
Postuar mė parė nga
Albo
Zogu i kukuvajkes, shiko sa llogjike e bukur. Fakti qe sot ka nje "popull shqiptar" do te thote se feja islame dhe turqia nuk na ka asimiluar ne shqiptaret. Po te na kish asimiluar, nuk do te kish me Shqiperi apo jo?
Kjo llogjika jote shume e "holle" eshte si puna e e Vanit qe tha se genjeshtrat nuk jane te keqija, pasi edhe na genjejne, por edhe genjejme kur na e do puna. Edhe kjo puna tende o zog kukuvajke.
Ne 1910, Faik Konica boton tek gazeta Albania ne Bruksel flamurin tone kombetar te Gjergj Kastriotit, te cilin e mori nga shoqatat e arberesheve ne Itali, te cilet e ruajten ate flamur, ate kulture dhe ate besim fetar te te pareve per 5 shekuj, vazhdojne ta ruajne edhe sot e kesaj dite.
Ne 1912, Ismail Qemali i cili ashtu si Konica shpenzoi kohe dhe krijoi kontakte me arbereshet e Italise, ngriti ne Vlore po te njejtin flamur qe erdhi nga arbereshet e Italise. Sic rrefen Eqrem Bej Vlora qe ishte i pranishem, flamuri i Ismail Beut ngjante me "flamurin e baba Krajlit" per malesoret katolike shqiptare qe ne 1910-1911 u strehuan nga Mal te Zi gjate kryengritjes kunder Portes se Larte. Sic vazhdon me tej Eqrem Bej Vlora, shume pak veta ne ate shesh e njihin flamurin tone kombetar, pasi gjeri ne ate dite ne tokat shqiptare ishte valvitur gjysem heneza per plot 5 shekuj.
Nuk mund te besh me faj delegatet e mbledhur ne Vlore ne 1912 pasi nuk kishin patur mundesi te shkolloheshin ne gjuhen shqipe shumica, por mos kujtoni se ju jeni me te zgjuar se ata, pasi as ju nuk e keni idene se cfare perfaqeson flamuri yne kombetar.
Vetem flamuri i Gjergj Kastriotit ne doren e Ismail Bej Vlores, qe ishte vete musliman, simbolizon ringjalljen tone kombetare. Pasi vetem ai flamur na bashkon me gjysmen e kombit te debuar nga trojet shqiptare, na bashkon shpirterisht me te paret tane, na bashkon me popujt e tjere ballkanike, na ben te ndihemi evropiane.
Po te kishit arritur ti kuptonit gjerat aq thelle, do ta kishit te qarte se cili eshte identiteti i vertete kombetar shqiptar dhe cili eshte identiteti i importuar dhe imponuar me dhune.
Albo