Close
Faqja 36 prej 36 FillimFillim ... 26343536
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 708 prej 708
  1. #701
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin
    shqiperia duhet te hyje ne BE, nuk mund te them si martire apo lavire, por si denoncuese e klanit te heshtur te ''ujqerve'' qe si gjithnje kerkojne pushtet, fara profetesh, allishverishe dhe te hane njerezit e tyre qe u pelqen shume.
    ne fakt Shqiperia ka hyre ne BE nepermjet rrugeve ilegale te klaneve te saj meqe nuk kishte asnje mik te vertete atje, por do jete shume e veshtire per te per tu shkeputur nga nje tjeter skllaveri ajo e pseudo-Mafjes, klaneve te egra destruktive por qe nuk kane lidhje me Mafjen e vertete si organizacion dhe jane shume te rrezikshem per shtetin ne pergjithesi dhe per cdo shtet ne vecanti.

  2. #702
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Emri:  FB_IMG_1610272814334.jpg

Shikime: 267

Madhësia:  56.2 KB

  3. #703
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Për: A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    Aq shume eshte perfolur kjo ceshtje sa qe i ka ik shija me, nuk na duhet BE. Po te doje BE-ja te futet ne Shqiperi bujrum, e kunderta sna intereson :P .

  4. #704
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Për: A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    Shqiptarét do té udhéheqin Evropén né té ardhmen duke marré parasysh emigrimin e madh nga vendet tjera né Evropé dhe rénien e natalitetit té Evropianéve dhe duke pasur parasysh faktin qé ne jemi té vetmit Evropian nga emigrantét dhe mé té mençurit né mesin e tyre.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  5. #705
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553

    Për: A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    Si jo. Shqiprija e ka vendin ne eu

  6. #706
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    O Zot, nje teme 20 vjecare, qe me themelimin e forumit, a ia vlen me ta diskutosh, le te thone c`te duan, vetem nje here mund te me genjesh, prej 2019 jeni genjyer 4 here (jo une kuptohemi), kush beson se do hyjme e ka fajin se genjehet. A duhet pastaj, kjo ceshtje eshte tjeter, mentaliteti yne nuk eshte evropian, ne 90 %, por rural, po na pranuan qari i brezave te ardhshem, por une nuk besoj
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #707
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Pergjigja e kesaj teme nuk mund te jepet direkt, pasi fakti qe mund te hyjme nuk eshte se e meritojme te hyjme, por i kemi mbetur ne dere Evropes dhe per aresye gjeostrategjike.
    Ne mund te flasim me gojen plot pasi na kane bere shume nder duke na afruar diten e futjes ne BE. Shteti yne mund te hyje ne BE nga viti 2015. Integrimi nuk ka asgje negative per ne ne fakt, por ka per Evropen pasi do gjeje belane nga ne.
    Politika, shoqeria, etj., do te mbeten po ato qe kane qene se ne po na fut Evropa e jo se e meritojm si komb. Bile them se mos shoqeria e politika bejne edhe me prapa ne regres. Ne realitete ne jemi nja 200 vjet (a me shume) larg Evropes.
    Ja se c`thosha 13 vjet me pare, dhe perfundimi.......hic, ne 2015 na dukej vone,....s`ka asnje kuptim, s`ma ndjen nese na futin apo jo, me mashtrime nuk kalohet, udhe te mbare evrope
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #708
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: A duhet të hyje Shqipëria në BE ?

    Shqipëria sot do të ishte anëtare e BE-së…

    Sot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së! Eshtë pas Serbisë që ka nisur 4 luftra në rajon dhe pas Malit të Zi që u shpall vend i pavarur vetëm më 2006!
    Sot përgjërohemi dhe lutemi që të na ndajnë nga Maqedonia që të hapim negociatat, ndërkohë që sot mund t’i kishim mbyllur. Sot jemi gati që edhe të derdhim lot, por është vonë.
    Shqipëria do të ishte vend anëtar i BE-së sot, nëse Tirana zyrtare dhe opozita e kohës do të kishin dëgjuar lutjet deri në përgjërim, 12 vjet më parë, më 2010, të drejtorit për Zgjerimin Stafano Sannino. Z. Sannino i lutej liderëve politikë në Tiranë të merreshin vesh sa më shpejt se nuk kishte kohë! Duhet të nxitonin se me mbarimin e mandatit të Komisionit, ndofta komisioni i ri nuk do ta kishte fare në axhendë zgjerimin. Dhe ashtu ndodhi. Me anëtarësimin e Kroacisë më 2013, komisioni i ri vendosi t’i jepte një pauzë zgjerimit! Për të mbajtur gjallë në rajon aspiratën për anëtarësim në BE, nisi “procesi Berlinit”, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia hapën negociatat dhe sot janë në përfundim të kapitujve negociues.
    Zoti Sannino u lutej liderëve politikë të kohës të gjenin gjuhën e përbashkët, të miratonin me konsensus ligjet e kërkuara dhe vendi të hapte menjëherë negociatat. Përballë godinës së kryeministrisë, në atë kohë, u vendos një tabelë elektronike me fjalinë: Tre ligje baraz me Europë! Por halli i madh, në atë kohë, ishte “çështja e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit”. Ishte problem për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare. Me këmbëngulje dhe mendjelehtësi foshnjore i ramë me shkelm derës së hapur të BE-së. Jo për herë të parë.
    Pas 12 vitesh jemi aty ku ishim që në 2009, te kërkesa për hapje negociatash.
    Në fakt, ndryshe nga Mali i Zi dhe Serbia që i kanë hapur njëherë negociatat, ne i kemi hapur disa herë negociatat. Kemi dekoruar edhe ambasadorë, më 2018. Ne madje i kemi bërë të gijtha detyrat, i kemi plotësuar të gjitha kushtet, por fajin e kanë vendet e Këshillit. Nëse ka një adresë faji, adresa është në Tiranë.
    Për një kapriço kanë ikur më shumë se një dekadë!
    Përvoja e anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë tregon se nga hapja te mbyllja e kapitujve janë më pak se 10 vjet.
    Po të kishim dëgjuar lutjet e drejtorit të zgjerimit të kohës Stefano Sannino, sot do të ishim anëtarë të BE-së. Dhe në atë kohë që na luteshin për të hapur negociatat, nuk e kishim të lidhur fatin as me Maqedoninë dhe sigurisht lufta në Ukrainë nuk kishte filluar.
    Shqipëria e cila nuk ka nisur asnjë luftë në rajon, është sot pas Serbisë! Luftën e kemi bërë me njëri -tjetrin dhe ne jemi treguar mjeshtër të mëdhenj për të qëlluar veten në këmbë!
    Pak rëndësi ka sot nëse hapen negociata në qershor, apo në ndonjë qershor apo dhjetor tjetër. Dëmi i bërë në 2010 është i pallogaritshëm. Dekada e shkuar dëm nuk kthehet!
    Sot kur gazetarët i hakërrehen, në Tiranë, me pyetje te forta komisionierit për zgjerimin është për të qeshur. Për të qarë ka qenë në vitin 2010. Por i vetmi që qau në atë kohë (por nuk preku njeri) ishte drejtori për zgjerimin Stefano Sannino!

    Shkruar nga Lutfi Dervishi

Faqja 36 prej 36 FillimFillim ... 26343536

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •