Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Ukrainë - Shqipëri (2:2)

    Komebtarja shqipetare me 8 dhe 12 shator ne kuader te eleminatoreve per Boterin Gjermani 2006 do te ballafaqohet me Ukrainen dhe Turqine.

    Më 8 tetor, kuqezinjtë do të përballen në Dnjepro me Ukrainën, të parën në grupin tonë dhe të kualifikuar tashmë për në finalet e Botërorit 2006, dhe 4 ditë më pas me Turqinë që lufton për vendin e dytë në grup në "Qemal Stafa".

    Suksese!
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Trajneri i kombëtares publikon listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës 28-09-2005

    Brigeli zbulon kombëtaren anti-Ukrainë-Turqi

    Trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, më në fund është bërë i gjallë, duke publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen me Ukrainën dhe Turqinë më 8 dhe 12 tetor. Ndryshe nga ndeshja me Kazakistanin, Brigeli do të ketë në dispozicion edhe Klodian Duron dhe Adrian Aliajn, të cilët kanë munguar së fundi për shkak se njëri nuk kishte ekip (Duro), ndërsa tjetri (Aliaj) vuante një dëmtim dhe nuk ishte aktivizuar me Brestin në ligën e dytë franceze. Ndryshe nga sfida e fundit zyrtare me Kazakistanin, jashtë ekipit kombëtar ka mbetur mesfushori që luan në Zvicër, Ansi Agolli, i cili nuk bën pjesë në planet e Brigelit për trasfertën në Ukrainë dhe ndeshjen në shtëpi me Turqinë.

    Për sa i përket pjesës tjetër të grupit, janë po ata lojtarë, të zakonshmit në ndeshjet eliminatore të Botërorit 2006. Në listë figuron edhe emri i gjigantit tonë kuqezi, njëherësh kapiten i kombëtares, Igli Tares, i cili nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, në miqësoren me Azerbajxhanin dhe në sfidën zyrtare me Kazakistanin. Sikurse dihet, kuqezinjtë tanë, në dyjavëshin e parë të tetorit, do të përballen me dy nga ekipet më të forta të grupit të dytë eliminator. Pa pikë dyshimi që ndeshja me Turqinë do të jetë në epiqendër të të gjithë grupit 2, pasi do të vendosë se cila skuadër do të kualifikohet për të shkuar në eliminatoret e Botërorit të Gjermanisë. Sikurse është planifikuar nga FSHF-ja dhe trajneri Brigel, skuadra nën e gjermanit kuqezi pritet që për dy ndeshjet në fjalë të grumbullohet në Gjermani. Kombëtarja do të akomodohet në Karlsruhe, ku do të bëjë përgatitjet e duhura për dy sfidat e radhës me Ukrainën dhe Turqinë nga data 3 deri më 6 tetor.

    Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Ukrainës për të zhvilluar takimin e parafundit eliminator. Menjëherë një ditë më pas kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Tiranës për t'u përgatitur për ndeshjen vendimtare në grupin e dytë kualifikues me Turqinë. Themi vendimtar, sepse tri skuadra, Turqia, Danimarka dhe Greqia synojnë vendin e dytë, për ta vijuar më pas luftën në play-off, për një vend në fazën finale të Botërorit 2006. Nga ana tjetër, kombëtarja jonë synon të lërë kësaj here dy skuadra pas, çka do të mundësonte një short më të favorshëm për europianin e radhës. Në këtë luftë është e përfshirë kombëtarja jonë dhe Gjeorgjia, se cila do të zërë vendin e pestë.


    Ja lista e ekipit kombëtar

    Ilion Lika
    Isli Hidi
    Elvin Beqiri
    Armend Dallku
    Tefik Osmani
    Besnik Hasi
    Adrian Aliaj
    Lorik Cana
    Ervin Skela
    Edvin Murati
    Blendi Shkëmbi
    Altin Haxhi
    Elvis Sina
    Redi Jupi
    Altin Lala
    Klodian Duro
    Florian Myrtaj
    Edmond Kapllani
    Erion Bogdani
    Alban Bushi
    Igli Tare
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Andej nga Ukraina s'e di ç'behet por ne Turqi ndeshjes me Shqiperine po i jepet rendesi e madhe. Ne çdo emision lajmesh Arnavutluk, Arnavutluk...

    Ne rast se Greqia nuk fiton ne Danimarke, ndeshja me Shqiperine do jete percaktuese. Pra, kemi rastin te mbesim ne histori, sepse Turqia eshte nje prej ekipeve me te forta ne Evrope edhe pse nuk ka kaluar nje sezon te mire eleminatoresh.

    Ne kete ndeshje Turqise do i mungojne tre lojtare baze te formacionit te Galatasarajit: Hakan Shykyr, Hasan Shash dhe Ymit Karan. Eshte nje mundesi qe edhe Emre te mos jete i gatshem plotesisht sepse nuk ka dale nga demtimi akoma.

    Suksese KUQEZINJTE! Inshallah s'na zhgenjejne...

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me mire te marrim ne pike sa me teper qe mos katandisemi neper grupe ku ka 4 ekipe qe ndodhen ne 20 vendet e para te renditjes FIFA.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Fitorja me Turqin do tna ngrej ne renditjen boterore sepse esht ndeshje decizive.

    Mendoni cfare eshte mire per Shqiperine, komtaren, dhe moralin per pergatitjen e eliminatorve Euro 2008 dhe jo planeve me mir Turqi sesa Greqi ose Greqi sesa Turqi...

    Rezultati pozitiv sidomos ndaj Turqis do ndikoj shum per Euro 2008, ne qofse arrijm te mundim Turqin qe do fusi cdo gje per te fituar, do tregoj qe kemi shance te mundin dhe ekipe te tjera te nivelit te tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 06-10-2005 më 16:59

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Verejtje:

    Nese edhe ne vazhdim do te debatohet per preferenca personale se eshte me mire Turqia apo Greqia te futet ne Boteror 2006 kjo teme do te mbyllet, ju me kete sa shtoni urrejtjen mes njeri-tjetrit ketu ne forum, dhe cdo teme qe ngjall urrejte sipar rregullave mbyllet ose shlyhet e tera.

    Te gjithe postimet qe nuk kane te bejne me kombetaren tone do te shlyhen nga kjo teme, keshtu qe beni mire t'ju shmangeni komenteve per Turqine dhe Greqine duke shkruar dicka per Shqiperine, edhe vetes suaj i beni mire edhe neve moderatorve na lehtesoni punet :

    Me respekte, Une
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2005
    Postime
    1
    Shpresojme se paku 1 pike

  8. #8
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Sa e parashikoni rezultatin ne Ukraine???

    Un mendoj se do arrijm barazim ose nje humbje te ngushte...

    Per barazimin mendoj 1-1 ,kurse per humbjen e ngushte 0-1 Ukrainen

  9. #9
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542

    Talking

    Ishalla Ukraina e nenvlerson ndeshejen ngaqe eshte kualifikuar, ndersa me Turkun ma mer mendja qe do te jete nje ndeshje e veshtire per te dya palet edhe pse mendoj qe Turqia do fitoje. ((





    Forca SHQIPERIA!!!!

  10. #10
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    me thene te drejten mendoj se ndeshja me ukrainen ka per te qene nje zhgenjim per ne. Megjithese me shume mundesi ukraina ska per te nxjerre disa nga lojtaret titulare ne fushe (ose kane per te lozur pjeserisht) nuk mendoj se mund te kthehemi me pike nga ukraina. Tek skuadra e ukraines pervec cilesise se 2,3 lojtareve qe njihen (si Shevcenko e ai lojtari i leverkusenit qe tani spo me kujtohet emri) eshte me e admirueshme kompatibiliteti dhe disiplina e ekipit. per me teper ne kesi rastesh lojtaret qe sluajne ne 11 e pare kane shume motovim pasi per ta eshte nje mundesi shume e mire per te treguar veten.

    Ndersa per ndeshjen me turqine nuk di cte them po nje gje eshte shume e sigurte; qe ka per te qene nje ndeshje shume e forte. ( lum si une qe kam per ta ndjekur ne stadium )
    To look life in the face....

  11. #11
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    5-0 po shpartallohen Shpresat ne Ukrahine
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  12. #12
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Po keta legenat e shpresave hane buk apo bar ?????????

  13. #13
    Perjashtuar Maska e McBlind
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    ku te me kapi nata !!!
    Postime
    29
    ore po kombetarja jone eshte dhe do te mbetet ekipi qe u regullon golavarazhin ekipeve te tjera. Sic ka ndodhur dhe po ndodh ne grup. Prandaj them se me keta legena qe kemi ne skuader dhe me 2 ekipe si Ukraina dhe Turqia zero pike do marim.

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nuk mendoj se Shqiperia do te kthehet me rezultat pozitiv nga Kievi, edhe pse Ukraina ka siguruar plasman ne 2006 perseri do luaje per prestigj dhe nuk do i zgenjene tifozet e vete...

    Si do qe te jete, perpara Kuq e Zinje

    Ndersa Voronin per nje gazete shprehet se: "Shqipëria, ëmbëlsira për në fund"
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Sidoqe te jete kuq e zinjte do e rrembejne nje tre-pikesh per keto dy ndeshje .
    Ky eshte parashikimi im.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Me mbrojtjen cope cope qe kemi ne si zor qe te marrim nej rezultat per te qene. Nuk besoj se Ukraina do jete ndeshje e lehte. Pashe ndeshjen e Ukraines me Turqine kur Ukraina sapo e kishte siguruar vendin e pare ne grup ndersa Turqise i duhej patjeter fitorja. Shevcenko nuk luante por prape Ukraina ishte ekip i shpejte qe mund te te ngecte golin ne cdo minute me kundersulm. Ndersa Turqia do kete kater mungesa (tre sulmues dhe nje mesfushor) nga te cilet te pakten tre do ishin ne formacionin e pare: Sukur, Karan, Tekke dhe Sas. Turqve u duhet patjeter fitorja per te pretenduar vendin e dyte ne grup.

    Ne na duhet te pakten nje pike per te siguruar vendin e katert. Te pakten te leme prapa Gjeorgjine. Ne mos gaboj ne rast pikesh te barabarta (qe do ndodhe nese ne humbim ndeshjen me Turqine dhe Ukrainen kurse Gjeorgjia humb me Danimarken dhe fiton me Kazakistanin), atehere merren parasysh takimet direkte ku 0-2 dhe 3-2 (3 gola te Gjeorgjise te shenuar ne 5 min e fundit kur gjithcka kishte perfunduar) favorizon kundershtarin.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  17. #17
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Turqis ja kam icik friken se me Ukrainen kam nje parandjenj qe do e marim nje 3 piksh.
    Turqia do jet e fort e do kerkoj fitore me cdo kusht, po edhe quq e zinjt besoj se do bejn te pamunduren per te mar edhe nje =

    Forca shqiperia:
    LINDI EDHE "ANDREA"

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Shancet qe Shqiperia te marre trepikesh ne Ukraine?

    Zero. Pse?

    Kur skuadra e futbollit shqiptare niset me objektivin "per pike", normalisht kthehet e rrahur keq. Brigeli nuk kupton dot (sic nuk kupton dot as Menikini), qe shqiptaret s'bejne dot loje mbrojtese. Si mentalitet shqiptareve duhet t'u thuash te luftojne per cdo top dhe ta shndrrojne lojen ne beteje. Vetem ne ate menyre mund te fitoje (ose barazoje) Shqiperia.

    Ne jemi njerez te zjarrte dhe nuk dime te administrojme top. Skuadrat qe administrojne top mund te jene Gjermania, Anglia, Polonia, Suedia, Danimarka, pra nordiket qe bejne pasime ne mbrojtje pastaj japin topin e gjate, ose skuadrat latine qe bejne pasime ne mesfushe, po kane mesfushoret artista.

    Shqiperia ne kushte optimale te saj luan me dinamizem ne mesfushe. Nuk mund t'u thuash futbollisteve te kesaj skuadre te mbajne top sepse nuk eshte ne karakteristikat e tyre. Nuk mund as t'u thuash luani per barazim, sepse nuk dine. Duhet t'u thuash "luani per fitore" qe te mund te marrin barazimin, po vetem duke sulmuar vazhdimisht dhe deri ne fund te lojes.

    5-10% shance qe te marrim 1 pike, 90-95% qe te dalim te humbur

    Ukrainasit duan ta mbyllin mire. Ky s'eshte pesimizem, eshte realizem.

    Kur Brigeli te kuptoje karakterin e futbollit shqiptar ndoshta do jete vone sepse do e kene perjashtuar. Gjynah se s'eshte trajner i keq.

  19. #19
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ne nuk duhet te mendojme ti bejme favore tjereve. Ne duhet te mendojme si te ecim sa me shume para.

    Rezultatet e mira ne keto dy ndeshje na hypin ne vazo me te larta ne preliminatoret tjera dhe na ngrisin per disa pozita larte ne FIFA World Ranking. Pra, kombetarja jone perfiton shume nga rezultatet e mira ne keto dy ndeshje.

    Pastaj, edhe lojtaret perfitojne shume sepse ata qe vecse jane te afirmuar mund te ngrisin vlerat e tyre ne treg dhe rrisin kerkesat e skuadrave edhe me te mira se ku luajne per ta, e edhe ata qe nuk jane aq te afirmuar ne tregun nderkombetar, te afirmohen dhe te luajne per skuadra me te mira ne te ardhmen.

    Pra, eshte shume me interes si per kombetaren ne teresi, ashtu edhe per lojtaret ne vecanti qe te marrim rezultate sa me te mira ne te dy ndeshjet e mbetura e jo te mendojme kujt ti bejme favor.

    I uroj kombetares sone fitore si neser kunder Ukraines ashtu edhe ne Tirane kunder Turqise.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  20. #20
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Sulmuesi i kombëtares shqiptare dëshiron të shënojë në ndeshjen e sotme me Ukrainën

    Bogdani: S'kemi gjë për të humbur


    Olsi AVDIAJ

    Erion Bogdani, një nga sulmuesit më në formë në ndeshjet e fundit të kombëtares, është i bindur se ekipi kuqezi nuk do të zhgënjejë në ndeshjen e parafundit në Ukrainë. Sipas "Bogut", është e vërtetë që skuadra ukrainase është shumë e fortë, por, nga ana tjetër, përqendrimi në këtë takim për ta është i ulët, pasi Shevçenko me shokë tashmë janë në botëror dhe me të gjitha gjasat nuk do të japin maksimumin. Kjo, sipas Bogdanit, është një plus për skuadrën tonë, e cila kërkon që të marrë pikë në trasfertën e Dnjepros. "Nuk diskutohet që është një ndeshje shumë e vështirë, pasi ukraina është e fortë. Gjithsesi, ata nuk luajnë për një objektiv. Ne nga ana tjetër nuk kemi përse të ruhemi dhe të humbasim. Pra, thënë më shkurt, ne do të kërkojmë ta fitojmë këtë ndeshje, ose të paktën të marrim një pikë. Edhe pse luajmë në trasfertë, ne do të kërkojmë që të marrim pikë në Ukrainë. Kjo do të ishte e vlefshme për skuadrën tonë," është shprehur para këtij takimi Bogdani.
    Sulmuesi i Sienës në kampionatin italian është shprehur gjithashtu se shpreson të shënojë sërish me ekipin kuqezi në një ndeshje zyrtare pas dy golave me Danimarkën dhe Kazakistanin. "Natyrisht që synimi i një sulmuesi është goli. Shpresoj që të shënoj sërish me ekipin kombëtar shqiptar. Gjithsesi, më parë dua të luaj mirë. Golat janë në plan të dytë. Edhe me Turqinë shpresoj të zhvilloj një ndeshje të mirë. Do të luajmë përballë një skuadre të fortë, e cila do të synojë me çdo kusht fitoren. Gjithsesi, ne kemi objektiv për të marrë sa më shumë pikë dhe kështu nuk do t'i bëjmë favor asnjë ekipi," ka përfunduar Bogdani.
    LINDI EDHE "ANDREA"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •