-
Besoj ne Zotin.
Mbase eshte bere nje kohe relativisht pak e gjate qe nuk kam mare pjese ne kete forum te krishtere, por kam qene teper i zene. Deshiroj qe te gjithe te jeni shendoshe e mire, ku hiri dhe paqja e Krishtit qofte gjithmone mbi ju dhe mbi kishen e Tij. Amin.
Shpeshehere ne njerez te ndryshem, na bije rasti qe te digjojme:"Besoj ne Zotin". Por qellimi im ne kete shkrim, nuk eshte te gjykoj njerzit mbi prononcimet apo perzgjedhjet qe ata kane ne lidhje me besen ne Zot. Qellimi im eshte te ndalem ne zbulese te fjales profetike, per te zbuluar plotesisht se cfare do te thote te besosh ne Zot. Kam shkrojtur mjaft shkrime ne lidhje me Besen dhe Shpetimin, por te them te drejten keto jane dy temat ne te cilat mendoj se Zoti me perdor. Per mua eshte nje kenaqesi mjaft e madhe kur flas pikerisht mbi BESEN ne Krisht, dhe SHPETIMIN ne Krisht.
Duke lexuar biblen disa dite me pare, u ndala tek Gjoni:8:26-32. Ne keto vargje JEzusi eshte duke ju folur judenjve rreth misionit te tij, ku gjithshka qe Ai ben, vjen vetem prej Atit. Konkretisht do te ndalem nga vargu 30-et deri ne vargun 32. Ja si thuhet ne vargun 30-et.
" Ndersa Ai ( Jezusi) ju thoshte keto gjera, shume veta BESUAN ne te."
Permes ketij vargu na zbulohet edhe nje here fakti se, Besimi tek njeriu vjen pikerisht pasi ai ka DIGJUAR fjalen dhe deshmine e Krishtit. Pali per kete tek Romaket 17 thote se, besimi vjen nga DIGJIMI i FJALEs se Perendise. Por , a mund te kete nje besim te vertete, pa digjuar deshmine e fjales se Perendise? Kjo eshte nje pyetje serioze, per te gjithe ata qe duan te njohin besen e tyre ne Zot. Shume te krishtere, besen ne Zot e shohin si nje forme te trasheguar nga tradita familjare, apo rethhana te tjera te ngjashme me to. Por a eshte ky nje besimi i vertete ne Krisht? Jo pa qellim u ndala ne keto tri vargje, te cilat vijne nga ungjilli pas Gjonit. Ketu shohim ne menyre te qarte se, nje pjese e judenjve filloi te besoje JEzusin, duke u nisur pikerisht nga te digjuarit e Fjaleve te Jezusit. Por a ishte kjo e majftueshme, dhe a quhet ky nje besim i PLOTE dhe i VERTETE ? Besimi ne Perendine nuk ka thjesht vetem nje qellim, ate te pranimit te fakteve, duke mos i kundershtuar ato. Besimi ne Perendine eshte nje FRYT i Frymes se Perendise, i cili vjen tek i PERZGJEHDURI ne menyre qe ai me ane te tij te lidhet perjetesisht me KRishtin. Vetem ne kete rast i krishteri ka BESEN e VERTETE te Perendise, i cili i jep atij permes KRishtit, shpetimin e perjetshem. Kete fakt e shohim ne dy vargjet e meposhtme tek ungjilli pas gjonit. Ja si ju thote JEzusi atyre qe besuan ne te:
" Nese do te qendroni ne fjalen time, jeni me te vertet nxenesit e mij, do ta njihni te Verteten dhe e verteta do tju beje te lire".
Vazhdon.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 16-11-2005 mė 23:56
-
-
Permes ketyre dy vargjeve, Jezusi na jep nje zbulese te plote rreth beses se vertete te besimtarit te krishtere. Le te shohim faktet qe kemi perpara. Ne shohim se, kur JEzusi filloi te deshmoje para judenjve vertetesine e tij, e cila vinte prej Atit Perendi, nje "grup" judenjsh besuan ne te. Por pyetja ime eshte: a e quajti Jezusi te mjaftueshem kete lloj besimi? Fakti eshte se, ky grup judenjsh, i besuan te gjitha ato qe JEzusi tha dhe deshmoi, por perse Jezusi nuk e quajti te mjaftueshm nje besim te tille? Sot ka plot te krishtere, te cilet kane nje lloj besimi te tille rreth Jezusit, dhe per ta ky lloj besimi eshte mese i mjaftueshem. Permes vargjeve me poshte Jezusi na jep nje meism te gjalle, rreth besimit te PLOTE ne te cilen duhet te qendroje besimitari i krishtere. Shikoni si ju thote Jezusi judenjve qe besuan ne te:
" Nese do te qendroni ne FJALEN time, jeni me te vertete nxenesit e mij.."
Jezusi na deshmon dhe meson se, nxenes te Krishtit nuk te ben thjesht nje besim i cili eshte i mbeshtetur vetem ne fakte pranimi. Jezusi tregon se, besimi eshte i vertet dhe veprues, vetem kur ju QENDRONI ne FJALEN e tij. Qendresa ne fjalen e Krishtit, nuk duhet marri thjesht njohuria teologjike apo mesimet e ndryshme fetare qe mund te kete nje i krishtere. QENDRESA ne FJALEN e Krishtit, deshmon plotesisht te qenit PJESE e trupit te tij. Pra VETEM ai qe eshte PJESE e gjalle e ketij TRUPI ( qe eshte kisha) mund te QEDNROJE dhe ZBATOJE fjalen e Krishtit. Po keshtu Jezusi na deshmon se VERTETESIA jone ne Krisht, nuk varet thjesht nga nje besueshmeri faktesh qe ne kemi ne lidhje me Krishtin. Jezusi thekson dhe thote se, VETEM nese QENDRONI ne FJALEN time, do te jeni dishepujt e mij. Pra qe te vish deri ne kete perfundim, duhet qe besimi i cili vepron ne zemren tende, te jete nje besim i erdhur nga Perendia dhe jo nje besim me burim njerzor.
Shume te krishtere duke u bere pjese e traditave te krishtere dhe zakoneve kishtare, bijen pre e ketij fakti. Ata e quajne te permbushur besen e tyre ne Krisht, duke u mjaftuar me te ndjekurit dhe berit e praktikave dhe traditave kishtare dhe te krishtere. Zakonisht nje grup i tille, edhe pse ndodhet "brenda" kishes, ai mbetet nje grup fanatik i cili besen e tij ne Krisht e ka thjesht te mbeshtetur ne besim me burim njerzor. Por cfare ndodh me ta? Kur ata ballafaqohen me FJALEN e Krishtit, shohin mosqendresen e tyre ne kete FJALE. Jezusi pikerisht kete grupim e quajti "virgjereshat e mara ( dmth te padituriat ne KRisht).
Ashtu sic e thashe edhe me siper, QEDNRESA ne FJALE te Krishtit nuk eshte thjesht njohuria teologjike apo kishtare qe mund te kete nje i krishtere. Jezusi nuk e ftoj kete grupim judenjsh, thjesht qe ata te kishin nje njohuri rreth fjales apo mesimeve te Tij. JEzusi ju tregoi atyre, dhe mbare gjithe te krishterve, se, te qenti NXENES i Krishtit, vjen vetem nga VEPRIMI i fjales se Tij ne jeten tuaj. Pra kjo do te thote se, nese fjala e Tij nuk vepron konkretisht dhe aktualish ne jeten tuaj, atehere i gjithe besim i juaj, edhe pse mund te jete mbeshtetur ne fakte te shumta ne KRishtin, eshte i kote dhe i pafrytshem. Perse une dal ne kete konkluzion, si dhe ku e mbeshtet kete perfundim? Vargu me poshte e deshmon shume qarte kete fakt. Ja si thote JEzusi:
".. Do ta njihni te verteten dhe e verteta do tju beje te LIRE".
Shikoni pra se, QENDRESA ne FJALE dhe mesim te KRishtit, na jep dy mundesi:
Na njeh me te VERTETEN. Dhe permes se VERTETES ne marim LIRINE. Por kush eshte e VERTETA? Jezusi tha: UNE JAM RRUGA, E VERTETA DHE JETA. Shikoni pra se sa fondamentale eshte QENDRESa ne FJALEN e Krishtit.
Por le te vijem para nje pyetje, qe per mendimin tim eshte shme serioze dhe e rendesishme. Kush eshte fjala e Krishtit ne te cilen duhet te qendroje i krishteri? Se pari them se, nuk mund te qendrosh dot ne fjalen e KRishtit, pa pasur Zotin Krisht ne zemren tende. Pyetja tjeter po kaq e rendesihme eshte: A eshte bibla pikerisht fjala e KRishtit? Faktet ne vertetesine e tyre na deshmojne dhe tregojne se, cdo gje qe eshte ngritur si kundershtar perballe bibles, ka pesuar shkatrim dhe deshtim te plote. Perse? Sepse bibla ne vertetesine e vet permban fjalen dhe mesimin e Krishtit. Ne kete pike, e cila per mendimin tim eshte fondamentale, te krishteret ndahen. Disa e shohin biblen si nje liber midis librave te ndryshem fetare. Ndersa te tjert, si nje liber i vetem, ne te cilin qendron konkretisht mesimi dhe fjala e Krishtit dhen per kishen e Tij. Nuk kam qellim te gjykoj grupimet, por te deshmoj dhe them se, bibla eshte nje liber, ku ne te cilin ne menyre te hapur dhe te zbuluar qendron mesimi dhe fjala e Krishtit, drejtuar kishes se tij. Qe te dalesh ne kete perfundim, nuk do te thote thjesht te kesh nje besim ne Krisht, ashtu sic paten grupi i judenjve te cilin e pame pak me siper. Edhe pse grupi i judenjve besoi ne ato qe JEzusi tha, ata kur u perballen me qendresen qe duhet te benin ne fjalen e Krishtit si e vetmja mundesi per ti bere nxenes te Krishtit dhe te lire, ata nuk pranuan te qenit e tyre si skllever te mekatit. Perse ata nuk e pranuan kete LIRI te deftyer prej Krishtit? Lexoni vargun 33 ku ata i thone Jezusit:
" Ne jemi pasardhes te Abrahamit dhe nuk kemi qene kurre skllever te askujt, si mund te thuash ti se do te behemi te LIRE?"
Pikerisht ky eshte dhe problemi qe ndodh me shume te krishtere sot, te cilet nuk jane ne gjendej te kuptojne te qenit e tyre skllav i mekatit. Ata duke menduar se i perkasin keti apo atij religjioni, mendojne se jan ne rregull me Perendine. Nese marim si mesim konkret kete grupim te judenjve, te cielt besuan ne Jezusin, shohim se, Jezusi nuk u mjaftua vetem me kete pranim qe ata i bene atij. Ai e mori kete GRUP dhe i ZBULOI THELBIN e BESIMIT te GJALLE, te atij BESIMI i cili te BASHKON perjetesisht me KRishti. Vetem pasi ne te jemi bashkuar perejtesisht me KRishti, e kemi PARE te VERTETEN, e kemi PRANUAR ate, e kemi BESUAR dhe jemi bere NJE pjese me te. Vetem pas te kemi arritur ne kete pike te BESIMIT, ne jemi bere te LIRE. Tani nuk ka me KTHIM prapa. Liria ne te cilen ne qendrojme nuk eshte nje produkt i punes sone, si dhe nuk eshte nje aftesi e jona. Shume njeres, te cilet do te perpiqen qe te arrijne kete liri, duke u mbeshtetur ne veprat e tyre, nuk bejne gje tjeter, vecse do te shohin deshtim te njepesnjeshem. Kjo Liri u dha per ne, si rezultat i VEPREs CLIRUESE qe Jezusi beri ne kryq per mekatet tona. Por kete fakt ne jeten e tij mund ta shohe vetem ai qe eshte bashkuar perjete me Zotin. Vetem ky besimtar eshte ne gjendje te SHOHE BRENDA biles mesimin e perjetshem te Perendise, te cilin FJALA e Perendise e deshmon dhe meson ne zemer te tij. Prandaj eshte veshtire te diskutosh rreth bibles, me ata qe jane JASHTE saj, me ata qe e shohin ate thjesht si nje liber kishtar. Per ta ky liber nuk ka asnje funksion pervecse disa historive dhe disa rreguallve te ndryshme. Por Pali ne deshmine e tij dhene Timoteut, e nxjer ne PAH rendesine fondamentale te FJALEs se Perndsie, dhene per besimtarin e shpetuar kristjan. Pali thote se, i GJITHE shkrimi i Perendsie eshte i frymezuar nga Perendia dhe eshte i bobishem per mesim, edukim, disiplinim, bindje, ndreqje simbas drejtesise se Perendise. Dhe ky shkrim ka ne qender te vet, perkryrjen e te krishterit, per ta vene ne pune ate, ne menyre qe ai te kryeje veprat e Perendise. Natyrisht qe kete fakt dhe deshmi te Palit do ta pranoje vetem ai i krishtere i cili sheh ne menyre konkrete qendresen e tij ne fjale te Krishtit, dhe qe ka pare dhe eshte bere i LIRE prej se Vertetes, dmth prej Krishtit. Amin. Zoti ju bekofte.
Deshmuesi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 20-11-2005 mė 17:44
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt