Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Qeveria, nisin shkarkimet nė dogana ...

    Me urdhėr tė Bodes shkarkohen kryedoganierėt e Kakavijės dhe Shkodrės. Lėvizin edhe drejtorė tė tjerė. Burime tė brendshme tė Drejtorisė sė Doganave konfirmojnė lėvizjen e sė paku 9 drejtuesve tė lartė.


    TIRANĖ - Doganat kryesore tė vendit tonė kanė pėsuar ndryshime nė stafet e tyre drejtuese gjatė ditės sė djeshme. Ka qenė ministri i sapoemėruar i Financave i cili ka vendour gjatė ditės sė djeshme qė tė lėvizė njė pjesė tė mirė tė drejtuesve tė doganave kryesore tė Shqipėrisė, si dhe tė shkarkojė disa prej tyre nga detyra. Pavarėsisht se zyrtarisht nuk ka pasur ndonjė njoftim nga ana e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave apo nga Ministria e Financave, burime tė sigurta pėr gazetėn kanė konfirmuar lėvizjen e sė paku 9 drejtuesve tė lartė tė pikave doganore tė ndryshme apo drejtorive tė kėsaj strukture. Kėshtu, duke nisur qė nga Drejtoria e Tiranės, lėvizjet kanė kapur dhe doganat e Qafė- Thanės apo Kakavijės. Burimet e sigurta brenda Drejtorisė sė Pėrgjithshme, tė cilat nuk duan tė identifikohen, kanė bėrė tė ditur se janė sė paku 9 emra tė cilėt janė pėrfshirė nė ndryshimet e urdhėruara nga ministri Bode, prej tė cilėve, dy janė shkarkuar nga detyra. Zyrtarisht, zėdhėnėsja e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave ka bėrė tė ditur se qėllimi i lėvizjeve nuk ėshtė shkarkimi i personelit, por thjesht lėvizje tė personelit tė organogramės sė doganave. Pėr kėtė qėllim, ministri i Financave ka kėrkuar organigramėn e Doganave pėr tė bėrė zėvendėsimet. Po dje, gjatė pasdites, zyrtarisht asnjė emėr nuk ėshtė konfirmuar, apo dorėzuar pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, po ėshtė konfirmuar vetėm fakti qė ka pasur lėvizje. “Deri mė tani nuk ka ardhur asnjė vendim pėr shkarkim tė drejtorėve. Ajo qė ne dimė, ėshtė se do tė ketė zėvendėsime tė posteve. Ministri ka marrė organogramėn dhe po shikon pėr tė bėrė zėvendėsime brenda strukturave”, - tha dje pėr gazetėn Albana Veleshnja, zėdhėnėse e DPD-sė.
    Ndryshimet
    Pothuajse tė gjithė personat qė kanė lėvizur apo janė shkarkuar kanė mbajtur poste tė larta nė pikat doganore ku kanė punuar. Po kėshtu, edhe postet ku ata janė urdhėruar tė shkojnė, janė poste tė larta, si drejtues tė pikave doganore. Pėrsa i pėrket shkarkimeve tė bėra, burimet pėr gazetėn kanė konfirmuar vetėm dy prej tyre, dhe ata janė drejtori i Doganės sė Shkodrės dhe ai i Kakavijės. Pėrkatėsisht nė kėto poste drejtuese, sipas burimeve qė nuk duan tė indetifikohen kanė qenė Esat Ēallmuri dhe Bardhyl Dervishi, tė cilėt janė shkarkuar nga detyrat si drejtues tė pikave doganore. Lidhur me lėvizjet e bėra, burimet e gazetės nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganve bėjnė tė ditur se Luan Meēe, i cili mbante postin e drejtorit tė Doganės sė Durrėsit, ėshtė emėruar nė Doganėn e Lezhės, duke ia lėnė vendin e tij Arben Bajraktarit, i cili mė parė ishte drejtor i Kontrollit tė Brendshėm dhe Auditimit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme. Ndryshim tjetėr i bėrė ėshtė edhe lėvizja e drejtorit tė Qafė- Thanės, Olti Kuke, i cili ėshtė vėnė nė postin drejtues tė Doganės sė Kapshticės. Lėvizje e “bujshme”, e urdhėruar nga Ritvan Bode, ka qenė dhe lėvizja e Tomorr Kalasė nga posti i drejtorit tė Doganės sė Tiranės. Kalaja, sipas burimeve tė gazetės, ėshtė emėruar nė Laboratorin e Logjistikės, por nuk dihet nėse do tė mbajė postin e lartė drejtues apo ėshtė emėruar si inspektor i thjeshtė. Pėrsa i pėrket postit qė mbante Tomor Kalaja, deri nė orėt e fundit tė ditės sė djeshme ende nuk ishte konfirmuar personi qė do ta zėrė atė. Gjatė ditės sė sotshme dhe nė ditėt nė vijim priten ndryshime tė tjera, jo vetėm nė dogana, por edhe nė Drejtorinė e Tatimeve. Pėr kėtė tė fundit, burimet zyrtare kanė thėnė se nuk ka pasur ndryshime apo urdhra pėr lėvizjen e stafit drejtues.

    Shekulli
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Bodja vetem i paska nderruar vendet. "Barkderrat" po aty qenkan. Kshu do me e luftu korrupsionin doktorri me ndrrime vendesh. Doganat dhe Tatimet jane pikat me te nxehta te korrupsionit. Bodja duhet t'i nise per ne Prokurori emrat e tyre e jo t'i nderroje vendet ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIALI

    Korrupsioni politik?

    Nga Prof. Dr. Apollon Baēe

    “Korrupsioni politik (political corruption) krijon atė
    gjendje tė pashpresė dhe tė dėshpėruar, si ajo qė
    shohim sot nė shumė vende. Kjo gjendje ēon nė
    konflikte, dhunė dhe mė sė fundi nė terror” thotė
    themeluesi i Transparency International-it Peter
    Eigan. Thuaj sinkron nė kohė me pėrcaktimin e
    Departamentit Amerikan tė Shtetit se nė Shqipėri
    “Korrupsioni shtrihet nė tėrė nivelet e qeverisė-
    corruption at all levels of the government".
    Ky “corruption at all levels of the government” i
    pėrgjigjet pastėr pėrkufizimit tė Eigan-it “korrupsion
    politik”. Por a ėshtė i drejtė pėrdorimi i termit
    “korrupsion politik” nėse personat politikė
    shfrytėzojnė postin pėr pėrfitime vetiake?
    Sė pari kjo kėrkon ndarjen e qartė tė amoralitetit
    politik (si pjesė e dobishmėrisė partiako- politike)
    nga imoralitetit i individit tė veshur me pushtet
    politik (si pjesė e dobishmėrisė vetiake). Nėse pėr tė
    parėn vlen shembulli i Helmut Kohl-it i akuzuar pėr
    abuzime financiare nė favor tė partisė sė tij, pėr tė
    dytėn vlen shembulli i Fatos Nanos i akuzuar pėr
    abuzime financiare nė favor tė tij. Madje deri edhe nė
    kurriz tė partisė sė tij (“Unė i dhashė 250 mijė
    dollarė pėr fushatėn nė maj dhe ai i mori e nė vend qė
    t'ia jepte partisė pėr fushatė, i mori pėr vete,”
    thotė ish-ministri i tij Angjeli).
    Kjo ndarje e amoralitetit tė politikės nga imoraliteti
    i politikanit fiton vlerė pėr shkak tė sprovave pėr ta
    trajtuar aferėn Koka - kontrabandimin e 11
    konteinerėve me cigare me vlerė 4.05 milion $ dhe tė
    kapur nga shėrbimet e huaja sekrete - si aferė me
    prapavijė politike. Ndėrkohė qė ajo ėshtė njė aferė
    kristal e pastėrt krimi ekonomik. Pavarėsisht
    pėrfshirjes nė te, tė personave politikė.
    Tėrė personat qė mund tė jenė tė implikuar, qė nga
    polici mė i thjeshtė dhe deri tek kryeministri, janė,
    duke e shmangur termin kriminel-ekonomik, thjesht
    keqbėrės. Ndėrkohė para ligjit si keqbėrėsi - polic i
    thjeshtė ashtu edhe keqbėrėsi kryeministėr, janė tė
    barabartė. Gjyqi dhe opinioni publik e dėnuan pa
    mėdyshje si ladro-hajdut ish kolegun e Fatos Nanos,
    kryeministrin socialist italian Betino Craxi.
    Sqarimi se ai qė abuzon me pasuritė e popullit,
    pavarėsisht nga posti, ėshtė keqbėrės ordiner dhe se
    kjo keqbėrėsi nuk ka tė bėjė aspak me politikėn, fiton
    rėndėsi edhe mė tė madhe pėr ditėt e ardhshme. Kjo
    pasi krimi i rėndė ekonomik nė Shqipėri nė shumicėn e
    tij ka kostum qeveritar. Nė Shqipėri nuk kemi tė bėjmė
    thjesht me plotone tė armatosura siē arritėn ta
    gėnjejnė “kolegėt shqiptarė” zv.Prokurorin e
    Antimafias Italiane Dr.Franēesko Mandoi-n kur i thanė
    se Kokat nuk mund tė goditen “pasi kanė njė grup tė
    armatosur, qė ėshtė shumė mė i fortė se policia dhe
    nėse preken, rrezikohet shpėrthimi i njė lufte
    civile”.
    Nė Shqipėri nė plan tė parė qėndrojnė Angjelėt pėr tė
    cilėt ish-kryeministri i tyre Nano thotė “Anastas
    Angjeli tė qartėsojė nė organet e drejtėsisė faktet me
    favoret qė vijnė nga detyra e Angjelit pėr sipėrmarrje
    dhe pasurim tė shpejtė… Nuk qeveriset me Angjelėt e
    patundshėm me kthetrat e tyre nė buxhetin e shtetit”.


    tema

  4. #4
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anėtarėsuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    shume e vonuan ata te fillojne dhe nga nkset e tjera shpejt e shpejt
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --


    Kameleonėt e administratės


    Feti ZENELI

    Disa ditė pasi isha pushuar nga puna pėr motive politike nė shtator tė vitit ’97, u ndodha nė ambjentet e Degės sė Tatim-Taksave tė kryeqytetit, pėr tė shoqėruar njė shokun tim biznesmen, ku disa “nėntėdhjetė e shtaēė” tė ardhur nga Tepelena nė kėto zyra mė shikonin si ujqėr. M’u duk vetja sikur ndodhesha pėrballė “post-bllokut” komiteto-shpėtues, i ngritur nė mars tė ‘97-ės tek ura e Memaliajt, e jo nė zyrat e shtetit. Pėr t’ju shmangur ndonjė icedenti tė mundshėm, pėr tė cilin isha paralajmėruar me gojė e mė shkrim si “kėlysh i Saliut” ,gjatė gjithė muajve tė revoltave i thashė shokut tim, tė vazhdonte vetė mė tej dhe unė e prisja tek njė kafe aty pranė. Sapo isha ulur i vetėm aty nė tavolinė, kur kthehet shoku im dhe mė thotė i nervozuar qė, “tė iknim pėr ta pirė nė njė vend tjetėr kafen”. “Po t’i ē’pate?”, i them shokut tim sapo zyra vend nė sedilen e parė tė makinės sė tij. “Ē’tė kem!”, m’u pėrgjigj ai. “Nuk deshėn t’mė mbarojnė punė vetėm sepse isha i shoqėruar me ty(!?)”. “Mirė ta kanė bėrė”, iu ktheva me njė zgėrdheshje tė sforcuar inaēore. “Ē’tė duhet ty qė shoqėrohesh me armikun e klasės(!?)”…
    Kėtė ngjarje tė dhimbshme dhe tronditėse nė jetėn time personale, mė shumė se sa thirrjet “pėr t’mos prekur administratėn”, ma kujtoi njė telefonatė “miqėsore” e kėtyre ditėve, nga njė prej tatimorėve tė sipėrpėrmendur ku interesohej, “nėse mua mė kishin ofruar ndonjė punė tė mirė”, pasi sipas tij, “mė takonte qoftė profesionalisht, qoftė politikisht”, etj., etj. Nuk ka rėndėsi tė tregojė me tej ē’i thamė njeri-tjetrit, pasi me kaq sa tregova mė sipėr mjafton pėr tė ilustruar idenė e shkrimit tim, pėr pėrpjekjet e gjithanshme kameleoniste tė njė grup tė madh nėpunėsish tė administratės sė ulėt qeveritare pėr tė vazhduar ta mjelin akoma nė mėnyrė abuzuese “lopėn” e tė ardhurave tona shtetrore, deri dhe duke bėrė miqėsi me “armiqtė” e tyre tė para 3 korrikut 2005. Nė atė telefonatė tė pacipė unė ndjeva pėrsėri kėrėcėnim, pėrbuzje, tenativė pėr kompromis, pasiguri, mosvlerėsim; me pak fjalė ndjeva gjithėēka tė keqe qė kėrkon tė infektojė dhe paralizojė qeverisjen e re tė ndryshimit Dhe tė tillėt nuk janė pak por rreth 80% e nėpunėsve tė administratės shteterore, tė cilėt sipas njė studimi tė Qėndrės Kombėtare pėr Zhvillim mendojnė se, qeverisja nanoiste do t’i sillte mė shumė zhvillim vendit se sa qeverisja aktuale. Ndonėse i shprehur si njė vlerėsim tekniko-ekonomik, ky opinion ėshtė njė bindje e pastėr politike, e cila e ngulitur qoftė edhe nė kokėn e teknicienit mė tė mirė, shėrben vetėm nė rolin e shkopinjve tė vėnė nėn rrotat e reformave ndryshuese tė qeverisė sė re. Ndoshta jo tė gjithė prej tyre do tė guxojnė tė tregohen hileqarė apo matarapazė gjatė kryerjes sė detyrės, pėr shkak orjentimit antikorrupsion tė qeverisjes qėndore, por nuk ka diksutim qė, qė tė gjithė do stonojnė pėrballė kėtyre kėrkesave tė reja, pėr shkak tė mentalitetit dhe motodės nanoiste tė punės, ku ti si nėpunės apo sepcialist vlerėsoheshe pėr shkak tė aftėsive nė zhvillimin e korrupsionit dhe ndėshkoheshe nė rast se luftoje apo denoncoje publikisht raste tė tilla. Rasti “Cikalleshi” ėshtė proverbial nė kėtė drejtim. Ky ushtarak i ndershėm nė Ministrinė e Mbrojtjes u pushua nga puna dhe u kritikua ashpėr nga kryeministri Nano, pėr “fajin” e vetėm sepse denoncoi publikisht korrupsionin e ministrit pėrkatės nė kėtė dikaster. Ėshtė kjo arsyeja qė, sipas Bankės Botėrore, nėpunėsit e tė gjithė niveleve tė qeverisjes, pėr 8 vjetė tė kenė pėrvetėsuar nė formėn e taksės sė rryshfetit mbi 11 miliardė dollarė (1,4 miliradė dollarė nė vit). Dhe pavarėsisht se llomkėn mė tė madhe tė kėtyre parave e kanė marrė ministrat apo qeveritarėt e tjerė tė lartė, jo pak kanė pėrfituar edhe nėpunėsit e thjeshtė tė administratės, deri tek portieri, tė cilat tani nuk po lėnė gurė pa lėvizur pėr tu larguar pėr shkak tė reformės nga vende te punės qė kanė patur. Kėta zyrtarė tė ulėt janė gati qė njė pjesė tė parave tė korrupsioni,t t’i vėnė nė dispozicion tė ruajtjes sė vendit tė tyre tė punės edhe nė qeverisjen “Berisha”, ndėrkohė qė pėr 8 vjetė me radhė kanė investuar pėr tė blerė diploma, kualifikime tė ndryshme, tituj shkencorė apo krijuar shoqėri e miqėsi me kundėrshtarėt politikė pėr tė ndryshuar opinionet e dikurshme. Me kėtė pikėsynim ėshtė pėrpiluar dhe aprovuar nga ish-mazhoranca e majtė edhe ligji pėr statusin e nėpunėsit civil. Njė miku im pedagog mė tregonte para pak kohėsh, pėr falsifikimin e dokumentacionit shkollor nga kolegėt dhe eprorėt e tij, pėr tė diplomuar si ekonomistė tė lartė kundrejt pegesave tė majme 10-15 doganierė me arsim tė mesėm apo tetėvjeēarė, tė punėsuar kėtu qysh nga ‘97-a. Nė kėto kushte, shqetėsimi individual dhe kolektiv i tė majtėve pėr mosndryshimin e administratės nga qeveria e re, mė shumė se sa pėr tė mbrojtur vendin e punės, buron nga frika e moszbulimit tė skandaleve financiare e falsifikimeve tė ndryshme dokumentare. Nga ana tjetėr, gjithė kjo luftė e kėmbėngulje politike e socialistėve pėr tė garantuar paprekshmėrinė e administratės synon edhe pėrgatitjen e kushteve pėr “marrjen e kalasė nga brenda” si nė ‘97-ėn, kur disa nėpunės “demokratė” tė asaj kohe lanė “penėn” e administrimit dhe morėn armėt e rrebelimit. Natyrisht sot ėshtė e vėshtirė tė dallosh nė pamjen e tyre tė jashtme gjurmė tė tilla sjellje banditeske. Pėr mė tepėr kėto deformime alucinacioniste nuk mund t’i dallosh lehtė nė veshjen e tyre firmato, stilimin nė pėrgjithėsi, delikatesėn e tė ecurit, klasin e lokaleve qė frekuentojnė, etj.
    Ndaj pėr tė parė karakterin, aftėsinė dhe sjelljen e vėrtetė administrative tė tyre, ėshtė mirė t’i pėrfytyrojmė me rrobat ushtarke tė ‘97-ės, deftesėn me pesa tė atėhershme, rrethin shoqėror tė tyre nė atė kohė, emėrtimin e bandės ku ishin rreshtuar, etj. Ėshtė fakt i pamohueshėm qė nė vitin ’97 administrata u mbush me militantė, duke hequr pa hezitim ēdo specialist qė nė njė mėnyrė ose nė tjetrėn, nuk u kishte shėrbyer social-komunistėve. Ndėrsa ligji i shėrbimit civil, i cili u hartua nė njė periudhė tė mėvonshme, nuk bėri gjė tjetėr veēse tentoi tė garantojė paprekshmėrinė e kėsaj kategorie nga rotacioni politik. Normalisht ndryshimi i qeverisjes nuk duhet tė ndikojė nė ndryshimin e nėpunėsve tė thjeshtė tė administratės, por nė rastin konkret administrata duhet pastruar nga militantėt dhe banditėt e ‘97-ės, pasi ata janė shndėrruar nė grupe hajdutėsh tė pasurisė publike dhe asaj private. Pėr tė realizuar me sukses reformėn antikorrupsion nė administratė, nuk ka ē’duhen as spiunėt, qė kanė pėrcjellė informacione tė ndryshme pėrtej zyrave tė qeverisė, pasi ajo qė pritet prej njė nėpunėsi tė pėrkushtuar e tė ndershėm, ėshtė qė t’i denoncojė publikisht rastet e shkeljeve ligjore dhe formave tė ndryshme tė korrupsionit prej eprorėve tė tyre, duke pėrfshirė kėtu edhe kryeministrin e vendit. Por faktet e deritanishme tregojnė se nuk ka qoftė edhe njė rast tė vetėm denoncimesh tė kėsaj natyre, ndėrkohė qė qeverisja shqiptare i ka ngjitur ēdo vit, dy e nga dy shkallėt drejt kreut tė korrupsionit botėror. Nė kėto kushte “njėqind ditėt e antikorrupsionit” do tė jenė tė efektshme, nėse krahas ndryshimeve tė duhura ligjore, largohen prej administratės tė gjithė tė korruptuarit, duke pėrfshirė nė kėtė listė edhe pjesėn e pėrlyer tė nėpunėsve tė thjeshtė, deri tek roja i portės.
    “Qeverisja me duar tė pastėra” nuk mund tė realizohet pa pastruar administratėn nga nėpunėsit e korruptuar, militantėt ordinerė dhe kameleonėt e tjerė politikė tė sjellė revolucionarisht nė dikasteret dhe institucionet tona shtetrore. Kjo ėshtė njė ndėr reformat e para dhe tepėr e domosdoshme pėr tė garantuar realizimin sipas premtimeve tė programit qeveritar tė kabintetit “Berisha”. Nga ana tjetėr, kujdes duhet bėrė edhe nė zgjedhjen e zvendėsuesve qė do tė drejtojnė jo vetėm antikorrupsionin por edhe veprimtarinė qeverisėse nė pėrgjithėsi, pasi siē tregon eksperienca e sė kaluarės, problem nuk ka qėnė mungesa e ligjeve por moszbatimi i drejtė i tyre. Ndaj zgjedhja e zėvendėsuesve duhet bėrė pėrtej grupit tė njerėzve qė e ngrysin ditėn pėrpara selisė sė Partisė Demokratike apo partive tė tjera tė koalicioni qeverisės, pasi kjo kategori e konsideron postin zyrtar si shpėrblim pėr militantizmin e treguar, sikundėr u veprua prej qeverisjes socialiste tė pasnėntėdhjetė e shtatės qė i mbushi tatimet dhe doganat me pjestarė tė komiteteve tė shpėtimit kombėtar apo banditė tė tjerė ordinerė. Fjala ėshtė pėr tė ofruar nė administratė njerėz qė kanė ē‘tė japin nė favor tė antikorrupsionit dhe jo njerėz qė janė kthyer nė mjeshtėra tė marrjes sė parave publike apo private nėpėrmjet korrupsionit. Nė administratėn aktuale pėrkrahėsit e antikorrupsionit numėrohen me gishtat e njerės dorė, pėr shkak tė kritereve politike nė emėrimin e tyre, pavarėsisht garancive tė mėvonshme qė morėn nėpėrmjet ligjit tė shėrbimit civil, i cili nė njė farė mėnyre ėshtė pengesė serioze pėr tė bėrė ndryshimet e mundshme nė njė qeverisje tė konsideruar prej ndėrkombėtarėve si e korruptuar nė tė gjitha nivelet e saj.




    19-09-2005

  6. #6
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Ti heqin nga doganat edhe ti cojn me pune ne Bulqiz ne minjer, se boll kan vjeth kelyshat.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    X: - Cfare pune ben ???

    Y: - Skraparli ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shumica ketu jane jashte

    Kush ka qene ne shqiperi pas 1997 e ka kerkuar te hyj ne pune ne shtet

    E di sa e veshtire eshte

    Pale po te dinin se ishe i opozites

    Per vite me radhe punesimi dhe ai ne vende ordinere qe ne dore te PSse

    Bile dhe klane te PSse hiqnin e vinin brenda klaneve

    SHUME SHQIPTARE EMIGRUAN

    KURSE MEDIOKER INJORANT FALLCIFIKATOR DIPLOMASH

    QE NUK I DUHEN VENDIT

    QE DUHET TE QENE NJEREZIT QE TE IKIN NGA SHQIPERIA

    ZENE POZITA KYCE SOT

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nje vend si Shqiperi

    Sa nje PLESHT

    Ka prodhuar NJE MILION EMIGRANTE

    Mes tyre doktora, profesora, intelektuale brilant e njerez me pervoje me vite e vite te tera ne administrate e te trainuar e investuar per te me vite te tere.

    Gjithe ata qe u trainuan nga bota ne vitet 92-96 nga bota u pushuan nga puna ne 97ten.

    E te mendosh se lufton Gramoz INJORANTI SEKRETARI I PARTISE per te mbajtur '''metastazat e PS ne administrate"??????

    Plus kush e njeh elektoratin e PSse ate 400 te 500 mishin --nga 50+8 vjet pushtet---ata jane te lidhur ne njemi menyre e perfitojne nga shteti--kuptohet kane shftytezuar kete periudh per te mbajtur e trajtuar e konsoliduar ---njerezit e tyre.
    .................................................. ............................................
    E ARDHMJA

    Qeveria e re jo vetem te bej reforme
    Po te mos jete per nje muaj a dy MUAJ

    Jane dy gjera qe garantojne sukses
    Per vendin e ata qe do qeverisin per 4 vjet.

    Per 4 vjet te kete dy kritere
    Qe ta besh administraten nje motor qe funkjonon

    Profesjonalizmi aftesia
    Pastertia nga korrupsioni

    Po hariti per 4 vjet te bej nje ndryshim te tille do jete shume mire
    Dhe populli po pa ndryshim ne mardhenie me administraten--do ta vleresoj.
    E cdo prurje e re te jete cilesore--e ta bej administraten me profesjonale e me te paster.

    Ti lemi genjeshtrat---e dine 5 milion shqiptaret si eshte bere administrata ne keto 8 vjet
    Bota e ka quajtur kete administrat komplet te korruptuar e partiake ne perqindje shume te larta.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    XHEPAT E MINISTRAVE I SHMANGEN SKANERIT

    3 tetori, afati i fundit per deklarimin e pasurise nga zyrtaret. Berisha ka deklaruar vetem nje shtepi te vjeter, anetaret e kabinetit hezitojne. Kryeinspektorja Laskaj pret me padurim verifikimin

    Ajo cfare ka deklaruar kryeministri Berisha para e pas zgjedhjeve se ministrat dhe zyrtaret e tij te larte nuk do te kene konflikt interesi si dhe do t'ju verifikohet e gjithe pasuria dhe burimi i saj, deri dje ka mbetur nje premtim i thjeshte dhe deshire e parealizuar. Duke vene ne siklet kryeministrin me premtimin e tij te bere publik, ministrat kane hezituar te deklarojne pasurine e tyre ne institucionin perkates, pra ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Kjo ka ardhur ndoshta per mosnjohjen e ligjeve ne fuqi apo edhe nga mbingarkesa e ketyre diteve per t'u mesuar me shtepine e tyre te re, por dhe te perkohshme, ne ministri. Nje pjese, sic akuzon edhe politika opozitare, kane direkt konflikt interesi me postin ose nuk po gjejne mundesi e rrugejustifikim te pasurimit te tyre ne keto vite. Ne kohen kur Berisha ishte ne opozite, ai e ngriti vazhdimisht zerin neper seanca parlamentare apo konferenca shtypi duke akuzuar me te drejte kabinetin e Nanos, pikerisht per kete qe nuk po e bejne sot ministrat e tij. Duke qene vete korrekt, kryeministri Berisha i cili ka deklaruar qe nga fillimi i karrieres se tij ne politike vetem nje shtepi te vjeter te kohes se Enver Hoxhes dhe asgje tjeter, duket absurde se si ka mundesi qe ministrat e tij guxojne ta vene ne nje pozite te veshtire kryetarin e qeverise para opinionit? Nese ndonjeri ka arsye te pajustifikueshme qe nuk arrin te firmose deklaraten e pasurise, pasi nuk ka se si t'i "mbuloje" milionat apo pasurite e vena, do te ishte me e udhes qe te shkonte tek kryeministri dhe te jepte doreheqjen. Asgje e keqe nuk i ndodh, vetem se do t'i duhet te shkoje tek institucioni i drejtuar nga Fatmira Laskaj per te raportuar se si i ka vene keto pasuri. Me pas, nese Berisha i qendron asaj cka ka deklaruar ne luften kunder korrupsionit do t'i duhet t'i drejtohet prokurorise per hetimin e atyre qe jane deklaruar. Berisha eshte politikan i pakorruptuar per vete dhe nuk ka perse te mbaje mbi supe akuza te neserme per ministrat e tij, nese vertetohen, sic po pergatitet opozita t'i vertetoje. Nje minister duhet para te gjitheve qe luajne ne politike, te beje deklarimin e pasurise qe diten e pare qe hyn ne kabinet. Afati perfundimtar per te hedhur kete hap eshte 3 tetori, dhe nuk ka perse te vonohen ministrat e Berishes per t'u paraqitur tek Fatmira Laskaj, njeriu qe eshte zgjedhur nga parlamenti per te bere kontrollin e atyre qe percakton ligji dhe qe bejne ligjet. Madje, sic deklarojne burime prane kryeministrit Berisha ai ka kerkuar nga ministrat e tij qe jo vetem t'i deklarojne sipas ligjit, por dhe t'ua japin vete mediave per t'i pare e verifikuar edhe ato nga ana e tyre. Ka nje faqe ne satin e internetit te kryeministrise ku kreu i qeverise dhe ministrat e tij deklarojne formularin e deklarimit qe kane cuar tek Fatmira Laskaj. Sa me shume zgjatet mungesa e mosdeklarimit aq me shume pikepyetje lindin ne opinion. Ka ministra qe kane bere biznes para se te vinin deputete dhe te cilet deri para 3 korrikut nuk i kapte ligji per t'u deklaruar, por duhet te thone se nga ku i kane marre, sa tatime kane paguar, qe media dhe parlamenti te bindet ne zbatimin e ligjit prej tyre, kur ishin jashte dyerve te parlamentit. Ashtu sic ka edhe ministra, zv/ministra te sapoemeruar te cilet kane probleme me drejtesine dhe ligjin. Vartesit e Berishes duhet ta kujtojne ose keshillojne kryeministrin per emrat qe i propozojne atij per t'i emeruar ne poste te larta. Neser nese dalin te perzier nuk do te mund te justifikohet kryeministri me argumentin "nuk e dija" apo "te merret drejtesia", kur vete nuk i con dosjen kryeprokurorit per hetime. Natyrisht qe jemi ne fillim te punes se qeverise dhe nuk ka perse te hamendesohet kaq shpejt, por do te ishte mire qe kryeministri t'i therriste te gjitha ministrat te cilet nuk pranojne ose hezitojne te bejne deklarimin ligjor te pasurise qe kane aktualisht. Nuk eshte me ne opozite qe kishte te drejten per te kritikuar pasi nuk kishte shume pergjegjsi, kurse tani eshte vete atje ku shikohet dhe kritikohet nga te tjeret. Deklarimi i pasurise nga ministrat eshte jo vetem nje detyrim ligjor, por edhe politik, pasi ngarkojne me dyshime mazhorancen ne teresi dhe PD-ne ne vecanti. Hapi i pare eshte deklarimi dhe me pas fillon verifikimi si nga Fatmira Laskaj, ashtu dhe nga opozita, media e opinioni publik i cili do te dije se kush po e qeveris.

    KJ.

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    KORRUPSIONI NE DOGANA NUK LUFTOHET ME RROKADE

    Qeveria Berisha erdhi ne pushtet me premtimin e madh se do te qeveriste me duar te pastra. U tha se keto duar me shume se kudo do te vihen ne pune per te luftuar korrupsionin, por mbi te gjitha per te denuar dhe ndjekur penalisht ata qe rezultojne se kane bere kete korrupsion. Nga raportet e shumta te nderkombetareve, dhe jo vetem te tyre, ne Shqiperi rezulton se pjesa me e korruptuar e administrates jane punonjesit e doganave dhe tatimeve. Pa mbushur ende 10 dite nga qeverisja e re Berisha, Ministri i Financave firmosi levizjet e drejtuesve te doganave kryesore ne vend. Po te veresh listen duket qarte se kreret e doganave thjesht kane nderruar vendet, pra Bode ka bere nje rrokade ne dogana. Shume emra qe ai i ka emeruar ne dogana me rendesi, jane lakuar disa vite me pare si emra te implikuar ne ceshtje te ndryshme korruptive. Madje, disa syresh, jane pushuar nga puna me kete motivacion nga drejtuesit e meparshem te doganave. Disa nga keto emra qe Bode ka zgjedhur si figura te pastra, jo me pak se dy apo tre vjet me pare kane mbetur disa muaj pa pune, pasi rezultuan te implikuar ne afera korruptive. Korrupsioni nuk mund te luftohet duke transferuar ne detyra te ndryshme te akuzuarit per korrupsion, pasi ne kete menyre do te kishim nje transferim te problemit, por jo zgjidhje te tij. Ministri i Financave duhet te kishte larguar nga detyra te gjithe ata qe kane gllaberuar milionat qe duhet te perfundonin ne xhepat e shqiptareve. Madje, reforma nuk duhet te ndalej ketu. Kryefinancieri duhet te perpilonte dosje per cdo te dyshuar per korrupsion dhe ta depozitonte ate ne prokurori. Ka ardhur koha qe qeverisja me duar te pastra te shnderrohet ne realitet, te zbatohet ne cdo hallke te ekzekutivit dhe sidomos tek ata qe kane per detyre te mbushin arken e shtetit.


    KJ.

  12. #12
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Bananet, thyhet monopoli 8-vjeēar.
    Mbėrrin nė Durrės anija me ngarkesėn 800 tonėshe.



    Porosia nga firma fierake "Zin-Pag" sfidon tregun e "Banana-Fruit" dhe "Alban-Fruit".

    Pėr herė tė parė pas tetė vitesh thyhet monopoli i importit tė bananeve nė Shqipėri. Njė anije me 800 tonė banane e porositur nga firma shqiptare "Zin-Pag", ka mbėrritur nė portin e Durrėsit duke sfiduar nė kėtė mėnyrė firmėn qė ka kryer ekskluzivisht kėtė aktivitet gjatė kėtyre 8 viteve tė fundit, firmėn "Banana-Fruit", e cila, ashtu si dhe "Alban- Fruit", drejtohet nga tė afėrmit e ish-ministrit tė Financave, Anastas Angjelit. Sipas tė dhėnave tė portit tė Durrėsit, anija e huaj tregtare frigoriferike me emrin "CHERY" kishte lajmėruar mbėrritjen e saj nė Durrės pas njė ndalese nė Ravena, ku ka shkarkuar njė sasi bananesh. Firma qė e ka porositur kėtė sasi bananesh quhet "ZIN-PAG". Por tė dhėnat e tjera pėr veprimtarinė e saj do tė mbėrrijnė pranė autoriteteve portuale vetėm tani qė anija mbėrriti nė port dhe nisėn proēedurat pėr pėrpunimin e saj. Nga interesimi i "Gazetės", doli se kompania fierake nė fjalė ushtron aktivitetin e saj nė fushėn e importit tė fruta-perimeve dhe administrator i saj ėshtė Trifon Murataj. Ajo deklaron pranė organeve shtetėrore punėsimin e 20 vetėve, si dhe shifrėn prej 1 deri nė 3 milionė eurosh tė ardhura vjetore. Veē kėtij aktiviteti, firma sfidante ushtron veprimtari edhe nė fushėn e salloneve tė bukurisė, qendrave tė estetikės, etj. Kompania ėshtė krijuar nė vitin 2000. Ndėrkohė edhe gjatė kėsaj vere tregu ėshtė furnizuar me banane tė importuara nga Firma "Alban--Frut". Kėshtu, lista e anijeve qė kanė sjellė banane pėr kėtė firmė qė nga muaji korrik tregon se mė 1 korrik anija PADOVA ka shkarkuar pėr tė nė portin e Durrėsit 1660 ton banane, mė 15 korrik anija Regal Star ka shkarkuar 736 ton banane, mė 27 korrik anija PIERRE DOUX ka shkarkuar 940 ton banane, mė 8 gusht anija MOGAMI REFER ka sjellė 866 ton banane, mė 23 gusht anija SANTIAGO STAR 1326 ton banane dhe mė 17 shtator anija PIERRE DOUX ėshtė nė pėrpunim e sipėr nė kalatė me ngarkesėn e pėrbėrė prej 1242 ton bananesh. Kjo firmė bananet i ka importuar nga Ekuadori. Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti janė importuar nė vendin tonė rreth 7 300 tonė banane. Nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė, kemi njė rėnie tė importit me rreth 18 pėr qind, pasi nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2004 janė importuar rreth 9 mijė tonė.

    Interesimi
    Ndėrkohė, sipas autoriteteve doganore, nė port gjatė kėtyre ditėve kanė ardhur tregtarė nga disa qytete tė vendit si Shkodra,Elbasani,Fieri e ndonjė tjetėr, tė cilėt janė interesuar pėr tarifat e transportit dhe tė pėrpunimit tė anijeve qė mund tė sjellin banane. Kjo lidhet me normėn e lartė tė fitimit qė ofron njė tregti e tillė, por edhe me deklarimet politike tė qeverisė sė re se do tė godasė monopolet e krijuara nė ekonominė e vendit tonė gjatė 8 vjetėve tė fundit, nė biznese tė tilla si nafta, materialet e ndėrtimit, sendet ushqimore tė pėrdorimit tė gjerė. Ka qenė kėshtu vetė bota e biznesit, nisur nga interesimi pėr fitim, qė ka kapur shpejt sinjalet antimonopol, tė paktėn nė disa importe tė caktuara, qė ishin "gllabėruar" nga klane tė fuqishme, tė cilat kėto ditė nuk e kanė mė pėrkrahjen e mėparshme nga ana e shtetit.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    debati ne qeveri
    erdhri


    Debati i hapur pėr makinat nxitoi procedurėn


    Berisha, urdhėr pėr kthimin e makinave




    Eva Gjura
    Makinat qė kanė marrė ish-ministrat socialistė do tė kthehen sėrish nėpėr ministritė qė janė marrė, pėr t’u vėnė nė dispozicion tė administratės qeveritare.

    Sekretari i pėrgjithshėm i Kryeministrisė, Maxhun Peka u ka dėrguar njė shkresė zyrtare tė gjitha ministrive ku urdhėron kthimin mbrapsht dhe rishikimin e procedurave pėr tė gjitha makinat qė kanė rrėmbyer ministrat socialistė pėr tė ribėrė edhe shpėrndarjen. Ky urdhėr i sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kryeministrisė ka ardhur sepse disa nga ministrat socialistė, qė aktualisht janė deputetė, kanė marrė nė pėrdorim makinat qė kanė pasur kur ishin ministra. Peka e ka pranuar se ka nisur njė urdhėr tė tillė dhe tani pritet qė vendimi tė zbatohet.

    Urdhri
    Ish-ministrat socialistė Arben Malaj, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Fatmir Xhafaj, Kastriot Islami kanė kaluar nė emrat e tyre por nė pronėsi tė institucionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė makina qė janė blerė nga ministritė pėrkatėse. Pėr drejtuesit e Kryeministrisė kjo ėshtė cilėsuar njė shkelje, ndaj me njė shkresė tė bėrė nga sekretari i pėrgjithshėm i kryeministrit, Maxhun Peka, kėrkohet qė tė gjitha ministritė tė dorėzojnė makinat qė kanė nė pėrdorim pėr tė bėrė edhe njė herė rishpėrndarjen e tyre. Sekretari i pėrgjithshėm i Kryeministrisė, Maxhun Peka e ka pranuar dje se ka nisur njė shkresė tė tillė me numėr protokolli nga Kryeministria nė adresė tė tė gjitha ministrive dhe tashmė pritet qė ky urdhėr tė fillojė tė zbatohet. Debati pėr marrjen e makinave luksoze nga ish-ministrat socialistė ka sjellė mjaft reagime edhe nga deputetėt socialistė. Kėta tė fundit, me ardhjen nė pushtet tė Partisė Demokratike, kėrkojnė qė tė kenė nė pėrdorim makina mė tė mira se ata qė kanė pasur deputetėt e Parlamentit paraardhės. Pėr mosshpėrndarjen makinave ashtu siē duhet u akuzua sekretari i pėrgjithshėm i Kuvendit Popullor, Artan Banushi qė dha dorėheqjen pak ditė mė vonė.



    SHBA: Shqipėria, shumė sfida

    Tė gjitė presim tė shohim forcimin e institucioneve demokratike, rritje ekonomike, rritje ekonomike, hapje vendesh tė reja pune, reforma ekonomike, integrimin nė Evropė, sigurisht, ku ėshtė e ardhmja afatgjatė pėr Shqipėrinė. Kjo ishte deklarata e bėrė dje nga zv.ndihmės sekretari i Shtetit pėr Evropėn Kurt Wolker. Sipas tij edhe marrėdhėniet me fqinjėt janė tė njė rėndėsie tė veēantė. “Shqipėria do tė jetė e angazhuar nė ēėshtjet e rajonit” tha ai. Wolker vlerėsoi se ka pasur njė partneritet tė shkėlqyer me Shqipėrinė gjatė viteve tė fundit. “Mendoj se krahasuar me pėrvojat e mėparshme nė Shqipėri pėr ndėrrimin e pushtetit, kjo ishte njė nga mė tė suksesshmet” tha zyrtari amerikan.



    Blendi Klosi
    Ministri i Kulturės ka mbajtur makinėn Wolfswagen Tuarek, duke e kaluar nė emėr tė tij, por nė pronėsi tė institucionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Makina ishte e blerė nga dikasteri i Ministrisė sė Kulturės.
    Bashkim Fino
    Ministri i atėhershėm i Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino, makinėn tip Mitsubishi e kaloi nė pronėsi tė Kuvendit, duke e mbajtur njėkohėsisht edhe gjatė kohės qė ishte nė krye tė kėtij dikasteri.
    Fatmir Xhafaj
    Makina e ish-ministrit ėshtė marrė nga ana e dikasterit tė Drejtėsisė. Skema qė ėshtė pėrdorur ėshtė kalimi i makinės sė ministrisė si pronėsi e institucionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė.
    Kastriot Islami
    Islami si ministėr i Jashtėm mori makinėn e tij, tip Benz dhe ia kaloi nė pronėsi tė Kuvendit. Pas zgjedhjes sė tij si deputet nė zgjedhjet e 3 korrikut dhe humbjes sė pushtetit, Islami mori makinėn e tij personale.
    Arben Malaj
    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka marrė me vete makinėn e tij Rover, e cila nė fakt nuk ka qenė nė pronėsi tė Ministrisė sė Financave, por tė njė projekti qė operohej nė Ministrinė e Financave.


    Kėshilli i Ministrave, debat pėr vendndodhjen e ministrive sipas organikės sė re

    Basha rrėmben godinėn e Leskajt
    Troshani pritet tė kalojė te Ministria e Kulturės

    Kėshilli i Ministrave nuk ka vendosur dot lidhur me godinat ministrore ku duhet tė ulen ministrja e Integrimit, Troshani dhe ministri i Turizmit, Bujar Leskaj. Edhe pse ishte pėrcaktuar pėr tė qenė nė rendin e ditės sė diskutimeve nė mbledhjen e qeverisė, debatet e shumta nuk kanė lejuar marrjen e njė vendimi. Lulzim Basha e kėrkon me ngulm ish-Ministrinė e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, ndėrsa Arenca Troshani pranon ēdo ministri, vetėm tė mos jetė nė Pallatin e Kongreseve.
    Por burimet pranė qeverisė thanė pėr “Panorama” se Ministria e Integrimit pritet tė kalojė nė ambientet e Ministrisė aktuale tė Kulturės, Ministria e Transporteve tė qėndrojė tek godina e Transporteve dhe ish-Ministria e Rregullimit tė Territorit, ndėrsa ministri i Turizmit dhe i Kulturės, Bujar Leskaj, ende nuk dihet se ku do tė vendoset pėrfundimisht. Kėtij tė fundit i duhet tė paktėn tė presė edhe njė javė derisa tė mblidhet Kėshilli i Ministrave pėr tė marrė njė vendim pėrfundimtar.

    Konflikti
    Debatet mes ministrit tė Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, dhe ministrit tė Turizmit dhe Kulturės, Bujar Leskaj, ka ditė qė kanė nisur pėr godinat e ministrive tė tyre. Shkurtimi i ministrive nga kryeministri Sali Berisha ka bėrė qė tė krijohet njė amulli pėrsa i pėrket vendosjes sė godinave tė ministrive, stafeve tė punės, varėsisė sė drejtorive etj. Tė njėjtin problem pėr tė gjetur njė godinė qė t’i vendoset emri Ministria e Integrimit e ka dhe ministrja e re Arenca Troshani, tė cilės nuk i ėshtė pėrcaktuar ende godina ku ajo do tė punojė pėr integrimin e Shqipėrisė sė bashku me stafin e saj. Mėsohet se nė ambientet e Ministrisė sė Kulturės qė ėshtė aktualisht tė kalojė Ministria e Integrimit, ndėrsa nė ambientet e Ministrisė sė Transporteve dhe Turizmit tė ndahet sektori i turizmit dhe tė vendoset ministri Basha sė bashku me stafin e tij dhe drejtorėt e drejtorive qė do tė drejtojė. Me vendosjen e Bashės nė kėtė ministri dhe Troshanit nė Ministrinė e Kulturės mbetet Ministra e Turizmit dhe Kulturės qė po hidhet si top pingpongu, duke mos ditur se ku do tė vendoset.

    Takimi
    Ndėrkaq, ditėn e djeshme, tė dy ministrat sė bashku, Basha dhe Leskaj kanė takuar stafin e turizmit dhe gjithė drejtoritė qė merren me turizmin. Pėrveē ndarjes ka edhe njė tjetėr paqartėsi mes funksioneve qė do tė mbajnė: kush do tė jetė ministri qė do tė rregullojė territorin turistik, ku pėrfshihet dhėnia e lejeve pėr fshatrat turistikė nė bregdet apo nė zonat malore, si dhe pjesėn e menaxhimit tė tyre, qė do tė thotė mbledhja e qirave. Pritet qė Basha tė marrė nė dorėzim tė parėn, ndėrsa pjesa tjetėr tė menaxhohet nga Leskaj. Megjithatė, ende nuk ėshtė pėrcaktuar asgjė definitive.



    panorama

  14. #14
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Vėllezėrit Koka shlyejnė 380 mijė USD.

    Doganat: Njė javė afat pėr borxhet ...


    Ultimatumi pėr firmat qė s'paguajnė. Kontroll pasurisė sė doganierėve.

    Rezultojnė plot 2,5 miliardė lekė detyrimet qė subjekte tė ndryshme i kanė arkės sė shtetit shqiptar. Kėtė e ka deklaruar dje publikisht kreu i ri i Doganave shqiptare, Pėrparim Dervishi, i cili ve nė dukje kėshtu se e merr postin sė bashku me njė faturė shumė tė rėndė debiti. Ai ka dhėnė dje njė ultimatum duke u lėnė vetėm njė javė afat firmave qė tė paguajnė. Kėrcėnimi ka bėrė efekt sepse qė dje mėsohet se administratorėt e firmave Oert dhe Sucrealba kanė paguar 380 mijė dollarė detyrim. Tė dyja firmat janė pronė e vėllezėrve Koka nė Durrės njė prej tė cilėve (Nar Koka) ndodhet nė burg me akuzėn e kontrabandės.

    Afati.
    Nė takimin, e zhvilluar, nė prani tė mediave dhe ku asistonte zėvendėsministri i Financave Florjon Mima, drejtori i DPD njoftoi njė "kompromis" shumė tė shkurtėr, pas tė cilit dora e autoriteteve shtetėrore nuk do tė toleronte mė. "Ne kemi menduar t'u japim njė afat kohor subjekteve debitore prej njė jave", theksoi ai, duke shtuar se nė kėtė periudhė ato ftohen tė paraqiten vullnetarisht e tė shlyejnė detyrimet ndaj Doganave. Nė tė kundėrt, autoritetet doganore do tė zbatojnė tė gjithė sanksionet qė njeh ligji.

    Dervishi vuri nė dukje, nga ana tjetėr, se shumė shpejt shėrbimi i borxhit do tė ketė nė dispozicion tė gjitha pajisjet dhe metodat moderne tė evidentimit, ndėrkohė qė kjo do tė shoqėrohet me njė sistem mė efikas paralajmėrimi dhe ekzekutimi, nė afatet e lejuara me ligj, nė mėnyrė qė debiti tė mos arrijė nė nivele tė tilla. Politika jonė ėshtė e qartė, shtoi Dervishi: "Do tė vjelim tė gjitha detyrimet fiskale, ato aktuale apo tė akumuluara, pra edhe borxhin doganor", duke kėrkuar nga drejtorėt e degėve tė bėhen barrikada mė e rėndėsishme ndaj evazionit fiskal.

    Kokat paguajnė borxhin.
    Burime nga dega doganore Durrės bėnė tė ditur pėr "Gazetėn" se dje janė paraqitur vullnetarisht pėr tė arkėtuar detyrimin ndaj shtetit kompanitė "OERT" dhe "Sucralba". Kėto dy kompani tė mėdha, tė njohura pėr importet e sheqerit, grurit, orizit, etj, ishin nė listėn e debitorėve ndaj doganės Durrės, pėrkatėsisht "OERT" me 20.745.564 lekė dhe "Sucralba" me 18.063.560 lekė tė papaguara, nė total rreth 380.000 USD. Sikurse ėshtė bėrė e ditur nė opinion, pronarė tė kėtyre kompanive janė vėllezėrit Koka, njeri nga tė cilėt ėshtė kryetar i Bashkisė sė qytetit bregdetar dhe tjetri ka pėrfunduar nė vorbullėn e njė tjetėr skandali financiar pėr kontrabandė cigaresh me vlerė 4 milionė dollarė, pėr ēka ėshtė arrestuar dhe nė pritje tė gjykimit. Nga dogana e Durrėsit njoftohet se edhe disa subjekte tė tjera janė paraqitur vullnetarisht pėr tė paguar detyrimin, pas bllokimit tė bujshėm tė aseteve tė kompanive "Olim" dhe "Global Petroleum", qė kishin gėzuar favorizime tė vazhdueshme nga autoritetet doganore, pėr shtyrjen e afatit tė pagesės sė detyrimeve tė mėparshme.

    Negociojnė pronarėt e pallatit.
    Pėrdorimi i forcės ka sjellė rezultat edhe ndaj borxhlinjve tek Tatimet. Pas bllokimit nga Tatimorėt edhe tė njė pallati nė ndėrtim tė kompanisė "Best Construction Albania", qė i detyrohej shtetit nė masėn 6,3 milionė lekėsh, dje burume nga DPT thanė pėr "Gazetėn" se pėrfaqėsuesit e saj kanė hyrė menjėherė nė bisedime me Drejtorinė e Tiranės, duke negociuar pėr tė paguar me kėste detyrimin e mėsipėrm.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  15. #15
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Policia Tatimore, nė disa raste, toleron qė prej 6 vjetėsh.

    Tatimorėt: 30 ditė pėr tė shmangur bllokimin pėr 63 subjekte tregtare ...


    Tatimorėt deklaruan se kanė "piketuar" mbi 60 kompani qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė Tiranė, tė cilat kanė kaluar ēdo afat ligjor pėr pagimin e detyrimeve tė prapambetura ndaj Drejtorisė tė Tatimeve tė kryeqytetit. Pas verifikimeve, del se nė total kėto subjekte kanė pėr t'i paguar shtetit rreth 100 milionė lekė, ose njė million dollarė amerikanė, shumica e tyre "debitorė tė kėqinj", tė cilėt kanė njė kohė shumė tė gjatė qė nuk po paguajnė atė ēka detyrohen, njė pjesė qė para vitit 2000.

    Nė pėrputhje me konstatimin e kėtij fakti, Policia Tatimore e Tiranės ka marrė urdhėr ekzekutimi pėr bllokimin e aseteve tė kėtyre 63 kompanive, tė gjitha biznes i mesėm ose i vogėl, por qė kanė krijuar kėtė "boshllėk" kolosal nė vite nė arkėn e Tatimorėve kryeqytetas. Burime tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve vunė nė dukje pėr "Gazetėn" se tashmė janė lajmėruar tė gjithė subjektet debitorė dhe atyre iu ėshtė dhėnė njė afat i fundit shlyerjeje prej 30 ditėsh, pas tė cilit policėt tatimorė do tė "vulosin" aktivitetet e tyre. Burimet nga drejtoria tatimore e Tiranės kanė bėrė tė ditur se subjektet qė pritet tė bllokohen brenda njė muaji ushtrojnė aktivitet nė ndėrtim, tregti dhe nė sektorin e shėrbimeve. Parashikohet qė bllokimi tė shėrbejė si mjet detyrimi pėr grumbullimin e detyrimit tė prapambetur, nė tė kundėrt, me vendim gjyqi, ai tė kthehet nė sekuestėr dhe asetet e debitorėve do t'i kalonin nė pronėsi shtetit, qė mund t'i pėrdorte vetė, apo t'i shiste ato nė ankand.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  16. #16
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Prokuroria hetim drejtuesve tė Tatimeve.

    Denoncimi qė dega e Tatim-Taksave ka bėrė nė prokurori pėr 41 subjekte tregtare qė nuk kanė paguar taksat, pritet tė rihapė njė hetim edhe pėr vetė kėtė degė. Burime pranė organit tė akuzės janė shprehur se, nga shqyrtimi i kallzimeve penale, ka rezultuar se njė pjesė e mirė e firmave i kanė patur borxhet qė nga vitet 2000-2002, ndėrkohė qė disa firma nė fund tė vitit 2003 rezultojnė tė kenė mbyllur aktivitetin e tyre.
    Konstatimi i kėtij fakti ka shtyrė seksionin kundėr krimit ekonomik pranė Prokurorisė sė Tiranės qė tė nisė njė hetim pėr drejtuesit e Tatim-Taksave pėr moskallzim nė kohė tė firmave debitore. Gjithashtu hetuesit e krimit ekonomik do tė verifikojnė nėse ka patur masa administrative gjatė kėtyre viteve ndaj firmave debitore. Pas kėtij verifikimi, pritet tė pėrcaktohen edhe personat pėrgjegjės nė degėn e tatim-taksave, tė cilėt kanė zvarritur pėr disa vite denoncimin e firmave debitore.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  17. #17
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ca bohet kshu mer jahu !!!

    Ishallah nuk eshte vetem per efekt 100 diteshi dhe vazhdon 4 vjet. Pastaj edhe 4 te tjera, pastaj edhe 4 te tjera, pastaj eshte gje krejt normale dhe vazhdon natyrshem. Ne 2020 nuk do t'i kemi me zili njeriu ... Amin ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    E Marte, 27 Shtator 2005


    IMORALITET NE MBROJTJE TE ADMINISTRATES

    Nga Besim Ndregjoni

    Keto dite ne te gjitha mediat, politika opozitare po KERKON me te madhe mosprekjen e administrates. Ne pamje te pare ky problem kerkon vemendje dhe trajtim te vecante. Ne nje shtet demokratik, ky fenomen nuk krijon shqetesime dhe nuk diskutohet qe te cenohet administrata, se administrata eshte nje pasuri kombetare per kombin. Por tek ne ky problem eshte shqetesues gjithmone kur ka nderrim pushtetesh. Cdo qytetar ne shtetin e tij ka te drejten kushtetuese qe te mbrohet nga padrejtesite qe mund ti shkaktojne pushtete politike, duke i cenuar te drejtat dhe lirite e tij. Domosdoshmerisht qe edhe administrata aktuale duhet te mbrohet neqoftese me te vertet i shkelet e drejta e saj. Analiza qe mendojme te trajtojme ne kete shkrim eshte: Si u ndertua kjo administrate? A u zbatua ligji per nepunesin civil ne krijimin e kesaj administrate? Dhe ky ligj a i sherbente me te vertet aftesise se nepunesit qe konkuronte. Ne marrjen e punonjesve ne administrate konkurronin per nje vend pune me ligjin per nepunesin civil "aktual) disa specialiste dhe mbas konkurimit perzgjidheshin 3 kandidate. Ne kete treshe kandidatesh shefi "qe perfaqesonte administraten shteterore) do te zgjidhte njerin nga kjo treshe. Keshtu, neqoftese ti ne konkurim do te dilje i treti ne pune do te merreshe i pari se te njihte shefi. Kjo metode pune administrative eshte zbatuar afersisht ne te gjitha nivelet e administrates shteterore. Nuk kishte rendesi se kush kishte fituar nga keta tre pike me shume, apo ishte me i pergatitur. Ate vend ne administrate do ta gezonte vetem neqoftese e njihte shefi apo drejtori i administrates dhe keshtu eshte krijuar administrata e ish-pushtetit te majte duke perjashtuar ketu ata punonjes qe zinin vendet e punes me motiv politik apo sic i quajme poste politike, qe kishte te drejte t'i emeronte pushteti qe kishte fituar zgjedhjet. Keshtu e bene ligjin per administraten ish-pozita, sot opozita, e cila nepermjet medias kerkon te tregoje se qeveria e qendres se djathte po ben "kerdine" ne administrate qe u krijua me mund e sakrifica. Ne kete fushate opozitare eshte perfshire edhe nje drejtues i nje institucioni kushtetues, sic eshte Avokati i Popullit, zoti Emir Dobjani, moraliteti kushtetues kerkon me cdo kusht qe ky institucion te mbroje te drejtat e qytetareve. Bile per ta bere te besueshme kete mbrojtje, ai e jep kete deklarate sebashku me homologun e tij grek duke shfrytezuar viziten e ketij te fundit ne vendin tone. Ne do te monitorojme dhe nuk do te lejojme qe qeveria Berisha te preke administraten, deklaroi i nderuari Dobjani. Sigurisht qe kjo deklarate e Avokatit do te ishte e drejte dhe bindese neqoftese Avokati do kishte mbrojtur me pare nepunesit e shtetit qe pa asnje lloj motivi qeveria Nano i flaku ne rruge duke u deklaruar se ne kemi pushtetin, kur te merrni ju pushtetin hajdeni. Kjo ishte motoja e qeverise qe u largua, per ata mijera nepunes te shtetit qe i hoqi nga puna. Dhe Avokati ne ate kohe heshti, nuk beri nje deklarate ne mbrojtje te te drejtave kushtetuese te ish te perndjekurve politike qe qeveria e majte i hoqi te gjithe pa perjashtim nga punet ne administrate shteterore, dhe kur keta gezonin dhe mbrojtjen ligjore te shtetit qe mos cenoheshin ne pune ne baze te statusit qe kishin dhe qe ishte miratuar edhe nga te majtet. Per lexuesin do te jap nje shembull qe eshte me te vertet sa qesharak aq edhe banal se si keta "mbrojtesit" e nepunesve qe i kane emeruar vete me pushtetin e tyre, vepronin ndaj atyre qe i largonin nga administata qe nuk ishin anetare, apo militant te tyre, dhe kjo ndodhte qe tek ata qe ishin kualifikuar ne Perendim, dhe deri tek nje punetore pastrimi. Sekretari i pergjithshem i Keshillit te Ministrave Ylli Manjani, dhe shefi i kuadrit Arben Shkodra therrasin ne zyre punetoren e pastrimit dhe i thone: ti do te largohesh nga puna se je anetare e Partise Demokratike dhe e perndjekur politike. Keta te fundit po protestojne kunder qeverise dhe keshtu e larguan nga puna punetoren e pastrimit keta shefa administratash shteterore. Mbasi u pushua nga puna, kjo "armike" u drejtua tek i nderuari Avokat i Popullit dhe i tregoi largimin qe i bene padrejtesisht nga puna ku ajo ishte. Pergjigjja e Avokatit ishte: "Zonje, nuk kemi cfare te te bejme, ata kane pushtetin prandaj s'kemi se cfare te te bejme". Dhe kjo ishte mbrojtja qe i beri pastrueses Avokati i Popullit, e cila pas 13 vite pune si punetore pastrimi ne Keshillin e Ministrave vazhdon edhe sot e kesaj dite te jete e papune. Kjo e vertet nuk do te kishte vemendjen e duhur dhe nuk do ta benim te ditur per publikun neqoftese zotin Dobjani nuk do ta shihnim teper te shqetesuar ne mbrojtjen e administrates aktuale, e cila per vendin e punes nuk kane kursyer as edhe nje pastruese.

    Shembuj te kesaj natyre ka me shumice, por ne mendojme se nuk i sherbejme shoqerise me veprime apo fenomene te cilat jane parandaluese per ndertimin e nje administrate qe me te vertete te jete ne sherbim te shtetit.

    Moraliteti i institucioneve kushtetuese eshte mbrojtja e te drejtave te punonjesve te shtetit dhe te punonjesve ne sektorin privat. Kjo mbrojtje forcon dhe shendosh shoqerine demokratike. Administrata si pasuri kombetare e nje kombi duhet te kete vemendjen dhe interesimin e te gjithe komponenteve te shtetit qe kjo administrate te mos iu sherbeje pushteteve politike, por ti sherbeje shtetit. Kete pasuri mos ta perdorin pushtetet qe nderrohen per interesa politike. Kjo duhet te jete motoja e qeverise se djathte, e cila ne bashkepunim edhe me opoziten dhe me shoqerin- civile te hartojne ligjin per nepunesin civil, i cili te jete ne sherbim te interesave te shtetit dhe te individit, dhe jo ne sherbim te pushteteve politike. Administrata shteterore ka nevoje per nepunes qe kane aftesi dhe jane profesioniste, te cilet dijet e tyre i vene ne sherbim te zhvillimit te shoqerise. Forcimi dhe qendrueshmeria e administrates eshte themelore per te ndertuar nje shtet te se drejtes, por administrata nuk mund te krijohet me deklarata plitike. Keto deklarata "fjala" ne mbrojtje te administrates jane imoralitete qe nuk i sherbejne mbrojtjes se tyre, perkundrazi jane shkaterrimtare per vete ata qe punojne ne administrate, si dhe ne pergjithesi per shoqerine demokratike. Politizimet tek ne gjate ketij tranzicioni na kane shkaktuar deme te pallogaritshme ne ndertimin e shtetit. Keto deme pa diskutim qe kane perfshire edhe administraten e cila eshte perdorur politikisht dhe jo nga ana profesionale. Prandaj cdo vonese ne kete problem eshte humbje per ne dhe shtetin qe duhet te ndertojme nje shtet ne sherbim te qytetareve, me nje administrate profesioniste dhe jo te politizuar.

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •