Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    KESH u pret dritat 44000 debitorëve që nuk paguajnë

    Masat për debitorët pas urdhërit të Rulit. E pësojnë edhe paguesit. KESH: Po shkurtojmë 4 orë kufizimet

    KESH u pret dritat 44.000 debitorëve
    Aksioni i parë masiv kufizon edhe 1.960 biznese



    --------------------------------------------------------------------------------

    Genc Kondi


    Policia elektrike ka kryer rreth 44 mijë ndërprerje të energjisë elektrike për debitorët e KESH gjatë tre ditëve të fundit. Pas paralajmërimit të ministrit Genc Ruli, KESH ka organizuar një aksion me ngritjen e 400 grupeve kontrolli në të gjithë vendin, të cilët kanë ndëshkuar debitorët, mes të cilëve edhe 1.960 biznese private. Ky ka qënë aksioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë nga punonjësit e KESH dhe policisë elektrike në të gjithë vendin. Sipas deklaratës zyrtare të KESH, këto masa do të shoqërohen edhe me reduktimin e kufizimeve të energjisë elektrike për biznesin. Këto ditë, pothuaj të gjitha bizneset e mëdha, që paguajnë 100% faturat e energjisë elektrike, furnizohen pa ndërprerje me energji. Kufizimet në fshatra vazhdojnë të jenë më të thella si rezultat i nivelit shumë të ulët të arkëtimeve. Ndërkohë, ditet e fundit, po eliminohen gradualisht kufizimet gjatë orëve të natës, për të mos influencuar prodhimin e furrave të bukës.

    Aksioni
    Pak ditë pas takimit që zhvilloi ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, me drejtuesit e KESH dhe të Policisë Elektrike, të cilëve iu kërkoi marjen e masave urgjente që me çdo mënyrë, të rriten arkëtimet dhe të përmirësohet situata energjitike në vend, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka krijuar dhe hedhur në veprim 400 grupe pune, që kanë kontrolluar mbi 5.300 abonentë per gjendjen e aparateve dhe të sistemeve te matjes. Këto grupe, po gjatë këtyre tre ditëve, kanë bërë mbi 40 denoncime në organet e prokurorisë në zonën e Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit për konsumatorët debitorë që e kane rilidhur vetë energjine ose kanë cënuar sistemet e matjes, duke përfshirë edhe kompani të fuqishme private. Ndërprerjet nuk kanë kursyer jo vetëm rreth 42 mijë familjet debitore, por edhe 1.960 bizneset private që ndodheshin në listën e borxhlijve apo kishin kryer lidhje ilegale.
    I pyetur nga "Gazeta" lidhur me aksionin e ndërmarrë nga KESH dhe Policia Elektrike për ndërprerjet e lidhjeve për debitorët, ish-drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjitike, Andis Harasani, sot deputet i PS, deklaroi se "puna nuk bëhet me aksione. Ne kemi kryer ndërprerje, por jo të këtyre përmasave sepse orët e gjata të kufizimeve të KESH nuk mund të justifikohen me prerjen e dritave".

    Kufizimet
    Zëdhënësja e KESH njoftoi dje se, si rezultat i masave të marra, me përjashtim të disa qyteteve të zonës së Shkodrës dhe Sarandës, kufizimet e energjisë elektrike po aplikohen deri në 4 orë, nga 10-12 orë që arriti para 10 ditëve. KESH ka marrë masat që kufizimet të zgjasin nga ora 10-14.00, ndërkohë që pas komunikimit me Ujësjellësit është bërë e mundur që furnizimi me ujë i qyteteve të nisë në ora 14.00.
    Sipas deklaratës zyrtare të KESH, këto masa do të shoqërohen edhe me reduktimin e kufizimeve të energjisë elektrike për biznesin. Këto ditë, pothuaj të gjitha bizneset e mëdha, që paguajnë 100% faturat e energjisë elektrike, furnizohen pa ndërprerje me energji. Ndërkohë kufizimet në fshatra vazhdojnë të jenë më të thella si rezultat i nivelit shumë të ulët të arkëtimeve.
    KESH po njeh një situatë të vështirësuar edhe nga fakti se asaj i mungojnë 6 milionë kilovatorë në ditë nga mozrealizimi i tenderave të njëpasnjëshëm, që duhej të përcaktonin kompaninë furnizuese më energji nga importi. Në një prononcim për "Gazetën", drejtori i përgjithshëm i KESH, Fatmir Hoxha, kishte lëshuar përsëri alarmin e një dimri pa drita.

    Viktimat
    Aksioni i tre ditëve të fundit për ndërprerjen e energjisë ka shkaktuar edhe pakënaqësitë e para. Disa banorë të zonës së Saukut, mbi qytetin Studenti, si dhe të zonës së Shkozës janë ankuar në redaksinë e Gazetës se u mungonte energjia edhe pse kishin paguar rregullisht energjinë. Sipas interesimit tonë, ndërprerja e një fidri të furnizimit me energji ka lënë pa drita një lagje të tërë e cila ishte debitore. Ndërkohë pjesë e kësaj lidhjeje kanë qënë edhe disa familje që ishin pagues të rregullt. Në Shkozë, problemit të ndërprerjes i shtohet edhe ai i banesave të palegalizuara. Banorët ankohen se paguajnë afrofe çdo muaj, por megjithatë janë përfshirë në listën e familjeve të prekura nga aksioni.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Me ne fund ligji po gjen zbatim shpresojm qe te vazhdoj gjithmone edhe ne fusha te tjera, suksese qeverise se duke detyruar te gjithe te respektojne ligjin krijon me besim tek populli.

  3. #3
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Kjo dite do te vinte dhe duhet te japim kontributin tone si qytetare per nje te ardhme me te mire...elektriciteti eshte nje nga pikat kyce te zhvillimit te nje vendi, prandaj eshte dhe nje nga problemet paresore te Shqiperise...njerezit duhen te sensibilizohen dhe te kuptojne se e ardhmja nis pikerisht tek ata...
    By Piranha

  4. #4
    Me mire vone se kurre!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Do ishte me mire qe kte palo aksionin ta nisin me mire andej mga Shkodra, Tropoja e Kuksi, ku dritat nuk paguhen ne masen 90% pastaj te flasim.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    Do ishte me mire qe kte palo aksionin ta nisin me mire andej mga Shkodra, Tropoja e Kuksi, ku dritat nuk paguhen ne masen 90% pastaj te flasim.

    Te siguroj se ne Kukes ka mbi 10 dite qe jane prere dritat, per te gjithe debitoret e KESH-it.
    Klientet jane te barabarte para ligjit.

  7. #7
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Detyrimet duhen paguar, kjo vlen per te gjith kush nuk paguan esht egoist, po mjer ata qe paguajn.
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema të Ngjashme

  1. Kur dritat ikin nga Tirana
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 10-09-2009, 09:05
  2. Makinat e reja që hyjnë nga BE në Shqipëri nuk paguajnë doganë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 03:56
  3. Banorët e Kombinatit në Tiranë protestojnë për dritat
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 13:55
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2005, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •