Dy qeveri mike, por jo dy popuj miq

A ka ndonje grek apo shqiptar qe te besoje te verteten e thjeshte, se dyndja e emigranteve shqiptare eshte aq e madhe ne vere, sa doganat nuk e perballojne dot, pra a ka ndonje shqiptar apo grek qe mund te besoje se ajo qe ndodhi kishte te bente thjesht me procedura teknike dhe jo me lojera politike?

Nga Andi Bejtja


Gjate gjithe ketij dhjetvjecari marredheniet Shqiperi-Greqi jane acaruar ne menyre periodike, artificialisht ose jo, gjithmone papritmas. Teksa marredheniet zyrtare dhe ato te biznesit jane korrekte, madje me teper se kaq, marredheniet jo zyrtare, jane te paragjykuara dhe te mbushura me ngarkesa negative, qofte historike, qofte ditore. Nje zyrtar shqiptar komunkon me telefon me lehte dhe me miqesisht me nje zyrtar grek, se me kedo nacionalitet tjeter ne bote. Nderkohe, me qytetaret shqiptare dhe greke ndodh e kunderta. Pervec kesaj, nje qytetar shqiptar nuk gezohet me aq kollaj kur merr nje vize greke, gezimi i tij mbytet lehte nga fjalet fyese te nje zyrtari grek, nga nje veshtrim percmues, apo nga nje rradhe e pajustifikuar. Marredheniet Shqiperi-Greqi jane nje shembull qe rrezojne teorine e njohur se aty ku shkembehen domatet dhe patatet ka paqe dhe harmoni. Ngjarjet e fundit ne kufijte mes dy vendeve, ku rradha e emigranteve, per pothuajse nje jave me rresht i kalonte pese kilometrat, eshte nje prove e pakontestueshme e kesaj teze. Madje, vete emigrantet ishin deshmitare te nje kronike aspak humane, teksa vete rrinin ne rradhe si maune nderkohe qe autobotet e naftes kalonin kufirin aq lehtesisht, sikur te ishin qytetare amerikane.

Pa u shtuar mire rradhet e shqiptareve ne kufi filluan hamendjet, qe ne kete rast nuk jane vetem pjelle e e fantazise nacionaliste apo nervozitetit te momentit, por dhe fakte te provuara ne te kaluaren e afert. Variantet pse greket po i torturonin shqiptaret ne kufi, pergjithesisht mund te klasifikohen ne tre: e para, ata nuk dashkan qe shqiptaret t'i bejne pushimet ne Shqiperi, pasi turizmi ne Greqi ka rene, ndersa ketu te ne ka nje bum etj etj. Ndaj meraku i autoriteteve greke paskesh qene qe te mos lejonin te ritej fluksi i emigranteve shqiptare, qe ktheheshin per pak dite ne vendin e tyre, e qe per pasoje, shpenzonin ketu ate buxhet Euro-sh, qe kishin kursyer per pushime. E dyta lidhet me faktin se pas disa muajsh ne Greqi do te zhvillohen zgjedhjet, dhe socialisteve ne fuqi i duhet te deshmojne se po lufonjne terrorizmin, po kontrollojne rreptesisht kufirin, etj.

Ka edhe nje hipoteze te trete qe e lidh qendrimin grek ndaj emigraneve me nje hakmarrje ballkanike sipas modelit: lobi shqiptar ne SHBA sponsorizon deri ne kongresin Amerikan ceshtjen e pronave came, ne kunderpergjigjemi me keqtrajtimin e emigranteve qe duan te kthehen ne Greqi.

Kjo menyre biznatine e te menduarit ekziston ne te dyja anet e kufirit, ne opinionin e gjere publik dhe ne media.

A ka ndonje grek apo shqiptar qe te besoje te verteten e thjeshte, se dyndja e emigranteve shqiptare eshte aq e madhe ne vere sa doganat nuk e perballojne dot, pra a ka ndonje shqiptar apo grek qe mund te besoje se ajo qe ndodhi kishte te bente thjesht me procedura teknike dhe jo me lojera politike? Veshtire se mund te gjendet. Pak a shume e njejta rradhe njerezish qe donin te kalonin kufirin ishte kete fundgushti dhe ne kufirin austriak, gjerman apo francez, po hamendje te tilla nuk ekzistonin. Mund te thuhet me plot gojen se nje e vertete pozitive shqiptaro-greke eshte e pabesueshme. Keto marredhenie e kane veshtire te ngrihen mbi realitetet pozitive, ato ngrihen vetem mbi emocionet e se kaluares, s se perditshmes negative apo mbi fantazite nacionaliste. Pra, dhe e verteta e thjeshte, se ajo qe po ndodh ne pikat kufitare shqiptaro-greke eshte ceshtje fluksi, nuk luan fare rol ne jeten tone, ne media, ne analiza dhe fatkeqesisht dhe ne politikat vendimarrese te se ardhmes. Te gjithe jemi te prirur te besojme ato qe prinderit tane kishin dhe kane ne koke dhe jo realietin, ndaj librit te famshem te Enver Hoxhes, i duhet ndryshuar titulli nga "Dy popuj miq" ne dy "Qeveri Mike".