Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Simon Wiesenthal (1908-2005)

    Nė kėtė temė, do tė dėshiroja tė sillja njė homazh ndaj njeriut qė bėri aq shumė pėr qė kriminelėt nazistė tė dalin para drejtėsisė.
    Simon Wiesenthal vdiq mė 20 shtator 2005, nė Vjenė.
    Ky homazh le tė jetė dhe njė pėrkujtim i tė gjitha viktimave tė ēdo diktature. Dhe tė mos shkojmė larg, njė mendim tė veēantė pėr Kosovėn martire.


    Franck Johannčs, Le Monde 22. 09. 2005


    Ai ishte kaq i lodhur. Ai shkonte akoma pėrditė, nga njė orė, nė zyrėn e tij nė qendėr tė Vjenės, nė ish lagjen ēifute. Pastaj, para dy vjetėsh, Simon Wiesenthal ka vendosur tė dalė nė pension. « Puna ime ėshtė kryer, kishte shpjeguar zotėria i vjetėr mė 18 prill 2003 nė revistėn austriake Format. Vrasėsit nė masė qė unė kam kėrkuar, i kam gjetur. U kam mbijetuar tė gjithėve. Nėse do tė kishte ndonjė qė nuk e kam kėrkuar, ato janė sot tepėr tė vjetėr pėr tu ndjekur. » Cyla Müller, gruaja tė cilėn ai e kishte njohur nė lice dhe martuar mė 1936, ka vdekur nė nėntor 2003. Vetė ėshtė fikur qetėsisht nė gjumin e tij, tė martėn 20 shtator, nė Vjenė. Ai kishte 96 vjet.
    « Gjuetari i vjetėr i nazistėve », i njohur pėr tė patur ndihmuar tė dalin para gjyqit mė shumė se 1100 kriminelė lufte, ėshtė kthyer sot njė « ndėrgjegje botėrore » e vėrtetė, sipas Aver Shalev, drejtor i Yad Vashem, Memoriali i Shoah nė Jeruzalem, dhe vdekja e tij ka shpėrndarė ato pak hije qė errėsonin akoma njė jetė kaq tė gjatė, dhe kaq tė rėndė. Simon Wiesenthal, ky ėshtė njeriu qė ka mbijetuar. Pogromeve, 12 kampeve tė pėrqėndrimit, ku 89 anėtarė tė familjes sė tij kanė humbur jetėn, talljeve, atentateve. Ai e dinte pėr ēfarė luftonte. Njė homazh do t’i bėhet atij tė mėrkurėn nė varrezėn qendrore tė Vjenės, dhe varrimi i tij do tė bėhen tė premten nė Izrael, ku do tė varroset pėrballė detit, pranė vendit ku jeton e bija e tij, Paulinka.
    Simon Wiesenthal ka lindur mė 31 décembre 1908, nė njė familje tregtarėsh ēifutė, nė Buczacs, njė qytet i vogėl i Galicisė pranė Lviv (dikur Lemberg, pastaj Lvov), sot nė Ukrainė, asokohe nė territorin e perandorisė austro-hungareze, rajoni ka ndryshuar gjashtė herė tė zot nė njė shekull. Ai ėshtė 9 vjeē kur njė ushtar ukrainas i shpon atij kofshėn me njė shpatė, dhe ai do ta ruajė pėr tėrė jetėn e tij kėtė shenjė. Dhjetė vjet mė pas, ai dėrgohet nė Pragė pėr tė bėrė studimet e tij, sepse ai nuk hyn nė kuotėn e studentėve ēifutė tė institutit teknologjik tė Lviv. Mė 1932 merr diplomėn e arkitektit, inxhinier ndėrtimi, pastaj rikthehet pėr tė hapur njė kabinet arkitekti nė Lviv, tashmė nė Poloni. Jo pėr shumė kohė.
    Polonia copėtohet mė 1939, Lviv bie nė duart e Sovjetikėve, tė cilėt e mbyllin kabinetin e tij. Simon Wiesenthal, i sapomartuar, ndryshon punė duke punuar shtrate me susta dhe duke mbushur jorganė, sipas biografes sė tij, Hella Pick, autore e "Simon Wiesenthal : a life in search of justice". Ai i shpėton pėr pak mė 1940 internimit nė Siberi duke i dhėnė ryshfet njė komisari sovjetik, por, kur Hitleri pushtoi Bashkimin Sovjetik, Simon ndalohet nga Gjermanėt, mė 6 korrik 1941.
    Nazistėt e vėnė nė rresht me tetėmbėdhjetė ēifutė tė tjerė dhe i ekzekutojnė njė nga njė, me njė plumb nė qafė. Ėshtė rradha e tij. Por ushtari, ka treguar Wiesenthal, bėn njė pushim pėr tė pirė njė gllėnjkė vodka. Pastaj kėmbanat e njė kishe aty afėr fillojnė tė kumbojnė pėr meshėn e mbrėmjes, dhe ushtari shkon tė lutet : Simon Wiesenthal i shpėton vdekjes, hera e parė.
    Djaloshi i ri internohet, pėrgjatė katėr vjetėsh, pjesėrisht nė kampe pune. Nė fillim e vėnė tė gdhendė gurė dhe tė hapė varre, afėr Janoswka, njė kamp pėrqėndrimi nga krahu i Lviv. Nėse ndonjė tenton tė arratiset, 25 tė burgosur vriten. Nėse ai ia del kėsaj, familja e tij pushkatohet. Simon dhe gruaja e tij transferohen nė njė kamp hekurudhash, ai pikturon svastikat mbi lokomotivat ruse, e shoqja Cyla shndrit bakret. Fati i tij pėrmirėsohet pak kur zbulohet qė ai ėshtė arkitekt, dhe atė e vėnė tė vizatojė plane. Nė gusht 1942 sheh nėnėn e tij tė niset me 300 gra tė tjera, nė kampin e Belzec, nga ku ajo nuk do tė kthehej kurrė.
    Simon do qė tė shpėtojė tė shoqen Cyla. Mė 1943 ai pėrfiton nga rezistenca polake pėr ta dėrguar gruajn e tij nė Lublin, nė shkėmbim planesh tė lidhjeve hekurudhore. Ajo ėshtė bjonde, i jepen dokumente me emrin Irčne Kowalska, ajo mund tė hiqet si njė Polake. Nazistėt e dėrgojnė nė Solingen, nė njė uzinė mitralozėsh, pak a shumė nė qetėsi. Por jo burri i saj : mė 12 prill 1943, SS-ėt e risjellin Wiesenthal-in nė Janoswka, me 40 ēifutė tė tjerė. Ata ēohen pranė njė grope tė hapur, urdhėrohen pėr tu zhveshur. Kėtė herė, ky ėshtė fundi. Dhe pėrsėri, mrekulli : njė nėn-oficer SS e nxjerr qė andej, dhe e dėrgon atė nė kampin e hekurudhave : e kėrkonin ngado, ishte 54-vjetori i Hitlerit, dhe komandanti i kampit kishte nevojė pėr tė pėr t’i vizatuar njė pankartė tė bukur, "Wir danken unserem Führer" ("Ne falenderojmė Führer-in tonė"). Padroni i tij nazist, qė e ka marrė me sy tė mirė, e paralajmėron pesė muaj mė vonė qė ēifutėt do tė dėrgohen tė gjithė nė kampet e vdekjes. Ai ia del tė arratiset mė 6 tetor 1943, kapet tetė muaj mė vonė dhe sillet nė gjysmėn e qershorit 1944 nė Gestapon e Lviv. Orvatet pėr tė varė veten me pantallonat e tij, dhe mjekohet pesė javė, pastaj dėrgohet pėrsėri nė Janowska. Por Aleatėt afrohen. Dhe pėrsėri, Simon Wiesenthal rreshtohet me 33 tė internuar. Nė fillim ato ishin nė kamp 100 mijė, por tė tjerėt kanė vdekur ose janė transferuar. Komandanti i kampit i bie lapsit : nėse ai ka tė burgosur pėr tė ruajtur, ai do t’ia hedhė frontit tė Lindjes. "Ne ishim 34 ēifutė, ka treguar Wiesenthal, tė kthyer sigurim-jete pėr 200 SS."
    Trupa e vogėl niset drejt perėndimit. Disa tė internuar vriten gjatė rrugės. Njė nėn-oficer e pyet atė njė ditė se ē’do tė thoshte ai mbi kampet e pėrqėndrimit nėse ai do tė mbėrrinte ndonjėherė nė New York. Ai pėrgjigjet qė do tė tregonte sigurisht tė vėrtetėn. "Nuk do tė tė besojnė, ka qeshur Gjermani. Do tė thonė qė je ēmendur." Simon Wiesenthal ėshtė betuar atė ditė qė ai do tė mbijetonte, dhe do tė dėshmonte.
    Tė shpėtuarit pėrcillen nė kampin e Plaszow, nė Poloni, pastaj dėrgohen nė Gross Rosen, nė Gjermani. Njė SS e gjuan atė me njė bllok guri nė kokė, nuk qėllon nė shenjė, e godet nė kėmbė. Duhet prerė njė gisht i kėmbės, pa anestezi. Tė nesėrmen, vendi evakuohet. Simon del duke ēaluar. Dėrgohet nė Buchenwald, pastaj pėrfundimisht Mauthausen, nė Austri.

    (vijon pjesa e dyte dhe e fundit)

  2. #2
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    oh Zot cfare tmerri!

    faleminderit oiseau en vol qe na jep mundesine ta njohim dhe te mos e harrojm kete njeri.

    "Nuk do tė tė besojnė, ka qeshur Gjermani. Do tė thonė qė je ēmendur."
    Keshtu ju duket edhe Amerikaneve kur degjojn mbi vuajtjet e shqiptarit: si dicka e pabesueshme, si nje cmenduri.... ohhhhhhh

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Gjate gjenocidit serv ne Kosove ky tip shqetesohej me shume ndaj faktit
    qe mos te krahasoeshin masakrat me Holokaustin (i cili eshte mark e depozuar
    ēifute) sesa jeteve te njerzeve.
    S'di ē'te them, kur si njihja fizikisht ēifutet jetoja me mitin qe na kishin krijuar
    librat e historise komuniste, por tani qe i kam pare ne mardhenie pune e
    biznesi jam shum i rezevuar per te besuar ato qe nxjerrin nga goja; sidomos
    kur mbrapa fshihen interesa "te paqarta".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Wordless : 23-09-2005 mė 21:28

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Faleminderit Michigan2005 per fjalet e mira

    Ketu me poshte dhe pjesa e dyte dhe e fundit e shkrimit mbi Simon Wiesenthal.

    Gjashtė ditė nė njė vagon, pa bukė pa ujė. Ato ishin 2000, 800 vdesin nė rrugė, nganjėherė nė kėmbė, aq tė shtrėnguar ishin. 180 bien akoma gjatė ecjes sė shkurtėr deri nė kamp. Ndėr tė cilėt Wiesenthal, qė ėshtė mbledhur nga njė kamion qė numėronte kufomat. Zbulohet qė ai ėshtė gjallė akoma, njė roje i jep njė tas supė, dhe njė Polak zemėrdhembshur i jep atij njė copė bukė. Por ferri ėshtė aty. "Ditėn e fundit nė Mauthausen, ka shpjeguar Wiesenthal nė New York Times nė korrik 2000, u kam thėnė miqve tė mi qė do tė doja tė jetoja edhe njė ēerek ore mė tepėr, pėr tė parė surratin e nazistėve kur tė vijnė Amerikanėt. " Ato mbėrrijnė mė 5 maj 1945.
    Simon, qė u ka mbijetuar dymbėdhjetė kampeve naziste, nuk ėshtė mė veēse njė grusht kockash. Ai sheh njė tank me yllin e bardhė, ėndėrron pėr ta prekur, "Kisha mbijetuar pėr ta parė kėtė ditė" por ėshtė i paaftė pėr tė bėrė qoftė dhe njė hap. Atė e mbartin, nuk mund tė flasė, tregon yllin me gisht. E sjellin deri tek tanku. Ai prek yllin dhe bie pa ndjenja.
    Disa ditė mė pas, ai shtyn derėn e njė zyre mbi tė cilėn ėshtė shkruar "Krime lufte". Ai peshon 50 kg, nuk ia vėnė shumė veshin, ai ngulmon, dhe fillon zanatin e tij tė ri prej gjuetari nazistėsh. Ai ka tashmė njė listė, 91 emra xhelatėsh nazistė qė ai ėshtė betuar pėr tė mos i harruar. Merr pjesė nė arrestime por kėrkon mė kot trupin e Cyla pėr ta varrosur siē i ka hije. Mrekulli e re, ajo ėshtė gjetur nė Lviv. Paulinka, bija e tyre, lind nė shtator 1946. Ajo ka sot fėmijėt e saj dhe nipėr e mbesa.
    Familja Wiesenthal ngulet nė Linz, nė perėndim tė Vjenės pak metra, nė fakt, nga familja e Adolf Eichmann, dhe Simon i futet punės.
    Me tridhjetė vullnetarė, ai krijon qendrėn e informacionit dhe dokumentacionit mbi kriminelėt nazistė, kontakton me 100 000 tė mbijetuar tė Shoah nė Gjermani, nė Austri, nė Itali, kėrkon foto, mbledh dėshmi. "Ai thjesht ka filluar punėn, askush nuk e ka emėruar, askush tjetėr nuk donte ta bėnte kėtė", ka treguar rabini Marvin Hier, dekani i Qendrės Simon-Wiesenthal nė Los Angeles.
    Por, qysh nga 1948, Wiesenthal mbetet fill i vetėm. Ai mbledh 20 000 fisha mbi xhelatėt SS, nė njė shpėrfillje tė pėrgjithshme. Austriakėt e shikojnė shtrembėr, dhe, me luftėn e ftohtė, Amerikanėt janė mė shumė tė zėnė me Sovjetikėt sesa me kapjen e ish nazistėve.
    "Drejtėsia ndėrkombėtare jo mė tepėr sesa drejtėsia gjermane nuk e bėnin detyrėn e tyre, shpjegon Serge Klarsfeld, president i shoqatės sė Bijve dhe Bijave tė tė internuarve ēifutė tė Francės. Ai e ka vazhduar misionin qė i kishte caktuar vetes qysh nga ēlirimi i kampeve. Ai ka mbledhur dėshmi, dosje, cytur drejtėsinė gjermane pėr qė tė mos harrohen krimet naziste. Pėrgjatė dhjetė vjetėsh, ai ka qenė krejt vetėm. Asokohe, ndėrtohej nė Izrael, ndėrtohej nė Europė. Ai ka drejtuar njė aksion kėmbėngulės, tė fortė, tė pazėvendėsueshėm, pėrgjatė mė shumė se pesėdhjetė vjetėsh. "
    Simon Wiesenthal e sheh veten tė shtrėnguar pėr ta mbyllur zyrėn e tij mė 1954. Dhe hap njė tjetėr nė Vjenė mė 1962. Por ai qė thoshte "tė jetosh pėr tė vdekurit" punon gjithashtu dhe pėr tė gjallėt. Ai ngre gjashtė shkolla pėr refugjatėt e Lindjes, veēanėrisht Hungarezėt e 1956-ės. 8000 vetė kalojnė nga kėto qendra pėrpara se tė emigrojnė, sidomos nė USA. Nė Drejtėsi nuk ėshtė hakmarrje, autobiografia e tij e botuar mė 1989 (Robert Laffont), ai shpjegon imtėsisht sesi ka pėrndjekur kriminelėt nazistė nėn identitetet e tyre tė reja. Vetėm njė herė ka patur njė dėshirė tė egėr pėr dhunė, kur ka zbuluar nė dokumentet e njė nazisti foton e njė fėmije ēifut tė torturuar.
    Ora e tij e lavdisė, kjo ėshtė sė pari arrestimi i Adolf Eichmann, planifikuesi i zgjidhjes pėrfundimtare, zbuluar nė Argjentinė, rrėmbyer nga Izraelitėt mė 1960, gjykuar dhe varur mė 31 maj 1962. Ai ka bėrė tė mundur gjithashtu arrestimin mė 1963 tė Karl Silberbauer, policit austriak qė pati ndaluar nė Holandė Anne Frank. Vajza e re ishte dėrguar nė Bergen-Belsen, nga ku ajo nuk do tė dilte e gjallė. Wiesenthal kishte vendosur ta gjente policin mė 1958, kur njė djalė i ri i kishte thėnė atij qė ai do tė besonte nė ekzistencėn e Anne Frank vetėm nėse do t’i gjenin njeriun qė e kishte ndaluar. Mė 1967, ai zbulon njė kriminel edhe mė tė rėndė, komandantin e kampit tė Treblinka, Franz Stangl.
    Ndjekja vazhdon, nganjėherė me ndopak hidhėrim. Simon Wiesenthal tregonte shpesh historinė e Franz Novak, ndihmės i Eichmann, i ngarkuar pėr t’i transportuar ēifutėt nė Auschwitz : 1 700 000 viktima. Prokurori austriak kishte vendosur pėr ta akuzuar atė vetėm pėr vdekjen e 400 000 ēifutėve hungarezė, dhe Novak ka qenė dėnuar me tetė vjet burg. Nazisti bėn apel, dhe pafajėsohet. Prokurori bėn appel, dhe kėsaj here ai dėnohet me nėntė vjet burg, nga tė cilėt bėn gjashtė – dy minuta pėr ēdo vrasje, kishte pėrllogaritur Wiesenthal. Nė procesin e Franz Murer, ish komisar i getos sė Vilnius, dėshmitarėt ēifutė janė sharė nga publiku, dhe pafajėsimi ėshtė duartrokitur.
    Ylli i Simon Wiesenthal ėshtė zbehur befas mė 1996, pas transmetimit tė dokumentarit Panorama nė kanalin e parė tė TV gjerman, ARD. Isser Harel, njė ish shef i Mosadit izraelit, e akuzonte atė tė kishte dėshtuar pėrfundimisht nė pėrndjekjen e kriminelėve nazistė, dhe tė kishte fryrė veēanėrisht rolin e tij nė arrestimin e Eichmann : "Ne nuk kemi marrė asgjė nga Wiesenthal qė tė qe me ndonjė dobi pėr kėtė operacion." Reportazhi rimerrte gjithashtu dėshminė e njė funksionari nė departamentin amerikan tė drejtėsisė, Elie Rosenbaum, i cili mbėshteste qė "Wiesenthal dinte gjithēka pėrpara gjithkujt mbi tė kaluarėn e Kurt Waldheim nėn uniformėn SS nė luftėn nė Ballkan, por ai ka heshtur me vetėdije pėr tė mos e dėmtuar atė."
    "Nuk ėshtė e thėnė qė vepra e jetės sime do tė jetė e asgjėsuar nga gazetarė nė kėrkim audience", ishte pėrgjigjur Simon Wiesenthal nė Spiegel, "nė kėtė lloj zanati, nuk mund tė jemi nė qendėr tė vėmendjes gjithė kohėn". Deklaratat e Kurt Waldheim, qė shpejton nė ndihmė tė tij duke denoncuar "fushatėn shpifėse" tė drejtuar kundėr "njė njeriu absolutisht tė plotė", nuk do t’i rregullonin gjėrat.
    Ai ka pranuar pak mė vonė qė arrestimi i Eichmann ishte "njė punė nė ekip i mjaft njerėzve qė nuk e dinin ē’bėnin tė tjerėt", dhe se ai e dinte qysh nga 1954 qė ai fshihej nė Argjentinė, por nuk e dinte "nė ē’masė kishin shėrbyer raportet e dėrguara nė Izrael". Serge Klarsfeld shpjegon pak mė vrazhdė qė merita e Simon Wiesenthal ėshtė gjetkė. "Tė gjithė ēifutėt e Buenos Aires e dinin qė Eichmann jetonte aty, ai nuk fshihej, as dhe Mengele, qė ishte nė librin telefonik. Shtetet nuk kishin asnjė interes pėr tė pėrndjekur nazistėt. Ėshtė dashur kėmbėngulja e Simon Wiesenthal pėr qė Israėl tė vendosė pėr tė vepruar dhe organizuar kėtė proces, i cili ka hapur njė erė tė re nė ndėrgjegjen."
    Avokati francez nuk ka qenė kurrė i afėrt me "gjuetarin e nazistėve". Ai e ka takuar atė pėr herė tė parė mė 1968, kur Beate Klarsfeld, mu nė mes tė Bundestagut, kishte trajtuar si nazist kancelarin Kurt Georg Kiesinger, ish ndihmės drejtor i propagandės radiofonike hitleriane. "Kjo nuk ishte prioriteti i tij, tregon Serge Klarsfeld. Qė personeli politik gjerman tė jetė mbushur me ish nazistė nuk i dukej atij kaq e rėndėsishme sesa neve. Ai nuk ka qenė aq aktiv pėr Kurt Waldheim, i bėrė sekretar i pėrgjithshėm i OKB atėherė kur dosja e tij prej krimineli lufte ishte nė bodrumet e Kombeve tė Bashkuara. "
    Polemika ėshtė larg tashmė. Mbetet imazhi i kėtij zotėriu tė shkurtėr kokėfortė, qė ka luftuar pėrgjatė njė gjysėm shekulli. Simon Wiesenthal kujtonte, sipas New York Times , njė darkė shabati tek njė tjetėr i mbijetuar i Mauthausen, bėrė tani njė argjendar i pasur. Ai i thoshte Simonit qė ai do tė ishte bėrė milioner nėse do tė kishte rifilluar me arkitekturėn, nė vend qė tė ndiqte nazistėt. "Kur ne do tė mbėrrijmė nė botėn tjetėr, i ishte pėrgjigjur Wiesenthal, dhe kur ne do tė gjejmė miliona ēifutėt qė kanė vdekur nėpėr kampe, ato do tė na kėrkojnė 'ē’keni bėrė ju ?' Ti do tu thuash, ‘unė jam bėrė argjendar'. Njė tjetėr do tė thotė, ‘unė kam bėrė kontrabandė kafeje dhe cigaresh amerikane’. Kurse unė do tė them, ‘unė nuk ju kam harruar’."

    Perkthyer nga zogu ne fluturim

  5. #5
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    RoniSotiri, ku e di ti se sa bashkepuntor me SS-t e Nazistve ka qene ky? Sepse qe ta quash ate bashkepuntor duhet te kesh prova se dhe vete ai i ka ndihmuar Nazistet.

    Qe ai te kete bere vizatime sepse kishte studjuar arkitekture dhe e detyronin ate, kjo nuk mund te quhet bashkepunim. Kush eshte ai njeri qe nuk do e bente sikur ti rrezikohej jeta?

    Sipas asaj qe thua ti, duke e quajtur ate ekstremist, nje njeri qe ka kryer krime duke masakruar njerez te tere nuk duhet kerkuar? Nuk duhet gjykuar? Nuk duhet ndeshkuar?

    Le ti leme rehat e le ti japim ndihme psikologjike? Jo. Ka dicka qe quhet "Drejtesi" dhe njeriu duhet te gjykohet dhe denohet sipas krimit qe ka bere.

    Dhe kjo nuk i perket vetem nazisteve por te gjithe atyre qe kane kryer krime kunder njerezise, perfshi ketu edhe Serbet apo edhe Shqiptaret qe vrasin Shqiptare!

    Sill fakte perpara se te komentosh me supozime.

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Faktet po ke deshire i kerkon vete dhe do gjesh. Me kupto, s've ne dyshim faketet
    historike, ve ne dyshim manipulimin qe njerez te paskrupull i bejne ne perfitim te
    tyre apo te nje klani. Problemi eshte se kur nderton nje mit me genjeshtra, eshte
    veshtire te besh mbrapsht. Perkundrazi do behesh nje mije copa per te zhdukur
    deshmimetaret e bezdishem, duke filluar nga ata direkt.

    Miti i Holokaustit eshte bere nje nga "shtyllat" e qyteterimit perendimor dhe eshte
    ndertuar aq "i perkryer", siē i thone fjales "i prere per shtatin" e "popullit te zgjedhur"!
    Nejse, ky eshte mendimi im i krijuar nga ato qe degjoj e lexoj nga te ty krahet; ai
    zyrtar dhe ai i ashtequajturi "revizionist", "negacjonist" , e verteta duhet te jete aty
    rreth mezit!

  7. #7
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Nejse, ky eshte mendimi im i krijuar nga ato qe degjoj e lexoj nga te ty krahet; ai
    zyrtar dhe ai i ashtequajturi "revizionist", "negacjonist" , e verteta duhet te jete aty
    rreth mezit!
    Shume dakort, por nese ju ka ngelur dicka specifike ndermend nga ato qe keni lexuar do me vinte mire ta postonit ketu. Dhe nga ato qe keni degjuar, eshe e rendesishme se ku dhe nga kush i keni degjuar, nese vertete duhet te mbajme qendrim ne mes.

    Ju pershendes.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Homazhe

    Le Monde, 22 shtator 2005


    Vdekja nė Vjenė, tė martėn 20 shtator, e Simon Wiesenthal, "gjuetari i nazistėve", ngjall njė homazh unanim nė botė. Mjaft kryetarė shtetesh, organizata ndėrkombėtare dhe komunitete ēifute kanė shprehur borxhin e njerėzimit ndaj aksionit tė tij. Shumica theksojnė mungesėn e frymės sė hakmarrjes tek ky i mbijetuar i kampeve, por dhe refuzimin e tij pėr tė harruar dhe rėnė nė heshtje.
    Pėrpjekjet e Simon Wiesenthal pėr qė viktimat e Holokaustit tė pėrfitojnė drejtėsi "i kanė dėrguar mesazhin botės qė nuk duhet tė kishte asnjė mos-ndėshkim pėr genocidet dhe krimet kundėr njerėzimit", ka deklaruar sekretari i pėrgjithshėm i OKB, Kofi Annan.
    Me tė, ėshtė "njė luftėtar i palodhshėm i drejtėsisė dhe i sė drejtės qė na braktis", ka vlerėsuar presidenti francez, Jacques Chirac. Pėr Simone Veil, presidente e Fondacionit pėr kujtesėn e Shoah, "homazhi mė i mirė ėshtė pėr tė vazhduar luftėn e tij pėr tolerancė dhe luftėn e tij kundėr racizmit dhe antisemitizmit".
    Presidenti amerikan, George Bush, ka pėrshendetur gjithashtu kujtimin e njė "avokati tė palodhshėm" tė lirisė dhe drejtėsisė. Ish presidenti ēek Vaclav Havel ka theksuar se sa ky njeri "na kishte mėsuar pėr tė mos harruar".
    Reagimet janė veēanėrisht tė shpejta nė Gjermani dhe nė Izrael.
    "Ai ėshtė angazhuar kur tė tjerėt kanė qėndruar tė heshtur", ka pohuar Gerhard Schröder. Pėr kancelarin gjerman, Simon Wiesenthal i ėshtė pėrkushtuar drejtėsisė duke u pėrpjekur pėr tu dhėnė viktimave tė Holokaustit "njė fytyrė dhe njė dinjitet" dhe ka kontribuar pėr qė "Gjermania tė ketė vetėdijen e nevojės pėr tė siguruar vazhdimisht themelet e lirisė, dinjitetit, tolerėncės dhe respektit tė ndėrsjelltė". Nga ana e tij, ministri i brendshėm, Otto Schily, ka shtuar qė "vetėm kujtimi i faqeve mė tė errėta tė historisė mund tė lejonte njė mbėrthim tė pėrgjegjshėm tė sė tashmes dhe sė ardhmes". Pėrsa i pėrket presidentit tė Kėshillit qendror tė ēifutėve tė Gjermanisė, Paul Spiegel, ai ka thėnė qė Simon Wiesenthal "nuk donte hakmarrje, por drejtėsi, dhe militonte pėr qė miliona viktima tė terrorit nazist tė mos harrohen kurrė".
    Nė Izrael, homazhi mė i thellė ka ardhur nga Avner Shalev, drejtor i memorialit tė Yad Vashem : "Simon Wiesenthal ishte njė ndėrgjegje botėrore, simboli i gjallė i pėrndjekjeve tė angazhuara nė botė kundėr kriminelėve nazistė tė luftės", ka deklaruar ai. Pėr kryetarin e shtetit, Moshe Katsav, plaku ishte "luftėtari mė i madh i brezit tonė dhe pėrfaqėsonte moralin e njerėzimit".
    Me vdekjen e mė tė njohurit "gjuetar nazistėsh" prehet, nė Izrael, ēėshtja e pėrndjekjeve nė vijim e sipėr kundėr kriminelėve tė Luftės sė Dytė botėrore. "Wiesenthal mendonte qė nuk ishte bėrė pas luftės aq sa duhej kundėr tyre, ka pėrmendur M. Shalev : disa janė akoma gjallė, por natyra bėn punėn e vet dhe numri i tyre pakėsohet."
    I pyetur para disa vitesh nga njė revistė izraelite, Z. Wiesenthal kishte deklaruar : "Njė komb qė ka humbur gjashtė millionė tė anėtarėve tė tij do tė duhej tė kishte me qindra qendra si e imja pėr t’i kujtuar botės atė ēka ngjarė", ka vėnė nė dukje, tė martėn, e pėrditshmja Yedioth Aharonot. Fakti i tė diturit nėse Izrael ka bėrė aq apo jo nė kėrkimin e nazistėveėshtė njė debat qė nxjerr krye tek Izraelitėt, thekson Simcha Epstein, universitare specialiste e antisemitizmit nė Universitetin hebraik tė Jeruzalemit.

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ore, Simon Wisenthal doli nga kampi i perqendrimit 98lbs. kur ishte 6ft. i gjate. Merre me mend, as une, femer, s'jam aq dhe jam 5ft. Roni Sotiri, mire qe ai s'e vrau mendjen per Kosovaret se deshte te mos krahasoheshe gjenocidi i tyre me Holocaust-in, po edhe kjo s'eshte dicka kaq monstroze sa e beni ju. Fundja, ai per Holocaustin jetonte, jo per ti bere mire gjithe botes. Si thone, mos kafsho me shume se c'mund te pertypesh... edhe ai, s'do merrte persiper dicka kaq jo-realiste. Ai punoi me gruan e vet ne kamp perqendrimi, gjeti njerin prej atyre qe arrestuan familjen e Ana Frankut, kerkoi far and wide dhe pati shume sukses.

    Secili hakmerret per ate qe e ka munduar me shume, edhe pse te gjithe (shumica, anyway) do deshironim paqe boterore dhe gjera te mira si kjo. Ne fund te fundit, nje Amerikan nuk do hakmerret per krimet ne Kosove sic mund te hakmerret nje Kosovar, per te cilin hakmarrja eshte shume emocionale/psikologjike (Amerikani s'e gjen ate paqjen shpirterore duke u hakmarrur per dicka me te cilen s'ka lidhje, pervec se i vjen keq per gjenocidin, sic u vjen shumices). Si puna e Armenit Solomon Tehlerian, qe vrau njerin nga ata "Young Turks" per gjenocidin Armen, Talaat Pasha, "Hitleri Armen," sic i thoshin. Ose si Avni Rustemi ne "Atentat ne Paris" (lexojeni se s'eshte liber historie i merzitshem).
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ky perfaqesues i denje i "Tribuse se Zgjedhur" eshte akuzuar dhe denoncuar si hajdut pulash dhe mashtrus gjate L2B nga autoritetet Austriake. Nuk u duket pak si cudi se si nje "xhevahir" i tille kaloi pa i'u lagur tajarja nga kampi ne kamp dhe e drodhi kemben vetem ne 2005 e jo ne 1944-1945?

    Zoti paste meshire per kete shpirt mekatar (megjithese tani eshte duke kuvenduar me Juden ne Rrethin e 9)!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •