Vetmia ėshtė boshllėk
Qė zemrėn ma mundon
Ve kokėn nė jastėk
Por ti seē mė mungon.
...........
Nuk e sheh o Zot i madh
Qė pėr Miran time vuaj
Me vetminė veē mėkatar
Do mė kesh gjithmonė mua!
* * *
Keshtu kam shkruar vite me pare kur po me bezdiste vetmia.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 06-11-2007 mė 10:19
nuk do me vinte aspak keq sikur te ishte me e shpeshte, madje do thoja qe do ishte ne favorin tim, sepse do kisha me shum kohe per veten, te balancoja gjerat qe kam ber, ti thosha vetes bravo per arritjet, "te shkulja veshin" per gabimet, shum gjera qe ndonjeher bota qe te rrethon nuk te le ti shohesh me imtesin qe ti do, dhe nganjeher te ben ti shohesh ashtu si te tjereve u vjen per mbare
Respekte gjithashtu.
"Njeriu i madh eshte si shqiponja,sa me shume te ngrihet ne lartesi aq me pak shikohet dhe atehere denimi i dhene per madheshtine e tij....eshte vetmia e shpirtit"
[Stendhal]
"Vetmia eshte e mire per shpirtrat e medhenj dhe shume e keqe per te vegjėlit...vetmia turbullon dhe dredh trurin qe nuk di te ndriēoje"!
[Victor Hugo]
"Carpe Diem"
I bie qe keta persona qe une aq shume admiroj dhe lexoj te pelqenin vetmine...!!
Nje pyetje do kisha per ta..
Pse pikerisht te njejtet njerez vuajne nga vetmia?!
Dhe do me pergjigjen...."Sepse po nuk njohe vetmine,nuk mund te njohesh forcen qe te karakterizon"!
Respekte xfiles
"Carpe Diem"
Kam pershtypjen se vetmia i permban te dyja kahet, ate pozitiv dhe ate negativ.
Mund te ndodh qe je vetem dhe gjithsesi nuk ndjen nevojen e askujt. Te tilla raste i ndodhin cdokujt. Ka momente kur njeriu kerkon te analizoj e te reflektoj per te shkuaren, te tashmen e te mendoj per te ardhmen. Eshte e qarte qe ne momente te caktuara njeriu e kerkon vet vetmine per te arritur qetesine qe mund ti sherbej qofte per te analizuar dicka apo edhe thjesht per tu relaksuar.
Ka raste te tjera kur je vetem dhe ndien nevojen e njerezve te tjere; familjes, shoqerise, njerezve te dashur te tjere. Kjo tregon pozitivitet, pasi te ben te kuptosh vleren e te qenit nje qenie shoqerore dhe te kujton qe ti je pjese e saj.
Ekziston edhe rasti tjeter kur ti je prane njerezve dhe mund te ndihesh vetem. Kjo mund te tregoj se edhe pse i rrethuar nga njerez mendja dhe trupi mund te jene diku tjeter.
Rast problematik mund te jete ne ato raste ku nuk ekziston asnje pike e perbashket, apo kohezion midis teje dhe njerezve qe ju rrethojne.
Mund te jete mjaft e rrezikshme kur kjo qe thashe me siper te ndodh me njerezit e afert, pasi do te rrezikonte ne mbylljen ne vetvete dhe te kthente individin ne nje mine me sahat.
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«
Vetmia eshte ajo qe na karakterizon ne momentet me te dhimbshme,eshte ajo ndjenje qe na ben te ndihemi inferior me cdo gje qe mund te ndodhi perjashte edhe me njerezit vete!
Ne jete jemi te armatosur per te luftuar shume gjera,po nuk jemi aq te armatosur per te perballuar dhe zhdukur vetmine!
Cdo te thote per ju te jesh i vetmuar dhe a ndjeheni te tille?!
Eshte e vertete se vetmia eshte fundamentale per qenien njerezore. Kjo eshte problematike me modernitetin i cili i e ka shtyre njeriun modern qe ne kerkim te suksesit te bie peng i vetmise. Mirepo, edhepse ne nuk lindim te armatosur per ta luftuar vetmin ajo nuk eshte e pamposhtur. Natyrisht se lypet pune e madhe me veten. Si pike filluese mere para sysh thenien e thjeshte se "Ndonjihere ndihemi te vetmuar ne presencen e shume njerezve, e tjeterhere ndihemi te shoqeruar ne vetmi"
Me plak merzitja
qe vetmia me sjell,
perbuzja, urrejtja
te gjithe sendet mi mbeshtjell...
dhe kam shume armiq
te ligj,
ne keto sende pa shpirt,
nuk flasin,
as sy s’kane,
por mua me behet
se aty jane,
vetem te me plasin zemren,
se paku te me shajne.
I mallkuar
se paku te me tallin..
I uruar,
ose te me kendojne..
I yni zot
ose te me thone.
Jeton kot
te flasin , te flasin, se fjale deshiroj
ne kete vetmi te degjoj
ose te me tregojne historine e tyre, autobiografine
ndoshta aty do gjej ngjasim,
me jeten time pa ngushellim,
qe ne vetmi po e kaloj
dhe s’po di, rroj a s’rroj,
sendet heshtin, sa te pameshire,
me bejne edhe mua te hesht me pahir
pse goje s’kane
dhe nuk flasin
aty jane,
vetem te me plasin,
zemren time qe po vuan
dhe ne merzi veten bluan.
Migjeni
"Carpe Diem"
Parapelqej me mire te rrij vetem sesa me njerez ku nuk e gjej dot veten ,se me bejne te ndihem me e vetmuar.
Me pelqen !
Me pelqen ! Vetmia
Vetmia sipas meje eshte nje koncept paksa I nderlikuar. Karakteret e e njerezve te ndryshem japin koncepte te ndryshme per vetmine. Por dua te marr rastin e pare, vetmia si nje armik lendues, qe te ben te ndihesh bosh e ta hedh buzeqeshjen ne humnere. Sot, ka plot njerez te vetmuar jo se jane nga ata qe I pelqen vetmia ,sepse ndihen mire qe sperzihen me boten e jashtme, por ngaqe ai rreth ku ata jetojne i ka bere qe te mos pershtaten me ate qark e te ndihen te pazote. Keta njerez qe duan zerin e tyre ne mes te zerave te tjere, doren e tyre te shtrenguar nga disa duar te tjere te ngrohte,lotet e tyre te fshihen nga gishta njerezish e jo gishta jastiku apo shamie, dhe nuk I realizojne dot, quhen te vrazhde. E kjo vetmi, njerezve te urte e naiv I ben te pafuqishem per te kapercyer sfidat e jetes. Ne vend te reflektojne e te kapin shansin per tu bere komunikues e te shkathet, vetmia ia thith fuqine e vullnetin duke I lene keta njerez nen sfiden e saj, qe ta kapercejne ate duhet mundim e force e madhe, gje qe varet nga karakteri I njeriut. Pra ne rastin e pare vetmia eshte sfida e jetes ku e dhunon njeriun ne periudha te keqija e I le ata ne gjendjen e izolimit. Por, mund te ndodh qe shkon e perqafon vetmine me deshiren tende dhe nuk ndjen nevojen e askujt. Te tilla raste i ndodhin cdokujt. Ka momente kur njeriu kerkon te analizoj e te reflektoj per te shkuaren, deshiron te shkeputet per pak momente nga jeta monotone,vorbulla e saj,per te reflektuar mbi vetveten apo ato gjera specifike qe e preokupojne.Por vetem ne pak periudha se cdo gje e tepruar nuk eshte e shendetshme ,eshte teper e rrezikshme nese ajo s'i ndahet njeriut per nje kohe te gjate,qofte kjo zgjedhja e tij apo thjesht rrethanat. Njeriu eshte qenie me karakteristika shoqerore, prandaj duhet te sillet si nje qenie e tille e jo te mbyllet ne boten e tij, duke harruar boten e jashtme Pastaj ka dhe raste te rralla kur njeriu eshte i lodhur nga zhgenjimet e njerezve dhe deshiron te ngjitet aq lart si shqiponja, sa qe te zhduket e te komunikoj me rete. Keto jane zakonisht karaktere te forta e te egra qe e thyejene paksa rregullin e te qenurit shoqerore duke ecur me motivin se te ngjitesh lart ske nevoje per pengesat e atyre qe u dhurove perkushtim. Dua te dal qe koncepti vetmia ne njerez te ndryshem eshte ndryshme. Disa e konsiderojne vrases te shpirtit, disa I hapin deren ne periudhat e tyre, disa se provojne fare kete sfide e disa ngecin ne te.
..nuk kan faj gjinija e bukur,sepse meshkujt kan futbollin,hahha...
Te denosh veten me kot sepse nuk te duan apo me keq akoma sepse nuk Te Do!
Ka dy lloj vetmish
1. kur te braktisin sepse u lodh syte
2. kur je djale i vetem
Sa Shumė E Lėndon Zemrėn Vetmia Dhe Izolimi
Ēdo ditė e mė shumė, studimet po konfirmojnė lidhjen e fortė mes shėndetit fizik dhe atij emocional.
Nė tė njėjtėn kohė, studimet konfirmojnė rreziqet e forta qė i kanosen shėndetit tonė nė mungesė tė dashurisė, miqėsisė, mbėshtetjes sociale e tė tjera.
Njė studim i fundit i publikuar nė revistėn Heart ka nxjerrė nė pah mėnyrėn se si izolimi social dhe vetmia ndikojnė nė shėndetin e organizmit, veēanėrisht atė tė zemrės.
Tė dhėnat e studimit i gjeni duke u futur kėtu
Si Ndikojnė Izolimi Dhe Vetmia Tek Njerėzit Qė Vuajnė Nga Zemra?
Studiuesit kanė zbuluar se njerėzit e vetmuar ose ata qė janė tė izoluar nė aspektin social, janė mė tė rrezikuar tė goditen nga njė atak nė zemėr apo ishemia.
E kundėrta ndodh me njerėzit qė kanė njė rreth tė konsoliduar social.
Vetėm izolimi social mund tė rrisė rrezikun e vdekjes sė parakohshme tek njerėzit qė vuajnė nga sėmundjet e zemrės, shkruhet nė studim.
Pėr tė arritur nė kėtė konkluzionet e mėposhtme, studiuesit analizuan tė dhėnat e mbi 480,000 personave tė rritur nė Mbretėrinė e Bashkuar pėr njė periudhė kohore prej 7 vjetėsh.
Gjetjet e studimit treguan se izolimi dhe vetmia rrisin ndjeshėm rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare tek njerėzit.
Izolimi rrit me 43 pėrqind rrezikun e atakut tė parė tė zemrės dhe me 39 pėrqind rrezikun e goditjes sė parė tė ishemisė.
Vetmia nga ana tjetėr rrit me 49 % rrezikun e atakut tė parė tė zemrės dhe me 36 pėrqind rrezikun e goditjes sė parė tė ishemisė.
Nė rastin e personave qė vuajnė nga sėmundjet e zemrės, izolimi social rrit rrezikun e vdekjes nga njė atak nė zemėr me 25 pėrqind dhe me 32% atė tė ishemisė.
Kjo do tė thotė se njė jetė bosh nė aspektin social mund tė mos shkaktojė probleme me zemrėn, por nxit dėme tė mėdha qė pengojnė shėrimin prej tyre dhe i pėrkeqėsojnė ato.
/ AgroWeb,.org
https://agroweb.org/lajme/sa-shume-l...a-dhe-izolimi/
Krijoni Kontakt