Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Shen-Alban" ti nuk vjen era shenjtor por er e nji enveristi kosovar i zakonshem nga lloji me i perhapur.
    Ju morret pjese ne Rebelizem..
    Ju per ti qare hallin Partise Socialiste Shpiket UCK-ne qe armet e vjedhura te ikin nga Shqiperia e Socialisteve dhe te shiten sa frangu pulen nga mafiozet socialiste tek Vullnetaret heroj qe erdhen per te luftuar prej kushtrimit te Atdheut..
    Ju u tallet me ate Popull.
    Ja ndersyet SERBINE ne KURRIZ dhe qeshnit me ato vuajtje te pa imagjinuara..
    Ju talleshit me Komunikata dhe morret frume te lehtesuar kur KOSOVA digjej dhe IDOLI JUAJ i mjekerr-Rruari taze , QOSJA , nen kujdesin e Policise Maqedone kaloj mbi turmat ne Han ELEZ dhe shkoj si llokum ne vilat e ENVER HOXHES ku e prisnin HASHIMI ..Lad PRELA E XHAVIT HALITI..i UCK -es leshit.
    Me kaq mbaroj misioni juaj.. REPUBLIKA E RUGOVES u shkaterrua..Idoli juaj doli ne PLAZH me NANON..
    Kaq ishte loja dhe "lufta" juaj 15 vjecare e LPRK-izmit.

    RUGOVA ishte dhe mbetet biri i Popullit dhe populli ja kuptoj atij dhe ditet e veshtira kur u detyrua te jape Doren SLLOBOS..
    Nji Prind ja jep Doren dhe DJALLIT per hir te FEMIJVE dhe RUGOVA e ka popullin e KOSOVES te shtrenjte sic ka femijet e tije.

    Prandaj RUGOVA I MERR VOTAT e POPULLIT te KOSOVES pa bere propogande pa rrahur gjoks..pa shperndare DojcMARKA e pa bere atentate..
    Kurse Partia JOTE o ALBAn "shejtori" me dajak e me ndyresira ju imponua popullit te KOSOVEs ne format me shtazarake..
    I tha SERBISE..eja se kemi UCK..eja SERBI mbyte kte qerrata Popull digje..perdhunoje.. se e ke Lejen nderkombetare ..se e kemi deklaruar boterisht se KEMI UCK..me 700 brigada..
    Mos Ki frik SLLOBO bjeri Kosovareve se Bota do thote se Po luftojne dy USHTRI..

    Ai plaku Wollker ngriti zerin dhe demaskoj partine tuaj dhe SLLOBON e tha..cfare UCK..leshi tha..ketu ka TANKE SERBE e FEMIJE E GRA SHQIPTARE..Ndaljani Doren kriminale tha ai Bishes SERBE..
    DHE ERDHI NATO dhe Shpetoj nga zhdukja 2,5 milion kosovaret e mjere.

    Mbas NATOS erdhet ju morracaket nga ROGNERI dhe u shtruat kembekryq ne Prishtine..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tjeter.. cfare do te fabrikosh per "kosovarin" nuk do te pij uje sepse ai e ka fituar respektin tone.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Hejjj Brari!!!!

    Jam matur te zihem me ty disa here,por nuk kam qene e regjistruar.Me kane shtyre ta beja kete ca shkrime te tuat pa themel fare,ashtu siq paske bere tash,ketu.Duke menduar se the diqka ke shkruar tek faqja e nje peoti ketu ne forum nje te famshem"fjalor kosovar"(!!!!!!!!!!!!)A sme thua zoteri i nderuar ku e ke gjetur kete fjalor ti qe e shkruan (dhe me mburrje bile,gjasme din dicka).Deri me sot historia gjuhesore(nuk jam e kesaj dege)njef dy dialekteegerishten dhe toskerishten.Ne gegerishte bjene pjese dhe ato fjale qe ti i ke shkruar aty,perveq ca barbarizmave (huazime nga gjuhe te ndrushme,gje qe letrarja i ka eleminuar ne maximium).Ndaj, pse tu ka dhene mundesia te ulesh para kompjuterit(si shume te tjereve)matu mire kur te shkruash.Eshte me mire qe mos te shkruash asgje se sa te thash budadalleqe.Kushedi ku ke qene ti,i fshehur apo jo,(ndoshta dhe ndonje pike shitje armesh)kur djemte e kosoves derdhnin gjakun per liri.Flet ti,qe deri dje se ke ditur se qeshte Kosova,apo e ke paraftyruar si ndonje fshat(ashtu si 90%e shqipetrave,gje qe seshte per fajin tuaj).Nese ka pasur tradhetare te kombit shqipetar ndonjehere,njeri nga ata eshte Rugova.Me dijenin e tije (mos me urdherin e tije)eshte vrare Fehmi Agani-kreatori i mendimit demokratik kosovar.Me nismen e tije u lane te tera vendet e punes ne Kosove nga shqiptaret,me nismen e tije u perul(aq sa mundi ta mbante te tille)krenaria e shqiptarit.Dhe me ne fund po mos te ishin djemte e kosoves qe dhane gjakun e tyre,Kosova kosova nuk do ishte kosove po Serbi.
    I kerkoj ndjese stafit drejtues te forumit shqiptar per kete replike ketu,pasi qe nuk eshte vendi,ndaj dhe spo shkoj me gjate.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Brari perkulem para mecurise tende. Ti mbron kosovarin sepse ai te sherben ty me ushqime antishqiptare duke mos lene me te kaluaren te mirret historia, por ky me kerkese te dikujt perpiqet ta mbaje gjendjen e tensionuar.

    Kjo fjali y ytja deshmon gjenialitetin tend, po ta perserise edhe nje here dhe mesoe permendsh:

    "Qosja nen kujdesin e Policise Maqedone kaloj mbi turmat ne Han ELEZ dhe shkoj si llokum "

    Po Rugova qe u mor me aeroplan serb mu nga Prishtina dhe u dergua ne Itali. Kujt i beri Milloshevici me shume sherbim Qoses apo Rugoves dhe pse njerit i beri me shume e tjetrine deboi ????

    Qosja shkoi si llokum thua ti, ke te drejte, Rugova jo se eshte frikacak ne toke, por e konsideron tmerr fluturimin me aeroplan. Mua nuk me intereson shume Rugova, por po perpiqem ta beje njeri kosovarin, ndoshta ehste pune e lodhshme te behet nga dreqi njeriu, por une nuk do te ndalem, se ky eshte duke i dhene forumit nje ngjyre partiake dhe shkaterruese!

    Pse ti konsideron largimin e Qoses si forme llukumore, por fluturimin e Rugoves me aeropaln e konsideron tmerr ?
    Jam kureshtar te degjoje se si do te pergjigjesh ? Ose nuk do te pergjigjesh fare!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo teme mire eshte te kaloje tek probleme Shqiptare sepse ska Letersi ketu pervec Nickut te Zanes qe me duket e ka marre nga Fishta.ok

    ZANA mirseerdhe ne Forum!

    Ato vrejtjet i ke me vend por... ne lidhje me largimet nga puna te shqiptareve ne Kosove nga viti 1981 e deri ne 1998 nuk eshte Rugova fajtor por Serbia.
    Shiqo oj Zan mali.
    Punet e Kosoves jane nji proces i gjate historik dhe nuk fillojne punet me Adem Demaca e nuk mbarojn me hashim Thaqa.
    Fillojne qe ne Kohen e Sulltanve hallet dhe vazhdojne dhe sot.
    Ne se ka dite qe do ngelet HISTORIKE, ajo eshte dita kur Raketat Amerikane hyne ne krevatin e Gruas Sllobodanit.

    Pak histori oj Zan Mali. natyrisht jo me hollesi por ne "vija te trasha".
    Besoj i ke mbush 25 pranvera se po je ma e re mos lodhem kot.
    Asht si me i la ..prapanicen magarit..me shampon.. nejse po vazhdoj.

    Mbas vdekjes se TITOS qarqet shoviniste serbo-madhe moren revansh. Ne krye te forumeve Partiake republikane dhe federative erdhen kelyshet e rinj te Stambolicve e Rankovicve si tipi i Sllobodanit e compani.
    Ndonse te rinj ne moshe keto kuadro Komuniste erdhen me "PLANE te VJETRA".
    Strategjia Serbe ka qene ne shekuj dhe eshte "qyrravitja" ose Qarja. Ata gjithmone ankohen.
    Ata pretendojne se atyre u behet padrejtesi..atyre u shkelen te drejtat historike atyre u perdhunohen femrat etj etj.
    Me daljen e Sllobodanve ne krye te Partise Komuniste Serbe (LKJ) u duken ne horizont orekset e vjetra shoviniste.
    Jo se keto orekse nuk ishin ne Serbi me pare por ne Kohen e TITOS e sidomos mbas BRIONIT Serbet ishin strukur per te ruajtur Planet per ma vone.
    Serbet pra filluan hapur te flasin se ne Jugosllavine e Tito -Kardelit ata ishin shtypur dhe ishte cenuar integriteti i SERBISE.
    Ne kete kohe kuadrot e Kosoves dhe populli e ndjene rrezikun sepse me "integritet te cenuar" Sllobo nenkuptonte dy krahinat autonome KOSOVEN dhe VOJVODINEN.
    Pra shihej qarte qe Sllobodani donte te shkaterronte Autonomine e Kosoves dhe te krijonte SERBINE UNIKE.
    Filloj lufta brenda ne LKJ.
    Politikanet e vjeter si Stambolici me Shoke i hapen rrugen gardes se re te Sllobodanve.

    TITISTET e Kosoves...kunder SLLOBODANISTAVE.

    Sllobo filloj te sulmoje (politikisht jo ushtarakisht) republikat e tjera dhe me shpejtesi u dobsua forca e pushteti i FEDERATES.
    Kushtetuta e FEDERATES TITISTE ishte garancia e vetme ku ligjerohej Autonomia e Kosoves.
    Nji paragraf i kesaj Kushtetute theksonte se krahinat autonome jane njesi themelore federative me te drejta gati si te Republikave te federates jugosllave etj.
    Pikerisht ne kete pik delikate dha goditjen SLLOBODANI dhe ne kte pike mbroheshin dhe kuadrot e Kosoves.
    Une i quaj kuadrot shqiptare te asaj kohe "titiste" jo si juve qe i shani duke u nisur nga kuptimi enverist....
    Per mua ata kane meritat e tyre ne ate faze te Historise Tone.
    Kush don te harroje le te harroje. ..historia eshte histori..

    TITISTET e KOSOVES te cilet donin te mbronin statusin e autonomise u gjenden ne pozite te veshtire.
    Revanshi i Beogradit te Sllobos ndaj Gardes se vjeter TITISTE ne FEDERATE si dhe ne republikat e tjera krijoj panik.
    Te gjitha Republikat si KROACIA, Sllovenia, BOSNJA-HERCEGOVINA, MALI ZI e Maqedonia filluan te shikojne "b-then e vet" dhe ta lene KOSOVEN ne Gojen e UJKUT pra te Sllobos.
    Kuadrot e Kosoves si te vjetrit dhe te rinjte qe nga Fadil Hoxha e Mahmut Bakalli e deri tek Katjusha e Azem Vllasi bene nji fare lufte ose nji fare rezistence por kuptohet se beteja e tyre ishte per fat te keq e Humbur.
    Kjo Betej u humb jo se u mungoj guximi ose mencuria e ketyre kuadrove por se forcat ishin te pabarabarta.
    Sigurisht kjo periudhe ka momente kur Titistet shqiptare te Kosoves meritojne lavderime por dhe kritika.
    Ne kte Kohe plasen demonstratat e 81-ishit te cilat i erdhen Sllobos si me Porosi.
    Ne kete kohe Stambolicet morren perkrahje nga Sllobot me shoke. Sllobo akoma nuk eshte i pari SERBISE por eshte nji nga me aktivet ne fushaten per SERBI UNIKE.

    Parullat e hedhura ne Prishtine nga Studentet i sherbyen STAMBOLICVE e Sllobos per te bindur Garden TITISTE te republikave te Tjera qe integriteti Jugosllavise eshte i Rrezikuar dhe ju qe mbroni autonomine e Kosoves jeni armiq te Federates..
    Ushtria Jugosllave ne vend te mbronte Kushtetuten Jugosllave qe ligjeronte AUTONOMINE erdhi ne Kosove te shtype revolten studentore e cila kerkonte KOSOVE-REPUBLIKE.
    Kuadrot e Kosoves kishin dy rruge..
    Te bashkoheshin me Studentet dhe te beheshin "HERONJ" e me KOSOVE te PERDHUNUAR ose te distancoheshin nga parullat e tyre e te mbronin cka mund te mbrohej brenda kornizave politike qe diktonte koha e federates.
    Ne kete kohe fillon ajo qe quhet procesi i diferencimit ose lufta kunder iredentizmit.
    Kjo periudhe perfolet shume sot e kesaj dite..
    Dikush thote se X me diferencoje dikush jo Y me diferencoje..etj.
    Ne kete kohe fillojne largimet nga Puna.
    Natyrisht ata qe dalin te paster ne kete kohe jane ata qe nuk ishin ne detyra administrative ose Partiake ose qe pinin kafe ne Kafiqet e Zvicres dhe Gjermanise e kenaqeshin se "sa mire ju ba fadilit".
    Shqiperia mbajti ne kete kohe nji pozicion Diplomatik te Mos nderhyrjes si SHTET dhe te gam gamit si propogande.
    Kjo nuk ndihmoje aspak as kuadrot e Kosoves qe perpiqeshin te Ruanin Autonomine e as vet ata qe dolen me Parullat..EHO ose KOSOVA Republike.
    Kuadrot u shkarkuan me dhune nga Funksionet kurse Studente u rrasen neper BURGJE.
    Pra KOSOVA humbi qofte Administraten Shqiptare, qofte Kuadro te Kultures e arsimit, qofte dhe shume studente u perjashtuan e u burgosen.
    Ne kete kohe SLLOBO i dha goditje dhe vet personit nr 1 te Shqiptareve ne Jugosllavine TITISTE, Fadil Hoxhes.
    Renia e FADILIT ishte fillimi i degradimit te cdo te arriture deri ne ate kohe.
    SERBIA me ndihmen e krejt Federates e shtypi KOSOVEN dhe filloj rrenimi i gjithcka qe ishte arritur jo pa mund e sakrifica ne vitet TITISTE 1960-1980.

    Periudha 1980-1990 eshte periudhe e rende dhe tragjike per Kosoven.
    Sllobodani behet gjithnji e me i fuqishem dhe Shqiptaret gjithnji e me te dobet. Besoj ju kujtohet Festimi madheshtor dhe me agresivitet i te ashtu quajtures "beteja e Kosoves".
    Sllobo u be idoli i SERBVE.
    Me de-centralizimin e Federates, Sllobo u be nji MBRET i SERBISE madhe dhe pa "cyk Zori" i fshiu dhe ato nene e ligje te Kohes Titos qe garantonin Autonomine.
    Erdhem ne vitet 90-te.
    Ne kete kohe te rende per Kosoven, ne Jugosllavi u lejua Pluralizmi politik.
    Shqiptaret e Kosoves e shfrytezuan kete moment per te gjetur nji fije shprese ne ato dite te veshtira.
    U krijua Lidhja demokratike e Kosoves, LDK.
    Shqiptaret natyrisht qe u antaresuan ne kete PARTI.
    LDK formuloi nji politike te re qe Populli i KOSOVES i gjendur nen terrorin Serb te mund te bente dicka.
    Fillon pra periudha e RUGOVES.
    Intelektualet me te shquar te KOSOVES fillojne te punojne te organizuar ne LDK.
    Asnji njeri i mencur i asaj kohe nuk merrej me Biografite e ldk-isteve.
    Qe nji pjese e madhe e tyre kishin qene antare te LKJ dihej dhe nuk perbente as cudi e as turp.
    Atdhetaret e mire ne Diaspore e pershendeten LDK-ne dhe u organizuan rreth saje.
    Ata qe filluan te grin sallate kunder perberjes se LDK-se dhe politikes se Rugoves ishin ca vesh-llapusha te Diaspores te cilet kishin mbushur trurin me Libra te Enver Hoxhes dhe kishin perfunduar ne vegla te sigurimit te Shqiperise.
    Burrat me te mire te KOSOVES e DIASPORES u lidhen me RUGOVEN dhe filluan te punojne ne ato kushte te veshtira.
    RUGOVA ne kte kohe nuk ka ne dore as te punesoje njerez as te largoje nga puna njerez.
    Ato i ka ne dore policia Serbe dhe administrata e Dhunshme Serbe e instaluar ne KOSOVE mbas 1981 e me vone.
    Ekipi RUGOVES shikon larg dhe ben ate cka duhej bere e cka mund te behej..
    Fillon periudha e kontakteve politike diplomatike te LDK-se..(pra KOSOVES sepse LDK ishte vet KOSOVA) me qarqet e Politikes Boterore.
    Rugova troket ne Shtepine e bardhe.


    Kaq per sot..vazhdojm nji dit tjeter..tung

    ALBAn nji her tjeter diskutojme Qosen dhe Rugoven e atyre ditve te tmershme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •