Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Per ty o zemra ime.

    Dobesia e momentit, apo frymezimi i momentit? Asnjehere nuk kam mundur te bej dallimin midis te dyjave sa here kam shkruar dicka. Ishte "momenti" qe me beri te shkruaj kete poezi me poshte. I dedikohet nje vajze qe ne mos eshte eshte vete zemra ime, eshte pjese e saj.




    Per ty zemra ime

    Shume te kane shkelur o zemra ime
    Te trupi tend kane gjetur vetem nje cast
    Se nuk e dinin qe brenda fshihej nje jete

    Shume te kane marre o zemra ime
    Ate qe u ke dhene vete pa kushte
    Dhe kurre nuk ke dashur te ta kthejne pas

    Shume je lenduar o zemra ime
    Sa here shikoj brenda teje
    Ne cdo rrahje flet nje dhimbje

    Asnje nuk te ka prekur o zemra ime
    Cuditem si ke ngelur kaq e bukur!
    Ti me vret o zemra ime.
    me vret, me ngjall e prape me vret
    Prape po vjen pranvera o zemra ime
    Do vishesh perseri me buzeqeshje?
    Nuk ka fustan tjeter qe te shkon....
    Ezekiel 25-17.

  2. #2
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    hello Julius

    Eshte momenti qe te jep frymezimin dhe ndoshta edhe dobesine. Por keto te dyja kane dicka qe i ndan,, frymezimi te ben te shkruash dhe te shprehesh dicka ne nje moment te caktuar,,, kurse dobesia mendoj se te pengon ta besh ate...
    zakonisht frymezimi gjen ushqim ne shpirtin e plagosur,,, dhe rralle ne ate te dehur nga lumturia.
    si shembull po te sjell nje poezine time , e cila tregon ne te nje brenge te akullt, qe eshte Vetmia.

    Sekreti

    Hena sot m'u duk e bukur,
    edhe pse nuk ishte e plote,
    por dicka vura re papritur,
    qe ajo nuk m'a fshihte dot.

    Brenda vellos qe kishte hedhur,
    qendisur me yjet e arte,
    ajo dicka mbante fshehur,
    qe une e dalloja qarte.

    Ish dicka qe e njihja,
    prandaj edhe e dallova,
    se edhe tek une te hynte,
    dot , jo , nuk e ndalova.

    E c'i duhet e bukur te jete,
    e si nuse e qendisur, te rrije,
    kur dikush, t'ia largoje vellon
    dhe ta preki,,, s'po duket te vije?!!
    What goes around---comes around

  3. #3
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    sh te bukra te dyja poezit

    urime

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Ja Julius edhe unė me njė poezi timen:


    KUR NUK KE...

    I shtrirė pėrkrah vetmis sime
    Sytė drejtuar kah qielli,
    E pres tė lindė nė horizont
    Andej nga perėndimi, dielli!

    Kurse era mė godet me shumė forcė
    Mė shkund dhe mė zgjon nga gjumi,
    Ik nga kjo jetė i vetmuar, mė thotė
    Ik mė shpejtė se tė mori lumi!

    Ēfarė tė duhet jeta kur nuk e shijon
    Pėrse duhet ti ende tė jetosh?
    Kur nuk ke askend qė pranė tė tė rrijė
    Kur nuk ke mė askend qė ta dashurosh?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 24-09-2005 mė 17:24
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ju faleminderit te gjitheve. Nuk e di se a kemi shume te perbashketa midis nesh. Ndoshta ajo qe na bashkon eshte "momenti" me vleresimin qe i jep cdo poet.
    Ezekiel 25-17.

  6. #6
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    hello

    pershendetje lagjja e poezive....
    meqe ti Julius ma vleresove "jo keq" poezine e pare,, mendova te te dergoj edhe te tjera ne vazhdim. Per sot zgjodha :

    Kur s'jemi bashke


    Perhere tek une nje boshllek
    krijohet kur ti me largohesh
    Ndaj gjithmone kerkoj dicka
    qe shpirti te me qetesohet.


    Kerkoj nje fjale.....
    kerkoj nje ngjyre.....
    <Me ngushello!>
    i lutem te embles Natyre


    Me fali ajo gjithe c'pati:
    nga fushat-bukurine,
    nga malet-burrerine,
    nga qingjat-urtesine.

    Por....


    Kur s'jemi bashke,
    cdo gje me duket e shemtuar,
    madje dhe ne veten time
    me duket se jam vjeteruar.


    Bota me duket e shurdher;
    S'e di pse dita shume zgjat;
    C'do gje me duket pa jete
    Kohen kur nuk jemi bashke.


    (shkurt.1996)
    What goes around---comes around

  7. #7
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    pershendetje Julius. Milaniste,, faleminderit per vleresimin.
    Poeti, m'u duke me shume ndjenje ne shkrim,, po do te deshiroja te lexoja dicka me te gezueshme dhe me drite nga pena jote. Te gjithe kemi momente te zymta, dhe thone se s'eshte mire te shkruash kur je i merzitur,, por une e di qe pena eshte e vetmja qe rreshqet ne ato caste. Megjithate , te pergezoj per krijimin dhe uroj te shohim shkrime te tjera na ty.
    Julius,, po ti? e humbe penen?? aaaaaaahaaaaaa te qenka mbaruar boja!!
    sa keq!!
    Uroj t'ia kaloni mire.
    What goes around---comes around

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Tė gjitha poezitė janė tė bukura;

    ky ėshtė vlersim i imi.

    Urime!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga Sorkadhe_Kelcyre
    pershendetje Julius. Milaniste,, faleminderit per vleresimin.
    Poeti, m'u duke me shume ndjenje ne shkrim,, po do te deshiroja te lexoja dicka me te gezueshme dhe me drite nga pena jote. Te gjithe kemi momente te zymta, dhe thone se s'eshte mire te shkruash kur je i merzitur,, por une e di qe pena eshte e vetmja qe rreshqet ne ato caste. Megjithate , te pergezoj per krijimin dhe uroj te shohim shkrime te tjera na ty.
    Julius,, po ti? e humbe penen?? aaaaaaahaaaaaa te qenka mbaruar boja!!
    sa keq!!
    Uroj t'ia kaloni mire.

    Sorkadhe_Kelcyre,

    Te faleminderit per vleresimin dhe sygjerimin e dhene, por me behet sikur po te shkruaja dicka tjeter nga qe shkruaj, nuk do te jem vehtja ime, por do te mundohem qe ne te ardhmen te sjell edhe rreze pozitive ne Forum.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  10. #10
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Miredita

    Poeti,, te gjithe po ndajme me njeri tjetrin caste qe per te mos i harruar, kemi gervishtur letren dhe i kemi bere te perjetshme ne veten tone.
    Une po mundohem t'ju prezantoj nje nga krijimet e mia si me te celura per nga gjyrat..

    Vetia e Fjaleve.

    Dy fjale te embla me the,
    dhe s'di se c'shpirti pesoi,
    fryma e shenjte me ngjiti ne re,
    dhe mendja cdo hall e harroi.

    Fjale qe kushdo mund t'i thoshte,
    por qe s'do te kishin veti,
    se asnje mua s'do me joshte,
    sikur sot ma bere ti...

    Paten aq shume bukuri,
    se dolen nga buzet e tua,
    ndaj ndieu kaq lumturi,
    kjo zemra ime e dashuruar.
    What goes around---comes around

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Sorkadhe_Kelcyre,

    Ja pra njė poezi imja qė sapo e shkruajta nė frymėn e poezis tėnde.

    FJALĖT E TUA

    1.
    Nėpėr buzėt e tua rrodhen shėrbet
    Fjalėt qė vetėm zemra din ti thotė,
    Nga unė larguan dhembjen, hallet
    Nga sytė e mijė e fshin ēdo lotė!

    2.
    Mė ngrite nė qiellin plotė kaltėrsi
    Me vetėm dy fjalė nga buzėt e tua
    Mė mbushe zemrėn, mendjen dhe trupin
    Me vetėm dy fjalė: TĖ DUA!

    3.
    Dhe unė tani fluturoj me erėn
    Dhe asgjė nuk ka qė mund tė mė ndalė,
    Tani e di se dashuria jote
    Ėshtė dhuratė qė mua mė ke falė!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  12. #12
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    faleminderit poeti

    vazhdimi i poezise me pelqen shume. Madje duket sikur eshte nga e njejta dore.
    Ore po Julius nga humbi? Pazari i kelcyres i madh eshte po bojen duhet ta kish gjetur deri tani. ncncnccncncnc.
    What goes around---comes around

  13. #13
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Pershendetje Sorkadhe. Une po kerkoj perseri "momentin". Nuk vjen gjithmone se ne pergjithesi shkruaj pak. Ne mungese te nje shkrimit tim po postoj nje poezi te nje shokut tim.

    Korrigjim hartimi
    Ne vend te shprehjes "ata aty" shkruaj "keta ketu"
    Ne vend te "vendim" shkruaj "perzgjedhje"
    Ne vend te "shtepia ime" shkruaj "rezidenca e banimit"
    Ne vend te "argetim" shkruaj "defrim"
    Ne vend te "njeri" shkruaj "homo sapiens"
    Ne vend te "une" shkruaj "trupi im"
    Ne vend te "ne" shkruaj " bashkesia jone"
    Ne vend te "besoj" shkruaj "mbeshtes"
    Ne vend te "mendim" shkruaj "sllogan"
    Ne vend te "e verteta" le te shkruaje secili ate qe mendon...
    Ezekiel 25-17.

  14. #14
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Shkruan pak po ama paskan volumin e duhur

    Shkruaj cfare te duash......edhe une ate gje bera Julius

    Poezi shume te bukura...Suksese!

  15. #15
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    O Julius, kjo e ketij shokut tend nuk e di ne se mund te quhet poezi ne rradhe te pare!! Ne rradhe te dyte nuk m'u duk aspak terheqese sepse u dukte si nje bisede e thjeshte. Nejse , pa dashur te hiqem sikur une jam e perkryer,, desha thjesht te them hapur ate qe mendoj.
    Sa per momentin, mendoj se po te kerkosh ne hapesire, duke lundruar ne te ashtuquajturat molekula,, mund te gjesh edhe me shume se vetem nje moment frymezimi,, apo frymezim momenti. Mjafton qe te kete dicka magnetike aty brenda. Megjithate, asgje nuk na nxiton. "take your time" .
    What goes around---comes around

  16. #16
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    "Kam nevoje"

    Per duart e tua
    paskam shume nevoje.
    -Merre fotografine
    ajo s'paska goje!

    Dua te me prekesh
    embel te me flasesh.
    Sikurse vesa-lulet
    buzet te m'i lagesh.

    Me ty te harrohem
    per nje cast kerkoj,
    nga kjo bote e keqe
    mendjen ta largoj.

    Me krahet me shtrengo
    ne gjoksin e ngrohte,
    se me eshte ky vend
    me i miri ne bote!

    Se shume lumturohem
    kur zemren tende ndjej,
    nen afshin e frym'marrjes
    qe aq shume e pelqej.

    Oh, sa shume mall
    po ndiekam per ty!
    Zoti befte qe shpejt
    te jemi bashke te dy!

    (prill 1996)
    What goes around---comes around

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216

    Shume e bukur

    Citim Postuar mė parė nga Sorkadhe_Kelcyre
    Per duart e tua
    paskam shume nevoje.
    -Merre fotografine
    ajo s'paska goje!

    Dua te me prekesh
    embel te me flasesh.
    Sikurse vesa-lulet
    buzet te m'i lagesh.

    Me ty te harrohem
    per nje cast kerkoj,
    nga kjo bote e keqe
    mendjen ta largoj.

    Me krahet me shtrengo
    ne gjoksin e ngrohte,
    se me eshte ky vend
    me i miri ne bote!

    Se shume lumturohem
    kur zemren tende ndjej,
    nen afshin e frym'marrjes
    qe aq shume e pelqej.

    Oh, sa shume mall
    po ndiekam per ty!
    Zoti befte qe shpejt
    te jemi bashke te dy!

    (prill 1996)
    vertete Sorkadhe me pelqeu shume kjo poezi, me shume ndjenja dhe pershkrim fantastik, te lumte
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  18. #18
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Naten e mire!

    Naten e mire.
    Sa here me thua “naten” cdo mengjes,
    nje tingull i prere i lene ne mes,
    si nje cigare e shuar me tymin perpjete
    me ngjan me ckam jetuar une vete.
    Sa shume kam dashur te dua
    ti them dikujt „te dua“
    Nje buzeqeshje te marr si shperblim
    Sa shume kam enderruar
    Sa shume, me thuaj !
    Gjithnje ka qene nje vegim, (ashtu si tani).
    mes meje dhe teje. Tymi i cigares i ngjan nje reje
    qe niset diku, me sy e ndjek pa shpjegim.
    Diku me tret humbas dhe une vete, ne pergjerim
    Aty ku te gjeta, dhe te lashe,
    ne qetesi …..
    Dicka ama e di,
    megjithese jemi larg
    mendimet tona bejne dashuri.
    Afrohem, largohem, tretem, humbas
    dhe ne fund ti me thua,
    Ik fli.
    Ezekiel 25-17.

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Shume e bukur Julius .. sa me fat do jete ajo qe ja ke dedikuar ..papapapapa

  20. #20
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Citim Postuar mė parė nga Evelyn
    Shume e bukur Julius .. sa me fat do jete ajo qe ja ke dedikuar ..papapapapa
    Nuk e di sa me fat eshte. Do ta pyes ama dhe kur te me ktheje pergjgje do te te them.
    Ezekiel 25-17.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •