Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Denigrimi i Fishtës e Vinçenc Prenushit

    Denigrimi i Fishtës e Vinçenc Prenushit

    Reagimi i Papa Vojtilës në Këshillin e Kardinalëve kundër dhunimit të së drejtës së besimit në Shqipëri

    Autori i Lajmit: L.Veizi

    Jo shumë kohë pas përfundimit të Luftës së II Botërore, në shqipëri nisën arrestimet e meshtarëve. Këto bëheshin publikisht, me një lloj gjyqi para popullit për ta demaskuar fenë dhe rolin e saj. Ekzekutuesit do të shpreheshin me fjalët ma të këqia kundër Fesë, Zotit, Papatit, e duke i cilësuar meshtarët si trathtarë të Atdheut, si bashkëpunëtorë të fashizmit e nazizmit. Në këtë mënyrë u denigruan figura të shquara të letërsisë e të kulturës shqiptare: Mons. Vinçenc Prenushi, Atë Gjergj Fishta, Dom Ndre Zadeja, Atë Bernardin Pali, Atë Donat Kurti e Atë Gjon Shllakut.

    Ü Me datën 7 të prillit ‘67, ora 5 mbasdreke, nxorën në Insitutin Pedagogjik “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Dom Mark Hasin, ndihmësfamullitar i qytetit të Shkodrës. I vunë hekurat në duar mes një grumbulli të madh njerëzish e me makinën e Sigurimit të Shtetit e dërguan në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës. Mbas një vjeti do të delte në gjyq, por jo i vetëm. Me të do të ishin Dom Frano Illia, Dom Zef Bici, Dom Mark Dushi e Pader Gegë Luma, prej të cilëve dënohet me pushkatim Dom Zef Bici e Dom Mark Dushi. Të tjerët me burgim. Gjyqi do të përfundonte mbas katër ditësh, me 25 prill 1968.
    Ü Me datën 29 prill të vitit 1967 arrestohet në Insitutin Pedagogjik “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Atë Pjetër Meshkalla S.J., pak ditë mbas letrës së famshme që patër Meshkalla i shkroi Mehmet Shehut. Forcat e sigurimit e hodhën egërsisht në makinë, duke e goditur plakun 67-vjeçar. Mbas tre muajsh, në korrik ‘67, u zhvillua gjyqi dhe e dënua për agjitacion e propagandë me 10 vjet burgim. Ky ishte dënimi i dytë për të pasi herën e parë ishte dënuar me 15 vjet burg.
    Ü Arrestohet Dom Marin Shkurti, që me 17 personat e familjes së tij kishin dalë në Jugosllavi. Qeveria Jugollave ia dorëzoi qeverisë shqiptare. Dom Marini ishte dënuar me vdekje, me pushkatim, kurse katër vëllaznit e tij e dy kunatat me burgim. Meshtari Dom Shtjefën Shkurti, i cili në një moshë të thyer, punonte në bujqësi në zonën e Shën Kollit të Bregut të Matës, ishte arrestuar e pushkatuar në vitin 1971, i akuzuar për shumë krime, që kishin të bënin me krime të rënda ndaj kooperativës. Në fakt ai kishtë bërë vetëm një pagzim. Festivali XI i kangës në Radio-Televizion, me shfaqje liberalizmi, ishte një ngjarje që acaroi fort luftën e klasave.
    Ü Dom Mikel Koliqi, famullitar i Shkodres, gjithherë me këtë titull hierarkie, në fillim u burgos. Më vonë ai u internua e nga internimi sërish u burgos duke bërë gjithsejt internim e burg 37 vite. Pas tij me radhë u burgosën disa meshtarë, si: Atë Gjergj Vata, Dom Nikollë Gjini e Dom Pjetër Gruda, që vdiq në burg, Atë Anton Luli, Dom Ndoc Ndoja, Atë Aleks Baqli e kjo gjendje do të vazhdonte për vite me radhë.
    Ü Me datën 3 prill 1976 arrestohet Monsinjor Ernest Çoba. Do të dilte së bashku në gjyq në një grup me Imzotin: Dom Lec Sahatçia, Dom Kolec Toni e Dom Zef Simoni. Mbas një qëndrimi të gjatë në hetuesi, për më tepër se një vit, Imzot Çoba u dënua me 25 vjet burg për lidhjen që kishte patur me Selinë Shejte, fshehtas, përmes Legatës Italiane në Tiranë.

    Data e Publikimit: 09/09/2005

    Ballkani.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Enveri konstaton: Sigurimi dhe partia përçanë katolikët

    Enveri konstaton: Sigurimi dhe partia përçanë katolikët


    Autori i Lajmit: Leonard Veizi


    Historia e luftës kundër fesë dhe kulteve fetare kishte filluar shumë më parë te disa të rinj të shkollës “Naim Frashëri” në Durrës. Dukej se asgjë në jetën shoqërore të viteve të ndërtimit të socializmit, nuk çonte ujë në mullirin e fesë, përkundrazi, punohej për shkëputjen e njerëzve nga ajo. Punohej në shkollat dhe media, klube, pallatet e kulturës, bibliotekat, kinematë dhe teatrot. Pra, duket që në këtë kohë feja është bërë tabelë qitjeje. Ushtrimi i lirë i fesë kishte bashkëudhëtare edhe veprimtarinë për edukimin ateist-shkencor, që bëhej gjithnjë e më intensiv, pak a shumë dhe më e kualifikuar. Partia në pushtet, që në prill të vitit 1947, kishte porositur sektorin e arsimit të organizonte edhe propagandë fetare në shkolla e kudo, duke stimuluar ndjeshëm edhe luftën kundër fanatizmit fetar dhe zakoneve të vështira. Ndërsa në janar të vitit 1967, rinia e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës, shpall publikisht nismën “Të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, bestytnitë, zakonet prapanike”. Më 6 shkurt të vitit 1967, Enver Hoxha mbajti fjalimin me temë “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”. Dy ditë pas këtij fjalimi, gazeta “ZP” i bënte jehonë nismës së nxënësve dhe mësuesve të shkollës nëpërmjet kryeartikullit: “Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë, kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, bestytnive dhe zakoneve prapanike”. Situata po ndizej dhe në Durrës e qytete e krahina të tjera nisën debatet fletërrufetë, e veprime të tjera konkrete kundër fesë. Më 26 mars organizohet kuvendi i tre brezave në Lezhë, si simbol i karakterit masiv të asaj lëvizjeje. Në atë kohë Enver Hoxha insistonte për punë bindëse. Ai ishte shprehur: “Populli duhet të bindet për kotësinë dhe rrezikshmërinë e fesë, kishës, xhamisë, të çdo institucioni e zakoni fetar dhe vetë të marrë vendim të prishë ose jo, ta braktisë fenë menjëherë ose ngadalë”. Idetë frymëzonin njerëzit në vepra dhe në veprime, sipër lindnin ide të reja. Entuziazmi i spastrimit, krenaria e krijimit të shpejtë të një shoqërie ateiste, u bënë marramendëse. Reforma e suprimimit të klerit, faltoreve dhe praktikave fetare, u realizua pa ndonjë rezistencë të konsiderueshme nga poshtë, pra, nga masat popullore. Kjo reformë u mirëprit dhe u përshëndet nga lart, nga partia në pushtet. Më 9 qershor 1973 në Shkodër u çel edhe “Muzeu Ateist”. Një kulm do të arrihej në vitin 1976 kur Shqipëria do të shpallet një vend ateist me Kushtetutë e se ndalohet me ligj çdo veprim feje. Neni 37 i Kushtetutës së vitit1976 thuhet: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandë ateiste për te rrënjosur tek njerëzit botëkuptimin materialist shkencor”. Ndërsa neni 55 përcaktonte: “Ndalohet krijimi i çfarëdo organizate me karakter... fetar. Ndalohet veprimtaria dhe propaganda ... fetare.”

    Vendim 245

    Por si filloi lufta kundër fesë në vendin e vogël që po mundohej të ndërtonte socializmin. Vendim me numër 245 është marë në mbledhjen e Komiteti Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë të datës 22 dhjetor, ku gjatë fjalës së tij Enver Hoxha thotë se: sekretariati i Komitetit Qëndror të P.P.SH mori në shqyrtim problemet e mëposhtme që u shtruan nga sekretari i partisë dhe N/kryeministri shoku Mehmet Shehu:
    1)-Çështja e statutit të klerit katolik
    2)-Çështja e sektit Halfeti (komuniteti mysliman)
    3)-Trajtimi ekonomik I komuniteteve fetare nga ana e shtetit
    4)-Çështja e ndërhyrjes së patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtete e Bashkuara të Amerikës

    Fjala e Enverit

    “21 priftërinj janë me qeverinë”

    Mbasi dëgjoi raportin e shokut Mehmet Shehu mbi të gjitha këto çështje, sekretariati konstatoi:
    1-Projekt-statuti i tretë i klerit katolik bije në kundërshtim me ligjin mbi komunitetet fetare në nenin e tij të 13-të ku sipas propozimit të klerit katolik, gjerarkët e kishës katolike (vikar kapitullarët dhe metropoliti) zgjidhen nga konferenca e klerit katolik i parashtrohen Papës për konfirmim dhe pastaj i paraqiten qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë për aprovim, kurse sipas ligjit të komuniteteve fetare, këta gjerarkë mbasi të zgjidhen nga konferenca e klerit katolik i paraqiten qeverisë për aprovim dhe pastaj mund të kërkojnë, në rrugën shtetërore, bekimin e Papës. Nenet e tjera të projekt-statutit pothuajse të gjitha pajtohen plotësisht me ligjin mbi komunitete fetare. Për të zgjidhur çështjen e përmbajtjes të nenit 13-të të projekt statutit të tretë të kishës katolike, është kërkuar mejtimi, në formë këshillimi, i shokëve sovjetike. Nga puna e bërë nga organet e partisë dhe sigurimit të shtetit në rrethet me popullsi katolike, është shkaktuar një përçarje në gjerarkët e klerit katolik, gjë e cila ndodh për herë të parë në konferencën e fundit të katolikëve, kur u muar në diskutim projekt-statusti i tretë i tyre nga të 56 priftërinjtë, 21 çfaqen për propozimet e qeverisë.

    “Armiku mes sektit halfeti”

    2-Sekti halfeti këto kohët e fundit ka bërë një mbledhje ku ka zgjedhur një kryesi dhe ka vendosur të çkëputet nga komuniteti mysliman dhe të lidhet me komunitetin bektashian. Nga ana e Kryeministrisë e gjithë kjo veprimtari është quajtur ilegale dhe është disaprovuar, për shkak se kjo mbledhje nuk është bërë në rrugën demokratike dhe nuk përfaqëson të gjithë sektin halfeti, inisiatorët e saj(Sheh Abedini etj) e kanë bërë me qëllime karieriste dhe ndoshta në këtë punë ka gisht armiku. Sektit halfeti i është rekomanduar nga Komiteti i besimeve fetare që, në rast se dëshiron të zgjedhi kryesinë e vet dhe të marrë vendime të këtilla, duhet të veprojë duke marrë pëlqimin e të gjithë besimtarëve të sektit.
    “Klerikët, kërkesa të tepruara ekonomike”
    3-Komuniteti mysliman, Komuniteti bektashian dhe komuniteti Orthodhoks, i kanë paraqitur Kryeministrisë kërkesa të tepruara fondesh për vitin 1951 si dhe kërkesa të tjera në lidhje me trajtimin ekonomik të tyre. Këto kërkesa pjesërisht janë të drejta

    “Spiunazhi amerikan pas Patriarkanës së Stambollit”

    4-Patriarkana e Stambollit, në shërbim të spiunazhit amerikan ka vendosur të dërgojë në Amerikë Marko Lipen, si peshkop të Kishës shqiptare atje. Qëllimi i Patraiarkanes së Stambollit është të përçajë Kishën Shqiptare në Amerikë dhe ta vërë atë në shërbim të qeverisë amerikane dhe të qeverisë së Athinës, kundër interesave të atdheut tonë. Fan Noli, Peshkop i Kishës Shqiptare në Amerikë me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i ka komunikuar Kishës sonë orthodhokse se tash prej armiqëve si një element për të luftuar Kishën Shqiptare të Amerikës. Sinodhi i Shenjtë i Kishës sonë Orthodhokse ka konstatuar vendimin e Kongresit të III-të orthodhokse mbi pranimin e kërkesës së Fan Nolit për t’u lidhur me Kishën tonë orthodhokse, dy ditë përpara se të vinte telegrami i Fan Nolit që e konsideron tash këtë kërkesë si të padëshirueshme.

    Data e Publikimit: 09/09/2005

    Ballkani.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:44
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 11:28
  3. Konsiderata dhe vleresime te Eqrem Çabejt per Ate Gjergj Fishten
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:04
  4. Fishta, Lahuta, Konica dhe Xhuvani.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 05:28
  5. Eqerem Çabej vlerëson At Gjergj Fishtën
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •