Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 95 prej 95
  1. #81
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    I smail Kadare nderi kombit tone

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Eshte i Madhe I.Kadare!

    "The bodies of tens of thousands of soldiers buried beneath the earth had been waiting so many long years for his arrival, and now he was here at last, like a new Messiah, copiously provided with maps, with lists, with the infallible directions that would enable him to draw them up of the mud and restore them to their families. Other generals had led those interminable columns of soldiers into defeat and destruction. But he, he had come to wrest back from oblivion and death the few that remained. He was going to speed on from graveyard to graveyard, searching every field of battle in this country to recover those who had vanished. And in his campaign against the mud he would suffer no reverses; because at his back he had the magic power conferred by statistical exactitude."

    (from The General of the Dead Army)


    http://www.kirjasto.sci.fi/kadare.htm



    Robert Elsie per Kadaren
    http://www.albanianliterature.com/ht.../kadare-i.html
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #83
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    SOT NE EDINBURGH




    Sot, Ismail Kadare do të jetë në Edinburgh, për të marrë çmimin "Man Booker International Prize". Pak ditë para kësaj ngjarje, pikerisht te premten qe shkoi "The Indipendent"botoi një shkrim te David Bellos i cili e cileson ate si "një guidë rreth botës unike të shkrimtarit". David Bellos është përkthyesi në anglisht i një sere veprash të shkrimtarit tone Ismail Kadare, duke nisur nga "Dosja H", "Piramida" "Verë lulesh, verë e ngrirë" etj.



    Sot, Ismail Kadare do të marrë çmimin "Man Booker International Prize", në Edinburgh.





    Ai për një kohë të gjatë njihet si shkrimtari më i mirë shqiptar për brezin e tij, ndoshta me i miri i të gjithe kohërave, si dhe një nga romancierët më të admiruar europianë të shekullit të 20 - të. Veprat e tij, janë të pafundme si ato të Balzakut: me kritike ndaj diktatorit ashtu si Orwell - i si dhe me fantazi shqetësuese si ato të Kafkës. Kadare eshtë, gjithashtu, një zbulim dhe një reflektim se çfarë do të thotë të jesh shqiptar, një zbulim i së shëmtuarës e dinjitetit të një kombi të vogël. Kadareja, ndoshta, është i fundit shkrimtar nacional në historinë e Europës ...




    www.simbad-detari.com
    ( Fragment nga gazeta "The Independent" )
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #84
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    DY FJALE PER KADARENE …




    ( Vellai e do vellane vetem kur i sheh gjakun ne mes te sheshit e, atehere, fillon e qan )




    Pyetje:

    - Zonja Ministre ! Do te deshironim te informonim publikun dhe lexuesit austriake, se çfare dhuratash do t'u bejne miqve te tyre anetaret e qeverise? Me kete rast, do t'i u pyesnim edhe ju. Pra, çfare dhuratash do t'i u beje miqve te saj, zonja ministre Elisabeth Gehrer, me rastin e Krishtlindjeve?


    Pergjigje:

    - Te gjithe miqve te mij, une do t'i u dhuroj permbledhjen me dhjete vellime te shkrimtarit tim me te preferuar, Ismail Kadare.



    ***


    ... Kjo bisede ne forme interviste, u zhvillua para dy vjetesh nga revista e mirenjohur austriake NEWS, me ministren e arsimit dhe kultures se Austrise z. Elisabeth Gehrer. ( Zonja Gehrer eshte ministre qe nga viti 1995 ). Konkluzion: Elisabethe Gehrer, minstrja ne qeverine e nje shteti si Austria qe krenohet me emra artistesh te shquar e me fame boterore, te tille si: Moxart, Klimt, Schiele, Schwarzenegger, Jelinek ( çmim Nobel per letersi – 2004 ) etj. zgjedh dhe ju dhuron miqve te saj, librat e shkrimtarit shqiptar ISMAIL KADARE ! ...


    ***

    Po ashtu, ne nje reviste tjeter, zhvillohej nje interviste me ministren Gehrer e ne fund te saj, gazetari i ben nje "rönttgen" mbi shijet dhe preferencat e saj. Mbasi e pyet se çfare ngjyre preferon, se cila peme i pelqen, cili artist, cila kenge etj. i erdhi rradha pyetjes se, cili ishte libri i saj me i preferuar. Ajo pergjigjet:

    "Doruntinas Heimkehr" ( Kush e solli Doruntinen ) te shqiptarit ISMAIL KADARE.



    ***

    Dje isha i ftuar ne keshtjellen e Buchberg – ut, aty afer kufirit me Cekine. Ftesa, e bere nga te zotet e saj, Gertraud dhe Dieter Bogner, nuk mund te refuzohej, pasi vertet diçka e tille perben nje eveniment. Ishim disa miq dhe u nisem se bashku dhe mbritem prane lumit Kamp. Gjate darkes, aty ne ballkonin e keshtjelles, biseduam per artin dhe kulturen si edhe mbi koleksionin e madh qe ajo familje ruan ne keshtjelle. Aty, nder te tjera, zonja Bogner me tha se ka pasur kenaqesine e veçante te lexoje disa vepra te shkruara nga Ismail Kadare.



    ****



    Te dashur miq !



    Ka kohe qe ne mediat dhe listat virtuale shqipetare po zhvillohet nje debat mbi Ismail Kadarene. Pa dashur te prononcohem e pa dashur te ndyrhyj me mendimet e kendveshtrimet e mia mbi debatet qe zhvillohen mbi vepren e ketej MALI ( siç e ka quajtur me te drejte nje miku im ), jam munduar vetem te lexoj e te krijoj nje mendim timin se, pse duhet dhe se cfare bejme ne qe merremi me shkrime te tilla, lidhur me ate qe e kemi dhe qe krenohemi qe e kemi…



    Aty, ne Shqiperi, ne vite te shkuara, ne shkolla na mesonin per "HERONJ" te cilet nuk i rezistuan kohes me shume se dyzete vjet e tani, sot, jemi perballe nje fakti historik, te njohur boterisht siç eshte rasti i fames se shkrimtarit tone ISMAIL KADARE.



    Ne shkolla, na mesuan per deshmore dhe heronjt te heshtur dhe jo te gjithe dime se, ne cfare rrethanash u vrane apo si e realizuan vepren e tyre ata. Na mesuan per heronjte e punes socialiste, per Shyqyri Kanaparin qe me traktorin e tij ne vitet '70 bente nga tre norma ne dite dhe punonte per vitin 2021. Na mesuan per ATE qe shpiku karburatorin e pare te markes shqiptare e qe do bente qe makina kamion ZIS te harxhonte me pak nafte se nje VW Golf. Na mesuan se si, i verbri Fuat Cela, lexonte veprat e partise dhe udhezimet qe delnin nga fjalimi i Enver Hoxhes ne plenumin e rrethit te Matit, me 26 shkurtit 1972 me titull: "Socializmin e ndertojne masat - Partia i ben ato te ndergjegjshme", na mesuan per kete dhe ate....bile edhe per kinezin Lei Fen qe mblidhte gozhda e bullona rrugeve dhe i conte ne fabrike....



    Tani, mbasi shohim se s'jemi me atje ne Shqiperine e Envere Hoxhes e duke pare se jetojme ne shtete demokratike, njeri ne Itali, tjetri ne Gjermani, Austri, France e USA, shohim e mesojme se ne to flitet e debatohet dhe sejcili ka te drejten e fjales. Bukur ! Ai qe jeton ne France lexon "Liberté, Egalité, Fraternité" dhe thote pse mos te them dhe une fjalen time. Ai ne USA meson per "The Bill of Right" dhe thote: Po edhe une kam te drejte te them mendimin tim. Bukur!!!



    "Listat" jane te mbushura plot me shkrime per KADARENE. Se cfare ka bere, si e ka bere e se ku e ka bere? Se ku eshte botuar, se si eshte botuar dhe sa here eshte botuar? Se cfare ka thene, se si e e ka thene, se se ku e ka thene dhe se cfare duhet te thonte? etj. Harrojme se KADARE shkruajti ne Shqiperi e qe te gjithe e dime se cfare ishte Shqiperia e asaj kohe. Ne se nuk e dime, ( me falni per shprehjen banale ) po ju a u perseris une " Shqiperia ka qene nje *** I MADH ku, seicili, ne nje fare menyre, me shume apo me pak hengri dicka ! Prandaj s'mund te gjesh ose eshte e veshtire te gjesh nje qe nuk e provoj ate. Ata qe s'i rezistuan dot eres dhe aromes se tij dihet se ku vajten…



    Tani, ne fillojme dhe i bejme "rönntgen"- in atij qe, me vepren e tij ka bere qe Shqiperia te rinjihet e per te te diskutohet ndryshe. T'i zihet emri ne te tjera ambiente e hapesira dhe te shihet ndryshe. Nderkohe, ne fillojme e themi se.....Dhe pyetja shtrohet: A e ka te nevojshme KADARE gjithe kete debat ? Une jam i bindur se per te eshte "Scheißegal" ( sic i thote Gjermani ) e, per mendimin tim, ai nuk duhet t'i lexoj dhe t'i komentoje fare ato.



    Per mendimin tim, ne duhet te mendojme se si dhe cfare duhet te bejme qe te festojme 28 Janar e vitit 2006, pra 70 vjetorit te lindjes se tij. Te tjerat le t'i diskutojne ata qe do vijne mbas nesh e qe do jene me te qete e me te cliruar nga mendime te tilla. Kjo eshte nje ndihmese demokratike dhe largpamese. Le t'a leme korifeun tone te qete dhe le te gezojme bashke me te dhe vepren e tij. Por, per fat te keq nuk ndodh keshtu e kam pershtypjes se dhe ne kete rast, vertetohet ajo shprehja qe me thosh nje miku im nga Vlora se "vellai e do vellain vetem kur i shikon gjakun ne mes te sheshit dhe atehere fillon e qan"



    Prandaj ne, duhet te analizojme veten tone se çfare kemi bere dhe a eshte koha te bejme dicka qe te mos ikim nga kjo jete pa lene asnje te gervishtur e te mos merremi me ate qe ka lene nje "krater" te madh ne letersine boterore.



    ( Kam pershtypjen se te vetmen gje qe beri ndryshimi i rregjimit eshte ajo qe na hoqi lepurin qe kishim ne bark dhe ne vend te tij na futi qenin )



    miqesisht



    nga Vienna

    fatmir velaj
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #85
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    The Independent" i dedikon një shkrim të gjatë Ismail Kadaresë

    Aventura në "Kadaria", si të jesh human në botën e frikës



    Nga DAVID BELLOS
    "The Independent"


    Nesër Ismail Kadare do të jetë në Edinburg, për të tërhequr
    çmimin "Man Booker International Prize". Pak ditë para kësaj
    ngjarjeje, në "The Indipendent" ditën e premte u publikua një shkrim
    i David Bellos, që gazeta e cilëson "një guidë rreth botës unike të
    shkrimtarit". David Bellos është përkthyesi në gjuhën angleze i një
    varg veprash të shkrimtarit Ismail Kadare, duke nisur që nga "Dosja
    H", "Piramida" "Verë lulesh, verë e ngrirë".

    LAJMI

    Të hënën Ismail Kadare do të pranojë për herë të parë çmimin "Man
    Booker International Prize", në Edinburgh.
    Ai për një kohë të gjatë njihet si shkrimtari më i mirë shqiptar për
    brezin e tij, ndoshta i të gjitha kohërave, si dhe një nga
    romancierët më të admiruar europianë të shekullit të 20-të.
    Veprat e tij janë të pafundme, si ato të Balzakut; kritike ndaj
    diktatorit, sikurse Orwell-i, dhe me fantazi shqetësuese si ato të
    Kafkës.
    Është, gjithashtu, një zbulim dhe një reflektim se çfarë do të thotë
    të jesh shqiptar, një zbulim i së shëmtuarës dhe dinjitetit të një
    kombi të vogël. Kadareja, ndoshta, është i fundit shkrimtar nacional
    në historinë e Europës.
    Djalë i një zyrtari të rangut të vogël dhe i një nëne nga familje
    pasanikësh, Kadare ka lindur në vitin 1936.
    Ai u rrit në qytetin me mure të Gjirokastrës, jo larg nga kufiri me
    Greqinë, gjithashtu dhe vendlindja e Enver Hoxhës, "Sulltanit të
    Kuq" të Shqipërisë, që sundoi nga viti 1945 deri më 1985. Qyteti me
    atmosferën e tij, është rikrijuar në librin me titull "Kronikë në
    Gur", botuar në vitin 1970.
    Kadare ishte një student i shkëlqyer në Universitetin e Tiranës, ku
    që në atë kohë do të publikonte poemat e tij të para. Shqipëria
    ishte një satelit i Bashkimit Sovjetik, gjë që do të bënte të mundur
    dërgimin e tij atje në vitin 1960, për studime të mëtejshme.
    Pasi Hoxha prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, Kadare ishte i
    detyruar të kthehej në Tiranë. Shqipëria u kthye në një vend të
    izoluar, me një shoqëri të mbyllur, deri atëherë kur Hoxha prezantoi
    një nga aleancat më të çuditshme të kohërave moderne, me Maon e
    Kinës.
    Pas kthimit nga Moska, Kadare do të publikonte novelën e tij të
    parë, e cila merret me detyrën e çuditshme të një gjenerali italian,
    i dërguar në Shqipëri për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të rënë
    gjatë Luftës së Dytë Botërore.
    "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", themeloi reputacionin e tij. Libri
    u përkthye në disa gjuhë dhe më pas u bë edhe film, ku luante edhe
    Marcelo Mastroianni. Subjekti mbulon një temë të trashëguar nga
    mitet greke, nga Shekspiri dhe nga romanca gjermane.
    Kadareja duhet t'ia dedikojë mbijetesën vetes së tij, në një vend që
    drejtohej me frikë dhe represion, si në librin "Dimri i Madh", në të
    cilin flitet për ndarjen me Bashkimin Sovjetik, e ku përfshihet edhe
    një foto e Enver Hoxhës.
    Kadareja e përshkruan novelën si një çmim që duhej të paguante për
    lirinë e tij. Hoxha ishte i vendosur ta ndalonte publikimin e
    librit, gjë që më pas çoi te një jetë e vështirë artistike për
    Kadarenë.
    I pandryshuari Kadare do të vihej në pozitë të vështirë, duke iu
    ndaluar publikimi i të tjera botimeve. Shumë prej tyre do të
    nxirreshin fshehurazi jashtë Shqipërisë. Fletët e shkruara do të
    futeshin në shishe vere bosh.
    Që nga viti 1965 deri më 1998 të gjitha veprat e tij të lejuara do
    të përktheheshin në frëngjisht nga përthyesi shqiptar Jusuf Vrioni,
    dhe më pas do të botoheshin. Statusi që Kadare formoi brenda
    Shqipërisë, dhe në veçanti jashtë saj, e bëri atë njërin nga të
    paktët shqiptarë që mund të udhëtonte jashtë.
    Një vizitë në Turqi, në vitin 1970, e vuri atë në kontakt me
    shkollarët më të mirë të Ballkanit për veprat epike.
    Pas kësaj, ai do të shkruante novelën rreth vështirësive të
    identitetit kombëtar, me titull "Dosja H", në vitin 1981.
    Kadareja mbijetoi në një ambient të rrezikshëm të krijuar nga Hoxha,
    i cili i detyroi shumë njerëz në Perëndim që të dyshonin se ai
    kishte bërë një kompromis, ose më keq akoma.
    Angazhimi i tij si deputet i Parlamentit çoi në mendime të gabuara
    shumë vetë, të cilët mendonin se ai kishte simpati për regjimin.
    Ndërsa tani gjithçka duket qartë. Të gjitha këto dyshime kanë qenë
    të pabaza. Historia e Kadaresë ishte një histori e jashtëzakonshme e
    kurajos së vazhdueshme, plot vullnet dhe me fat.
    Në vitin 1985 Hoxha do të pasohej nga Ramiz Alia, i cili vazhdoi
    rrugën e regjimit stalinist.
    Kadare do të arratisej për në Paris në vitin 1990, nga ku do të
    përfitonte azilin politik dhe më pas do t'i jepej shtetësia
    franceze. Që kur regjimi i Alisë u rrëzua, jeta e tij do të ndahej
    në dy pjesë, mes Tiranës dhe Parisit. Si një qytetar i privilegjuar,
    ai ka pasur mundësinë për të promovuar edhe poetë e romancierë të
    tjerë shqiptarë.
    Shkalla e produksionit të tij mbetet e lartë.
    Me punët e tij më të reja dhe ato të hershmet të marra së bashku,
    universi i Kadaresë shkon shumë larg. Me të vërtetë përmbush
    portretin e një toke imagjinare "Kadaria", siç edhe e kanë quajtur
    disa, me një temë të vetme: si të jesh human në botën e frikës,
    udhëhequr nga dyshimi. Është një arritje madhështore, e cila për një
    kohë të gjatë provoi se ishte e vlefshme e mund të vlerësohet si një
    nder i madh.


    Përktheu
    Muhamed Veliu





    Bellos, përkthyesi i preferuar nga Kadare

    David Bellos u zgjodh para pak ditësh nga shkrimtari Ismail Kadare
    si përkthyesi që do të marrë çmimin me vlerën 15 000 paund. Ky çmim
    është dhënë nga juria e "Man booker international prize" plus çmimit
    të shkrimtarit, me vlerë 60 mijë paund. Ditën e shpalljes së çmimit
    u theksua se 15 mijë paundët i jepen shkrimtarit që ai t'ia dhurojë
    njërit prej përkthyesve të veprës së tij në gjuhën angleze. I
    zgjedhuri i shkrimtarit në këtë rast ishte David Bellos.


    White_Angel
    Ndryshuar për herë të fundit nga White_Angel : 28-06-2005 më 21:32
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  6. #86
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kadare"Booker, sfidë më e madhe se Nobeli"


    Detajet e ceremonisë mbrëmë në Muzeun Kombëtare skocez dhe
    deklaratat e shkrimtarit

    "Booker, sfidë më e madhe se Nobeli"

    Kadare mori dje çmimin prestigjoz në Edinburg


    Nga Londra
    Muhamed Veliu



    Dje në Edinburg Ismail Kadare ka prekur triumfin. Cmimi "Man booker
    international Prize" prej 60 000 paundësh dhe trofeu iu dorëzuan në
    buzëmbrëmje në një ceremoni në Muzeun Kombëtar të Skocisë. I
    shoqëruar nga bashkëshortja e tij Helena, dita e 27 qershorit, ka
    qenë për të një ditë e gjatë mbuluar prej përjetimesh të veçanta. Ka
    dhënë deklarata mbi përjetimin e çmimit, ka pozuar për
    fotoreporterët në Edinburg, në pikat më të njohura historike të
    kryeqytetit skocez, ka folur në takime paraprake mbi letërsinë
    ndërkombëtare, dhe është vendosur në fokusin e mediave me frazat e
    tij surprizë, mbi diktaturën në Shqipëri, mardhëniet e tij me një
    varg shkrimtarësh që i ka quajtur "mediokër" dhe dashakeqët që e
    kanë sulmuar me deklarata të llojit "ndihmës i diktaturës…

    Nobeli

    Në ceremoninë e rastit, zhvilluar në mbrëmje, shkrimtari Ismail
    Kadare është shprehur se "fitimi i këtij çmimi ka qënë një suprizë e
    vërtetë". Por deklarime surprizë janë cilësuar ato që janë dhënë për
    mediat vetëm disa orë përpara dorëzimit të çmimit të përdyvjetshëm.
    Në një konferencë shtypi me gazetarët e shumë interesuar, Kadare ka
    folur rreth gëzimit që përjetoi kur e njoftuan për fitimin e "Man
    Booker International Prize". Me nota humori ka hedhur deklaratën e
    tij të parë mbi vështirësinë e çmimit që fitoi. "Çmimi "Booker"
    ishte më i vështirë për t'u fituar se sa Nobeli",- tha shkrimtari,
    duke shtuar se "kur unë pashë listën e kandidatëve për çmimin
    mendova se do të ishte e pamundur që të fitoja. Ishte një grup me
    shkrimtarë me të vërtetë të njohur, dhe ndoshta që të gjithë në
    listë kanë menduar se do të ishte e pamundur që të fitoja, pasi disa
    nga ata janë nderuar me çmimin Nobel". Po me nota humori ka
    komentuar edhe faktin e të qënurit i nominuar tre herë për çmimin
    prestigjoz Nobel. "Duke qënë se jam propozuar disa herë për Nobel,
    mu duk se ishte më e vështirë që të fitoja çmimin Man Booker se sa
    atë Nobel".

    Unë dhe regjimi

    Gjatë bisedës Kadare ka treguar për problemet që ai kaloi gjatë
    diktaturës komuniste, me ndalesat që i bëheshin botimit për disa
    vepra që nuk i pëlqenin regjimit. "Ka patur shumë pak shkrimtarë që
    kanë shkruajtur letërsi të vërtetë në vëndet totalitare. Rregjime të
    tilla totalitare pëlqenin shkrimtarët mediokër". Duke sulmuar të
    tillë shkrimtarë Kadare shtoi: "Eksiztonte një aferë e pafund
    dashurie midis totalirarizmit dhe mediokrëve. Ata janë në luftë të
    vazhdueshme me të tjerë shkrimtarë që nuk janë mediokër". Për
    Kadarenë, sa herë që publikohej diçka, madje edhe një faqe, ishte
    një satisfaksion i vëretë. "Çdo rast i tillë ishte një triumf" do të
    nënvizonte ai. "Nëse të tilla triumfe ndodhnin disa herë radhazi
    atëherë me të vërtetë ishte një kënaqësi e veçantë. Një ndjenjë e
    tillë na bëri ne që të vazhdonim të shkruanim gjatë kësaj periudhe.
    Në të kundërtën do të budallallepseshim apo do të ishim dorëzuar".

    Kundërshtarët

    I pyetur nga mediat, në vazhdën e këtyre gjykimeve, Kadare nuk ka
    harruar tu kundërvihet edhe kundërshtarëve të tij, të cilët shpesh
    herë, si në shtypin shqiptarë dhe atë të huaj janë munduar të hedhin
    baltë mbi punën dhe personalitetin e tij, duke e cilësuar
    si "ndihmës të diktaturës". Ai tha : "Eshtë në modë tani që në
    vendet ish komuniste të ish-Bllokut Sovjetik për njerëzit të
    thonë; "Unë mund të isha bërë shkrimtar por nuk u lejova". "Njerëzit
    që kanë të drejtë të flasin rreth asaj periudhe janë ata të cilët
    mundën të bënin diçka, dhe jo ata të cilët ndenjën në heshtje dhe
    kanë nostalgji retrospektive. Është shumë e lehtë të japësh leksione
    morale",- ka thënë Kadare duke sqaruar se "ndonjëherë leksione të
    tilla jepen nga njerëz të cilët nuk kanë një shtat të moralshëm për
    vehten e tyre".


    INTERVISTA

    "Të bësh letërsi të vërtetë në diktaturë"
    Pjesa më e madhe e veprës suaj është shkruar në Shqipërinë
    komuniste. Çfarë do të thotë të krijoje në Shqipërinë e asaj kohe?
    Në Shqipërinë komuniste si në çdo vend komunist kishte dy lloj
    krijimtarish. Ajo që ishte e vërteta, letërsi e vërtetë, letërsi e
    madhe botërore, letërsi në gjurmën e traditës më fisnike të
    letërsisë, dhe një pseudo-letërsi, ajo që quhej letërsi e realizmit
    socialist, që ishte negacion i letërsisë, ishte propagandë dhe
    s'quhej letërsi. Prandaj të krijoje këtë propagandë ishte shumë e
    dëshirueshme për shtetin komunist, por po aq e padëshirueshme dhe
    anormale ishte të krijoje letërsi të vërtetë. Shkurt, që të bëje
    letërsi të vërtetë, në një vend komunist stalinist si Shqipëria
    ishte një gjë anormale, e keqe, e dënueshme, e parë me sy të keq dhe
    shteti do të përgjonte që të kapte rastin që ta ndalonte shkrimtarin
    që të vazhdonte këtë gjë.

    Si i shihni raportet mes popujve ballkanikë aktualisht?
    Popujt e Ballkanit kanë patur një periudhë kur janë marrë vesh mirë
    me njëri tjetrin, sepse është e kuptueshme, kanë patur një fatkeqësi
    globale, që t'u rrinte mbi krye; pushtimin otoman. Mirëpo kur ata
    dolën në liri, të pavarur, ata u bënë shumë të ashpër me njëri
    tjetrin, pra përjetuan një periudhë që nuk i nderon aspak. Pati
    shumë urrejtje, shumë zemërim njëri kundër tjetrit. Ajo që quhet
    patriotizëm, që është një ndjenjë e shëndetshme për një popull, duke
    u tepruar, duke kaluar çdo kufi të llogjikës, u shndërrua shumë herë
    në atë që quhet nacionalizëm, në armiqësi me popujt e tjerë. Kjo ka
    qenë fatkeqësi e popujve të Ballkanit. Pra kanë një traditë të keqe
    të marrëdhënieve midis tyre që duhet ta kapërcejnë. Ata ndodhen
    përpara një prove të vështirë dhe mendoj se aspirata e popujve të
    Ballkanit për t'u integruar për në Evropë, është një lloj orientimi,
    një lloj shenje që do t'i bashkojë të gjithë, mendoj unë, për t'u
    afruar me njëri tjetrin. Kjo, sepse procesi i integrimit në Evropë,
    është një proces i emancipimit të brendshëm për ata vetë.

    Do të mbetesha pikërisht këtu. Lidhur me veprën tuaj, e cila ka qenë
    shpesh herë në qendër të debatit për shkak të përkatësisë suaj
    etnike, apo ndonjë sulm kundër kësaj vepre. Çfarë do të thoshit në
    këtë drejtim?
    Për fat të keq popujt e Ballkanit, kanë sulmuar shpesh njëri tjetrin
    për arsye etnike, për arsye kufijsh, për arsye politike. Letërsia
    për fat të keq është gjendur gjithnjë në mes të kësaj lufte dhe ajo
    ka pësuar goditje nga njëra anë ose nga ana tjetër. Për shembull, në
    qoftë se unë në mënyrë të natyrshme si shkrimtar kam mbrojtur lirinë
    e popullit të Kosovës, natyrisht unë do sulmohesha nga ajo pjesë
    ballkanike, që ka qenë kundër kësaj lirie. Shumë shkrimtarë të
    Ballkanit kanë rënë pre e pasojave, janë gjendur, si të thuash,
    midis një sheshi lufte, midis një zjarri të kryqëzuar. Kjo ka qenë e
    pashmangshme, por ky nuk është një shqetësim për shkrimtarin.
    Nëqoftëse shkrimtari me ndërgjegje e bën një vepër, që është e
    plotë, e vërtetë dhe mbron në radhë të parë artin dhe nëpërmjet
    artit mbron gjërat më të shtrenjta që ka bota, ai s'ka pse të
    shqetësohet për këtë zjarr të kryqëzuar.
    Marrë nga "Europa e Lirë"





    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  7. #87
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    A mund dikush nga ju te me thote nese ekziston ndonje adrese ne internet me tregime te kadarese?

    S'kam ku gjej libra te tij ne kete moment.

  8. #88
    Ate dite qe mbolla drithe Maska e T68
    Anëtarësuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    AnyTown USA, 00000
    Postime
    84
    Me falni per ashpersine e mesazhit por une mendoj se Kadareja eshte plehre!

    kaq...
    .

  9. #89
    Kadare është shkrimtari ynë më i madh bashkohorë. I kam lexuar pothuaj të gjitha veprat e tia, dhe janë të një niveli të lartë artistik, por është larg nga Kastrioti - Skënderbeu e Nënë Tereza, siç i barazon z. Gjekë Marinaj. Nuk është as në nivelin e Naim Frashërit e të Gjergj Fishtës, të cilin është munduar ta përdhosë, siç ka bërë diktatura me eshtrat e tij, por ja që Fishta rrnon në shpirtrat e vetëdijet e shqiptarëve.
    Shkrimet qenë të gjata dhe nuk i lexova, por ata që e lavdërojnë, pa shpreh asnjë gabim të tij, janë joobjektivë dhe shumë të njëanshëm.
    Nuk është e vërtetë se ka qenë Kadare disident, siç e paraqet ai veten apo i cytë të tjerët ta paraqesin të tillë. Ai ka qenë rreth tri dekada antar i Komitetit Qendror të PPsh-ës. Ka qenë edhe nënkryetar i Frontit Popullor. Disa e çmojnë si rrufjan politik. Nuk është larg z. Kelmendi që thotë se synimi i Kadaresë në jetë ka qenë të fitojë famë dhe të jetojë sa më mirë. Për këtë edhe emigroi në Francë, dhe nuk dha kurrfarë kontributi në rrëzimin e diktaturës.
    Ai ka qenë ndër levat kryesore të diktaturës, e cila ka sunduar me organet represive, me spiunët dhe me propagandën. E propagandë për Partinë ka bërë edhe Kadare.
    Qe si i jep lamtumirën Kadare, Stalinit!!!:

    L A M T U M I R A E F U N D I T

    Kurora dhe kurora pa mbarim,
    Kurora gjithë lule, gjithë yje;
    Dhe sy të përlotur me trishtim
    Dhe pamje e rëndë zije.

    O shokë! Për të fundit herë sot,
    Babanë po përcjell turm, e pasosur
    Me dhembje të kulluar e me lot,
    Me zemër të plagosur.

    Dhe ja tani, mes heshtjes, në eter,
    Një zë i njohur, qartë po dëgjohet.
    Në emër tonë sot, shoku Enver,
    Përpara tijë betohet.

    Në gjysmë-shtiz flamuret ende tund
    Gjemim topash ndihen në hapsirë;
    I jep Stalinit turma e pafund,
    Të fundit lamtumirë.

    Pra, lamtumirë mik i madh, baba!
    Çdo zemër sot i thotë lamtumirë.
    Së bashku me Leninin krah për krah
    Ay ka për tu shtrirë.

    Pushon tashti Ay në qetësi,
    Por, jo! Ai nuk vdiq! Vazhdon të rrojë!
    Dhe fjalë e ti e urtë përsëri
    Përpara do të na çojë!
    Ismail Kadare

    Mendoj se ata që e sulmojnë I. K. me gënjeshtra nuk bëjnë mirë, por më shumë gabojnë ata që së bashku me shkrimtarin në fjalë duan ta paraqesin disident, e Shaban Sinani edhe sikur ka qenë edhe i persekutuar, e sikur diktatura ka vënë një shërbim të tërë kundër Kadaresë dhe nuk kanë mundur ti bëjnë asgjë!!!
    Mendoj se kur Kadare, nuk tregon për vete të vërtetën rreth së kaluarës, dhe mëkatet e tij, është larg intelektualit të ndershëm e të mirëfilltë megjithëse është shkrimtar i madh.
    Unë dëshiroj që ta fitojë çmimin Nobel, por ai duke përkrahë Stalinin e Enverin,mund të krahasohet me ata shkrimtarë serbë që e kanë përkrahë /dhe e përkrahin/ kriminelin Millosheviq.
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Lajme nga Speciale


    “Kryqëzimi i letërsisë me intelektualin”



    Nga seleksionimi i vlerave në letërsi varet fati i letërsisë së një vendi. Mediokriteti kërkon ta zhbëjë këtë ligj themelor. Po të vësh re me kujdes ndihet tek ne një ngutje për të shkruar historinë e letërsisë së sotme shqipe, në kohën që shumica e shkrimtarëve janë ende gjallë e vazhdojnë të punojnë.


    Autori i Lajmit: Petrika Grosi

    Kryqëzimi i letërsisë me intelektualët është ajo që ka në qendër të vëmendjes intervista që sot gazeta “Ballkan” riboton intervistën, të cilën Ismail Kadare e ka dhënë pak kohë para se të nisej për në Francë, në vitet ’90 për gazetën “Zëri i Rinisë”. Materiali është marrë nga libri që u botua këto ditë prej shtëpisë botuese “Onufri”, “Letërkëmbim me presidentin”. Në këtë intervistë Kadare flet për vlerësimin e padrejtë që kritika letrare e atëhershme i ka bërë shkrimtarëve dhe një pjesë të letërsisë së krishterë, si dhe për mjaft probleme të tjera të kohës, të cilat janë aktuale edhe sot. Këtu duket dhe njëherë largpamësia e shkrimtarit tonë të madh, serioziteti, vizioni dhe pikëpamjet e tij demokratike. Veç intervistës së mëposhtme, në këtë libër gjenden dhe shënime të mëvonshme të Kadaresë, të cilat sqarojnë pjesë të saj dhe që janë bërë prej shkrimtarit në vitin 2005, për të shpjeguar më mirë nënkuptimet e përgjigjeve të tij apo situatat e problemet për të cilat bëhet fjalë.

    Gazeta: Ju keni bërë kohët e fundit disa kritika lidhur me tekstet shkollore, me botimet përgjithësisht, me studimin e letërsisë shqipe etj. Duhet thënë se kritikat tuaja, kanë qenë disa herë të ashpra. A mund të na thoni diçka më tepër lidhur me këto?

    Kadare: Ata që nuk e kuptojnë seriozitetin e këtij problemi, nuk kuptojnë dimensionet e popullit shqiptar, nuk e njohin këtë komb, dhe i masin kërkesat e tij shpirtërore, si edhe ato materiale me përmasat e mendjes së tyre të ngushtë dhe shpirtit të tyre varfanjak. Këta njerëz për të përligjur vizionet e tyre të varfra janë gati të qëmtojnë doktrina, nene e citate, por harrojnë që logjika e ekzistencës së popullit shqiptar, e ekzistencës së tij mijëvjeçare, të lirë e të pavarur, qëndron mbi çdo teorizim apo dogmë.

    Teorizimet, citatet e dogmat që prekin këtë logjikë supreme që vijnë ndesh me mirëqenien ekonomike, lirinë dhe demokracinë e këtij kombi janë të papranueshme për të. Prandaj njerëzit që kapen pas tyre, qofshin zyrtarë apo specialistë, qofshin të kulturës apo të ekonomisë, të diplomacisë apo drejtësisë, duhet të mënjanohen menjëherë nga këto sfera, për t’ua lënë vendin njerëzve të rinj me mendje të lirë e të fuqishme e me vizione të gjera për gjithçka. Mendoj se gazeta juaj mund të luante një rol më të ndjeshëm për të tërhequr dhe pasqyruar mendimin e rinisë studenteske për këto probleme.
    Unë kam bindjen se midis të rinjve tani ka me dhjetëra që do të mund të zëvendësonin me sukses një radhë të vjetruar tashmë të njerëzve që kanë mbetur pas kohës.


    Gazeta: Vërejtja dhe sugjerimi juaj për gazetën janë të drejta. Do të donim të dinim gjithashtu diçka më të hollësishme për sa i përket problemit të seleksionimit të vlerave, që ju e keni ngritur disa herë kohët e fundit, si edhe vendin që duhet të zërë letërsia e vjetër shqipe në shkollat e studimet tona.

    Kadare: Kjo lidhet me trysninë që bën mediokriteti për të uzurpuar artin. Nga seleksionimi i vlerave në letërsi varet fati i letërsisë së një vendi. Mediokriteti kërkon ta zhbëjë këtë ligj themelor. Po të vësh re me kujdes ndihet tek ne një ngutje për të shkruar historinë e letërsisë së sotme shqipe, në kohën që shumica e shkrimtarëve janë ende gjallë e vazhdojnë të punojnë. Kjo ngjan me të vërtetë e çuditshme, por ka një shpjegim. Shkrimtarët mediokër nguten të futen në historinë e letërsisë sa pa u bërë seleksionimi, domethënë, sa pa u harruar. Ata kujtojnë se kështu do t’i shpëtojnë seleksionimit.

    Disa nga kritikët e studiuesit tanë kanë përgjegjësi të rëndë. Duke spekuluar me faktorin ideologjik e duke vënë atë mbi faktorin kombëtar, ata kanë bërë disa herë pohime të shëmtuara, si ato për gjoja fillimet e vërteta të romanit shqiptar në vitet 1950 etj, si këto, që janë fyerje e rëndë për kulturën kombëtare. Këto lloj kritikësh nuk e vënë, për shembull, në diskutim që romani i parë i letërsisë ruse është “Eugjen Onjegini” i Pushkinit (shkruar në vargje), por po t’u thuash se “Milosao” i De Radës, i botuar në të njëjtin vit, 1836, është konsideruar gjithashtu me të drejtë romani i parë i letërsisë shqipe, do të rrudheshin nga habia. Më 1929, studenti njëzetedyvjeçar Eqerem Çabej, shkroi një artikull profetik për Lasgush Poradecin, duke e quajtur poet të madh shqiptar dhe evropian, por më pas, disa kritikë e fatkeqësisht edhe ndonjë poet, jo vetëm nuk e vlerësuan atë, por u kujtuan veç për ta nënçmuar në mënyrën më meskine. Ndërkaq, me shumë lehtësi vjersha të rëndomta satirike e romanetë palexueshme shpalleshin kryevepra e vepra monumentale vetëm se sihin të periudhës së realizmit socialist.
    E kam thënë dhe para pak kohe në konferencën e letërsisë se letërsia jonë e sotme nuk duhet të trajtohet si e përkëdhelur ngaqë është e kohës sonë, pra për merita që s’janë të saj. Por zelli negativ i disa kritikëve tanë u tepërua sidomos ndaj letërsisë së vjetër shqipe, kryesisht asaj të mesjetës. Injorimi që i është bërë e vazhdohet t’i bëhet asaj është monstruoz. Të krijohet përshtypja se një pjesë e studiuesve tanë mezi ç’e kanë pritur disponimin antifetar në Shqipëri, për të përligjur pezmin e tyre ndaj kësaj letërsie. Ata e çuan në skaj këtë zell, duke mos u kujtuar aspak se në atë kohë në Shqipëri, ashtu si në gjithë vendet evropiane, kufinjtë e kulturës së krishterë ishin të mpleksur fort. Çfarë ka bërë Gjon Buzuku?-thoshin ata me ironi, ka përkthyer një libër fetar! Por ndërkaq si injorantë që ishin nuk e dinin (e në qoftë se e dinin aq më keq), se përkthimi i Biblës prej Martin Luterit më 1534, domethënë, vetëm 20 vjet përpara Buzukut, shënonte fillimin e gjuhës letrare gjermane.
    Murgu Gjon Buzuku është kolos i qytetërimit shqiptar dhe bustin mund ta kishte përpara Akademisë Shqiptare, çka nuk do të ishte shumë për të. Kohët e fundit disa kritikë e studiues tanë ankohen kudo se po i kritikojnë e i nënçmojnë e këtë ata nuk duan ta durojnë kurrsesi. Padyshim që askush nuk ka ndër mend të denigrojë kritikën tonë, por që t’i përmendësh asaj mungesat që ka, do të thotë ta respektosh. Kurse disa kritikë s’mësohen dot me këtë. Ata japin përshtypjen se thonë: e ç’paskemi bërë që na bien në qafë? Ja ta zëmë se paskemi harruar e nënçmuar nja 300 vjet të letërsisë shqipe. u bë hataja për këtë?
    Besoj se nuk ka njeri të ndershëm në Shqipëri që të mos quajë pikërisht një hata atë çka përmenda më lart. Madje nga ato gërmat që kulturës sonë janë përpjekur t’i bëjnë pushtimi osman dhe shovinizmi serb. Një injorancë kolosale ose një amoralitet kolosal, ose të dyja bashkë mund të shpjegojnë këtë dukuri të trishtuar.
    Meqë ra fjala për serbët, dëshiroj të shtoj se zelli i tepëruar kundër krishtërimit i ka interesuar në radhë të parë shovinizmit serb, i cili duke e ditur përçmimin e Evropës ndaj fondamentalizmit islamik, është orvatur t’i paraqesë shqiptarët e Kosovës ende sot më 1990, si fondamentalistë myslimanë që luftojnë gjoja kundër krishtërimit serb! Në këtë rast ata harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë se shqiptarët e kanë njohur krishtërimin qysh në shekullin e parë, domethënë, gati një mijë vjet përpara sllavëve, dhe se “Te Deum”-i i famshëm i krishtërimit është shkruar e kompozuar në shekullin IV nga një peshkop shqiptar.


    Gazeta: Letërsia jonë përherë e më tepër po njihet jashtë kufinjve të vendit. Mendoni se lexuesit tanë janë të informuar në shkallën e duhur dhe të saktë për këtë?
    Kadare: Përderisa letërsia shqipe është pjesë e letërsisë botërore, ballafaqimi i drejpërdrejtë me të bën pjesë në procesin e zhvillimit të saj. Mendoj se në parashtrimin e kësaj jehone nuk duhet të ketë as eufori e mburrje të pvend, as skepticizëm e nënçmim. Për fat të keq i gjejmë të dyja këto dukuri. Euforia është shfaqur në disa raste prej studiuesve e bibliografëve tanë kur ka rënë fjala për të përcaktuar njohjen e veprës së shkrimtarëve tanë prej lexuesve të huaj. Në mënyrë të befasishme është thënë, për shembull, se X autor është përkthyer në 20 ose më shumë gjuhë, duke e lënë me gojë hapur lexuesin. Sepse lexuesi me të drejtë mund të pyesë: si nuk e paskemi ditur këtë, përse kjo heshtje kaq e gjatë, për një gjë kaq të gëzueshme?
    Në të vërtetë studiuesi ose bibliografi ka bërë një “harresë” të palejueshme. Përkthime në gjuhë të huaj ai ka quajtur në radhë të parë përkthimet që autori mund të ketë pasur në vendin tonë, e për më tepër, botimet e tij në revistat tona, që dalin në gjuhë të huaja. Mirpo një revistë si “Shqiptarja e re”, del në tetë gjuhë, dhe meqënëse autorët tanë kanë botuar pothuajse të gjithë diçka në këtë revistë shumëvjeçare, ata automatikisht sipas studiuesit kanë siguruar një minimum përkthimi në 8 gjuhë. Shtoji kësaj revistat e tjera, si edhe revistat gazetat e huaja që mund të kenë botuar vërtetë diçka, shumë lehtë do të dalë që shumica e autorëve shqiptarë janë përkthyer në 10-15 gjuhë të huaja. Në këtë mënyrë letërsia jonë del më e përkthyera në botë, gjë që është e tepërt të themi se është larg së vërtetës.


    Gazeta: Pleniumi IX i KQ-së shtroi probleme të rëndësishme edhe për intelektualët. Do të donim të dëgjonim diçka prej jush lidhur me këtë.

    Kadare: Padyshim që intelektualët tanë kanë një raport të veçantë me këtë. Ata që nuk e kuptojnë se bashkë me problemin e rritjes së mirëqënies, problemi i demoktratizimit të jetës së vendit është një moment kyç i jetës së sotme shqiptare, nuk kanë kuptuar asgjë nga aspiratat e këtij populli. Që problemi i demoktratizmit të jetës së vendit të jetë real dhe i pakthyeshëm është e detyrueshme që në të, të marrin pjesë të gjithë. Për fat të keq, ka mjaft raste kur intelektualët tanë parapëlqejnë këtë pozitë të pahijshme dhe disi amorale. Madje për të përligjur këtë ata janë gati të krijojnë lloj-lloj psikozaash e fantazmash. Kur shtrohen për shembull probleme të mprehta ata ngrysen në fytyrë e thonë se “këto janë çështje delikate” gjëra me zaraz prej tyre mund të pësosh etj. Nuk mungojnë të përmendim edhe kronika të kaluara kur X estet ose Y ekonomist pasi ngriti sipas tyre çështje të tilla, pati pasoja u kritikua humbi postin etj.
    Por edhe në s’humbi ndonjë gjë, e pati humbjen të brendshme, u traumatizua aq shumë sa u shtrua në spital, desh iku nga mendja etj,etj. Në të vërtetë, me përjashtim të tipave patologjike mendoj se shumica e atyre që ushqejnë një psikozë të tillë e dinë fare mirë se në kushtet e sotme s’humbasin aq shumë sa ç’reklamojnë ose që të jem më i saktë ajo që mund të humbasin është shpesh tjetër gjë nga ajo që thonë.

    Ata druhen të ngrenë probleme e t’i prishin qefin dikujt, sepse e kanë mendjen te lista e delegacionit të aedhshëm te dërgimi i dhëndrit për specializim dhe te dhjetra problemeve të tjera si këto. Janë këto që vihen në rrezik nga zemërimi meskin i shefave dhe jo e ardhmja e tyre.

    Mirëpo këta lloj intelektualësh duke bërë një falsifikim një zhvendosje në kohë justifikojnë frikën nga rrezikimi më i vogël hiqen mënjanë nga era më e lehtë dhe ashtu në qoshe presin që dikush tjetër ndonjë budalla ose kokëkrisur sipas tyre të bëjë atë që këta të mençur e kanë refuzuar. Mendoj se ky tip intelektuali është ndër më të dëmshmit në shoqërinë e sotme shqiptare.
    Mendoj gjithashtu se asnjë intelektual nuk mund të quhet i ndershëm në qoftë se nuk bën diçka aq sa është në dorën e tij, për demoktratizimin e jetës, që u përmend më lart, për demokracinë në përgjithësi. Demokracia, kultura e drejtësisë janë ndër vlerat më themelore të një kombi dhe të gjithë duhet të bëjmë çmos që t’i kultivojmë e t’i bëjmë dominante çdo ditë e çdo orë ato.
    Kjo kulturë duhet që në mënyrë të ngutshme të vërë në gjunjë forcat e errëta regresive që ngrihen kundër saj, t’i mposhtë ato pa kurrfarë hezitimi,sepse vetëm kështu qytetërimi ynë, qytetërimi fisnik i shqiptarëbe do të njohë zhvillim e përparim të pandalshëm. Lidhur me pasqyrimin e këtyre problemve në letërsi mendoj se ato jo vetëm janë një detyrë për letërsinë, por janë edhe një provë, një shans për të. Demokracia drejtësia kanë një lidhje të thella të vjetra me artin e letrave Ato janë si të thuash të një race.

    Duke shpresuar se nuk do të bëhem i mërzitshëm dua të përsëris atë që kam shkruar për Eskilin, tek i cili nuk kuptohet mirë ku mbaron tragjediani e ku fillon mbrojtësi i së drejtës. Për të mund të thuhet fare mirë se ka qenë ministri i parë i drejtësisë. Por jo i një qeverie, i gjithë njerëzimit. Një letërsi që nuk merret me problemet e demokratizimit, të të drejtave e lirive të njeriut, jo vetëm që është e gjymtë, por i ka vënë një pikëpyetje të madhe moralit të saj.

    Data e Publikimit: 23/07/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 27-07-2005 më 07:11
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  11. #91
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Ismail Kadare në një intervistë ekskluzive për “Tirana Observer”

    Ismail Kadare në një intervistë ekskluzive për “Tirana Observer”

    Kadare: “Të thyhet mendimi se krimi s’dënohet”

    Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka pak kohë që ka ardhur nga Parisi të pushojë në vilën e tij në Golem. Pas një viti të suksesshëm, që u konkretizua me çmimin “Man Booker International Prize”, ai po rigjeneron aftësitë krijuese në shtëpinë verore mes pishave, fare pranë bregut të Detit Adriatik me bashkëshorten Elenën dhe mbesën, Doruntinë.
    Në një intervistë ekskluzive për “Tirana Observer” për herë të parë ai tregon qëndrimin që ka mbajtur shteti shqiptar në promovimin e krijimtarisë së tij pas viteve 90-të.

    Zoti Kadare! Për ju është shkruar një libër i tërë “Një dosje për Kadarenë”. Opinioni publik e ka pritur mirë këtë libër, por ka tek-tuk ndonjë mendim se ky është shkruar në një kohë të papërshtatshme. Po ju vetë si mendoni për librin?

    Kadare: Mendoj se për zbulimin e së vërtetës koha është gjithmonë e përshtatshme. E kundërta është për ata që jo vetëm nuk e duan të vërtetën, por tmerrohen prej saj.

    Libri i shkruar nga Shaban Sinani është si të themi dosja juaj në periudhën e diktaturës. Me pak fjalë, qëndrimi që është mbajtur ndaj jush deri në vitet 90-të. Po sot cili është qëndrimi i shtetit ndaj Ismail Kadaresë?

    Kadare
    : Nuk besoj se ka sot ndonjë shkrimtar serioz që të merakoset nëse shteti demokratik sillet korrekt ose jo me të. Ky është problem i shtetit, jo i shkrimtarit. Është gjithashtu problem i shoqërisë, i nxitjes së zhvillimit kulturor, i imazhit të vendit, sidomos kur vendi ka mungesë njohjeje dhe vetvetiu ka nevojë për ndihmën e kulturës. Kështu, për shembull, Shqipëria ndodhet sot përballë problemit kryesor të saj: hapja e rrugës drejt Evropës. Në kushte të tilla kultura, lot një rol të ndjeshëm. Të gjithë e dinë se shumë vite më parë, kujtimi i qytetërimit dhe letërsisë së vjetër greke, luajti një rol të dukshëm në pranimin para kohe të Greqisë në Bashkimin Evropian.

    Sa e ka promovuar, ndihmuar shteti një shkrimtar kaq të madh. A ka ndodhur ndonjëherë që shteti t’i sjellë pengesa Ismail Kadaresë?

    Kadare: Një shkrimtar, e sidomos një shkrimtar “kaq i madh”, siç thoni ju nuk ka pse të presë ndihmë ose promovim nga shteti i vet, ose nga ndonjë shtet cilido qoftë ai. Nuk kam patur ndonjëherë kërkesë ndaj shtetit paskomunist, qoftë i djathtë, qoftë i majtë, për asgjë. Ndaj çdo ankim do të ishte në këtë rast pa kuptim. Edhe kur është fjala për shpërfillje, e aq më tepër për pengesa, në rastin e shtetit demokratik, këto nuk mund të jenë asnjëherë serioze. Tjetër gjë është në botën jodemokratike, e sidomos në shtetet totalitare siç kemi qenë më parë ne, e siç janë sot Kuba, Koreja e Veriut e vende të tjera që s’e njohin demokracinë. Në to raportet shkrimtar-shtet janë gjithmonë dramatike.

    Tek ne ngrihen megjithatë probleme të raporteve me shtetin nga shkrimtarët dhe artistët...
    Kadare: Shteti i sotëm ka për detyrë të mbrojë shkrimtarët dhe artistët, ashtu si gjithë qytetarët nga dhuna. Para ca ditësh opinioni shqiptar u trondit thellësisht nga goditja mizore që iu bë mu në mes të Tiranës, arkitektit, shkrimtarit dhe piktorit të shquar Maks Velo. Maks Velo është persekutuar për një kohë të gjatë nga regjimi komunist, por kjo goditje në mes të rrugës nuk është më pak e shëmtuar. Siç e tha ai vetë është një klimë dhune verbale e nxitur nga shtypi radikal, që përfundon pastaj në dhunë fizike. Gjithë Evropa e sotme demokratike, po rishikon sot ligjet e saj për të kufizuar nxitjen e urrejtjes e të dhunës në çdo trajtë që të ketë ajo.
    Arroganca e dhunshme shfaqet në forma të ndryshme. Shtypi sapo ka njoftuar se pas 49 seancash gjyqësore drejtësia shqiptare ende nuk i ka dhënë drejtësi një personaliteti të madh e fisnik të kulturës shqiptare, të ndjerit Vedat Kokona. Për të vërtetuar përvetësimin barbar të veprës së tij madhore do të mjaftonin disa orë, kurse procesi po kapërcen vitin e tretë. Kjo vjen sepse Vedat Kokonën e mbrojnë vetëm dy vajzat e tij jetime, kurse ana e akuzuar ka njohje e mjete të shumta për të sabotuar gjykimin. Po nuk është vendi këtu për t’u zgjatur në një çështje që kërkon shqyrtim të veçantë e tepër serioz.

    Është interesant fakti që ju jeni anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale, si një ndër 12 të huajt që bëjnë pjesë në të, e keni zënë vendin e Karl Popperit. Pra jeni anëtar ashtu si edhe Kardinali Raizinger, i cili u kurorëzua Papë. Cili ka qenë vlerësimi i strukturave shtetërore për ju që ia rrisni kështu prestigjin vendit tonë të vogël?

    Kadare: Në këtë rast mund të them se vlerësimi i shtetit shqiptar ka qenë krejtësisht i gabuar. Por do të shtoja se nga ky vlerësim unë si shkrimtar dhe anëtar i Akademisë nuk pata ndonjë humbje. Ishte shteti shqiptar, që me bojkotimin që praktikisht i bëri ceremonisë, jo vetëm që humbi shansin e rrallë të ishte i pranishëm në lozhën e nderit, në një nga më të fismet ceremoni të qytetërimit francez dhe atij botëror, por u kujtoi të gjithëve shijen e hidhur të regjimit komunist, kur Shqipëria i largohej çdo kontakti me botën e qytetëruar.

    Duke u kthyer pas ia vlen të përmendim se në ceremonitë e anëtarësimit në Akademinë Franceze të Shkencave Morale, merr pjesë edhe presidenti francez, e një ftesë për të asistuar atje ka marrë edhe homologu i tij shqiptar, apo edhe kryeministri e kryetari i Parlamentit shqiptar të asaj kohe. Si u ndjetë nga mungesa e zyrtarëve shqiptarë atëherë?

    Kadare:
    Jua thashë se nga pala shqiptare ceremonia u bojkotua, domethënë nuk erdhi as presidenti shqiptar, as të tjerët. U dërgua në vend të tyre Teodor Laço, ministri i Kulturës, në mos gaboj. Kryesia e Akademisë mbeti gojëhapur, sepse një gjë e tillë nuk u kishte ndodhur. Për vetë rangun e lartë e të kufizuar të anëtarëve të huaj, (në 12-shen e tanishme janë midis të tjerëve mbreti Huan Karlos, presidenti Havel, Papa Bonifaci 16), tradicionalisht në ceremonitë solemne të pranimit i bëhet ftesë gjithashtu presidentit të vendit prej nga vjen akademiku i porsapranuar. Në rast të një pamundësie të presidentit parashikohet përfaqësimi i tij prej kryetarit të Parlamentit ose të kryeministrit. Por kurrsesi të një ministri.
    Pra refuzimi i të treve nuk ndodhte kurrë. Ose më saktë ndodhte vetëm me akademikët që ishin në armiqësi me shtetin e tyre. Para ca vitesh kështu ishte pranuar Saharovi, i bojkotuar nga shteti sovjetik, i cili doli krejt i turpëruar nga dueli me Saharovin.
    Duke mos e kuptuar dot qëndrimin absurd shqiptar, Akademia propozoi diçka të ngjashme, por unë e refuzova. Ishte viti 1996, Shqipëria kishte shumë probleme dhe unë kurrsesi nuk doja ta rrezikoja imazhin e saj të dëmtuar tashmë. Siç thashë më lart, në raste të tilla është shteti që humbet nga përplasja. Ceremonia u krye sipas të gjitha rregullave dhe në fjalimin tim unë nuk bëra as aluzionin më të vogël se midis meje dhe shtetit shqiptar ka probleme.

    Është hera e parë që ju flisni për një gjë të tillë. Do të donim të dinim cilat ishin, sipas jush, arsyet e një qëndrimi të tillë absurd? A nuk do t’i interesonte presidentit Berisha të gjendej në lozhën e nderit me presidentin francez në një ceremoni kaq prestigjioze?

    Kadare:
    Jam i bindur se do t’i interesonte shumë. Ndaj mendoj se nuk do të ketë qenë ndonjë mosdashje e tij. Unë nuk e di ç’ka ndodhur. Ka gjasë që presidenti të ketë dëgjuar këshillën ose më saktë dezinformimin e njeriut që pikërisht nuk duhej ta dëgjonte në këtë rast, atë të ambasadorit të vet në Paris.

    Nuk keni patur rastin ta sqaroni këtë gjë më pas?

    Kadare: Jo. Ka rastisur vetëm të pyes njërin prej të ftuarve, Pjetër Arbnorin, në atë kohë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i cili, m’u përgjigj, krejt i habitur, se asnjëherë nuk i ka rënë në dorë ftesa e Akademisë së Francës.

    Me sa më kujtohet një ambasador shqiptar në Suedi i ka kërkuar institucionit të “Nobelit” që të mos ju vlerësojnë juve me këtë çmim. Çfarë do të thoshte Ismail Kadare për këtë?

    Kadare: Ç’mund t’ju them? Sinqerisht nuk di se ç’mund të thuhet në këtë rast.

    Jo vetëm shqiptarët por edhe shumë personalitete të njohura ndërkombëtarë mendojnë se ju e meritoni çmimin “Nobel”, madje keni qenë edhe pranë një vlerësimi të tillë. Çfarë mendoni se duhet të bëjë përfaqësia jonë në vendin e “Nobelit” për ju, kandidatin për çmim, për të promovuar kështu më mirë letërsinë, kulturën shqiptare?

    Kadare: Nuk besoj se përfaqësia jonë në Suedi ka për detyrë të bëjë ndonjë gjë për këtë çështje. Do të përsëritja fjalët e një gazetari të Kosovës, i cili, kur u pyet për këtë u përgjigj se e vetmja gjë që mund të bënin njerëzit ishte që të mos shpifnin kundër shkrimtarit.

    Albanologu Robert Elsie çuditërisht është shprehur “vepra juaj është pak e njohur në botën anglosaksone”. Për ironi të fatit ju merrni një çmim prestigjioz pikërisht në Angli. Çfarë do të thoshit për këtë?

    Kadare: Mendoj se një opinion për masën e njohjes së një shkrimtari, nuk është shqetësues. Ka vite që zotit Elsie i është krijuar një problem me një pjesë e shtypit shqiptar. Kjo ka ardhur ngaqë ka patur raste kur pjesë e shkrimeve të tij janë shfrytëzuar në mënyrë dashakeqëse nga spekulantët. Kështu ka ndodhur me rastin e çmimit të fundit, kur një spekulant, në të njëjtin shkrim, një herë e kritikonte z. Elsie për shkak të vlerësimit që i bënte shkrimtarit I. K., e pak më poshtë e miratonte, kur z. Elsie shfaqte një rezervë.

    Mendimin tim për këtë problem disi delikat ia kam shprehur zotit Elsie mjaft kohë më parë. Kultura jonë duhet t’i jetë mirënjohëse gjithë atyre të huajve që me përkthime e studime ndihmojnë përhapjen e saj, në një kohë kur Shqipëria ka kaq shumë nevojë për të vërtetën e saj. Zoti Elsie, bën pjesë pa dyshim në këtë ekip.
    Për punën e tyre të pavarur, studiuesit e huaj është mirë të mos përzihen e t’u rrinë larg klaneve e pasioneve letrare që tek ne, janë tepër të acarta. Nga ana tjetër studiuesit e huaj duhet të mos joshen nga ideja se ata mund të sillen si arbitra të vlerësimit, siç ndodhte dikur kur koloniziatorët zbarkonin mes fiseve të Afrikës.

    A ka të tillë? Pa dyshim që ka. Para pak kohe njëfarë Stefen Shvarc, i cili ka mbi 10 vite që i drejton thirrje Stokholmit që kurrsesi çmimi Nobel mos vijë në Shqipëri, shfaqi revoltën e tij për çmimin e fundit që iu dha shkrimtarit që ai s’e duronte dot. Si argument kryesor përdor këtë herë romanin “Kronikë në gur”. Meqenëse në këtë libër flitet për Gjirokastrën, kjo mjafton që libri të shpallet prej tij “ditiramb për diktatorin Hoxha, që ka lindur atje.”

    Një pyetje lind në këtë rast: si është e mundur që të thuhet një mashtrim i tillë, kaq i trashë, kundër një shkrimtari, që i përket një populli që s’është populli yt? Pikërisht këtu qëndron thelbi i shëmtisë. Për njerëz të tillë si Shvarci populli shqiptar, kultura e tij, shkrimtarët e tij, janë si punë fisesh primitive, për të cilët mund të flasësh mbarë e prapë, të shpifësh pa përgjegjësi, si një zuzar i vërtetë. Dhe kështu, si zuzar, trajtohet ai në reagimin e rreptë që bën kundër tij, profesori i Princeton-it, David Bellos: “botimi i sulmit të shpifur të Shvarcit kundër Kadaresë, është shprehje e neveritshme e mentalitetit kolonialist”.

    Zoti Elsie është përfolur gjithashtu për një “relacion të fshehtë” dërguar jurisë Nobel, për ju.

    Kadare: Dërgimi i një relacioni, qoftë dhe i fshehtë (sidomos kur kërkohet nga një juri), është një gjë normale për një studiues. Është tjetër gjë përmbajtja e relacionit.

    Ju mund të pyesni nëse ka ndonjë detyrim një albanolog që të japë mendim pozitiv, kur është fjala për një çmim që e nderon, bashkë me autorin, gjuhën dhe kulturën shqiptare?
    Natyrisht askush nuk mund të detyrohet për asgjë. Por nga ana tjetër, të jesh albanolog, kjo e presupozon natyrshëm luajalitetin ndaj gjuhës dhe letrave shqipe. Ashtu siç është luajal ndaj botës kulturore franceze një ithtar i frankofonisë, e kështu me radhë.
    Në të kundërtën, do të ishte tepër, tepër e habitshme.

    Para dhe pas marrjes së çmimit “Man Booker International Prize” ka patur shumë komente, ndonjë edhe fatkeqësisht jopozitiv. Si e shikoni ju këtë fakt?

    Kadare: Kjo është e vërtetë. Siç e kam parë në shtypin tonë, nga të 18-të kandidatët për çmim, shqiptarët ishin të vetmit që e kundërshtuan kandidatin e tyre.
    Natyrisht që nuk ishin veç një grusht njerëzish, që shfaqeshin shpesh me emra të ndryshëm, por ka raste kur edhe një grusht njerëzish mund ta dëmtojë rëndë imazhin e cenuar tashmë të shqiptarëve. Në sytë e atyre që ndiqnin fletoren zyrtare të çmimit, përshtypja ishte e neveritshme. Pavarësisht se nuk thuhej, një pyetje dukej në sytë e njerëzve: kaq të ligj jeni ju shqiptarët?
    Ju mund të thoni se ç’hyn këtu ligësia. Gjithkush ka të drejtë të mos e pëlqejë një shkrimtar. Kjo është e vërtetë. Por, nëse gjithkush ka të drejtë të mos e dojë një shkrimtar, askush nuk ka të drejtë të hedhë baltë dhe shpifje kundër tij. Akuzat e shqiptarëve ishin të tilla: baltë dhe shpifje. Përmblidheshin pak a shumë me këto fraza: I. Kadare është vrasës njëlloj si Enver Hoxha. Pastaj vinin me radhë ato, që u botuan edhe në Tiranë: I. Kadare, armik i të gjithë popujve; I. Kadare, shkrimtar me frymëzim nazist etj. Një shtazëri e tillë natyrisht që nuk mund të luante asnjë rol në gjykimin e jurisë dhe kështu ndodhi paradoksi: i vetmi shkrimtar kundër të cilit u hodh baltë, pikërisht ai e fitoi çmimin.
    Kjo lidhet me imazhin tonë në botë, për të cilin flitet shpesh. A mund të përqendroheni më shumë?

    Është diçka që dihet. Populli shqiptar gjendet përpara dukurisë së përçmimit racist, që është një rrezik i madh për një popull. Të dhënat e “Eurobarometrit”, që u botuan disa ditë më parë, ishin alarmante. Le ta mësojmë të vërtetën e hidhur: në shumë vende ne nuk na duan!
    Ne duhet të gjejmë shkaqet e një mallkimi të tillë. Të gjejmë mungesat tona, në radhë të parë. Të kërkojmë mënyrat e neutralizimit të kësaj lëngate. Të mos ngushëllohemi me faktin se na urrejnë të tjerët. Urrejtjen e kemi në radhë të parë midis nesh. Një popull që prodhon kaq helm kundër vetvetes, është lehtë të mos duhet nga të tjerët.
    Letërsia dhe artet janë ndër mjetet më të efektshme dykahëshe: për zbutjen e së keqes brenda vendit, për rrezatimin e së mirës, e së fismes, jashtë vendit, tek popujt e tjerë, me të cilët ne duam të jetojmë së bashku në familjen evropiane. Është ndoshta kjo që shkakton kaq shumë nervozizëm tek disa. E keqja nuk e duron dot fisnikërinë e artit. Ashtu si në rrëfimet e vjetra, kur shfaqja e shenjave fetare iu shkaktonte vuajtje dhe shkatërrim demonëve, ashtu dhe shfaqja e artit është e padurueshme për demonizmin tonë.

    Shoh se jetoni në një vilë të bukur këtu në Durrës. A mos është kjo njëfarë përkujdesjeje e shtetit ndaj jush, shkrimtarit më të madh të letrave shqipe, apo jo?

    Kadare: Nuk kam përfituar kurrë nga shteti postkomunist shqiptar asnjë centim. Dhe as nga ndonjë shtet tjetër. Sa për shtetin komunist është ai që ka përvetësuar për njëzet vjet rresht honoraret e botimeve të huaja.

    Jeni shprehur pro hapjes së dosjeve pa asnjë rezervë. Mos ndoshta e teproni pak me këtë qëndrim?

    Kadare: Teprimi, si çdo gjë tjetër është për njerëzit. Veç në këtë rast e kam të vështirë të kuptoj se ku qëndron.
    Kam frikë se shpesh fjalët e mia janë keqkuptuar. Kam folur në radhë të parë për hapjen e arkivave të fshehta, që kanë lidhje me letërsinë dhe artet. Lidhur me dosjet në përgjithësi (armatën e pafundme të njerëzve të thjeshtë që kanë rënë në atë kurth tragjik), le ta zgjidhë populli shqiptar, me mënyrat që njeh demokracia (referendumet etj.).
    Për t’u kthyer te arti dhe te personalitetet politiko-shoqërorë, mendoj se Shqipëria duhet të kryejë procesin e pastrimit, sa s’është vonë. Pothuajse gjithë vendet e ish-lindjes e kanë kryer atë proces. Në radhë të parë duhet të thyhet ideja monstruoze se denoncuesit, ata që i çuan në burg, në pushkatim, ose bënë çmos për t’i çuar në burg, a në pushkatim shokët, kolegët e tyre, janë sot të mbrojtur e të padënueshëm. Dhe jo vetëm kaq, por janë më agresivë se kurrë, më hakmarrës se kurrë, më sadistë se kurrë.
    Prandaj është e ngutshme që ata të thyhen globalisht, si grupim, si klan i tiranisë së përmbysur, e në radhë të parë si ide. Duhet të bjerë në gjunjë krenaria e tyre, triumfi i tyre, që është triumfi i vonuar i krimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 02-08-2005 më 07:48
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  12. #92
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë

    1. Gjenerali i ushtrisë së vdekur - 28 gjuhë
    2. Kronikë në gur - 15 gjuhë
    3. Pallati i Ëndrrave - 15 gjuhë
    4. Kështjella / Daullet e shiut - 14 gjuhë
    5. Prilli i thyer - 13 gjuhë
    6. Dosja H. - 12 gjuhë
    7. Piramida - 12 gjuhë
    8. Kush e solli Doruntinën - 11 gjuhë
    9. Tri këngë zie për Kosovën - 11 gjuhë
    10. Ura me tri harqe - 9 gjuhë
    11. Pashallëqet e mëdha / Kamarja e turpit - 8 gjuhë
    12. Koncert në fund të dimrit / Koncerti - 7 gjuhë
    13. Dasma / Lëkura e daulles - 7 gjuhë
    14. Përbindëshi - 7 gjuhë
    15. Lulet e ftohta të marsit - 7 gjuhë
    16. Muzgu i perëndive të stepës - 5 gjuhë
    17. Nga një dhjetor në tjetrin / Pranverë shqiptare - 5 gjuhë
    18. Nëntori i një kryeqyteti - 5 gjuhë
    19. Dimri i vetmisë / Dimri i madh -4 gjuhë
    20. Eskili, ky humbës i madh - 4 gjuhë
    21. Viti i mbrapshtë - 3 gjuhë
    22. Spiritus - 3 gjuhë
    23. Nata me hënë - 3 gjuhë
    24. Vajza e Agamemnonit - 3 gjuhë
    25. Pasardhësi - 3 gjuhë
    26. Shkaba - 2 gjuhë
    27. Qorrfermani - 2 gjuhë
    28. Ftesë në studio - 2 gjuhë
    29. Hija - 2 gjuhë
    30. Qyteti pa reklama - 2 gjuhë
    31. Ikja e shtërgut - 2 gjuhë
    32. Legjenda e legjendave - 1 gjuhë
    33. Dialog me Alain Bosquet- 1 gjuhë
    34. Ra ky mort e u pamë - 1 gjuhë
    35. Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - 1 gjuhë
    36. Pesha e kryqit - 1 gjuhë
    37. Kohë barbare - 1 gjuhë
    38. Katër përkthyesit - 1 gjuhë
    39. Stinë e keqe në Olimp - 1 gjuhë
    40. Poezi - 1 gjuhë
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  13. #93
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kanë thënë për Kadarenë

    Proza e Ismail Kadaresë është krahasuar me atë të Gabriel Garcia Marquez-it. Sigurisht, që ai indukton të njëjtën ironi tek lexuesit me anë të këndvështrimit magjik të jetës së një fëmije që është shumë më i madh sesa i të rriturve.
    Leonie Caldecott
    The New York Times Book

    Një mjeshtër i tregimit. Ai ka aftësi ashtu si Isak Dinesens për të krijuar një atmosferë shumë të largët në tregime që nuk kanë kohë.
    Chicago Tribune

    Prilli i thyer, një raport fantazmë i shpërthimit të hakmarrjes në Shqipërinë Veriore ndërmjet luftërave, është një nga kulmet e karrierës së Kadaresë. Romani përshkruan një “burg” të pritjes përpara vdekjes së mirëpritur dhe të pashmangëshme. Një fatalizëm të tillë dhe kod të nderit nuk mund të kishte zgjedhur në mënyrë kaq të saktë shkrimtari.
    Andrew Sinclair
    The Times

    Përshkrimi i gjallë i një bote të mbushur me koincidenca dhe intriga të pazakonta, e vendos atë në romanet e kategorisë së parë të Elias Canettit Auto da Fe dhe Paul Auster Music of Chance.
    Bruce Bawer
    Wall Street Journal

    Kadare e hedh metaforën e tij për burokracinë totalitare me shkëlqim dhe saktësi të madhe.
    Robin Smyth
    Observer

    Kadare shkruan në një përmasë krejt të ndryshme nga realizmi profetik i George Orwell-it dhe Arthur Koestler-it, dhe, ndoshta, më errët sesa fantazia profetike e Franz Kafkës. Ai ka dhuntinë e të shkruarit me parabola të një peshe të madhe, në tonet më të lehta.
    Richard Eder
    Los Angelos Times Book Review
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  14. #94
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Smile

    Kadare dhe Cufaj në festivalin e Berlinit

    elsa demo te gazeta shekulli



    Ismail Kadare dhe Beqë Cufaj prezantojnë letërsinë shqipe në Festivalin e Letërsisë që zhvillohet në Berlin në 6-17 shtator.



    Megjithëse në vitin e tij të pestë festivali ka arritur të jetë një nga më prestigjiozët në Evropë dhe sigurisht nga më të mëdhenjtë në Gjermani, vend që po i aplikon me intensitet çuarjen e letërsisë tek lexuesi në formën e audiencave të hapura. Kadare dhe Cufaj të përkthyer së fundmi në gjermanisht shkojnë respektivisht me romanin “Viti i mbrapshtë”, i cili mendohet të hidhet së shpejti në qarkullim në botën gjermanofone dhe tjetri me “Shkëlqimi i huaj”.

    Në programin Kaleidoskop, emri i Kadaresë është shënuar në ditën e dytë të leximeve të festivalit, me autorë të tjerë si Eliot Weinberger, Alberto Manguel, Peter Stamm etj. Shkrimtari mendohet të lexojë një fragment nga “Viti i mbrapshtë” dhe një aktor do ta lexojë gjermanisht për publikun.

    Romani pritet të jetë gati de ri në fund të gushtit nga shtëpia botuese me qendër në Zvicër “Amman Verlag”, i përkthyer gjermanisht nga Joachim Roehm, përkthyes i letërsisë shqipe në këtë gjuhë. Pas “Pallatit të ëndrrave”, botimi i “Vitit të mbrapshtë” pritet të ngjallë të njëjtin interes nga kritika dhe lexuesi, si një nga veprat më komplekse të Ismail Kadaresë për Shqipërinë e copëtuar në vitin 1913 dhe në prag të mbretërimit të Princit Vid. Po edhe mund të ketë ndikimin e vet të natyrshëm njohja e shkrimtarit shqiptar me marrjen e çmimit “Booker International Prize” qershorin e kaluar.

    Ndërsa Beqë Cufaj që përfaqëson aty njëherësh Kosovën dhe Gjermaninë, bën pjesë në Kaleidoskopin me autorë si britaniku Tariq, Ali Inger Christensen nga Danimarka, Carlos Fuentes nga Meksika, Kazuo Ishiguro, nobelisti japonez Kenzaburo Oe etj. Cufaj lexon në 9 shtator pjesë nga romani “Shkëlqimi i huaj” i vlerësuar me çmimin “Bruno Kreisky” dhe i botuar në 2005 nga shtëpia botuese “Zsolnay Verlag”.

    Roman është pritur me inter es nga media vendase për trajtimin e një shoqërie të ardhur nga jashtë, për fenomenin e komuniteteve emigrante në Gjermani. Edhe ky është përkthim i Joachim Roehm-it. Festivali Ndërkombëtar i letërsisë në Berlin organizohet nga “Peter-Weiss-Stiftung für Kunst und Politik” dhe “The Berliner Festispiele” nën kujdesin e Komitetit Gjerman të Unesco-s. Në vitin e tij të pestë pretendon të prezantojë larminë e letërsisë të prozës bashkëkohore dhe poezisë nga mbarë bota. Gjatë ditëve të festivalit përfshihen edhe intervista letrare dhe forume debatesh, “Reflections”.

    Vizitorët kanë rastin të njohin nga afër shkrimtarë botërorë, dhe nëpërmjet tyre edhe vende të panjohura e të largëta për ta. Në program është futur edhe letërsia ndërkombëtare për fëmijë dhe të rinj, që parashikon ekspozita, lexime. Pjesa e refleksioneve ka hyrë në program prej vitit 2002 me rastin e 1-vjetorit të 11 shtatorit, tragjedisë amerikane. Refleksionet kanë për qëllim hapjen e debatit dhe shkëmbimin e ideve për tem a provokuese për botën e politikës, ekonomisë dhe kulturës. Këtë vit debati ka në fokus “Sistemin e Putinit”.

    Është programuar edhe “Mbrëmja e gjatë e Albert Ajnshtajnit” gjatë së cilës njerëzve do t’iu tregohet jo vetëm Ajnshtajni shkencëtar, por edhe pasioni i tij për letërsinë.

    Në 10 shtator, një program i tërë leximesh, diskutimesh dhe muzikor do të mbahet në Kronprinzenpalais, qendra ekspozuese për “Vitin e Ajnshtajnit. Pak ditë para festivalit, në disa kinema të Berlinit, aktorë vendas do të lexojnë vargje dhe pasazhe të zgjedhura të autorëve pjesëmarrës, për të dhënë shijen e parë dhe një përfytyrim për krijimtarinë e të ftuarve. Autorët do t’i lexojnë tekstet në gjuhën origjinale dhe përbri një aktor do t’i lexojë në përkthimin gjerman.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  15. #95
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kush di te me pergjigjet,a ka shqiptar gjat gjith historis qe ne vet nuk e njellosem?
    Ismail kadare eshte krenaria kombetare,ketu disa te krisur pa ditur te gjoret asgje lehin dhe nuk len gje pa fyer,turp te keni.Kadare urrehet nga fanatiket islamist vetem se ai hapur thot se kibla e shqiptarve eshte perendimi e jo arabia.Po ti kishte shqiptaria edhe ca te till do na e kishte lakmi edhe perendimi.
    KU SHKEL TURKU NUK MBIN BARI(thuhet kendej kah ne ne drenic)

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-09-2005, 06:40
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •