Identiteti i humbur ilir ne ditet tona....!
-Iliret.
Vendbanimet dhe varrezat ne kohen e bronzit dhe te hekurit.
Karakteristike kryesore e epokes se Bronzit (3000-1100 vjet para eres se re) eshte lindja e metalurgjise se bronzit dhe si rrjedhoje veglat kryesore te punes dhe armet pergatiteshin me kete material te ri. Kjo solli ndryshime ne te gjitha deget e ekonomise, sidomos ne bujqesi e blegtori. Toka filloi te perpunohej me parmende, te cilen e terhiqnin kuajt dhe qete. Ekonomia blegtorale me kopete e medha te gjedheve te imeta e te trasha i dha perparesi punes se burrave dhe shkolla shkalle gjinia matriarkale u zevendesua me gjinine patriarkale. Krahas vandbanime te hapura, te vendosura ne fusha pjellore e tarraca, vendbanimeve shpellore e kasolleve te ngritura mbi hunj (Maliq, Trn, Belsh, Gajtan, Benje, Konispol, Sovjan etj) nga funi i epokes se bronzit linden dhe vendbanimet e para te fortifikuara me mure (Bardher-Sarande, Margellic-Fier etj).
Lenda e pasur arkeologjike e zbuluar ne vendbanime e ne nekropole (qeramike, arme, stoli e vegla pune) beri te mundur vazhdimesine e zhvillimit kulturor gjate bronzit te hershem, te mesem e te vone. Tregues i rendesishem per perudhen e Bronzit te vone eshte shtimi i prodhimeve prej bronzi si dhe i importeve te objekteve metalike nga Egjeu dhe Mikena.
Gjate epokes se hekurit (shek. XI-V para eres se re) vendbanimet karakteristike ngriheshin mbi kodra te mbrojtura, me pozicion mbizoterues ne mjedise te pasura me toka buke e kullota. Kufijte e vendbanimit percaktoheshin nga muret rrethuese te ndertuara me gure te medhenj e mesatare, te papunuar. Keto vendbanime behen tipike per epoken e hekurit si dhe vendbanimi i Gajtanit (Shkoder), i Trenit (korce) dhe i Kalivose (Sarande). Keshtu ndodh edhe me kultin e varrimit. Ne fillim te epokes se bronzit u shfaq riti i varrimit ne tuma (koderza te bera me gure e dhe), i cili gjate epokes se brozit te mesem e te vone u be me i shpeshte dhe ne epoken e hekurit njohu perdorimin e tij me te madh, (keneta e Cinamakut e Kukesit, Shtoj i Shkodres, Mat, Pazhok i Elbasanit, Barc i Korces, Vajze e Vlores, Dropull i Gjirokastres etj.)
Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike deshmojne se gjate kohes se hekurit iliret merreshin si dhe me pare, kryesisht me bujqesi e blegtori/ Perparime te dukshme u bene ne nxjerrjen dhe perpunimin e mineraleve qe u ndihmua edhe nga zonat e pasura me minerale si Mati dhe Mirdita.
Origjina Ilire
Gjate epokes se Bronzit dhe te hekurit ne territorin e Ballkanit kane banuar tre popuj te medhenj: greket ne jug, iliret ne perendim dhe traket ne lindje te gadishullit. Mbi bazen e te dhenave arkeologjike, gjuhesore, antropologjike dhe te burimeve te shkruara eshte arritr ne perfundimin se kultura dhe etnosi ilir kane origjine autoktone (vendase). Ata linden dhe u formuan ne baze te nje procesi te gjate dhe te panderprer, gjate mijevjecarit te dyte dhe te para para eres se re. Ne fund te epokes se hekurit si rezultat i konsolidimit te metejshem te kultures e te gjuhes u formua bashkesi fisnore te qendrueshme ilire te cilat permenden me emer ne burimet e autoree te hershem antike.
Trualli historik i Ilireve
Trualli historik i ilireve perfshin tere pjese perendimore te Ballkanit, Kufiri verior i tyre eshte veshtire te percaktohet. Ka mendime se si kufi natyror ishin deget e Danubit (Sava e Drava), kurse ne jug duke perfshire dhe Epirin, kufiri shkonte deri ne gjirin e Ambrakise (Preveza). Ne lindje si kufi natyror ishin lumenjte Morava e Vardar dhe ne perendim brigjet e Adriatikut e te Jonit. Grupe te vecanta fisesh Ilire u vendose dhe ne Italine e Jugut (mesapet e japiget).
Fiset me te rendesishme ilire ishin: taulantet, ardianet, dardanet, dalmatet, penestet, moloset, kaonet, tesprotet etj.
Tesprotet ishin nje fis i madh qe shtriheshin ne zonen bregdetare qe nga Vjosa deri ne Mat. Ne shpine te tyre ishin parthinet, desaretet, enkelejte. Pergjate brigjeve te Adriatikut te mesem banonin ardianet. Ne viset e Ballkanit Qendror ishin dy fise te medha e te rendesishme: paionet - ne luginen e mesme te Vardarit dhe dardanet qe banonin ne rrafshin e Kosoves. Siper ardianeve drejt veriperendimit ishin dalmatet dhe ne skajin veripendimor, liburnet.
Ne zhvillimin ekonomik e shoqeror te ilireve dhe ne zhvillimin e marredhenieve nderfisnore ndikoi dhe pozita e favorshme gjeografike. Krahinat ilire jugore u lidhen ngushte me Greqine e Egjeun, kurse krahinat veriore u lidhen ngushte me Evropen Qendrore.
Themeilimi i kolonive helene ne bregdetin ilir.
Zhvillimi ekonomik i trevave ilire terhoqi prej kohesh interesimin e poliseve (qytet-shteteve) greke te cilat qesh ne shek. VIII para eres se re themeluan pika per shkembimin e mallrave ne brigjet e Adriatikut. Rreth vitit 627 para eres se re kolone te ardhur nga Korkyra themeluan kolonin e Dyrrahut, kurse ne vitin 588 para eres se re kolone te ardhur nga Dyrrahu themeluan Apolonine. Ne te njejten kohe me Apolonine, me banoret e ardhur nga Eubea u formua kolonia ne Orik. Kaluan dhe dy shekuj, derisa kolonet helene themeluan ne Ilirine e Veriut koloni te tjera.
Ne fillim kolonite helene kishin pak banore e rendesia e tyre ekonomike ishte e kufizuar. Me vone popullsia vendase u rrit dhe Dyrrahu e Apolonia u bene qendra te rendesishme dhe te pavarura ekonomike, shoqerore dhe kulturore, duke luajtur nje rol shume te rendesishm ne zhvillimin e Ilirise.
Krijoni Kontakt