Close
Faqja 3 prej 36 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 708
  1. #41
    anëtar i RASTËSISHËM... Maska e besjon
    Anëtarësuar
    29-06-2002
    Vendndodhja
    Bruksel, Belgjikë
    Postime
    40
    O vllazën Shqiptarë!!! Po si more kini kaq dëshirë që Shqipëria të futet në BE??? Për mendimin tim kjo do të ishte fundi i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për t'y bashkuar në një shtet të vetëm!!! Dhe kryesisht ne do të PËSHTYNIM në gjakun e derdhun nga të parët tanë për me pa tokën e Arbnit të bashkueme nji herë e përgjithmonë!!! Dhe kam shumë qef me ju than se futja e Shqypnis në BE ka vetëm nji qëllim ekonomik, pra për zhvillim; po sa për zhvillim nuk duhet me pa për nga Evropa se nqs na pranojne, dhe nqs nji ditë bëhemi më të vërtetë anëtarë me drejta të plota në BE do të ishte nga vitet 2020 ose 2030, diçka e tillë... Dhe ditën kur do të ishim anëtarë do të ishte dita e parë e shfrytëzimit të pasurive natyrore shqiptare nga "investuesit" evropianë që janë vetëm vampirë që duan të thithin pasuri... Dhe pasuri n'shqipëri ka me shumicë! Norvegjia është nji nga shtetet më të fuqishme në Evrope dhe si për çudi nuk është anëtare ne BE... PSE??? sepse norvegjia është një nga shtetet më të fuqishme përsa i përket prodhimeve dhe zotërimeve detare në botë! Përse vicra nuk futet në BE? Pasi ata e kanë një pasuri shumë më të lartë se anëtarët e tjerë të bashkimit. Pra ne shqiptarët, duhet vetëm të gjejmë çelësin që na lejon të arrijmë stabilitetin tonë ( dhe çelësi është kollaj: RREGULL, QEVERI INTELEKTUALËSH DHE ATDHEDASHËS, SHKOLLIM PËR TË RINJTË SHQIPTARË!!! ) Nqs një ditë arrijmë t'i plotësojmë këto kushte, atëhere i themi Evropës "ik kris by... se veç sherrim ta kena pa"...
    Me respekt, besjoni, bruksel
    brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Ajde ajde........................
    O besjon i mendon keto q e shkruan , apo ti dikton ndokush ........po po . Dhe imagjino ketu ne furum futen ''inteligjenca'' e rinise shqiptare, { ne eshte kjo kultura dhe horizonti i inteligjences , i injorances kush eshte pastaje ...} imagjinoni ca mendime do kete ajo pejse e rinise qe s'eshte kaq e arsimuar ............. Ugande Ugante
    E shikoj une ndonje dite do e merrni shqiperine e do bashkoheni me Afriken .......................
    :T

  3. #43
    anëtar i RASTËSISHËM... Maska e besjon
    Anëtarësuar
    29-06-2002
    Vendndodhja
    Bruksel, Belgjikë
    Postime
    40
    Te faleminderit shume per ate mendimin tend ore vlla por une nuk po e kuptoj shume mire kuptimin e te gjithe mendimit tend... Më fl he
    brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Te gjithe shtetet e europes si destinacion final kane hyrjen ne BE.
    Per ne eshte akoma heret.Situacioni jone politik-ekonomik nuk na lejon as qe ti afrohemi kushteve per te bere pjese.
    po he o sy se na i hengre gjalle kto antaret me verejtjet e tua(shume te drejta).
    gjithe te mirat
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #45
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shqipëria,së pari tani do të bashkohet me Dardaninë e pastaj për punën e BE, patjetër që do të futet edhe aty sepse e duan në rradhë të parë vet BE, që do të ketë gjithë territorin europian brenda kësaj organizate e pastaj edhe ne, sepse edhe ne vet jemi një komb europian dhe poashtu kemi interesa në integrime europiane. Mendoj se BE sa më shpejt duhet që të bëj bashkimin e Dardanisë me Shqipërinë dhe në të njëjtën kohë të bëjnë më shumë investime edhe në rajonin tonë jo vetëm tek ne dhe më 2007 ti pranoj edhe gjithë vendet tjera europiane që ende nuk janë në BE.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Une them qe keshtu sic jemi te gjithe bashke te bejme nje kerkese BE qe pasi te na bashkojne me Dardanine , te nxjerri hartat e vjetra dhe te rivendosin kufijte e Shqiperise aty ku ishin kufijte e Ilirise . Nese kjo kerkesa jone nuk permbushet , duhet ti bejme te qarte Europes ,se nuk do pranojme ne asnje menyre {sado qe te na luten } te perfshihemi ne bashkimin Europian.
    Nese ne mund te kemi disa humbje nga mundesia e nje prespektive te tille , per BE pasojat do jene katastrofike . Le ti ven gishtin kokes para s e te arrin vendimet perfundimtare . Dhe jo vetem kaq por duhet ti percaktojme me Ultimatume qe ky bashkim duhet te perfundoje deri ne pranveren e viti 2707 po po mos u cuditni , ne i plotesojme te gjitha kriteret le te na plotesoje dhe BE keresat qe kemi . Data e fundit eshte 2707
    Nese Europa nuk e ka kuptuar rendesine e Shqiperise e kane kuptuar vendet Afrikane .................. Nje inkuadrim i Shqiperise me shtetet e Bashkuara te Afrikes eleminohet nje gabim te madhe historik , rykthimin e Shqiperise prane vendeve Afrikane . Vende ku historikish dhe gjeografikisht i perket te jete , por per fat te keq , dhe nga disa gabime fatale te politikes Europiane , ky popull afrikane u gjend gabimisht ne Europe !
    Nje bashkim i tille do ishte nje stacion per historine njerezore , duke u tregar njerezve anembane botes qe me perpejkje dhe me romantizmin patriotik nje vend sado i vogel qofte ,sado i kulturuar a analfabet qofte , mund te kthehet dhe mbrapa ne Mesjeten e Lavdishme !

    Rofte Kina ..................

    leci pres ta menshkruash dhe ti kete manifest :P
    Qesh ti qesh ..........po ne Afrike ka disko si ne shqiperi mo lenco ?
    :T

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    O sy mos mi mer me fjalet nga goja.
    Kur Shqiperia te bashkohet me AFRIKEN atehere do ta kuptoj BE gabimin qe ka bere.Por do jete shume vone.Mjaft po tallen me ne.
    asnjeri nuk na don perveç vellezerve tane afrikane.Nuk duhet te humbim me kohe.Duhet te bashkohemi me Afriken shpirterisht,ekonomikisht dhe pse jo edhe fisikisht.
    Rroft Afrika e lire
    Posht BE.
    si teme shume interesante propozoj qe te hapin nje debat.
    KU E DONI SHQIPERINE;AFRIKA ose BE?
    po si spaska disko mo sy...
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    hahahahahah o nene o nene , vdiqa fare , 3 her e lexova kete mesazh dhe vetem qesh. hahahahah
    Rofte Populli Afrikan hahahah
    :T

  9. #49
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Shqipëria të raportojë për minoritetet, ndryshe jashtë BE-së

    Europarlamentarët grekë këmbëngulin në problemin e minoriteteve. Reagon Brukseli, duke i dhënë ultimatum Tiranës zyrtare



    Greqia ushtron presion në BE që Shqipëria të regjistrojë minoritetin grek dhe të plotësojë të drejtat e tyre

    Altin Metaj, Athinë
    Brenda vitit 2003 Shqipëria duhet të dorëzojë një raport të saktë për përmasat e minoriteteve që jetojnë brenda territorit të saj. Në qoftë se nuk e bën një gjë të tillë, atëherë do të ketë pasoja në nënshkrimin e Marrëveshjes së Integrim -Asociimit me BE. Një nga kushtet që i është vënë Shqipërisë për të firmosur Marrëveshjen e Asociimit për në BE, mesa duket është edhe respektimi i të drejtave të minoritetit, kryesisht atij grek, në Shqipëri. Deputetë në Parlamentin grek e kanë ngritur problemin në fjalë në një interpelancë me ministrin e Jashtëm grek Papandreu, në fund të muajit qershor. Në fillim të korrikut, janë sërisht eurodeputetët grekë, të cilët e shtrojnë problemin në Parlamentin Europian, duke vënë një sërë pyetjesh. Në përgjigje të këtyre pyetjeve, i ngarkuari me Politikat Rajonale, Mishel Barnie, tha se në qoftë se Shqipëria deri në fund të vitit nuk ka bërë një raport të qartë për të gjithë minoritetet që jetojnë aty, do të ketë probleme në nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në.
    Papandreu: Për minoritetet, Shqipëria ka punë me BE
    Interpelanca e kërkuar nga disa deputetë të PASOK-ut kishte të bënte me të gjitha problemet që sipas tyre, kanë pakicat greke në Shqipëri. Gjatë përgjigjes së tij, Papandreu theksoi se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, është baza për marrëdhënie të mira, jo vetëm ndërmjet dy vendeve, por edhe më gjerë, ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Në këtë drejtim, - shtoi ai - Shqipëria ka marrë angazhime serioze, të cilat në qoftë se nuk do t’i mbajë do të vihet në dyshim gatishmëria e saj për të firmosur Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE.
    Pyetjet, të cilat më shumë janë kërkesa, të cilat iu dhanë për përgjigje ministrit të Jashtëm grek nga deputetët grekë të PASOKU-t janë të njëjta me ato që organizata “Omonia” i ka dorëzuar qeverisë shqiptare: si regjistrimi i minoritetit grek, zgjerimi i mësimit të gjuhës greke, përdorimi i greqishtes si gjuhë zyrtare në zyrat shtetërore, përdorimi i tabelave në greqisht ku jeton minoriteti grek etj.
    Në lidhje me pyetjet e mësipërme ministri i Jashtëm grek, Papandreu tha se “Qeveria greke i jep rëndësi të madhe vërtetimit dhe respektimit të të drejtave të minoritetit në Shqipëri. Një gjë të tillë e vërteton edhe nënshkrimi me Shqipërinë i marrëveshjes së Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë më 1996”. “Gjithashtu, meqë m’u dha rasti, dua të theksoj edhe një herë se çështja e respektimit të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, dhe në veçanti atij grek, i kalon kufijtë e marrëdhënieve dypalëshe dhe në një rreth më të gjërë përcakton marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në. Në këtë kuadër, Shqipëria ka marrë përsipër, jo vetëm përballë Greqisë por edhe BE-së, respektimin e të drejtave të minoriteteve që jetojnë brenda kufijve të saj, ku patjetër përfshihet edhe ai grek.
    Gjithashtu gjatë takimit të Trojkës me Shqipërinë në Tiranë më 13 janar 2003, përcaktova qartë, në emër të Presidencës greke në BE, që ecuria për nënshkrimin e marrëveshjes së Asociimit-Stabilizimit do të varet midis të tjerash edhe nga mundësia për t’iu përgjigjur plotësisht detyrimeve të saj të pazgjidhura”.
    Kërkesat e grekëve
    • Regjistrimi i popullsisë, gjatë të cilit të përmbahen pyetje, të cilat kanë të bëjnë me kombësinë dhe besimin fetar. Në këtë mënyrë, do të mund të dalë numri i saktë i komunitetit grek dhe atij ortodoks në Shqipëri.
    • Zgjerimi i mësimit të gjuhës greke në zonat ku jeton minoriteti grek.
    • Përdorimi i greqishtes si gjuhë zyrtare në zyrat shtetërore si dhe të jenë në greqisht të gjitha tabelat në zonat ku banon minoriteti.
    • Pjesëmarrje e barabartë edhe e minoritetit në aparatin shtetëror
    • Përcaktimi i saktë i kufijve të zonave ku jeton minoriteti
    • Të pranohet që Himara është zonë minoritare, ashtu siç është konstatuar nga dëshira e lirë e banorëve të saj.
    Bruksel, 3 korrik 2003
    Presioni: Raporti deri në fund të 2003
    Deri në fund të 2003 Shqipëria duhet t’i dorëzojë Komisionit Evropian, të dhëna të sakta për përmasat e minoriteteve që jetojnë brenda territorit të saj, përndryshe do të ketë pasoja jo vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes së Asociimit, por edhe në të ardhmen për t’u bërë anëtare e BE-së. Këtë tha i ngarkuari me Politikat Rajonale, komisioneri Mishel Barnie, gjatë një deklarate që daton më 3 korrik, në përgjigje të një sërë pyetjesh të dy eurodeputetëve grekë. Sipas agjencisë greke të lajmeve MPA, të dy deputetët europarlamentarë grekë në pyetjet e tyre nënvizonin se “sipas denoncimeve nga përfaqësues të minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut dhe deputetit të Parlamentit shqiptar, zotit Karamelo në Konferencën për shtyp dhënë në Parlamentin Evropian, fondet e programit të përbashkët Interreg II, u përdorën në masën 30% ndërsa Interreg III A (2000-2006) nuk ka filluar të zbatohet”. Të dy deputetët gjithashtu kërkuan nga Komisioni Evropian që të informohen nëse informacioni i mësipërm është i saktë ose jo, dhe pse kjo vonesë në zbatimin e këtyre programeve. Nga ana tjetër ata kërkuan të dinin se çfarë masash mendon të marrë Komisioni, në mënyrë që regjistrimi i popullsisë të bëhet sipas dokumenteve dhe rregullave të BE-së “në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë, jo vetëm të madhësisë së minoritetit grek, por edhe të minoriteteve të tjera”.
    Në përgjigjen e tij, Barnie tha se që nga 1991, Shqipëria përfitoi fonde nëpërmjet programeve FARE dhe CARDS si dhe nga programe të tjera dhe është e vërtetë që ka një ngadalësim për përfundimin e tyre. “Programi Interreg III filloi në dhjetor të 2002 dhe do të vazhdojë deri në 2008”,- tha ai duke shtuar se “Shqipëria në kuadrin e nënshkrimit me BE të Marrëveshjes së Asociimit, e ka të qartë se duhet të dorëzojë në Komisionin Evropian të dhëna të sakta për madhësinë e minoriteteve, deri në fund të 2003”.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #50
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Problemi kryesor i Shqipërisë në muajt e fundit të vitit 2002 është sigurimi i energjisë elektrike, ruajtja e pozitave të monedhës vendase, miratimi i buxhetit të vitit 2003 dhe i paketës fiskale. Qetësimi i politikës në gjysmën e dytë të këtij viti solli edhe rezultate pozitive në procesin e integrimit të vendit. Bashkimi Europian, në tetor të vitit 2002, vendosi që të hapë bisedimet me Shqipërinë për Marrëveshjen e Asocim-stabilizimit. Hapja zyrtare do bëhet në shkurt të vitit 2003. Situata politike po jep shenjat e një përplasjeje të re mes grupimeve brenda partisë që është në maxhorancë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Konfliktet e vjetra mes kryetarit të PS-së, Fatos Nano, dhe rivalit të tij, Ilir Meta, janë duke u rindezur, megjithëse ende jo hapur. Analistët parashikojnë që kjo situatë e re, kjo luftë e re ende e fshehtë, mund të shmanget ose të zbutet me ndryshime të ardhshme në kabinetin qeveritar. Koha e këtyre ndryshimeve thuhet se është janari i vitit 2003. Rënia e tensionit politik mes pozitës dhe opozitës ka sjellë një rritje të protestës qytetare për çështje ekonomike apo shqetësime të tjera që s’lidhen me politikën. Pothuaj përditë para selisë së qeverisë shqiptare, selisë së presidentit Alfred Moisiu, si dhe Parlamentit, ka protesta të ndryshme, nga qytetarë, minatorë, punonjës të ndërmarrjeve të ndryshme shtetërore dhe private që kërkojnë të drejtat e tyre. Ish-të bugosurit politikë duan shpërblim për vuajtjet e tyre ndërsa ish-pronarët kërkojnë miratimin e një ligji të ri. Ligji i kthimit dhe kompensimit të pronave është kthyer në një mollë sherri mes partive të vogla të krahut të djathtë dhe, nga ana tjetër, dy partitë e mëdha, PS dhe PD. Miratimi i një ligji të tillë do jetë një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian, pas hapjes së bisedimeve për Marrëveshjen e Asocim-stabilizimit. Brenda një kohe të shkurtër politika shqiptare la pas dore opsionin e ndryshimit të Kushtetutës apo vazhdimin e reformës që konsistonte në largimin e disa prej drejtuesve të institucioneve të rëndësishme si: Kontrolli i Shtetit, Gjykata Kushtetuese etj. Zgjedhja e kryetarit të ri të shërbimeve sekrete solli ndaljen e kësaj reforme. Qeveria ka pasur disa rezultate në luftën kundër trafiqeve. Prej kohësh mbi Adriatik nuk lundrojnë më skafët që çonin klandestinë në Itali. Po bëhen aksione të shpeshta kundër trafikimit të makinave të vjedhura në vendet perëndimore. Pavarësisht nga kjo, Shqipëria është ende në listat e vendeve nga kalojnë sasi të mëdha të drogës.


    1. Liria e shtypit

    Me propozim të institucioneve ndërkombëtare, Parlamenti Shqiptar miratoi një ligj për ngrirjen e të gjitha procedurave për operatorët televizivë. Për 5 muaj rresht do të studiohet shpërndarja e valëve televizive dhe, në bazë të hartës së re, do të rregullohen edhe marrëdhëniet me televizionet private. Ky veprim synon largimin e ndikimit të politikës nga dhënia ose heqja e liçensave për operatorët. Qeveria shqiptare prej disa javësh ka nisur një kontroll të fortë mbi organet e shtypit, në lidhje me financat, me zbatimin e ligjit për punësimin. Në disa raste ky kontroll u kthye në mjet presioni mbi ndonjë gazetë që nuk e miraton linjën qeveritare. Burime pranë qeverisë shqiptare gjithmonë e më shumë janë duke hedhur idenë se një pjesë e shtypit në Shqipëri financohet nga burime të dyshimta, por deri më tani nuk është shpallur asnjë TV apo gazetë, zyrtarisht si e tillë. Shtypi është i ndarë sipas klaneve brenda partisë më të madhe në pushtet, e cila arrin të ndikojë fuqimisht te pjesa dërrmuese e medias. Shkak për këtë është vartësia ekonomike dhe ndërthurja e interesave të medias me politikën.

    Vleresimi 5

    2. Roli i opozites


    Partia më e madhe në vend i ka ulur ndjeshëm tonet ndaj qeverisjes së socialistëve. Analistët thonë se kjo është pasojë e marrëveshjes mes kryeministrit dhe kryetar i Partisë Socialiste Shqiptare, Fatos Nano, dhe rivalit të tij, kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Sali Berisha. Dy armiqtë e vjetër po e dominojnë politikën. Opozita tashmë vjen nga disa parti të vogla të krahut të djathtë, të cilët nuk e miratojnë qëndrimin e dy partive të mëdha në lidhje me çështjen e pronave të sekuestruara pas vitit 1945 nga shteti komunist shqiptar i diktatorit Enver Hoxha. Në pozicionin e opozitës ka kaluar edhe një parti e majtë, Partia Socialdemokrate Shqiptare, dikur aleate me socialistët. Dalja nga kabineti qeveritar dhe akuzat e bëra ndaj tyre e pozicionuan këtë parti qartë në opozitë. Efektet e marrëveshjes mes kryetarit të opozitës dhe kryeministrit aktual ndihen edhe në zgjedhjet e parakohshme në Zonën 52 të qytetit të Elbanasit. Largimi i deputetit të opozitës për të punuar si diplomat në SHBA, solli përplasjen e dy kandidatëve. Një ministre e kabinetit qeveritar, e mbështetur nga kryeministri dhe një botues gazete, kandiduar nga opozita, por që, jo publikisht, ka edhe mbështetjen e zëvendëskryrministrit Ilir Meta.

    Vleresimi 7

    3. Aderimi në Konventat Ndërkombëtare

    Marrja e vendimit për hapjen e bisedimeve mbi Marrëveshjen e Asocim-stabilizimit me BE-në u quajt sukses nga ana e qeverisë shqiptare. Kris Paten, komisioneri i BE-së, dha njoftimin në Tiranë, se situata politike shqiptare kishte ndihmuar në hapjen e bisedimeve, tani duhet më shumë punë për të shkuar drejt nënshkrimit të marrëveshjes. Shqipëria është një pjesëtare aktive e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizimit, për shkak se ka kontribuar me trupa ushtarake në Afganistan. Parlamenti, prej kohësh, ka nisur një punë të madhe në miratimin e konventave ndërkombëtare, ku Shqipëria është bërë anëtare. I vemti problem duket se është përplasja e lindur mes SHBA-së dhe BE-së për Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Shqipëria është duke e ratifikuar Statutin e Romës, por, nga ana tjetër, i ka premtuar SHBA-së nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe.

    Vleresimi 5.5

    4. Ekonomia


    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, dha alarmin e rritjes së inflacionit. Ai kërkoi marrjen e masave për të penguar një tejkalim të normave të inflacionit në vend. Kjo rritje është pasojë e një krize të nisur muaj më parë, e nxitur nga mungesa e energjisë dhe tensioni politik. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare vazhdon të vuajë krizën e burimeve energjetike, si dhe amortizimin e rrjetit furnizues,i ndërtuar vite më parë nga shteti komunist. Situata financiare është në rënie, për shkak të uljes së të ardhurave nga doganat. Analistët flasin për rënie të importeve të regjistruara. Ky fakt është përmendur edhe nga zyrtarët e BE-së, që e cilësuan në rënie situatën financiare dhe dobësi në dogana. Privatizimet strategjike janë ndalur për shkak të situatës të pafavorshme në tregun botëror. Mosshitja e tyre është programuar edhe në buxhetin e shtetit. Prej dy vjetësh shteti shqiptar ka nisur procedurat për privatizimin e Bankës së Kursimeve, më e madhja në vend, Albtelekomit dhe INSIG-ut. Buxheti i ri ka të planifikuara vetëm investime për infrastrukturën e quajtur kombëtare dhe janë lënë jashtë investimet për zonat rurale. Sistemi bankar privat po rritet dhe ka nisur kreditimi i një pjese të ekonomisë, kryesisht për ndërtimet dhe shërbimet.

    Vleresimi 4

    5. Marëdhëniet me vendet që e kufizojnë


    Shqipëria cilësohet si një vend që luan një rol tepër pozitiv në rajon dhe që i shërben stabilitetit. Brenda pak muajsh kanë ndryshuar tërësisht marrëdhëniet me disa vende fqinje dhe kanë marrë një zhvillim pozitiv. Italia cilësohet si aleatja strategjike e Shqipërisë për integrimin, po ashtu edhe Greqia. Krijimi i qeverisë së re në Maqedoni i ka rregulluar së tepërmi marrëdhëniet dhe po punohet për vënien në zbatim të marrëveshjeve të mëparshme, si dhe po zgjidhen edhe incidentet e ndodhura në kufirin mes dy vendeve nga ushtria maqedonase. Marrëdhëniet me Malin e Zi edhe më parë kanë qenë shumë të mira. Me Jugosllavinë dhe me Serbinë ka nisur një erë e re bashkëpunimi. Vizita e zëvendëskryeministrit Meta në Beograd është cilësuar si historike nga zyrtarët e BE-së, të cilët e kanë vlerësuar së tepërmi. Kjo vizitë i dha menjëherë rezultatet. Mes Tiranës dhe Beogradit u rivendos linja ajrore nga kompania jugosllave JAT, ndërsa biznesmenë serbë dhe shqiptarë janë takuar për të rivendosur bashkëpunimin tepër të ngushtë mes dy vendeve, që ekzistonte vite më parë. Para vitit 1990, 60 për qind e vëllimit tregtar të SHqipërisë bëhej me ish-Jugosllavinë.

    Vleresimi 6.5


    6. Minoritetet


    Nën ndikimin e lobit grek, Shqipërisë i kërkohet shpesh që të ketë kujdes me minoritetet. Vizita e fundit e Nikolas Gejxh (Nikos Gatzojani - shef i lobit grek në SHBA) në Shqipëri hapi debatin për regjistrimin e popullsisë. Debati vjen sepse nga organizma greke pretendohet se në Shqipëri 30 për qind e popullsisë është me kombësi greke. Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm 1.7 për qind e popullsisë është minoritet dhe në këtë shumë janë: grekët, sllavët etj. Argument nga organizatat greke jepet përkatësia fetare ortodokse e një pjese të shqiptarëve. Aktualisht në zonat ku jeton minoriteti grek, popullsia është rralluar për shkak të shpërnguljes së banorëve në drejtim të qyteteve greke, për të gjetur kushte më të mira ekonomike. Më i përqendruar është minoriteti maqedonas në zonat e Prespës dhe ai malazez në Shkodër. Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë konflikte apo incidente për shkaqe kombësie. Më problem është trajtimi ndaj pakicës rome, e cila nuk ka asnjë shkollë në gjuhën e saj. Shqipëria ka të sankionuar në Kushtetutë të drejtat e monoriteteve, si dhe respekton konventat ndërkombëtare.

    Vleresimi 7

    7. Pavarësia e sistemit gjyqësor


    Gjykatat vazhdojnë të jenë të paragjykuara për shkak të dobësisë së tyre. Imazhi i tyre është dëmtuar rëndë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Në nivele politike merren angazhime për të zgjidhur çështjen e sistemit të drejtësisë. Një nga kritikat që i bëhet Shqipërisë, është zbatimi i dobët i ligjit. Ndërkohë në Parlament po thuhet hapur mundësia e ndryshimeve të drejtuesve të Gjykatave, si Gjykata Kushtetuese apo edhe nivele të tjera.

    Vleresimi 3

    8. Niveli i korrupsionit publik


    Niveli i korrupsionit është nga më të lartët në rajon dhe në Europë. Korrupsioni i administratës që, në shumicë është jo shumë profesionale dhe e keqpaguar, është problemi kryesor që vështirëson zhvillimin ekonomik. Korruptimi ka sjellë edhe krijimin e monopoleve në vend nga njerëz të lidhur me politikën. Muajt e fundit Prokuroria Shqiptare ka ngritur akuza ndaj zyrtarëve të lartë në banka, në ndërmarrje shtetërore, por edhe në nivele të larta. Akuzat janë për abuzime me fondet shtetërore.

    Vleresimi 3.5

    9. Tensioni ushtarak në vend


    Situata në vend është e qetë dhe pa probleme. Në disa raste banorët në zonat kufitare janë gjendur nën kërcënimin e ushtarëve maqedonas që ruajnë kufirin, ndërsa në veri të vendit ka pasur viktima prej minave të hedhura nga ish-ushtria federative gjatë kohës së luftës në Kosovë. Prej kohësh në vend janë zhdukur bandat që kërcënonin hapur nëpër rrugë. Shtensionimi i situatës në vendet fqinje, si Maqedonia, ka eliminuar rreqizet e fundit.

    Vleresimi 7


    Pergatiti "BalkanWeb"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Tonito Brigante
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    China
    Postime
    19
    O shoke mendimet e juaja nuk i lexova por lexova vetem titullin e temes.Me ane te kesaj teme une personalisht mendoj, qe Shqiperia te futet ne BE me keto Politikane qe kemi ne eshte dicka e pa shprese per popullin Shqiptar.
    The world is your's Chico with everything in it

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    NJE VDEKJE GREKE NGA NJE JETE SHQIPTARI


    Vetem nje iluzionist do ta besonte ate fabul te sajuar ne menyren me mediokre te mundshme, ne menyren me feminore te mundshme, po aq dhe ne menyren me te pacipe te mundshme: nje polic grek qellon ne ajer me nje plumb dhe ky i bie ne koke shqiptarit. Prove me te mire se kjo per fajin e policise greke nuk mund te gjendet. Me pas, u tha, gjithnje nga pala greke, se shqiptari i vrare me nje plumb ne koke, ishte nje kontrabandist. Duken krejt qarte perpjekjet groteske te policise greke per te fshehur nje krim. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte grek. Krimineli ka nje emer dhe ai nuk eshte vetem polici grek qe shkrepi pistoleten. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte nje emer i keq: Ksenofobi Greke. Te ishte ky nje rast i shkeputur, do te mundoheshim te gjithe te pershpirteshim perpara trupit te pajete te emigrantit fatkeq e te falnim fisnikerisht, sic e kemi per rrenje ne shqiptaret.

    Por, qe me ndryshimet e medha demokratike te hapjes, jemi perballur periodikisht me dhunen e strukturave policore e shteterore greke ndaj emigranteve shqiptare. Greket vazhdimisht kane menduar e vazhdojne te mendojne gabim, duke fantazuar me superioritetin e nje vendi perendimor, anetar te BE e NATO-s. Greket ne pjese te madhe te tyre, mendojne shume gabim, madje abuzojne, me faktin se kane "ca lefta" me shume se shqiptaret. Ata duhet te dine te lexojne mire historine, ate histori kur vete ata vinin bregdetit shqiptar per te punuar toka, per te mbjelle ullinj e ndertuar mure me gure. Dhe per te marre me vete ca leke per familjet e tyre. Tamam sic bejne sot shqiptaret. Histori qe perseritet, ose per tu treguar grekerve se teoria e Galileit eshte universale ne kohe e hapesire. Problemi eshte akoma me i thjeshte, nese policet greke nuk jane analfabete: kemi qene vertete nje vend i varfer, shume i varfer. Madje jemi akoma nder vendet e varfera, por duhet te shikoni mire ndryshimet ekonomike progresive ne vetem nje dekade demokraci.

    Atehere pse? Pse kaq urrejtje ndaj shqiptareve? Po politika shteterore?

    Sikur te ndodhte nje ngjarje e tille makabre ne Shqiperi, a mund te imagjinohet se si do te sillej shteti grek?! Cdo te ndodhte me kufirin, me emigrantet, me politikat apo marredheniet bilaterale nese nje polic shqiptar do te vriste me nje plumb ne koke nje shtetas grek me duar ne xhepa?! Ne s'kemi pse te heshtim per nje njeri qe na e kane derguar ne qiell ne menyren me te padrejte njerezore. A ju kujtohet se si reagoi politika greke kur u burgosen kater shtetas shqiptare me nenshtetesi greke ne vitin '93? Dhe behej fjale per kater nenshtetas qe kishin shkelur flagrantisht ligjin shqiptar, kishin kryer veprimtari antikombetare shqiptare dhe po ne menyren tipike kishin shkaktuar nje ngacmim etnik.

    Natyrisht evokimi jo gjithmone eshte i vyeshem. Por ne rastin e emigrantit te njome shqiptar, te vrare ne kufi nga policia kufitare greke, kemite bejme me nje mungese shpirti, me nje krim te shemtuar te cilin natyrshem mund ta quajme te pashembellt. Eshte dinjitoz reagimi i Komitetit grek te Helsinkit, por eshte cinik deklarimi zyrtar "per vrasjen e nje kontrabandisti". Ndergjegjia shteterore greke ne kete rast, ka perfituar nje ngjolle, nje zezim te cilin s'mund ta fshehe as prezenca europarlamentare e as perkedhelia europiane. Perballe kesaj vrasjeje shteterore gjithe greket dhe shtetaret e ketij vendi "ndiejne nje meditatio mortis kur duhet te ndienin nje meditatio vitae".

    - ------------------------ -
    Gazeta KOHA JONE
    E Shtune, 27 Shtator 2003

  13. #53
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    BE i vë në dukje Shqipërisë ngadalësimin e reformave

    TIRANË, Shqipëri -- BE lëshoi një deklaratë të premten (7 nëntor) ku thuhet se tempi i ulët i reformave në Shqipëri mund të rrezikojë nënshkrimin e një Marrëveshje të Stabilizimit dhe Asocimit, hapi i parë drejt anëtarësimit në BE. Qeverisë ju kërkua të "veprojë menjëherë në drejtim të shumë dobësive" që kishin dalë në pah gjatë dy ditëve të bisedimeve midis zyrtarëve të BE dhe qeverisë lokale. "Pa vëmendje të plotë ndaj reformave, nuk mund të jetë e mundur të zgjidhen me sukses problemet e rëndësishme përpara," paralajmëroi BE. I dërguari i Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, Reinhard Priebe shprehu shqetësime serioze rreth tempit të ulët të reformave, veçanërisht lidhur me luftën ndaj korrupsionit, zbatimit të ligjeve dhe funksionimit siç duhet të administratës. Shqipëria shpreson të nënshkruajë një marrëveshje asocimi në 2004.

    Në lajme të tjera, Komisioni Europian njoftoi të premten (7 nëntor) se kishte negociuar një marrëveshje ripranimi me Shqipërinë. Sipas saj Shqipëria bie dakord të pranojë kthimin e emigrantëve të saj të paligjshëm. Bisedimet për marrëveshje ripranimi po mbahen aktualisht me Turqinë.

    (AFP, Reuters, EUbusiness, A1 TV, EUobserver - 07/11/03)

  14. #54
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ishalla jo mo, se po u futem ne BE, shkoi pavarsia per lesh.
    Vetem vetvetja mund te na shpetoje, dhe ndoshta pak ndihme nga Amerika, sa per te na i mbajtur fqinjet duarlidhur dhe nja 10 vjet, se pastaj kur ta marrim pak veten, Ballkanin e dominojme vete, se trute e inisiativa si dhe trimeria nuk na mungojne.
    Thjesht duhemi ndergjgjesuar per aftesite tona.
    Pastaj, dhe vetem pastaj mund te bejme negociata me Evropen, por nga pozita te barabarta.
    Keshtu sic jemi perm omentin, do bisedonim nga pozita e nevojtarit, dhe natyrisht do reflektohej ne kushtet dhe cmimet qe do paguanim, jo ekonomike, por politike dhe sociale.

    Pastaj, aman se sa dolem nga Socializmi, prap ne socializem (BE) doni te shkojme ?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  15. #55
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134

    Thumbs up Integrim vetëm si komb i bashkuar!

    Integrimi i RSH-së në Bashkimin Evropian për mua nuk është ndonjë arritje e madhe, sepse une mendoj që populli shqiptar duhet të integrohet në BE, vetëm i bashkuar, përndryshe ky integrim do të ketë pasoja më vonë.

    Në rast, se shkaktrrohet BE atëherë populli shqiptar prap do të ngelet i ndarë, sikurse tani. Duhet të jemi më largëpamës, dhe të mos mendojm vetëm për nesër.

    Ju përshendes të gjithve!
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Ah Evropa K....Asnje here nuk na ka dashur dhe gjithmone na ka ushqyer me luge bosh.Ne vend te na ndihmoje per integrim na ka "ndihmuar " per tu bere baronet e krimeve , prostituta.
    Ata me deshire kurre nuk do na pranojne ne familjen europiane.

    Do me pelqente te ishim ne ate familje.Por kur nuk je i mirpritur me mire jashte saj se i poshteruar(si shume shqiptare neper vendet e Evropes)
    Per kohen e sotme do te ishte mire te bashkepunojme me mbare boten perendimore, dhe te crrenjosim krimin qe ka pushtuar shoqerine shqiptare dhe ta bejme Shqiperine dinjitoze dhe jo te zbatojme verberisht cdo gje qe kerkon Evropa edhe pse e dime qe nuk na pranojne.Pastaj koha le ta tregoje.Nese nje dite BE do na shohi si partnere dhe jo si armiq atehere le te behemi anetare te BE.Por kjo per ate qe kuptoj une(nuk jam politikane)i takon nje kohe te larget.
    :^lulja

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ne vashdim te mendimit te mesiperm, shife ca do beje belgjika. Nga njera ane i kerkojne shqiperise te luftoje kriminalitetin, te pakesojne varferine, te ndalojne emigracionin, te hapin tregjet per produktet bujqesore te super subvencionuara nga barkderrat evropiane, te heqe taksa me te cilat ndertohen rruge, nga ana tjeter skane lene kriminel pa u dhene azil politik. Ky eshteqendim me dy ftyra dhe sic na e kane pas me tefutme, ashtu dhe na e kane dhe tani. Lexojeni artikullin marre nga ballkan web:

    Zëvendësprokurori i Tiranës, Kosta Beluri, pohoi se nëse Altin Arapi, i dyshuari për vrasjen e Genci Sinës, (ish shofer i Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku), do të marrë strehim politik në Belgjikë, atëherë ai do të hetohet dhe gjykohet në mungesë në Shqipëri. "Nëse autoritetet belge vendosin t'i japin Altin Arapit strehim politik, që është një e drejtë e tyre dhe nuk marrin mendimin tonë, ai do të hetohet dhe gjykohet në mungesë në Shqipëri", pohoi prokurori Beluri. Zëvëndësprokurori i Tiranës, tha se, "në fund të hetimeve do të përcaktohet motivi i vrasjes së Genci Sinës, si dhe do të ngrihet dhe akuza ndaj Altin Arapit që hetohet si autor i vrasjes". Prokuroria e Përgjithshme, i ka dorëzuar autoriteteve belge dosjen e plotë hetimore të Altin Arapit. Ai ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për kryerjen e një sërë veprash penale në bashkëpunim dhe me persona të tjerë.

    Eueopeans buggers

  18. #58
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    ups ja dhe kjo teme shume interesante po gjithashtu dhe shume delikate.cfare mund te themi qe ne 2010 do hyjme ne europe apo ne 2015 ne kete rast per ne nuk ka shume rendesi data sepse te tere ne e dijme se nuk jemi te denje te pakten momentalisht te jemi pjese e BE,si mund te shpresojme kur ne 2004 ne shqiperine europiane viti i ri do te festohet pa drita ose me mire me orar te kufizuar ose akoma dhe me ujin kjo pune keto jane gjerat me elementare per nji shtet qe duhet ti ofroje popullsise si mund ta shkrijem ne talentin neper pikat e tjera qe ka vene BE dhe shume qarte dhe bukur i kane shpjeguar dhe shoket tane me lart,me vjen shume shume keq por nqs duam te jemi realist por rruga qe kemi marre nuk na con ne europe,kjo gje nuk dop te thote qe nuk duhet te jemi optimista perkundrazi duhet te na nxisi te luftojeme akoma me shume per realizimin e ketijqellimi kaq shume te rendesishem,por per mendimin tim qe te fillojme ne te shpresojme per realizimin e qellimit duhet ne rradhe te pare qe te ndryshoje i gjithe mentaliteti qe ekziston ne shqiperi gje qe e cila nuk eshte e mundur te ndryshoje as me nje dite as me dy as me nje vit as me dy ose tre duhen shume akoma atehere kur do te shikojme ndryshime ne mentalitetin shqiptar mund te shpresojme per realizimin e qellimit tone si mund te krahasohemi me kroacine ose me turqine uuuu na duhet kohe nqs duhet te jemi realista prandaj eshte e kote te shpresojme te vije BE ta rregulloje shqiperine te pastroje plerat neper rruge apo te rregulloje dritat,prandaj nqs ne nuk luftojme vete nuk kemi gje ne dore tere jeten do presim nga amerika dhe BE te vije te beje rruget ose te na thote cfare duhet te bejme.me kaq e byll tani se te flasesh per kete teme lidhur me realitetin shqiptar duhet te rrij nja dy muaj dhe nuk besoj se do nxjerr ndonje konkluzion.bye dhe le te shpresojme qe do te vijne dite me te bukura <me drita e uje> per Shqiperine tone
    .........................

  19. #59
    ABC Maska e bicjani
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    Para se te shprehim mendimet qe shqiperia te futet apo jone BE,megjithese kete nuk do e vendosim dot as une as juve dhe kete e vetja qe do mund ta beje eshte politika shqiptare.Mendoj qe ne rradhe te pareduhet te kujtojme historine,duke mos harruar qe historia eshte pasqra e te ardhmes.te kujtojme vendin e shqiperise ne historine evropiane,rrolin e shqiperisedhe qendrimin e evropes ndaj shqiperise.mendoj se historia do te tregojese nese duhet apo joqe shqiperia e futet ne BE:............................................... .........
    .................................................. ..............
    .................................................. .....................
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  20. #60
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Shqiperia eshte i vetmi vend te cilit i kerkohet te arrije nivelin
    e Evropes per tu pranuar, nderkohe qe shtete si Portugalia, Greqia
    etj u futen ne BE per te arrituar nivelin e Evropes!
    Nuk eshte rastesi qe kushte te tilla i vihen edhe Turqise.
    Per mendimin tim kjo eshte nje menyre hipokrite per te thene jo!

    Dhe nese nje dite na pranojne, duhet qe jugu i Shqiperise
    te jete shpalluar minoritet grek, Kosova te jete ribere pjese
    e Serbise (e cila filitet te pranohet ne BE para 2010-es),
    te jene njohur minoritete 200 000 arumune, 200-300 000 jevg,
    po aq serb, maqedona etj. Jemi si ai femija i dobet ku gjithe
    shoket i bien kokes, tallen e zbaviten me te. Keshtu jemi ne
    para Evropes e cila na ka lene nen patronazhin e Greqise dhe
    Italise se Jugut dynga "pararojat" demokracise Evropjane,
    "simbol" i zhvillimit dhe respektit ndaj te drejtave te njeriut.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 3 prej 36 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •