Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 226
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    13
    Mina,
    Ne postimin e fundit permendet qe depilimi ne vere mund te behet pas dushit. Nje pjese e mire e produkteve qe kam pare une keshillojne te mos perdoren pas dushit, sepse poret jane me te hapura dhe probabiliteti per tu irrituar lekura eshte me i larte.
    "Greatness can't be rushed"

  2. #42
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Depilimi behet pas dushit, dush nuk behet pas depilimit! Lekura sensibel, si fill pas dushit, si kohe me pas, eshte e predispozuar te irritohet. Varet dhe nga produktet. Produktet qe une perdor ne sallon jane cilesore dhe nuk me kene turperuar kurre!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #43
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Mina nese kupton shume nga dermatologjia, do te doja t'me jepje nja dy pergjigje ose keshilla.
    Nese e di cfare jan ato pikat e bardha qe krijohen ne fytyre zakonisht afer syve... cfare jan, nga cfare krijohen dhe cfare eshte kura per to?
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  4. #44
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    263
    mina ne tirane jeton dhe punon?

  5. #45
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Citim Postuar më parë nga roza
    mina ne tirane jeton dhe punon?
    Po! Ne Tirane!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #46
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    A ka një sport që të mban në humor ?


    Olsi Kolami

    Shumica e njerëzve që merren me sport, ankohen, sepse ndihen të lodhur dhe të vetmuar, duke u djersitur gjithë ditën. Por cili është ai sport, që përveçse është pak më i lodhshëm, ka mundësi mjaft positive, për të pasur sa më shumë miq? Pa frikë mund të themi : fitnesi. Është një sport, i cili jo vetëm që na bën të humbim kilet e e tepërta, por nuk është edhe shumë i lodhshëm. Mjaftojnë disa ushtrime të kombinuara që efekti për tu dobësuar të jetë i shpejtë. Fitnesi është mjaft pozitin edhe në lidhje me stresin. Një nga mënyrat është të qëndruarit vetëm, gjatë ushtrimeve të fitnesit, me qëllim përqendrimin në process, duke harruar gjithçka. Disa të tjerë preferojnë të ndajnë atë ç’ka kanë më të tjerët. Nëse ndërkohë je duke bërë fitnes mund të bësh edhe pak thashetheme, që të çlirosh gjithë stresin që keni grumbulluar nga zyra jote e plogësht. Vetëm në këtë mënyrë do të keni një humor më të mirë, madje do të nxiteni që të shkoni më shpesh në palestër. “Është një sport, i cili ka lidhje me të tjetër, nëse je duke parë dikë që kërcen më mirë, përpiqesh ta arrish ose ti afrohesh, që do të thotë se duke u sforcuar më shumë, trupi nxit prodhimin e hormoneve që na sjellin në humor, për të qenë më të përqendruar, kështu largojmë stresin”-shpjegon psikologia. Efekt tjetër pozitiv në relaksimin e trupit dhe mbajtjen e tij në humor, është drita. Nëse jemi duke luajtur futboll ose volejboll, drita shpesh bëhet e besdisshme, ndryshe ndodh në palestër. Vetëm drita e nevojshme mund të depërtojë aty ose ndërkohë mund të kryejmë ushtrime të tjetra, që rrezet e dritës të jenë të mjaftueshme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #47
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Algat, një revolucion në botën e estetikës


    Olsi Kolami

    Algat jane produkte me origjine vegjetariane qe gjenden ne ujrat detare, liqenore dhe lumenj. Varietet e algave jane te shumellojshme, por te gjitha kane nje te perbashket: permbajne dozen e nevojshme te klorofiles, qe jane ne gjendje te prodhojne glicide qe utilizojne energjine diellore. Per kete qellim ato kane vlera te shumta kurative dhe perdoren gjeresisht ne Kine, Skozi, Japoni, Irlande dhe Kanada per pergatitjen e disa vajrave ne forme salce qe jane mjaft efikase per shendetin. Behet fjale per nje perberes i cili ka vlera te larta kalorike, sasi te konsiderueshme kriperash per organizmin si dhe nje duzine te madhe vitaminash A, B, C, D, E, K, B12. Kompozimi i produkteve me alga te ndryshme ka sjelle nje revolucion te madh ne estetike dhe kuzhine, duke u konsideruar ne kete menyre si nje kure mjaft pozitive per shendetin dhe mireqenien e njeriut.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Këshilla Estetike

    Receta për një “beauty” superekologjik.

    Dush me mjaltë

    Mënyra më e mirë për t’u relaksuar pas një ditë të lodhshme pune dhe për të eliminuar çdo tension, fshihet pas një banje relaksuese. Për këtë, mjafton të përzieni tre lugë kanellë, dy me mjaltë e tri pika esencë livandoje. Pasi t’i përzieni mirë, fërkoni trupin me masën për të paktën 5 minuta. Mos harroni që trupin duhet ta shpëlani me ujë të vakët, në mënyrë që maska të mos fshihet totalisht. Do të shihni se përveçse do të keni një lëkurë të lëmuar, do t’ju ndihmojë të çlodheni.

    Masazh vaniljeje

    Për të hidratuar e për të ushqyer lëkurën tuaj, nuk ka gjë më të mirë se vaji. Natyralisht, nuk mund ta përdorni ashtu si është. Përzieni gjysmë filxhani vaj luledielli me gjysmë luge kanellë pluhur e gjysmë luge esktrakti vaniljeje. Lërini për gati 12 orë, në mënyrë që vaji të përthithë plotësisht dy aromat, më pas filtronjini dhe më pas hidheni në një shishe të qelqtë me mbyllje hermetike. Nëse doni të ketë aromë më të fortë, fusni në shishe pak kanellë. Do të shihni se lëkura e trupit do të jetë më e butë, e tonifikuar dhe e shëndetshme.

    KËSHILLA/ Konsumoni sa më shumë vitamina C dhe E. Parandalojnë plakjen e qelizave të lëkurës

    Për një lëkurë të shëndetshme në çdo stinë

    TIRANË- “Nëse doni të keni një lëkurë të butë dhe pa probleme, duhet të tregoni një kujdes të vazhdueshëm për të dhe mbi të gjitha ta mbroni nga faktorët e jashtëm atmosferik që këto ditë ndërrim stine, janë paksa agresive për fytyrën. Në rast të kundërt, ajo do të thahet, skuqet dhe humbasi shkëlqimin”,- këshillojnë estetet e “Beauty Shine”.

    Sipas tyre, personat që kanë lëkurë të thatë duhet të tregohen shumë të vëmendshëm ndaj agjentëve atmosferikë, sepse ndikojnë shumë në lëkurë. Për këtë tip lëkure këshillohet të përdoret kremi i ditës, i cili e mbron nga rrezet e dëmshme të diellit dhe nga smogu, dy armiqtë krysor të lëkurës. Por nuk duhet neglizhuar as në zgjedhjen e kremit të natës, i cili duhet të jetë i pasur me sa më shumë elementë ushqyes. Veçse aplikimi i kremit të natës ka disa minirregulla që duhen zbatuar, nëse kërkohet të arrihet sukses. Kështu, përpara se të aplikohen kremrat e natës, është e nevojshme të përdoret qumështi për fytyrën, si dhe toniku.

    Përveç fytyrës së zbehtë dhe të thatë, një shqetësim tjetër mjaft i përhapur te gratë, janë edhe rrudhat. Dy janë zonat e fytyrës që bëhen shumë lehtë “pre” e rrudhave: njëra është ajo rreth syve dhe tjetra, ajo rreth buzëve, sepse janë të lidhura me shprehin e fytyrës. Prandaj është e nevojshme që për këto zona të tregohet një kujdes i veçantë, duke përdorur produkte specifike, të cilat këshillohet të kombinohen me ato për heqjen e qelizave të vdekura dhe me maska ushqyese. Për të patur më shumë rezultat, duhet që këto produkte të përmbajën anti-oksidues, sepse e mbrojnë lëkurën nga dëmtimi që mund të shkaktohet nga reaksionet kimike mbi fytyrë. Ka disa faktorë të ndryshëm si irritimi, tharja nga të ftohtit, dielli i fortë dhe smogu që krijonë radikale të lira. Këto radikale mund të japin kontribut në procesin e shkatërrimit të qelizave të reja dhe të shëndetshme të lëkurës. Anti-oksiduesit, si për shembull vitamina C dhe E, i luftojnë këto radikale të lira dhe prandaj janë mjaft të këshillueshme. Një hap mjaft i mirë, sipas specialistëve, është konsumimi i vitaminave C dhe E në sasitë e duhura, sepse në këtë mënyrë do të mund të parandalohet plakja e qelizave të lëkurës. E kjo jo vetëm te produktet kozmetike, por dhe nëpërmjet ushqimit.

    Estetikë

    Këshilla për çdo moshë

    20- vjeçaret

    Është mosha kur nis të përdoret pudra dhe fondotinta, e kur tashmë duhet të nisë koha të kujdesen edhe për lëkurën. Nuk duhet të përdoren sapunë tepër agresivë për pastrimin e lëkurës dhe duhet të shmangen gjithë pastruesit me bazë uji si: shkuma, sapuni dhe xheli. Do të jetë më mirë nëse do të përdoren produkte me bazë vaji, që janë të pasur me substanca yndyrnash. Për të hequr tualetin merrni një shuk pambuku të lagur me ujë mineral dhe hidhni në të pak vaj pastrues.

    30- vjeçaret

    Duke filluar nga mosha 30 vjeç, lëkura fillon të humbasë disi aftësitë e saj për t’u rigjeneruar, prandaj hapi i parë që duhet bërë është të nisni të përdorni një krem që ju ndihmon për hidratimin e lëkurës. Përveç kësaj, duhet të tregohen të kujdesshme edhe për ushqimin që përdorin, sepse produktet ushqimore me bazë acide të yndyrash ndihmojnë për ruajtjen e ekuilibrit hidrolipidik të lëkurës.

    40- vjeçaret

    Në këtë moshë lëkura është shumë më pak tonike dhe rrudhat fillojnë të duken më shumë. Lëkura bëhet më e brishtë dhe e hollë, rrudhet dhe skuqet lehtësisht. Në këto raste këshillohen liftinge, për të hequr qelizat e vdekura dhe për t’i dhënë fytyrës shkëlqim, si dhe të përdoret një hidratues me përmbajtje filtrash kundër rrezeve të dëmshme të diellit.

    50-vjeçaret

    Kalimi i kohës sjell ndryshime rrënjësore në strukturën e lëkurës. Kështu, dendësia e lëkurës hollohet, konturet humbasin kompaktësinë, rrudhat bëhen më të theksuara dhe qelizat e kanë shumë të vështirë për t’u rigjeneruar. Për këtë arsye këshillohen kremrat hidratues. Por këshillohen dhe disa “ushtrime” të përditshme, për të ruajtur elasticitetin e muskulaturës së fytyrës dhe për të nxitur aftësinë e qelizave për të përthithur më mirë principet hidratuese të produkteve që përdorni.

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga ildushja
    Mina nese kupton shume nga dermatologjia, do te doja t'me jepje nja dy pergjigje ose keshilla.
    Nese e di cfare jan ato pikat e bardha qe krijohen ne fytyre zakonisht afer syve... cfare jan, nga cfare krijohen dhe cfare eshte kura per to?
    E di qe i je drejtuar Mines, por po pergjigjem mqs e njoh si problem.

    Ato pikat e bardha te vogla qe behen zakonisht tek mollezat rreth zones se syve, jane dhjamore.
    Nqs te jepet per dore vete mund ti cposh lehte me nje gjilpere te desifektuar (digje majen me zjarr, dhe pastroje me pambuk me alkol) . Keshtu cpon lehtaz lekuren e me pas ushtron nje presion te lehte me dy gishtat tregues anash "pikes se bardhe" dhe ajo pjesa e bardhe del jashte shume lehte(nqs lekura eshte e pak e care, ndryshe nuk del kurre). Kur kjo pika e bardhe del jashte, disifektoje vendin me pak alkol. Nje shenje e vogel roze do duket derisa zhduket fare per 2-3 dite.
    Por te keshilloj ta besh vetem nqs te jepet per dore, nqs jo atehere me mire mos e be sepse mund ta demtosh lekuren me te shtrydhurat. Une te mijat (kur me shfaqet ndonjera) ashtu i bej, dhe ta siguroj qe nqs ja merr doren, hiqen me kollaj se pikat e zeza qe duan me shume presion.

    Pac fat bukuroshe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 02-01-2006 më 22:32

  10. #50
    Citim Postuar më parë nga Mina
    Depilimi behet pas dushit, dush nuk behet pas depilimit! Lekura sensibel, si fill pas dushit, si kohe me pas, eshte e predispozuar te irritohet. Varet dhe nga produktet. Produktet qe une perdor ne sallon jane cilesore dhe nuk me kene turperuar kurre!
    Mina pershendetje,
    Ndoshta e ke thene me pare, por une jam e re ne forum dhe si kam lexuar te gjitha temat. Ne c'vend e ke sallonin ne Tirane dhe nqs me lejon, kujt grup moshe i perket ?
    Thjesht u bera kurioze kur po lexoja shkrimet e tua.
    Flm per pergjigjen
    Julie

    p.S Une s'jetoj ne shqiperi por jam e interesuar te njoh nje vend te mire ne Tirane se ne pergjithesi per disa gjera kam ngelur e zhgenjyer. Mbaj mend nje here kur erdha me pushime, bera epilim te zones se bikinit dhe kam vuajtur aq shume se nuk ta pershkruaj dot dhe si perfundim me thane: Jo po ke qimen e trashe.....nderkohe qe po te njejten qime kisha dhe atje ku jetoja po ama 10 min pune ishte dhe dilja si me kishte bera nena, nuk perveloheshe ne ate fare feje qe ma bene atje. Papapappa se harroj kurre. Po nejse tani ja kam marre doren dhe e bej vete, pak e dhimbshme gjithmone por jo perveluese si ne ne Shqiperi.
    Pune te mbare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 02-01-2006 më 22:29

  11. #51
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Julie, mund te flasim ne privat nese vazhdon te jesh e interesuar. Sa per pikat e bardha mos inkurajoni te tjeret te nderhyjne sepse eshte pune specialisti dhe nuk mund te behet vete! Pikat e bardha jane bllokime te kanaleve te djerses. Nderhyrja behet ne qender estetike dhe hiqen me nje seance te vetme. Quhen ndryshe milia.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  12. #52
    kurrë s'do ta kuptosh Maska e hope_thebest
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Vendndodhja
    në një shtëpi të vogël
    Postime
    64
    Mina, une po te kthej dhe njehere tek depilimi. Kam provuar me dyll, dy here, por isha e pakenaqur nga rezultati, nuk kam lekure sensitive..Thua ka te bej dhe lloji i dyllit? Cilin do sygjeronit ju per nje rezultat te mire? Flm
    Ti më ke bërë magji, se nuk ka mundësi të të dua kaq shumë unë ty!!

  13. #53
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Me thuaj te lutem cilat ishin pasojat e depilimit. Sa per ceren (dyllin) mund te te them se eshte cilesore cera me produkte organike si mjalte, kamomil dhe nese ke lekure kuperoze (me kapilare) mund te perdoresh cere me titanium. Ky element nuk lejon qe te kete kontakt te drejtperdrejte lekura me temperaturen e cila pengohet nga filtra.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  14. #54
    kurrë s'do ta kuptosh Maska e hope_thebest
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Vendndodhja
    në një shtëpi të vogël
    Postime
    64
    Pasojat ishin keto, dmth gjysmat e qimeve i hiqte sado qe e perserisja dy tre here.
    Une perdora NO HEAT GEL WAX, qe eshte gel qe perdoret pa pasur nevoj te ngrohet. Megjithate do vete te blej prap, nga keta qe ngrohen dhe ta provoj. Flm
    Ti më ke bërë magji, se nuk ka mundësi të të dua kaq shumë unë ty!!

  15. #55
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anëtarësuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Te shkretat femra duhet te bejne gjith ato gjera qe te zbukurohen,ne meshkujt deri te e rrujtmja jemi dhe per kete pertojme sa me sbobohet.
    nuk me kujtohet

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    diell fol per vete, se knej ke metrosexual guys qe dine me shume per kremerat e pedikyrin se gocat
    TBD

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    shqiptaret (m) besojne ne te qenit all natural, but please...kujdesuni cik per veten. deodorant, lip balm per buzet, shave, trim...e ca te tjere should wax

  18. #58
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja
    shqiptaret (m) besojne ne te qenit all natural, but please...kujdesuni cik per veten. deodorant, lip balm per buzet, shave, trim...e ca te tjere should wax
    lol... sa shume dakord qe bie me ty ne kete
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  19. #59
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja
    shqiptaret (m) besojne ne te qenit all natural, but please...kujdesuni cik per veten. deodorant, lip balm per buzet, shave, trim...e ca te tjere should wax

    jo vetem shqiptaret, varet nga mentalitetet me shume

    p.sh. po shikoja shkarazi nje interviste te Barbara Walters me Mathew McConahen ce kai ai, dhe e pyet kjo
    - A eshte e vertete ajo qe thuhet per ty qe ti nuk ke perdorur deodorant (a kolonje) per 20 vjet?

    ku qesh pak dhe i thote

    - Po.
    ..............

    wtf is that?! is that supposed to be sexy or something, qe te mos perdoresh deodorant?

    kshu qe gjen soje-sojesh kudo ....

  20. #60
    Citim Postuar më parë nga diikush
    jo vetem shqiptaret, varet nga mentalitetet me shume

    p.sh. po shikoja shkarazi nje interviste te Barbara Walters me Mathew McConahen ce kai ai, dhe e pyet kjo
    - A eshte e vertete ajo qe thuhet per ty qe ti nuk ke perdorur deodorant (a kolonje) per 20 vjet?

    ku qesh pak dhe i thote

    - Po.
    ..............

    wtf is that?! is that supposed to be sexy or something, qe te mos perdoresh deodorant?

    kshu qe gjen soje-sojesh kudo ....
    kjo do te thote qe tjetri lahet dhe s'ka nevoje te perdore deodorant
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Mexhit Prenci
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2012, 16:19
  3. Keshilla Dhe Porosi Ndaj Pushtetarve Dhe Udheheqsave
    Nga gharib në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 05:29
  4. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  5. Këshilla për meshkujt!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •