Close

Rezultati i Sondazhit: Sa herė nė jetėn tuaj jeni konfrontuar me idetė vetėvrasėse

Votues
3. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • asnjėherė

    2 66.67%
  • vetėm njė herė nė kontekst tė krisave hormonale (Adolescenca, menopauza, shtatėzania)

    0 0%
  • 3 Herė (nė rastet e humbjeve tė anėtarėve tė familjes apo partnerėve)

    0 0%
  • Nė rastet e krizave dhe konflikteve nė vend tė punės

    1 33.33%
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    Shpresa për trajtimin e depresionit dhe epilepsisë Dr.med. Sami Dalipi
    26-02-2005

    Për mjekësinë ka qenë i njohur fakti se njerëzit që vuajnë nga çrregullime epileptike në tru ndjejnë edhe simtoma të tjera. Ata janë më të ndjeshëm edhe ndaj depresionit sesa të tjerët. Nga ana tjetër gjithmonë e më shumë prova tregojnë se edhe e kundërta është e vërtetë. Njerëzit që kanë një histori depresioni e kanë më të lehtë të zhvillojnë sëmundje epileptike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës David McAlary njofton se pritet që zbulimet të sjellin metoda më të mira për të trajtuar të dyja sëmundjet.
    Organizata Botërore e Shëndetsisë përllogarit se rreth 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga epilepsia, e cila praktikisht është mbingarkesë e një aktiviteti elektrik që zhvillohet periodikisht në tru dhe shkakton humbje ndjenjash dhe lëvizje të pakontrolluara. Studimet tregojnë se numri i atyre që vuajnë nga epilepsia në vendet në zhvillim është dy herë më i madh duke u krahasuar me vendet e industrializuara.
    Lidhja e epilepsisë me depresionin është vënë re shekuj më parë. Hipokrati, fizikan i Greqisë së lashtë, 1700 vjet më parë, kishte vënë re se epileptikët shndërohen në melankolikë. Me të vërtetë epileptikët vuajnë nga depresioni jo vetëm më shumë sesa njerëzit e shëndoshë, por edhe sesa njerëzit me sëmundje kronike si për shembull diabeti. Si rezultat shkencëtarët e kanë konsideruar depresionin si një komplikim të epilepsisë.
    Neurologu Andres Kaner i qendrës mjekësore të Shën Lukës në Nju Jork thotë se lidhja midis dy sëmundjeve zhvillohet edhe në drejtim të kundërt.
    “Të dhëna nga studime të bëra në Suedi dhe në Universitetin Kolumbia në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se në fakt njerëzit me depresion, duke u krahasuar me ata normalë, janë 3 deri në 7 herë më shumë në rrezik për të kaluar në epilepsi.”

    Në një konventë të Shoqatës Amerikane për Zhvillimin e Shkencës, të zhvilluar në Uashington kohët e fundit, Z. Kaner shpjegoi.

    “Kjo lidhje e dyfishtë midis depresionit dhe epilepsisë ndoshta shpjegohet me faktin se tek të dy sëmundjet mund të veprojnë mekanizëma biologjikë të përbashkët.”

    Këta mekanizëma përfshijnë çrregullime në strukturat e trurit të quajtura vrigulli ballor dhe tëmblor, të cilat sipas skanografive të bëra në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe në Evropë kanë tendencë të mblidhen nga epilepsia dhe depresioni.”

    “Kështu që nuk është depresioni që shkakton epilepsinë apo anasjelltas, por këto dy sëmundje kanë të njëjtat çrregullime, prandaj në praninë e njërës krijohen kushtet për t’u zhvilluar tjetra.”
    Ky këndvështrim i ri i lidhjes midis depresionit dhe epilepsisë, nxit përpjekjet për gjetjen e ilaçeve të përbashkëta në përmirësimin e kurës së dy sëmundjeve. Filip Xhob, farmakologjist nga Universiteti i Illinoit thotë:

    “Ne kemi zbuluar një fenomen i cili ka hapur një fushë krejt të re terapeutike. Me të dhënat e reja ne kemi mundësinë të krijojmë trajtime mjekësore më efektive të cilat mund të përdoren tek moshat e reja duke u dhënë kështu mundësinë njerëzve të mos ndjejnë më kurrë simtomat e depresionit dhe epilepsisë.”
    Nga studimet e bëra theksohet se depresioni kërkon një kurë agresive sepse pacientët me këtë lloj sëmundje janë tre herë më shumë në rrezik ndaj paralizës, diabetit, krizave të zemës dhe Parkinsonit.
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  2. #32
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    Psikoterapia Sistemike


    Njohuritė e mija nė Terapinė Sistemike (Terapinė me individė, Cifte bashkėshortore, Familje dhe Familje tė zgjėruara) bazohen nė pėrvojėn intenzive shumėvjecare dhe pėrkrahja direkte nga autorėt themelues tė kėsaj rryme terapeutike nė Europėn Perėndimore e sidomos nė Zvicėr (Helm Stierlin, Jürg Liechti, Martin Rufer, Tony Eggel, Achim Möbes, etj). Gjatė kėsaj kohe takuam shumė njerėz qė kishin nevojė pėr pėrkrahjen tonė. Ne mundoheshim tė kuptonin natyrėn e problemeve tė tyre dhe t’i pėrcjellim nė rrugėn e procesit tė ndryshimeve qė dėshironon t’i arrinin. Sė bashku me anėtarėt e ekipit tonė terapeutik, nė kuadėr tė sė cilit punojnė mjekė, psikiatėr/psikolog, teknik medicinal, filizofė dhe punėtorė social, tė mėsojmė nga brėndia dhe nga shumė aspekte t’i njohim rregullat e lojės sė ngatėrresave njerėzore dhe pėrpjekjet qė tė mėsojmė sie tė sillemi mė mirė me to. Gjatė kėsaj pune mėsuam se nuk ekziston njė teori dhe formė terapeutike e vetmuar pėr NDRYSHIMIN e njeriut. Mė sė miri do tė ishte qė tė kėto gjera tė akceptohen me multidimensionalitetin e tyre siē ėshtė edhe vetė Jeta.
    Tė gjithė ata qė punojnė nė profesionet psiko-medicinale, qofshin ato institucione stacionare apo ambulantore e kanė tė njohur PERZIERJEN SPECIFIKE tė rikthimit tė pėrsėritshėm tė SĖ NJEJTĖS, nė njėrėn anė, dhe SPECIFITETIN ABSOLUT, nė anėn tjetėr.
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  3. #33
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    CKA ĖSHTĖ ALEXITHYMIA

    Pėr herė tė parė u pėrshkrua nga Psikiatri amerikan Sifneos.

    Sėmundja karakterizohet me:
    1. Vėshtirėsitė nė pėrceptimin, pėrshkrimin dhe shprehjen e ndjenjave vetanake
    2. Vėshtirėsitė nė dallimin e emocioneve dhe pėrjetimeve trupore,
    3. Aftėsitė e zvigėluara imagjinative, mangėsia e fantazive, mungesa e ėndėrrave,
    4. Tė menduarit dhe shprehja verbale dirigjohen nga jashtė- mungesė e intencave interne.
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  4. #34
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    Hipokriti dhe Hipokrati

    Dikush i përzien keto dy koncepte. Fatalizëm..edhe më i madh kur merret me gjërat për të cilat nuk është i profesionalizuar por i vjedh nga gazetat bulevardeske dhe mendon se brënda natës u bë psikiatër apo mjek. E po te ishte aq lehte t'i demisionosh njerëzit nuk do kishim ndeshur këtë mosmarrëveshje primitive konceptuale. Shumëkush prej nesh mendon se është i autorizuar për gjithcka. Guxim i tepruar. Kur udhëtova për herë të parë në Shqipëri takova një njeri, të cilin nga malli për të parë shqiptarin ideal e pyeta: "a di të vozitësh aeroplanin?". AI ma ktheu: "DO e kisha provuar...por si duket ore ai?! Është i ngjashëm me traktorin?!"
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  5. #35
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    Freudi dhe inati ndaj Penisit

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kur e donja tė frustruar pyeste pse i duan meshkujt lotėt e femrave, kur e donja tė
    lumtur kacafytej me meditimet e saj destruktive dhe bindjen se lumturia e saj pengonte ndokend. Propozimi i miqėsisė pa interes ishte maska e saj..maska ime apo pseudoshpresa se njė mashkull edhe njė femėr mund tė bisedojnė si dy shokė gjenuin pa i nxjerrur instrumentet qė bėjnė tė qartė diferencat biologjike. Mė kujtohen ca citate tė biografėve tė perėndeshave apo princeshave e mbretėreshave qė konfrontoheshin me kėrshėrinė e tyre pėr raporte seksuale dhe me dėshirėn pėr t’u eksponuar nė korniza tė dinjitetit perandoresk qė donin ta reprezentonin. Nė njė anė kastronin baronėt dhe burrat inteligjent e nė anėn tjetėr onanonin me pastruesit dhe hamallėt e oborrit tė tyre. Nė rrethana tė tilla lindin historira diskrete qė pasqyronin histeritė e tyre nė kėrkim tė vazhdueshėm tė HISTERIVE (Mitrave tė groposura dhe tė humbura). Nė vend se t’i kerkonin deficitet e tyre, duke mos i besuar vagjinės, nga inati dhe frika, kastronin ēdonjėrin qė e zinin. Freudi mendonte se ndoshta pikėrisht pėr kėtė shkak u ndėshkua me kancerin e laringut. Ai shprehu „pro feminizmin“ e tij duke pohuar se Inati ndaj penisit ėshtė inati mė i madh qė mund ta kaplojė njė femėr e cila nė zhvillimin e saj psikologjik ka ngelur diku nė kryqėzimin e Edipit, pa arritur tė ndėrtojė identitetin e plotė emocional qė do ta karaterizonte njė femėr tė pjekur. Duke i falemnderuar kėtij retardimi jemi tė dėnuar tė takojmė femra qė mbajnė metrin nė dorėn dhe kanė harruar gishtin e tyre nė mollėzėn e Klitorisit (mollėza feminine e Adamit) dhe bėrtasin „NE JEMI TĖ VIRGJĖRA“. Nė kėtė kontekst harrojnė tė kapen nė premtimet primare se janė te gatshme tė tė pranojnė pėr shok tė mirė, pa llogaritur nė gjatėsinė dhe fortėsinė e Zotit Penis, i cili edhe po t’i kishte kėto kuantitete do tė dėnohej me vdekje: do tė tėrhiqet zvarrė me duarė tė djersitura nga histaminizimi i tepruar nga frustet e kaluara dhe tė papėrpunuara, tė cilat rrjedhin zakonisht nga lidhjet e ndėrprera nė mėnyrė brutale dhe tė realizuara pėr shkaqe krejtėsisht tjera, si sigurimi i lejeve te qėndrimit, mirėsisė materiale, kėrkesave defrustuese nga raportet e mėparshme. Ky circulus vicioz do tė vazhdojnė derisa tė rritet aftėsia e tyre emancipuese se edhe Penisi ėshtė njė pjesė apendikulare e njeriut, i cili me hallin e tij dėshiron tė mos jetė destruktiv por edhe mos tė amputohet dhe viktimizohet pėr shkak tė njė vrime.[/size]
    __________________
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Psikiatria : 28-11-2005 mė 17:11 Arsyeja: Korrigjime
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  6. #36
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47

    Pakėnaqėsia me vetvetėn

    Pse inkorporoni njė emėr tė tillė: "Vajza pa fat"?
    Nga profili Juaj mėsoj se jeni studente e mjekėsisė dhe se ju vajnė punėt mirė nė studime. Pėrvojat qė ne bėjmė gjatė jetės do duhej tė kishin vetėm vlerė eksperienceje. Unė mendoj se nga takimet me njerėzit duhet profituar nga interakcioni qė pėrjtojmė dhe nuk duhet lejuar qė tė lėshohemi nė iluzionet se akoma ekziston dashuria e tipit shekspirian. Unė mendoj se cdonjėri nga ne duhet falemnderuar perėndisė apo natyrės (mvarėsisht nė cka besojmė) qė mund tė zgjohemi pa dhembje, tė frymojmė lirshėm dhe tė ushqehemi me atė qė ne dėshirojmė. Cdo kėnaqėsi tjetėr ėshtė e fshehur nė trabekulat e valvulave tė zemrave tona. SHpirtin mund ta gjejmė cdo kund ku ne e kėrkojmė.
    Ju pėrshėndes dhe Ju dėshiroj njė kalim tė shėndetshėm nė vitin tjetėr nė tė cilin do tė realizoheshin ambicjet Tuaja nė tė gjithė sektorėt jetėsor.
    Sami Dalipi
    sdalipi@hotmail.com
    Tel: 0041 79 752 49 31
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Psikiatria : 27-12-2005 mė 22:13 Arsyeja: ortografia

  7. #37
    Dr.med. FMH Maska e Psikiatria
    Anėtarėsuar
    22-09-2005
    Vendndodhja
    Luzern/CH
    Postime
    47
    GJENEZA E ZHVILLIMIT TË NEUROZAVE
    Tendenca të harrosh një gjë që e ke përjetuar, sidomos kur është fjala për diçka të pakëndshmë është provë iracionale për t'ju shmangur mundësisë së konfrontimit me të pakëndshmen. Personaliteti i njeriut ndërtohet pikërisht përmes këtyre përovojave, të cilat nuk duhet harruar por duhet përpunuar në atë mënyrë që ato të fitojnë vlerë PËRVOJE, e cila ka karakter mësimor në procesin zhvillimor të karakterit¨(personalitetit) të njeriut, kualiteti vendimtar i të cilit do të ishta aftësia e eksternalizimit (rrëfimit të përvojave të pakëndshme të tjerëve) të gabimeve jetësore. Për këtë harresa e gjërave të perjetuara ka domethënien e ikjes në nerozë, e cila herë do kur do do të eruptojë në formë të symptomebe neurovegjetative, të cilat nuk kan spjegim organik dhe dialektik. Meqë më vonë shumë gjëra mbulohen nga harresa, do të jetë më vështirë të gjejmë shkakun e paraqitjes së simptomeve të lartëpërmendura.
    Dr.med. Sami Dalipi
    Psychiatrie & Psychotherapie FMH
    Regional Hospital
    Langenthal 4900
    Switzerland

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Postime
    1
    Dua te di me shume rreth neurozave, si mund te trajtohen ato dhe sa kohe mund te zgjasin.

  9. #39
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Citim Postuar mė parė nga Psikiatria
    BASHKEJETESA

    Mendoj se BASHKEJETESA jashtėmartesore ėshtė njė fenomen i kohės, produkt i modernizimit te jetės dhe mėnyrė konstrukcioniste e rregullimit tė raporteve tė seksualizuara (mashkull-femėr, femėr-femėr apo mashkull- mashkull) dhe sie e tillė duhet pranuar nė konceptin e sjelljeve normale tė shoqėrisė sė sotme.
    Nė perėndim kjo formė e jetesės po zė gjithnjė e mė shumė vend ngase kushton mė lirė, ruan individualitetin e partnerėve dhe ėshtė me e lehtėpėr t'u divorcuar.
    Unė jam pėr kėtė formė tė Jetesės.
    E tani po kerkoni te drejta.
    Duhet tju mbyllim ne burg {lexo shtepi} te gjithave.
    Sepse vete po tregoni se nuk e meritoni lirine.
    Nga nenat tradhetare dalin bij psikopate qe eshte e vertetuar edhe me shkence, se nenat jane fajtore kryesore qe te bijte behen vrases serike.
    Nese je per kete forme te "bashkejeteses" qe une e quaj "prostitucion gratis" do te kisha lutur te qendrosh ne ndonje vend jashte trojeve shqipetare.
    Nese lakmon perendimin me mire rri atje pra.

  10. #40
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Psikoza me duket se eshte edhe paranoia?
    A ka shpetim per njerz qe vaujne nga kjo semundje?
    Njerz qe jane te bindur se kan pare dicka, qe ne te vertete nuk e kan pare, qe mendojne se jane te perndjekur, degjojne gjera qe nuk eksistojne, thone se ju ke thene gjera qu nuk jau ke thene.......
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •