Ernesto Sabato ka lindur ne 24 Qershor 1911 ne Rojas, Argjentine. Ka marr titullin Doktor ne shkencat fiziko-matematike, ne Universitetin e La Plata-s. Ne vitin 1938, Shoqata per Progresin e Shkencave, e kryesuar nga Prof. Dr. Bernardo Houssay, i akordon bursen e vitit si kandidati me i mire i vitit per te punuar ne institutin Curie te Parisit. Karrieren e shkencave fiziko-matematike e zhvilloi nderkohe qe shkruante dhe pikturonte. Ne Paris lidhet me grupin surrealist. Ne 1939, me fillimin e luftes, shkon ne Cambridge, ku ralizon nje punim mbi relativitetin, te botuar ne revisten Physical Review. Me pas kthehet ne La Plata, ku jep mesime ne degen e relativitetit dhe ne mekaniken kuantike, ne Institutin e Fizikes te Universitetit, ku kishte kryer studimet. Pas dy vjetesh e braktis pergjithmone aktivitetin e tij shkencor, per tiu perkushtuar i teri letersise dhe piktures.
Krijoni Kontakt