Imazhi i Allahut



Siē u tha mė parė mendja e njeriut ėshtė e kufizuar ndėrsa Allahu ėshtė i pakufizuar, prandaj njeriu nuk mund tė shpresojė tė kuptojė ndonjė gjė rreth cilėsive tė Allahut veē asaj qė Ai zgjodhi pėr t’ia shpallur atij. N.q.s. njeriu pėrpiqet tė pikturojė Allahun nė mendjen e tij ai vetėm do ngatėrrohet duke shkuar nė rrugė tė shtrembėr, sepse Allahu ėshtė krejtėsisht i ndryshėm nga ajo gjė qė njeriu mund tė marrė me mend. Ēdo imazh i Zotit qė njeriu ndėrton nė mendjen e tij ėshtė i marrė nga ndonjė pjesė krijimi ose ėshtė kompozim i gjėrave tė krijuara qė ai ka vėzhguar. Kėshtu qė n.q.s. ai vizaton Zotin nė mendjen e tij ai nė fund tė fundit i jep Allahut cilėsitė e krijesave. Megjithatė, pėr njeriun ėshtė e mundur tė kuptojė me anė tė instiktit dhe emocionalisht disa prej cilėsive tė Allahut. Allahu i ka shpallur njeriut disa prej tyre p.sh. El-Kaadir (i Fuqishmi), do tė thotė qė nuk ka asgjė tė cilėn Allahu nuk ėshtė nė gjendje t’a bėjė. Nė mėnyrė tė ngjashme emri Er-Rrahmaan (i Gjithėmėshirėshmi) do tė thotė qė nuk ka asgjė nė krijim qė nuk ėshtė mėshiruar nga mėshira e Allahut pavarėsisht nė e meriton kėtė apo jo. Kuptime tė tilla nuk kėrkojnė ndojnė paraqitje vizive nė mendje, kėshtu qė kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė mendja e njeriut tė mund tė kuptojė saktė Allahun. Kuptimi jo i qartė pėr Allahun ishte shkaku qė i devijoi kristianėt e hershėm tė Greqisė dhe Romės nga mėsimet e drejta dhe tė vėrteta tė tė dėrguarit Isa a.s (Jesusit). Europianėt qė pėrqafuan kristianizmin vendosėn nė kishat dhe vendet e tyre tė shenjta pikturat dhe statujat e zotit nė formėn e njė patriaku evropian tė vjetėr me mjekėr tė gjatė, tė bardhė e tė derdhur. Kristianėt e hershėm tė Palestinės erdhėn nga njė sfond ēifut qė ndalonte rreptėsisht ēdo paraqitje tė Zotit me anė tė pikturave. Megjithatė evropianėt devijuan nė kėtė pikėpamje pėr shkak tė njė tradite tė gjatė historike tė paraqitjes sė zotave tė tyre nė formėn e njeriut dhe pėr shkak se ata vareshin nė drejtimin e tyre fetar nga shkrimet e shenjta tė devijuara tė ēifutėve.


Praktika e paraqitjes sė Zotit nė formė njeriu ėshtė dhe ka qenė shumė e pėrhapur. Kur njeriu humbi kontaktet me shpalljen hyjnore, qė mėsonte se asgjė nė krijim nuk ėshtė e ngjashme me Zotin, ai filloi t’ia drejtojė adhurimin e tij krijesave. Duke bėrė kėshtu, ai shpesh zgjodhi t’a paraqiste Zotin nė formė njeriu sepse njeriu ishte dukshėm qėnia mė perfekte nė tokė. P.sh. nė kohėn e dinastisė Ēou nė Kinė (1027 p.e.s.- 402 e.s.) feja zyrtare ishte e fokusuar nė njė hyjni abstrakte “T’ien” (Qielli) tė cilit i ishte dhėnė formė njeriu si “Yu Huang-u”, Perandori Xhejd, zot nė lartėsi, qeverisėsi i gjykatės qiellore.[172] Nė Kur’an Allahu s.u.t. e bėn tė qartė se asgjė qė ne mund tė mendojnė nuk ėshtė si Ai. Allahu thotė:



“Asgjė nuk ėshtė si Ai, Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.” (42:11)

dhe


“Asgjė nuk ėshtė e krahasueshme me Tė.” (112:4)









Profeti Musa kėrkon tė shohė Allahun



Pasi na e bėn tė qartė se Ai nuk ėshtė si krijesat e Tij, Allahu na sqaron se sytė tanė nuk mund t’a shikojnė Atė.



