Close
Faqja 1 prej 36 12311 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 701
  1. #1
    Shpirt i Lir
    Antarsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime n 11 postime

    'mendoni per integrimin ne EU te Shqiperise e shqiptareve ?

    A mund te flasim per te ne keto momente ?

    Kur parashikoni se shteti yne do te arrije nivelet e shteteve te Bashkimit Evropian ?

    A e shikoni si dicka pozitive apo negativbe nje integrim te tille ?

    fare pasojash do mund te kete ky integrim ne llojin e politikes shqiptare ?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Antarsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Una thomi :

    A mund te flasim per te ne keto momente?
    Duhet folur, e duhet punuar. Sa me shume ura bashkepunimi te hidhen tani, aq me shume
    shanse integimi krijohen per neser.

    Kur parashikoni se shteti yne do te arrije nivelet e shteteve te Bashkimit Evropian?
    Nivelet behen te mundshme per tu arritur kur te arrihen:

    1- Qendrueshmeria politike ne Shqiperi, Kosove, IRJM - vetqeverisja, vetkontrolli;
    2- Largimi i krimit te organizuar dhe i mafies nga pushteti;
    3- Bashkepunimi ekonomik nder-shqiptar te krijoje tregun gjitheshqiptar;
    4- Hapesira Shqiptare te tregoje rentabilitet ekonomik, kthim fitimi ne investim;
    5- Diaspora te jete pjesemarrese ne gati te gjitha aspektet e ecurise integruese Shqiptare.

    A e shikoni si dicka pozitive apo negative nje integrim te tille?
    Kur energjite e forca e Shqiptareve (me popullsine me moshe relativisht me te re ne Europe),
    ti largohen tundimit e praktikes se malavites, brenda e jashte trojeve Shqiptare, perfitimi do
    te ishte jashtezakonisht i madh - rreshtimi dinjitoz perkrah kombeve te tjera Europiane.

    fare pasojash do mund te kete ky integrim ne llojin e politikes shqiptare?
    Lloji i politikes Shqiptare do te jete i ndryshem nga ai i sotmi - jo-konfliktual, i pergjegjshem,
    i hapur, gjithe-perfshires, mullixhiu nuk do te shikohet me si alternative e vetme e shprehjes
    se "inatit" kundrejt vjehrres, pervec Uashingtonit... Do te paraqisja nje shembull krahasim-evoluimi
    te tille: nje Shqiptar me mentalitet "socialist" e "demokrat" ne Shqiperi (Kosove, IRJM, Mal te Zi),
    dhe nje Shqiptar emigrant me qendrim (te mire) ne njerin nga vendet Europiane per nja 15-20 vjet.

    Sa per ilustrim:

    INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE:

    In a contribution to the "International Herald Tribune," Johannes Linn and Christiaan Poortman of the World Bank say that there has been much progress on the ground in the Balkans, thanks to international efforts. "Across the region, governments are working on strategies to reduce poverty and unemployment and promote economic recovery and inclusion." Crime is down, and the international community's presence has provided basic security, and helped rebuild power and water supply systems.

    The danger now, they say, is that the international community "may lose interest as crises in other parts of the world claim attention." While "the challenges remain daunting, donor support is slated to drop in Albania, Bosnia-Herzegovina, and especially Kosovo." Private foreign investment remains low and the long timetable for EU membership leads to a sense that those in the Balkans are second-class citizens, isolated from the rest of Europe.

    The authors say: "All partners must stay the course. Governments must take on corruption and crime, [and] the international community must continue to support governments which move forward with reforms. This means sustained efforts to open up Western markets, as well as financial support for investments in safe roads, clean water, and reliable power."

    Ndryshuar pr her t fundit nga alumni : 06-08-2002 m 10:17
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #3
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    16-07-2002
    Postime
    81
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    pershendetje Eni

    une do t filloja t pyesja ndryshe...

    'do t thoni pr integrimin n BE dhe jo n EU t Shqipris

    e mir, pas ktij korrigjimi miqsor :

    Integrimi i Shqipris n Bashkimin Evropian nuk varet nga t thnat tona - sigurisht opinioni yn sht shum i rndsishm, por shqiptart (paprjashtim) kan qen gjithmon pr integrimin e vndit t tyre n institucionet evropiane - por nga reformat e krkuara prej Evrops e q institucionet tona duhet ti ndjekin e ti realizojn sa m shpejt...

    Faza e par, ju t gjith e dini, sht hapja e negociatave me BE, gj q akoma s'sht vendosur pasi ulje-ngritjet e tensioneve politike n Shqipri nuk kan garantuar as kt t parn

    e mbasi kto negociata do t hapen, ather Shqipria do t numroje 10 vjet deri n plotsimin e kushteve t vna nga antaret e Evrops t bashkuar

    pastaj (gjithmon nse Shqipria e kalon me sukses fazn 10-vjeare t negocim-asociimit) ngelet faza e dyt, q sht ajo e shteteve q kan kryer nj sr reformash, e q presin t nnshkruajn kontratn e kandidatve t mundshm pr hyrjen dhe marrjen pjes n BE

    e mbas ksaj, ngelet pra edhe faza e tret, ajo kur Shqipria do t jet kandidate, e do t pres t bhet pjestare m n fund

    ather, le ti rikthehemi fazs s par, e cila nuk sht hapur ende dhe q normalisht duhej t hapej mbas zgjedhjes s presidentit Moisiu, pasi vendosja e nj presidenti "konsensual" ishte nj nga kushtet kryesore t vna nga BE pr hapjen e ktyre negociatave...

    megjithat, sado t lodhen politikant ton duke luajtur n teatrin ballkanik n rolin e atyre q ndjekin me bindje kushtet e BE, kto t fundit, eurodeputet pra, nuk jan aq budallenj sa e mendojm "ne" mesdhetart..., prkundrazi :

    lvizjet e fundit n partin socialiste, ndrimet e shpeshta t raporteve t forcave dhe t qeverive, u treguan evropianve q shqiptart nuk kan ndrmnd akoma t kryejn ndonj reform...as edhe ato q duhen kryer qoft edhe pr t hapur negociatat, pasi n prioritetin e polikanve shqiptar, qndron akoma ai fundi i xhepit q s'sht mbushur akoma...

    prandaj dhe hapja e fazs s par pr Shqiprin, nuk do t vij deri kur klasa politike shqiptare t ndrgjegjsohet dhe t prgjegjsohet sa duhet

    e mandej, do t vijn dhe fazat e tjera...m t komplikuara akoma nga venddodhja gjeografike e Shqipris ( e rethuar nga vnde q kan hapur negociatat si Maqedonia, apo nga Greqia q bn pjes n BE)

    e mandej, do t vijn akoma m shum e m t komplikuara problemet gjeopolike (statusi i Kosovs dhe i shqiptarve n Maqedoni, ekuilibri i mardhnieve t ndryshme ballkanase...etj) sepse s'dua t zgjatem n far alumni shpjegoi pak a shum n mesazhin m sipr...

    e mandej, e mandej far....integrimi i Shqipris n BE, e pra, do t vij pak von, edhe shum m von nse vullneti i shqiptarve drejtues dhe iniciativa e tyre konkrete ngelen n nivelet e sotme...

    far mendojn ato shqiptar q do vijn t prgjigjen ktu...pr integrimin e Shqipris n BE ?

    Eni, i jan prgjigjur q n 95, me hyrjen e Shqipris ne Kshillin e Evrops...

    i jan prgjigjur gjithashtu me zgjedhjet e tyre, q jan puna, shkollat, dhe syt q mbajn drejt ksaj Evrope (por jo vetm)...

    nejse, pyetjet nuk jan asnjher t vona pasi ndoshta do t zbulojm perlat e atyre q kur s'kan 't thon, do brokullisin mendimet e tyre n emr t kohs s humbur

    gjith t mirat

    marinI

  4. #4
    Pasioni pr shkencn
    Antarsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime

    A duhet t hyje Shqipria n BE ?

    Vleresimet e fundit te BE-se pr politiken e hyrjes se Shqiperise n BE jane mjaft te gezushme.Shqiperise i eshte hapur nje dritare per te hyre ne BE por kur do ti hapet dera?
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  

  5. #5
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Mosha
    34
    Postime
    107
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Shume zhurme per asgje. Perse po lodhemi kaq shume qe te futemi ne cdo organizate qe del para? Nuk po leme organizate qe nga Bashkimi Islamik e deri tek Shoqata e Mbrojtjes se Kermijve pa u futur.

    Per sa i perket BE, i shof dhe i kuptoj te mirat qe vijne si rrjedhoje. Por gjeja qe me cudit me teper eshte pse po lodhemi kaq shume te futemi ne NATO, kur nuk ka me asnje arsye pse kjo organizate te egzistoje. NATO u krijua per te perballuar rrezikun komunist i cili tani nuk paraqitet me, gjithashtu nga ana tjeter nuk po perballemi me asnje kercenim kaq i madh sa te kerkoje bashkimin e gjithe ushtrive Europiane/Boterore ne nje. Po harxhojme miljona duke ristrukturuar ushtrine konform NATO-s kur NATo vete e ka jeten e shkurter.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,127
    Faleminderit
    65
    785 falenderime n 643 postime
    Deklarat e prbashkt e europarlamentarve me delegacionin shqiptar

    Takimi, Brukseli vendos kushte t reja Tirans

    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    BE vendos kushte t reja pr Shqiprin. Pas marrjes s miratimit t par pr hapjen e bisedimeve pr Marrveshjen e Asocim-stabilizimit, Shqipria duhet q t plotsoj rekomandimet e reja. Reagimi i qeveris shqiptare sht i menjhershm. Ajo u angazhua dje pr t plotsuar n koh rekomandimet e reja t dhna nga ana e BE-s.

    "Qeveria njeh sfidat q ka prpara n kt proces t rndsishm dhe njeh gjithashtu faktin se ky sht fillimi i nj procesi t gjat", thuhet n nj deklarat t zdhnsit t qeveris.

    Deklarata e prbashkt e kryetarve t delegacioneve t Kuvendit t Shqipris dhe Parlamentit Europian prcaktonte se bisedimet do t nisnin brenda presidencs daneze t BE-s dhe aty prcaktohen krkesat e reja. Shqipris i krkohet qendrueshmri politike dhe ekonomike, si dhe forcim i institucioneve n nivel qendror dhe lokal me qllim zvoglimin e largsis ndrmjet prfaqsuesve t zgjedhur dhe qytetarve. Forcave politike opozitare u bhet thirrje q t zbatojn gatishmrin e tyre pr t luajtur nj rol konstruktiv n Parlament dhe n t gjitha organet e tjera vendore. Reformat legjislative n kuadr t zgjedhjeve jan nj nga kushtet e hershme t BE-s pr Shqiprin dhe vazhdohet q t krkohet thjeshtimi e prmirsimi i sistemit zgjedhor. Nga atna tjetr krkohet prmirsimi i ligjit pr mediat dhe prmirsimi i t drejtave t njeriut dhe atyre t minoriteteve n prputhje me konventat. Kto jan disa nga krkesat e paraqitura n deklaratn e prbashkt, njofton BBC-ja. Raportuesja e BE-s pr Shqiprin, Doris Pack, sht shprehur se bisedimet pr marrveshjen mund t hapen brenda presidencs daneze. Ndrsa nj nga diplomatt e Danimarks n BE, Karsten Krombeh Jensen, sht m i kursyer n prcaktimin e kohs s hapjes s negociatave. Ai thot se "shtja e hapjes s bisedimeve do t diskutoht n javt e ardhshme mes vendeve antare t BE-s". Pack sht shprehur m optimiste, duke e shpjeguar kt me ndryshimin e madh t klims politike n vend.
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,127
    Faleminderit
    65
    785 falenderime n 643 postime
    Brukseli: Shpejtimi i reformave, kushti i vetm pr Tirann

    Shqipria dhe antar t Komisionit t Evrops Juglindore n Parlamentin Evropian, kan krkuar dje marrjen e vendimit pr negociatat brenda fundit t ktij viti

    Kryetarja e delegacionit t Parlamentit Evropian Doris Pack, deklaroi pas prfundimit t Takimit, se duhej br m shum n luftn kundr korrupsionit dhe trafiqeve t paligjshme

    Takimi i 9-t ndrparlamentar mes Kuvendit t Shqipris dhe Parlamentit Evropian, ka prfunduar me nj vlersim pozitiv pr klimn e re t krijuar n Shqipri, por pa dhn nj prgjigje t qart se kur kto reforma, deri m tani vetm n zanafill, do t shprbleheshin me nj vendim politik, pr t hapur negociatat mes t dy palve pr nj marrveshje stabilizim-asocimi. N deklaratn e prbashkt t bashkkryetarve t Takimit, kryetares s Komisionit t Parlamentit Evropian pr Evropn Juglindore Doris Pack dhe deputetes Ermelinda Meksi, vlersohen prmirsimet e vna re n kto muajt e fundit, n fushn e stabilitetit politik t vendit, dhe sugjerohet q reformat t thellohen n t ardhmen, pr t prmbushur sa m shpejt, kushtet e prcaktuara pr t nisur negociatat. Reforma zgjedhore sht prmendur srish si nj fush ku duhet ndrhyr n mnyr urgjente, ndrkoh q t tjera sugjerime kan ardhur pr t dyja polet politike, si pr opozitn, ashtu edhe pr mazhorancn, n drejtim t ruajtjes s angazhimeve pr reformat. Rritja e rolit t femrs n politikn shqiptare, si dhe ai i pavarsis s mediave, kan fituar statusin e rekomandimeve t veanta n deklaratn e bashkkryetarve t takimit. Ndrkoh, pas takimit, n nj intervist pr seksionin shqip t BBC-s, Pack ka vn theksin n disa prej detyrave q prballet ekzekutivi shqiptar n kto muaj vjeshte, pr reformn institucionale. "Kam prshtyjen se t gjitha grupet politike q u prfaqsuan n takim, e din se far duhet t bjn, theksoi eurodeputetja Pack. Ata duhet t luftojn mungesn e kompetencs n funksionimin e prditshm t ministrive, ata duhet t luftojn kundr korrupsionit, duhet t luftojn kundr trafikut ilegal. Dhe ata, shtoi njra nga eurodeputetet q njeh m nga afr problematikn q shfaq klasa politike e Shqipris, mendoj se duhet t rindrtojn shoqrin. Ata duhet t ngren nj sistem t mir gjyqsor, q sht shum i nevojshm. Nse doni t trhiqni investitor, i kshillon kryetarja e Komisionit pr Shqiprin n Parlamentin Evropian ligjvnnsit shqiptare, ju keni nevoj t keni nj sistem drejtsie q t jet i besueshm". Komisioni i drejtuar nga Doris Pack, do t'i krkoj Komisionit Evropian, si dhe Kshillit t Ministrave, q mbi bazn e prparimeve t arritura muajt e fundit, edhe pse ende nuk sht arritur nj stad i knaqshm n thellimin e reformave, t merret vendimi pr hapjen e negociatave t stabilizim-asocimit brenda presidencs daneze. Deri athere, ka tre raste pr t marr nj vendim t till, mbledhjet e mesit t tetorit, t dhjetditshit t par t muajit pasardhs, si dhe ato t fundit t vitit, por shpresohet se gjat nntorit, Komisioni Evropian dhe Kshilli i Ministrave t BE-s, do t ken provat e mjaftueshme se mazhoranca e majt n Shqipri sht serioze n reformn e vet kushtetuese dhe institucionale, dhe do t marrin vendimin pr nisjen e negociatave zyrtare. Gjat muajit maj, kur Brukseli mori vendimin pr shtyrjen e marrjes s vendimit pr negociatat, pr shkak, si u tha athere, t "bllokimit t reformave", autoritetet e Partis Socialiste u shprehn se rekomandimet bllokuese t Parlamentit Evropian nuk ishin vendim-marrse. Megjithat, rekomandimi i PE-s u mor parasysh dhe precedenti shpresohet t vijoj, kt rradh n mnyr pozitive, edhe pr raportimin e dyt t Komisionit q drejtohet nga Doris Pack.
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Antarsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Mosha
    43
    Postime
    75
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Mua me duket sikur po bejme shume zhurme dhe per hyrjen ne Europe.

    Mendoj se per ne nenshkrimi i Marrveshjes se Asocimit eshte dhe duhet te jete me e rendesishme se vete hyrja ne Europe pas 15 ose 20vjetesh. Kjo marrveshje duhet te perdoret nga Shteti Shqiptar per dy perfitime vitale per zhvillimin e vendit:

    1) Thithja e kapitalit te huaj. Dmth rritja e investimeve te drejtperdrejta nga te huajt ne Shqiperi.

    2) Levizja sa me e lire e shtetasve shqiptare neper Europe.


    Nqs qeveria do te jete e zonja qe nje periudhe relativisht te shkurter (brenda 5 vjeteve) te arrije te shfrytezoje marrveshjen e asocimit me BE-ne per te arritur plotesimin ne nje nivel te kenaqshem te dy kushteve te mesiperme atehere antaresimi ne BE mund te mos jete fare i nevjshem ose do te jete nje rrjedhe krejt e natyrshme pa shume buje.

    Per mua pakti i stabilizim asocimit eshte shume here me i rendesishem pasi Shqiperia dhe njerezit e saj kane nevoje per ndihme tani, ne kete moment e jo pas 20 vjetesh kur standarti i jeteses te jete krejtesisht Europian. Ky pakt nqs shfrytezohet sic duhet mund te sjelle shume me teper perfitime te dukshme se sa vete hyrja ne BE qe ne kohen kur do te realizohet do te jete thjesht nje formalitet me teper politik se cdo gje tjeter.
    Live and let live!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,127
    Faleminderit
    65
    785 falenderime n 643 postime
    Ke te drejte Armand, edhe une e shoh me te njejtin kendveshtrim. Mareveshja e asocimit me BE, eshte "fryti" i vetem qe politika shterpe shqiptare mund tu shesi shqiptareve si arritje. Me shume se nje arritje ne vetvete, kjo eshte nje justifikim perpara shqiptareve i klases politike qe gjoja po integron Shqiperine ne Europe.

    Integrimi i Shqiperise ne Europe ka 4 komponente: gjeografik, politik, ekonomik, shoqeror. Shqiperia eshte zemer e Europes gjeografikisht. Politikisht gjithashtu Shqiperia u integruar ne vitin 1995 me pranimin ne Keshillin e Europes. Mareveshja ne fjale e asocimit ben pjese ne integrimin ekonomik ne BE te Shqiperise.

    Egziston nje mungese e thelle informacioni dhe informomi i opinionit publik shqiptar se cfare do te sjelli ne vetvete asocimi ne BE. Deri me sot, politikanet e qeveritaret ua kane shitur shqiptareve asocimin si bekimin e te madhit Zot. Hallet e Shqiperise as nuk kane per tu lehtesuar dhe as kane per te mbaruar me asocimin ne BE, perkundrazi do te shtohen. Kjo per arsyen e thjeshte se nuk behet fjale se BE nuk e pranon Shqiperine pa te drejte, por se Shqiperia nuk i ploteson kushtet e BE.

    Ne menyre qe komponenti i trete ekonomik ti sjelli ekonomise shqiptare dozen aq te nevojshme te serumit, duhet qe me pare kapilaret dhe arteriet e administrates shteterore te jene pastruar nga virusi me emrin korrupsion. Investimet Shqiperise asnjehere nuk i kane munguar nga BE edhe tani qe nuk ka lidhur mareveshje, por ato investime jane vjedhur e shperdoruar nga pushtetaret, te njejtet pushtetare qe sot kane sy e faqe te dalin perpara Europes te kerkojne asocim. Thjeshte mungon besimi midis institucioneve europiane dhe administrates shqiptare per faj te kesaj te fundit. Kjo e ka mbajtur Shqiperine larg Europes.

    Persa i perket integrimit shoqeror te shqiptareve ne Europe, do te duhen te pakten 3 dekada ne menyre qe te dekompozojme mentalitetin e mbjelle komunist per 50 vjet, dhe mbi plehun e krijuar te riten filizat e reja te nje shoqerie ne riperteritje.

    Shqiperia tani me shume se kurre ka nevoje per reforme te plote institucionale, pasi vetem kur te pastrohen institucionet nga inkopetentet dhe te korruptuarit, atehere do te respektohet ligji dhe rikthehet besimi i shqiptareve. Rikthimi i besimit te shqiptareve tek autoriteti i ligjit dhe institucioneve do te thote qe ata do te shpenzojne me shume kohe te punojne, dhe me pak kohe te presin cekun e bardhe nga Europa.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e bleko
    Antarsuar
    11-08-2002
    Postime
    16
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    "BEATI PAUPERUS SPIRITU"

    mos ki frike se nuk i propozon njeri shqiperise te futet ne bashkimin evropian!
    kjo puna tende eshte si ajo shprehja:"Peshku ne det e tigani ne zjarr".
    buke, kripe e zemer.

  11. #11
    Radio Shoqeria DJ Maska e Piloti
    Antarsuar
    08-09-2002
    Vendndodhja
    Radio Shoqeria
    Mosha
    36
    Postime
    262
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    LOL
    Ne e enderrojme te futemi ne evrope dhe ti na thua mos te futemi hajde mendje hajde :P
    Mire mer cun rri jashte evrope ti se dhe ne ketej ne UK jemi jashte evrope por ne jemi nje cike me mire me gjendje ekonomike prandaj rrime ajshte evrope

  12. #12
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Antarsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    39
    Postime
    611
    Faleminderit
    0
    2 falenderime n 2 postime
    Ndoqa gjate nje emision te posacem per kete problem,ne te cilin thuhej,se vendet kandidate per hyrjen ne BE jane ndare ne grupe dhe jane:

    1-Sllovenia(qe pothuajse do te futet)

    2-Turqia(qe tani per tani ka disa probleme politike,ne lidhje me te drejtat e njeriut e te minoriteteve)

    3-Bullgaria e Rumania(qe kane nisur negociatat,per hyrjen rreth vitit 2007)

    4-Kroaci,Bosnje,Shqiperia e Maqedonia(Nga keta Shqiperia eshte me prapa,pasi nuk ploteson kushtet,si stabilitetin politik,pamvaresine e gjykatave,korrupsionin ne rend,ligjet ekonomike e te tregut te lire,ligjet e mbeshtetjes sociale,papunesine)
    Per Shqiperine kishin vendosur edhe nje si pike te vecante,tregetine e lendeve narkotike ne Europe dhe e kishin cilesuar si "parcela e Europes".
    Plotesimet e ketyre pikave nga ana e Shqiperise,pretendohej,qe te realizoheshin rreth vitit 2010 dhe me pas hyrja ne BE.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Shn Albani
    Antarsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Tema qe pata hapur une mirrej me dicka tjeter. Ishte e karakterit spekulativ dhe nuk mirrej me te sotmen, por me vitet e ardhshme... I fshiva ato shkrime se nuk pershtaten me nismen qe ka ky topik tani.
    Per fuzionin e temave , as nuk jam konsultuar, as nuk jam informuar...as nuk dua te informohem PM.

  14. #14
    Desert Fox Maska e bayern
    Antarsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,029
    Faleminderit
    1
    9 falenderime n 9 postime
    ore ne skemi drita dum me hy ne be............nivel;i i jeteses eshte pojuajse totalisht cnjerezor ...pra eshte ne kundershtim me paktin e be....
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  15. #15
    xumparja
    Antarsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Mosha
    34
    Postime
    570
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Un them te futena ne G7.
    pse jo?
    do jemi vendi i vetem ballkanik ne G7!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  16. #16
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Antarsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    N ndrrim pr nj bot ideale
    Mosha
    38
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime

    Ne Qershor nje pergjigje per pjesen tjeter te vendeve ballkanike .

    Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi u beri thirrje dje ne Strasburg deputeteve te Parlamentit Europian qe te fillohet te mendohet qe tani rreth kufijve te ardhshem te Bashkimit Europian, aq me teper qe ne Kopenhagen u vendos edhe per zgjerimin e ardhshem te BE-se me 10 vende te reja. Duke iu referuar pikerisht rezultatateve te samitit te Kopenhagenit, Prodi pohoi te merkuren se debatet mbi kufijte e Europes jane ne fakt debate mbi identitetin e europianeve, prandaj ne kete debat duhet te perfshihen te gjithe banoret e kontinentit. Zyrtari i larte i BE-se iu referua me kete rast edhe presioneve qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane ushtruar mbi udheheqesit europiane per te pranuar ne gjirin e saj Turqine. "Kufijte e Europes duhet te percaktohen nga ne europianet, dhe nga askush tjeter. Ne do te marrim edhe mendimin e te tjereve, por nuk duhet te pranojme asnje nderhyrje ne kete drejtim" - u shpreh shefi i Komisionit Europian. Me pas, Prodi ka folur per krijimin e lidhjeve te veanta dhe te ngushta me fqinjet e ardhshem te BE-se, duke filluar nga Rusia deri ne vendet e Mesdheut jugor.

    Duke folur per vendet e Ballkanit perendimor, Prodi nenvizoi se vendet ballkanike i perkasin juridikisht dhe ligjerisht Bashkimit Europian. Shefi i Komisionit Europian madje deklaroi se ne samitin qe do te organizohet ne muajin qershor ne Selanik te Greqise, ne te cilin do te ftohen te marrin pjese edhe udheheqesit e vendeve te Europes Juglindore, do t'i jepet nje pergjigje konkrete dhe e sakte edhe letres qe kryetaret e shteteve ballkanike i derguan pjesetareve te samitit te Kopenhagenit, me ane te se ciles ata kerkonin qe edhe vendet e tyre te pranoheshin gjate ketij takimi si kandidate zyrtare per anetaresim ne Bashkimin Europian.

    Por si per te dashur te daraviste cdo keqkuptim ose entuziazem te parakohshem, Romano Prodi nenvizoi sot se rruga e ketyre vendeve drejt familjes se bashkuar europiane eshte ende e gjate.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit sht Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  17. #17
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Antarsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    N ndrrim pr nj bot ideale
    Mosha
    38
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime

    Deklarata e Ambasadorit Amerikan ne Tirane.

    Deklarata e meposhtme duhet te na problematizoje te gjithe ne, te gjithe shqiptaret e Shqiperise dhe sidomos shqiptaret e Diaspores. Imazhi qe eshte krijuar per vendin tone ne qarqet vendimmarrese perendimore eshte i shprehur qarte me poshte:

    Jeffrey: "Vonesat ne BE, se jeni muslimane"


    Ka pasur hezitime nga mjaft vende perendimore per te afruar Shqiperine apo Maqedonine, ose per te anetaresuar Turqine ne Bashkimin Europian, sepse keto vende shihen me rezerva pasi jane muslimane". Kete deklarate ka artikuluar dy dite me pare ambasadori amerikan, James Jeffrey ne mbledhjen e komisionit te Jashtem parlamentar. Ambasadori Jeffrey ka pranuar se nje pjese e vendeve te BE-se kane rezerva ndaj Shqiperise, sepse ky eshte nje vend, kryesisht i besimit islam, dhe mendohet se ne momente te caktuara ka mbeshtetur terrorizmin. Por, Jeffrey ka shtuar se SHBA-te kane nje vizion krejt tjeter per Ballkanin dhe per keto vende qe jane muslimane. "Ekzistojne qarqe europiane, te cilet kane shfaqur rezerva edhe per anetaresimin e Turqise ne BE, por SHBA-te kane nje vizion tjeter sepse Turqia megjithese muslimane ka deshmuar se ka nje vokacion perendimor dhe kete e ka deshmuar edhe gjate luftes se NATO-s ne Kosove", ka thene Jeffrey.

    Pasi kane degjuar fjalen e ambasadorit amerikan, anetaret e komisionit te Jashtem parlamentar i jane ankuar atij per faktin se nje pjese e vendeve te BE-se, kerkojne te mbajne larg vetes disa vende te Ballkanit perendimor me arsyetimin se "keto jane vende muslimane, mund te jene vatra te terrorizmit dhe perbejne rrezik per Europen dhe perendimin". Ne samitin e fundit te BE-se ne Kopenhagen te Danimarkes, disa parlamentare te vendeve te ndryshme kerkuan qe me vende te tilla ku popullsia eshte kryesisht muslimane si Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina por edhe Maqedonia, te behet kujdes pasi ato kane qene vazhdimisht te dyshuara si mbeshtetese te organizatave terroriste. Deputeti i PDr-se ne komisionin e Jashtem, Qazim Tepshi ka reaguar menjehere pas deklaratave te Kopenhagenit. Ai kerkuar ndihmen e SHBA-ve qe nje koncept i tille te mos ekzistoje me ne qarqet europerendimore. Nga ana e tij, James Jeffrey e ka mbeshtetur reagimin e deputeteve te opozites ne komisionin e Jashtem. Ai ka deklaruar se i gjithe Ballkani duhet te integrohet ne strukturat euroatlantike ne nje proces qe do te shkoje shkalle-shkalle gjate viteve te ardhshme. Ambasadori Jeffrey e ka mbeshtetur reagimin e deputeteve dhe eshte shprehur kunder deklarimeve te tilla qe e ndajne popullsine per nga religjioni. Sipas tij, Bashkimi Europian duhet te beje kujdes edhe me Turqine, dhe nese ajo tregon se po ben hapa konkrete ne drejtim te reformave dhe permiresimit te standartit te te drejtave te njeriut, ky vend duhet te jete pjese e Europes se Bashkuar. "Ne kemi mbeshtetur fuqimisht Turqine dhe kjo ka rezultuar jo pa sukses. Ky vend po deshmon se po perpiqet te respektoje standartin e te drejtave te njeriut, te zgjidhe ceshtjen e kurdeve dhe te Qipros. Ne vitin 2004 Turqia do te filloje zyrtarisht bisedimet per anetaresim te plote ne Bashkimin Europian", ka deklaruar ambasadori Jeffrey.


    19/12/2002
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit sht Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  18. #18
    i/e larguar
    Antarsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime

    nje opinion

    Per mendimin tim Shqiperia mund ti "djege" etapat e procesit te pranimit si anetare me te drejta te plote ne BE. Pra koha e nevojshme per te arritur nje objektiv te tille te rendesise maksimale per vendin dhe popullin tone mund te jete shume me e shkurter sesa c'duket.

    Problemi kyc vazhdon te jete vullneti efektiv politik i insitucioneve perfaqesuese te demokracise Shqiptare. Mendoj se eshte naive te mendosh sot se kancelerite e diplomacise se vendeve te BE-se mund te te vleresojne ne baze te deklaratave qe leshon. Pra zedhenesit e vullnetit popullor Shqiptar duhet te deshmojne edhe, e mbi te gjitha, me vepra, deshiren e mire per tu integruar ne BE.

    Disa nga levizjet themelore strategjike te diktuara nga realitetit i sotem ne fushen e traktativave mendoj se jane:

    1. Distancimi i institucioneve shteterore, pra i Shqiperise zyrtare nga "lidhjet" me boten islamike.

    Kjo sepse debati i lidhur me pranimin ne BE te vendeve me identitet kulturor e fetar te ndryshem nga ai dominues ne Europe, sapo ka filluar dhe premton te jete i gjate e shume i ashper. Shqiperia paraqet ne vetvete shume minuse e nuk ka nevoje per elemente negative plus, si imazhi i pavertete i nje vendi islamik ne dyert e Europes.

    2. Riciklimi i lidershipit te klases politike.

    Institucionet Europiane kane antipati ( shpeshhere te shprehur hapur ) per dy lideret kryesore politike Shqiptare, Nano dhe Berisha. Te huajt nuk jane syleshe dhe i njohin mire ( ndoshta edhe me mire se ne ) "bemat" e dy "udheheqesve" tane. Perfaqesimi nga lidere pa kredibilitet i ul ndjeshem shanset per integrim ne BE.

  19. #19
    Shpirt i Lir
    Antarsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime n 11 postime
    1. Distancimi i institucioneve shteterore, pra i Shqiperise zyrtare nga "lidhjet" me boten islamike.
    2. Riciklimi i lidershipit te klases politike.
    1. Mendoj se kjo eshte e lehte pare qe "politikanet" tane i meshojne gjithnje deklaratave te tilla mbi "tolerancen fetare" te shqiptareve, mirekuptimit mes tre besimeve ne Shqiperi, etj, etj.

    2. Me "konsensusin" Berisha-Nano qe jam e bindur qe do i kete rrenjet ne direktivat qe kane leshuar ata nga Brukseli, mendoj se politikanet shqiptare i dhane nje prove BE qe i lane menjane divergjecat e akuzat e ketyre 10 vjeteve e po e fusin vendin ne nje periudhe tjeter te debatit politik -- sipas porosive te BE.

    Tjeter gje nese ky "konsensus" shume shqiptareve u duket qesharak e sikur po perpiqen me i hedh hi syve.........

    Nuk jane vetem keto 2 pikat kryesore mendoj une per t'i hapur driten jeshile Shqiperise per t'u futur ne BE.

  20. #20
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Antarsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    N ndrrim pr nj bot ideale
    Mosha
    38
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime

    Greqia do mbledhi ne Qershor vendet ballkanike ne Samitin Europian te Selanikut.

    Samiti i Kopenhagenit shenoi edhe fundin e kryesimit te Bashkimit Europian nga Danimarka. Dhe sic eshte zakon stafeta e kryesimit te BE-se i kalon sipas nje renditjeje te vendosur qe me pare nje vendi tjeter anetar i familjes se bashkuar europiane. Kesaj rradhe stafeta kalon nga veriu i Europes ne jug te tij. Pasi do te jete Greqia tani qe nga 1 janari dhe deri me 30 qershor te vitit te ardhshem do te udheheqe punimet e Bashkimit Europian. Dhe duke qene vendi i vetem ballkanik ne gjirin e 15-shes dhe njekohesisht aktor teper dinamik ne skenen ballkanike gjate ketyre 2 shekujve te fundit, kuptohet qe Greqia do t'i kushtoje nje rendesi te vecante problemeve te ketij rajoni.

    Sinjalin e pare ne kete drejtim e dha ministri i jashtem i Greqise Papandreu duke paraqitur ne Bruksel programin e presidences greke te BE-se per 6 - mujorin e ardhshem. Nder te tjera ai pohoi se Greqia ka ndermend te organizoje nje samit te posacem qershorin e ardhshem ne Selanik te Greqise, ne te cilin do te ftoje edhe udheheqesit e vendeve ballkanike. Papandreu foli pastaj per rendesine qe ka venia ne jete e marreveshjeve te asocim - stabilitetit nga vendet e Europes Juglindore si dhe per reformat e brendshme qe ato duhet te ndermarrin per te permbushur kriteret e kesaj marreveshjeje. Por shefi diplomacise greke nenvizoi po ashtu se udheheqesit e vendeve ballkanike duhet te jene te ndjeshem ndaj atyre dukurive qe nga Ballkani po derdhen tani drejt vendeve te 15-shes sic jane kontrabanda dhe trafiqet e gjithfarllojshme, droga, prostitucioni, banditizmi, emigracioni i paligjshem etj. etj. Ai la te kuptohet se pa dhenien fund te ketyre plageve as qe mund te behet fjale per nje anetaresim te shpejte te vendeve te Europes juglindore ne BE. Edhe Papandreu si perfaqesuesit e tjere te larte te BE-se perseriti se secili nga vendet e Ballkanit Perendimor do te gjykohet dhe vleresohet sipas meritave personale, prandaj edhe afrimi i ketyre vendeve me BE-ne do te behet ne baza individuale.

    Kryesimi i Bashkimit Europian nga Greqia ngjan ne nje kohe kur Europa po perpiqet te rimarre rolin e saj udheheqes ne Ballkan. Trupat e saj te Reagimit te Shpejte pritet te zevendesojne kete pranvere ato te NATO-s ne Maqedoni, po ashtu europianet duan te zevendesojne ede forcat e KFOR-it ne Bosnje me policine e tyre.

    Dhe ashtu edhe sic pritej duket se Greqia do te perfitoje nga kryesimi i Bashkimit Europian, per te ngritur dhe trajtuar disa probleme te tjera delikate ne Ballkan, te cilat jane shume te njohura dhe te ndjeshme edhe per te, sic eshte psh ceshtja e Kosoves. Papandreu e beri te qarte se ne rast se do te krijohen kushtet Greqia nuk do te ngurroje te veje ne rend te dites edhe shqyrtimin e ceshtjes se statusit te Kosoves.

    Megjithese nuk u deklarua zyrtarisht, pritet qe gjate 6-mujorit te pare te vitit te ardhshem Greqia te punoje me ngulm ne forcimin e lidhjeve ndermjet Jugosllavise dhe Bashkimit Europian, qe kane njohur keto kohet e fundit nje statu - quo si pasoje e paqendrueshmerise ne politiken e brendshme te Beogradit.

    Nderkohe qe nuk dihet ende nese Greqia do te potencoje ceshtjen e pakices greke ne Shqiperi dhe nese ajo do te zgjidhe gjate ketij 6-mujori edhe kundershtite qe ka edhe me Maqedonine persa i takon emrit te kesaj te fundit.

    Gjate historise se ketyre dhjetvjecareve te fundit Greqia ka qene teper e perfshire ne politiken ballkanike saqe dhe marredheniet e saj me fqinjet ballkanike kane qene shpesh here po aq kontradiktore dhe te nderlikuara, sa eshte i ngaterruar vete Ballkani. Prandaj edhe kryesimi i BE-se nga Greqia sa mund te ndihmoje ne zgjidhjen racionale te problemeve te trasheguara, aq edhe mund t'i veshtiresoje ato edhe me shume, aq me shume kur dihet se politika greke ka qene objekt dhe subjekt me peshe ne historine e gjate te Ballkanit.

    Bruksel
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit sht Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 1 prej 36 12311 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipria
    Nga Albin n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarsimit t Kosovs
    Nga AsgjSikurDielli n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Njqindvjetori i lindjes s Enver Hoxhs - a dim t shkruajm pa emocione?
    Nga projekti21_dk n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pr gjithka, por jo pr Fazlli
    Nga njemik n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 09:44
  5. Janullatos: Nuk ka prparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •