Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Mahmut Bakalli

    Mahmut Bakalli, ish lider i larte i Partise Komuniste te Kosoves, dhe njeri nga udheheqesit e Kosovareve gjate periudhes se Autonomise se bashku me Azem Vllasin. Tash, Mahmut Bakalli eshte parlamentar i pavarur ne qeverine e Kosoves.

    a eshte e dobishme pjesmarrja e tij ne arenen politike te kosoves? Sa ka efekt pjesmarrja e tij? NEse ka, atehere pse dhe pse jo?
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Bakalli nuk ėshtė deputet i pavarur nė Parlamentin e Kosovės, por i takon grupit parlamentarė tė AAK-sė dhe nuk bėnė pjesė nė qeveri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 09-09-2002 mė 19:20

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Do te ishte mire qe kur hapni nje teme te tille mbi nje figure ta shoqeronit ate edhe me nje kurrikulum jete te shkurter, ose ndonje artikull nga vete personi ne fjale. Ne kete menyre do te kishim mundesi te gjithe te gjykonim botekuptimin e personit ne fjale.

    Personalisht nuk e di kush eshte personi ne fjale por kjo nuk do te thote qe nuk jam i interesuar te mesoj me shume per te.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Nje artikull lidhur me aftesine e Bakallit ne Hage

    Mahmut bakalli ishte kryetar i partise komuniste te Kosoves dhe kryetar i Kosoves deri ne periudhen e vitit 1981. pas vitit 1989, ai pothuajse se u zhduk nga jeta politike ne kohen kur LDK se bashku me Ibrahim Rugoven dalin ne sken. Mirepo dhe pse si nje ish-udheheqes komunist, ai nuk u morre me kete ideologji pas shkaterrimit te jugosllavise. Ne vitin 1998, pas protestave studentore, bakalli se bashku me Rugoven, takohet me z. Gelbard. Pas luftes, ai perseri behet aktiv, dhe ne vitin 2002, me duket ne Prill, Bakalli emerohet si deshmitari i pare ne Hage kunder Milloshevicit. Lidhur me shfaqjen e tij si deshmitare ne Hage, ka pasur mendime te ndryshme.
    Tash eshte deputet ne parlament i mbeshtetur nga AAK.
    Ja nje prej atyre mendimeve

    Nga Naim Balidemaj

    Politikanėt e vjetėr shqiptarė tė nomenklaturės vetėqeverisėse titiste, edhe sot e kėsaj dite vuajnė nga sindromi i inferioritetit ndaj ish padronėve tė tyre nė Beograd. Kjo u vėrejtė gjatė dėshmisė sė Mahmut Bakallit nė Hagė, i cili dukej i hutuar dhe i pa pėrgaditur pėr njė ballafaqim tė denjė me kryekasapin e ballkanit. Millosheviqi edhe njėherė dėshmoi se pas tij ėshtė i tėrė llumi serb duke filluar nga Sinodi Shenjtė i Kishės Pravosllave Serbe, Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Serbisė dhe dora e hekurt e pushtetit serb-armatė-polici. Do tė pėrqendrohem vetėm nė disa replika konkrete. Nė pyetjen e Millosheviqit pėr implikimin e terrorizmit islamik dhe rrethit Al-Kaida nė Kosovė, Bakalli pėrgjigjet naivisht se nuk di asgjė. Ėshtė shumė e vėrtetė se fundamentalizmi islamik ėshtė i implikuar thellė me politikėn serbe dhe kėtė ėshtė dashur ta dij Mahmut Bakalli, mbase qė nė kohėn e Titos e deri nė ditėn e sotme, Jugosllavia dhe Serbia kanė kultivuar marėdhėnje tė mira me shtetet tė cilat propagandojnė terrorizmin. Jugosllavia, si e tillė ėshtė vendi i pėrkrahjes mė tė madhe tė kėtyre organizatave shkatėrruese dhe anti-njerėzore. Ndėrsa sot Millosheviqi, sipas kėshillave tė disa popave kriminel serb, del "mbrojtės i vlerave dhe qytetėrimit tė krishterė", gjatė dėshmisė sė tij thjeshtė demagogjike por efektive pėr tė deskridituar dėshmitarin e parė nga Kosova. Armata Jugosllave dhe kreu i saj prej kohėsh kanė pasur lidhje tė fshehta me talibanėt. Kėtė e kanė dėshmuar edhe disa informacione ndėrkombėtare tė cilat e dijnė se, Osama Bin Laden ka qenė mysafirė i shpeshtė i Beogradit pėr tė lidhur kontrata mbi blerjen e armėve dhe nga kėto marrėveshje pėr para tė majme Armata Jugosllave pėr vite me radhė ka furnizuar rrjetin Al Kaida me armė tė ndryshme tė prodhuara nė uzinat e Serbisė. Nga fundi i viteve tė tetėdhjeta, para shkatėrrimit tė Jugosllavisė sė dytė, kur nė krye tė Serbisė ishte Millosheviqi, disa Slloven, Janez Jansha, Franci Zaverll, etj. publikuan nė "Mladina" lidhjet e Armatės Jugosllave me organizata tė ndryshme terroriste me theks tė veēantė me disa islamike. Ky fakt mund tė shėrbente si bumerang pėr Millosheviqin. Gjatė luftės nė gjiun persik, Millosheviqi shumė herė me krenari ėshtė krekosur pėr aftėsitė e tankut tė prodhimit jugosllav qė ishte nė duart e Sadam Huseinit si armė e sofistikuar jugosllave. Jo vetėm Tankset jugosllave, por edhe aeroplanėt luftarak jugosllav ishin armė e fortė e Sadam Huseinit. Njėkohėsisht, Serbia dhe Jugosllavia e Millosheviqit, vite me radhė nėpėr akademitė ushtarake jugosllave shkolluan me mijėra oficierė tė lartė tė Irakut. i vetmi vend qė pėrkrahu Irakun gjatė luftės ishte Millosheviqi dhe Jugosllavia e tij. Nė kohėn e Millosheviqit, ėshtė dėshmuar edhe njė rast tjetėr i terrorizmit ndėrkombėtarė me emblemėn e Jugosllavisė. Aeroplani i rrėxuar nė Angli, nė vitin 1989, ku humbėn jetėn disa qindra vetė, kishte tė kurdisur bombėn nga prodhimi i Kragujevcit. Mirėfilli dihet se prodhimi i armėve ėshtė nėn mbikqyrjen direkte tė shtetit dhe kėto armė nuk mund tė gjenden nė treg tė konsumit tė gjerė, pa implikimin e thellė tė aparatit shtetėror, nė kėtė rast terrorist jugosllav. Pra, Jugosllavia e Millosheviqit vite me radhė furnizonte dhe prfeksiononte terrorizmin ndėrkombėtarė. Pėrveē Rusisė, vendi tjetėr nė botė qė ushtarakisht pėrbėn bėrthamėn e Moamer Al Gadafit, ėshtė Jugosllavia e Millosheviqit. Edhe sot e kėsaj dite ekspertėt e Armatės Jugosllave janė ekspert nėpėr kampet ushtarake tė kėtij kasapi tė shkretėtirės, me tė cilin Millosheviqi deri nė arrestimin e tij mbante lidhje tė pėrafėrta dhe shumė miqėsore. Libia, Iraku, Afganistani, si shtete tė fundamentalizmit islamik ishin aleatėt natyror tė Millosheviqit, kundėr vlerave dhe demokracisė botėrore. Kėto shtete ishin pėrkrahėse morale dhe materjale tė Millosheviqit, ndėrsa ky pėr shpėrblim i furnizonte me armė tė llojeve tė ndryshme. Gjatė luftės nė Kosovė, nė radhė tė armatės dhe policisė serbe, pėrveē mercenarėve rus, ukrainas, bellorus, kishte mjaft militant nga radhėt e Gadafit, Huseinit dhe Bin Ladenit, tė cilėt nė emėr tė luftės kundėr qytetėrimit pėrendimor, vepronin me forcat militare dhe paramilitare serbe nė Kosovė. Derisa Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, nuk ka pranua nė radhė tė veta askend qė nuk e pranon emblemen dhe rregullat luftės tė parashtruara nga drejtoria politike e saj. Sa i pėrket akuzės sė Millosheviqit pėr implikimin e UĒK-sė me tregėtinė e drogės, ėshtė vetėm njė truk, pėr tė hedhur gurin e fshehur dorėn. Dihet mirėfilli se Jugosllavia e Millosheviqit, por edhe para tij, ka qenė eksportuesja mė e madhe e drogės rrjeti i sė cilės ka arritur deri nė Kolumbia. Diplomatėt jugosllav, me pasaporta diplomatike, gjithmonė i kanė pasur tė mbushura valixhet me droga tė ndryshme dhe ky kriminalitet ėshtė organizuar nga vetė shteti jugosllav, boss i sė cilės ka qenė Millosheviqi. Nė vitin 1989, nė Ēikago ėshtė zėnė nė aeroport njė diplomat jugosllav me valixhen plot heroinė. Ky fakt dėshmon qartė se kush ėshtė marrė me drogėn dhe shpėrndarjen e saj nė tė gjitha pikat e globit. Njė nga bashkėpuntorėt e sigurimit jugosllav, i angazhuar nė tregėti drogash, padyshim ėshtė edhe Daut Kadrioski, i cili Jugosllavisė i ka sjellė fitime tė mėdha. Millosheviqi, i bazuar vetėm nė gėnjeshtra, tha se "shqiptarėt kanė filluar tė shpėrngulen nga Kosova vetėm pas fillimit tė bombardimeve nga ana e NATO-s. Bakalli, ose harroi, ose nuk e di, se gjatė periudhės dhjetė vjeēare tė Millosheviqit, pėrmes formave tė ndryshme represive, nė formė tė heshtur nga Kosova janė shpėrngulur mbi gjashtėqind mijė shqiptarė. Vetėm gjatė vitit 1998 gadi e tėrė Drenica ka qenė e shpėrngulur nga vatrat e veta. Fenomeni Bllacė-Stankovec, nuk ka zgjatur vetėm njėzetekatėr orė siē pretendon Millosheviqi, por ka qenė njė marrėveshje e fshehtė mes Millosheviqit dhe Gligorovit pėr koridorin e njohur tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Kosova pėr nė Shqipėri. Janė fakte tė gjalla, ku policia dhe armata serbe, tė shpėrngulurve me dhunė ua kanė konfiskuar dhe asgjėsuar tė gjitha dokumentet personale. Duke pėrdorur trendet aktuale tė politikės ditore, Millosheviqi pretendoi ta njollosė UĒK-nė me pretekst se ajo paska vrarė qytetarė shqiptarė. Ndėrsa, Bakalli duke menduar se ėshtė nė ndonjė mbledhje tė aktivit tė Lidhjes Komuniste, "dėshmoi" se mund tė ketė pasur raste tė tilla individuale. Jo, shoku Mahmut, ato nuk janė raste individuale, por me ligjet e luftės kolaboracionistėt dėnohen. Dėnimin e merituar e morėn edhe ata "shumarė" dhe spijuj tė Serbisė. Ata qytetarė shqipfolės ishin bashkėpuntorė tė Millosheviqit dhe parapėrgaditės tė terrenit pėr "tokėn e djegur". Sa i pėrket Hashim Thaēit dhe nofkės sė tij "gjarpėri", ėshtė njė fakt se nė mitologjinė ilire tė ruajtur deri mė sot, tek shqiptarėt gjarpėri ėshtė simbol I rojes sė shtėpisė. Hashim Thaēi si njohės i mitologjisė shqiptare, kėtė nofkė figurativisht ia dha jo vetėm vetes por tėrė UĒK-sė, sepse UĒK-ja vėrtetė ishte roje e shtėpisė, roje e Kosovės. Dėshmitarėt nga kosova kanė shumė adute nė duart e veta, e kanė arsyen mbi tė keqen, pavarėsisht se disa ish politikanė tė vjetėr kanė humbur orientimin shumė kohė mė parė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 09-09-2002 mė 23:20
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    BALIDEMAJ ca gjera i ka mire por...

    ...Akuzat per "fondamentalizem islamik" nuk mjafton ti luftoje Bakalli.
    Balidemaj ka te drejte qe ja kerkon pse Bakalli nuk i sqaroj kto gjera ne HAGE..
    Mirpo duhet te dime se ne Hage nuk te lejojne te grish shum Sallate.
    Balidemaj luften kunder propogandes SERBE per gjoja "fondamentalizem islamik "ne UCK e Kosove duhet tja kerkoje THAQIT te cilin nga Gjarper e ben "Lion King" , Simben e KOSOVES.
    Pse e them kete.
    Sepse akuzat me serioze per implikime "fondamentaliste islamike" ne Shqiperi e trojet shqiptare i ka popullarizuar PS gjate kohes se Saliut dhe me vone Fatos Klosi miku i Thaqit.
    Ishte Klosi, kur erdhi ne pushtet qe ne Londer akozoj se ka "terrorizem islamik" ne Hapsirat Shqiptare dhe per cudi keto dite mbasi Klosi deshtoj ne Arratisjen e tije dolen nga Londra Alarmi per terrorizem islamik ne Veri te Shqiperise..
    Une i lidh keto gjera....qofsha i gabuar..
    ................

    Mahmut Bakalli ka merita ne periudhen Titiste qe shfrytezoi momentet per futur ne Kosove fonde per zhvillim. Mjafton te permendim universitetin e prishtines..Elektranen etj objekte industriale e kulturore qe ishin baza per ekonomine dhe Kulturen e Kosoves.
    Ta dine te gjithe qe Kosova nuk lindi me 81 me demonstratat e as me daljen e maskave te UCK-se..
    Kosova mir ose keq ka pasur njerez qe kane punuar..ne cdo kohe..
    Me kostum te Musolinit ose Hitlerit te Titos ose LDK-..gjithmone dikush ka punuar e dikush ka grire sallate.
    Natyrisht ne kohen e demonstratave tye 81.. Enveri tha.."mahmut Bakalli-Mahmut Cakalli"..kjo mjaftoi qe per dekada rresht M.bakalli te ishte armik i enveristeve te kosoves..
    Enveristet e kosoves kane nji mentalitet te cuditshem..
    sikur enveri ose ramizi ose Mejdani e Nano te thone.."kosovar hani m-ut" ata te nesermen do thone.."ka than baca enver ose ramiz ose fatos ju baft mir Pasuli"...lol.
    Kjo u vu re kur Qosja ne rastin e Kretes tha "no koment" ose ne rastin e Rugoves ne Hage...enveristet nuk pranojne suksesin e Rugoves por shpifin.. nejse..dihen kto gjera..

    Ne se ndonji Enverist e afron Bakallin (haradini esht gjys ramizisti me duket) kete e bejne me sugjerimet e Tiranes.
    PS kur pordhi ndrroj taktike. Dikur taktika ishte..enveristet ishin kunder titisteve..Kohet ndryshuan..per PPSH-ne
    Ajo hoqi dore nga lufta kunder "armiqve revizioniste titiste te brendshem e te jashtem" etj..dhe ndezi drit jeshile per te gjithe per te forcuar Partine ne Kohen pluraliste dhe nga kjo paten rezultat..
    Nji shembull me kete...Tos lubonja nga i burgosur i PPSH-se ne Monizem u be vegel e PS (PPSH-se ne pluralizem.
    Edhe ne Kosove psh.. PPSH mbas pordhjes me 90-ten (mbasi i kish ne xhep katundaret enveriste te Diaspores) i afroi dhe ish titistet qytetare te Kosoves..
    Prandaj nuk cuditem kur shikoj DEMACin--ish enveristin..me Bakall titistin..ose IMAM arbenat me veton Surrot.etj..ose Berishen kur takon Thaqin..ose METEN kur takon Titiste...jane reminishenca te vjetra e taktika te reja kto.
    nesje..no pr.
    Haradin ramiz-isti pra prej kesaj taktike besoj eshte i afruar me Bakallin.

    Natyrisht afrimi i Bakallit me Haradinajt eshte ndoshta dhe rezultat i nji politike te mbyllur te vet LDK-se e cila si parti e Shumices ne Kosove bart dhe nji vaporr me Enverista brenda te cilet me kohe hedhin shqelma..sic jane lloji i hidajet hysenit e Jakup Krasniqit e plot tjere..

    LDK duhet te ri-freskohet e te thithe cdo intelektual te kosoves pamvaresisht nga e kaluara Titiste sepse koha e nji fronti te madh kunder Serbise nuk ka ikur dhe ne kte lufte qe nuk i dihet sa e gjate do jete duhet te gjithe te jene "BRENDA" e te punojne.

    ................
    Mahmut Bakalli nuk shkelqeu ne gjyqin e Hages.
    Arsye pse ai nuk shkelqeu eshte per mua, fakti se ai u perpoq te behet avokat i UCK-se.
    Ne fakt ne Hage duhet roli i avokatit te popullit, avokatit te Kosoves.
    Ne Hage duhet mbrojtur e drejta e Shqiptareve qe te kene Shtetin e tyre ne Kosove dhe kjo e drejte nuk duhet te ngaterrohet me mbrojtjen e X ose Y force politike te Kosoves.
    Rugova u perqendrua ne raportin Ushtri e Serbise-Popull i Kosoves.
    Ai foli pak dhe sakte dhe fitoi mbi Sllobodanin.
    Mahmuti desh te flas shume e ju be per lume.
    Mahmuti u perpoq te jete avokat i uck-se se Haradinajt.
    Ne kontekst te ligjeve nderkombetare e normave juridike e vetmja pike ku kapet Sllobodani per tu mbrojtur eshte veprimtaria e UCK-se.
    Aty ai gjen argumenta nga i cili ai del mbi uje sa here gjendet perballe deshmitaresh injorante pa pergatitje juridike.
    Pse kapet ai tek UCK-ja?
    Sepse UCK-ja (pamvaresisht se ishte e perbere nga luftetare qe shkuan ne UCK me qellimin fisnik e te drejte per te Mbrojtur popullin nga genocidi 150 vjecar Serb) beri veprime te cilat jo vetem ne kohen e "luftes" por dhe ne gjyq te Hages cuan uje ne mullirin e Serbise dhe kjo fale vijes staliniste te Shtabit te Uck me ne krye "gjarperin" Thaqi e dhelpren haliti..
    Vija staliniste ve ne plan te pare "qerimin e hesapeve me armikun e brendeshem" dhe kjo beri qe UCK te formohet jo si Force Ushtarake qe ka qellim te perballohet me Ushtrine Serbe por si levizje guerile e tipit Kolumbian ose Che guevarist e Enverist.
    Psh Sllobo kapet tek disa atentate qe uck i bente Rugovistave ose ca vrasje rojesh pylli ose policesh lokaliteti dhe justifikon me kete shum bukur arsyet e futjes se Policise e Ushtrise tije ne Loje.
    Ne fakt Sllobo kur fut ushtrine nuk kishte aspak qellim te kapte Thaqin apo Jakupin.
    Sllobo duke perfituar nga strategjia Staliniste e Thaq-Jakupit (qe ja ha ***** armikut dhe ja ben sherrin popullit te vet, ose sic thote populli.."qeni keq ta sjell ujkun ne torishte") vuri ne jete strategjine e vjeter Serbe per pastrim total te Kosoves nga Shqiptaret.
    Rast me fatlum e me te begate nga pikpamja e te justifikuarit te Terrorit shteteror ndaj nji populli qe i erdhi Serbise me shpalljen pompoze te UCK-se nga disa tru-peshq nuk kish ku te shkonte ma.
    Propoganda UCK-iste ishte thesar per Beogradin.
    Beogradi nuk kish nevoje fare te gjente pretekse..
    Vet TVSH dhe mjetet e tjera qe perdorte Levizja marksiste-enveriste per gjoja popullarizimin e UCK-se sherbenin vetem qellimit final te Serbise..PASTRIMI I KOSOVES nga Shqiptaret.

    Shpjegimi qe ky Balidema lart i ben Nofkes THAQIT "gjarperi" si roje e shtepise dhe popullit i ngjan shpjegimeve te Qoses kur justifikon Rebelet dhe lideret e tyre "tre gisht-ore" ne djegjen e Shqiperise.
    Pallavra qe i hedh poshte vet realiteti i asaj "lufte" te cilen e kemi te fresket ne Kujtese.
    Per THAQIN dhe Shtabin e propoganden e tyre te Komunikatave vlen vetem ky shpjegim qe jep populli ne Proverbin "qeni keq ta sjell ujkun ne Torishte".
    QENi mire ..pra Roja i shtepise ose roja i bagetise largon ujkun ose e shqyen ate e ben cop cope e Qeni keq nuk e largon e as e shqyen ujkun po e bjen ne der te Shpise e vet ben ham-ham.


    Sot nuk eshte Koha te merremi shume me persona te vecante por koha qe te gjithe ne kosove te mbajne nji qendrim.
    Meqense personi me i sprovuar diplomatikisht eshte Rugova duhet lene atij hapsira e nevojshme per te mbajtur timonin.
    Rugova eshte i qarte dhe i kujdeshem..

    Ja nji shembull se sa bukur RUGOVA ben Diplomaci.

    "Mesazhi i Presidentit Rugova pėr fushatėn zgjedhore: Tė kemi zgjedhje tė qeta e tė suksesshme siē u ka hije kosovarėve

    Prishtinė, 10 shtator - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova lidhur me hapjen e fushatės zgjedhore pėr zgjedhjet lokale tė 26 tetorit me njė mesazh iu drejtua popullit tė Kosovės, duke u bėrė thirrje qytetarėve, partive politike, iniciativave tė qytetarėve dhe kandidatėve tė pavarur, tė kontribuojnė qė tė ketė njė fushatė korrekte e tolerente dhe tė ketė zgjedhje tė qeta e tė suksesshme siē u ka hije kosovarėve. "Tashmė kemi pėrvojė tė mirė me zgjedhjet dhe kemi bindjen e plotė se do tė kemi zgjedhje tė mira. I bėjmė apel masmediave qė tė pėrkrahin fushatėn, t'u japin shansė tė prezentimit tė debatit tė gjithėve dhe tė kemi zgjedhje tė lira e tė qeta", thuhet nė mesazhin e Presidentit Rugova. "


    Bakalli ne se punon ne kuadrin e parlamentarizmit le te punoje por ne se punon per Ramushin gabon..
    Kosova ska nevoje per me ngrit KALA per Ramushin ose THAQIN..
    Kemi nevoje vetem per ti ngritur Kalane..Pamvaresise.e miqesise me NATON askujt tjeter.


    tung

    Brari: largova nje pjese te materialit i cili ishte krejtesisht large temes. Mendimin tend lidhur me Rugoven mund ta shkruash ne temen kushtuar Ibrahim rugoves. MEgjithate, pjesen e tjeter te shkrimit per Bakallin, nuk e largova. Shpresoj se me kupton. Nuk kam deshire qe njerezit te devijojne prej temes. Kerkoj Mirekutpim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 11-09-2002 mė 02:18

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Pra 'cfare mendoni per Bakallin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 11-09-2002 mė 02:20
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Ēfarė mund tė dėshmojnė Rugova dhe Bakalli?
    E postuar me Sunday, February 17 @ 20:13:31 CET nga kohadb
    Nė takimin sekret me Bakallin, shefi i policisė sekrete serbe, Stanishiq, i
    ka porositur liderėt shqiptarė se ata kanė dy zgjidhje: ose ta pranojnė
    pėrfundimisht sundimin serb, ose ta lėshojnė Kosovėn. “Nė Kosovė kemi rreth
    600 fshatra shqiptare dhe neve na duhen pėrafėrsisht 3 muaj pėr t’i zbrazuar
    ato”, ka thėnė Stanishiqi

    RIFAT BUZUKU
    VJENĖ, 17 SHKURT -
    Burime tė afėrta me Tribunalin e Hagės bėjnė tė ditur se ndėr dėshmitarėt
    kryesorė kosovarė nė procesin gjyqėsor kundėr Slobodan Milosheviqit nė Hagė,
    janė kryetari i LDK-sė, Ibrahim Rugova, dhe deputeti i AAK-sė, Mahmut
    Bakalli. Nė intervistat e shumta tė mbledhura nga zoti Rugova nga hetuesit e
    Tribunalit tė Hagės, sidomos pėr periudhėn gjatė bombardimeve tė NATO-s, kur
    Rugova mbeti i mbyllur nė Prishtinė, ka dėshmi qė e ngarkojnė rėndė
    Milosheviqin. Njė pikė interesante nė dėshminė e zotit Rugova do tė jetė
    “detyrimi nga tė dėrguarit e Milosheviqit pėr tė udhėtuar nė Beograd”. I
    kėrcėnuar me vdekje ai dhe gjithė familja e tij, Rugova ishte detyruar tė
    paraqitej nė zyrėn e Milosheviqit nė Beograd dhe tė pozohej para kamerave
    serbe duke shtrėnguar duart. Rugova ka deklaruar mė vonė se ai nuk kishte
    ēfarė tė bisedonte me Milosheviqin, porse ishte sjellė atje me forcė.

    Rugova i kėrcėnuar me Vdekje
    “Me Milosheviqin nuk ishte e mundur tė diskutosh; por ata donin qė me
    ndihmėn time tė manipulonin tė vėrtetėn”, ka theksuar Rugova, nė pikėn rreth
    vizitės sė tij nė Beograd nė mesin e bombardimeve tė NATOs kundėr forcave
    serbe, nė pranverė 1999. Asokohe Rugova ėshtė detyruar tė vėrė nėnshkrimin
    nė disa dokumente tė parapėrgatitura nga Qeveria serbe, pėrkatėsisht nga
    Milan Milutinoviqi. Kryetari i LDK-sė di edhe shumė gjėra tė tjera, qė mund
    ta ngarkojnė Milosheviqin pėr pėrdorim tė metodave frikėsuese kundėr
    “kundėrshtarėve tė tij”, si dhe pėr bisedimet rreth planeve serbe pėr ta
    spastruar Kosovėn etnikisht, nė qoftė se shqiptarėt nuk do t’i
    nėnshtroheshin autoritetit serb. Por nuk ėshtė vetėm zoti Rugova qė mund tė
    dėshmojė qartė pėr planet e Milosheviqit pėr spastrimin etnik tė Kosovės.
    Ndoshta i vetmi qė ka marrė guximin tė shprehet publikisht, ishudhėheqėsi i
    Kosovės nė vitet e autonomisė, Mahmut Bakalli, qė nė fillim tė vitit 2000 ka
    treguar pėr metodat qė pėrdorte Milosheviqi pėr t’i frikėsuar dhe nėnshtruar
    politikanėt shqiptarė.

    Takimet sekrete nė Brezovicė
    Tashmė ekziston njė dosje nė Hagė pėr ftesat pėr takime sekrete nga njerėzit
    e Milosheviqit. Njė prej tė dėrguarve tė Milosheviqit pėr t’u komunikuar
    liderėve shqiptarė dėshirat dhe planet serbe, ka qenė shefi i policisė dhe i
    shėrbimit tė zbulimit tė Milosheviqit, Stanishiq. Pasi mė 1997 ishte vėnė re
    se shqiptarėt nuk po mund tė duronin mė represionin nė rritje e sipėr tė
    regjimit serb, Milosheviqi kishte ndėrmarrė disa hapa “seriozė” pėr ta
    qetėsuar gjendjen. Ndėr ta ka qenė angazhimi me ndėrhyrje indirekte, duke
    pėrdorur njė shoqatė tė parėndėsishme kishtare “Shėn Exhidio” si gjoja
    ndėrmjetėse pėr zgjidhjen e brengave tė shqiptarėve. Kėso ndėrmjetėsimesh
    janė bėrė nėn dirigjimin e drejtpėrdrejtė tė Milosheviqit, pėr t’i hutuar
    shqiptarėt dhe pėr ta mashtruar komunitetin ndėrkombėtar. Nė tė njėjtėn
    kohė, duke pėrdorur Stanishiqin, Milosheviqi ka komunikuar tėrthorazi me
    politikanėt shqiptarė nė Brezovicė. Nė kujtimet e zotit Bakalli tregohet qė
    nė njė nga kėto takime Stanishiqi u ka thėnė liderėve shqiptarė se ata kanė
    dy zgjidhje: ose ta pranojnė pėrfundimisht sundimin serb, ose ta lėshojnė
    Kosovėn. “Nė Kosovė kemi rreth 600 fshatra shqiptare, dhe neve na duhen
    pėrafėrsisht 3 muaj pėr t’i zbrazuar ato”, ka thėnė Stanishiqi. Kėso
    mesazhesh kanė dėgjuar edhe politikanė tė tjerė kosovarė, por deri tani
    asnjėri prej tyre nuk ėshtė shprehur publikisht. Ndoshta tani qė Milosheviqi
    po duket se nuk ėshtė mė nė Beograd, por nė Hagė, edhe tė tjerėt do tė
    marrin guximin dhe tė flasin hapur.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Tema tė Ngjashme

  1. Mahmut Ferati
    Nga Davius nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-04-2012, 16:21
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Nė moshėn 7O-vjeēare vdiq Mahmut Bakalli
    Nga ideus nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 03:38
  4. Baba Qazim Bakalli (1895-1981)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 08:01
  5. Prof. Namik Resuli and Ing. Mahmut Cungut
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-11-2002, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •