Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47

Tema: Absurditet!

  1. #31
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Mashtrim!

    E mashtuan me fjale te kota
    Lloj lloj te paqenash trilluan
    Sa ajo me harroi dhe emrin!
    Kur emrat ne zemer ju shtuan.

    Rruges kalon pa me pershendetur
    Per zemren e vrare as qe mendon me
    Vetem me hedh nje shikim te zbehur
    Sikur midis nesh te mos kish asgje.

    Nje dite ishim dhe mos pyet sesi
    Sepse ta shpjegoj me nuk di as vete
    Valle ku humbi tere kjo dashuri!
    Me s’me buzeqesh as me goje s’me flet.

    Ta dish asgje tjeter me s’do deshiroja
    Kalbesiren shpifje, ta deboj, ta flak
    Te kisha mundesi gjithcka te shpjegoja
    Portezen e vengur dhe nje here ta hap.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #32
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    I shenderruar ne lot!

    I perzier perplot dhimbje gjaku im
    Gjarperon neper vena e damare
    Nuk kalova asnje ore ne gezim
    E ne brenge, shkova jete te tere.

    Lotet syve dot s’me shkulen asnje cast
    Gazi shkulet lehte nga buza…
    Shenderrohen ne lot fjalet sapo flas
    Pike loti s’mban me kupa…

    S’di dhe vargjet si u treten, si u shkrine!
    I kerkoj por per dreq nuk i gjej dot!
    Ne te pyetshin per mua ndonje dite
    Thuaj qe dhe une u bera lot.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #33
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Flm per ndjekjen Brady te pershendes serish...

    Dialogu i te dashuruarve.

    Me tha:
    Kush jam une?
    Thashe:
    Ti je lumturia
    Qellimi im
    dhe magjia...
    Ti je plage
    qe me dhemb
    Po une valle
    kush mund te jem?
    Tha:
    Ti je strehimi im
    Shpresa ime
    Ti je i pari
    Ti je i fundit
    Ne jeten time…
    Ti je origjina
    E loteve te mi
    Ti je lidhja
    Midis trupit
    Dhe shpirtit
    Tim
    Ti je i cmendur
    Pas meje
    je shterngate
    e forte rrufeje
    Ti je brenge
    perqafim.
    Ti je puthje
    Pergjerim.
    Ti je
    Fruti i pemes
    Ti je dhe
    Hadjuti i zemres
    Ti je i vetmi
    Ne jete qe kam
    Po une, valle
    cila jam?
    Tashe:
    Ti je substanca
    E jetes sime
    Ti
    je dashuria ime
    Ti je fillimi i fjales
    Je pulsi i zemres
    sime.
    Ti je gaz
    Por je dhe dhimbje.
    Ti je vjeshta
    je pranvera
    ti je gjumi
    ti je enderra
    ti je vendi
    ti je koha
    ti je shiu
    ti je bora.
    Ti je lule
    Trendeline
    ti je gonxhe
    jasemine
    ti je strofe
    ne poezine time
    e dashur je vete
    zemra ime.
    kjo dhe e para me kan pelqyer sh, me sa kom lexu poezit e tuja shkruan sh bukur. urime

    klejzi

  4. #34
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    flm kejzi te pershendes

    Dite prilli.

    Se harroj dot kur me joshe
    Me buzeqeshjen plot magji
    Kur te pashe ne nje qoshe
    Kur te erdha per karshi.

    Si harroj dot hapat tymin
    Rruges kur vija tek ti
    Neper kembe gjembat hynin
    N’zemer hynte dashuri.

    Se harroj kur humbi dielli
    U mbulua me nje re
    Se harroj ate dite prilli
    Kur te dua ti me the.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #35
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Kur te mos jesh

    Kur prane meje, te mos jesh
    Kuptimin plages do ja mesoj
    S’do di te flas,as dhe te qesh
    Zemervrare do te t‘kujtoj.
    Kur ti te jesh larg meje
    Plages do ja di kuptimin
    S’do me mbetet pike hareje
    Do te marr per himn vajtimin.
    S’di ne jete kur do qetesohem…
    S’di kur loti do me ndalet
    Sot me lotin po martohem
    Kur te vdes, prej tij do ndahem.
    Sot dhe zemra po me tretet.
    Kur ti shkruaj keto fjale…
    Nga dy faqet loti shprehet
    E godet zemren si dallge
    Kete vaj nuk e shmang dot
    Nga kujtesa dot se fshij.
    I rende loti ne k’te bote
    S’ka te rende aq sa ai.

    Po ti valle a do kujtosh…?
    Ne k'te bote sa te kam dashur!
    Kur ti vije sa gezohesha…
    Me te madh gezim s'kam pasur.
    Kur gjithcka ty te tregoja
    Emrin tim,te shkuaren time…
    Kur c'do dhimbje e harroja
    Ishe ti, me e madhja dhimbje.
    Dot nuk mundem te harroj
    Qe mes lotesh me braktise
    Ty qe ne ndeshkim me flake
    Qe aq larg prej meje ike.
    Ty te kisha burim shprese
    Ty te kisha rreze drite
    Afshin zemres ti ja ndeze
    E serish tani ja fike.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #36
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Shpresa vdes ne porten tende!



    Pashe gjithesine si nje varr te ngushte
    Mbuluar ngado me simbole prangash
    Pashe syte e mij veshur me mjergull
    Mjegull te bardhe si cerdhe merimangash.

    Pashe diellin te humbe nen re
    Pashe henen, tutje pas nje brinje
    Pashe edhe akujt qe qanin per ne
    Qaje dhe ti sa akujt i shkrije.

    Qaja, dhe lotet me rrjedhnin si lum
    Plot dhimbje, ngaterruar me mjergull
    Te kembet e tua bota merr fund
    Ne porten tende, shpresa mbetet vdekur.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #37
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Sonte

    Dua sonte te t' kem prane
    te ti them nja dy tre fjale..
    Dua sot te jesh me mua
    te ta shpreh sa shume te dua.

    Sa je prane, jam ngazelluar
    dua nata te jete e gjate...
    Shpirtin tim te pezmatuar
    ta perfshije e nxehta flake.

    Te marre flake porsi nje pishe
    te mbaje prush e nxehtesi
    te na beje tere naten drite
    gjer n'agim ndezur te rrije.

    As atehere s'dua te flej
    dua zgjuar te qendroj
    pupel n'ere ty te te ngrej
    te te puth te ledhatoj...
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #38
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Vdekja e zambakut.

    U vyshk, edhe vdiq zambaku
    Nga ethet e mallëngjimit
    Vdiq nga stresi nga meraku
    Nën ofshamat e vajtimit.

    Gjer në rrënjë u tha u dogj
    Si mbet gjethe ,as petal
    Pendët ju kthyen në blozë
    Porsi shkarpë në oxhak.

    Thonë: se vetveten vrau
    Të tjerë thonë se e vranë
    Askush nuk e di cfarë ngjau
    Vallë petalet pse i ranë?

    Thonë: që vjeshta i këputi
    Nga smira nga xhelozia
    Thonë: jasemina e mundi
    E këputi dashuria
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #39
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Mos thuaj asgje!

    Cdo gje me caktim eshte e dashur
    Ne vetem jetojme, keshtu eshte caktuar
    Ndoshta caktimi na mbledh sebashku
    Kur ditet e jetes, te na jene mbaruar.

    Mos thuaj bashke jetuam, se duheshim fort
    Mos thuaj u deshem, se grindjen e harronim
    Por thuaj gjithmone: qe na bashkoi Nje Zot.
    Ashtu ishte shkruar qe bashke te jetonim.

    Mos thuaj asnjehere: ishim te vecante
    Mos thuaj qe zemra, aq te bardha kishim
    Por thuaj ish caktuar nga Zoti I Larte
    Ai na Krijoi, kaq te mire sa ishim.

    Nese do te vdesesh, pasi te kem vdekur
    Mos thuaj se vdiqe, nga malli per mua
    Thuaj: egziston ne bote Zot i vetem
    Qe jete ka mbjelle , vdekje ka caktuar.

    Dhe nese bashke, perseri do takohemi
    Sepse as atje, nuk dua te jem vetem
    Thuaj u takuam, keshtu deshi Zoti
    E kurre mos thuaj se ne keshtu deshem.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #40
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Grimca marrezie
    1.
    Nektari
    Vloi ne gote
    Dhe gota u thye
    Nektari u derdh
    Dhe tha
    Une jam nje pike dashurie
    Qe gote e botes ka.

    2.
    Mund te sherohet zemra
    Lehtesisht
    Me nje fjale
    Nje mjekim…
    Mund ta besh te lumtur
    Pergithmone…
    Kjo realizohet
    Ne filmat me kartone.

    3.
    Me tha: sot i vogel
    Si foshnje me ngjan
    E ndoshta neser
    Do jesh me i rritur
    Ah femijerine
    Dikush te ma ktheje
    Per te ndjehem uritur.

    4.
    Tere femrat e botes
    Jane merzi pa mase
    Ndersa ti e vetmja
    Ngjan me poezi
    Te prushitur llave…
    K’te mbaje sekret
    Askujt mos ja thuaj
    Vetem ty ta thashe.

    5.
    I peshova te gjitha
    Me e rende ishte fjala
    Largesite pershkova
    Fjala kish ikur me larg
    Zjarre e arme provova
    Nga fjala vrisnin me pak
    E peshova fjalen.
    6.
    Liria eshte frymarrje
    Pa te cilen, asnje minut
    Nuk mund te rrosh
    Por dhe ta dish
    Liria e humbur
    Gojen ta shqyen
    Kur ta fitosh.

    7.
    Piktura
    behet me laps
    Shkronjat shkruhen
    me pene
    Lufta behet
    me shpate
    Dera hapet
    me celes
    liria fitohet
    me gjak
    guri gdhendet
    me dalte
    zemra celet
    me fjale.

    8.
    Me mire
    Te jesh kafshe
    I lire
    Te bredhesh neper bote
    Te vish nga te duash
    Verdalle…
    Pa vize e pasaporte.

    9.
    Nuk eshte trimeri
    Te vrasesh me shpate
    Te shash e bertasesh
    Me ze te larte
    Nuk eshte trimeri
    Te prishesh
    Shkaterrosh
    Trimeri eshte te falesh
    Dhe te tolerosh.


    10.

    Thone qe foshja
    Eshte e lumtur
    Sepse vetem qesh
    se di ceshte dhembja
    Por jo s’eshte ashtu
    Me i lumturi eshte ai
    Qe mbart enderra boshe
    Se s’ka parandjeja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 06-01-2006 mė 00:18
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kriteret pėr njohjen nė Shqipėri tė diplomave tė huaja
    Nga shigjeta nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 04:52
  2. Pėr bukėn e djalit do bėhem prostitutė ose do vetėvritem!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-09-2004, 09:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •