Close
Faqja 2 prej 36 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 708
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    A e mban mend se para ca kohesh u anetaresuan ne konferencen islamike dhe kush u ngrit te thoshte edhe nje gjysem gjeje ne ate kohe, kshu qe mire ta keni haxhiun dhe te tere, ne kollone per nje te niseni ne xhami dhe te falni mekatet e javes, me **** perpjete dhe pa opinga, kujdes corapet me vrima dhe ta degjoni mire haxhi kocin.
    Po ata mjekroshet e palare dhe qe e kane ngjyren e lekures si muti dhe qe rrinin me carcafe nga maja kokes te kembet a i harruat, apo i jeni mirenjohes qe sja u vune nai bumje ne prapandenje te fluturonit me shpejtesi te takonit allahun ne qiell. Le po vraput dhe u dhate dhe gra pale. Mos tju vi keq, jemi nje popull pa spine si i thone anglezet keshtu qe harrojeni BE dhe ta gezoni Haxjillikun.
    P.S.
    A di nanjoni gje ne se ata te arabise saudite e bene salen synet apo te pakten ja kontrollun se mesa di une atje si vend i shenjte qe eshte nuk te lene te futesh po se pate bere synet.
    Me respekt
    Haxhiu

  2. #22
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Koment

    Shkeputur nga komentet e gazetes "Shekulli", ne daten 13/01/2003.

    Skema standarte e BE-se per pergatitjen e vendeve kandidate per integrim, rrezikohet te deshtoje ne rastin e veçante te paradoksit shqiptar. Nese per vendet e tjera miratimi i perfshirjes kushtezohet dhe mbeshtetet ne vullnetin dhe aftesite e brendshme te rritjes se treguesve baze te zhvillimit te tyre drejt niveleve dhe vlerave të BE-se, ne rastin e shtetit shqiptar duhet ndodhe krejt e kunderta! Ai as nuk eshte i afte dhe as nuk deshiron sinqerisht te perfshihet ne BE!

    Pamundesia objektive e vetintegrimit shpjegohet nese analizon tri elemente te pseudodemokracise “alla shqiptare”, te ndërtuar nga te gjitha qeverisjet shqiptare pa perjashtim ne 12 vitet e fundit.
    Se pari, Shqiperia eshte shume larg standarteve baze te respektimit te votes se lire, si guri themeltar i demokracisë. Te gjitha qeverite e politikes shqiptare, qe akuzojnë reciprokisht njera-tjetrën, në kohën e tyre kanë shkelur me të dyja këmbët parimin bazë të ndërtimit të shtetit ligjor: zgjedhjet e lira si mjeti demokratik i vetëm i ndërrimit të pushteteve! Bazuar në standartet themelore të saj, BE-ja nuk mund t’i thotë PO virusit shkatërrimtar shqiptar të demokracisë, që vetë asaj i janë dashur shekuj për ta ndërtuar!
    Së dyti, liberalizimi i ekonomisë dhe konkurrenca, si kusht bazë i tregut të lirë, në Shqipëri është zëvendësuar nga pushteti i monopoleve dhe oligopoleve private, që në demokraci janë të barabarta me mafian. Sistemi ekonomik shqiptar, duke filluar nga sektorët strategjikë, si: telefonia celulare, karburantet, çimentoja, materialet e ndërtimit, produktet bujqësore etj., funksionon mbi bazën e monopoleve dhe oligopoleve, ku gjithçka shkarkohet mbi qytetarin/konsumatorin e thjeshtë dhe ritmet e zhvillimit ekonomik të vendit. BE-ja nuk mund t’i thotë Po integrimit për të futur me duart e saj thumbin e helmatisur të praktikës shqiptare të krijimit të monopoleve alla “state capture” në filozofinë bazë të prosperitetit të saj ekonomik: konkurrencës së lirë.
    Së treti, prona private është cenuar rëndë, duke bllokuar zhvillimin e tregjeve ekonomike dhe penguar investimet kapitale. Në vetvete, ajo mbi të gjitha është një konflikt social me përmasat e bombës shpërthyese në vazhdimësi. Bashkimi Evropian nuk mund t’i thoshte Po shtetit, i cili jo vetëm nuk pengoi grabitjen e pronës, por e nxiti me të gjitha mënyrat, derisa e solli në përmasat e zgjidhjes me revolucion. BE-ja, bazuar në standartet e saj, thotë JO, sepse nuk dëshiron të provojë në gjirin e saj eksplozivin e çmendurisë shqiptare të pronave, me pasoja të pallogaritshme.

    Por pikërisht, edhe pse shumatorja e lartpërmendur e JO-ve, çdonjëra prej të cilave është e mjaftueshme për mospranim, bazuar në skemat integruese të BE-së, në rastin e Shqipërisë duhet detyrimisht të shndërrohet në PO!

    Bashkimi Evropian duhet t’i thotë PO fillimit të procesit të integrimit të Shqipërisë, pikërisht:
    sepse jemi pakrahasimisht larg standarteve evropiane,
    sepse institucionet shtetërore shqiptare nuk janë të afta të plotësojnë asnjë nga kërkesat e domosdoshme të integrimit dhe, mbi të gjitha,
    sepse politika aktuale shqiptare, në gjithë spektrin e korit të saj, ngjiret veç me hipokrizi dhe pa asnjë dëshirë të vërtetë për përfshirjen e vendit në familjen evropiane,
    sepse grupet oligarko-monopoliste, të vendit dhe të huaja, kanë vendosur grushtin e tyre të hekurt mbytës në politikë, ekonomi, media dhe shoqëri civile, duke pakësuar në ekstrem shanset për vetëzhvillim të shoqërisë shqiptare nga brenda,
    sepse, në kushtet e sotme të Shqipërisë, është shumë e vështirë të krijohet pa ndihmën e vendeve demokratike masa kritike sasiore intelektuale dhe sociale e domosdoshme që do të sjellë ndryshime cilësore në shoqërinë, politikën dhe ekonominë shqiptare.
    Vetë sistemi antiintegrim i monopoleve, që janë sunduesit dhe ligjvënësit e vërtetë të Shqipërisë, është krijuar, zotërohet dhe mbahet në fuqi pikërisht nga përfaqësuesit e politikës, që sot përgjërohen për integrim, por në thelb nuk mund të pranojnë kurrë zhdukjen e privilegjeve dhe rrënjës së gjallimit të superfitimeve të një grushti ortakësh oligarkë mbi varfërinë e qytetarëve: izolimin ishullor të vendit në gjirin e tregut më të pasur të botës.

    BE-ja duhet t’i thotë PO nisjes sa më të shpejtë të fillimit të marrëveshjeve integruese të Shqipërisë, sepse vetëm duke zbehur sovranitetin kombëtar zvogëlohet fuqia vendimarrëse e politikës mafioze dhe monopoliste shqiptare, në dëm të qytetarëve të saj dhe rajonit në përgjithësi. BE-ja duhet të ketë mirë parasysh se marrëveshja integruese, kontrolli i zbatimit dhe penalizimet përkatëse duhet të jenë shumë të ashpra për qeveritë shqiptare dhe, mbi të gjitha, duhet të ndryshojnë nga skemat standarte, të përdorura gjetiu!

    Tashmë ne e treguam me vepra se jemi të paaftë të ndërtojmë një shtet kombëtar të fortë, për të hyrë dinjitozë si qytetarë të barabartë në Evropën e Bashkuar. Megjithatë, shqiptarët le të jenë më mirë qytetarë të dorës së dytë në vendin e pasur me emrin BE, sesa dhjetë herë më të nëpërkëmbur në vendin më të varfër të rajonit!
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Trojka europiane merr premtimet e qeverisë dhe shprehet se pret rezultatet konkrete

    BE: Korrupsioni në drejtësi, ju mban larg Europës

    “Shqetësues, niveli i sistemit të drejtësisë. S’lufton krimin dhe korrupsionin”

    TIRANË-Trojka europiane “gozhdon” qeverinë shqiptare për reformat e ngadalëta në fushën e drejtësisë, prokurori dhe në gjykata. Ministri i Jashtëm, Papandreu në takimin e djeshëm me palën shqiptare, e cila përfaqësohej nga kryeministri Fatos Nano, zv/kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Shtetit për Integrimit, Sokol Nako ka cilësuar si majft shqetësues situatën në sistemin e drejtësisë. Trojka europiane e kryesuar nga ministrat e Jashtëm, të Greqisë, Jorgo Papandreu, sekretari i shtetit në MPJ së Italisë, Roberto Antonione, si dhe drejtori i Ballkanit për sekretariatin e Këshillit të Europës, Stefan Rehne, së bashku me drejtorin pranë zyrës së BE-së, për çështjet e Ballkanit dhe Europën Juglindore, Reinhard Priebe kanë zhvilluar dje pasdite në Pallatin e Kongreseve takimin me palën shqiptare, e përfaqësuar nga Nano, Meta dhe Nako. Sipas burimeve nga kjo mbledhje, mësohet se Papandreu është shprehur se ecja e ngadaltë e reformës në drejtësi, depërtimi i elementëve të korruptuar në gjykata dhe në prokurori, niveli aktual dhe problemet që rrjedhin prej tyre sjellin edhe praninë e korrupsionit dhe të krimit të organizuar në Shqipëri. Papandreu në këtë takim të mbyllur për median është shprehur se “Trojka është tepër e shqetësuar për reformën në drejtësi, duke e cilësuar mbi të gjitha një fenomen shqetësues, faktin që shumë nga dosjet që çohen në prokurori apo dhe gjykata nuk zbardhen plotësisht”. Për këtë fushë, përfaqësuesi i prezencës së BE-së, Papandreu ka kërkuar nga pala shqiptare më tepër angazhim. Sipas përfaqësuesve të Trojkës europiane, nëse drejtësia do t’i kishte zgjidhur këto dosje nuk do të kishte këto probleme. Përsa i përket çështjes së sigurisë së kufijve dhe rendit, Papandreu bëri të ditur se BE-ja pret të shohë më konkretisht hapat e marrë në këtë drejtim nga qeveria shqiptare. Në të njëjtën kohë është bërë prezent fakti se BE-ja dhe vendet e rajonit do të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe beson në fjalën e kryeministrit Nano për të vazhduar bllokimin e trafiqeve ilegale. Çështja e pronave dhe reformës zgjedhore janë kërkesat e bëra prezente nga Trojka përpara treshes Nano, Meta dhe Nako. Gjithashtu, Papandreu në fjalën e tij ka theksuar se “presim më tepër hapa të tjerë për çështjen e pronave dhe të forcimit të administratës publike, si dhe në reformën zgjedhore në vitin 2003, ku ngjarja e zgjedhjeve do të përcjellë edhe shkallën e demokracisë në vend”. Papandreu ka vlerësuar përpjekjet që janë bërë për minoritetet në Shqipëri, duke theksuar se BE-ja është e vëmendshme ndaj kësaj çështjeje. Trojka ka dhënë vlerësimet e saj për rolin që ka luajtur dhe po luan Shqipëria në rajonin e Ballkanit. Ndërkohë që kryeministri shqiptar, Fatos Nano është shprehur në mbledhje për angazhim në arritjen e standardeve të kërkuara nga Trojka europiane. Përfaqësuesit e saj kanë mbështetur qëndrimet e shtetit shqiptar, duke u shprehur se BE-ja është në pritje të hedhjes së hapave të tjerë nga Shqipëria.
    Bledar Hoti

    Çështjet e ngritura për zgjidhje nga BE

    1. Ngecje të reformës në drejtësi; prokurori dhe gjykata
    2. Krimi i organizuar dhe korrupsioni
    3. Reforma zgjedhore
    4. Lokalet e 2003, test për demokracinë
    5. Më shumë për pronat

    Prodi firmos bisedimet më 31 janar

    TIRANË-Shpallja e hapjes së negociatave për çeljen e bisedimeve për marrëveshjen e asociim-stabilizmit me Bashkimin Europian do të bëhet reale më 31 janar të vitit 2003. Trojka europiane i ka bërë të ditur qeverisë shqiptare, kryeministrit Nano se hapja do të realizohet më 31 të këtij muaji. Në këtë ditë në Tiranë pritet të vijë, presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, i cili do të deklarojë publikisht hapjen e këtyre negociatave. Vetë ministri i Jashtëm grek, Papandreu, duke folur si përfaqësues që ka presidencën e radhës së BE-së për këto gjashtë muaj, ka bërë të ditur për median se “brenda këtyre ditëve do të vijë në Tiranë, presidenti i Komisionit, Romano Prodi, i cili do të çelë këto negociata”. Por burimet pranë Kryeministrisë kanë konfirmuar për gazetën “Shekulli” datën e saktë të vizitës zyrtare të Prodit që është 31 janari i këtij viti. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka ngritur grupin negociator prej 40 vetësh për të ndjekur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Grupi negociator ka si kryetar të tij, ministrin e shtetit për Integrimin, Sokol Nako.
    B.Hoti
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje te gjitheve!
    Lexova me interes shkrimet e mesiperme,shume ishin te goditura ne te tjerat ngaterohet deshira per tu futur me kushtet reale qe arrin te plotesoje Shqiperia.
    Per futjen ne BE duhet te plotesohen 2 kushte kryesore:

    - Ndryshimi i kushtetutes dhe legjislacionit ne pergj. dhe perafrimi i tij me ato te BE ( Turqia prandaj dhe nuk po futet akoma )

    - Plotsimi i nje niveli te caktuar persa i perket nivelit ekonomik,te ardhurat mesatare per fryme jane treguesi me i rendesishem (askush ne BE nuk do qe ti vine turma te varfrish nga Europa lind. dhe te thellojne problemet eko.-sociale ne vend)

    Kushtin e pare politikanet shqiptare nxituan ta zbatojne sepse e kane me te lehte,miratojne nga 10 ligje ne dite ( packa se jane ne kundershtim flagrant me realitetin shqiptar qofte politik,social apo ekonomik) dhe pastaj pa u kujdesur te kontrollojne zbatimin e ligjeve qe miratojne vete nxitojne te fillojne negociatat duke harruar faktorin ekonomik.E gjitha kjo eshte FARSE qe politikanet e ndritur shqiptare mundohen ta shfrytezojne per kapital politik.
    Pse them farse? Sepse kush e njeh sadopak realitetin e sotem shqiptar dhe di te bej dallimet me ate perendimor ose dhe qofte me vendet qe aktualisht jane kandidate e di se sa i madh eshte hendeku.
    Personalisht uroj qe ky hendek te zvogelohet sa me shume por................
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #25
    I am Canadin
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    A duhet ti pergjigjemi kesaj pyetje me tifozllek si Shqiptar qe jemi apo duhet te jemi realist?
    Per sa i takon tifozllekut Shqiperia duhet te futet qe tani ne Bashkimin Europian pasi vec te mira ekonomike do i sillte vendit tone antaresimi ne BE.
    Ku do perfitonte Shqiperia?
    Do importonte pa dogane dhe cmimet do ishin me te lira ne treg ndersa te ardhurat do mbuloheshun nga sistemi i BE ku si vend i varfer qe jemi do i takonte ndonje Gjermanie apo France te na mbulonte deficitet. Do mund te shisnim prodhimet tona me cmime me te larta ne Europe dhe si rrjedhoje do kishim me shume te ardhura per kapitalistet tane. Do perfitonim ndihma e kredi per ristrukturimin e infrastruktures dhe dale nga dale do rimekembeshim. Dhe me "kryesorja" nuk do donim viza te shkonim per pushime

    Per sa i takon realitetit.

    Duke u kthyer nga Frankfurti per ne Montreal stjuardesa na servir gazeta dhe revista per te shtyre 7-8 ore rruge. Marr disa prej tyre ne gjuhen Angleze dhe filloj e i shfletoj per te gjetur ndonje artikull interesant per tu lexuar. Mes tyre ve re nje qe bente fjale per te ardhmen e BE-se. Me duket se ishte tek "NewsWeek".
    Fliste per shtetet kandidate per te hyre dhe cfare u duhej te plotesonin per te aderuar. Fatkeqsisht e fundit ishte Maqedonia dhe sipas eksperteve i duheshin rreth 25 vjet te plotesonte kushtet per antarsim ne BE. Po pse them fatkeqsisht ishte Maqedonia? Sepse Shqiperia nuk renditej fare as dhe e fundit. Pra ishim jashte asaj liste. Kjo pasi me Shqiperine akoma nuk ishin hapur negociatat per antaresim*, ndersa me Maqedonine po. Komente te tjera nuk ja vlejne te behen pasi kjo tregon se sa mbrapa jemi. Kur Maqedonise i duhen 25 vjet lind pyetja po Shqiperise? Eternity?
    Personalisht ajo dite me duket e larget. Duhet te ndryshojme shume gjera qe kane zene rrenje tek ne. Politikanet tane e filluan me miratimin ne parlament te heqjes se denimit me vdekje. Kur ajo duhet te ishte gjeja e fundit qe duhej bere ne Shqiperi. Se mos i rregulluan ata te gjitha dhe i mbeti kjo. Ata duhet ta fillojne me veten e tyre, te dyja palet. Me korrupsionin qe po i mbyt.
    Meqe ra fjala per korrupsionin. Isha sot ne kinema dhe pashe "National Sicurity". Dy personazhet kryesore ne nje sekuence po udhetonin ne makine. Duke biseduar se si te gjenin policin e korruptuar i nderhyn ajo qe po i shoqeronte me makinen e saj dhe i thote: - Ka nje menyre shume te lehte per ta gjetur. Mjafton ti telefononi policise dhe pak rendesi ka se kush pergjigjet ne telefon............
    A nuk ze vend kjo shprehje ne Shqiperi? Por jo vetem tek policia por kudo.
    Nuk di cfare te them por po e mbyll me urimin qe Shqiperia te futet sa me shpejt ne BE. Megjithese ky urim me duket sikur i them atuj me kancer te shkuara duke e ditur se nuk do te sherohet kurre te pakten deri sa mjeket ti gjejne ilacin per te cilin po mundohen prej kaq kohesh.

    Po ne "mjeket" e Shqiperise cfare po bejme?


    * Qe nga koha kur artikulli eshte botuar kane ndodhur ndryshime ne jeten politike Shqiptare dhe ajo ka hapur negociatat per antaresim ne BE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Henri Anderson : 20-01-2003 më 03:10
    Henri Anderson was here.

  6. #26
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    PRODI: SHQIPERIA ENDE LARG ZHVILLIMIT

    Viron Gjymshana Bruksel/ "Pak dite para se te vizitoje Shqiperine, (me 31 janar), presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, e ve theksin edhe nje here tjeter ne nevojen e integrimit edhe te vendeve te Europes Juglindore ne familjen e bashkuar europiane.

    "Politika europiane ndaj Ballkanit dhe vendeve mesdhetare duhet te thellohet edhe me". Ky eshte mesazhi qe presidenti i Komisionit Europian i ka percjelle kryetareve te rradhes te Bashkimit Europian, kryeministrit grek Simitis, vendi i te cilit gjate ketyre 6-muajve kryeson BE-ne, dhe kryeministrit italian Berluskoni, qe do e marre kete post 6-mujorin e dyte. "Nuk ka nevoje per te krijuar instrumenta te reja per Ballkanin, pasi keto qe ekzistojne, sic jane Procesi i Barcelones dhe Pakti i Stabilitetit, mjaftojne, por ato duhen shfrytezuar me mire, per t'i dhene nje impuls te ri politikes sone ndaj ketyre rajoneve", - eshte shprehur ne letren e tij derguar 2 kryeministrave te siperpermendur, zyrtari i larte i BE-se. Per Prodin gjendja ne rajonin ballkanik keto vitet e fundit ka filluar te permiresohet. Pas katastrofes te dekades se kaluar, rajoni ballkanik tani eshte stabel, demokracia ka filluar te hedhe rrenje, dhe reformat ekonomike kane filluar te perparojne. Me kete rast shefi i Komisionit Europian ve ne dukje se Bashkimi Europian ka per mision te ndihmoje Ballkanin edhe sepse bashkesia nderkombetare eshte e bindur se kjo detyre i takon dhe eshte pergjegjesi e BE-se.

    Por Romano Prodi duket se eshte i ndergjegjshem kur shkruan se ne rajon ka mbetur ende shume pune per t'u kryer. "Shteti maqedonas vazhdon te mbetet i brishte. Bosnja nuk ka arritur dot ende ne nje shtet te mirefillte. Shqiperia ndodhet ende ne nje stad te hershem te zhvillimit ekonomik dhe institucional. Zhvillimi i Serbise po mbahet peng nga situata e saj e paqarte kushtetuese me Malin e Zi. Statusi i pazgjidhur i Kosoves perben nje pengese tjeter perparimi dhe nje faktor paqendrueshmerie te madhe ne rajon. Kombet e Bashkuara po e bejne fare te qarte se deshirojne te largohen nga Ballkani, duke ia besuar kete detyre Bashkimit Europian, megjithese une nuk e kam shume te qarte se si mund te realizohet kjo ne rrethanat e tanishme", pranon zyrtari i larte i BE-se.

    Njekohesisht ai thekson se stabiliteti ne rajon porsa ka filluar dhe nuk ekziston asnje garanci se ky proces nuk do te nderpritet ose do te kthehet prapa. Prandaj nevojitet qe BE-ja te shumefishoje forcat per konsolidimin e stabilitetit dhe demokracise atje. "Perspektiva e vendeve te rajonit eshte integrimi i tyre ne Bashkimin Europian. Por ky mision u takon ketyre vendeve ta realizojne. Ne rradhe te pare duke ndermarre reforma, perfitimet dhe rezultatet e te cilave te duken konkretisht, por njekohesisht keto reforma duhet t'i ndihmojne keto vende te jene edhe me te pavarura ekonomikisht, per t'i bere balle sfidave te nje anetaresimi te ardhshem",- thekson nder te tjera ne letren e tij presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #27
    Anëtar Maska e GRESI30
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    o Enri me POPULL si puna jote jo ne BE por as ne HALE nuk kemi per tu futur .
    Bej edhe nje PARALAJMERIM edhe beje BAN kete USER NAME sepse te them te drejten do te me besh nderin me te madh, edhe mos u mundo te sillesh si pronari i ketij forumit sepse nuk eshte cifligu jot.
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  8. #28
    PREDATOR
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    Oslo
    Postime
    37
    O shiptar kaq qef paskeni me u bo servilat e Evropes apo keni degjuar se me hyrjen ne Evrope do te jete me mire?
    Mere me long se mishi maroi, vetem mere per at zot. Bej dicka, prandaj mere.......

    Nuk lejohen adresa faqesh te tjera ne firme, vetem ne profil. Stafi i forumit

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Ne do te hyme ne BE atehere kur te mos duam qe te hyjme. Eshte qesharake por e vertete. Shume anetare te reja ne BE si Polonia u detyruan te bejne shume leshime ne dem te ekonomise se tyre per ti bere qejfin Frances dhe Gjermanise. Nuk ka me shtete si greqia qe hyne per interesa politike. BE do shtete qe ti japin dicak jo qe tu jape perhere (si puna e greqise dhe spanjes).Ne po vuajme per ata m_ut viza. Per mendimin tim me mire vasal i Amerikes per nja 10 vjet dhe shiko si behemi ne. Amerika beri Greqine per 10 vjet qe ska ekonomi te rende fare. por e mban vehten me turizem dhe feta cheese. PO u bere shoku imire i amerikes ne rajon je ne rregull. Edhe Evropa vete ka nevoje per Ameriken.

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Shqipria ne menyre kategorike nuk do jete pjese e qelbesires "Europe" dhe kurre mike e neperkes "Turqi" qe na hiqet si mike--kurva e qelbur.
    Shqipria do jete REPUBLIKE e "ILIRISE" dhe jo plera e kurves se ndyre Europe.
    Europa se pari:
    para se gjithash duhet te demshperbleje shqiptaret per demet katastrofike qe i ka shkaktu

    se dyti: te kerkoj ndjese per skllaverimin e shqiptarve dhe te denoje
    A) Kongresin e Berlinit
    B) Konferencen e Parisit
    C) Konferencen e Londres

    se treti: te denoje gjenocidin qe grekrit ne bashkpunim me francezet bene kunder popullsise came

    se katri: te denoje gjenocidin qe serbet ne bashkpunim me francezet bene kunder popullsise kosovare

    se pesti: te njoh shtetin "ILIR" si shtet Ballkanik

    se gjashti: te largoj menjehere nga Kosova trupat fondamentaliste terroriste kristjane franko-italiane

    Dhe shqiptare do jene mire e bukur ato ku jane dhe s'do kene me hajdutet e bandat terroriste franceze si ne Algjeri qe vrasin shqiptarewt myslyman dhe hajdutet shqiptare bashkepuntore te tyre.

  11. #31
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Ber hyrje ne BE duhet te behet fjale vetem atehere kur Shqiperia te rifitoje pavaresine dhe sovranitetin qe i humbi me 1997.

    ..diskutimet tani kur gjithcka ne Shqiperi eshte ne duart e mafias greko-evropiane jane klithma ne shkretetire..
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  12. #32
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Shqiperia, Hapa perpara drejt BE-se

    Nga Fatos NANO* Kryeminister/

    Vendet e pranuara ne Bashkimin Evropian i pergezoj per arritjen e Aktit Historik qe nenshkruan, duke farketuar keshtu nje Bashkim Europian me te madh, i cili, ashtu sic eshte premtuar, do te mbetet i hapur per te gjitha vendet qe plotesojne kriteret e Kopenhagenit.

    Me lejoni te ripohoj edhe nje here rendesine strategjike qe Shqiperia i kushton anetaresimit ne Bashkimin Europian. Marreveshja e Procesit te Stabilizimit dhe Asociimit, e nisur tri vjet me pare, po e provon dobine e saj. Na ka ndihmuar te pershpejtojme reformat, duke i dhene mundesi BE-se t'i kundroje ato reforma duke ndervepruar me ne per t'i bere te qendrueshme. Kjo rruge do te na sjelle ne menyre konstante me afer Bashkimit Europian, te cilit ne ndjejme se i perkasim, jo vetem gjeografikisht, por edhe ne saje te vlerave te perbashketa, te cilat ne po perpiqemi t'i forcojme. Reformat qe kemi ndermarre konsolidojne institucionet demokratike dhe ekonomine e tregut. Pare nga nje kend tjeter, ato e sjellin vendin tone me afer familjes se vendeve te BE-se.

    Ne boten e pas-11 shtatorit, pjesa kryesore e perpjekjeve tona eshte perqendruar ne permiresimin e situates se sigurise dhe kjo ka sjelle zhdukjen e nje burimi trafiku ne brigjet italiane dhe te Europes. Ne mendojme se ka lidhje te drejtperdrejta ose te terthorta mes krimit te organizuar dhe terrorizmit. Per kete aresye ne i kemi kushtuar luftes kunder tyre nje pjese te madhe te punes tone. Megjithate, druhemi se do te kemi sukses te kufizuar nese do t'i luftojme keto fenomene pa bashkerenduar perpjekjet tona. Krimi i organizuar nuk njeh kufij dhe nuk ka protokolle. Vetem perpjekjet e koordinuara do te garantojne efektivitet ne luften kunder tij.

    Ne kete aspekt, shembulli i bashkepunimit qe ne kemi nisur ne Europen Juglindore duhet te forcohet dhe mbeshtetet. Bashkepunimi duhet te shtrihet sa me shume dhe te arrije edhe tek Bashkimi Europian dhe fqinjet e tij te rinj.

    Europa Juglindore per shume kohe eshte bere sinonim i konfliktit dhe brenges. Pavaresisht nga kjo, Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit dhe rrezimi i regjimit te Milloshevicit kane qene caste kyce te historise sone. Tani mund te themi se e kemi lene mbrapa trashegimine e hidhur te se kaluares dhe jemi nisur plot entuziazem ne rrugen tone drejt Bashkimit Europian.

    Shqiperia ka luajtur rolin e saj konstruktiv ne rajonin tone dhe eshte e pergatitur t'i vere shpatullat pergjegjesive te saj rajonale. Ne e dime fort mire se vetem nje Europe Juglindore e qendrueshme mund te prodhoje vlera si pjese e BE-se. Pikerisht ne kete drejtim, ne do te mireprisnim perfshirjen sa me te gjere e konkrete te Kosoves ne Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit.

    Ashtu sic pohoi Keshilli Europian, e ardhmja e Europes Juglindore do te jete ne Bashkimin Europian. Me qellim qe te pergatitemi sa me mire per kete perspektive, Samiti i Selanikut duhet te shqyrtoje institucionalizimin e saj. Une gjithashtu besoj se perfshirja graduale e vendeve qe kane hyre ne procesin e Stabilizim-Asociimit, ne programet e para-pranimit dhe programeve te tjera te Bashkimit Europian do te ishte nje strategji e mirepritur.

    * Fjala e mbajtur Konferencen Europiane te Krereve te Shteteve dhe Qeverive Europiane
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  13. #33
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Shqiperia ne BE? "Varet nga minoriteti grek

    Dje, nderkohe qe ne Athine perfundoi Samiti i BE, Zv/ Ministri i Jashtem grek, ka deklaruar ne Parlament se "respektimi i te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, eshte nje kusht per marreveshjen e Asociim- Stabilizimit mes Tiranes dhe Brukselit. Ne te kundert, do te kete probleme te shumta"

    ATHINE - Respektimi i te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi eshte nje kusht per marreveshjen e Asociim-Stabilizimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian, tha dje ne parlament zv. Ministri i Jashtem grek Andreas Loverdos. Ai iu pergjigj pyetjeve te Iannis Varvitsiotis, deputet i partise kryesore te opozites "Demokracia e Re".

    Ne bisedimet qe filluan kohet e fundit mes trojkes se Bashkimit Europian dhe Shqiperise lidhur me mundesine e nje marreveshjeje per Asociim-Stabilizimin e Shqiperise me Bashkimin Europian, Ministri i Jashtem George Papandreu kishte ngritur ceshtjen e respektimit te te drejtave te njeriut, duke iu referuar minoritetit etnik grek ne Shqiperi, si nje kusht per nje zhvillim te tille, tha Loverdos.

    Nese Shqiperia nuk i respekton te drejtat themelore te minoritetit grek, atehere kjo marreveshje me Bashkimin Europian dhe i gjithe procesi i Asociim-Stabilizimit do te karakterizohej nga probleme te shumta, shtoi zv.Ministri i Jashtem, Andreas Loverdos.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61

    Arrow Qfare duhet te beje qeveria per shqiperine para se te hyje ne NATO dhe BE?

    A mendoni se shqiperia duhet te kryeje keto sherbime perpara se te hyje ne NATO dhe BE?

    1) Te hape me shume vende pune,
    2) Te ndryshoje sistemin arsimor njesoj si te vendeve perendimore dhe te heqe ate qe ekziston sot qe eshte establizuar qe ne fillim te kohes se munizmit.
    3) Te kete trajtim mjeksor me profesional
    4) Te permiresoje spitalet pasi shumica jane te amortizuar
    5) Te investoje ne ri-hapjen e fabrikave prodhuese shqiptare ku me mijera vende pune do te hapen. Pataj ti privatizoje ato.
    6) Te investoje shume me shume ne turizem
    7) Te hape kufijte dhe te lejoje levizjen e lire te njerezve brenda dhe jashte vendit pa viza. (vendet si psh macedoni, kosove, mal te zi, serbi, rumani, bullgari etj, etj.)
    8) Te mos punesoje police pa mbaruar akademine policore e cila ka prioritet rrespektimin e te drejtave te njeriut.
    9) Te kete me shume menyra prollimi te elektricitetit
    10) Te mos mungoje uji i pishem askund ne vend dhe te jete e sigurte qe ai eshte i klorifikuar.
    11) Te rrise pagesat e pencionereve dhe te hape shtepia kujdesimi per te vjetrit.
    12) Te hapi dyert e bashkive ku qytetaret te ankohen per gjerat e pambaruar ose te rrenuara dhe te aty te punsoje njerez te cilet kujdesen per ankesat dhe jot te "forget about it"
    13) Te paraqese nje ligj ku thuhet qe secila ndertese te lyhet te pakten dy here ne vit.
    14) Te shtroje te gjitha rruget rurale ne te gjithe vendin
    15) Te ule taksat
    16) Te legalizoje te gjtitha ndertesat ne vend dhe te mbroje ndertesat e lashte gjithashtu ti mirembaje dhe ndricuar ato si pershembull kalate

    etj . Ju lutem shtoni tek lista me shume nese keni ide te cilat mendoni qe jane ne miresi te vendit. Per momentin kaq mendova.
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  15. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Shqipria nuk duhet te hyje ne organizata terroriste kristjane, kurren e kurres.

    Eshte shume bukur atje ku eshte.

    Vetem duhet tew pastroje rracen e vet nga vemjet franco-serbo-greke!

    Kjo eshte aleanca strategjike anti-shqiptare, qe Franca kurve kriminale e perdori disa here kunder Austrise e disa here kunder Turqise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajaku : 27-04-2003 më 12:37

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    ti bije fyellit............

  17. #37
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    E pse mos futemi, more, frike nga BE-ja kemi ne?perkundrazi, frike duhet te kene ato vendet inisiatore, se ne kemi lidere qe dalin edhe mu ne mes te samitit dhe u vertitin shpaten e diskutimit si Enveri Hrushovit. Shqiperia do te jete nje vende shume aktive ne BE, pasi do te vigjiloje dhe do te ngreje zerin sa here qe ndokush do te thyeje vijen e masave.
    jetoj jeten time, vetem sot

  18. #38
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Shqiperi-BE, nje partneritet i ri

    INTERVISTE. Zv/kryeministri dhe minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, komenton komunikaten e Komisionit Evropian

    Komunikata e Komisionit Europian, drejtuar Keshillit dhe Parlamentit Europian mbi perspektiven e integrimit europian te vendeve te Ballkanit Perendimor, perfaqeson nje hap te ri pozitiv ne forcimin e marredhenieve mes ketyre vendeve dhe Bashkimit Europian, u shpreh dje zevendeskryeministri dhe minister i Puneve te jashtme, Ilir Meta,

    ne nje interviste ekskluzive per ATSH-ne. Lidhur me perputhjen e vleresimeve te Komisionit Europian, me qendrimet e Shqiperise ne procesin e integrimit, ministri i

    Jashtem Meta tha se, "Shqiperia ka qarkulluar prane BE-se dhe vendeve anetare, si dhe te rajonit, sugjerimet e saj per permiresimin e procesit dhe zgjerimin e rrugeve te bashkepunimit per te koordinuar perpjekjet dhe procesin e reformave".

    Si e vleresoni Komunikaten e Komisionit Evropian drejtuar Keshillit dhe Parlamentit Evropian mbi perspektiven e integrimit evropian te Ballkanit Perendimor?

    Komunikata e Komisionit Evropian mberrin ne momentin e duhur. Ajo perfaqeson nje hap te ri pozitiv ne forcimin e marredhenieve mes vendeve te Ballkanit Perendimor dhe Bashkimit Evropian. Nepermjet ketij dokumenti shprehet qarte perspektiva evropiane per te gjithe vendet e ketij rajoni, perfshire edhe Shqiperine. Komisioni, permes kesaj komunikate, u sugjeron strukturave vendimarrese te BE-se pasurimin e metejshem te procesit te stabilizim-asociimit me elemente te rinj, qe do te sherbejne per perballimin reciprok te sfidave te integrimit. Mbi bazen e eksperiences se fituar nga procesi i deritanishem i zgjerimit, BE synon te forcoje politiken e saj ne drejtim te rajonit, duke kaluar nga faza e rindertimit dhe rehabilitimit, drejt nje mbeshtetjeje me te madhe per te perballuar tranzicionin politik dhe ekonomik. Ky proces do te perfshije edhe nderhyrjet e metejshme ne legjislacion, me qellim perafrimin e tij me aktet komunitare qe i afrojne vendet aspirante me prane anetaresimit ne BE. Sfida kryesore qe Komisioni vlereson permes kesaj komunikate, eshte rritja e kapaciteteve kombetare per te ofruar me shume mireqenie, siguri dhe garanci per qytetaret e vendeve respektive, duke siguruar ne kete menyre nje bashkepunim rajonal dhe lidhje me te avancuara me BE-ne. Brenda ketij konteksti, prioritet do t'i kushtohet luftes kunder krimit te organizuar dhe

    korrupsionit, pasi suksesi ne kete drejtim krijon kushtet e nevojshme per thithjen e investimeve vendase dhe te huaja, duke afruar keto vende me prane BE-se.

    Cfare elementesh te rinj ne procesin e stabilizim-asocimit sjell kjo komunikate?

    Komunikata thekson ne menyre te qarte dhe pa ekuivok perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Sigurisht qe kjo perspektive dhe suksesi i ketij procesi duhen mbeshtetur mbi kriteret e nevojshme qe duhen plotesuar. Per kete qellim, Komisioni u propozon strukturave vendimarrese te BE-se zhvillimin dhe pasurimin e metejshem te procesit te stabilizim-asociimit, duke perfshire elemente te tjere nga procesi i zgjerimit. Ketu deshiroj te vleresoj iniciativen e Komisionit per te futur Partneritetin per Integrimin Evropian ne marredheniet e BE-se me vendet e Ballkanit Perendimor, sipas modelit te afirmuar mes BE-se dhe vendeve kandidate.

    Gjithashtu, cmoj angazhimin e shprehur per zgjerimin e metejshem te mbeshtetjes per ndertimin e institucioneve, permes programeve te ndryshme, te aplikuara deri tani vetem per vendet kandidate si ato te binjakezimit, qe parashikojne caktimin ne rolin e keshilltarit te funksionareve te ndryshem civil nga vendet anetare prane vendeve kandidate, si dhe zgjerimin e programeve te asistences teknike TAIEX dhe ato te Programit TEMPUS.

    Nje pike e rendesishme e Komunikates eshte sugjerimi per zgjerimin e programit rajonal CARDS, per te cilin eshte propozuar nje rritje e konsiderueshme e buxhetit te tij, per te perballuar sfidat dhe nevojat kryesore te rajonit. Inkurajimi nga ana e Komisionit te financimit te nje Instituti Rajonal per pergatitjen e administrates se larte civile, e afte te ndermarre reformat e nevojshme eshte njeri nga keto prioritete. Komisioni jep garanci se ne rast te nevojave te vecanta dhe te argumentuara, BE do te jete e gatshme te marre ne shqyrtim, ne bashkepunim edhe me institucionet financiare nderkombetare mundesine e ofrimit te asistences makro-financiare. Komunikata i kushton nje vemendje te vecante liberalizmit te mundshem te regjimit te vizave mes vendeve te rajonit dhe BE, duke inicuar ne kete kuader programe te posacme te asistences. E vecante e rendesishme e kesaj komunikate eshte rendesia qe i kushton Komisioni permiresimit te bashkepunimit politik mes strukturave vendimarrese te BE-se dhe vendeve te Bashkimit Perendimor, duke iniciuar nen shembullin e vendeve kandidate iniciativen per t'i ftuar vendet e ketij rajoni te bashkohen institucionalisht me deklaratat e BE-se mbi politiken e saj te jashtme dhe te sigurise, duke riforcuar perafrimin e prioriteteve politike, duke i sjelle ato me afer politikes zyrtare te BE.

    Sa perputhen vleresimet e Komisonit, nepermjet kesaj komunikate, me qendrimet e Shqiperise dhe procesin e integrimit evropian?

    Kam kenaqesine te evidentoj se pothuaj te gjitha vleresimet dhe propozimet e Komunikates perputhen me qendrimet dhe kerkesat e shprehura nga pala shqiptare per

    pasurimin e procesit te stabilizim-asociimit me elemente te rinj te domosdoshem per zhvillimin e gjithanshem te rajonit, si dhe afrimin e tij progresiv deri ne anetaresimin e plote ne BE. Kjo lidhet ngushtesisht me Samitin e Selanikut, nga ku pritet qe keto propozime te marrin forme zyrtare, duke u kthyer ne prioritete politike te BE-se ndaj rajonit tone.

    Kohet e fundit Shqiperia ka qarkulluar prane BE-se dhe vendeve anetare, si dhe te rajonit sugjerimet e saj per permiresimin e procesit dhe zgjerimin e rrugeve te bashkepunimit, per te koordinuar perpjekjet dhe proceset e reformave, duke shkembyer eksperiencen e fituar ne kete proces. Fakti qe vendet tona, te Ballkanit Perendimor, gjate ketyre muajve te fundit kane sinkronizuar kerkesat dhe propozimet e tyre drejtuar BE-se dhe Samitit te ardhshem te Selanikut, duke folur me nje ze te perbashket, eshte vleresuar edhe nga institucionet e Brukselit, si dhe ka ndihmuar ne rivleresimin qe BE po i ben procesit te integrimit evropian te Ballkanit Perendimor dhe atij te stabilizim-asociimit.

    ATSH
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une nuk e kam te qart pse gjith kjo zhurm rreth antarsimit te shqiperis ne BE,mendimi im eshte se shqiperia nuk duhet qe me qdo kusht te luftoj per tu futur ne BE,sepse une njo mjaft shtete te cilat kan pas shum problem qe ta bindin popullin e vet per tu antarsuar ne unionin evropian,psh Norvegjija pas referendumit i tha jo keti unioni sepse nuk deshi te paguj haraq per te tjeret,edhe ne suedi po behet kampanj per te dal nga ky union.nese shqiptaret mendojn se me antarsimin e shqiperis ne kete union do te zgjidhen problemet gabojn keto vetem do te shtohen duke pas parasysh ekonomin e dobet te saj.dhe ne fund te tjeret do te vendosin per ne e ne kete union kemi shtete qe nuk ja don te miren shqiperis.

  20. #40
    raku
    i/e ftuar
    shqiperia duhet te hyje patjeter ne be dhe shkaku eshte vetem ai ekonomik.nuk eshte ne dobine tone kushtetuta e be'se dhe ligjet e saj por ekonomia dhe stabiliteti ekonomik qe ajo sjell.

Faqja 2 prej 36 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •