Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Ateizmi, ati i të këqijave që na kanë zënë

    Ateizmi, ati i të këqijave që na kanë zënë

    Një besimtar, shkon një ditë te berberi. Ulet për të qethur flokët, ndërsa nis një bisedë të thekur me berberin. Doli që berberi nuk besonte në Zot dhe filloi të mbronte argumentat e tij, duke thënë se Zoti nuk ekzistonte.
    Besimtari e kuptoi që biseda nuk do dilte gjëkundi, ndaj e mbylli me kaq. Pasi mbaroi punë dhe falënderoi berberin, besimtari bëri drejt derës. E hapi dhe pa në rrugë një njeri të palarë prej muajsh, me flokë dhe mjekër shumë të gjatë dhe të pistë...Atëherë ai u kthye nga berberi dhe i tha: A e di, mendoj se në këtë lagje nuk ka asnjë berber. Ky i fundit i prekur iu kthye: - Çfarë po thua, ja ku jam unë! Besimtari bëri me dorë nga njeriu jashtë në rrugë. Por ai nuk dëshiron të vijë këtu, - tha berberi. Epo - tha besimtari - kështu është edhe puna e Zotit. Ai ekziston, por duhet që të shkojmë ne tek Ai, e jo Ai tek ne…
    Sa herë që diku hapet diskutimi për ekzistencën e Zotit më vjen në mendje kjo histori e bukur. Sa keq që shpeshherë, nga inati apo nga mendjemadhësia, nga injoranca apo mosdija, ne nuk e pranojmë atë që është shkruar e zezë mbi të bardhë: asnjë gjilpërë nuk mund të bëhet pa një mjeshër, asnjë fshat nuk mund të drejtohet pa një kryeplak...
    Por ca nga ne shqiptarët, të ndikuar edhe nga pasojat e historisë sonë të afërt, e kanë të vështirë të kapërcejnë hendekun e ateizmit, ku shumë kanë rënë syresh.
    a) "Dy gjendje frike ka njeriu: Një nga Zoti dhe një nga Kalifi." (Proverb Arab)
    Viti 1967 do të kujtohet, jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në atë botërore, si viti kur një shtet ndër më të vegjëlit në faqe të dheut mori vendimin për të çrrënjosur fenë, duke i privuar shqiptarët nga një e drejtë themelore e njeriut, të drejtën e besimit. Sigurisht kjo mund të ndodhë vetëm në një regjim totalitar. Historia dhe shkrimet e shenjta na japin shembuj të tillë. Hartuesit e këtij akti të shëmtuar, menduan se kështu do të çrrënjosnin besimin te shqiptarët, do t'i bënin ata ithtarë të komunizmit duke fabrikuar kështu "njeriun e ri". Por, si mundën njerëzit të ndërtojnë jetën e tyre, krejt papritur, duke hedhur poshtë atë që kanë bërë prindërit e tyre, dhe prindërit e prindërve, duke shumëzuar me zero ato vlera që kanë mbajtur në këmbë njerëzimin për mijëra vjet? Më tepër se për të dënuar atë akt të shëmtuar, ku rinia si një kope delesh u drejtua për në vendet e shenjta, duke i shkatërruar apo duke i kthyer në stalla lopësh, kinema, qendra kulturore etj., këtu dua të evidentoj jo atë që e nisi stuhinë, por shkatërrimin që ajo la pas. Poeti i madh pers, Sadiu do të thoshte: Mos i rritni fëmijët tuaj si qingja, që nesër të mos i futin në kope si delet...

    Ja, kështu Shqipëria do të përmendej në botë për këtë çmenduri që në dhjetëvjeçarët që e pasuan do të sillte dëme të papara në jetën e shqiptarëve. Ateizmi i ngulitur thellë në shpirtrat e një brezi të tërë, zhveshi vlerat tërësore të një shoqërie; duke nxjerrë në pah anët më negative: egoizmin, grykësinë, vetëgjyqësinë, përjetësimin e njeriut dhe rrjedhimisht, rrënimin e tij. Pasojat e ateizmit shqiptar u ndien në fillim të viteve '90. Frika nga Kalifi, pra frika nga shteti, një shtet pothuajse i shkatërruar, mori fund duke sjellë kaos dhe dhunë nga pas. Pa dyshim, se tek ne shqiptarët kish marrë fund brejtja e ndërgjegjes, pra, ishte shuar frika ndaj Zotit. Ata që mendojnë se mund të bëjnë edhe pa Zotin, duhet të vënë një polic në kokë të çdo njeriu të gjallë në faqe të dheut. A keni menduar ndonjëherë për ato mijëra femra që për një copë bukë, shesin trupin e tyre si në një treg mishi, në rrugët e Evropës? Disa thonë që numri i tyre ka arritur në rreth 30 mijë. A keni menduar për ata të rinj që bëjnë gjithçka për pesë pare të ndyra? Në shoqërinë e dikujt që kishte bërë lloj-lloj punësh përtej detit dëgjova: Kemi bërë gjithçka për lekë-vetëm njerëz nuk kemi vrarë!.. Këto na i solli ateizmi, mohimi i Zotit, a thua edhe kjo i duhej kombit të vuajtur shqiptar.


    b) "Lexo në emër të Zotit tënd që krijoi çdo gjë!" (Kur'ani, Alak:1)
    Pa dyshim shpallja që i erdhi e para profetit Muhamed në shpellën Hira në afërsi të Mekës, ishte: "Lexo…". I zbërthyer në dy kuptime, ky varg i Kur'anit, do të thoshte: lexo tekstet që flasin për Zotin, lexo atë që iu dërgua njerëzve më parë, ndonëse shumë prej tyre u ndryshuan nga njerëzit; lexo pikërisht atë që Engjëlli po i transmetonte Muhamedit, dhe që aktualisht përbën librin e patëmetë të Zotit, Kur'anin. E dyta, ishte leximi i gjithë botës, i sistemit tonë jetik në rruzull, i pemëve, stinëve, i ditës dhe natës, i lindjes dhe vdekjes… Shkrimtari brazilian, Paolo Coelho, në librin e tij më të shitur Alkimisti do të shprehej: "...Është e pamundur që pas gjithë kësaj mrekullie, të mos jetë një Dorë që i rregullon të gjitha…". E jo më kot, Coelho e pranoi pas suksesit të librit se ishte ndikuar kokë e këmbë nga mistiku musliman, Mevlana Xhelaledin Rumiu i famshëm dhe konkretisht nga vepra e tij Mesnevi. Të lexojmë pra, por të mos harrojmë se në fund, do të gjejmë atë që duam, pasi shpesh mendja jonë na pengon të gjejmë atë që duhet.

    c) "Padituria është një dënim nga Zoti, ndërsa dijet janë krahët që na çojnë në qiell!" (William Shakespeare)

    Në fakt shumëkush e mbron ateizmin me mënyra të ndryshme. Kush bazohet në ideologjinë, shpesh në atë që varrosëm në fillim të viteve '90, e kush tjetër në shkencën duke e përdorur atë gabimisht. Feja Islame gjatë historisë ka bashkëjetuar edhe me politikën, por nuk duhet të harrojmë se në thelb ajo është një mënyrë jetese. Po të hapim Kur'anin, do të përballemi me një kushtetutë e cila në mënyrë të detajuar sanksionon jetën e njeriut. Kur'ani është një libër sa hyjnor njëkohësisht aq dhe tokësor, që lidh robin me Zotin, por edhe robin me jetën e vet materiale në tokë. Shumëkush i veshur me petkun e dijetarit, shkencëtarit, filizofit, poetit , historianit etj., ka sulmuar si fenë Islame ashtu edhe fetë e tjera në tërësi. Këto sulme vazhdojnë edhe sot dhe do të vazhdojnë deri ditën e fundit, ditën e Kijametit. Ndonëse këta zotërinj na paraqesin një botë, madje një gjithësi ku zot është njeriu, nuk arrijnë të mbushin zbrazëtinë e tmerrshme që i lind çdo njeriu të thjeshtë në jetën e tij. Kemi parë që edhe persona që nuk besojnë, në një ndodhi të keqe belbëzojnë: O Zot! Këtë e bëjmë edhe kur jemi të gëzuar. Pra, të gjithë Atje drejtohemi, sepse kemi nevojë të mbështetemi diku, pasi shumë gjëra nuk i percepton mendja por shpirti. Një dijetar do të thoshte: Çdo njeri ecën në rrugën që zgjedh vetë, drejt fundit apo pafundësisë së tij… Pra të gjithë ne, e zgjedhim vetë rrugën tonë, por, për ku? Një tjetër fjalë e urtë e një njeriu të mençur thotë: Të gjitha udhët të shpien te Zoti, por cila është më e drejta dhe më e sakta për të shkuar drejt Tij?

    d) Po nëse ka Zot, ti çfarë do bësh? (Ali bin Ebi Talib)
    Një ditë, Aliu po debatonte me një jobesimtar. Ky i fundit i thotë: O Ali, ke bërë kaq të mira në jetë për hir të Zotit, gjithë jetën ia ke kushtuar Atij. Po sikur të mos ketë Zot, që t'i të përballesh në botën tjetër, çfarë do bësh? Aliu i zgjuar iu përgjigj: Asgjë. Nuk do bëj asgjë. Por ti ç'do bësh nëse ka një Zot që duhet të përballesh në jetën tjetër?

    Kjo është çështja. Çfarë do të bëjmë më tej, atje ku nuk ka kuptim e s'na ndihmon dot asgjë e kësaj bote, as pasuria, miqësia, fëmijët, gruaja apo burri? Jemi qenie të mbërthyera në një segment i cili nis e mbaron, që ka një fillim e fund, një lindje e vdekje. Ne nuk mund të dalim e të shohim se ç'ka jashtë tij, vetëm atëherë kur të përballemi me të vertëten e madhe, pas vdekjes trupore të kësaj bote. Por, Zotin mund ta gjejë gjithkush që do ta gjejë atë.
    Gjithkush që do ta gjejë ngushëllimin te ateizmi, ka për ta patur shok vetminë, pijen, braktisjen,nikotinën, mungesën e shpresës, paqartësinë e të ardhmes, frikën nga varri. E ndërsa ata që besojnë, dinë që edhe hallin edhe gëzimin ta ndajnë me Zotin e tyre, duke falënderuar, duke u nënshtruar, duke bërë të mira e duke qënë shpresëplotë. Ne nuk kemi frikë nga guri i varrit, se e dimë që pas tij na pret një tjetër jetë, e dimë që Zoti Mëshirplotë do të na i falë mëkatet e përditshme, pasi Atij nuk i bëmë shok askënd, pasi u munduam që këtë jetë të vështirë ta ndërtonim sipas Kur'anit dhe Traditës së Profetit (a.s.).

    Është koha për të menduar atë që prindërit tanë e bënë gabim në vitin e mbrapshtë 1967 në dheun e shqiptarëve. Është koha për të reflektuar, dhe për të parë se ç'mund të rregullojmë nga ai shkatërrim që në fakt ka prishur efektshmërinë e strukturës së jetës sonë. Jo më kot ne mendojmë se "jemi të mallkuar" dhe se "në këtë vend nuk jetohet". Duhet punë, pasi ne e kemi bërë Shqipërinë të tillë, një vend ku njeriu ha njeriun, ku vëllai vret vëllain, ku babai vret vajzën, ku krimi, imoraliteti dhe korrupsioni po na e helmojnë jetën tonë të përbashkët. Ata që qeshin më shumë, janë më të pikëlluarit që e mbulojnë hidhërimin e tyre me velin e gëzimit, do të thonte vetë shkrimtari komunist, Maksim Gorki.Mos harroni, ajo që i rrit bukurinë bukurisë, është shëmtia e shëmtisë!..

    Pra ne vend qe ti ndergjesonin njerzit se Ka nje Zot mbi to i ndergjegjsonin se mbi cdo njeri ka nje spiun ose polic.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Mosbesimi në Zot drejt zhdukjes
    Sipas specialistëve gjermanë, anglezë dhe amerikanë, numri i përkrahësve të ateizmit po zvogëlohet nga dita në ditë. Specialistët e Universitetit të Oksfordit dhe atij të Mynihut e lidhin këtë me dy arsye: hedhja poshtë me argumenta e idesë së ateizmit dhe ngaqë ateistët kanë dështuar në përgatitjen e njerëzve shembull me vlera të larta morale...
    Në lidhje me temën, Gazeta amerikane "Washington Times" raporton se sipas specialistëve, në këtë drejtim janë bërë 1200 kërkime në Amerikë, Angli dhe Gjermani. Hulumtime të tilla me po të njëjtat konkluzione kanë bërë më parë edhe Universiteti i Harwardit dhe Dukes.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3

    Lightbulb Zoti xh.sh. eshte i Plotfuqishem!

    Po citoj disa ajete Kur'anore:

    ** E për ata që mohuan është njëlloj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. (El Bekare 2:6)

    **All-llahu vëndoi vulë në zemrat e tyre dhe vëshët e tyre, ndërsa në të pamurit e tyre ka një perde, e për ta ka dënim të madh. (El bekare 2:7)

    **Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit. (El Bekare 2:99)

    ** Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do. (El Bekare 2:212)

    ** Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do.... (EL Bekare 2:272)



    Per fund:


    ** All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar! (El BEkare 2:286)

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #4
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Une e kam thene dhe me pare qe Per ne muslimanet injoranca eshte lluks prandaj ua kemi lene materialisteve dhe te tjereve.

    Kurse une keto debate midis te mirave te kesaj bote dhe te mirave te besimit do ti mbyll me nje histori te nje profeti shume te madh Isait birit te Merjemes.

    Djalli e coi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe I tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre. 9. Dhe I tha: Unë do të ti japë të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron. 10. Atëherë Jezusi I tha: Shporru Satan, sepse është shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tënde dhe shërbeji vetëm Atij. 11. Atëherë djalli e la dhe ja, u afruan engjëjt dhe I shërbenin." (Mateu 4/ 8-11)


    Sci e shikoni ky verset tregon qe nuk eshte pasuria dhe pushteti standart per te qene i mire apo i keq.Sepse pasuri ka dhe injoranti, ateisti,budisti krishteri, muslimani mirepo pasuria e tyre nuk eshte kriter i vleresimit te tyre tek Zoti.Kriteri i vetem i vleresimit te njeriut tek Zoti eshte Besimi ne Nje Zot te vetem bindja dhe nenshtrimi ndaj tij dhe largimi nga cdo urdher satanor .Pra megjithese Jezusit iu afrua e gjithe bota dhe pushteti i saj prej Djallit me kushtin qe Jezusi te adhuronte ate ne vend te Zotit , Jezsui zgjodhi adhurimin e Zotit dhe largimin prej keshillave te satanait.

    Pikerisht kjo histori ka nje domethenie te madhe.Shumica e njerezve materialiste por edhe disa pseudobesimtar mendojne se pasuria dhe materializmi i nje qyteterimi eshte domethenes per supremacine e tij.Kurse kjo verset sikurse dhe shume versete ose histori kuranore duke filluar me Muasin dhe Faraonin, me Ibrahimin dhe Nemrudin, me Musain dhe Karunin, Me Muhamedin a.s dhe mbreterit Romake, persiane dhe kryetaret e fiseve arabe qe i afruan ta benin ta benin mbret dhe ti jepnin pasuri sa te donte vetem te linte mesazhion e tij te besimit ne nje Zot te vetem.Por Vula e Porfeteve Muhamedi a.s ju pergjigj:-Sikur ta me vendosni diellin nje njerin krahe dhe henen ne krahun tjeter une nuk heq dore nga mesazhi i shpalljes hyjnore.


    Mirepo shume njerez te paarsimuar mendojne gjithmone duke i pare gjerat me syrin e materies, njerez te verber shpirterisht, njerez qe nuk e dine se kush jane principet, kriteret, standartet e vleresimit, njerez qe mendojne se materialja qeka me e vleshmja se shpirterorja, njerez qe mendojne se bukuria qeka me e vleshme se karakteri dhe morali.Thjesht njerez te pallogjikshem.

    E pra kjo eshte problem i mendjeve njerzore sot.Sepse ne cdo aspekt vleresimi ato i japin perparesi materies.

    Feja Islame asnjehere nuk i jepe perparesi materies kunder shpirterores.Porse ajo ne mynyre te vecante nuk e motivon murgullukun shpirteror per te hequr dore nga materia.Ajo ekulibron ne mynyre te mirefillte shpirteroren dhe truporen , materialen dhe idealen, vepren dhe dijen.

    Eshte e qarte se nese njeriu vetem do punonte nga 14 ore ne dite ose 16 ore atehere edhe nese kete do ta benin vendet muslimane padyshim qe do te ishin me te perparuar se Amerika, Kina e ndonje vend tjeter.Porse feja Islame nuk deshiron qe njeriu te kaloje ne ektermitete pune.Ajo qe deshiron qe njeriu ta racionalzioje kohen e tij ku secila pjese e jetes se tij ti jape te drejten.Te punoje, te rrije me femijet dhe me gruan, te pije nje kafe me shoket, te lexoj ndonje liber,te bej nje shetitje dhe ti falet dhe Zotit per te mirat qe i ka dhuruar.Pra kjo lloj jetese normale eshte mesatare dhe nuk te len qe te behesh shume i pasur por edhe ti japesh hakun dhe te drejten ceshtjeve dhe njerzve te tjere .

    Kurse jeta materialsite "pune pune nate e dite qe te shohim pakez drite, ia ka mbyllur njeriut dyert e shijimit te jetes familjare te shendoshe, jetes se rehatshme, argetimit, leximit dhe diturise dhe kohes se faljes ndaj Zotit.Ore te zgjatura ne pune, turne nate, pra nje jete e cila nuk e normalizon kohen e njeriut ne mynyren e duhur.

    Megjithate vlen per tu theksuar se Japonia eshte nje vend Budist qe ka nje filozofi konfuciane, amerika eshte vend evangjelist, Franca eshte nje vend Ateist, Italia nje vend kaltolik, Turqia nje vend musliman megjithese keto kane zhvillim te theksuar ekonomik duke vecuar pak Turqine na rezulton se asgje fetare nuk i bashkon keto njerez.Pra nese Franca eshte Ateiste dhe Amerika Evangjeliste, ose Japonia konfuciste tregon dhe njehere se besimi fetar nuk luka asnje rol ne ecurine te keqe ekonomike te vendit.

    Po keshtu kemi , rumanine dhe rusine e Krishetere, Kemi korene e veriut budiste , kishim shqiperine ateiste, kemi meksiken dhe argjentinen katolike , kemi vende afrikane shume te varfera qe i perkasin te njetit qyteterim qe i perkaisn dhe vendet e pasura pra kjo tregon qe feja nuk qeka ajo qe percaktoka zhvillimin ekonomik teresisht sepse dy vende me fe te njejte njeri eshte i pasur tjetri eshte i varfer.Amerika dhe Kili psh Franca dhe Shqiperia, Italia dhe argjentina, Turqia dhe Eritrea.


    Pra ka dy ceshtje qe duhet te diskutohen sot.Rehati dhe komoditet familjar dhe njerzor dhe ekonomi mesatare apo materializem pa keto te tjerat.


    Per ate personin qe thote se cfare ndikimi ka pas feja .

    Pa fene njeriu do ishte si kafsha, sdo kishte shtete, sdo kishte norma dhe ligje, sdo kishte moral dhe rregulla njerzore,sdo kishte mendim te sakte dhe dituri te sakte.E shume e shume qe mjafton ti referohesh historise njerzore, shkencave sociologjike, politike etj qe te kuptosh miresite e fese.Sdo kishim tradita dhe kultura te mirrefillta popullore.Do jetonim akoma si njerez pylli.Sdo benim dot dallimin midis te mires dhe te keqes, sdo kishim krijuar koncepte, mendime dhe vizione per mynyren e te jetuarit konform natyres njerezore.Etj etj...
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Thuhet se ateist është dikush që nuk pranon ekzistimin e Krijuesit. Ky është një definicion i mirë, pasi nënkuptojmë se krijuesi, ekzistimin e të cilit ata e refuzojnë është Zoti i vetëm i fesë, Krijuesi i vetëm dhe i vërtetë. Ndryshe, ateistët besojnë në krijues, edhe pse ata nuk i njohin ata me atë term. Kjo është kështu për shkak se ateistët, në përpjekjet e tyre për të gjetur alternativa tjera veç Zotit, për të sqaruar ekzistimin e gjërave të përkohshme që i shohim rreth nesh, zbulojnë disa njësi imagjinare dhe u japin atyre disa nga atributet esenciale të Zotit.

    Për këtë shkak, ateistët materialistë kanë besuar në materien si zot. Mirëpo, kjo materie-zot i tyre, nuk është materia me të cilën ne e njohim në jetën tonë të përditshme; ajo është një gjë që është e përhershme dhe që zgjat përgjithmonë, dhe si rrjedhojë pohimi që është përdorur për të maskuar këtë si fakt shkencor, ”materia as që është krijuar dhe as që do të shkatërrohet”. Por kur t’i pyesish ata se cila është ajo materie e përhershme dhe që zgjat përgjithmonë, do të zbulosh se ata vatëm ëndërrojnë. Materia të cilën mund ta shohim dhe të cilën mund ta tregojmë është materie në formë të trupave të mëdhenj qiellor, në formë të gjërave fizike tokësore, si dhe forma e përbërësve të këtyre gjërave: molekulat, atomet, pjesët sub-atomike, fotonet, etj., që asnjëra prej tyre nuk është e përhershme. Materialistët ateistë kanë besuar në materien e përhershme, prapa të gjitha gjërave të tilla materialiste që vijnë e shkojnë, por paraqitja e teorisë së ”shpërthimit të madh” [big bang] shkatërroi të gjitha shpresat për ekzistimin e materies së tillë. Shkenctarët tani besojnë se çdo gjë – materia, energjia, madje edhe hapësira dhe koha – kanë pasur fillim. Në fjalë, ata flasin për momentin e krijimit të të gjitha gjërave.

    Edhe një zot tjetër i tillë imagjinar është Natyra (me shkronjë të madhe N). Natyra të cilën e njohim është tërësia e gjërave natyrore. Por kur na tregohet se Natyra e bën këtë ose atë, siç preferojnë ateistët të thonë, ne e ndjehemi të humbur. Çka është ajo Natyrë? Nëse ajo Natyrë është kjo që e njohim, atëherë si mund të shkaktojë ose të krijojë vetveten? Por nëse është diçka tjetër, atëherë ne dëshirojmë të kemi dëshmi për ekzistimin e saj.

    E njëjta gjë vlen edhe për Evolucionin. Tani evolucioni, siç thuhet shkenctarisht, është “procesi gradual sipas të cilit llojllojshmëria e jetës së bimëve dhe kafshëve është zhvilluar nga organizmat e hershme dhe më primare…” (Concise Science Dictionary). Por, Evolucioni i ateistëve nuk është ky proces, por në të vërtetetë ai është agjenti që e sjell këtë proces. Vetëm në këtë kuptim joshkencor dhe imagjinar, evolucioni mund të merr vendin e Zotit; ndryshe, një besimtar që e pranon teorinë e evolucionit mund shumë lehtë të përshtat atë me besimin e tij në Zot, duke thënë se ai proces është vetvetiu punë e Krijuesit.

    Nga ana tjetër, ekzistojnë ateistë të cilët, në një mënyrë të gabuar thonë se ata besojnë në Zot; por pas një testimi, zoti i tyre del se është zoti i ateistëve. Këtu iu referohem njerëzve si Ajnshtajni, për të cilin disa kanë thënë se ai ka qenë besimtar, por në të vërtetë zoti i tij nuk ka qenë Zoti, Krijuesi në të cilin të gjithë ne besojmë. Ajnshtajni ka deklaruar se ai ka beusuar në “zotin e Spinozës”, që do të thotë, në zotin që është identik me universin, dhe i cili, si rezultat i kësaj, nuk përzihet nga jashtë në punën e tij. “Njeriu që është i bindur për veprimin universal të rregullit dhe shkakut”, thotë Ajnshtajni, “nuk mund për një moment të ndryshojë idenë e qenies që përzihet në rrjedhën e ngjarjeve” (I cituar nga Hans Kung, Does God Exist? [A ekziston Zoti?] Vantage Books, 1981, fq. 629).

    Prandaj të gjithë ateistët në të vërtetë janë politeistë, ose mushrikë. Sipas Islamit, mushrik, është një person që beson në një zot ose në zotëra tjerë përveç Tij, ose në përjashtim të një Zoti të vërtetë, ose i cili iu lutet atyre zotërave, madje edhe nëse ai po ashtu i lutet Zotit të vërtetë.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    ATEIZMI DHE KRITIKA E TIJ

    1. Rreth termit “Ateizm”


    Termi ateizm është një koncept filozofik që tregon mendimin reaksionar ndaj të besuarit në egzistencën e Zotit. Në një superfuqi të pavarur nga fenomeni kohë. Superfuqi e cila ka krijuar dhe krijon gjithësinë nga asgjëja, i jep formë asaj, e rregullon dhe vendos ligje në të. Në saje të këtyre ligjeve u jep mundësinë e të jetuarit gjallesave.
    Fjala ateizm rrjedh nga fjala greke “Theos” e cila ka kuptimin “Zot, Perëndi”. Dhe nga fjala “Theos” ka dalur botëkuptimi theism që do të thotë “Besimi në Zot”. Ashtu si fjalët “politikë” dhe “normal” kur marrin parashtesë n “a” bëhen “apolitik” dhe “anormal” që tregojnë “të mos qenurit politik”, “të mos qënurit normal”, gjithashtu pra edhe fjala “theism” kur merr këtë parashtesë tregon “të mos qenurit theist/mosbesimi në Zot”.
    Këto ishin shkurtimisht kuptimet terminologjike dhe etimologjike të fjalës atheism. Mirëpo nëse i hedhim një vështrim më të gjerë, do vërejmë se fjala “atheism” nuk ka qenë dhe nuk është e kufizuar vetëm me mohimin e ekzistencës së Zotit. Ndjekësit e këtij betëkuptimi, pra ateistët, mohojnë, refuzojnë, injorojnë, njohin si bestytni të gjitha vlerat me burim fetar ose cdo gjë që i përket fesë. Pra, do ishte më e drejtë që kjo fjalë të ekuivalizohej me termin “a-fetarizëm”, madje nuk do ishte gabim edhe termi “anti-fetarizëm”.

    2. Një historik i shkurtër mbi të quajturit ateistë në botën Perëndimore

    Historia na tregon se përvec atyre që vetëquheshin ateistë, shumë mendimtar janë fajësuar me ateizm, ngase kanë mohuar apo kanë shpjeguar pak më ndryshë doktrinat e popullarizuara fetare të periudhës së tyre. Psh. Sokrati është quajtur ateist ngase refuzoi perënditë e Greqisë së Lashtë dhe ngase u drejtua në një lloj monoteizmi/tevhidi. Spinoza ngase fjalën Zot e pranon si më të gjërë se fjalën “Jehova” është quajtur ateist. Fichte megjithëse ishte një nga kundërshtarët e ateizmit, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë etiketës ateist, sepse bënte shpjegime të ndryshme nga tradicionalia. Këto dhe plot shembuj të ndryshëm si me Galileon, Xhordano Brunon, Vaninin dhe të tjerë tregojnë se në botën perëndimore nuk kishte ndonjë normë që një përson të akuzohej ateist, por mjaftonte të refuzonte apo të pranonte ndryshë doktrinat tradicionale fetare.


    ATEIZMI NE BOTEN ISLAME

    Duhet të theksojmë menjëherë se përpjekjet e bëra nga myslimanët e parë nuk ishin ndaj ateistëve por kundër politeistëve, mushrikëve, atyre që besonin në më shumë se një Zot. Në Kur’an nuk vërejmë ndonjë verset të lidhur direkt me ateizmin. Gjë e cila na tregon se në periudhën e Profetit të fundit, në atë zonë nuk ekzistonte një problem i tillë. Dhe ne e dimë se edhe idhujtarët mekas besonin se idhujt ishin vetëm ndërmjetësues tek Zoti i vërtetë. Pra, ata besonin në Zot.
    Ateizmi në botën islame kurrë nuk ka qenë një problem serioz. Ngase nuk ka lindur dhe nuk i janë dhënë mundësitë të zhvillohej në sistemin e besimit islam. Për këtë arsye, në literaturën islame nuk gjindet ndonjë term ekuivalent që të ketë kuptimin e ateizmit. Por si terma të përafërta me fjalën “ateist” janë fjalët “kafir”, “zindik”, “mulhid” dhe “dehri”.
    Besimi islam këshillon besimtarët të distancohen nga akti i etiketimit të tjerëve me terma si “mohues”, “i pafe”, “i devijuar”, etj. Jo aq sa në botën perëndimore, por edhe në historinë islame nuk kanë munguar njerëz të etur për t’i vulosur të tjerët. Fatkeqsisht, këtë akt kaq me shumë përgjegjësi dhe delikat vazhdojnë ta bëjnë edhe në kohët e sotme disa njerëz me njohuri të mangëta apo të gabuara islame të dezinformuar për etikën dhe kujdesin islam.
    Imam Gazali thotë se besimtar quhet ai i cili beson në tre pika: Tevhid, Nubuvvet dhe Me’ad. 1. Në njësinë e Zotit. 2. Në Profeci. 3. Dhe në Botën Tjetër. Duke marrë shkas nga ky mendim i këtij dijetari erudit, ne mund të themi se ateist mund të jetë një person që mohon njërën nga këto.

    Ateizmi si një problem filozofiko-teologjik mund të analizohet nga disa prizma të ndryshme. Si psh. Analizimi i rrymave ateistike, Analizimi i faktorëve burimor të ateizmit dhe analizimi kronologjik i ateistëve. Ndërsa ne e shohim më të përshtatshme që kjo cështje të shtjellohet nga kjo e fundit. Pra, tashi do përpiqemi të analizojmë shkurtimisht mendimet thelbësore të ateistëve kryesorë.
    Do e filloj me ateizmin pozitivist të Ogys Komtit, duke vazhduar me ateizmin antropologjik të Fojerbahut, ateizmi sociopolitik i Marksit, ateizmi psikanalitik i Frojdit, ateizmi ekzistencialist i Nices dhe Sartrit dhe për ta mbyllur me ateizmin ideologjik të Enver Hoxhës dhe komunizmit shqiptar.


    MENDIMET ATEISTIKE

    1.Pozitivizmi i Komtit


    Shekulli XVIII. Shën Simoni dhe shokët e tij ofrojnë një ilac të ri për shërimin e plagëve të thella të njerëzimit: POZITIVIZMIN. Rryma që mban këtë sigël, pranon si të vërtetë të vetme shkencën dhe përjashton cdo gjë që nuk hyn nën analizat shkencore. Pastaj këto mendime i vazhdon filozofi francez Ogys Komti i cili vlerëson si frut të fantazisë cdo dituri metafizike dhe teologjike. Ai, me një botëkuptim evolucionist thotë se njeriu kalon tre faza dhe me kalimin e kohës piqet intelektualisht. Faza e parë është ajo Teologjike, e dyta Metafizike dhe e treta Pozitiviste. Sipas tij, cdo njeri fillimisht është brënda botës teologjike, e cila do të thotë, të shpjegosh cdo gjë me shkak Perëndinë, Perënditë apo shpirtin. Metafizika, që përsëri sipas tij është “shpjegimi i gjithckaje me dukuri mbinatyrore” përbën shkallën e dytë që përjeton njeriu. Ndërsa grada më e lartë sipas Komtit është periudha Pozitiviste. Në të cilën njeriu dashje pa dashje largohet nga botëkuptimet “absurde”. Këto mendime të Komtit kanë ndikuar tek disa njerëz, mirëpo ai është përballur edhe me kritika serioze, madje edhe nga vetë ateistët e mëvonshëm, si Sartri. Ogys Komti presupozonte se njerëzimi duke iu drejtuar shkencës/pozitivizmit do largohej nga feja dhe do zhvillohej. Me të vërtetë sot ka një zhvillim marramendës si tekologjik ashtu edhe në botën e mendimit. Mirëpo, në të njëjtën kohë edhe feja është në gjallërinë e saj maksimale. Të gjithë shkencëtarët e mëdhenj besojnë në Zot bashkë me miliona njerëz. Përvec kësaj, vështrimi që i bën Komti shkencës dhe fesë si dy pole të kundërta, është i pavlerë për sistemin e besimit islam. Feja islame jo vetëm që kurrë nuk ka pasur ndonjë njollë me emër “antishkencore”, ajo nuk është as a-shkencore. Ne tashmë po e shohim këtë fakt me anë të dokumentarëve, kryesisht të Harun Yahya-s se si zbulimet e sakta shkencore po vërtetojnë faktin mrekullor të Kur’anit. Pastaj, myslimanët përherë kanë kontribuar shumë për zbulimet shkencore, kanë nxitur për edukimin e lëndëve egzakte dhe kanë ruajtur dhe zhvilluar mendimin filozofik, sociologjik dhe psikologjik sa që tashmë shumë shkencëtarë perëndimorë nuk e fshehin se rilindja perëndimore është dhuratë e botës islame.

    2. Ateizmi Antropologjik i Fojerbahut

    Fojerbahu studion dy vite teologji. Pasi merr një lëkundje në besim, kalon në filozofi. Ishte një nga nxënësit e Hegelit. Për arsye të mendimeve të tij materjaliste pengohet në karieren e tij akademike. Ai, vecanërisht ndaj konceptit “Zot” mban një qëndrim të ashpër. Sipas tij, koncepti “Zot” është pasojë e reflektimit jashta të natyrës së vetë njeriut. Ai thotë se besimi i njeriut në Zot është përgënjështrim i identitetit të vet, tjetërsim nga vetvetja dhe varfëri. Sepse në këtë rast njeriu vlerat e veta ia dedikon/jep dikujt tjetër. Sipas tij, besimi në Zot si dhe koncepti “Zot” shfaqet, formohet në psikologjinë njerëzore me kalimin e kohës. Ky është një pohim i shumëpërdorur prej shumë ateistëve. Mirëpo këtë mendim e kanë refuzuar mjaft filozofë. Këta të fundit kanë thënë: besimi në Zot është pjesë e natyrës së njeriut dhe kjo vjen nga lindja e njeriut. Psh. Dekarti ka thënë se në thelbin e njeriut ndodhet mendimi i një zoti të përsosur, këtë mendim që njeriu e sjell nga lindja e ka vendosur vetë Zoti. Dhe sipas Dekartit ky është argumenti më i bukur për egzistencën e Zotit. Përvec filozofëve, tashmë edhe vetë shkenca e ka vërtetuar se njeriu ndjenjën e të besuarit në Zot e bart që nga lindja. Revista angleze TIME, në nëntorin apo dhjetorin e kaluar 2004 në faqen e parë shkruante: “The Gen Of God/Geni i Zotit”. Bënte fjalë për një studim të bërë nga një shkencëtar-biolog anglez, i cili hedhte tezën se kishte zbuluar që tek cdo njeri gjindej një gen që nxiste besimin në Zot. Ky zbulim u bë shkak i mjaft diskutimeve në Amerikë dhe në Europë. Përderisa njeriu këtë gen e mban me vete që nga lindja, kush ia vendosi në trupin e tij? Besoj se përgjigjen më të bukur kësaj pyetjeje ia jep Dekarti kur thotë: “kjo është sikur firma e një piktorit që hedh në cepin e pikturës së tij për të treguar se është i zoti i asaj vepër.”

    3. Ateizmi sociopolitik i Marksit

    Botëkuptimi i Marksit është një reaksion ndaj sistemit kapitalist Perëndimor. Kështu që, për të kuptuar Marksin duhet të kemi parasysh gjëndjen e popullit Perëndimor gjatë dy shekujve të fundit dhe mendimet e tija duhen vlerësuar pikërisht nga kjo korrnizë.
    Marksi ashtu si Ogys Komti është interresuar për gjëndjen e popullit dhe ka dashur ta riformojë gjëndjen politike dhe ekonomike pasi ka vërejtur probleme. Ai vëren se klasa borgjeze duke pasur në duar mjetet prodhuese po ushtronte dhunë ndaj klasës puntore-proleteriane. Duhej t’i jepej fund kësaj pabarazie dhe padrejtësie. Sipas Marksit, rruga më e shkurtër për të realizuar këtë ishte; të sillej në pushtet një klasë punëtore, si do si të jetë. Për këtë, sipas marksistëve, edhe dhuna mund të përdorej.
    Sipas Marksit, nuk është e thjeshtë sa duket t’u merret bergjezëve nga duart fuqia prodhuese. Sepse ata posedojnë armë të fuqishme. Njëra nga këto armë është feja. Kështu, sipas tij, feja e cila përdorej si mjet për të shtypur dhe shfrytëzuar njerëzit duhej eliminuar. Feja bënte detyrën e opiumit.
    Marksi duke i dhënë fesë një rol mpirës, opiumi, përvojën njerëzore është munduar ta shpjegojë me një teori të vetme: idealet, personalitetin, besimin, sjelljet dhe karakterin i njeriut e ka zbritur në përbërjen e tij materiale. Sa do që pati përpjekje të mëdha, nuk pati sukses dhe marksizmi nuk mbeti i qëndrueshëm. U morën disa suksese politike, mirëpo nuk mundën t’ia heqin nga zemra njerëzve besimin në Zot.
    Sipas Marksit, të besosh në Zot do të thotë të përkrahësh klasën borgjeze, të punosh për të. Faktikisht, në perëndimin e shekullit 19, 20 mund të hasim në disa pika që mund t’na bëjnë t’mendojmë se ka të drejtë Marksi. Mirëpo ai gabon kur e përgjithëson këtë. Perëndimi dhe kultura perëndimore nuk është një shembull i përgjithshëm për t’gjithë njerëzimin. Cdo njeri duhet ta dijë se një popull mysliman ideal nuk mund të jetë kurrë kapitalist. Kjo nuk përputhet me etikën islame. Feja islame që në ditët e para ka qëndruar pranë atyre që u është bërë padrejtësi. Është bërë jelek shpëtimi për të shtypurit, të përbuzurit dhe të dobëtit. Këtë mund ta shohim si tek personaliteti i Profetit të fundit Muhammed, ashtu edhe tek pasardhësit e tij.
    Pra, shqetësimi i Marksit për fenë nuk ka vlerë për besimin islam. Mendimet e tija janë të lidhura ngusht me politikën dhe gjëndjen e popullit ku ai jetonte. Marksi të gjitha fetë i vë në një peshore. Nganjëherë jep shmebuj nga historia islame. Por disa shembuj të shtrembëruar nga realiteti, të shkëputur nga prapaskenat dhe nga kushtet sociale, ekonomike dhe kulturore. Është më se normale për një njeri si Marksi që mban qëndrim ideologjik për historinë të thotë se “Islamizmi i shpall jashtëligjit të gjithë të tjerët dhe krijon gjëndjen e armiqësisë të vazhdueshme midis myslimanëve dhe jomyslimanëve.” Harron Marksi se paraardhësve bashkëfetar të prindërve të tij, hebrenjtë ndërkohë që ekzekutoheshin, dëboheshin dhe interrnoheshin gjithandej ishte shteti islam Andaluzian ai që u hapi dyertë për të dhe që jetuan me shekuj me rrallë në harmoni. Pastaj përsëri hebrenjtë ishin ata që gjetën mbështetjen e supërfuqisë Osmane, madje –sa për kuriozitet- 400 familje hebreite Osmanët dërgojnë në Shqipëri për të gjallëruar tregtinë shqiptare. Sikur islamizmi të ishte ashtu si pohon Marksi dhe marksistët, në Turqinë e sotme me 99% myslimanë nuk do ishin mbi 400 kisha e po aq sinagogë të ndërtuar që nga periudha Osmane. Në fenë islame nuk ka dhunë! Nuk pranohet besimi i imponuar.

    4. Ateizmi Psikanalitik i Frojdit

    Në kohët moderne disa psikologë me në krye Frojdin janë munduar të hedhin poshtë besimin në Zot duke përdorur metodat e psikologjisë, gjë e cila nuk është nga objektivat e kësaj fushe. Kështu, dashje pa dashje kanë treguar një qëndrim ideologjik në emër të shkencës.
    Si do qoftë, Frojdi dhe të tjerë që mendonin si ai kanë bërë mjaft studime të dobishme të pamohueshme lidhur me gjëndjen shpirtërore të njeriut. Ndërsa ne lidhje me besimin në Zot janë treguar me paragjykime dhe kanë arritur në përfundime të gabuara.
    Menjëherë dua ta theksoj një nga gabimet e tij. Ai studion fetë primitive Afrikane dhe fenë e Greqisë së Lashtë dhe përfundimet që nxjerr nga ato i përgjithëson me të gjitha fetë e tjera. Kur cdo besimtar monoteist i refuzon këto besime dhe i kategorizon në grupin e besimeve të kota me plot bestytni. Konkretisht feja islame është kundër totemizmave dhe fetishizmave që ka studuar ky psikolog. Të njëjtin gabim bënte edhe Fojerbahu kur jepte shembuj nga mitologjia Greke duke menduar se të gjitha fetë janë si përallat e Greqisë së Lashtë.
    Frojdi studion shqetësimet psikologjike të shfaqura tek pacientët. Dhe ka hedhur hipotezën se këto shqetësime rrjedhin nga dhuna e popullit, e ligjeve, e familjes dhe e fesë. Sipas tij, dëshirat janë shtypur dhe janë hedhur në nëndërgjegje si pasojë e kësaj dhune. Këto dëshira të hedhura në nëndërgjegjen e njeriut dhe të pangopura janë bërë shkak të shfaqen disa shqetësime në përbërjen e njeriut dhe i ka nxitur ato për sjellje jonormale.
    Frojdi, themelin e besimit në Zot e ka kërkuar në lidhjen psikologjike midis fëmijës dhe babait të tij. “Frika, preokupimi dhe ndjenja e fajësimit që njeriu përjeton në periudhën e fëmijërisë janë faktorët e rëndësishëm që kanë bërë të shfaqet besimi në Zot” thotë Frojdi. Mirëpo ky lloj arsyetimi që përdorte Frojdi për besimin në Zot mund të përdoret shumë lehtë edhe kundër ateizmit. Xhelozia e fëmijës ndaj babait, frika nga ai, përpjekja që të shpëtojë sa më parë nga pamundësia e rezistimit të dhunës së ushtruar nga i ati mund ta drejtojë të refuzojë ekzistencën e Zotit dhe mund të bëhet i pafe. Pra, metoda e përdorur nga Frojdi nuk duket e shëndoshë.

    5. Ateizmi ekzistencialist i Nices dhe i Sartrit

    Nice duke thënë “Zoti vdiq, Atë ne e vramë” ka shprehur se donte një jetë pa Zot. Vdekja e Zotit, sipas tij, është zhdukja dhe heqja e konceptit Zot nga mendja e njeriut. Atëherë, sipas Nices, njeriu do e rifitojë lirinë dhe krenarinë dhe përsëri ai vetë do e formojë identitetin e tij.
    Parulla “Zoti vdiq!” ishte dhe akoma është një parullë e shumë përdorur dhe e shumë pëlqyer nga shumë e ateistë dhe intelektualë si në të kaluarën ashtu edhe në kohët e sotme. Tregohet kur në kohen e Nices kjo fjalë e tij shkruhej gjithandej nga ithtarët e tij. Në një mur të madh shkruhej me germa të mëdha “Zoti vdiq!” dhe menjëherë poshtë “Nice”. Pasi vdiq Nice, besimtarët fshinë parullën e ndjekësve të Nices dhe shkruajtën: “Nice vdiq!” dhe poshtë parullës: “Zoti”, për të treguar se kujt i përket vdekshmëria..
    Sartri i ndikuar nga Nice është shprehur se që të jetë njeriu i lirë duhet të mos ekzistojë Zoti. Sipas tij, në se Zoti ekziston atëherë liri nuk ka. Sipas këtyre mendimeve, kuptojmë se ata që nuk besojnë në Zot janë të lirë. E vërtetë është kjo? Pse, besimi në Zot bëhet pengesë për liri?
    Faktikisht si Nice ashtu edhe Sartri më tepër se të hedhin poshtë besimin në Zot, ata arsyetojnë nga aspekti etik se nuk duhet të jetë Zoti. Përvec kësaj, mendimet e Nices dhe të Sartrit ne nuk duhet t’i mendojmë si kritika të drejtuara fesë islame. Sepse “zoti” që refuzojnë këta të dy filozofë, nuk është zoti i besimit islam. Edhe mendimet e tyre janë të lidhura ngusht me realitetin e kulturës së tyre. Projektet dhe idealet e tyre nuk duhet t’i mendojmë si norma universale.
    Këta të dy, vecanërisht Sartri kur tregon se për të qënë i lirë nuk duhet të jetë Zoti, ai shton se nëse ka besim nuk ka as vlera morale. Pra, sipas tij, një besimtar është i pamoralshëm. Kjo është një hipotezë shumë e dobët. Cdo fe predikon për moral, madje edhe fetë jo-hyjnore. Tashi, nëse një përson që beson në Zot, nga ana tjetër sillet edhe jomoralshëm kjo nuk duhet të kërkohet në fe, apo tek Zoti, por tek vetë përsoni dhe këto janë shëmbuj të përjashtuar.

    6. Ateizmi i Enver Hoxhës

    Ky version ateistik nuk ka ndonjë specifikë që të emërohet si një lloj i ateizmit. Këtë e rrallita më shumë që të mundohem të tërheq sa do pak kureshtjen teleshikuesve.
    Fryma ateistike e ushtruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri hyn në Ateizmin Ideologjik që e ka zanafillën me Marksin. Ndërsa nga vetë marksistët ky ateizëm është quajtur “Ateizmi Shkencor”.
    Enver Hoxha sa po kalon në postin e sekretarit të parë të komunitetit qëndror, ai shpall si tradhëtarë mjaft klerikë. Sipas studimeve të fundit, këtë gjë ai e bëri ngase i shikonte si rivalë të tij. Pastaj, ai ndoqi një politikë me propagandë se feja është një ndjenjë armiqësore mes njerëzish, e cila nxit për tradhëti ndaj atdheut dhe për prapambetje dhe duke thënë se gjoja populli vetë nuk e donte më fenë, ai shpalli luftë të hapur kundër fesë. Prishi apo shndërroj institucionet fetare dhe ndaloi rreptësisht me vite të tëra praktikimin e ritualeve fetare.
    Në shkrimet e Enver Hoxhës nuk shohim ndonjë kritikë të mirfilltë që i bën fesë. Vetëm më 1967, në letrën e drejtuar komiteteve të partisë na bie në sy një vlerësim i shkurtër që bën në lidhje me fenë. Ai bën një pyetje: “C’lidhje mund të kenë ëndërrimet e Muhametit me realitetin tonë të shekullit të 20-të? Asnjë lidhje!” përgjigjet ai. Po mirë, i drejtohemi ne tani, cfarë lidhje mund të ketë me shekullin tonë të merret një sistem si Dialektika e kopjuar nga Demokriti, nga shekulli 3-4 para erës sonë, nga ata njerëz që shumica mendonin se hëna është rrotull djathi dhe që gjuanin me shigjeta lart për të acaruar perënditë e tyre? Kjo u duket më e arsyeshme??

    Si përfundim mund të themi se, nga aspekti i besimit islam, përpjekjet e ateistëve janë të pavlera. Teoritë e tyre janë jokoherente, irracionale, joobjektive dhe të pamundshme që të përgjithësohen. Ata nuk kanë hedhur poshtë asnjë nga vlerat dhe nga parimet e besimit Islam.

Tema të Ngjashme

  1. Ateizmi
    Nga KVS në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 272
    Postimi i Fundit: 24-05-2020, 06:16
  2. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  3. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Jeta pa fe eshte projekt pa garanci
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2004, 22:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •