E DJATHTA DUHET TE PASQYROJE VLERAT




E djathta shqiptare do te kthehet ne identitet,vetem atehere kur te cmontoje perfundimisht te gjitha lidhjet me ishkomunistet,ishsigurimsit,ishlakejte e diktatures dhe te gjithe ishet qe ne nje menyre apo ne nje tjeter kane vegjetuar e jane perlyer ne keneten e diktatures antishqiptare.Cdo tentative per te mbajtur gjalle qofte dhe ne nje aspekt, mbeturinat antihumane te komunizmit,ne gjirin e se djathtes eshte dashakeqesi.E djathta shqiptare ka afro 15 vjete qe po provon ishsekretaret e PP-se,ishbyroistet,ishsigurimsit dhe tere lukunine e isheve,qe brenda nates u shendruan ne "elitare" te se djathtes.Mendoj,se abuzimi me i madh qe ka ndodhur ndonjehere me elektoratin e djathte,eshte paraqitja e komunisteve si antikomuniste,e antishqiptareve si shqiptare,e antidjathtisteve si djathtiste.Keto molepsje leniniste u ndertuan neper korridoret e partise shtet,per te ruajtur me cdo kusht,kontrollin mbi te gjitha pushtetet.Nese dhe sot,ka njerez qe shpresojne se e djathta mund te ringrihet me ndihmen e segmenteve leninisto-marksiste,atehere vlera e naivitetit humbet percaktimet.Nje komunist nuk ka te pakten as minimalen e se drejtes,te quhet si "Zeus' i se djathtes.Kesisoj rruga neper te cilen kerkohet te kanalizohet e djathta me duket me teper se e dyshimte.E djathta ne vetvete perfaqson fisnikerine dhe jo harbuterine bollshevike.E djathta eshte civilizim dhe jo ruralizim i shoqerise,sipas paragjykimeve apo metamorfozave bajraktareske te lidereve te ndryshem.E djathta permban ne vetvete shqiptarizmin e kulluar dhe jo pazaret e ndyra me minoritare apo shqipfoles.Eshte imoralitet te besh krahasime midis Mit'hat Frasherit dhe kujtdo politikani tjeter ne te djathten e emeruar.Eshte absurde te krahasosh Ahmet Zogun me politikanet aktuale te se djathtes se flirtueshme me kedo.Hidhni syte neper te djathten shqiptare dhe shihni se kush vegjeton neper partickat e saj.Te mendosh se e djathta duhet te rindertohet sipas vlerave te saj historike,duhet hequr dore se pari nga amoraliteti i lidereve te PD-se,PR-se,PDK-se,PDR-se,PBK-se,PLL-se,PBL-se apo tere derivatet e isheve qe kane urzurpuar dhunshem idete dhe partite e djathta.Per te shpetuar me te miren,per te rikonstruktuar nje te djathte reale sipas vlerave qe duhet te perfaqesoj,duhet te shkeputemi pa hezitim nga versionet apo hipotezat e servirura nga antishqiptari Ramiz Alia.E djathta fillon nga identiteti kombetar dhe perfaqeson vlerat e nje kombi.Ne te kundert e majta apo harbuteria e stepave(sado para te kene akumuluar) mbetet perfaqesuese e mjerimit,ruralizmit,antihumanizmit dhe antivlerave kombetare.Kesisoj e djathta duhet te ridimesionohet,rifreskohet dhe strukturohet sipas modeleve perendimore.Le ti leme Uralet,Stepat dhe primitivizmin per ata qe kane nostalgjira te vjetera per teorirat bizantine te marksizem-leninizmit.


VALTER XHOMAQI


Marre nga www.lajmi.tk