Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Immanuel Kant

    KRITIKA E GJYKIMIT

    i biri i njė saraēi, Immanuel Kant u lind me 22 Prill 1724 ne Konigsberg (Kaliningrad) ne East Prussia dhe vdiq po aty me 12 Shkurt 1804. Pas vdekjes se te atit me 1846, largohet nga universiteti dhe punon pėr plot 9 vjet rresht si tutor nėpėr familje te ndryshme ne rrethinat e qytetit te lindjes. Me 1755, kthehet ne Konigsberg dhe pasi merr diplomėn punon deri me 1770 si Privatdozent (profesor i paguar vetėm nga studentėt). Kushtet e vėshtira ekonomike i pėrmirėsohen vetėm ne moshėn 46 vjeēare, kur ai emėrohet profesor i filozofisė ne katedrėn e logjikės dhe metafizikės, post qė e mban deri ne virin 1797. Jeta e tij private zakonisht pėrshkruhet si e pėrmbyllur ne kėtė kornizė: s'u largua pėr asnjė dite nga Kaliningradi (sot pėr nder te filozofit te madh thirret ndryshe edhe Kantgrad) dhe s'u martua kurrė. .

    Nga pikėpamja filozofike, sistemi ideor i Kant-it skicohet si njė sistem i kritikės transcendentale qė priret drejt agnosticizmit nė teologji dhe mbėshtetjes se kėndvėshtrimit te Kristianizmit si njė fe jo-dogmatike. Ai njihet gjithashtu edhe si themeluesi i filozofisė kritike, por megjithatė kontributi i tij me gjenial pėr filozofinė ėshtė "revolucioni kopernikan" qė ai i kreu kėsaj shkence, duke zbuluar se ėshtė pikėrisht pėrfaqėsimi ai qė i bėn te mundur objektet e jo objektet ato qė bėjnė te mundur pėrfaqėsimin e duke e shpallur kėshtu mendjen njerėzore si je udhėnisėse aktive te eksperiencės e jo si njė pritėse pasive te perceptimeve.
    Zakonisht aktiviteti shkencor dhe filozofik i Kant-it ndahet ne dy periudha: Periudha "parakritike" qė shtrihet prej viteve 1747 - 1781, pra viti i botimit te "Kritikės se arsyes se kulluar" dhe periudha "kritike" qė shtrihet deri ne vitin 1794.

    Periudha "parakritike"

    Ne kėtė periudhė duke vazhduar traditat natyraliste shkencore te filozofisė matérialiste, Kant-i parashtroi njė varg idesh hipotezash mbi zhvillimin e natyrės te cilat i "dhanė rund sundimit absolut te mėnyrės metafizike te mendimit ne shkencat e natyrės". Nisur nga ligjet e Kepler-it dhe Njuton-it dhe pėrllogaritjet e Lajbnic-it, ai ėshtė gjithashtu dhe autori i hipotezave te famshme mbi formimin e planetėve nga mjegullnajat (re grimcash dhe pluhuri), mbi ekzistencėn e galaktikave te tjera jashtė galaktikės sonė, mbi ndikimin e baticave dhe zbaticave ne rrotullimin e tokės rreth vetes, mbi prejardhjen natyrore te racave te sotme njerėzore, etj. Pra, shihet se ne kėtė periudhė, Kant-i edhe pse jo ne mėnyrė plotėsisht te ndėrgjegjshme gjendet ne pozitat e materializmit. Vetėn ne periudhėn e dytė, pas viteve 1770 ai do te kalonte ne pozitat e idealizmit "kritik" apo transcendental. Ndėr veprat kryesore te kėsaj periudhė mund te pėrmendim; "Mendime mbi njė vlerėsim tė drejtė te forcave jetėsore" (1747); "Mbi format dhe parimet e botes se kuptueshme dhe te arritshme" (1770) dhe "Njė shpjegim i ri mbi parimet e para te njohjes metafizike" (1775).

    Periudha "kritike"

    Vepra e pare ku Kant-i u shfaq si njė pėrfaqėsues i kritikės transcendentale ėshtė njėkohėsisht edhe vepra e tij me madhore "Kritika e arsyes se kulluar" e botuar se pari né vitin 1781 dhe e ribotuar me 1787 (botim ky te cilin Schopenhauer-i e trajtonte si me te plotė e me pėrfaqėsues). Ėshtė pėr t'u theksuar se kjo vepėr u shkrua prej autorit ne njė moshė vėrtet te thyer, 57 vjeē. Aq me tepėr qė ajo shėrbeu si njė porte qė i hapi udhė njė projekti te tėrė gjigant filozofie, qė u pasua nga dy kritika te tjera te famshme si "Kritika e arsyes praktike" (1788) dhe "Kritika e gjykimit" (1790). Eksperienca e gjatė psikologjike e bazave dhe e te vėrtetave metafizike e kryer pėrgjatė shumė viteve te mėsimdhėnies, se bashku me kontradiktat e hapura qė ai zbuloi ne shkencat fizike apo ne pėrfundimet e Hume-it lidhur me analizėn me analizėn e parimeve te shkakėsisė e "zgjuan me se fłndi Kant-in nga njė gjumė i thellė dogmatik", duke e drejtuar aktivitetin e tij kah njė koncepti te ri filozofik. Kėshtu ne dy kritikat e "arsyes", ai u pėrpoq te provonte se ėshtė e pamundur te ndėrtohet njė sistem i dijeve filozofike (duke shprehur kėshtu nihilizmin e vet kundrejt te gjitha filozofīve te mėparshme), pa u studiuar ne mėnyrė paraprake format e njohjes dhe pa u pėrcaktuar shkalla e aftėsisė njohėse te njeriut. Megjithatė, duke i studiuar kėto probleme nga pozita krejt formale dhe te shkėputura nga historia dhe pėrmbajtja e njohjes njerėzore, ai ra ne pozitat e agnosticizmit.
    Pėr rrjedhim, filozofia e tij ne thelb mund te quhet "kriticizėm", pasi pėrfaqėson njė shqyrtim te njohjes dhe "transcendentale", pasi qėllimi i saj ne shqyrtimin e kėsaj njohjeje ėshtė pėrcaktimi i formave apriori ose transcendentale. Pra problemi i filozofisė, shprehur sipas fjalėve te tij, ėshtė t'u japė pėrgjigje kėtyre tre pyetjeve" "Ē'mund te dimė?", "Ē’duhet te bėjmė?" dhe "Pėr ēfarė mund te shpresojmė?". Secilės prej kėtyre pyetjeve i pėrgjigjen tre doktrinat e kritikave te tij, ndaj ėshtė e pashmangshme qė secila pjesė e kėsaj trilogjie te gjykohet e ndara nga te tjerat, edhe pse pėrmendet shpesh se pėrgjigja e pyetjes se dytė dhe te tretė varet nga pėrgjigja e se pares: pra, detyra dhe fati ynė mund te pėrcaktohen vetėm pasi te jeté kryer njė studim tėrėsor i njohjes njerėzore.

    "Kritika e gjykimit"

    Midis arsyes spekulative, qė ėshtė aftėsia e njohjes dhe arsyes praktike qė ėshtė aftėsia e veprimit te vullnetshėm gjendet edhe njė aftėsi tjetėr, te cilėn Kant-i e quan gjykim e qė ėshtė aftėsi e vlerėsimit estetik. E ashtu siē e vėrteta ėshtė njė objekt i dijes dhe e mira njė objekt i veprimit, po kėshtu edhe e bukura dhe fīnaliteti (qėllimėsia) e saj, janė objekte te gjykimit. Kėshtu, pikėrisht ne sajė te kėtij pėrdorimi te veēantė te fjalės gjykim, Kant-i arrin ta vendosė
    veten jashtė klasės se shkencėtarėve qė i trajtojnė pėrbėrėsit e bukurisė si cilėsi te perceptuara prej shqisave. Ne kėtė mėnyrė, duke e reduktuar bukurinė ne elementė te intelektualitetit, ai shfaqet si njė intelektualist ne estetikė. Kėshtu pėr te, e bukur ėshtė ajo qė fal ne mėnyrė universale dhe te domosdoshme njė kėnaqėsi te pa interesuar, veēan nga ēfarėdolloj koncepti te caktuar e pėr rrjedhim, dallon qartė prej se dobishmes apo se pėlqyeshmes.
    Megjithatė, Kant-i tregohet mjaft i kujdesshėm te vėrejė se gėzimi ndaj se bukurės nuk ėshtė thellėsisht intelektual, siē mund te jetė, psh, kėnaqėsia qė ne provojmė ne kundrimin e se pėrsosurės. E kjo pėr shkak se pėrsosshmėria i drejtohet vetėm intelektit, kurse e bukura u drejtohet gjithashtu edhe emocioneve apo aftėsisė estetikė. Ne lidhje te ngushtė me te bukurėn, shfaqet dhe finaliteti, pasi ėshtė gjykimi - qė nga njėra anė na mundėson te perceptojmė dhe te gėzojmė aspektin estetik te natyrės dhe artit, po ajo aftėsi qė nga ana tjetėr, na mundėson te perceptojmė se ne shumėllojshmėrinė e pamasė te eksperiencės sonė gjendet pikėrisht dėshmia me e qartė e kėtij finaliteti. Aq me tepėr qė pėrdorimi ne shkallėn me te lartė i aftėsisė estetikė ėshtė vźte realizimi i se bukurės dhe finalitetit si simbol i se mirės morale. Pra, atė qė arsyeja spekulative dėshtoi ta gjejė ne natyrė, dmth, njė rregull te bukur, te qėllimshėm, arriti ta shpalosė mrekullisht gjykimi estetik dhe ta rrokė tėrėsisht feja e ngritur mbi arsyen praktike.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  2. #2
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    Vlerėsimi dhe jehona


    Kritikėt dhe historianėt ende dhe sot nuk janė plotėsisht ne njė mendje pėr ta radhitur Kanti-n ne klasėn e filozofėve, shkencėtarėve apo ideologėve. Pėrveē kėsaj, shumė prej tyre e ēmojnė kontributin e tij ne filozofi kaq fortėsisht tė rėndėsishėm saqė i radhisin doktrinat e kritikave ndėr pikat me kulmore te gjithė historisė se filozofisė. Te tjerė pėrkundrazi, gjykojnė se ai ėshtė nisur nga njė bazė e gabuar kur pranon, ne kriticizmin e vet mbi arsyen spekulative, se gjithēka universale dhe e domosdoshme ne njohjen tonė duhet te vijė veē prej mendjes e Jo prej botes se realitetit jashtė nesh. Megjithatė, cilido qoftė vlerėsimi i pikėpamjeve filozofike te Kant-it, rėndėsia e tij edhe pėr njė kamp te tille mbetet e pamohueshme. Brenda caqeve te shkencave filozofike, sistemi i dijeve te parashtruara prej tij shėrbeu si pikėnisje pėr Fichte, Schelling, Hegel, Schopenhauer e pėr shumė filozofė gjermanė bashkėkohorė. Madje, mjaft shkolla filozofike u ngritėn dhe mbi bazė te dallimeve e kundėrshtive te pikave te caktuara te doktrinave te tij. Kėshtu, shkolla agnosticiste ne Angli, prej Hamilton-it deri tek Spencer-i u frymėzuan nga interpretimi negativ i "Kritikės se arsyes se kulluar". Te njėjtėn origjinė pati ne France edhe pozitivizmi i Comte-sė dhe neokriticizmi i Renouvier-it.
    Sidoqoftė, ndikimi i Kant-it qe i thellė edhe ne shume fusha te tjera te mendimit botėror. Ne shkencat e natyrės emri i tij qėndron pėrkrah njė shkencėtari tjetėr gjenial siē qe Laplasi. Ne teologji, nocioni i tij jo-dogmatik mbi fenė ndikoi gjerėsisht mbi Ritsch, ndėrsa metoda pėr transformimin e se vėrtetės dogmatike ne njė frymėzim moral gjeti jehonė ne shumė ne shumė eksperimente te Renan-it dhe pasuesve te tij.
    Si pėrfundim, mund te themi se pavarėsisht nga vėshtirėsia e njohur e leximit te veprave te tij, e keqėsuar akoma dhe me shumė nga prirja e tij pėr njė sistemim skolastik dhe pėr pėrdorimin e njė terminologjie disi te vagullt, pėrsėri vendi i nderit si filozofi me i madh i treqind viteve te fundit, pėr te ėshtė plotėsisht i siguruar.

    Parimet e filozofisė dhe tė njohjes racionale

    Filozofia ne vetvete pėrfshin parimet e njohjes racionale qė konceptet arrijnė te na ofrojnė mbi objektet (jo si ne rastin e logjikės, vetėm parimet e formės se mendimit te pavarura nga objektet). Nė kėtė kuptim, interpretimi i mėnyrės se pėrdorur ne trajtimin e zakonshėm te ndarjes se saj ne filozofi teorike dhe praktike ėshtė pėrsosshmėrisht i goditur. Njė mėnyrė e tille e bėn te domosdoshme ndarjen e qartė te koncepteve ne saje tė tė cilėve parimet e kėsaj njohjeje arrijnė t'u bashkėngjiten objekteve te tyre. E kjo pėr faktin se, po te mos qenė te dallueshme konceptet do te dėshtonin nė pėrgjigjen e ndarjes se mėsipėrme, e cila kėrkon gjithmonė qė parimet pėrkatėse te njohjes racionale né pjesė te ndryshme te shkencės se filozofisė te jenė reciprokisht te pėrjashtuara.
    Ekzistojnė vetėm dy lloje konceptesh qė japin po kaq lloje te caktuara parimesh te mundėsisė se njohjes se objekteve. Ato janė: konceptet e natyrės dhe lirisė. Me anė tė tė parave bėhet e mundur nėpėrmjet parimeve a apriori vetėm njė njohje teorike. Me pas, pėr sa i pėrket kėsaj njohjeje, parimet e lirisė ne sajė te koncepteve te tyre arrijnė te pėrcjellin vetėm njė parim negativ te njohjes (atė te antitezave te thjeshta). Ne njė kohė kur pėr pėrcaktimin e vullnetit ato janė pėrbėrėset kryesore te parimeve me themelore qė mundėsojnė zgjerimin e te gjitha qėllimeve te aktivitetit te tij, ndaj pėr kėtė arsye emėrtohen si parime praktike. Rrjedhimisht, mund te saktėsohet se ndarja e filozofisė pėrkon pikėrisht me kėto dy pjesė, krejt te ndara ne parimet e veta. Ne pjesėn teorike, si filozofi te natyrės dhe atė praktike, si filozofi te moraleve (siē quhet ligji praktik i arsyes i formuar mbi bazė te koncepteve te lirisė). Megjithatė, ne zbatimin e shprehjeve te tilla ne ndarjen e parimeve te ndryshme e tok me to edhe ne ndarjen e filozofisė, mbizotėron njė keqpėrdorim goxha i madh i termave.
    E kjo pėr shkak se ajo qė ėshtė praktike ne pėrputhje me konceptet e natyrės, lipset te trajtohet identike me atė qė ėshtė praktike ne pėrputhje ne konceptet e lirisė, duke sjellė pėr rezultat njė ndarje teorike dhe praktike, ne njė kohė kur s'mund te ekzistojė asnjė lloj ndarje e tille (meqenėse te dyja pjesėt do te siguronin parime te ngjashme me njėra-tjetrėn).
    Vullneti pėr te arritur diēka te tille - ėshtė aftėsi c dėshirės, pėr rrjedhim njėri nga shkaqet e shumta natyrore te botes, pra njė aftėsi qė vepron ne sajė te koncepteve; Nga kjo pikėpamje, ēdo gjė qė pėrfaqėsohet si e mundshme (ose e domosdoshme) nėpėrmjet efektshmėrisė se vullnetit quhet praktikisht e mundshme (ose domosdoshmėri). Aq me tepėr qė i gjithė ky emėrtim ka pėr synim kryesor dallimin e kėsaj mundėsie (ose domosdoshmėrie) nga mundėsia ose domosdoshmėria fizike e njė pasoje, shkakėsia e se cilės mbi objektin nuk mund pėrcaktohet me anė te koncepteve (por, pėrkundrazi, si psh ne rastin e materies se pajetė, me anė te instinkteve). Ne kėtė pikė, ēėshtja qė lidhet me aftėsinė praktike, dmth, me pyetjen nėse koncepti ne sajė tė tė cilit shkakėsia e vullnetit arrin te fitojė rregullat e tij, ėshtė njė koncept i natyrės apo lirisė, mund te themi se mbetet krejt e hapur.
    Sidoqoftė, diskutimi i mėposhtėm ka njė rėndėsi me te vėrtetė thelbėsore. Le te supozojmė se koncepti pėrcaktues i kėsaj shkakėsie ėshtė njė koncept i natyrės, pėr rrjedhim parimet e tij duhet te trajtohen si teknikisht praktike, ne njė kohė kur, nėse pėr bazė do te kishin njė koncept te lirisė, parimet do te qenė moralisht praktike. E si ne ēdo ndarje te njė shkence racionale, diferenca bazė e problemit nga ku burojnė te gjitha dallimet ėshtė diferenca midis objekteve qė kėrkojnė parime te ndryshme njohjeje. Ne kėtė kuptim, parimet teknikisht praktike i pėrkasin filozofisė teorike (shkencave natyrore), ndėrsa ato moralisht praktike vetėm pjesės se dytė, dmth, filozofisė praktike (shkencės se etikės).
    Te gjitha rregullat teknikisht praktike (pra, ato te artit dhe te mjeshtėrisė ne pėrgjithėsi, apo qoftė dhe te unėsisė, se trajnuar si mjeshtėri ne ushtrimin mbi mendjet dhe vullnetet e njerėzve), pėrderisa parimet e tyre i mbėshtesin mbi koncepte, duhet te merren vetėm si rrjedhime te filozofisė teorike. E kjo pėr faktin se ato arrijnė te prekin vetėm mundėsinė e shfaqjes se objekteve ne pėrputhje me konceptet e natyrės, duke pėrfshirė pėr kėtė qėllim, jo vetėm mjetet e zbuluara nga natyra, por edhe vetė vullnetin (si aftėsi te dėshirės e rrjedhimisht si njė aftėsi natyrore), pėr aq sa ky i fundit arrin nėpėrmjet motiveve natyrore te jetė qartėsisht i pėrcaktueshėm mbi bazė te kėtyre rregullave. Megjithatė, duhet saktėsuar se rregulla te tilla praktike nuk quhen ligje (si ne rastin e ligjeve fizikė), por vetėm norma, pėr shkak se vullneti nuk mbėshtetet vetėm mbi konceptet e natyrės, por dhe mbi ato te lirisė. Vetėm ne bazė te kėsaj lidhjeje te fundit, parimet e tij quhen ligje e tok me bashkėsinė e gjithēkaje qė rrjedh prej tyre, pėrbėjnė pjesėn praktike te filozofisė.
    Ne kėtė pikė, lipset te sqarohet se zgjidhja e problemeve te kulluara gjeometrike nuk mund te pėrmbahet ne njė pjesė te veēantė te kėsaj shkence. Pō kėshtu, as arti i rilevimit te tokės nuk menton emėrtimin e praktikes e ndoshta po kaq pak apo akoma dhe me pak, ka te drejtė arti i mekanikės ose i kimisė se njė eksperimenti apo vėzhgimi te klasifikohet si pjesė praktike e shkencės se natyrės. Se fundi, as ekonomia e brendshme, agrikulturore ose politike, arti i bashkėveprimit shoqėror, parimet e dietetikės apo madje dhe kėshillat e pėrgjithshme pėr arritjen e lumturisė ose njėlloj, kontrolli i prirjeve te brendshme ose ndrydhja e kėnaqėsive si njė mjet pėr t'i shėrbyer kėtij qėllimi, nuk mund te emėrohen si filozofi praktike - e as nuk mund te pėrfshihen ne pjesėn e dytė te filozofisė ne pėrgjithėsi. E kjo pėr shkak se gjithēka e pėrmendur me sipėr s'pėrmban ne vetvete asgjė me shumė se sa rregulla te zotėsisė, qė pėr rrjedhim janė vetėm teknikisht praktike - njė zotėsi kjo qė drejtohet kah mundėsimit te njė pasoje qė shkon ne pėrputhje me konceptet natyrore mbi shkakun dhe pasojėn. Nga ky kėndvėshtrim, pėrderisa kėto koncepte i pėrkasin filozofisė teorike, atėherė mund te themi se ato janė subjekt i kėtyre normave vetėm si rrjedhime te filozofisė teorike (dmth. Si rrjedhime te shkencės se natyrės), pėr kėtė arsye nuk mund te synojnė asnjė vend ne asnjė lloj filozofie te veēantė te quajtur praktike.
    Nga ana tjetėr, normal moralisht praktike, qė ngrihen tėrėsisht mbi konceptin e lirisė, duke pėrjashtuar plotėsisht mbėshtetjen tek natyra ne pėrcaktimin e vullnetit, formojnė njė lloj krejtėsisht te veēantė normash. Norma te tilla, njėlloj si ato qė i binden natyrės, deri me sot janė quajtur ligje pa drojėn me te vogėl, edhe pse nuk mbėshteten aspak mbi kushte te vetėdijshme (si ligjet e natyrės), por mbi njė parim te supervetėdijes - e pėr kėtė qėllim, lipset e kenė nėn zotėrim veē pėr vete te vet, njė pjesė te caktuar te filozofisė qė t'i korrespondojė pjesės teorike e te pėrkufizohet si njė filozofi e mundshme praktike. Prej kėsaj, del ēartė se njė kompleksitet normash praktike te siguruara nga filozofia, nuk mund te formojė njė pjesė te veēantė filozofie te bashkėrenduar me atė teorike, pasi normat e saj mund te jenė praktike - e mund te jenė vėrtet te tilla, edhe pse parimet e tyre mund te arrin te nxirren tėrėsisht mbi bazė te dijes teorike mbi natyrėn (dmth si rregulla teknikisht praktike). Njė mundėsi e volitshme pėr shndėrronin e tyre do te shfaqej vetėm atėherė kur kėto parime, duke mos u huazuar ne asnjė lloj mėnyre nga konceptet e natyrės e duke qenė te kushtėzuara ne mėnyrė te vetėdijshme, te mbėshteteshin gjithmonė tek supervetėdija, te cilėn mund ta bėjė te njohshme nėpėrmjet ligjeve te tij formalė vetėm koncepti i lirisė. Pra, pikėrisht ne kėtė mėnyrė ato mund te arrijnė te shfaqen si moralisht praktike, dmth. jo thjesht norma apo rregulla te kėtij apo atij interesi, por si ligje ta pavarura nga te gjitha referimet paraprake te ēfarėdo qėllimi apo synimi te caktuar.

    II. Fusha e pėrgjithshme e filozofisė

    Pėrdorimi i aftėsive tona njohėse nga ana e parimeve e ne kėtė mėnyrė edhe nga ana e filozofisė, bashkėjeton po kaq mire edhe me zbatueshmėrin e koncepteve a apriori. Me tej, njė ndarje e tėrėsisė se gjithė atyre objekteve te cilėve u referohen kėto koncepte, me qėllim qė te pėrmbushin, nė se arrijnė njohjen e tyre te plotė, mund te bėhet fare mirė ne pėrputhje me zotėsinė apo pazotėsinė e aftėsive tona ne varėsi te kėsaj lidhjeje. Konceptet, pėr aq sa arrijnė t'u referohen objekteve, pavarėsisht nėse ua bėjnė te mundur apo jo njohjen, kanė sferėn e tyre te veprimit e cila pėrcaktohet thjesht nga raporte qė kanė objektet ne aftėsitė tona te njohjes ne pėrgjithėsi. Njė pjesė e kėsaj sfere ne te cilėn njoha ėshtė plotėsisht e mundur, quhet territor i kėtyre koncepteve dhe i aftėsive njohėse qė kėrkohen pėr to. Ndėrsa ajo pjesė e territorit mbi te cilin ato ushtrojnė njė pushtet ligjvėnės, quhet fushė e kėtyre koncepteve dhe e aftėsive te tyre njohėse pėrkatėse. Pėr rrjedhim, konceptet empirike pa dyshim qė kanė territorin e vet ne natyrė si tėrėsi e te gjithė objekteve te vetėdijshėm, por nuk zotėrojnė asnjė lloj fushe (kanė veē njė vendbanim te caktuar). E kjo pėr shkak se edhe pse formohen ne pėrputhje me njė ligj, ne vetvete ato nuk janė ligjvėnėse, pasi rregullat mbi te cilat bazohen janė vetėm empirike e pėr pasoje te rastėsishme. Tėrėsia e aftėsive tona njohėse ka dy fusha, atė te koncepteve natyrore dhe atė te koncepteve te lirisė, pėr shkak se vetėm nėpėrmjet kėtyre dy fushave ajo mund te arrijė te parashtrojė ligjet e saj apriori. Ne pėrkatėsi me kėtė ndarje, filozofia ndahet ne filozofi teorike dhe praktike, megjithėse territori mbi te cilėn shtrihet fusha e saj e mbi te cilin ajo ushtron pushtetin e vet ligjvėnės, caktohet gjithmonė nga tėrėsia e objekteve tė tė gjitha eksperiencave te mundshme te trajtuara thjesht si fenomene, se pėrndryshe krijimi i njė ligjshmėrie pėr to nga ana e kuptimit do te qe e paimagjinueshme.
    Funksioni i ligjeve te parashtruara me anė te koncepteve te natyrės ėshtė i ndarė nga kuptimi, pėr kėtė arsye quhet teorik. Ne njė kohė kur ai i parashtrimit te ligjeve me anė te koncepteve te lirisė, ėshtė i ndarė nga arsyeja e quhet praktik, Pėr rrjedhim, arsyeja mund te parashtrojė ligje vetėm ne sferėn praktike, kurse pėr sa i pėrket dijes teorike (te natyrės) ajo mund te nxjerrė pėrfundime vetėm ne bazė te rrjedhimeve te caktuara logjike qė mbeten pėrsėri te kufizuara brenda natyrės. Sidoqoftė, nuk mund ta kėmbejmė anasjelltas kėtė pohim e te themi se aty ku rregullat janė praktike, arsyeja ėshtė ligjvėnėse, pėrderisa rregullat mund te jenė edhe teknikisht praktike. Ne kėtė mėnyrė, mund te themi se arsyeja dhe kuptimi kanė dy ligjshmėri te ndryshme mbi te njėjtin territor te eksperiencės, por asnjėra prej tyre nuk ndėrhyn dot tek tjetra. Kėshtu, konceptet e lirisė arrijnė ta shqetėsojnė ligjshmėrinė e natyrės, po aq pak sa s'mund ta shqetėsojnė konceptet e natyrės ligjshmėrinė e koncepteve te lirisė. E se si ėshtė e mundur te ndėrtohet, te paktėn pa ndonjė kontradiktė, bashkekzistenca e kėtyre dy ligjshmėrive dhe e aftėsive te tyre pėrkatėse ne po te njėjtin objekt, ėshtė treguar qartė besoj ne veprėn time "Kritikėn e arsyes se kulluar", e cila nėpėrmjet vėrejtjeve te bėra ndaj kėsaj kritike, zbulon njėherėsh edhe iluzionet e tyre dialektike.
    Megjithatė, pėrsėri mund te shtrohet pyetje se si ėshtė e mundur vallė qė kėto dy fusha te veēanta nuk formojnė dot njė fushė te vetme, duke pare se edhe pse nuk e kufizojnė njėra-tjetrėn ne ligjshmėritė pėrkatėse, ato pėrsėri vazhdojnė ta bėjnė njė gjė te tille me pasojat e tyre ne botėn e vetėdijshme? Shpjegimi qėndron ne faktin se konceptet e natyrės i pėrfaqėsojnė objektet ne intuitė ne mėnyrė te padyshimtė, edhe pse jo si diēka ne vetvete, por vetėm si fenomene. Ne njė kohė, kur konceptet e lirisė pėrfaqėsojnė ne objektet e tyre atė qė padyshim ėshtė diēka ne vetvete, por pa arritur dot qė kėtė gjė ta bėjnė te kapshme ne intuitė. Pėrveē kėsaj, as njėra e as tjetra nuk ėshtė e aftė te sigurojė njė njohje teorike te objektit (ose madje te subjektit mendues) ose te idesė se supervetėdijes se tij, qė sigurisht duhet te vendoset si baza e mundėsisė se shfaqjes se gjithė objekteve te eksperiencės, edhe pse ne vetvete njė ide e tille nuk mund te lartėsohet apo te tejshtrihet kurrė deri ne njohjen e objektit.
    Pėr kėtė arsye, mund te themi se tėrėsia e aftėsive tona njohėse paraqitet pėrballė nesh me njė sferė te pakufizuar e njėkohėsisht te pambulueshme me sferėn e te supervetėdijshmes - brenda se cilės ne kėrkojnė me kot pėr njė territor e tek e cila nuk gjejnė rrjedhimisht, asnjė lloj fushe pėr njohjen teorike, si pėr konceptet e kuptimit ashtu dhe pėr ato te arsyes. Aq me tepėr qė njė sferė e tille, ne fakt, lipset te pushtohet patjetėr prej ideve tona si ne interes te pėrdorimit teorik te arsyes ashtu ne interes te pėrdorimit te saj praktik. Ne njė kohė kur ligjet e lindura nga konceptet e lirisė, nėpėrmjet lidhjes me kėto ide, arrijnė te ndėrtojnė vetėm njė realitet praktik, i cili dėshton ta ēojė njohjen tonė teorike qoftė edhe njė hap me pėrpara drejt supevetėdijes. Ne kėtė kuptim, edhe pse midis fushės se koncepteve te natyrės trajtuar si e vetėdijshme dhe fushės se koncepteve te lirisė, si te supervetėdijshme, ekziston njė humnerė e paanė dhe e pėrhershme, e pamundur pėr t'u kapėrcyer (me anė te pėrdorimit teorik te arsyes), njėlloj sikur ato te qenė dy bote kaq shumė te ndara nga njėra-tjetra, sa e para te jetė krejtėsisht e pafuqishme pėr te ndikuar mbi te dytėn - pėrsėri, fusha e lirisė supozohet te arrijė te ndikojė mbi atė te natyrės, ose me saktė, koncepti i lirisė mendohet te aktualizojė ne botėn e vetėdijshme qėllimet e parashtruara nga ligjet e natyrės. Ndaj mund te themi se edhe natyra duhet te jetė e aftė te trajtohet ne po kėtė mėnyrė, dmth qė ne pėrputhje me ligjet e veta te formojė te paktėn njė harmoni me mundėsinė e pėrmbushjes brenda saj te qėllimeve te pajtuara me ligjet e lirisė. Pra lipset patjetėr qė baza e unitetit te supervetėdijes te gjendet ne themel te natyrės, ne varėsi te asaj ē'ka koncepti i lirisė pėrfshin ne formėn e vet praktike. E kjo pėr shkak se megjithėse koncepti i kėsaj baze uniteti, as teorikisht e as praktikisht nuk arrin te ngrihet dot gjer ne njohjen e objektit dhe nuk ka asnjė fushė te vetėn karakteristike, ai pėrsėri arrin te mundėsojė kalimin nga mėnyra e mendimit ne pėrputhje me parimet e njėrės fushė, ne mėnyrėn e mendimit ne pėrputhje me parimet e fushės tjetėr.

    III. Kritika e gjykimit si njė mjet pėr lidhjen
    ne njė te vetme te dy pjesėve te filozofisė


    Kritika qė ka te bėjė me atė ē'ka janė te afta te nxjerrin apriori aftėsitė tona njohėse, nuk ka ne zotėrim asnjė fushė te saj ne lidhje me objektet, pasi ajo nuk ėshtė njė doktrinė. Detyra e saj e vetme ėshtė hulumtimi i mundėsisė qė, duke pasur parasysh te gjitha aspektet e pėrgjithshme te aftėsive tona, ne te kemi apo jo gjasa te ndėrtojmė njė doktrinė te caktuar me anė te kėtyre ligjeve e nėse po, si mund ta arrijmė diēka te tille.
    Fusha e saj pėrmban te gjitha caqet e shtrirjes se kėtyre aftėsive me qėllim qė t'i mbyllė ato brenda kufijve te tyre te ligjshėm. Sidoqoftė, ajo qė pėrjashtohet ne ndarjen e filozofisė mund te pranohet si njė pjesė parėsore e kritikės se pėrgjithshme te aftėsisė sonė te njohjes se kulluar, dmth e pėrfshirjes brenda saj te parimeve qė ne vetvete nuk janė te vlefshėm as pėr pėrdorim teorik e as pėr pėrdorim praktik.
    Konceptet e natyrės pėrmbajnė bazėn e te gjitha njohjeve teorike apriori dhe mbėshteten siē e thamė dhe me lart, ne pushtetin ligjvėnės te kuptimit. Ne te kundėrt, konceptet e lirisė pėrmbajnė bazėn e te gjitha normave apriori, praktike e te pakushtėzuara ne mėnyrė te vetėdijshme, duke u mbėshtetur kryesisht mbi normat e arsyes. Pėr rrjedhim, te dyja aftėsitė pėrveē zbatueshmėrisė qė kanė nga pikėpamja e formės logjike, te parimeve te ēfarėdolloj origjine, kanė te pėrbashkėt edhe autoritetin e veēantė ne pėrmbajtjen e brendive te tyre. Ndaj, mund te themi se nuk ka si te ekzistojė asnjė pushtet tjetėr apriori mbi to, pėr rrjedhim dhe ndarja e filozofisė ne teorike dhe praktike ėshtė mese e justifikuar. Megjithatė, ekziston akoma ne familjen e aftėsive tona me te larta njohėse njė term tjetėr midis arsyes dhe kuptimit. Ky ėshtė gjykimi, pėr te cilin pėr analogji mund te supozojmė te pėrmbajė, ne mos jo njė autoritet te veēantė ne parashtrimin e ligjeve, patjetėr njė parim karakteristik ne vetvete, edhe pse vetėm subjektivisht apriori, pėr t'i kėrkuar kėto ligje. Ky parim, edhe pse nuk zotėron asnjė lloj tėrėsie objektesh si fushė te vźt, pėrsėri ka ne zotėrim kėtė apo atė territor te njė karakteri te caktuar, pėr te cilėn ėshtė i vlefshėm di parim vetėm ai.
    Si shtojcė te shtjellimeve te mėsipėrme, duke gjykuar nga pikėpamja e analogjisė, mund te pėrmendim edhe njė bazė te mėtejshme ne te cilėn gjykimi arrin te sillet ne te njėjtin nivel me njė tjetėr rregull te fuqive tona te pėrfaqėsimit, njė rregull qė duket te jetė i njė rėndėsie akoma dhe me te madhe sesa ai i afrisė me familjen e aftėsive njohėse. Sidoqoftė, ėshtė e sigurt se te gjitha aftėsitė ose kapacitetet e shpirtit, mund te pėrmblidhen vetėm ne tre te tilla, pa lejuar asnjė rrjedhim tjetėr te mėtejshėm te ndonjė baze te pėrgjithshme: aftėsia e dijes, ndjenja e kėnaqėsisė apo pakėnaqėsisė dhe aftėsia e dėshirės. Kemi pėrcaktuar se pėr sa i pėrket aftėsive te njohjes ligjvėnės ėshtė vetėm kuptimi. Pō nėse kjo aftėsi (e trajtuar ne rastin e te qenit e lire ne vetvete dhe e papleksur me aftėsinė e dėshirės) si njė aftėsi e njohjes teorike do t'i referohej edhe natyrės, atėherė ajo do te arrinte te parashtronte ligje nėpėrmjet koncepteve apriori te natyrės, vetėm ne sajė te gjykimit te saj si njė fenomen, edhe pse ne fakt ligje te tilla do te qenė thjesht koncepte te kulluara te kuptimit. Pėr sa i takon aftėsisė se dėshirės, si me e larta aftėsi vepruese, nga pikėpamja e konceptit te lirisė, ėshtė vetėm arsyeja (i vetmi vendbanim i kėtij koncepti) ajo qė mund te parashtrojė ligje apriori. Ne njė kohė qė mund te dallojmė lehtė se ndjenjat e kėnaqėsisė dhe pakėnaqėsisė qėndrojnė midis aftėsisė se dijes dhe te dėshirės, pikėrisht ashtu siē qėndron gjykimi midis kuptimit dhe arsyes.
    Nga ky kėndvėshtrim, mund te themi se tani pėr tani kemi arritur ne pėrfundimin se ēdo gjykim pėrmban nė vetvete njė parim te vetin apriori. E pėrderisa kėnaqėsia apo pakėnaqėsia ndėrthuret domosdoshmėrisht me aftėsinė e dėshirės (qoftė si paraprijėse e parimit te vet, si ne rastin e dėshirave te shkallės me te ulėt, ose si ne rastin e dėshirave te shkallės me te lartė, e ndėrfutur ne mes te ligjit moral, me anė te mėnyrės se saj te pėrcaktimit), atėherė padyshim qė dhe gjykimi do te arrijė ndėrtojė njė urė kalimi nga aftėsia e njohjes se kulluar, d.m.th., nga fusha e koncepteve te natyrės ne atė te koncepteve te lirisė. Pikėrisht ashtu si pėrdorimi i saj logjik bėn te mundur kapėrcimin nga kuptimi tek arsyeja. Pėr rrjedhim, pavarėsisht nga fakti i ndarjes se filozofisė ne dy pjesė parėsore, teorike dhe praktike dhe pavarėsisht nga gjithēka qė ne mund te themi mbi faktin se parimet e gjykimit mund t'i bashkėngjiten pjesės teorike, d.m.th. njohjes racionale sipas koncepteve te natyrės, pėrsėri edhe "Kritika e arsyes se kulluar" e cila duhet ta zgjidhte kėtė ēėshtje me pare se te merrej ne shqyrtim i tėrė sistemi, ne mėnyrė qė ta pėrligjte sa me mire detyrėn e dhėnė duhet te ndahej ne tre pjesė: kritika e kuptimit te kulluar e gjykimit te kulluar dhe arsyes se kulluar. Aq me tepėr qė kėto aftėsi quhen te kulluara kur baza e ligjshmėrisė se tyre ėshtė apriori.

    IV Gjykimi si njė aftėsi nėpėrmjet se cilės ligjet parashtrohen apriori

    Gjykimi ne pėrgjithėsi ėshtė aftėsia e mendimit te se veēantės si te pėrfshirė brenda universales. Ne te kundėrt, nėse pėrcaktohet universalja (rregull, parim apo ligj), atėherė gjykimi qė pėrfshin te veēantėn brenda vźtes, quhet gjykim pėrcaktues (determinant). Madje kjo ndodh edhe kur ky gjykim ėshtė transcendental e pėr rrjedhim siguron vetėm ato kushte apriori, ne pėrputhje me te cilat mund te realizohet njė pėrfshirje e tille brenda universales. Sidoqoftė, nėse jepet apriori vetėm c veēanta dhe universalja detyrimisht lipset te gjendet, atėherė gjykimi do te quhej thjesht reflektiv.
    Gjykimi pėrcaktues sipas ligjeve universale transcendentale te siguruara nga kuptimi quhet gjithashtu edhe gjykimi pėrfshirės. Ligjet pėr te caktohen a riori, kėshtu qė ai se ka te nevojshme sajimin e njė ligji udhėheqės qė te mundėsojė vendosjen e se veēantės ne natyrė brenda universales. Megjithatė, duhet saktėsuar se ekzistojnė pėrsėri shumė forma te shumėllojshme te natyrės e saqė shumė modifikime te koncepteve te saj transcendentale te lėna te papėrfunduara prej ligjeve te siguruara nga kuptimi i kulluar apriori i pėrmendur me sipėr. E kjo pėr shkak se kėto ligje prekin vetėm mundėsinė e pėrgjithshme te trajtimit te natyrės (si njė objekt i ndijimit), pėr rrjedhim duhet te ekzistojnė patjetėr edhe ligje qė t'i shėrbejnė kėtij interesi. Pėrveē kėsaj, duke qenė empirike ato do te jenė plotėsisht te qėndrueshme derisa te shuhet edhe porcioni i fundit i dritės se kuptimit tonė, megjithatė synojnė te quhen ligje (siē kėrkon koncepti i natyrės), ato medoemos duhet te shihen si te domosdoshme nga pikėpamja e njė parimi te unitetit te shumėllojshmėrisė se formave, sado i panjohur qoftė ai pėr ne. Ne kėtė kuptim, pėr gjykimin refleksiv qė detyrohet te ngrihet nga e veēanta e natyrės tek universalja ndihet e domosdoshme ekzistenca e njė parimi. E ky parim nuk mund te huazohet nga eksperienca, pasi ka nevojė te mbrujė unitetin e te gjitha parimeve empirike ne krijimin e parimeve, po njėlloj empirike, por te njė shkalle akoma dhe me te lartė. Prej kėtej,duhet te sigurojė edhe mundėsinė e renditjes se tyre sistematike nga parimi me i lartė tek mė i ulėti, ndaj, mund te pėrcaktojmė se gjykimit refleksiv, njė parim i tille transcendental do t'i shėrbente ose si njė ligj ne vetvete ose si njė ligj i rrjedhur prej tij. E kjo pėr faktin se ai s'mund ta nxjerrė atė nga asnjė fushė tjetėr, se pėrndryshe do te qe gjykim pėrcaktues (determinant). Po njėlloj, ai as nuk mund t-ia parashtrojė kėtė ligj natyrės, sepse ėshtė pikėrisht reflektimi mbi kėto ligje ai qė e pėrsos vetveten kundrejt natyrės dhe jo natyra ndaj kushteve sipas te cilave ne orvatemi te nxjerrim njė koncept mbi te - njė koncept qė pėr pasojė do tė qe krejtėsisht i rastėsishėm ne lidhje me kėto kushte.
    Pas gjithė kėtij shtjellimi, tashmė jemi ne gjendje te pėrcaktojmė se parimi i kėrkuar ėshtė pikėrisht i mėposhtmi: Ashtu si ligjet universale te natyrės e kanė bazėn e tyre ne kuptimin tonė, qė arrin madje t'i parashtrojė ato edhe ndaj natyrės (edhe pse vetėm ne pėrputhje me konceptin universal te saj si natyrė), po njėlloj edhe ligjet e veēanta empirike duhet te shihen ne lidhje me atė qė dihet e pėrcaktohet brenda tyre nga ana e ligjeve universale. E kjo patjetėr duhet te mbėshtetet ne unitetin qė do te ekzistonte nėse kuptimi (qoftė edhe jo i yni), pėr te mirėn e aftėsive tona njohėse t'i pajiste ato ne mėnyrė te tille qė te bėnte te mundur krijimin e njė sistemi eksperience ne pėrputhje me ligjet e veēanta te natyrės. Megjithatė, duhet sqaruar se ky pohim nuk do te thotė qė njė kuptim i tille duhet te mbartet aktualisht dhe nga ana jonė (pasi ėshtė vetėm gjykim reflektimi e jo pėrcaktues). Ndaj, njė aftėsi e tille duhet te trajtohet me tepėr si krijonjėse vetėm e njė ligji ndaj vetvetes e jo ndaj natyrės.

    Ne kėtė pikė, le te japin disa pėrkufizime.

    Koncepti i njė objekti, pėr aq sa arrin te pėrmbajė ne te njėjtėn kohė edhe bazėn e aktualitetit te objektit quhet qėllim i tij. Ndėrsa, pajtueshmėria e njė objekti me kėtė strukturim te objekteve te bėrė te mundur vetėm ne pėrputhje me kėto qėllime, quhet finaliteti forme se tij. Rrjedhimisht, parimi gjykimit ne lidhje me formėn e objekteve te natyrės sipas ligjeve pėrgjithėsisht empirike, quhet finalitet i natyrės ne shumėllojshmėrinė e vet. Me fjalė te tjera, me anė te kėtij koncepti natyra pėrfaqėsohet sikur te qe njė kuptim qė pėrmban ne vetvete bazėn e unitetit te shumėllojshmėrisė se ligjeve te saj empirike.
    Ne kėtė parim, finaliteti i natyrės ėshtė njė koncept i veēante apriori qė e ka origjinėn e vźt vetėm tek gjykimin refleksiv. Pasi, edhe pse ėshtė e pamundur t'u parashtrojmė krijimeve te natyrės asgjė te ngjashme me njė referim ndaj qėllimeve te natyrės te projektuara brenda tyre, pėrsėri ne mund ta pėrdorim kėtė koncept pėr te reflektuar mbi to, ne lidhje me njė zinxhirėzim te fenomeneve te natyrės - njė zinxhirėzim ky i pėrcaktuar sipas ligjeve empirike. Aq me tepėr qė njė koncept i tille ėshtė tėrėsisht i ndryshėm nga finaliteti praktik (ne artin apo moralet njerėzore), edhe pse padyshim ai mund te nxirret mbi bazė te kėsaj analogjie.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •