O vllazën Shqiptarë!!! Po si more kini kaq dëshirë që Shqipëria të futet në BE??? Për mendimin tim kjo do të ishte fundi i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për t'y bashkuar në një shtet të vetëm!!! Dhe kryesisht ne do të PËSHTYNIM në gjakun e derdhun nga të parët tanë për me pa tokën e Arbnit të bashkueme nji herë e përgjithmonë!!! Dhe kam shumë qef me ju than se futja e Shqypnis në BE ka vetëm nji qëllim ekonomik, pra për zhvillim; po sa për zhvillim nuk duhet me pa për nga Evropa se nqs na pranojne, dhe nqs nji ditë bëhemi më të vërtetë anëtarë me drejta të plota në BE do të ishte nga vitet 2020 ose 2030, diçka e tillë... Dhe ditën kur do të ishim anëtarë do të ishte dita e parë e shfrytëzimit të pasurive natyrore shqiptare nga "investuesit" evropianë që janë vetëm vampirë që duan të thithin pasuri... Dhe pasuri n'shqipëri ka me shumicë! Norvegjia është nji nga shtetet më të fuqishme në Evrope dhe si për çudi nuk është anëtare ne BE... PSE??? sepse norvegjia është një nga shtetet më të fuqishme përsa i përket prodhimeve dhe zotërimeve detare në botë! Përse vicra nuk futet në BE? Pasi ata e kanë një pasuri shumë më të lartë se anëtarët e tjerë të bashkimit. Pra ne shqiptarët, duhet vetëm të gjejmë çelësin që na lejon të arrijmë stabilitetin tonë ( dhe çelësi është kollaj: RREGULL, QEVERI INTELEKTUALËSH DHE ATDHEDASHËS, SHKOLLIM PËR TË RINJTË SHQIPTARË!!! ) Nqs një ditë arrijmë t'i plotësojmë këto kushte, atëhere i themi Evropës "ik kris by... se veç sherrim ta kena pa"...
Me respekt, besjoni, bruksel
Krijoni Kontakt