e tij per senator.



    Si shqiptaro-amerikane qe jetojme ne kete vend te mrekullueshem, ne tani perballemi me nje numer shqetesues te humbjeve te vendeve te punes, borxh kombetar qe eshte ne rritje e siper, dhe shpenzim federal te papare ndonjehere.


    Keta faktore se bashku paraqesin nje te ardhme te pasigurte per Shtetet e Bashkuara. Nese ne nuk veprojme tani qe te sjellim ne Kongresin Amerika pergjegjesi fiskale dhe transparence, ne vetem se do te lejojme qe sjellja e papergjegjshme politike ta mbaje peng te ardhmen tone dhe te ardhmen e femijeve tane. Zgjedhja e Joe Dioguard-it si senator eshte rruga drejt qendrueshmire dhe rritjes ekonomike afatgjate e ilustruar nga krijimi i vendeve te reja te punes mu ketu ne Amerike, qeveri te hapur dhe qe lejon qasje, si dhe praktika te shendosha bugjetore.



    Rendesia e nje Amerike te fusishme ekonomikisht dhe politikisht ka nenkuptime per te gjithe shqiptaret anekend ne vendet e tyre etnike. Shtetet e Bashkuar dhe shqiptare kane nje lidhje te vecante duke filluar me mbeshtetjen e Woodrow Wilson-it per pavaresine e Shqiperise ne 1912.

    Ishte vendosshmeria dhe udheheqja e Shteteve te Bashkuara qe e beri te mundur pavaresine e Kosoves ne vitin 2008. Nje Amerike e fuqishme do te jete e pajisur me mire qe te perdore politiken e saj te jashtme per te arritur objektivat dhe qellimet e saja. Eshte pikerisht puna qe Joe DioGuardi ka bere me sukses per me se 20 vjet nepermjet kongresit amerikan qe thellesisht e ka formuar politiken e jashtme amerikane ndaj te gjithe shqiptareve ne pergjithesi, e ne vecanti ndaj Kosoves.



    Gjate sherbimit te tij ne Dhomen e Perfaqesuesve (1985-1989), Joe DioGuardi paraqiti disa resolute te para ne mbeshtetje te kerkesave legjitime te kosovareve per trajtim te barabarte dhe liri. Ne ate kohe, shumica e anetareve te kongresit dhe publiku amerikan nuk kishin degjuar per Kosoven, e aq me pak per trajtimin e tyre mizor nen Jugosllavine e atehershme. Pas largimit nga kongresi amerikan, DioGuardi themeloi Ligen Qytetare Shqiptaro-Amerikane qe te perfaqesoje shqetesimet e popullit shqiptar ne Uashington.



    Veprimtaria e LQSHA-se nen udheheqjen dhe vizionin e Joe DioGuard-it dhe gruas se tij, Shilrey Cloyes, pati suskes ne sensibilizimin e Kongresit amerikan dhe komunitetit nderkombetar ndaj gjendjen e veshtire politike te shqiptareve qe jetonin ne Kosove, Mal te Zi, Luginen e Presheves, Cameri, dhe Macedoni.



    Joe dhe Shirley inicuan deshmi dhe ndegjime ne kongresin amerikan per te shpalosur kushtet politike dhe ekonomike qe vazhdimisht perkeqesoheshin ne Kosove ne vitet e fundit te 1980-ve. Gjithashtu, me ftese te Joe DioGuard-it, disa anetare te kongresit amerikan shkuan ne tokat shqiptare per te dokumentuar dhe informuar kongresin amerikan dhe publikun boteror per brutalitetin e tmerrshem te ushtruar nga Slobadon Miloshevici kunder kosovareve gjate viteve te 1990-ta dhe me vone gjate gjenocidit kunder shqiptareve ne vitet 1998-1999.



    Prandaj, si shqiptaro-amerikane, ne e kemi nje obligim kombetar dhe moral qe te mbeshtesim Joe DioGuard-in ne garen e tij per senatin amerikan sepse gjate tri dekadave te fundit ai ka sherbyer si mbrojtesi i lirise dhe sigurise se popullit shqiptar. Ne senatin amerikan, DioGuardi do te vazhdoje me pasion qe t’i shtoj trashegimise se tij te promovimit dhe mbrojtjes se interesave te shqiptareve per liri, demokraci, zhvillim ekonimik, dhe paqe.



    DITEN E DIEL ,30 MAJ 2010 TEK QENDRA SHQIPTARE - XHAMIA JOSEPH DIOGUARDI DO TE JETE NE NJE MBREMJE ME NE DUKE NISUR QE NGA ORA 6 :00 PM.
    SHQIPTARET E DINE KUSH ESHTE JOE DIOGUARDI
    NIKOQIRE TE MBREMJES "PEOPLE FOR DIOGUARDI ", SAKTESISHT "SHQIPTARET PER DIOGUARDIN" NE PERKRAHJE TE KOMUNITETIT SHQIPTAR NE ILLINOIS,WISCONSIN ,INDIANA DHE IOWA.
    QELLIMI: DONACIONI PER KAMPANJEN E JOE DIOGUARDIT PER SENATIN AMERIKAN .

    Gjithesecili qe ka mundesi,dhe aq sa ka mundesi eshte mire te ndihmoje kampanjen e shqiptaro-amerikanit me te njohur dhe me aktiv per ceshtjen e pergjithshme shqiptare ne Ballkan.
    Ai e meriton ndihmen tone dhe eshte rasti i fundit per z.DioGuardi te konkuroje ne post te ketij rangu ,dhe eshte rasti i fundit per te gjithe ne ti ndihmojme njerit qe ka bere aq shume per ceshtjen shqiptare ne Ballkan dhe ne vecanti per Kosoven sa nuk mund te shpaguhemi ndonjehere.
    Eshte nje emer qe vertete lidhet me cdo ngjarje dhe me cdo perpjekje te shqiptareve ne ish-Jugosllavi dhe me gjere ne gati tre dekadat e fundit, dhe shumicen e aktiviteteve me dobi kombetare per ne i beri kur ishte "jasht loje", paramendoni ta kemi ne Senatin Amerikan.
    Me sa ndegjoj i ka edhe punet ne favor kete here eshte duke udhehequr ne taborrin Republikan, nga perspektiva e sodit ka shume shanca reale per nje fitore ....suksese per senatorin e ardhshem Joseph DioGuardi!!!
    Joe ka qene gjithmone "Miku i mire ne dite te veshtire" per te gjithe ne , sot eshte rradha jone te kembejme vendet, duhet ta tregojme vetveten naten e Diel ketu ne Chicago .
    Sa per shqiptaret ne New York ata e dine dhe duhet te kontribojne dhe te votojne sigurisht.


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 28-05-2010 më 13:56
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #369
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    New York Post mbështet DioGuardin

    Gazeta prestigjioze amerikane New York Post në një editorial të saj sot bëri të ditur se do të mbështesë kandidaturën e Joseph DioGuardi për senatin amerikan.

    Në editorialin e saj konservatorja njujorkeze New York Post duke u deklaruar në anën e DioGuardit në këtë fushat, shkruan se " DioGuardi mund të jetë i vetmi senator, që mund të pengojë këtë administratë që veçanërisht në qoftë se zgjedhja e tij do të fitoj më 2 nëntor se ai është me të vërtet për të ndihmuar dhe për të ofruar Senatit alternativat republikane për të kontrolluar Republikanët kësaj radhe ligjbërësin në Washington.
    Ish Kongresmeni Joseph J. Dioguardi një 70 vjecar energjik, është "një i konservator i besueshëm, ai shërbeu dy mandate në Kongres duke përfaqësuar disa nga rrethinat veriore të New Yorkut, - Westcheter në vitet '85 - 89' - duke dëshmuar veten të jetë një ligjvënës të aftë.
    Sipas New York Post, "Arritjet e tij më të shquara gjatë karrierës së tij - ishte CFO dhe Reforma Akti Federale Financiare, që u bënë në atë periudhë për të forcuar menaxhimin financiar të 24 agjencive kryesore federale me emërimin e një zyrtari më i lartë financiare për secilën prej tyre." rekomandonte DioGuardi kur ishte në Kongres.
    DioGuardi, në se zgjidhet dhe merr një mandat 5 vjeçar për në Senatin amerikan , ai do të marrë drejtimin e GOP dhe drejtimin e linjave Konservatore, do të sillte ekspertizë fiskale në Kapitol Hill në një kohë kur shpenzimet e shfrenuar ka fryrë deficitin federal dhe borxhi afat-gjatë në nivele të paqëndrueshme.
    Post bënë thirrje DioGuardi Senator :"Ai nuk është duke konkurruar në emër të familjes, apo interesave të tij personal. Por, ai është duke konkurruar për një mandat 5-vjeçar, dhe do të duhet të përballet me votuesit me premtimet e tij deri në 2016" kur edhe do të duhet t'i përfundonte mandati.
    Gazeta më e madhe konservative në SHBA-s, u shpjegon lexuesve të saj arsyet sepse ata më 2 nëntor duhet të votojnë DioGuardin, Senator, "Sepse sipas Post ai( DioGuardi) meriton një shans për të provuar se ai është për këtë punë DioGuardi Senator. Kirsten Gillibrand kishte një dy-vjeçar që e ka nxjerrur atë jashtë - . Njujorkezët meritojnë një senator i pavarur, e cila është edhe arsyeja pse Joe DioGuardi është zgjidhje më të mirë, e votuesve njujorkas të shkojnë në 2 nëntor dhe të votojnë DioGuardi - Senator. (B.Sina/INA)/01 Oct 2010/V.I. në www.lajmet.com





    DioGuardi eshte aq afer te zgjidhet si anetar Senati ,aq afer sa mvaret nga vete shqiptaret !

    Shqipet anembane Amerikes duhet te tregojne nje ndihme te pakursyer dhe perfundimtare per ti dhene takatin e fundit shqiptaro-amerikanit me te njohur ne fushen e politikes dhe lobimit per Ceshtjen Shqiptare ne Ballkan.
    Z.Joe DioGuardi eshte shume afer te zgjidhet si anetar ne Senatin Amerikan, jepni nje ndihme dhe merrni nje cope krenari se nuk keni ndihmuar vetem nje njeri por nje ceshtje te pergjithshme kombetare, keni ndihmuar vetveten.
    Ne kete perfundim maratonik te z.Joe DioGUardi shqipet e New Yorku t do te kene forcen e vules se fitores ...zgjatni doren dhe ndihmoni vetveten...
    Z.Joe DioGuardi i ka te gjitha, ai sa i mbushi 70 vjec me 20 Shtator 2010, ne kete perfundim te karrieres se tij politike do te na leje pas edhe nje miqesi te perjetshme ne Senatin Amerikan, sic e ka bere ne te kaluaren( thuajse te gjithe miqet me influence ne politiken amerikane dhe nderkombtare ketu i kemi nga z.Joe DioGuardi dhe perkrahesit e tij, shqiptaro-amerikanet qe nuk kursyen dhe nuk kursejne kur eshte ne pyetje liria,zhvillimi dhe mireqenja e shqiptareve ne Ballkan)
    Si gjithmone edhe kete here , levizni sic dini ju shqipe te Amerikes...sidomos shqipet e Brooklyn-it dhe Connecticut kete here ju mund te hapni deren e Senatit Amerikan per Joe DioGuardin, ne fakt do te mbese si nje dere e hapur pergjithmone ku do te shtrohen dhe zgjidhen hallet shqiptare!
    Kjo eshte ndihma e fundit per njeriun qe ndihmoi aq shume ceshtjen tone kombetare......



    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #370
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Festa e shqiptarëve për fitoren e senatorit Kirk

    bili99 e paskesh barete kete shkrim ne gabim! pse bili99 i len keto aketivitete e funedit qe ishen me rendesi per komunitetin shqypetar ne Chicago IL.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Festa e shqiptarëve për fitoren e senatorit Kirk

    Festa e shqiptarëve për fitoren e senatorit Kirk 07/11/2010 07:53:00



    Komuniteti shqiptaro-amerikan në Çikago ishte përkrahës i fuqishëm dhe që ndihmoi fitoren e senatorit Mark Kirk, njërit nga lobuesit më të mëdhenj të çështjes shqiptare.



    Komuniteti shqiptaro-amerikan ishte pjesëmarrës në ndjekjen e rezultateve dhe të fitores së senatorit Kirk, i cili fitoi në shtetin e Ilionisit kundër rivalit demokrat, i cili kishte hyrë në garë duke shfrytëzuar ish-pozicionin e presidentit amerikan Barack Obama, i cili në këtë zonë vazhdimisht kishte fituar si kandidat për senator amerikan.


    Shqiptar0 - Amerikanet per senatorin Kirk

    http://www.youtube.com/watch?v=4bAFC...layer_embedded

    YouTube - Shqiptar0 - Amerikanet per senatorin Kirk


    Atmosfera impresionuese për përshtypjet e përfaqësuesve shqiptar u ndoqën edhe nga shumë media, në mesin e të cilëve edhe gazetari Halil Mula i RTV 21, i cili përshkroi tërë momentet e fitores dhe takimet pas fitores të senatorit Kirk me përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-Amerikan në Illionis, që udhëhiqej nga Ilaz Kadriu si dhe Harry Bajraktari, i cili ishte mysafirë special i mbrëmjes nga Nju Jorku.



    YouTube - Kirk per Kosoven
    http://www.youtube.com/watch?v=yBBRp...layer_embedded
    Kush është Mark Kirk


    Ai u bë i njohur dhe hero për shqiptarët si njëri nga pilotët e famshëm amerikan që bombardoi Serbinë në luftën e Kosovës në vitin 1999.


    Kirk për 78 ditë kishte përshkruar territoret ku përqendrohej makineria serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.



    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, e cila rezultoi me largimin njëherë e përgjithmonë të Serbisë nga Kosova, ai u pensionua dhe i hyri politikës. Kirk menjëherë u zgjodh kongresist republikan, duke marrë dhe votën e padiskutueshme të shqiptarëve në atë distrikt (Distriktin e 10-të).


    Kirk i hyri garës për senatin amerikan dhe përballë tij ishte, Alexi Giannoulias, pasardhësi i Barack Obamës, senatori që sot është president i SHBA-ve.


    Giannoulias, i cili konsiderohet me origjinë greke u sfidua me shumicë votash nga Kirk, i cili siguroi mbështetjen e pashmangshme të shqiptarëve.


    Senatori Mark Kirk do të jetë zëri i fuqishëm për mbrojtjen e çështjes shqiptare në rajonin e Ballkanit, dhe se ai këtë përkrahje dhe mision e ka paralajmëruar gjatë tërë kohës së fushatës së tij dhe në takimet me komunitetin shqiptaro-amerikan. (Iliria News Agency)

    http://www.youtube.com/watch?v=4lJ23...layer_embedded


    YouTube
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 08-11-2010 më 17:46
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  11. #371
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Nuk ka asnje gabim zotri une kam informuar per ngjarjet qe kam pasur njohuri: ti mire ke bere qe ke postuar per fitoren e Mark Kirk...edhe une e kam perkrahur ( ne takimin e fundit kam qene ne pune,nuk kam marre pjese)por une nuk jam korespondent per cdo gje qe ndodh ne komunitet..ai qe ka marre pjese le te shkruaj, nuk eshte ky obligimi im i vetem.....ja keshtu si ju qe keni sjelle nje shkrim ketu te gjithe duhet te njohtojne nga ngjarjet ku marrin pjese ketu ne komunitet.
    Kjo teme eshte per cdo ngjarje qe ndodh ketu, nuk eshte gabim cka kam shkruar une dhe as cka ke shkruar ti dhe asnje lajm ketu nuk eshte gabim, kjo nuk eshte teme personale eshte teme per ngjarjet ne Chicago.

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  12. #372
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    http://www.cuteegrlthemovie.com/



    Neser mbrema cfaqet premiera boterore e filmit me lart , eshte ne produksion te artistit shqiptar nga komuniteti shqiptar i Chicagos,Jeton Murtishi. Jetoni bashke me babain e tij Pajazit Murtishin si dy artiste te komunitetit tone ketu kane derdh shume djerse artistike ne organizime mbremjesh dhe cfaqesh kombetare , le ti perkrahim me pjesmarrje ne kete film dhe jo vetem kaq le te marrim pjese per kenaqsine tone,le ta mbarojme fundjaven me nje Film qe ne prodhim ka djersen shqiptare!
    Jetoni shqiptaro-amerikani yne nga Struga meriton perkrahjen e te gjithe shqiptareve ketu ne Chicago.
    Ja kalofshi super te gjithe qe do te merrni pjese!
    Informatat e vendit dhe kohesjane ne link me lart.



    Me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  13. #373
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    http://www.unejamademjashari.com/



    Ne faqen qe solla ketu jane informatat per monodramen "Une Jam Adem Jashari" ,e pergatitur nga grupi artistik profesional nga Shqiperia e bashkuar...Autori mesues atdhetar dhe poet i njohur Lebit Murtishi nga Struga,Regjisori -aktori i njohur Xhevat Limani nga Shkupi,Aktori i njohur i komunitetit tone Pajazit Murtishi,Producenti profesional nga shqipet e Chicagos Jeton Murtishi ,koreografi i famshem Altin Naska nga Shqiperia administrative...kush me shume mund ti bashkoje shqiptaret ne nje mbremje artistike se protagonisti i monodrames: feniksi shqiptar , Heroi Legjendar nga Kosova e Shqiperise - Adem Jashari !



    Shqipe te Chicagos :
    Rezervoni daten 11 Shtator per nje cfaqe artistike,nje monodrame me domethenje shume fisnike ,mbremje perkujtimore atdhetare per nje Hero te paperseritshem ne historine e njerezimit,per njeriun qe sakrifikoi cdo gje me te shtrenjte qe pati:familjen dhe jeten ,per nje qellim idealist- lirine e popullit te vet! Adem Jashari me gjithe soj Lavdi ! Nisur nga fakti qe e njoh grupin artistik dhe perkushtimin e vete aktorit kam besim te plote se Cfaqja do te jete e shkelqyeshme dhe me plot mornica kombetare qe do te ringjallin atdhedashuri per mergimtaret..nuk besoj se ka shqiptar qe me vetedije do te mungoje ne kete nate mbreselenese dhe te paharrueshme, ku arti i perkulet gjakut ,lotit ,mbijeteses ,krenarise ,ngadhnjimit dhe lirise shqiptare..perkulje qe jep vete perjetesine....u pafshim naten e cfaqes!



    http://youtu.be/snMGlUdn4PY

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 16-08-2011 më 23:35
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  14. #374
    Nje bravo shqip, ju lumte !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Paqe!

  15. #375
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    http://www.unejamademjashari.com/



    Ne premieren e monodrames " Une jam Adem Jashari", do te kemi privilegj te vecante qe ne mesin tone te kemi nipin e Heroit tone Kombetar Adem Jasharit, Murat Jasharin! Ky fakt verteton edhe njehere rendesine dhe seriozitetin kombetar te ketij projekti teatral..Prezenca e z.Murat Jashari i shton emocionin mbremjes,kjo pjesmarrje eshte edhe nje obligim qe mos te mungojme ate nate shume te vecante per komunitetin tone dhe me gjere..Ende pa u cfaqur premiera e monodrames interesimi eshte perhapur me shpejtesi te drites, ka kerkesa per cfaqje nga cdo skaj i Amerikes dhe me gjere!
    Mirupafshim ne mbremjen madheshtore!

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  16. #376
    Jam i interesuar te di si shkoi shfaqja " Une jam Adem Jashari". Programi i ngjeshur nuk ma lejoi ta shoh. A ka ndonje informate?
    Paqe!

  17. #377
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    material mar nga www.shqiperia.us komuniteti shqiptar ne amerik
    Partizoni

  18. #378
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Jam i interesuar te di si shkoi shfaqja " Une jam Adem Jashari". Programi i ngjeshur nuk ma lejoi ta shoh. A ka ndonje informate?

    ...Premiera ishte e shkelqyeshme, salla ishte plot ..atmosfera e dhimbjes krenare dhe bashkimit...Tash me aktori i njohur komunitetit tone z.Pajazit Murtishi ka cfaqur monodramen "Une Jam Adem Jashari" edhe neper disa qytete te trojeve tona....Eshte duke u perpjekur ta realizoje nje projekt serioz filmik.....


    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  19. #379
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ndihmojini ju lutem keta engjej





  20. #380
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-08-2013
    Postime
    5

    Për: Aktivitete, organizime mbrëmjesh në Chicago, IL

    Pershendetje per shqiptaret ne Illinois, diku prej 20 deri 23 Shtator te keti viti 2013 pra do te vizitoj disa miqe ne Chicago ata jetojn ne qender. Kisha pase deshire me pi kafe me naj shqiptar qe jeton aty pari nese eshte dikush i lire me shkruani, Une jetoj ne Texas by the way, Thank you.

Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët që jetojnë në Chicago
    Nga Tironsi-009.5 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 286
    Postimi i Fundit: 11-04-2015, 12:21
  2. Sot ne Chicago, Shba !
    Nga Veshtrusja në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-07-2006, 18:16
  3. Chicago, qendra e midwest
    Nga i_pakapshem në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 14:32
  4. Libri i Artë i NBA-së
    Nga Redi në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 28-02-2003, 21:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •