gazeta Shqiptare.
-----------------------------

PORTRET

Pse u kthye nė Shqipėri mėsuesi i madh i fiskulturės qė kishte lindur nė mėrgim. Ēfarė kėrkesash kishte ai ndaj nxėnsve pėr tė ngjallur njė traditė tė re nė sportin shqiptar

Gaqo Gogo, profesori qė krijoi gjimnastikėn moderne


--------------------------------------------------------------------------------

Dr. Iljaz Gogaj

Me aftėsi tė veēanta cilėsore fizike, i hijshėm nė portret e impozant me trup atleti, qė pėrngjante me skulpturat e artit tė lashtėsiė, i pėrgatitur teorikisht e praktikisht nė shkollė europiane me emėr pėr fiskulturė e sport, me kulturė tė pėrgjithshme tė plotėsuar dhe me sjellje fisnike, Gaqo Gogo, pėrbėn njė shėmbėlltyrė tė pedagogut, sportistit dhe qytetarit shqiptar tė viteve '30 tė shekullit XX. Bir i njė familjeje tė thjeshtė, u lind mė 21 janar 1908 nė Odesė (Ukrahinė). Atje nė mėrgim, familjet shqiptare, ditėn tė ruajnė, tė kultivojnė e tė mbajnė gjallė shqiptarizmin. Prandaj pas Shpalljes sė Pavarėsisė, u kthye nė Shqipėri pėr tė ndarė tė mirėn dhe tė keqen me bashkėatdhetarėt dhe pėr t'i dhėnė dorėn atdheut drejt mėkėmbjes, pėrparimit dhe begatisė. Ishte njė kohė qė, siē do tė shkruajė Gaqo Gogo mė vonė, kur "tė dukej sikur gjithė vendi vuante nga njė lėngatė qė s'mund tė shėrohej kurrė… po njė virtyt i pavdekshėm i shqiptarit, fisnikėria e tij na bindte nė thellėsinė e shpirtit ku fshihej e dremitur njė fuqi misterioze. Ishte pra njė besim nė genin arbėror, i cili i bėri shqiptarėt e mėrgimit tė mos humbisnin kurrė besimin dhe tė ktheheshin pėr ta shkrirė jetėn nė trojet e tė parėve.

Nė vitin akademik 1929-30, Gaqo Gogo, kreu me sukses shkollėn e lartė tė Edukatės Fizike dhe tė Sportit nė Berlin (Gjermani). Ishte i vetmi shqiptar nė atė institucion. Mė 1 nėntor 1930 nisi punėn si mėsues i edukimit fizik. Nė fillim nė Liceun kombėtar tė Korēės, mė vonė mė gjimnazin e Tiranės, pastaj nė gjimnazin e Shkodrės e mė tutje prapė nė gjimnazin e Tiranės, duke dhėnė me sukses mėsimin e gjimnastikės pėr rreth 14-15 vjet. Me pėrgatitjen e plotė serioze nė njė shkollė gjermane, me prirjet e shumanshme pėr sport dhe zellin pėr punė, arriti pėrfundime shumė tė mira dhe hapi shtigje tė reja, duke hedhur themelet e njė tradite tė vyer pėr zhvillime tė mėtejshme nė lėmin e sportit dhe tė fiskulturės nė Shqipėri. Ishte shumė serioz e kėrkues rigoroz nė orėt e mėsimit dhe nuk para "shkrihej" me nxėnėsit, por me njohjen e saktė tė secilit, me trajtimin e tyre psikopedagogjik, rreptėsisht sipas meritės, me korrektesėn e tij tė njohur "ala gjermane" dhe mbi tė gjitha me shembullin e gjithanshėm vetjak, mbeti gjithnjė i dashur dhe i respektuar pėr nxėnėsit dhe kolegėt. Serioziteti i Gaqo Gogos ishte i hijshėm. Ai rridhte nga sjellja fisnike e njerėzore, profesori Gaqo Gogo nuk i fyente dhe nuk i poshtėronte kurrė nxėnėsit. Me kėrkesat e tij ekzigjente, lartėsisht profesionale, mjeshtri Gaqo Gogo, nuk dilte asnjėherė kundėr natyrės njerėzore tė nxėnėsit, por i pėrmbahej ngarkesės dhe cilėsive fizike tė secilit prej tyre. Ishte aq i aftė, i pėrgatitur nė sekretet "profesionale", saqė edhe pėr ēdo lėvizje dinte efektin fiziologjik e anatomik, si edhe psikik. Ai njihte mirė anėn teorike tė lėvizjeve, sipas veēorive tė moshės.

Marrėdhėniet me nxėnėsit
Ai dinte tė gjente shkakun pėrse ky ose ai nxėnės, nuk e bėnte dot kėtė apo atė ushtrim, si duhej mbajtur trupi pėr tė qenė nė gjendje qė tė kryente me lehtėsi e saktėsi lėvizjet e ndryshme trupore. Nxėnėsve mė tė fuqishėm dhe mė tė aftė fizikisht, ua shkallėzonte ngarkesėn dhe me punėn e tij tė durueshme dhe tė palodhur, tė mbėshtetur shkencėrisht, u hapte udhėn tė ecnin gjithnjė pėrpara. Nė gjimnazin e Tiranės, me nxėnėsit mė tė mirė, kishte krijuar njė grup atletėsh tė pagėzuar "trupi i hekurt". Ky grup u bė njė nxitės i fuqishėm pėr rendiment tė lartė, sepse jo pak nxėnės donin tė merrnin pjesė nė atė formacion. Aq mė tepėr qė "trupi i hekurt", nxitej me disa tė drejta. Ai do tė ishte nė krye tė ēdo parakalimi dhe ngarkohej tė ndėrtonte ushtrimet komplekse dhe figurat mė tė vėshtira, por edhe mė tė bukura nė manifestimet gjimnastiko-sportive. Grupi kishte tė drejtė tė dilte nė formacion me uniformė sportive duke kėnduar. Kėsisoj "trupi i hekurt" u bė dėshmi e asaj pune tė frytshme qė kryente mėsuesi i aftė Gaqo Gogo, nė tė mirė tė kalitjes sė shėndetit dhe tė bukurisė fizike tė nxėnėsve. Nė tė njėjtėn kohė, drejtazi ose tėrthorazi, bėnte njė ndikim tė ndjeshėm nė emancipimin e jetės shoqėrore shqiptare, nė njė kohė qė kėrkonte gjithnjė pėrmirėsime. Edhe pse e brengoste gjendja shėndetligė e disa nxėnėsve, ngathtėsia ose ndonjė e metė fizike, ai nuk i sforconte dhe nuk i ndrythte ata mbi mundėsitė e tyre, por me durim u jepte ngarkesėn sipas mundėsisė qė kishin dhe nė tė njėjtėn kohė, i linte tė lirė tė ushtronin sportin sipas prirjes dhe dėshirės.

Meqenėse gjimnazi i Tiranės, nė atė kohė kur nisi punėn atje, Gaqo Gogo, nuk kishte palestėr, nė ditėt me kohė tė keqe, me shi e shtrėngatė, i mbante nxėnėsit nė klasė duke u bėrė biseda tė ndryshme pėr probleme tė edukimit fizik dhe tė moralit. Bisedat i bėnte tėrheqėse se kishte njohuri pėr letėrsinė dhe sidomos pėr historinė. Mbi tė gjitha, ai dinte t'u fliste nxėnėsve pėr dashurinė ndaj atdheut. U thoshte tė ishin krenarė se atdheu i tyre ishte i vogėl, por me histori tė madhe. Kjo punė prej mėsuesi atdhetar ia rriste gjithnjė prestigjin Gaqo Gogos nė sytė e nxėnėsve dhe nė tėrė opinionin qytetar tė vendit.

Pėr tė bėrė sa mė tė plotė programin e fiskulturės, duhej edhe palestra, prandaj me pėrpjekje kėmbėngulėse arriti tė sigurojė njė dhomė relativisht tė madhe nė lokalin e gjimnazit ku sajoi njė palestėr. Me ndihmat financiare tė mbledhura nga nxėnėsit, fondi i njohur nė atė kohė "leku i nxėnėsit" dhe pak nga xhepi i tij, arriti tė pajisė "palestrėn" me disa vegla gjimnastikore. Mėsimi zhvillohej nė kushte tė vėshtira, gati gjysma e nxėnėsve rrinte priste radhėn, se nuk e nxinte palestra, po mėsuesi i pėrkushtuar kurrė nuk u dha dhe nuk u tėrhoq nga vėshtirėsitė. Punonte pėrherė me optimizėm. Kėmbėngulės dhe energjik siē qe, mundi tė sigurojė nė shkollė edhe dushe, pėr larje pas stėrvitjeve. Rregullat e higjenės ai i kishte rrėnjosur mirė tek nxėnėsit.

Talenti
Gaqo Gogo ėshtė i pari mėsues shqiptar i edukimit fizik nė kryeqytet qė, pėr tė vėzhguar ritmikisht dinamikėn e zhvillimit fizik tė ēdo nxėnėsi, nisi tė bėjė matjet e cilėsive fizike, njė punė kjo e mbėshtetur nė baza shkencore. Tė dhėnat qė u regjistruan brenda dy vjetėve (1931-1936) dhanė pėrfundime tė lakmueshme pėr kohėn.

Nė vitin shkollor 1932-1933, tė paktė ishin ata nxėnės qė mund tė pėrfundonin garėn e vrapimit 3000 m. Edhe ata qė e pėrfundonin, e bėnin pėr afėr 17 minuta. Kurse pas dy vjetėsh, nė fund tė vitit shkollor 1935-1936, mesatarja e kohės tė ēdo klase kolektivisht ishte 14 minuta. Pėrveē kėsaj, brenda nėntė muajve nga fillimi i vėzhgimeve, perimetri i krahėrorit u rrit mesatarisht pėr tė gjithė nxėnėsit nė 4.2 cm. Me kėto tė dhėna, tė cilat u publikuan nė shtypin e kohės, Gaqo Gogo hodhi bazat e edukimit fizik eksperimental krahasues nė Shqipėri.

Njohja e anatomisė dhe e fiziologjisė sė njeriut e kishte bėrė Gaqo Gogon qė, hera-herės tė kryente rolin e mjekut. Njihet fakti qė babai i tij, Nisi, kishte vuajtur nga njė paralizė dhe Gaqo me anėn e masazhit profesional e kishte ngritur nė kėmbė dhe e kishte bėrė nė gjendje pune.

Siē dėshmojnė nxėnėsit e tij dhe nga shkrimet e ndryshme nė shtypin e kohės, Gaqo Gogo e kishte ngritur nė art orėn e mėsimit tė fiskulturės dhe organizimin e veprimtarive e tė lojrave sportive. Parakalimet e ndryshme tė nxėnėsve dhe sidomos manifestimet tradicionale gjimnastiko-sportive tė fundit tė vitit shkollor, ishin tregues sesi Gaqo Gogo derdhte pa u lodhur tėrė energjitė dhe aftėsitė e tij, duke dhėnė pėrmasa tė festave tė vėrteta qė bėnin pėr vete nxėnėsit, mėsuesit dhe shikuesit e shumtė tė kryeqytetit.

Duke marrė shkas nga njė manifestim i tillė dhe nga vetė pėrfundimet e publikuara tė Gaqo Gogos si mėsues i fiskulturės, gazetari Nebil Ēika, do tė vlerėsonte punėn e tij, kur do tė shkruante nė shtypin e kohės: "Gaqo Gogo tregoi njė dizaj nė fushėn e Shallvares se ēdomethėnė zotėsia e vėrtetė. Na provoi se me zotėsi tė tillė me vullnet e me pėrpjekje, mund tė bėhen gjėra tė cilat pėr Shqipėrinė e sotme mund tė quhen mrekullira". Nė vazhdim duke u pėrpjekur tė na japė profilin e personalitetit tė Gogos, shton: "Gago Gogo, i cili po e pėrsėris, formon njė eksepsion nė "shoqėrinė" e njohur tė Dojēe kulturės, ka jo vetėm njė edukatė me tė vėrtetė thellėsisht gjermane, por edhe pasioni pėr tė punuar pėr krijimin e njė Shqipėrie tė re, pėr krijimin e tipave tė denjė pėr t'u paraqitur shqiptarėve tė rinj d.m.th me kulturė kryekėput moderne, me ndėrgjegje tė lartė tė misionit qytetėronjės… Dhe pėr ta plotėsuar mė mirė figurėn e Gaqo Gogos, ai do tė shtojė: "Gaqo Gogo ėshtė njė idealist. Ka vullnet dhe pasion qė i japin zotėsi dhe dinamizėm. Ai s'mendon rrogė tė majme, s'mendon veshje tė mirė, ngrėnie e pirje zengjine, s'mendon fjetje nė shtrat tė butė… Ai mendon si tė rrisė zotėsira fizike, i ėshtė dhėnė me mish e me shpirt kėsaj pune… Shqipėria prej elementėsh tė tillė do tė bėhet e bukur, e fortė dhe e lumtur.

Puna
Nė punėn e tij tė suksesshme si mėsues i edukimit dhe pėrgatitjes fizike tė nxėnėsve do t'i jepte dorė edhe fakti i rėndėsishėm qė ai vetė me tė dhėnat e shkėlqyeshme fizike, ishte njė sportist i gjithanshėm. Ishte atlet, gjimnazist dhe luante me kėnaqėsi hendbollin dhe basketbollin. Nė tė vėrtetė ai e bėri tė njohur pėr herė tė parė hendbollin nė gjimnazin e Tiranės dhe mė gjerė. Nė lojėrat me top nuk parapėlqente futbollin. Ushtronte me elegancė tenisin nė klubin "Nallbani" tė Tiranės dhe ishte kėnaqėsisė ta vėshtrojė kur pėrshkonte me kalė fushat dhe kodrat pėrreth Tiranės.

Notonte bukur nė disa stile dhe shkėlqente me elegancė nė ring si mundės dhe si boksier. Po mbi tė gjitha, kishte tė dhėna pėr atletikėn dhe e ushtronte atė nė ēdo stinė. Nuk kishte asnjė agjent atmosferik qė tė pengonte Gaqo Gogon pėr tė vrapuar. Ushtronte rregullisht tė gjitha llojet e vrapimeve, nga vrapimi klasik i shpejtėsisė sė pastėr, deri te kėrcimi me shkop. Ishte kampion dhe rekordmen i kohės nė dhjetėgarėsh, rekord i cili u thye pas Luftės mė 1953. Sipas tė dhėnave gojore tė bashkėkohėsve, ka marrė pjesė me sukses nė disa olimpiada ballkanike. Nga tė dhėnat e shkruara dhe tė botuara tė kohės del se nė olimpiadėn e Sofjes (1934) mori pjesė nė dhjetėgarėsh, ku doli i pari nė vrapimin 1500 m dhe i shtati nė pėrfundim tė tė gjitha specialiteteve tė dhjetėgarėshit. Ai synonte pėr mė shumė, jo vetėm pėr vete si sportist, por pėr tė gjithė sportistėt shqiptarė, kur nė korrik tė vitit 1936 po ndiqte Olimpiadėn Botėrore tė Berlinit, kishte ndjerė dhembje qė nuk kishte mundur tė pėrfaqėsohej edhe Shqipėria me njė ekip. Por prapė, nuk e kishte humbur shpresėn kur do tė deklaronte nė njė intervistė dhėnė nė shtyp pas kthimit nga Berlini: "… frymėn e ndeshjes e kemi, por duhet njė vullnet i fortė e djersė qė tė vazhdojmė deri nė fund punėn e angazhuar me anėn e sportit pėr t'i arrirė qėllimit si pėrfaqėsi olimpike.

Pėrveē punės si mėsues e si sportist, me pėrgatitjen e tij tė plotė e tė shėndoshė teorike, tė pėrftuar nė studimet e tij tė zellshme dhe interesat e tij tė gjėra qė shkonin tej oborrit tė shkollės, Gaqo Gogo dha njė ndihmesė tė dukshme me shkrimet tė ndryshme nė shtypin e kohės dhe njėkohėsisht me broshura dhe libra tė veēantė. Nė shkrimet e tij vėrehet sa kultura e gjerė, aq dhe shqetėsimi profesional pėr metodat e vjetra nė mėsimin e gjimnastikės nė shkollė dhe pėr paragjykimet qė nuk i jepnin sportit vendin e merituar nė zhvillimin shkoqėror e kulturor tė popullit.

Patrioti
Pedagog i ditur dhe i talentuar, Gaqo Gogo, doli hapur dhe i vendosur kundėr metodave ushtarake tė komandimit nė fiskutlurė, tė cilat e kishin origjinėn prehistorike siē dėshmonte ai, nga kinezi Tang-Fu, 1000 vjet para Krishtit, tė pasuar nė kohėn e re nga prifti suedez Ling (1776-1839) dhe qė nė Shqipėri ishin futur nga oficerėt italianė. Sipas parimeve tė pėrparuara, prej tė cilave udhėhiqej Gogoja, lėvizjet e nxėnėsit nė mėsimin e fiskulturės, duhej tė bėheshin me kėnaqėsi dhe prej secilit sipas tė dhėnave natyrore tė organizimit dhe nė pėrshtatje me fuqitė e tij fizike. Komanda sipas tij, ēonte nė humbjen e karakterit origjinal dhe tė vlerės individuale tė lėvizjeve qė i detyronte nxėnėsit tė bėnin lėvizje automatike, tė cilat jo vetėm nuk kishin efikasitet fizik dhe vlerė psikike, por ēonin edhe nė dėmtimin e personalitetit tė ushtruesit. Nė fund tė fundit, tėrhiqte vėmendjen e tij, ato shkonin nė kundėrshtim me gjallėrinė e racės sonė. Prandaj kėrkesat e pedagogut Gaqo Gogo, do tė shkonin larg, kur ai do tė kėrkonte qė nė Shqipėri tė krijohej njė gjimnastikė kombėtare e kontrolluar dhe e plotėsuar prej eksperiementeve teknike tė kulturės fizike tė kohės. "Ne nuk kemi nevojė qė nė shkolla dhe nė kazermė tė formojmė tufa pėr manifestime e paradė,- theksonte Gogoja, po kemi nevojė tė formojmė shqiptarė me karakteristika burri qė pasqyrojnė shkathtėsinė, durimin, vullnetin dhe dinamizmin. Gaqo Gogo doli prerazi dhe rreptė kundėr normave tė qėndrimit dhe tė sjelljes sė shumė mėsuesve, tė cilat dėmtonin mbarėvajtjen e procesit mėsimor dhe vetė personalitetin e nxėnėsit. Prandaj do tė shkruante nė shtyp: "Urdhėrat "mos qeshni" "mos thėrrisni", "mos bėrtisni" dhe disa lojra inocente e komandimet duhet tė zhduken. Mė tutje ai pėrmendi edhe ata mėsues qė jepnin komandė", duke qenė ata vetė tė veshur me pallto e kollare tė fortė.

I armatosur me mėsimin e madh tė Pestalocit qė shkolla tė merrej me zhvillimin e trupit me atė pėrkujdesje si merrej me zhvillimin e mendjes dhe tė shpirtit, Gaqo Gogo kėrkoi reformimin e programeve tė gjimnastikės nė shkollat shqiptare. Nė shkollat fillore, vėrente ai, mėsuesi nuk vėshtronte zhvillimin e trupit tė tė rinjve. Ata jepnin ushtrime tė rėnda, dhe tė tilla qė nuk ishin interesante dhe as dobiprurėse. Nė tė njėjtėn kohė, pėr tė pėrmirėsuar punėn nė kėtė fushė, ai do tė paraqiste nevojėn pėr mėsues tė specializuar, por edhe inspektorė tė posaēėm pėr edukatėn fizike nėpėr prefektura. Nė pėrgjithėsi, me kulturėn dhe horizont tė gjerė, parashtroi argumente shkencore e bėri analiza tė plota pėr atė rol tė rėndėsishėm qė luante sporti nė ngjizjen e karakterit tė moshave tė njoma. Nė shėrbim tė propagandimit sa mė tė gjerė tė fiskulturės, pėrveē mjaft shkrimeve nė gazeta e revista, ai botoi dhe dy broshura, mė 1935 "Ushtrohem ēdo mėngjes" dhe mė 1936 "Gjimnastikė". Nė to jepen normat elementare dhe programi ditor pėr cilindo qė donte tė ushtronte gjimnastikėn e mėngjesit. Mė vonė nė vitin 1938, Gaqo Gogo do ta ngrinte nė njė shkallė tė lartė veprimtarinė botuese. Nė bazė tė tė dhėnave historike qė mblodhi, shkroi librin "Ngrehja e njė mbretėrie, Zog i I-rė dhe populli i tij". Ai shkroi njė libėr ku pavarėsisht nga studimet e tij universitare nė fushėn e sportit dhe tė edukatės fizike, dha prova pėr aftėsi prej sundimtari dhe stilisti nė fushė tė sociologjisė dhe historisė.

Gjatė pushtimit fashist arsimtarėt shqiptarė, qenė nė pararojėn e qėndresės. Shkollat shqiptare tė frymėzuara nga puna e shumanshme e mėsuesve mė tė mirė, u bėnė ēerdhet e para tė luftės pėr ēlirimin e vendit. Gaqo Gogoja bėn pjesė ndėr arsimtarėt mė aktivė tė qėndresės dhe kundėrshtimit tė drejtėrdrejtė tė organizatorėve italianė. Ai nuk pranoi ndėrhyrjen e tyre brutale pėr tė pėrhapur idetė dhe praktikat fashiste nė shkollė, posaēėrisht nė mėsimin e fiskulturės dhe nė veprimtaritė spostive me grupet e ndryshme rinore. Nė fillim, si masė dėnimi u transferua nė Shkodėr. Edhe atje nuk e rreshti veprimtarinė nė mbrojtje tė shqiptarizmit nė shkollė. Mė pas Gaqo Gogoja u internua me mjaft arsimtarė tė tjerė nė kampet e pėrqėndrimit tė Italisė.

Pas luftės Gaqo Gogo e kaloi jetėn nė mėrgim dhe i mbylli sytė nė dhe tė huaj, gjithnjė i brengosur pėr fatin e atdheut nėn diktaturė.

-----------------------
Nga gazeta Shqiptare
----------------------------------------------------------------


shenim.....

Pse eshte pluralizmi i mire?
Sepse lejon te shkruajne dhe te hapin gojen ata qe e kishin te mbyllur per 50 vjet. Sepse degjojme dhe nji kembane te re pervec damb dumbit te kazanit stalinist..dhe keshtu hapim horizontin e nuk ngelemi "kuaj karroce".
Sepse keshtu mesojme dhe historine tone te vertete.
Nga kjo Histori bindemi qe.. nuk lindi Shkenca...Sporti.. Muzika..Letersia dhe Artet.. Bujqesia..Teknikat..Sovraniteti i Vendit.... Emancipimi kulturor e arsimor etj etj... vetem mbasi "kur Lindi Partia".

Edhe me perpara ka pasur Shqiperi e Shqiptare te mire e te zote.

tang..Tung.