“Shikimi (i njerėzve) nuk mund t’a pėrfshijė Atė, e Ai i pėrfshin shikimet …” (6:103)



Ky ajet na tregon se njeriu ėshtė i pa aftė tė shikojė Allahun. Pėr t’a theksuar akoma mė shumė kėtė Allahu na tregon nė Kur’an njė ngjarje tė profetit Musa a.s.



“E kur Musai erdhi nė kohėn qė i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Mė mundėso pamjen Tėnde e tė shikoj!” Ai (Allahu) i tha: “Ti nuk ke mundėsi tė mė shohėsh, por shiko malin, e nėse ai qėndron nė vendin e vet, ti do tė mė shohėsh Mua.Kėshtu kur Zoti i tij iu shfaq malit[173], Ai e bėri atė (malin) thėrmi, e Musait i ra tė fikėt. Kur erdhi nė vete tha: “E lartė ėshtė madhėria Jote, pendohem te Ti (pėr atė qė kėrkova) dhe unė jam i pari i besimtarėve!” (7:143)



I dėrguari Musa a.s. mendoi se mund tė lejohej t’a shihte Allahun pėr shkak se Allahu e kishte zgjedhur atė mbi tė gjithė njerėzit e tjerė tė asaj kohe duke i dhėnė atij shpalljen (7:144). Por Allahu ia bėri tė qartė se ajo qė ai kėrkoi ishte e pamundur pėr tė dhe pėr ēdo njeri tjetėr. Asnjė nuk mund tė durojė qoftė dhe njė pjesė tė dritės sė Allahut e jo mė tė shikojė Qenien e Allahut.[174] Kur mali u bė copė e thėrrime Musai kuptoi gabimin e tij dhe kėrkoi falje Allahut pėr kėrkimin e diēkaje tė palejuar.











A e pa resuli s.a.u.s. Allahun?



Disa thonė se ėshtė bėrė njė pėrjashtim pėr resulin s.a.u.s., i cili u ngjit nė 7 qiejtė dhe shkoi madje pėrtej pikės qė mund tė shkonin melekėt. Kur Aishja, gruaja e resulit s.a.u.s., u pyet nga njė Tabiin i quajtur Mesruk se a e kishte parė resuli s.a.u.s. Allahun, ajo u pėrgjigj: “Flokėt e mi janė akoma tė ngritur pėrpjet pėr shkak tė asaj qė mė pyete. Kushdo qė thotė se Muhamedi pa Zotin e tij ka gėnjyer!” [175] Kur Ebu Dherr e pyeti resulin s.a.u.s. se a e pa ai Allahun, resuli s.a.u.s. u pėrgjigj: “Atje kishte vetėm dritė, si mund t’a shihja unė Atė.” [176] Resuli s.a.u.s. nė njė rast ka shpjeguar kuptimin e dritės, e cila nuk ėshtė vetė Allahu, duke thėnė: “Me tė vėrtetė Allahu nuk fle e as nuk i bie pėr shtat Atij tė flejė. Ai ėshtė qė i ul shkallėzimet (gradat) dhe i ngre ato. Veprat e natės shkojnė sipėr te Ai para veprave tė ditės dhe ato tė natės para veprave tė natės dhe mbulesa e Tij ėshtė dritė.” [177]

Pra mund tė themi me siguri se resuli s.a.u.s. ashtu si profetėt para tij nuk e pa Allahun nė kėtė jetė. Pra thėnia se resuli s.a.u.s. e ka parė Allahun ėshtė gėnjeshtėr. Gjithashtu ata qė pretendojnė se kanė parė Allahun nė kėtė jetė janė gėnjeshtarė sepse kur nuk e ka parė resuli s.a.u.s. tė cilin Allahu e zgjodhi mbi tė gjithė njerėzimin, si mund t’a shohė Atė njė njeri, sa do i drejtė dhe besimtar i mirė tė jetė?! Thėnia se dikush ka parė Zotin ėshtė nė fakt thėnie kufri dhe mosbesimi sepse ajo nėnkupton se ky person ėshtė mė i madh se profetėt.



(Kujdes) Shejtani shtiret sikur ėshtė Allahu



Nuk ka dyshim se shumė sufistė qė thonė se kanė parė Allahun kanė parė diēka. Ata shpesh pėrshkruajnė vegime spektakolare prej drite dhe ndoshta edhe qenie jashtokėsore. Fakti qė shumė sufistė shpesh pasi shikojnė gjėra tė tilla lėnė praktikat bazė tė Islamit tregon qartė se me ēfarė ata janė ngatėrruar, pra kanė parė njė vegim qė ėshtė prej shejtanit dhe nuk ėshtė hyjnor. Ata qė deklarojnė se kanė parė Allahun shpesh thonė se ata nuk kanė mė nevojė tė falen dhe tė argjėrojnė rregullisht siē bėjnė muslimanėt e zakonshėm, sepse janė ngritur shpirtėrisht mbi nivelin e masave. Abdul Kadir Xhilani (1077-1116), sipas tė cilit quhet dhe sekti sufi Kadiri, pėrshkruan njė ndodhi qė i ndodhi njė herė. Kjo ndodhi pėrmban njė shpjegim se ēfarė ėshtė ai vegim qė shikojnė ata qė thonė se kanė parė Allahun dhe pėr arsyen qė i bėn ata tė lėnė praktikat bazė tė Islamit, pas asaj qė shohin. “Njė ditė - tha ai - unė isha zhytur thellė nė adhurim kur papritur pashė para meje njė fron tė madh me njė dritė qė shkėlqente me shkėlqim vezullues dhe qė e rrethonte atė. Pastaj njė zė shurdhues goditi veshėt e mi: “O Abdul Kadir, unė jam Zoti yt! Pėr ty e kam bėrė tė ligjshme atė qė e kam bėrė tė ndaluar pėr tė tjerėt.” Abdul Kadir pyeti: “A je ti Allahu pėrveē tė cilit nuk ka Zot?” Kur nuk mori pėrgjigje ai tha: “Largohu o armik i Allahut.” Dhe me kėtė drita u zhduk dhe errėsira e mbuloi atė. Zėri pastaj tha: “O Abdul Kadir ti fitove mbi strategjinė time pėr shkak tė dijes dhe kuptimit tėnd pėr fenė. Unė i kam drejtuar nė rrugė tė shtrembur mbi 70 adhurues “shenjtorė” me ngjarje tė tilla.” Pastaj njerėzit e pyetėn Abdul Kadirin se si e kuptoi se ai ishte shejtani. Ai u pėrgjigj: “Unė e kuptova se ishte shejtani nga thėnia e tij se Allahu kishte bėrė tė ligjshme pėr mua atė qė tė tjerėve ua kishte ndaluar, sepse unė e dija se ligji hyjnor qė iu shpall resulit s.a.u.s. nuk mund tė ndryshohet ose pezullohet. Gjithashtu e kuptova kush ishte ai kur shejtani tha se ishte Zoti im, por ishte i pa aftė tė konfirmonte se ai ishte Allahu i cili nuk ka shok.”[178] Nė mėnyrė tė ngjashme disa njerėz nė tė shkuarėn kanė treguar se kanė parė Kabėn. Tė tjerė kanė treguar se njė fron i madh shtrihej para tyre me njė qenie madhėshtore tė ulur nė tė dhe njė numėr tė madh burrash qė ngjiteshin dhe zbrisnin rreth tij. Ata i konsiderojnė kėta burra melekė dhe atė qenie e konsiderojnė se ishte Allahu, por nė fakt ai ishte shejtani dhe pasuesit e tij.[179]

Pra, mund tė themi se bazat e thėnieve se kanė parė Allahun, nė ėndėrr apo nė mes tė ditės, mund tė gjurmohen nė filozofitė dhe gjendjet emocionale satanike. Nė kėto gjendje shejtani merr forma tė rrethuara me dritė dhe u thotė atyre qė e pėrjetojnė kėtė pamje se ai ėshtė Zoti i tyre. Pėr shkak tė injorancės sė njerėzve ndaj teuhidit tė pastėr ata i pranojnė kėto thėnie dhe devijojnė nga rruga e drejtė.















Kuptimi i sures en-Nexhm



Disa njerėz[180] pėrdorin ajetet e sures Nexhm pėr tė argumentuar se resuli s.a.u.s. e pa Allahun.




“Dhe ai ishte nė horizotin e lartė (nga lindja). Pastaj u lėshua dhe iu afrua. E ishte afėr sa dy harqe apo edhe mė afėr. Dhe i shpalli robit tė Tij atė qė ia shpalli. Zemra nuk e mohoi atė qė e pa. A po i bėni polemikė atij pėr atė qė e ka parė. Atė (xhibrilin) edhe herė tjetėr. (E ka parė) tek Sidretul Munteha.” (53:7-14)



Ata mbrojnė tezėn se kėto ajete tregojnė qė resuli s.a.u.s. pa Allahun. Por, kur Mesruku pyeti Aishen, gruan e resulit s.a.u.s., pėr kėto ajete ajo e pėrgjigj: “Unė isha personi i parė nė kėtė Umet qė e pyeta tė dėrguarin e Allahut pėr kėto dhe ai u pėrgjigj: “Me tė vėrtetė ai ishte Xhibrili, paqja e Allahut qoftė mbi tė. Unė kurrė nuk e kam parė atė nė formėn nė tė cilėn ai u krijua, veē kėtyre dy herėve; E pashė atė duke zbritur nga qiejtė dhe madhėsia e vėllimit tė tij mbushi tė gjitha ato qė ishin ndėrmjet qiellit dhe tokės.” Aishja pastaj tha: “Nuk e ke dėgjuar ti se Allahu s.u.t. ka thėnė: “Shikimet (e njerėzve) nuk mund t’a pėrfshijnė Atė, e Ai i pėrfshin shikimet. Ai ėshtė shumė i kujdesshėm, hollėsisht i njohur.”(6:103) dhe nuk e ke dėgjuar ti se Allahu ka thėnė: “Nuk ka asnjė njeri qė t’i ketė folur Allahu ndryshe vetėm se me anėn e frymėzimit, ose pas ndonjė perdeje, ose t’i dėrgojė tė dėrguar (melek) …” (42:51) [181]



Si rrjedhim ajetet e sures Nexhm tė shqyrtuara nė dritėn e shpjegimeve tė vetė resulit s.a.u.s. nė asnjė lloj mėnyre nuk argumentojnė besimin e gabuar se resuli s.a.u.s. e ka parė Allahun s.u.t.[182] N.q.s. Zoti do tė mund tė shikohej nė kėtė jetė prova e kėsaj jete do ishte e pakuptimtė. Ajo qė e bėn kėtė jetė provė reale ėshtė fakti se ne duhet t’a besojmė Allahun pa e parė Atė. N.q.s. Allahu do ishte i dukshėm ēdo njeri do besonte nė Tė dhe nė tė gjitha gjėrat qė tė dėrguarit u mėsuan njerėzve. Nė kėtė mėnyrė njeriu do ishte si melekėt, do t’i bindej plotėsisht Allahut. Pėr shkak se Allahu e bėri njeriun tė jetė mė i lartė se melekėt, besimi i tė cilėve te Allahu ėshtė pa zgjedhje, zgjedhja e njeriut pėr besimin apo kufrin nė njė gjendje ku Allahu nuk mund tė shikohet. (Megjithatė kjo nuk do tė thotė se besimi nė Allah i njė muslimani tė vėrtetė ėshtė vetėm diēka qė ai e mban veten e tij nė tė, pa pasur ndonjė argumet pėr kėtė besim. Njė musliman i vėrtetė e mbėshtet besimin e tij nė argumenta tė forta tė cilat vėrtetojnė totalisht tė gjitha gjėrat qė ai beson. Pra pavarėsisht se njeriu nė kėtė botė nuk mund t’a shikojė Allahun ka plot argumente tė tjera mjaft tė forta dhe tė pamohueshme qė vėrtetojnė me forcė ekzistencėn e Allahut dhe vėrtetėsinė e tė gjitha gjėrave qė njė musliman, qė pason ashtu siē duhet rrugėn e resulit s.a.u.s., beson. sh.p.)



Shikimi prej njerėzve i Allahut nė jetėn tjetėr[183]



Ka njė numėr shembujsh nė Kur’an ku Allahu na ka treguar qartė se njerėzit do t’a shikojnė Atė nė jetėn tjetėr. Duke pėrshkruar disa prej ngjarjeve qė do ndodhin nė ditėn e ringjalljes Allahu thotė: “Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara).” “Qė Zotin e tyre shikojnė.” (75:22-23) Resuli s.a.u.s. na ka dhėnė shpjegime tė mė tejshme pėr kėtė ngjarje. Kur u pyet prej disa shokėve tė tij: “A do ta shikojmė ne Zotin tonė nė ditėn e ringjalljes?” Ai u pėrgjigj: “A shtyheni ju pėr tė parė hėnėn kur ajo ėshtė e plotė?” Ata u pėrgjigjėn: “Jo.” Ai pastaj tha: “Me tė vėrtetė ju do t’a shikoni Atė nė mėnyrė tė ngjashme me kėtė.” [184] Nė njė rast tjetėr ai ka thėnė: “Secili prej jush do t’a shohė Allahun nė ditėn kur ju do tė takoheni me Tė, e nuk do tė ketė midis Atij dhe jush as perde e as ndėrmjetės (ose pėrkthyes).”[185] Ibn Umer gjithashtu transmeton se resuli s.a.u.s. njė herė tha: “Dita e ringjalljes ėshtė dita qė syri do tė shikojė Allahun s.u.t.” [186] Shikimi prej njeriut i Allahut ėshtė njė shpėrblim i veēantė pėr njerėzit e xhennetit. Ky shpėrblim nė vetvete ėshtė kėnaqėsia mė e madhe nga kėnaqėsitė qė Allahu do t’i japė trashėguesve tė kopshteve tė xhennetit. Allahu thotė:



“Aty ata kanė ēfarė tė dėshirojnė e te Ne kanė edhe mė shumė.” (50:35)




Dy nga shokėt mė tė shquar tė resulit s.a.u.s. Ali ibn Ebi Talib dhe Enesi trasmetohet se kanė shpjeguar se pjesa e ajetit qė thotė “… e te Ne kanė edhe mė shumė.” ėshtė shikimi i Allahut prej njeriut.[187] Sahabi Suheib transmeton se resuli s.a.u.s. recitoi ajetin:







“Atyre qė bėjnė vepra tė mira u takon e mira (xhenneti) e edhe mė tepėr (shohin Allahun) …”(10:26)



dhe tha: “Kur njerėzit qė e meritojnė xhennetin tė hyjnė nė tė dhe ata qė e meritojnė xhehennemin tė hyjnė nė xhehennem, njė thirrės do thėrrasė: “O njerėz tė xhennetit, Allahu iu ka bėrė njė premtim tė cilin dėshiron t’a plotėsojė.” Ata do pyesin: “Ēfarė ėshtė ky (premtim)? A nuk i ka bėrė Ai shkallėt (e veprave tė mira) tona tė rėnda, a nuk i ka bėrė Ai fytyrat tona tė shndritshme, a nuk na ka vendosur Ai nė xhennet dhe na ka nxjerrė (disa) ne nga xhehennemi?” A.t.h. perdja do hiqet dhe ata do vėshtrojnė te Ai. Asgjė qė Ai u ka dhuruar atyre nuk do tė jetė mė e dashur pėr ta sesa vėshtrimi te Ai. Dhe kjo ėshtė diēka plus (gjėrave tė tjera).” [188]

Pėrsa i pėrket ajetit tė pėrmendur mė parė “Shikimet (e njerėzve) nuk mund t’a pėrfshijnė Atė, e Ai i pėrfshin shikimet …” ai mohon shikimin e Allahut prej njerėzve nė kėtė jetė. Ndėrsa pėr kafirat, ata nuk do t’a shikojnė Allahun nė jetėn tjetėr, jetė e cila do jetė pėr ta shumė e tmerrshme. Allahu s.u.t. thotė:





“… Atė ditė do jenė tė penguar prej (t’a shohin) Zotit tė tyre.” (83:15)



Shikimi i resulit s.a.u.s.




Kjo gjė ėshtė njė pikė tjetėr e cila, deri nė njė farė mase, ėshtė bėrė burim ngatėrresash dhe sprovash midis muslimanėve. Disa thonė se kanė parė resulin s.a.u.s. dhe se kanė marrė prej tij udhėzime tė veēanta. Tė tjerė thonė se e kanė parė nė ėndėrr e disa thonė se e kanė parė kur kanė qenė zgjuar. Ata qė thonė gjėra tė tilla zakonisht janė tė respektuar nga masat (populli). Ata shpesh nxjerrin shpikje tė ndryshme fetare dhe ia atribuojnė kėto resulit s.a.u.s. Bazat e kėtyre thėnieve janė te hadithi i trasmetuar nga Ebu Hurejre, Ebu Kataadah dhe Xhabir ibn Abdullah nė tė cilin resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Ai qė mė shikon mua nė ėndėrr nė fakt mė ka parė mua, sepse shejtani nuk mund tė marrė formėn time.” [189] Nuk ka dyshim se ky hadith ėshtė sahih (i saktė, i vėrtetė) dhe i besueshėm prandaj ai nuk mund tė mohohet megjithatė pėr sa i pėrket kuptimit tė tij duhet tė dallojmė disa pika:

·Hadithi konfirmon faktin se shejtani mund tė vijė nė ėndrra nė forma tė ndryshme dhe t’a ftojė njeriun nė rrugė tė shtrembėr.

·Hadithi thotė se shejtani nuk mund tė marrė formėn e resulit s.a.u.s.

·Hadithi konfirmon gjithashtu faktin se forma e resulit s.a.u.s.mund tė shihet nė ėndėrr.

Resuli s.a.u.s. ia ka thėnė kėtė shokėve tė tij, tė cilėt ishin tė familiarizuar me pamjen e tij, kėshtu qė n.q.s. dikush qė njeh saktėsisht pamjen e resulit s.a.u.s. shikon nė ėndėrr dikė pamja e tė cilit ėshtė saktėsisht si pamja e resulit s.a.u.s. ai ka parė pa dyshim resulin s.a.u.s. Kjo sepse Allahu ia ka ndaluar shejtanit tė marrė formėn e resulit s.a.u.s. Por mundet qė shejtani t’i shfaqet nė ėndėrr atyre qė nuk janė tė familiarizuar me formėn e resulit s.a.u.s. dhe t’i thotė se ai ėshtė resuli s.a.u.s. Shejtani pastaj mund t’i japė atij qė e sheh nė ėndėrr shpikje tė ndryshme nė fe ose mund t’i thotė se ai ėshtė Mehdiu ose Isai, i cili do tė kthehet nė tokė (kthimi i tij ėshtė njė nga shenjat e kijametit sh.p.). Numri i individėve qė shpikin gjėra nė fe ose qė thonė gjėra tė tilla duke u bazuar nė kėto ėndėrra ėshtė i panumėrt. Njerėzit veēanėrisht janė tė prirur pėr tė pranuar gjėra tė tilla pėr shkak tė mos kuptimit prej tyre tė hadithit tė pėrmendur mė sipėr. Pėr shkak se Sheriati ėshtė i plotė, thėnia se resuli s.a.u.s. ka dalė nė ėndėrr me gjėra tė reja shtesė ėshtė krejtėsishtė e gabuar. Thėnie tė tilla nėnkuptojnė njėrėn nga dy gjėrat e mėposhtme: (1) ose resuli s.a.u.s. nuk e plotėsoi misionin e tij gjatė jetės sė tij, ose (2) Allahu nuk e dinte tė ardhmen e umetit kėshtu qė nuk caktoi urdhėrat e domosdoshme gjatė jetės sė resulit s.a.u.s. Tė dy kėto kundėrshtojnė parimet basė tė Islamit (prandaj ato janė tė pabazuara sh.p.).

Pėrsa i pėrket asaj qė dikush shikon resulin s.a.u.s. kur ėshtė zgjuar kjo shkon pėrtej kufinjve tė hadithit dhe ėshtė e pamundur. Ēdo pamje e tillė ėshtė pa dyshim prej shejtanit. Gjatė Isras e Mirazhit Allahu bėri tė mundur qė resuli s.a.u.s. tė shikonte dhe tė komunikonte me disa prej profetve. Ata qė thonė se e shikojnė resuli s.a.u.s. kur janė zgjuar, nė fakt e ngrenė veten nė nivelin e tij. Ēdo shpikje nė Islam, e bazuar nė ėndrrat qė shohin persona tė ndryshėm apo edhe nė ēdo gjė tjetėr ėshtė krejtėsisht, e pa pranushme bazuar nė shumė thėnie ku resuli s.a.u.s. i ka ndaluar ato. P.sh. Aishja trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kushdo qė shpik nė ēėshtjen tonė (nė Islam) diēka qė nuk i pėrket asaj, atij do t’i hidhet poshtė.” [190]




Fusnota

[172] Fjalori i Feve f.85.
[173] Shfaqja e Allahut ndaj malit veēse me njė rreze fare tė hollė nga Madhėshtia e Tij . Siē thuhet nė Hadithin nga Tirmidhiu, kur i zbriti ky ajet Pejgamberi a.s. e krahasoi dritėn e shfaqur ndaj malit sa maja e gishtit tė vogėl.
[174] Akide Tahauuije f.191.
[175] Sahih Muslim eng-trans v.1 f.111 n.337-338.
[176] Sahih Muslim eng-trans v.1 f.113 n.341.
[177]Transmetuar nga Ebu Muusaa Esharii dhe mbledhur nga Muslimi. Sahih Muslim Eng-trans v.1 f.113 n.343.
[178] Ibn Tejmie, Et-Teuasul uel-Uasilah f.28.
[179] Ibid.
[180] Midis tyre ėshtė edhe Imam Neueui me komentin e tij mbi sahihun e Muslimit v.3 f.112 (shiko Sharh Kitaab et-Teuhid min sahih Buhari, f.115-6 nga Abdullah El-Gunaimaan).
[181] Mbledhur nga Muslimi (S.Muslim eng-trans v.1 f.111-112 n.337)
[182]Tregimi qė i atribuohet Ibn Abasit dhe i mbledhur nga Ibn Huzejmeh nė Kitaab et-Teuhid se resuli s.a.u.s. pa Allahun me sytė e tij ėshtė daif - shiko Akide Tahauije f.197 shėnimi 169.
[183] Sektet kryesore tė sė kaluarės qė mohonin se njeriu do ta shikojė Allahun nė botėn tjetėr janė: Xhehmitė, Mu’tezilitė dhe pasuesit e tyre nga Hauarixhėt. Sot vetėm disa sekte shiite e mohojnė kėtė.
[184] Transmetuar nga Ebu Hurejra S.Buhari v.9 f.390 n.532 dhe S.Muslim eng-trans v.1 f.115 n.349.
[185] S.Buhari v.9 f.403 n.535.
[186] Hadith i vėrtetė i mbledhur nga Daarakutni dhe Darimi nė librin e tij er-Rad ‘alaa el-Xhehmije f.57.
[187] Mbledhur nga Tabarii (shiko Akide Tahauije f.190).
[188] Mbledhur nga Tirmidhi, Ibn Maxha dhe Ahmedi.
[189] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.9 f.104 n.123) dhe Muslimi (S.Muslim eng-trans v.4 f.1125 n.5635 dhe f.1226 n.5639).
[190] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.3 f.931 n.861) dhe Muslim (S.Muslim eng-trans v.3 f.1294 n.4589).