Luca Mori, nga Sorbelo afër Parma në Itali, programer sipas profesionit, ishte duke vëzhguar rajonin e tij përmes Google Earth kur e vërejti një hijëzim të jashtëzakonshëm afër shtëpisë së tij. Mori duke përdor aplikacionin e Google që ofron pamje satelitore të Tokës tonë zbuloi gërmadhat e një shtëpie Romake deri tani të pa shënuar.
Mori kontaktoi me Muzeun Kombëtar Arkeologjik të Parma të cilët erdhën në konkludim se shtëpia është ndërtuar pak para lindjes së Krishtit.
Do të ishte bukur të dëgjohet mbi zbulime të tilla përgjatë bregdetit Shqiptar, apo nëpër trojet tjera Shqiptare.
shnet!
Krijoni Kontakt