Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shume bukur...

    Debatik, ti vete apo ndonje tjeter qe eshte protestant, a ka per ti shtuar, hequr apo korrigjuar ndonje gje pergjigjes se dhene prej Debatikut, para se ta analizoj pak une?

    Nuk i ke cekur te gjitha kater pyetjet e mia.

    =====================

    Sa do te doja qe "i krishteri" te mos perzihej me, kur nuk ka gje per te thene!

    Po pres serish...edhe nje dite!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Ja ku e ke vargun..

    Klodi meqense ti nuk pranoke azgje nga deshmija e Ungjillit dhe nga vete Jezusi , per te cilin pretendon se e njeh, po ta jap vargun SHQETO.
    Veprat:1:24:
    Pjetri dhe apostujt zgjodhen dy besimtare , ku nje prej tyre do te zvendesonte Juden Iskarjot dhe Pjetri ju drejtua Krishtit me kete LUTJE:
    " Ti o ZOT, qe i njeh zemrat e te gjithve trego cilin nga keta ke zgjedhur."
    Nese vazhdon perseri atehere do te te sjell edhe te tjera vargje.
    Deshmuesi

  3. #23
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues!

    Se pari, a nuk ka rendesi qe ta mbrojme pak temen?

    Ka nje teme aposafat per pergjigjen tende, ku edhe e diskutojme!

    Tek kjo teme ka pyetje te tjera.

    Megjithate...duke deviju nga tema pak bashke me pergjigjen tuaj, po te verej dicka kyce: Si ka mundesi (kjo ka qene edhe nje nga pyetjet perberese te temes tjeter) qe dicka qe duhej ta bente si te thuash muuuu ne pergjigje, pra te ish automatikisht e qarte ne Bibel, te marre kaq kohe per te gjetur ndonje shprehje nder "qoshe" te Bibles per shpjegim?

    Une do ta shoh konkretisht edhe literalisht kete varg neser, se me duket se serish nuk i drejtohet qartasi Krishtit, por vetem thote se i luten Zotit, qe mund te nenkuptoje edhe Atin!

    Pra neser...!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    k

    M
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesues : 15-09-2002 mė 10:47

  5. #25
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    shprsmirit

    me behet qejfi qe endiheve kur te flitet keq per familjen tende shpirterore, e njejta gje eshte edhe per mua. ne fakte e bera kete gje qe te shikoja se do te ndiheje ndonje gje sepse klodi flet flet flet (eshte arrogant, ofendon, nuk ka pak respekt) edhe ti si moderator nuk ke bere gje, qe duhet te beshe diēka, por ti zdo sepse te pelqen nese dikush flet kundra protestanteve.


    Me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Aha me duket se edhe kesaj rradhe Deshmues na dole huq!

    Edhe nje here po ju them dicka, ty edhe Debatikut, meqe ky i fundit ka marre persiper detyren fisnike te te pergjigjurit:

    1. - A ka ndonje prej jush, qofte edhe vete Debatiku, ti heqe apo ti shtoje komentit pergjigje te bere prej Debatikut dje?

    Hajt pra bejeni pa iu pergjigjur une, se ndryshe po iu pergjigja ne kete gjendje qe e keni lene, mos me thoni se jam Diktator apo Persekutues....po pres edhe nje dite.

    Ose po nuk patet me thoni se nuk keni qe tu pergjigjem.


    2. - Deshmues, per vargun tend qe me solle nga Vep1:24

    Dua te te them se pari...A nuk e kupton se duke me sjelle vargje, nje sot e nje neser, nuk ben gje tjeter vecse vertetn pa dashje, ate qe edhe une po perpiqem te them, se "vetem me Bibel" ka konfuzion, paqartesi edhe arbitraritet.

    Vec kesaj, edhe kesaj radhe, une e paskam fajin qe vargu i Vep1:24 eshte ashtu sic edhe te paralajmerova, se nuk i drejtihet shprehimisht Krishtit, por thote se iu drejtuan Zotit (Kyrios gr; Adonai hbr) emertim qe mund ti perkase fare mire edhe Atit!

    Vec kesaj ja ta zeme se ne rast se do te thosh ..."iu luten Zotit Krisht..."...a nuk ta vret syrin ty se perse do ti duhej Testamentit te Ri, te mos jepte ne vargjet e pasazhet e tij te shumta me karakter mesimi mbi lutjen, edhe aspektin e rendesishem te lutjes ndaj Birit edhe Frymes?

    Perse do te na duhet neve qe te kerkojme ne nenkuptime historish e vargjesh per te thene se ja ku e permend Bibla se ne duhet ti lutemi?

    Perse Bibla e ka kete natyre?

    Mos valle sepse Tradita, eshte tjeter nga ajo qe ju mendoni e blasfemoni ("i krishteri" e quan budallalleqet katolike, ti e quan tradita njerezish, pra mohon burimin hyjnor te saj)? Edhe mos se ne te kundert sic themi ne (ortodokset e katoliket) eshte mbeshtesja e Testamentit te Ri, prej ku kanoni i TR doli ne drite edhe te cilen Tradite edhe embeshtet?

    ===============

    DEBATIK...kam bee me shume pyetje se sa pergjigjet e tua!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi..

    E dija pergjigjen tuaj perpara se ju ta thonit. Une ju kam sjelle(jo juve personalisht sepse ju nuk pranoni, por atyre qe ndjekin kete teme) shume fakte biblike. Duke u nisur qe nga vete Zoti Krisht edhe deri tek ky varg flagrant. Ju pasi pyetet mesuesit tuaj , erdhet te sillni "pergjgijen" jo simbas asaj qe ti mendon por simbas asaj qe ty te thone. Me duhet te them se pergjigja jote ishte plotesisht pa argument mbeshtetes, ju, ju permbajetet llogjikes suaj te kokfortesise.
    Vargu qe ju solla , eshte aq flagrant sa dhe ju vet ne menyre te heshtur e pranoni, prandaj dhe kini perdorur fjalen,"MUND" te jete Ati . Nes e lexon te gjithe pasazhin qe nga vargu 15-te dhe poshte cdo gje flet qarte se Apsotujt i drejtohen Jezusit.
    Me lejo qe tju dretjoj disa pyetje , jo per tju zene , por per ta kuptuar plotesisht qe Apsotujt i drejtohen drejtpersedrejti Jezusit Krishtit.
    Pyetjet jane:
    Kush i zgjodhi 12apostujt? Gjoni:15:16:
    Me largimin e Judes Iskariot, kush duhej ta zgjidhte zvendesin e tij Matian?
    A eshte Jezusi Zot? Cfare tha JEzusi kur Pjetir e quajti Zot ? gjoni 13:13. gjon:20:13:Gjoni:20:20. Luka:24:34:
    A e adhuruan Jezusin Dishepujt e tij? Mateu:28:16-17:
    Cfare eshte Adhurimi?
    Cfare eshte Lutja?
    Keto jane pyetje te cileta ju i kini shume te paqarta , per te mos thene qe nuk i njihni.
    Une ne cdo shkrim ju kam thene se ju kini problem me JEzusin , gje te cilen ju nuk e merni serjozisht. Me lejoni qe tja u sqaroj kete fakt.
    Te mesosh nje besimtar duke i thene: mos ju lut Krishtit, me te drejte lind pyetja: Perse? A eshte Jezusi Perendi? Por nese eshte : A i takon atij Lutja dhe Adhurimi? Neqofte se Adhurimi dhe Lutja i takojne vetem Atit, atehere: Perse Jzusi (Fjala) tha: Une dhe Ati jemi nje? Ne cilin varg te bibles thuhet : mos ju lut Krishtit dhe Frymes se Shenjte? Neqofte se do te ishte e "gabuar" lujtja dhe adhurimi drejtuar JEzusit dhe Frymes se Shenjte, atehere bibla do ta bente te qarte kete mesim , sepse eshte nje mesim fondamental ne besimin e krishtere. Por nese do te ishte i "gabuar", vete Jezusi nuk do te lejonte qe ti luteshin dhe ta Adhuronin, sepse ato i takojne vetem Perendise. Adhurimi eshte forma me e larter e Lutjes qe i Krishtiri i drejton Perendise.
    Une solla shume pasazhe nga bibla , ku vertetohet qe besimtari duhet ti lutet edhe Atit , edhe Birit Edhe Frymes , sepse te TRE jane te barabarte. Sa here qe Jezusin e Adhuruan dhe ju drejtuan me lujte , Jezusi nuk ju tha: Mos mu lutni dhe me adhuroni mua, por vetem Atit. Klodi ke ndonje kundershtim per kete qe thashe? Neqofte se ti ke kundershtim dhe quan Atin me te madhe se Fjalen, atehere duhet te biesh ne doktrinen e D. Jehoves, te cilet pranojne se Ati eshte i plotfuqishem dhe Perendi ndersa Biri (Fjala) eshte i krijuar. e pranoni ju kete??? Kur i pyet D.Jehoves se, cfare eshte Jezusi njeri apo Perendi ? Ata jane ne dileme dhe nuk kane asnje emer se si ta quajne JEzusin. Me kujtohet njehere nje prej tyre , te cilit ja drejtova kete pyejte dhe me tha: Jezusi eshte nje Perendi. Dhe une i thashe si Ati? ai tha : Jo me te drejte ta barabarta. Nese dhe ti ecen me kete llogjike , atehere vertet qe Jezusi nuk eshte i barabarte(nje me Atin) dhe keshtu atij nuk mund ti lutesh dhe ta adhurosh. Por a e adhuruan ate?
    Pra para teje jane keto dy alternativa . Zgjidh e mer.
    Po keshtu, cfare eshte lutja per ju?
    Lutja se pari nga te gjithja gjerat per nje besimtar eshte , bashkebisedim me Perendine, dhe Perendia eshte Ati Biri dhe Fryma.
    Para disa kohesh ta dhashe nje shembull tek Letra e pare e Gjonit , ku ne kllapa kisha vene emrin e Krishtit, por ti nga qe nuk e njeh thelbin e Ungjillit , me akuzove se une shtrembroj Biblen. Une nuk e shtrmberova biblen me ate shembull qe te dhashe , por te tregova se ne kllapa mund te vije dhe emrin e Jezust, edhe emrin e Atit edhe emerin e Frymes . Perse? Sepse Te TRi jane Perendi. Nese ju nuk kutponi kete gje , me duhet tju them se kjo eshte me thelbesorja e bibles. Vetem Deshmija e JEzuit : "Une dhe Ati jemi nje", tregon qarte se i krishteri duhet ti lutet JEszusit ashtu si Atit, ai duhet ta Adhuroje Jezusin ashtu si Atin .
    Qe ju ta kuptoni ket gje po ju pyes drejtperdrejt: Cfa kuptoni ju Me kete deshmi te JEzusit kur ai thote: "Une dhe Ati jemi nje.?"
    Do te kisha deshire qe kesaj pyetje ti ti pergjigjesh.
    Qellimi im nuk eshte te hahem me fjale me ju ose me dike tjeter ,apo tju ze ne fjale. Nuk ka asnje te krishter, qe te njohe Krishtin dhe te mos i lutet atij, ju jeni i pari qe kam digjuar deri me sot dhe D. JEhoves.
    Edi qe do te vazhdosh ne menyren tende, por ketej e tutje problemi eshte ne ty, vetem mos thuaj se nuk ju pergjigj anjeri asaj cka ti pyete. Sepse myslimaneve sa here qe ju sillje fakte biblike , ata vazhdonin ne te tyren dhe thoshin ," akoma nuk i jeni pergjgijur pyejtes sone", kjo sepse e pranonin per pergjigje vetem ashtu si ata e deshironin.
    Ps. ndro qellimin tend ne kete faqe te krishtere, ne menyre qe te maresh ato qe duhen , sepse ne KRishtin ka vetem fitore. Gjeja e pare qe une mendoj se ju duhet te thyeni eshte , KRENARIA. Nje zemer krenare eshte larg Perendise dhe e pa pransueshme nga Perendia.
    Ndiqe Shkrimin me titull: " I Krishteri dhe Krishti". nese deshrion qe te kuptosh sa me mire pergjigjen e pyetjes tende.
    Deshmuesi i Krishtit.

  8. #28
    Duke shperndare TRAKTE Maska e DEBATIKU
    Anėtarėsuar
    12-08-2002
    Vendndodhja
    po ju ku jetoni?
    Postime
    221

    per Klodin

    se pari une punoj nga mengjezi deri ne darke keshtu qe koha ime per te kthyer pergjigje dhe shkruar eshte e kufizuar.
    se dyti pyetjes per letren e hebrenjve nuk kam nje pergjigje te sakte per te dhene dhe prandaj dua qe kete pergjigje te ma thuash ti keshtu qe mund ta dij dhe une.
    se treti per sa i perket a i luten protestantet krishtit dhe frymes do te pergjigjem tani se radhen e pare nuk kisha kohe
    trinitria e shenjt ati biri dhe shpirti i shenjt si mun te kuptosh fjalen triniti =tre ne nje
    tani shtrohet pyetja a mund ti lutesh njeres prej ketyre pa pranuar tjetren JO kete gje nuk arine ta kuptojne njerzi si mund te jene tre pjese ne nje dhe ne te njejten kohe te jene tre pjese te ndryshme .
    dhe dicka tjeter une nuk i perkas as kishes katolike as ortodokse as ungjillore as protestante UNE I PERKAS KISHES TE KRISHTIT DHE TE KRISHTERE KA NE CDO KISHE SE TI E DI SHUME MIRE ISTORINE QE UNE KAM SHKRUAR DHE PER LEVIZJET E MIJA NE KISHA TE NDRYSHME.
    ME RASPEKT DHE ZOTI TE BEKOFTE.
    You can waste a whole lifetime
    trying to be
    what you thing is expected of you
    but you'll never be free.

  9. #29
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shume bukur Debatik...edhe une pres, nqs ti do kohe!

    Tashti po kaloj pak me Deshmuesin...

    Mesa shoh une, Deshmuesi po pretendo se ai me ka kthy' pergjigje, por une nuk i paskam pranu'.

    Deshmuesi disa here eshte shpreh' se atij nuk i duhet te me ktheje pergjigjen qe me pelqe mu'. Mos valle duhet te pranoje une pergjigjen e Deshmuesit se ai e qu ate pergjigje?

    Kjo gjo zgjidhet pra vetem me secilin prej nesh, duke pa diskutimet perkatese, edhe te shofi se per cafre i them une Deshmuesit se gabo me fakte, te shohi se a i pergjigjet Deshmuesi fakteve apo kundrafakteve qe une i sjell, edhe nqs une kom gabu' te me citoje, sic kam bere une me te!

    Pra, pervec Deshmuesit e meje, a ka ndonje protestant tjeter apo kushdo, qe te shohe debatet tona respektive edhe te me thote se ku kom gabu une apo Deshmuesi (doktrinalisht e mos na u hudhni tek edukata morale)? Kjo te bohet me citime, e jo me pergjithesime, qe kon gjithmone tendenca shtremberimi..!

    Me ane te kesaj menyre ne se paku zvogelojme mundesine lojes se fjaleve, ku Deshmuesi pretendo se o pergjigje ndersa une te kunderten, edhe ku Deshmuesi pretendo se jane fakte ndersa une e akuzoj shpesh here se jo vetem jon vargje te falsifikume (te dhena jo sikur jane ne Bibel0, por shpesh nuk jane as vargje e as mesime te drejtperdrejta, por nenkuptime arbitrare personale.

    ==============================

    Sic e shihni tek shkrimi i mesiperm i Deshmuesit, ai jep shume histori e veprime te DHR per te treguar se Krishti eshte Zot, edhe sirrjedhim (nenkuptim) ne duhet ti lutemi...

    I dashur, pyetja ime konsiston se perse DHR nuk tregon qartasi ne vargjet e pasazhet e saj te shumta mbi lutjen, se duhet ti lutemi Birit edhe Frymes.....

    Pra detyra jote eshte qe ti me ane te bindjes suaj "vetem me Bibel" duhet te ma besh te qarte kete gje, po ashtu sikur do ta beje nese une do te pyesja ne thote Bibla se ne i lutemi Atit (me vargje), e ti ne kete rast do me sillje kush e di sa vargje te drejtperdrejta per kete!

    Detyra jote nuk eshte te mendosh apo paramendosh se ku dua te dal une, por ti pergjigjesh pyetjes per te justifikuar besimin tend!

    Po, eshte mese e qarte, une dua te dal qe ta dish mire, se ju (protestantet) e keqtrajtoni Biblen, mesoni gabim, edhe se Bibla e ka vendin e vet vetem ne Kishen prej se ciles erdhi edhe ne jete!
    ================================
    ================================

    Meqe ti thua se pasazhi i Vep1:24 eshte i qarte e i drejtperdrejte, perse nuk na e shkruan njehere pasazhin prej vargut qe edhe ti deshe, e ta shohim se ku na qenka i drejtperdrejte!

    Shkruaje sic eshte e jo me parafrazime!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodo..

    Mendoj se do te ishte mire qe ti ti riktheheshe edhe njehere shkimit tim te meparshem , ku une te kam drejtuar disa pyetje ne menyre qe ju me prononcimin tuaj te kutponit se kush gabon. gjithmone ti ke patur zakon qe i ke mare shkrimet e mija dhe i ke trajtuar ne copeza. tani te ftoj qe ta besh perseri ekte gje me shkrimin me siper duke ju porgjigjur .
    bibla flet aq qarte se nje i rksihtere duhet ti lutet Krishtit , sa qe nuk ka se eprse ta thote ate me nje varg, te cilin ju e kerkoni , e megjithse ja u dhashe konkretisht.
    Perseri te pyes:
    1- A e Adhuruan Jezusin dhe perse?
    2-A ju luten Jezusit dhe perse?
    3-A i takonte Jezusit Lutja dhe Adhurimi?
    4-A eshte Jezusi i njejte me Atin Perendi?
    Po keshtu me trego ku thuhet ne bibel , mos ju lutni Krishtit dhe Frymes se Shenjte.
    Jep nje pergjigje vetem me JO ose me Po per secilen pyejte.
    Problemi tash e tutje eshte ne ju sepse une ja deshmova me shembuj nga vete jeta e Krishtit.
    Ps. Nuk e di nese e kuptove apo jo pergjgijen qe te dha Mesuesi? Ai eshte deshmitar i Jehoves dhe baza e doktrines se tyre eshte: Vetem Ati eshte Perendi , prandja vetem atij dhe ne emer te tij duhet te lutemi dhe ta adhurojme. Pra dhe ju jeni te njejtin mendim Klodi me duhet tju them se ju nuk jeni as orthodhoks, por D. i Jehoves.
    Deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 15-09-2002 mė 18:23

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Misioni i Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 19-01-2025, 07:16
  3. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  4. Miss Glob" do te zhvillohet serish ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 20:13
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •