Mendonte se i shėrbente njė mėsuesi tė zėnė me punė e kurrsesi njė krimineli ndėr mė mėdhenjtė e shtetit fqinj
Njė shqiptar, dėshmon pėr "17 nėntorin"

Emigranti punonte pėr Kufodinėn, personin e akuzuar pėr 11 vrasjet e organizatės

Ramadan Bigza / Athinė
Ai nuk kishte bėrė ndonjė kontratė, megjithatė siē thotė populli, kur tė vjen e keqja nuk ke se ēfarė i bėn, hapi deren. Kėshtu i ndodhi emigrantit shqiptar S.Mazeli. Ai punonte pikėrisht si argat tek njeriu mė i kėrkuar nga policia greke. Shqiptari 46- vjeēar punonte nė punishten e pėrpunimit tė mjaltit, qė kishte pėr pronar Kufodinėn, personin e akuzuar pėr rreth 11 vrasje nė emėr tė organizatės terroriste "17 Nėntori". Ai ishte personi i vetėm qė e kishte takuar atė pikėrisht ditėn e fundit tė qershorit kur njerit prej drejtuesve tė "17 Nėntorit" i plasi bomba nė dorė teksa kryente njė atentat nė portin e njohur tė Pireut. Ai tregoi se ishte njohur me Kufodinėn kur ky kėrkonte tė ndėrronte njė shtėpi dhe kishte vazhduar tė punonte me tė, duke kujtuar se i shėrbente njė mėsuesi tė zėnė me punė e kurrsesi njė krimineli ndėr mė mėdhenjtė e shtetit fqinj. Pėrveē Mazelit policia ka marrė nė pyetje edhe emigrantė tė tjerė qė banonin nė atė zonė dhe qė kishin njohje me "shqiptarin" e Kufodinės. Gjithsesi ata janė lėnė tė lirė.Telashet e emigrantėve nuk kanė fund.
Ka mė se dy muaj , qė emri i 44-vjeēarit Dhimitri Kufodinas ėshtė kryefjala e informacioneve tė medias vendase. Ai ishte ndėr personat mė tė kėrkuar pas kapjes sė 15 vetėve, qė pėrbėnin organizatėn e tmerrshme terroriste "17 Nėntori". Ndėrsa tė gjithė tė tjerėt ishin izoluar brenda mureve tė burgut tė Koridalosė nė Athinė, bletėrritėsi, qė e mbante vehten si mėsues matematike, u bė personi mė i kėrkuar nė Greqi. Dhe kur tė gjithė e kėrkonin si tė thuash nė qiell, ai u bė i gjallė nė tokė. Nė pasditen e djeshme, ai i nxori dorėn njė taksie qė drejtohej nga qytetari grek Stavros Janiotis. Nga Pireu ai i kėrkoi atij ta ēonte nė drejtorinė e policisė sė madhe nė Leoforos Aleksandras. Tek ecte i qetė nė timon, shoferit kurrsesi nuk i shkonte ndėrmend se ai kishte pranė personin mė tė kėrkuar, qė akuzohej tė paktėn pėr 11 vrasje personash. Ai nuk do ta besonte edhe kur vrapoi pėr t'i kthyer reston nga 100 euro qė i la pasagjeri i tij i jashtėzakonshėm. Mirė shoferi, por para njeriut qė u prezantua se ishte Kufodina u shtang edhe polici i shėrbimit. Brenda pak minutash gjithēka u bė e qartė. Njeriu i qethur dhe i rruar, pa atė mjekrėn karakteristike, fotografia e tė cilit, jepej nė ēdo emision tė lajmeve, ishte vėrtet ai, Dhimtris Kufodinas.
Emigranti Mazeli nuk ishte i vetmi shqiptar emri i tė cilit ėshtė shfaqur nė buletinet e lajmeve greke kėto ditė. Nė njė buletin lajmesh mėsohet se ka humbur jetėn 44-vjeēari Rakip Hoti. Shqiptari punonte nė Hania tė Kretės. Teksa punonte pėr zhguljen e njė kolone elektrike, nuk e kuptoi se maja e saj preku tensionin e lartė 20 mijė volt, gjė qė solli vdekjen e menjėhershme tė emigrantit nga Shqipėria. Nė spital veēse konstatuan vdekjen e tij. Kėshtu e mbylli jetėn njė emigrant, njė djalė, njė prind, qė ėndėrronte pėr njė jetė mė tė mirė.