Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2003
    Vendndodhja
    Anadoll
    Postime
    35

    Trokthi i zemres

    Keto jane disa nga poezite emia te shkruara ne nje periudhe kohore mjaft te gjate.Lexojini dhe ju lutem me thoni mendimin tuaj.Une nuk e besoj se mund te jap mendim te shendetshem per veten sepse mua vete me zgjojne kujtime te ndryshme dhe sigurisht qe jane speciale sepse jane nje pjese e imja.Po zgjedh disa dhe po i shkruaj me pas te shohim ndoshta edhe e zgjeroj ca krijimtarine.Faleminderit.Rezarta.


    ...

    I dashuri im,pa ty jeta
    Eshte nje sfere e zbrazet
    Siperfaqja e mbuluar nga suveniret
    Dhe brendesia qe mungon trishtuar
    E heshtur dhe ne heshtje
    uleret

    Shpirti im,lotet e mi pa ty
    Jane driteza ne rruget pa njerez
    Une kaloj ne to e qete
    Dhe ne qetesine time shkaterrohet
    Gjithcka qe me pare qe shenjteri
    ti

    Pa ty,zemra ime,pa ty
    Trupi im po myket ne orvatjet e pashpresa
    Ndjej thatesire brenda gjakutdhe dehje ne duar
    kam ende ne thonj aromen tende te fikur
    hirin e te qeshures tende
    te djegur
    Mbi ty,mbi te munguarin ty
    Mbyllen dritat dhe rruget dhe flaket e mia
    Jeta vertitet rreth meje si nje grenxe
    I mbaj syte mbyllur,pa ty
    po e pres.




    ....

    Mos me ler vetem
    Ne kete moment qe te ndjej prane
    I mazhi yt eshte i vetmi qe mund te ushqeje
    Kete ndjenje te rrudhur...

    U katandisem ne zera,i dashuri im
    Dhe perqafimet u bene fjale dhe shikimet grahma
    Cmenduri,as doren tende nuk e kam
    Jam shnderruar ne nje skene imazhesh
    ne pritje...

    Lerme pra te luaj me ty ne mendjen time te vogel
    Kaq here ne epokat qe do te kalojme
    Dhe shpresa do me behet buke dhe uje
    per kohet qe do te vijne
    Te te balsamos brenda syve te mi
    Te pandryshuar me ate veshtrim te njejte
    Une,dirigjente e pafat ne kete skene
    Ku nuk paska asnje vegel muzikore...



    ....

    U lodhem te gjithe,shpirti im
    U lodhen lapsat mbi tavolinen time
    Fletet e pafund te poezive
    Kafja dhe librat ne raft
    Dhe cdo obkjekt i vogel i kesaj dhome qe di permendesh

    U lodhen rruget dhe plepat,
    Stacioni i autobuzeve,supermarketi,
    Restorantet,hotelet,taksite,
    U lodh qielli dhe vera

    U lodha une ne mes te ketij qyteti ku ke lene hijen
    Ne mes te cepave te kujtimeve qe guxoj te permend
    U lodha nga gjithe kjo pritje e te paqenes
    me miq te rreme
    Po te presim,une dhe gjithe qyteti
    Mendo,gjithcka ka heshtur me dite te tera

    Telefono pra...!
    Nje dite sinjor kapiteni ciganen ne rruge e takoi

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    shume shume bukur!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Rezarta,shfrytezo dashurine(per te zgjeruar krijimtarine tende).
    Ke shume ndjenje,je origjinale.
    Vazhdo....dhe mireserdhe

  4. #4
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anėtarėsuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    Sa bukura keto rreshta , dashurija qe te hedh , te afron te shkatron e cka jo tjeter. Te lumt. Vetem vazhdo, pres me shum nga ty .

  5. #5
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Mos me ler vetem
    Ne kete moment qe te ndjej prane
    I mazhi yt eshte i vetmi qe mund te ushqeje
    Kete ndjenje te rrudhur...

    U katandisem ne zera,i dashuri im
    Dhe perqafimet u bene fjale dhe shikimet grahma
    Cmenduri,as doren tende nuk e kam
    Jam shnderruar ne nje skene imazhesh
    ne pritje...



    E mrekullueshme, kjo.
    Per mendimin tim ka frymezim, me pelqyen shume....
    sereno

Tema tė Ngjashme

  1. Zemra
    Nga Fiori nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-07-2013, 10:58
  2. Paniku dhe sėmundjet e zemrės. Metodė e re operimi
    Nga Fittox nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:04
  3. Ku ėshtė pozita e zemrės tėnde?
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 09:54
  4. Depresioni dhe sėmundjet e zemrės
    Nga Gimi3 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  5. Festa e Zemrės Krishtit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •