Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Eskili

  1. #1
    Freestyler Maska e auiu
    Anėtarėsuar
    04-09-2004
    Vendndodhja
    Korce
    Postime
    182

    Eskili

    (po e hap ketu kete teme meqe mu duk vendi me i pershtatshem).
    Pershendetje te gjitheve!
    A mund te me ndihmoje dikush per nje problem ne fushen e letersise.
    Mendohet se poeti i madh i letersise klasike greke Eskili te kete shkruajtur me shume se 90 tragjedi.Dhe ne ditet e sotme kane mbetur vetem disa prej tyre fale nje botimi ne Rome(antike kuptohet)te nje permbledhjeje me veprat e perzgjedhura.Tani di dikush ndonje fakt pse kane mbetur kaq pak vepra te tij?!Dhe pikerisht keto:
    1-Prometetu i lidhur.
    2-Te shtate kunder Tebes.
    3-Ortesia.
    4-Perset.
    5-Luteset.
    (Mund te jete e ndonje tjeter qe per momentin nuk po me kujtohet.)
    Pres pergjigje.Faleminderit.

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kur Ptolemeu III (shek. 3 para eres sone) dha urdher te katalogoheshin rreth 200 mije vepra per librarine e Aleksandrise, nje autor mungonte... Eskili, vepra e te cilit e kompletuar gjendej ne Athine. Ptolemeu pagoi 15 talente (nje lloj monedhe qe perdorej atehere) argjendi si depozite per te marre te gjithe vepren, ta kopjonte dhe ta dergonte serish ne Athine.
    Kur erdhen skripturat ne Aleksandri, Ptolemeu nxori dekret qe asnje kopjo e vepres nuk mund te behej. Keshtu qe humbi depoziten (meqe ra fjala eshte nje shume mjafte e madhe. Hebrejte duhet te paguanin 20 talente argjendi si tribut ne vit, dhe si rrjedhoje pati rebelime.)
    Aleksandria vizitohej nga shume njerez pikerisht per te lexuar vepra te tilla si ajo e Eskilit qe nuk mund te riprodhohej.

    Fatkeqesisht, Bibloteka e Aleksandrise u dogj. Ka shume hipoteza se kur apo nga kush.
    Njera prej tyre, ne 22 Dhjetor 640 (A.C) kur Aleksandria ishte nen kontrollin e Amrou Ibn el-Ass, nen urdhrat e kalifit Omarte, nxori dekretin qe te digjej bibloteka.
    Nje tjeter hipoze eshte se e dogji Cezari ne nje nga aventurat e tij ne Egjipt. Megjithate shume historiane jane te mendimit qe ka ekzistuar te pakten deri ne shek. e katert A.C.

    Humbja e atyre veprave, jo vetem e Eskilit, por me qindra mijera te tjera, ne shume fusha te shkences, letersise etj. ishte nje tragjedi me permasa te paimagjinueshme per njerezimin, tragjedi e dimensioneve Eskiliane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 24-09-2005 mė 06:44

  3. #3
    Freestyler Maska e auiu
    Anėtarėsuar
    04-09-2004
    Vendndodhja
    Korce
    Postime
    182
    Shume faleminderit Lioness per ndihmen.(me fal qe nuk te kam falenderuar me shpejt ,por nuk kam pasur mundesi.)Faleminderit.

  4. #4
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Te keshilloj te lexosh librin "Eskili ky humbes i madh" nga Ismail Kadare nese te pelqen vertet letersia dhe do te dish dicka me shume per humbjen e veprave te Eskilit..Nuk eshte liber historik me data e ngjarje te shenuara po mua me ka pelqyer..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  5. #5
    Po pse ne do te te shkruajme referatet e tua te letersise antike?! Lexo "Eskili ne proze" eshte liber i pershtatur per femije, dhe e ke atje ne parathenie te zhvilluar mire. (SHAKA)
    Lexo librin me esse te ka sugjeruar marsela me lart, se ka plot informacion, ne disa kapituj, ose ... Lindja e Tragjedise te Nices; dhe ... mos me thuaj se te jep Nesti Treska letersi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeLiRiUm TrEmEnS : 26-09-2005 mė 20:53
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  6. #6
    Freestyler Maska e auiu
    Anėtarėsuar
    04-09-2004
    Vendndodhja
    Korce
    Postime
    182
    Sa per shpjegim:nuk e kam referat por vetem nje detyre plotesuese qe me kishin dhene,dhe nuk kisha mundesine per te gjetur librin,sepse ma kishin keshilluar qe me pare.
    dhe gjithmone eshte me mire te plotesosh detyrat qe te ngarkojne apo jo!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga auiu : 27-09-2005 mė 08:09

  7. #7
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Mosha
    49
    Postime
    695
    Jo, te kryesh detyrat e shtepise , patjeter!
    E kuptova!
    Kete e ben per hater te dikujt tjeter. Epo miku i mire nuk njihet vetem ne shtrat po edhe ne ditet e veshtira. Dhe nuk eshte qe vetem Eskilit i kane humbur veprat, apo se vetem Eskilit kane mundur t’i arrijne veprat deri ne ditet tona.
    Kjo ka ngjare edhe me Sofokliun , Euripidin dhe Aristofanin.
    Perpara ketyre pak fragmente kane arritur edhe nga lirika greke: Tirteu, Alkeu, Safo-ja, Soloni e ndonje tjetri.
    Megjithate kur ta besh kete referat, per kedo qofte, merri per baze edhe keto te dhena.
    Nje ndihme fare te vogel mund te te jipja me fillimin e referatit, pak a shume keshtu.

    Ate dite kur humben veprat e Eskilit, tregonte im at, dita u err. Te gjithe ishin te zymte , pervec njerit, Eskilit…


    Jepi buēko, jepi se s’e ke nga xhepi
    Te gjitha jane thene

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,558
    Eskili... babai i tragjedise, thone, kur tragjedia ne te vertete eshte bastarde e njerezia padronja e saj. Teoria ime eshte se pikerisht keto 6 vepra te tij u ruajten sepse ndoshta ishin veprat e tij me flexible, qe mund te interpretoheshin ne jeten e perditshme. E them kete duke patur parasysh se Eskili gjithnje shkroi per te nxjerre nje moral te forte fetar, ne lidhje me perendite, ndeshkimin, etj., dhe ti e merr me mend qe pushtimet gjate koherave te luftes midis te tjerave kane synuar themelimin e kultures superiore, qe gjithnje rastiti te jete pushtuesi, dhe shfarosjen/nenvleresimin e te pushtuarit. Mendoj mund ti kene ruajtur sepse ishin shkrime ku kane gjetur veten, ku kane qeshur dhe kane thene, "Hey... edhe une," por me shume mendoj se ishte koincidence qe u ruajten keto vepra. Keq shume qe u zhduken shumica e veprave te Eskilit, por mund te kene ekzistuar vepra (dhe shkrimtare) te tjera ndoshta me cilesore nqs jo ne nivelin e Eskilit/Sophocles/Euripidi/et.al. te cilit i jane zhdukur te tera veprat si edhe shansi per te patur nje teme rreth tyre tek forumi shqiptar.
    Vepra e shtate, e Prometeusit te lidhur, diskutohet se eshte shkruajtur nga ndo nje pasardhes i Eskilit sepse ka stil tjeter ne shkrim, edhe pse mbart emrin e tij ne te. Jo shume kohe me pare, ne dhjetevjecarin e fundit, u zbulua nje veper e Eskilit, Akili. Ndoshta ka dhe te tjera qe mund te gjinden ne dhjetevjecarin qe vijon.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Kadare
    Nga King_Arthur nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 394
    Postimi i Fundit: 17-01-2021, 15:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •