Close
Faqja 2 prej 115 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 2299
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ata qe jane kunder bashkimit me Kosoven jane edhe kunder cdo lloj bashkimi tjeter, eshte nje hipkrozi te thuash sic thone shume ne kete forum se duan te bashkohen me Evropen por jane kunder bashkimit me Kosoven.Kur nuk e do veten, kurre nuk mund te duahs dike tjeter.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Pse mo Edvino ,nuk te vjen keq per kosovaret ??//
    C na kane bere te shkretet njerez qe ti leme pa drita ,pa uje kur jane per bukuri atje ku jane??//
    Mos u ha kurrizi kot?Mos i shih kosovaret qe kane pasur probleme me lirine e fjales ,sepse nga te tjerat ohuuuuu
    Urbanistiken ,universitetin ,spitalet etj. qe ka Kosova ne nuk kemi per ti arritur tani per tani se jemi njerez te mbrapsht dhe tere paret e ndertimeve i futim ne xhep dhe ndertime hiiiiic.
    Si shtet me vete do jene per bukuri kosovaret ,qeverine e tyre e kane ,asgje su mungon se pastaj do zihemi se kush do na qeverise dhe sikur nuk ka lezet.
    Ky eshte mendimi im ...........
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  3. #23
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    asht mese e vertet se nuk mundet me e ndalur askush kete te drejt qe te hetojm ne nji shtet se bashku qka e kan arritur dhe tentojn ta arrin shum shtete ne bote e pse ne te jetojm ne dyshtete te cilat historia e idhet arriti ti ndaj,keshtu qe edhe ne kemi te drejt te bashkohemi dhe me shpres qe do te lulzoj edhe ky bashkim sa me shpejt .PRA TE PUNOJM PER NJE SHQIPERI TE MADHE POR ME TE GJITHA VISET SHQIPTARE PRA UROJM QE TE NDODHE SA MA SHPEJT

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    10
    Pershendetje

    Kosova do te jete (dhasht Zoti i madherishem) pjese e Shqiperise, kur od te ndode mvaret me se shumti nga vete shqiptaret

    Perpjekja shekullore e shqiptareve per te bashkuar tokat e tyre ku kan jetuar me mijera vite ne nje shtet te vetem ka qene dhe mbetet deshira dhe synimi i te gjithe shqiptareve te mirefillt gjat gjithe historise sone te dhimbshme. Edhe pse perkohesisht ne Kosove kerkohet pavaresia, ky eshte vetem nje status kalimar (i imponuar) qfardo qoft ai drejt qellimit perfundimtar te bashkimit te te gjitha tokave shqiptare ne nje shtet te vetem Shqiptar.

    Bashkimi i trojeve shqiptare perveq qe eshte nje obligim patriotik kombetar, per ne eshte edhe e domosdoshme per mbijetese duke e dite se jemi te rrethuar me fqinje strategjia kombetare e te cileve ka qene dhe mbetet gjithmon copetimi i tokave tona. Formimi i nje shteti te vetem shqiptar perpos qe do te eliminonte konfliktet (nese jo gjithmon, bile per nje kohe me te gjate), do te mundesonte nje mireqenje ekonomike me te mire per te gjithe duke pase parasysh se do te beheshim nje treg me i madh dhe me i lakmueshem per investitoret e medhenje, duke i shtuar kesaj edhe mundesit e shumta turistike, te minierave, energjetike etj.

    Ndersa sa i perket integrimit ne bashkimin evropian, nuk mund te kete integrim ne BE pa pase se pari integrim te vete shqiptareve. Kjo eshte ne baze te srategjise se tanishme te zhvillimeve ne evrope, kjo nuk eshte domosdoshmerisht edhe per te ardhmen sepse ne te ardhmen mund edhe mos te kete fare BE. Prandaj, ne duhet te kemi strategjine tone kombetare ne vazhdim, duke i percjell zhvillimet nderkombetare ne menyre qe procesi i bashkimit te jete sa me i favorshem dhe me i lehte per ne.

    Kjo duhet te jete strategjia jone kombetare nese deshirojm te mbijetojm si komb ne kete rajon. Arritja e bashkimit kombetar mvaret pik se pari nga vete shqiptaret. Nese ne e kerkojm nje gje te tille dhe punojm intensivisht ne ate drejtim, do ta kemi edhe mbeshtetjen edhe te fuqive te medha. Kjo jo pse jemi "simpatik" per ameriken ose angline etj. por sepse me ate do te siguronim stabilitet, do te siguronim partner te mirefillt dhe se do te krijonim nje shtet demokratik e perparimtar.

  5. #25
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Serbet pretendojne se Kosova eshte Jeruzalemi i tyre, zemra historike dhe shpirterore e tyre. Nuk kane te padrejte. Ky rajon ishte ne te vertete pjese e mbreterise mesjetare te Serbise. Ne shekujt e 12-te dhe 13-te dinastia serbe kishte zgjedhur si qender per vendosjen e saj Kosoven ose sic quhej ndryshe Stara Serbia. Mbreti Dushan zgjodhi si kryeqytet Prizerenin. Aty u hodhen themelet e manastireve me te vjetra serbe si dhe Patriarkana Serbe, aty princi serb Lazar u perpoq qe ndalonte zgjerimin e Osmaneve duke bere betejen e vitit 1389 dhe aty humbi. Pas kesaj humbje historike e cila me vone u shenderua ne mit, zbarkuan mizerite fituese muslimane ne tokat pjellore te Kosoves, ndoqen serbet qe humben ose i asimiluan. Prandaj sot shumica e popullsise eshte shqiptare...
    Problemi është se shkijet ngatërrojnë konceptet pushtet dhe popullësi.
    Kosova në atë kohë ka qenë e pushtuar nga shkijet.Por kjo nuk i bën shkije ata njerëz që jetonin në Kosovë.
    Sipas dokumenteve mesjetare në atë kohë shumica e popullsisë ishte shqipëtare, pas këtyre vinin vllehët, dhe më në fund fare shkijet.
    Gjithashtu nga këto dok. vërtetohet se në këtë kohë veqse kishte filluar asimilimi i shqipëtarëve dhe vllehëve në shkije.

    Për temën: Trojet shqiptare duhet të bashkohen të gjitha, Shqipëria londineze, Kosova, Presheva, Mali i Zi, Sanxhaku, Toplica, Maqedonia, Çamëria, Arbëreshët e Greqisë dhe të Italisë, dhe Shqipëtarët në Turqi.
    Ka dhe nga ata që mendojnë se do të ketë konflikt mes shqipëtarëve të rajoneve të ndryshme.Kjo është gabim për vetë faktin se vetëdija se jemi të ndryshëm nga shqipëtarët andej kufiri, tashmë është zhdukur kjo vetëdije.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alibaba : 06-09-2006 më 08:04

  6. #26
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ajo kishe le qe asht maru dje, po s'asht krye hala!

    Aty ashtu keshtu kan jetu ma-egyptet prej kohe;
    sa e mbaj mend une, aty i kan pase gjithe barakat e kane eqene mbi 120 (baraka) familje, derisa erdhen shkijet e i qiten qashtu qysh e paten shkatrru lagjen e jevrejve per me e maru banken.

    Tash kuptohet magjupt jan kthyer te stacioni i tyne tradicional.
    E sa per greqine greqija asht e jotja. T'kallzon Tanhauzi e pa dvete vet se nuk e kan shkronjen "H", e qi asht fakti ma i fuqishem e ma i pacenueshmi edhe krejte i vetmjaftueshem se greket nuk jane helene.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2006
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga tani_26
    Duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?


    Si mendoni nese Kosova fiton Pavaresine duhet te bashkohet me Shqiperine?

    Sa per kujtese Levizja per clirimin e kombit shqiptar nga zgjedha turke si dhe formimi i shtetit shqiptar linden ne Kosove dhe jo rastesisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit u be ne kete qytet....


    Mos harrojme se aspirata e Rilindasve shqiptare ishte krijimi i Shqiperise Etnike...Vazhdon edhe sot kjo aspirate tek shqiptaret?


    Bashkimi i Kosoves me Shqiperine ne praktike do te thoshte nje shtet me i fuqishem shqiptar....
    Ka mijera e mijera vjet qe ne trojet shqiptare,qysh se mbahet mend se trolli shqiptar i banuar fillimisht nga iliret,qe jane nga kombet me te vjetra te botes,ka luftue e ka qeh nen roberin dhe dhunen e shume barbareve qe kaluen neper trojet tona qe kurre sja kena dhan kujt pa u derdh gjaku deri ne gu sikur neper baladat e Gjergj Elez Alis.
    Neper trojet tona Shqiptare gjithmone jane pre koka bajlozash,sulltanash e krajlash,e pse,sepse ne shqiptaret gjithmone ken luftue per te qene te lire ne trojet tona,ne si komb kurre skemi luftue per ti marre gj kujt tjeter por vetem per te mrojt ate qe eshte e jona,dhe qe flamuri yne kuq e zi qe qoft i bekue ne jete te jeteve te valvitet i lire ne per trojet tona qe na i kane lane baballar,gjysha e ster gjysha.
    Pa diskutim Kosova ka te drejt te bashkohet me Shqiperin,jemi nje komb,kemi nje gjuhe e nje flamur,kemi te njejtin emer SHQIPETAR.
    Kosova ka faqe te lavdishme ne historin Shqiptare,atje ne qdo kohe munde te lindin nje U-C-K e re.
    Ne nuke jemi as kriminel as barbare siq na quajn serbo-sllavet apo shovinistet grek.Jemi vetem shqiptar te nje nane qe duam te jemi te lire e te bashkuar si gjithe kombet e botes.
    Ngrehuni shqiptar prej gjumit qonju,
    e tgjith si vllazen nji bese shtrengonju,
    e mos shikoni kisha e gjamia,
    feja e shqiptarit asht SHQITARIA.
    Rrnoft Shqipnia e rrnoft Kosova,rrnoft flamuri yne shqiptar me shipen e zeze dy krenare.

  8. #28
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

    Kjo ka me pak kuptim se sa te pyesesh nje grua shtatzene: A do te lindet ky femi?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #29
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anëtarësuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Nje bashkim (Tiran Kosov)do ti tregoj dhe nje her botes se Shqiptaret jo vetem jan nje popoull Ilir por kan dhe nje kultur te lasht .

    PO DUHET TE BASHKOHET KOMBI SHQIPTAR PA DALLIM FEJE KRAHINE DHE IDEJE .

    Faleminderit Borshi ne emigrim

    A Lleshi

  10. #30
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Kjo pyetje nuk eshte e sakte. Duhet te ishte :



    CILA ESHTE MENYRA ME E MIRE PER TU BASHKUAR KOSOVA ME SHQIPERINE?
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  11. #31

    babadimni n'dert me Shqipe

    tanaheret kom menu si jonë e duhet me kon njo Shqiptartë.... e qe se ktu m'ra me lexu do strategji se ma mirë koka me i bo dy shtete.... un menxi pe shoh njo.... po pe kuptoj se pse kini shkru për dy shtete.... se besoni si babadimni jau bon edhe njo sivjet.... pritni se babadimni nashta jau bjen edhe pavarsinë e Iliridsë e masnej boheni tri shtete.... masnej edhe Malsinë.... qe katër.... edhe Çamërinë.... pesë.... nejse qekaq niher e masnej vjen babadimni e jau bon shtetet tjera me histori qysh e dijmë veç na Shqiptartë....

    edhe une ktu pe ndaj një brengë sikur disa.... se osht vshtirë për Botë me na pranu ashtu..... se frikohen kur t'dalin e t'bertasin përfaqësustë e tana ktyne shteteve n'kombe t'bashkume.... atëher mas shumti frikohen kombet e bashkume se mos nuk po kanë ulëse për kto 5 shtete..... edhe osht e paparamenushme frika e botsë kur kto pesë shtete t'i bashkojnë forcat ushtarake.... sidomos forcat ajrore e ato detare.... për shemull.... me i lëshu gjith ato flutarake luftuse si i kanë kto 5 shtete ja shtijnë frikën botës se mos po ja nxojnë dillin....

    nejse Shqiptartë duhet me i bo sa ma shumë shtete mi përfaqësu n'kombe t'bashkume.... na takon.... ne paçtë Kina e Amerika kani përfaqsus.... Shqiptartë duhet mi pasë mas pakti 5..... sa për fillim de.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    2
    te Bashkohet Shqiperia Me Kosoven?pse Jo?por Ne Fillim Duhet Te Analizojme Situaten Ne Kosove.nqs Se Bashohet Shqiperia Me Kosoven Lindin Shume Pyetje?si Do Te Quhet Shteti I Ri I Bashkuar?kryeqyteti Ku Do Te Jete?ne Tiran Apo Ne Shqiperi?etj Etj Pytje Qe Duhen Pergjigjur.pra Mendimi Im Eshte Se Nqs Duam Bashkimin Duhet Te Marr Kosova Pavarsine E Saj,pastaj Te Mendojme Per Nje Shqiperi Te Madhe.me Sa Kam Kuptuar Europa Don Te Beje Kosoven Si Nje Zvicer Te Vogel Ku Jan Me Shume Se Nje Gjuhe Zyrtare.

  13. #33
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    me mire dy shete te forta ekonomikisht
    se nje shtet i bashkuar e i plogsh i cili as nevojat elementare te popullit smun ti plotesoj
    mendim i imi personal
    ylli i mëngjesit

  14. #34
    Engineer
    Anëtarësuar
    11-02-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    30
    Besoj qe eshte nje enderr e gjithe atyre qe jane Shqipetar me te vertet dhe e ndjene akoma veten Shqiptar.Eshte nje gje shume e pozitive dhe qe e forcon shume influencen e shqiperise ne Evrope.Shpresoj qe ne filloje me nje pavarsi te Kosoves brenda keti viti dhe me nje bashkim same te shpejte te saj me shqiperine,sepse jemi nje komb,kemi nje gjuhe, te njejtat zakone etj.....
    Nga [ARMANI]

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    bashkimi ban fuqin.
    po te bashkohet kosova me shqiperin atehere shancet per tu bashkuar me pjesen shqiptare te maqedonis dhe malit te zi jan shum me te mdhaja
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  16. #36
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Une nuk mendoj se duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine e as qe do te ndodh ndonjeher, hulumtoni neper anketime ne internet ku paraqiten diagramet te cilat tregojne se sa % e kosovareve deshirojne bashkimin. Ne mezi ikem nga nje pushtet e tash perseri te hyjme nder nje pushtet tjeter? jo more vella ne do te behemi shtet dhe keshtu do mbesim pergjithmone.

    Prej sa lexoj tema ne kete forum, mu ka mbush mendja se pak shqiptar kan mbet ne shqiperi, nje pjese e madhe jane grek, nje pjese italian, nje pjese magjup, kurse vetem nje pjes e vogel kan mbet tamam shqiptar. Nuk besoj se do te ndodh ndonjeher kjo qka po kerkoni ju.

    Le te flasin pak ma shum forumistat nga kosova dhe besoj se do ta shihni se sa te tille jan qe deshirojne bashkim, flm

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga master2006
    Ndoshta jam dukem i vrazhde mirepo viteve te fundit jam totalisht i deshperuar me shqiperine. Dua te jem Shqiptar nga Kosova e jo shqiptar nga Shqiperia.

    Me thuaj qfar interesi ka kosova qe te bashkohet me shqiperine? absolutisht asgje hiq.

    Kane ndryshuar kohrat...
    Kane ndryshuar koherat por duket ti nuk paske ndryshuar me koherat.

    Se pari, Kosova nuk mund te ekzistoje si shtet pa ndihmen e Shqiperise. Pse e them kete?
    E them sepse po nese Serbia i ben nje embargo Kosoves atehere Kosova do ta kete te veshtire pasi Kosova importon shume gjera mga Serbia dhe fqinjet. Keshtu kam degjuar, ti nese jeton ne Kosove duhet ta dish me mire.

    Se dyti, nese ndertohet rruga Durres- Morine atehere ky do te ishte nje avantazh i madh Kombetar per te dy vendet, pasi per 3 ore Kosovaret zbresin ne Durres dhe kjo do te sillte nje zhvillim ekonomik. Githashtu nese Shqiperia "i falte" Kosoves portin e Shengjinit atehere Kosova do kishte dalje ne det dhe kjo do ishte nje prioritet.

    Se treti, "ju kosovaret" ngaqe jeni te etur per pushtet dhe pavaresi ( me te drejte) nje bashkim me Shqiperine ju duket nje "pushtim" i dyte. Nuk eshte aspak keshtu. Nese si komb duam nje zhvillim me te mire ekonomik dhe kulturor, atehere nese bashkoheshim kjo gje do te ishte me e lehte. PSE? Sepse nje bashkim do te thoshte nje 2-fishim i popullsise dhe per pasoje dhe e tregut dhe e tregtise, pra valuta do mbetej ne vend e nuk do dilte jashte tek fqinjet e me gjere.

    Se treti, qe te mos zgjatem po them dicka rreth ketij bashkimi. Mund te mos jete bashikim si nje shtet i vetem por mund te jete nje bashkim Federate Shqiptare. Keshtu do te mundesohej te kishim nje politike te njejte dhe kosovaret do te mund te "veteqeveriseshin" pasi do kishin qeverine e tyre lokale.

    Personalisht mendoj se TANI PER TANI AS QE BEHET FJALE PER BASHKIM, por kjo eshte ne dem te kombit shqiptar dhe per pasoje dhe te interesave kombetare. Nuk besoj se nje komb kaq i vogel eshte me i forte kur eshte i ndare, nuk ia vlen te kesh dy qeveri shqiptare per kete popullsi te vogel, por nga ana tjeter besoj se vete koha do te sjelle nje bashkim te shqiptareve.
    Per menyren kur dhe si do behet ky bashkim nuk mund te profetizpj por kjo eshte e sigurte. Nese ndertohen rruget dhe hapen kufijte shqiptaret ne te dy anet e kufirit do te bashkohen vetvetiu dhe ne kete menyre do shkrihen dhe "ndryshimet" qe na karakterizojne.
    Faleminderit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 07-07-2008 më 07:45
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  18. #38
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Shpihuna ka pas gjithmon edhe sot ka.Veq me mujt mi vra qata shpihuna qi jon kundra bashkimit, poplli shqiptar kish me pshtu.
    Kosova ka nevoj shum per bashkim me Shqipni, se 2 miljon e gjys shqiptar ne kosov edhe 3 miljon e gjys ne Shqipni bajn 6 miljon shqiptar, qaq sa ka edhe Srrbija shkije.Parameno qa do do me thanë mu ba sa Srrbija me banorë.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga master2006
    Nuk krahasoj serbet me shqiptaret, mirepo nese bashkohemi ateher Kosova nuk perfiton asgje, Kosova do te jete Kosove shtet, nuk e di se qka mendoni ju andej kufirit mirepo une personalisht ende nuk kam pa dike qe mendon se na duhet bashkimi sepse ama bash kurgjo nuk perfitojme ne kosovaret nga bashkimi dhe nuk kemi nevoj, pse te bashkohemi? a jemi me te forte? jo perkundrazi.
    Ta shpjegova shkurtimisht me siper rreth bashkimit dhe pasojat e tij. Pra me keto qe ke shkruar je krejt gabim.

    Shqiperia mjaft ka fukarallek e lere ma ti shtohet edhe Kosova.
    Bashkimi ose me sakte tani per tani hapja e kufijve do sillte zhvillim e jo fukarallek.

    sa per grek e italian:

    une pothuaj qdo vit jam ne shqiperi ne pushime, dhe shoh me syt e mi se qka ndodh atje, pa dyshim se jini perzier krejt, si emrat ashtu mbiemrat shumica i keni grek apo italian, neper plazhe degjohet muzika serbe.

    Nuk ja vlen te flas me shum por e di se nje gje e till nuk do te ndodh kurren e kurres, ne luftuam per kosove e jo per shqiperi. Shqiperia le te mekembet njeher vet e mandej te mendoj per zgjerim territoresh.
    Shqiperia eshte nje vend i hapur dhe shqiptaret jane emancipuar ne menyren e tyre. Do ishte me mire te kishim nje emancipim me te mire po te kishim me pak ndikime dhe huazime nga jashte, por po te mendosh 50 vjet izolim do ta kuptosh me drejte "etjen" e shqiptareve per te adoptuar cdo gje te huaj.

    Persa i perket emrave dhe mbiemrave, me mire ne Shqiperi se sa ne Kosove, Pasi po te shikosh emrat e kosovareve ke pershypjen se jane turq e jo shqiptare, mgjse kohet e fundit edhe ne Kosove po verehet nje priprje per te lene emrat muslimane duke i zevendesuar me emra te rinj me prirje shqiptare. Gje pozitive kjo.
    Pra shqiptaret kane nje prirje per te vene emra te huaj por kjo nuk do te thote qe nuk jane shqiptare! Shqiptar nuk te ben vetem emri por te ben kultura, sjellja dhe aktiviteti qe ti ben ndaj kombit.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    tani_26 une pajtohem me mendimin tand ne kete postim perveq kur tua se:

    Citim Postuar më parë nga tani_26

    Se treti, "ju kosovaret" ngaqe jeni te etur per pushtet dhe pavaresi ( me te drejte) nje bashkim me Shqiperine ju duket nje "pushtim" i dyte.
    ketu e ke gabim mos i merr si te gjithve ndonji rast individual.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 115 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •