Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kėshtu na grabit AMC.

    Kėshtu na grabit AMC

    AMC, kompania me normė fitimi nga mė tė lartat nė Europė. Krahasimi i njė fature shqiptare me njė amerikane. Megjithėse shumė herė mė tė varfėr se amerikanėt, ne detyrohemi tė paguajmė shumėfish mė tepėr pėr tė komunikuar me celular

    Rudina Seseri

    Tė thuash qė telefonat celularė janė bėrė tashmė ndėr miqtė mė tė afėrt tė konsumatorėve, nuk ėshtė ekzagjerim. Ata na ndjekin kudo, nėpėr bare e kafene, nė shtėpi e zyra, nė udhėtime pune dhe argėtimi. Ne i duam ata, madje krenohemi me modelin mė tė fundit qė kemi shtėnė nė dorė, por nė tė njėjtėn kohė edhe i urrejmė pėr posesivitetin dhe kontrollin qė kanė ndaj nesh. Me revoltė i mbyllim dhe i flakim mėnjanė tė lodhur nga thirrjet dhe kostoja e tyre, vetėm pėr t’i rimarrė disa minuta mė vonė, duke pranuar se janė mjete tė domosdoshėm. Vėrtetė, si mundnim tė funksiononim 5 ose 10 vjet mė parė, kur fjalori ynė nuk e pėrfshinte shprehje si “dėrgomė sms”, “mė bėj zile nė cel” apo “a ke numėr me 20”?!


    Celulari, mė lirė nė SHBA se nė Shqipėri

    Kjo marrėdhėnie virtuale pėrfaqėson njė eksperiencė tė shtrejntė pėr konsumatorin shqiptar, diēka pėr tė cilėn dėgjoj shpesh ankesa, ndoshta dhe trillime. Pėr tė parė nėse kanė ndonjė bazė ankesat mbi koston, mund tė bėjmė njė krahasim tė thjeshtė dhe tė limitizuar nga gjerėsia statistikore, por domethėnės nė vlerėn krahasuese. Pėr t’ju pėrgjigjur pyetjes nėse tarifat nė Shqipėri janė mė tė ekzagjeruara se nė vende tė tjera, krahasojmė dy fatura telefoni: njėra nga Shqipėria dhe tjetra nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (skema mė poshtė). Tė dy faturat i pėrkasin telefonave pėr pėrdorim individual dhe kanė njė konsum tė lartė minutash. Tė dy faturat reflektojnė vetėm thirrjet kombėtare, pa roaming (thirrje tė marra apo tė bėra jashtė territorit kombėtar tė kompanisė mobile). Fatura shqiptare i pėrket njėrės prej dy kompanive telefonike nė Shqipėri dhe reflekton koston e njė numri me “20”, qė ėshtė relativisht mė i lirė pėr minutė sesa telefonat e parapaguara (me kartė). Megjithėse plani telefonik me kompanitė nė SHBA kėrkon njė kontratė njė ose dy vjeēare, kostoja telefonike ėshtė shumė mė e ulėt se nė Shqipėri (bisedat individuale me celular nė Shqipėri janė 4-5 herė mė tė madha sė ato nė SHBA. Kjo llogaritje nuk pėrfshin minutat pa limit tė fundjavave dhe tė mbrėmjeve (pas orės 21:00), tė cilat janė falas nė Amerikė). Ky fakt e rrit shtrenjtėsinė krahasuese nė Shqipėri rreth 25 pėr qind mė shumė. Pėr mė tepėr, kompanitė amerikane tė shėrbimeve celulare si T-Mobile, Sprint apo Verizon Wireless, ofrojnė aparate celularė tė modeleve tė fundit, si pjesė e kontratave, me njė skonto prej 50 pėr qind deri nė falas.


    Sa arkėtojnė kompanitė nga shqiptarėt

    Kjo shtrenjtėsi e tregut shqiptar celular ėshtė jashtė ēdo llogjike tregu, sidomos pėr njė vend nė zhvillim, ku fuqia blerėse ėshtė shumė mė e vogėl se ajo nė Perėndim. Ndoshta kėto ēmime janė tė larta pasi janė bėrė investime tė mėdha dhe kostoja e operimit mund tė jetė e lartė, me fitime tė tkurura. Ėshtė e vėrtetė qė AMC dhe Vodafone kanė bėrė investime tė larta pėr tė krijuar rrjetet e tyre telefonike. Konsortiumi i kompanisė norvegjeze, Telenor, dhe asaj greke, Cosmote, fituan kontratėn pėr AMC-nė nė Shqipėri, me njė shumė prej 85.6 milionė dollarė pėr 85 pėr qind tė interesit nė vitin 2000. Pėr mė tepėr, Cosmote, qė sot ėshtė pronari kryesor i AMC-sė me 97 pėr qind tė interesit aksionar, parashikoi qė investimet totale tė AMC-sė nė Shqipėri do tė arrinin shumėn 120 milionė dollarė. Nė njė mėnyrė tė ngjashme, Vodafone, pas investimeve fillestare pėr marrjen e liēensės nė shumėn 38 milionė dollarė, mori njė financim prej 85 milionė euro pėr zgjerimin e mėtejshėm tė rrjetit tė saj. Sot, nė formė kumulative, rrjetet e tė dy kompanive mbulojnė mė shumė se 80 pėr qind tė Shqipėrisė. Nėqoftėse pėrdorim tė dhėnat publike tė AMC-sė (sipas raporteve financiare tė kompanisė prindėrore, Cosmote, nė fund tė 2004) si proksi pėr tė dy kompanitė, ēdo vit Vodafone dhe AMC shpenzojnė rreth 2 miliardė lekė pėr aparatet dhe mjetet e mėtejshme tė rrjeteve telefonike. Nė pamje tė parė, kėto sasi investimesh mund tė justifikojnė ēmimet e larta tė shėrbimeve telefonike. Por, kėto janė investime afatgjata: jetėgjatėsia e stacioneve bazė, sasive tė madhe dhe kullave telefonike shtrihet nė dhjetėra vite. Kėshtu qė periudha pėr tė rekuperuar investimin ėshtė mėse e mjaftueshme. Dhe pėr ju tė apasionuarit pas financės, ju kujtojmė qė jetėgjatėsia e amortizimit tė rrjeteve tė telekomunikacionit qė sapo pėrmendėm ėshtė mė shumė njė mjet financiar, disi fiktiv, pėr llogaritjen e taksave dhe tatimeve, dhe jo njė reflektim i saktė i jetės sė rrjeteve funksionuese qė ėshtė akoma dhe mė e gjatė. Pėr mė tepėr, tė mos harrojmė se as Vodafone dhe as AMC nuk kanė kontribuar nė rrjetet tokėsore telefonike, tė cilat pėrdoren nė transferimin e telefonatave mes celularėve; tė dy kompanitė pėrdorin rrjetin tokėsor tė Albtelekomit.


    AMC, fitim mė shumė se “prindi” Cosmote

    Ndoshta lexuesit do tė thonė se Shqipėria ėshtė njė treg i vogėl me 3.4 milionė banorė, pa patur volumin e domosdoshėm pėr tė mbuluar koston e aktivitetit. Raportet financiare tė AMC-sė, si operatori telefonik mė i madh nė Shqipėri, me 60 pėr qind tė tregut, flasin pėr njė realitet krejt ndryshe. Pėr vitin kalendarik 2004, AMC-ja raportoi 15.5 miliardė lekė si tė ardhurat para shpenzimeve, ndėrkohė qė fitimi pas heqjes sė kostos sė aktivitetit, marketingut etj, por para pagesės sė taksave dhe amortizimit, ėshtė 8.9 miliardė lekė. E thėnė ndryshe, fitimi nė kesh i AMC-sė ėshtė 57.6 pėr qind i tė ardhuarave fillestare, duke ia kaluar edhe “prindit” tė saj, Grupit Cosmote, i cili me gjithė kontribuimin e AMC-sė, e ka fitimin 43 pėr qind tė tė ardhurave. Akoma mė e thjeshtuar, nė koston e ēdo minuti qė ju konsumoni, gati 58 pėr qind ėshtė fitim pėr AMC-nė. Dhe nė qoftė se ky fakt nė vetvete akoma nuk ju ka shokuar, mė lejoni t’ju informojmė qė AMC-ja ėshtė njė ndėr tre kompanitė telefonike me fitimet mė tė larta nė tė gjithė Europėn. Pėrpara se tė nxitojmė dhe t’i kthejmė AMC dhe Vodafone nė kuēedra tė zeza qė abuzojnė konsumatorin, duhet tė kemi parasysh se kėto janė ēmime qė kėtyre kompanive iu mundėsohen nga vetė struktura e tregut shqiptar telefonik. Nė fund tė ditės, kėto korporata i kanė aktivitetet e tyre me qėllime fitimi financiar dhe nėse qeveria shqiptare dhe trupat rregullator tė telekomit nuk e liberalizojnė tregun, duke ju shitur liēensa firmave tė tjera, rezultati mbi konsumatorėt do tė vazhdojė tė jetė njė kosto e lartė, i vetmi rezultat i mundshėm nėn rrethanat e njė duopoli.


    Zgjidhja, liberalizimi i tregut

    Njė liberalizim mė i madh ėshtė i nevojshėm jo vetėm pėr adoptimin e mėtejshėm tė telefonave celuarė, sot vetėm rreth 1,2 milionė shqiptarė i pėrdorin telefonėt celularė, por edhe pėr mundėsimin e hyrjes sė teknologjive tė reja telefonike nė Shqipėri. Nė njė kohė kur nė Perėndim telefoni celuar po shkrihet nė njė me kompjuterat, duke u pėrdorur si mjet primar pėr dėrgimin e e-maileve dhe kėrkimeve nė internet, tregu shqiptar vazhdon tė jetė i limitizuar vetėm tek komunikimi celular i zėrit dhe sms, pa asnjė lloj diskutimi pėr transferimin e tė dhėnave mes konsumatorėve apo hyrje tė teknologjive superiore si Ėi-MAX etj. Prandaj pėr ju konsumatorė qė frustoheni nga marrėdhėnia dashuri-urrejtje qė keni me celularin tuaj, sidomos kur shihni faturėn nė fund tė muajit, ju kėshillojmė tė insistoni nė alternativa tė reja konkurence pėr tregun shqiptar. Vetėm kėshtu do tė mund tė kemi shėrbime mė tė larta me kosto mė tė ulėt dhe teknologji mė tė zhvilluar.



    BOX

    Biografia

    Cila ėshtė autorja


    Rudina Seseri ėshtė Menaxhere nė Microsoft Corp. Ajo ėshtė pėrgjegjėse pėr investimet si dhe blerjet e shkrirjet e kompanive tė softėare-t pėr Microsoft. Pėrpara Microsoft-it, Seseri ishte bankiere investitore pėr CSFB dhe Goldman Sachs, pėrgjegjėse pėr krijimin dhe hedhjen nė bursė tė aksioneve pėr kompanitė e teknologjisė, me specializim nė gjysėmpėrcjellsa dhe mjetet e telekomunikacionit. Seseri i pėrfundoi studimet e saj tė larta me medalje tė artė nė Wellesley College, ku studioi dy degė, Ekonomi dhe Marrėdhėnie Ndėrkombėtare. Ajo i kreu studimet pasuniversitare dhe masterin nė Harvard Business School, ku u specializua pėr financė dhe strategjitė nė biznes.

    http://www.abc.com.al/
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    AMC fiton 20 milionė euro neto pėr 6 muaj.

    AMC fiton 20 milionė euro neto pėr 6 muaj

    Kompania shqiptare e telefgonisė celulare, pronė e Cosmote e Greqisė, raporton tė ardhurat e gjashtė mujorit nė 64.1 milionė euro. Fitimi rritet me 25 pėr qind

    Kompania e telefonisė celulare AMC ka publikuar tė dhėnat financiare tė gjysmės sė parė tė vitit 2005 ku rezulton se ardhurat u rritėn me 15,6 %, duke arritur nė 64,1 milionė euro. Numri i klientėve u rrit nė 730 mijė veta nga 639 mijė qė ishte nė dhjetor tė vitit tė kaluar, pra me njė rritje prej 14,2% vetėm nė gjashtė muaj. Shpenzimet mesatare tė klientėve shqiptarė tė AMC-sė nė muaj qenė rreth 15 euro. AMC-ja ka njohur gjatė kėtyre muajve njė pėrmirėsim tė dukshėm tė normės sė fitimit neto. Fitimi neto u rrit nė 31,2% nga 28,8% qė ishte nė gjashtėmujorin e parė 2004. Nė pėrmirėsim ishte edhe norma e fitimit para interesave, taksave, zhvlerėsimit dhe amortizimit (EBITDA). Ky tregues arriti nė 59,6% tė tė ardhurave. Edhe nė gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti rritja e tė ardhurave tė AMC-sė u favorizua nga forcimi i lekut, ndonėse nė masė mė tė ulėt se nė vitin 2004. Tė ardhurat nė lekė tė AMC-sė u rritėn me 12,1%, por pėr shkak tė forcimit tė lekut kundrejt euros tė ardhurat nė euro u rritėn me 15,6%. Tė ardhurat e AMC-sė ishin sa 8,1% e tė ardhurave tė Cosmote, ndėrsa fitimi i saj neto ishte sa 12,6% e fitimit tė Cosmote. Shqiptarėt pėrbėjnė rreth 17% tė klientėve tė Cosmote. Norma e fitimit neto tė AMC-sė ishte shumė mė e lartė se ajo e Cosmote apo e kompanive tė tjera tė kontrolluara nga Cosmote nė Bullgari dhe Maqedoni. Norma e fitimit neto tė Globul, kompanisė bullgare tė telefonisė celulare, e kontrolluar nga Cosmote, gjatė gjashtėmujorit tė parė ishte vetėm 5,5%, ndėrsa Cosmote nė Greqi fitimin neto e pati 20,4%. Gjatė gjashtėmujorit tė parė AMC-ja pati shpenzime kapitale prej 4,2 milionė eurosh. Sipas tė dhėnave qė raportoi Cosmote pėr faqen e internetit reporter.gr rezulton se AMC-ja ka vazhduar tė njohė rritje tė fortė nė kohėn telefonike tė pėrdorur, si dhe nė tė ardhurat mujore nga klientėt. Tė ardhurat pėr klient u rritėn me 19,8 pėr qind gjatė kėsaj periudhe, ndėrkohė qė penetrimi nė treg po i afrohet kulmit, dhe pėrdorimi po rritet. Edhe eficenca e kostove-bazė nė AMC po pėrmirėsohet. Gjatė gjysmės sė parė tė kėtij viti shpenzimet-bazė u rritėn me 6,9%, por nė tremujorin e dytė u rrit me vetėm 0,5%”.

    REPORTER.GR
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 10-09-2005 mė 11:50
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    AMC, fitimi nė 2006 arrin nė 50 milionė USD

    E Shtune, 24 Shkurt 2007

    "Albania Mobile Comunication" realizoi nje fitim neto prej 49.9 milione eurosh per vitin 2006. Rezultatin financiar te vitit qe shkoi e bene te ditur dje per mediat burimet zyrtare te kompanise. Nje vit me pare ky fitim ishte 41.5 milione euro. Sipas ketyre rezultateve, buxheti i shtetit duhet te arketoje shumen prej 7 milione eurosh, per shkak se eshte aksioner ne 14 per qind te aksioneve te AMC-se. Te ardhurat e AMC-se gjate vitit 2006 ishin 9.7 per qind me te larta se te nje viti me pare, pra 151 milione euro, si pasoje e nje rritjeje prej 26,7 per qind te numrit te abonenteve. Ne krahasim me vitin e kaluar, fitimi neto u rrit me 20.3 per qind. Fitimi neto arrin 33 per qind ne krahasim me 30.1 per qind te nje viti me pare, bene te ditur burimet e kompanise. Numri total i abonenteve arriti 990 279. Ndersa "AMOU" gjate kesaj periudhe arriti 60 minuta krahasuar, me 67 minuta te nje vitit me pare. Drejtori Ekzekutiv i AMC-Se, zoti Stefanos Oktapodas tha se, "produktet e reja dhe paketat gjitheperfshirese na cuan drejt suksesit te konsiderueshem ne vitin e kaluar, sic e vertetojne te dhenat financiare dhe shtimi i abonenteve". Ai tha se AMC-ja, permes hedhjes ne treg te produkteve e sherbimeve te reja dhe uljes se tarifave, ka mbajtur premtimet e saj, duke e bere telefonine celulare te prekshme gjithnje e me shume per qytetaret.

    Korrieri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Klientet e AMC, 60 minuta bisede ne muaj

    E Shtune, 24 Shkurt 2007

    Shqiptaret kane nisur te limitojne kohen duke folur ne celular. Sipas te dhenave qe publikoi dje AMC-ja, mesatarja qe cdo klient i AMC-se ka folur ne telefon, eshte 60 minuta ne muaj, nga 67 minuta qe ishte ky tregues gjate vitit 2005. E ndersa koha bisedore eshte ulur, po keshtu edhe kompania ka ulur edhe tarifat, fitimi nga ana tjeter ka shenuar nje rritje prej 20 per qindesh. Gjithashtu, shpenzimet mujore per telefona arrijne ne 15 euro ne muaj.

    Korrieri

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kėshtu na grabit AMC
    Gabim ! AMC-ja eshte kompania qe ka bere me shume dobi per ekonomine shqiptare.Ne ato momente kur investitoret e huaj nuk guxonin te hapnin as nje kioske ne Shqiperi ,AMC-ja kuturisi te hedhe ne tregun shqiptar miliona dollare, te marre ne dore nje kompani pothuajse te shkatarruar dhe inekzistente dhe ta sjelle ate ne standartet evropiane.Fitimi i pare i AMC-se arriti te ndjelle edhe kompanine e fuqishme universale engleze Vodafone ,qe te investoje ne Shiqeri.

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  5. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •