Deklarate e perbashket e Delegacionit per Marredheniet me vendet e Evropes Juglindore e Parlamentit Evropian dhe Delegacionit te Kuvendit te Shqiperise






Bazuar ne konkluzionet e Takimit te 9-te Nderparlamentar midis Parlamentit
Evropian dhe Republikes se Shqiperise, i mbajtur ne Bruksel me 9-10
Shtator 2002, te dy delegacionet miratuan deklaraten e meposhtme:

Lidhur me situaten politike ne Shqiperi

1. Vleresuan zgjedhjen me konsensus ne 24 Qershor 2002 te Presidentit te
ri te Republikes se Shqiperise, gje qe tregoi nje thellim te maturise te
politikes shqiptare

2. Shprehen urimet e tyre me te mira per stabilitetin politik dhe
demokratik ne Shqiperi, pavaresisht nga formimi i tre qeverive te
ndryshme, qe nga zgjedhjet parlamentare te Veres 2001; kerkuan forcimin e
te gjitha institucioneve demokratike ne nivel qendror dhe lokal, ne menyre
qe te reduktohet distanca midis perfaqesueve te zgjedhur dhe qytetareve
dhe te permiresohen aftesite e ketyre institucioneve per te ofruar
sherbimet baze;
3. U ben thirrje forcave politike opozitare ne Parlamentin Shqiptar te
mbajne premtimin e tyre per te luajtuar rolin e tyre ne Kuvend, si dhe ne
organet politike lokale, pasi jane te nevojshme per te siguruar
rivendosjen e besimit reciprok dhe suksesin e reformave politike dhe
ekonomike.

4. U kane bere thirrje ligjvenesve shqiptar, komisionit bi-partizan dhe
aktoreve te tjere te pershpejtojne punen e tyre lidhur me reformen
elektorale shqiptare dhe te inkurajojne dhenien e nje informacioni me te
plote per publikun dhe pjesemarrjen e gruas ne jeten politike.

5. Miratuan nevojen per te permiresuar legjislacionin per median dhe
praktikat e zbatimit, ne menyre qe te sigurohet qendrueshmeria dhe
pavaresia e tyre financiare.

6. Inkurajuan Shqiperine per te vazhduar perpjekjet e tyre per te
permiresuar respektimin e te drejtave te njeriut dhe atyre te
minoriteteve ne perputhje me konventat nderkombetare ne keto fusha te
rendesishme;


Lidhur me situaten ekonomike dhe zhvillimin e infrastruktures


7. Shprehen shqetesimin e tyre per GDP e ulet per fryme dhe situaten e
veshtire ekonomike ne vend dhe inkurajuan Qeverine per te arritur tregues
positiv makro-ekonomik; te ul nivelin e papunesise dhe deficitin fiskal,
borxhin e huaj, dhe te stabilizoje monedhen vendase;

8. I bene thirrje Qeverise Shqiptare per te ecur dhe perfunduar
privatizimin e ndermarrjeve te medha shterore te mbetura, te tilla si
Albtelekom dhe bankat; te modernizoje sektorin e industrise, ne vecanti
ato te energjise dhe te ndihmoje ne racionalizimin e fermave te vogla,
duke i lejuar ato te kalojne pertej veprimeve per mbijetese dhe te rrisin
sasise, varietetet dhe cilesine e produkteve te tyre, ne menyre qe te
permiresohet niveli i eksportit.

9. U ben thirrje te gjithe lojtareve pergjegjes dhe kryesisht Qeverise se
Shqiperise, autoriteteve lokale dhe Institucioneve financiare
nderkombetare te vazhdojne mbeshtetjen e tyre per te ndertuar apo
rehabilituar dhe permiresuar sektorin e energjitikes si dhe te
infrastruktures se transportit, ujit dhe telekomunikacioneve; u ben
thirrje atyre per te pershpejtuar hapat dhe veprimet me tej me nenshkrimin
e Protokollit per Korridorin, implementimi i menjehershem i te cilit do
te sillte nje kontribut te rendesishem rigjallerimin ekonomik dhe social
te Shqiperise.

10. I ben thirrje Qeverise se Shqiperise per te intensifikuar perpjekjet e
saj per te zgjidhur ne menyre me efektive fenomenin e ekonomise paralele
“gri”, mashtrimin dhe evazionin fiskal, duke percaktuar pikat per uljen
dhe kontrollin final te tyre; u ben thirrje ligjvenesve dhe administrates
publike te krijojne nje mjedis ligjor te sigurt dhe dashamires ndaj
biznesit, i cili do te inkurajoje investimet e huaja direkte dhe
konkurencen e ndershme midis ndermarrjeve ne nje ekonomi tregu;

11. Vleresuan hapat e shqiptareve drejt dhe perfundimit te marreveshjeve
te tregetise se lire me vendet fqinje;


Lidhur me luften kunder krimit te organizuar dhe imigrimit ilegal

12. Rikujtuan se krimi i organizuar dhe trafiku ilegal jane akoma
probleme kryesore ne Shqiperi, te cilet jane dhe kercenim serioz per
demokracine dhe sigurine; inkurajuan autoritetet shqiptare qe te vazhdojne
ne menyre serioze perpjekjet e tyre ne menyre qe te eliminohen keto
fenomene;

13. Vleresuan Strategjine Kombetare 2001 per Luften kunder Trafikimit te
Qenieve Njerezore dhe veprimeve anti-trafik te ndermarra kohet e fundit;
inkurajuan autoritetet shqiptare per vazhdimin e perpjekjeve te tyre ne
kete fushe teper te mprehte;

14. U ben thirrje autoriteteve shqiptare per te permiresuar aftesite e
tyre zbatuese, te forcojne zbatimin e ligjit dhe te permiresojne
kapacitetet e tyre per menaxhimin e kufijve, vecanerisht nepermjet nje
organizimi te mjaftueshem dhe stafit te organeve perkatese te zbatimit te
ligjit, nepermjet nje koordinimi me te mire midis ketyre organeve dhe
nepermjet sigurimit te pajisjeve, infrastrukturave dhe lehtesirave
trajnuese me te mira per juristet dhe policine.


Lidhur me sistemin e gjyqesorit, administrates publike dhe luftes kunder
korrupsionit


15. Shprehen shqetesimin e tyre per keq-funksionimin e vazhdueshem te
gjyqesorit dhe te korrupsionin te perhapur gjeresisht atje dhe ne
strukturat e administrates publike; theksuan nevojen per te permiresuar me
tej kapacitetin administrativ dhe pavaresine e sherbimit civil, i cili
vuan ne menyre te vecante ne nivel lokal, qe nga mungesa e stafit te
kualifikuar deri tek mungesa e burimeve financiare;

16. I ben thirrje Qeverise t’i permbahet programit te saj per te kryer
reforma ne administraten publike dhe te luftoje korrupsionin, te gjitha
ceshtjet duhen te trajtohen duke punuar ne menyre te ngushte me opoziten;
ben thirrje per zbatimin e plote te Planit Anti-Korrupsion;

17. Kembengulen ne urgjencen per te marre te gjitha masat per dergimin dhe
zbatimin ne kohe te vendimeve te gjykates, duke perfshire masat per
denimin e duhur te atyre gjykatesve dhe nenpunesit e tjere civil te cilet
do te shpallen fajtore per korrupsion ose sjellje jo te mire profesionale;


Lidhur me Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit


18. I ben thirrje te gjithe aktoreve ne Shqiperi dhe ne institucionet
e BE-se qe te respektojne angazhimet e tyre per te perfunduar te gjitha
hapat dhe pergatitjet ne menyre qe te arrihet asociimi formal te
Shqiperise me BE-ne dhe ti permbush ato ne menyre te kenaqshme;
19. I ben thirrje Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare qe
ti tejkalojne veshtiresite e zbatimit qe lidhen me programet e
Komunitetit dhe me gjithe mbeshtetjen e BE-se per Shqiperine dhe te jap
vemendjen e duhur zbatimit te suksesshem te prioriteteve te percaktuara ne
Programin Indikativ Shume-Vjecar 2002-2004, i hartuar nga Komisioni
Europian ne bashkepunim me autoritetet shqiptare.
20. Duke marre parasysh marreveshjen politike te arritur nga Keshilli
i Çeshtjeve te Pergjithshme me 7 qershor 2002, per permbajtjen e
direktivave të negociimit qe ti besohen Komisionit Europian, shprehen
deshirat e tyre se, ne perputhje me te gjitha kushtet dhe garancite
paraprake dhe ne baze te progresit te arritur deri tani, mandati per te
hapur negociatat per nje Marreveshje te ardhshme te Stabilizim Asociimit
mes BE-se dhe Shqiperise duhet te jepet ne nje nga takimet e ardhshme te
Keshillit te Ministrave, keshtu qe negociatat mund te fillojne brenda
Presidences Daneze.