Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 188
  1. #41
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    O SSALB, po ti po tallesh me Tironcen...?

    Oj ti Tironse...te hapesh nje teme nuk do te thote se ne duhet te paraqesim nese i perkasim cilit grup...apo me komente se kush eshte kush...

    Te hyn ty gje ne pune nese jom une ky apo ai?

    Kush e shef mire shkrimin tat edhe te tjereve ne pergjithesi, eshte evidente se ju boni heroj si kundravenie te dikujt tjeter e jo se jon heroj ne vetvete.

    Azemi, bie fjala, eshte i mire se te kuqt jon te keqij...

    Ai qe guxon te komentoje Azemin [ne kete rast, simol i Demokracis' "????"....ndoshta i partise se quajtur Demokratike, po...edhe te dashur...PD..nuk e ka demokracine shqiptare ne monopol (demo-moniste)] duhet si rrjedhim te jete i kuq....

    Kjo eshte menyra e te kuptuarit te jetes, lirise edhe demokracise qe na ofrojne mentalitetet e demokrateve ishkomuniste....

    e njeta tablo,me kaptinen poshte!
    =======

    Azemi hodhi diktaturen poshte...? Nje djalosh 27-vjecar na paska keto merita...

    Po nje tablo kokeposhte e tablos tjeter.....burra si ky lindin cdo 500-vjet, iku maleve per lirine e venit, u qendroi tradhetive te shumta...Enver...

    More po kur do mesojne shqiptaret (politikane te pakten) realitetin...

    Lirine nuk ua solli Azemi e askush perkrah tij....por ajo erdhi nga jashte.....e mani men Butros Galin si e dha shkenijen e ndryshimev...po xhaxhi Gorbacovin....(mos do e krahasoni me Mizin..?)...Kur Gorbacovi vedosi per Rusine, venosi per te gjithe Linjen o te nderuar...ene ajo duhej ishte menyra se si "kulaket" komuniste ta mbanin pushtetin sidomos ate ekonomik, si premise e atij politik....edhe per kete duheshin gjete rob me lara (kuq...me topa blu), duheshin gjete edhe badallej, se u merret pushteti fare lehte nga duart...

    Ne Shqipni (po ca lesh diktatura me e forte...jo!...kombi me i dobet, me i parendesishem e me i vogli...i funit ne te gjitha kthesat historike te shekujve te funit, edhe teparet per ta honger gjithanej.......Fakt shih: u pushtum te paret nga Turqia ne Ballkan, e u lirume te funit; si komunista ishim me te parendesishmit, por edhe me te egrit e te degjenerumit; Te paret per leshime tokash, e te funit per te rimarre; me etshmit per demokraci, e te funit ne lindje per ta pa demokracine; e shume e eshume te tjera..se jena ne pune...]...pra a kishte kandidate me te mire se Sala me shoke per kete...? Po ku na doli ene Rama i qute mer amon....! Sala ene Azemi etj duheshin sa me shty vagonin e rremujave e mishmasheve politiko-ekonomike deri ne nji degjenerim te kombit,per ta rimarre prape pushtetin!

    Kete e mbeshtet edhe menyra jo e denje edhe jo rigoroxe qe ndoqi Sala me komunistat, sidomos, bllokmentet e familjen Hoxha!

    Hoxhat.....mos jane ende gjate gjithe kesaj kohe bosat e Shqipnise?

    I shkrujta shkurtimisht te gjitha keto...vetem per nji kontekst historik, ne te cilin ju po munoheni me i dhone vlera Azemit!

    Ne te gjithe kete mesele, disave u rrejti menja se kishin talent per politike..edhe si shqiptare (qe kembengulin deri me vrasje per nji gardh e jo me per inate politike te thash me the) u tregun vetvrases deri ne vrasje!

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Klodi komentet e tua jane paksa te uleta per nje njeri qe e ka bere te qarte ne kete forum qe beson ne Zot. Ju me lart mundoheni qe ti mohoni Azem Hajdarit meritat e tij te padiskutueshme ne shembjen e rregjimit komunist, dhe ato merita ja japin shoket e tij te dhjetorit qe i kemi edhe ne kete forum, ja japin edhe kundershtaret e tij me te paepur, byroja komuniste. Ja jep edhe kodoshi Nikolle Lesi qe sa ishte Azemi gjalle u mundua te fuste "percarjen" ne rradhet e demokrateve.

    Azem Hajdarin nuk guxon as Prof. Dr. Sali Berisha ta gjykoje, pasi Hajdari foli atehere kur Berisha e Kadare mblidheshin ne mbledhje me Ramiz Aline si intelektualet e Tiranes.

    Sic e thashe edhe ne shkrimin tim per Azem Hajdarin, ai nuk ishte politikan pasi politikani nuk del ne opozite me qendrimet e partise se tij, por ai ishte nje tribun popullor qe nuk i bente syrri terr te ngrinte zerin e tij ne mbrojtje te interesave te shqiptareve te thjeshte apo atyre kombetare, kur te gjithe heshtnin.

    Azem Hajdari ishte ne krye te protestave te studenteve ne 1990, kurse ti Klodi mesa duket ke qene duke degjuar "Gorbacovin" dhe Ramiz Aline pasi sipas asaj llogjikes suaj te brumosur ne komunizem e pjekur ne demokraci, "urdhrat na vijne gjithmone nga lart". Pra po ta mbarosh mendimin deri ne fund, i bie qe ti te besosh se:

    "Komunizmin e beme ne, demokracine do ta bejme po ne!"

    E di ke citova me siper? Ti je i te njejtit mendim me ate qe e ka thene kete fjale me siper dhe mua me vjen keq per ty dhe per ate Shqiperi qe ende vuan pikerisht nga nje mentalitet i trasheguar i se kaluares.

  3. #43
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E po ky muabet ore...

    "kemi ner men te heqim dore nga greva e urise, se Ramizi ka mundesi te na leje ne balte....! (dmth do boj raprezalje)"-bravo Blendi....

    do te vije koha e dhunume nga klamoj politikane qe te flase per djelmoshat qe quhen "mbartesit" e demokracise!

    Albo....mos jane shenja te ndonje sulmi ne planin personal keto komente.......'fjalet e tua nuk jane te denja per nje qe beson ne Zot..'.....Mos u nataro zotni...., jena ke Azemi...e po s'te pelqeu nonji gjo per Zotin,mos e beso...ke lirine per kete!

    Pra.....Albo, menimin te njejte me komentitn e Mizit qe ke dhone ti, e kane ujqer te vjeter te Shqipnise, qe Pd-istat te majne rradhen per tu dale perpara, po aq vjet sa e kon pase edhe tezen e Partise!....Po ti sa vjec ke qone pash nerin ne 90-ten?

    Klodi jo vete, por as ne familje s'ka pas komuniste...po ti Albo na thuj iher te verteten a ke pas nonji?

    Po pse ore ca e dini ju, te gjithe sa here qe te flasin do definojne vlerat e Azemit?

    Meqe vlerat e tij, sipas teje si ka mohu njeri, trego qe s'kon qone vlera!

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Po kėshtu?

    Gėzohem qė u hap njė temė e kėtillė.
    Kush ishte Azem Hajdari?Nuk mund t'ia bėsh biografinė me 5 rreshta njė njeriu, pra as Azem Hajdarit. Disa gjėra, gjithėsesi mund tė ceken si tė rėndėsishme (sipas mendimit dhe njohurive tė mija, gjithėsesi). Unė mendoj se bazat pėr formimin e njė njeriu fillojnė qysh nė adoleshencėn e hershme dhe vazhdon edhe pėr disa vite derisa futet nė moshėn e pjekurisė qė pastaj nuk mbaron kurrė derisa vdes, mendoj. Kėto gjėra kanė rėndėsi pėr tė analizuar pastaj fenomenet qė ndodhin gjatė jetės sė njė njeriu pėr tė marrė vendime personale. Kėshtu, bindjet bėhen shtytėset nė veprime. Jeta e kėrkon tė veprosh edhe jasht bindjeve qė tė mund tė pranohesh nė shoqėri apo edhe nė momente kyēe qė bėhen vendimtare pėr tė ardhmen tėnde apo edhe tė shoqėrisė kur je i pajisur me ndjenja humane e atdhedashurie. Tani, le tė dal tek Azem Hajdari. Disa fakte janė kokėfortė qė nuk tė lėnė tė mendosh ndryshe pos kėshtu:
    Azem Hajdari bėri spiunlliqe pėr hajdutlliqe nė Tropojė dhe pėr kėto u shpėrblye me sjelljen e tij nė Shqipėrinė e Mesme, pikėrisht nė Kavajė si kursant pėr tu bėrė kėpucar. Kujto edhe rastin e asaj bufistes tek stacioni i trenit nė Rrogozhinė qė u bė sebep pėr zbulimin rastėsisht tė grupit tė Xhevdet Mustafės. Ajo, menjėherė pas ngjarjes qė e dimė tė gjithė, u shpėrblye me bursė pėr nė shkollė tė drejtėsisė nė Tiranė. Por Azem Hajdarit i duhej mė shumė pėr tė bėrė se sa disa spiunlliqe ordinere nė Tropojė, ndaj ai nuk munt tė ēohej menjėherė nė Tiranė pa u sorollatur nėpėr Kavajė disa kohė. Gjatė kėsaj kohe, ai e tregoi vehten mirė se cili qe. Kjo, edhe si rezultat i varfėrisė sė tepruar tė tij qė e ēonte deri atje sa t'i lypte njerėzve cigare rrugės. Por, nejse... Kėtė nuk kanė edhe aq rėndėsi tani, pasi ai ka vdekur e nuk ėshtė mirė tė flas kėshtu. Pra, dua tė theksoj se si arriti Azemi deri atje sa tė bėhej parlamentar i Shqipėrisė.
    Personi qė e ka njohur mė mirė nga afėr Azem Hajdarin nuk jam unė por po tė lexoni librin e Ibrahim Kelmendit "Shqipėria Jashtė Veriut dhe Jugut" qė e ka shkruar pėr ngjarjet e 1997-ės nė Shqipėri, mund tė keni njė tablo mė tė qartė tė Azem Hajdarit.
    Ajo qė mė ka acaruar mė shumė ishte 28 Nėntor 1997 nė Xhaminė Shqiptare nė Harper Woods (Detroit) Miēigan. Dikush e prezantoi Azemin qė kishte ardhur nė Amerikė (nuk e di pse por vetėm hamendėsoj) kėshtu: Tani ju prezantoj heroin e gjallė Azem Hajdari. Ai ėshtė plagosur nė luftė. Po vjen nga lufta dhe prapė nė luftė do kthehet"
    Tė gjithė ē'qenė aty ia dhanė njė "Uuuuuuuuu" Kuptohet pse.
    Kėto ishin lavditė qė i thureshin njė njeriu qė sė shpejti do quhej hero i vėrtetė nė Shqipėri!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  5. #45
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    U ngriten nga varret budallenjte
    te dehur u leshuan nė forum
    lehin e lehin si qente
    unė ty kam me te munde..

    Ēfare jeni ju te marre
    qe Azemin merrni pergoje
    ai edhe tani qe s'eshte gjalle
    komunistet i tmerroi!..

    Rrini o te marre ne hallet tueja
    lexoni Enverin dite e nate
    se ai beri buja
    (a thua me nenat tueja ka fjetur Sak?!)

    Azemin nuk ka rendesi se ēfare ne themi
    ne e quajme hero a tradhtare
    Nderi i Kombit kelthet me te madhe Atdheu
    e Ai serishmi ėshtė gjalle....

    Lek Gjoka-Kallmeti

  6. #46
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dy gurre rrane nga komiteti

    ne koken tene lane nje gunge

    c'te thote tjeter i shkreti

    mire qe ka gjet nji pune!

  7. #47
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O klod,


    nuk ma paske lexu akoma biografine, diku te forumi i fese e kam pas dhene linkun.
    Po klod, po ai jam.
    Mos perto me shkruaj.

    anton1as@yahoo.de

    Tani per Azemin,

    ta thjeshtojme krejt problemin.

    Une student ne 1990,

    Azem Hajdari student ne 1990

    Une antikomunist i lindur beqar

    Azem Hajdari i martuar me femije,

    Une pjesmarres ne demostrata

    Azem Hajdari ne krye

    KAQ

    Per te gjitha diskutimet e tjera kemi kohe e ka vende te tjera per te diskutuar.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #48
    Klodi
    Jam i sigurt se ti i qendron besnik ideve te paraardhesve tuaj,por vetem ne 1 pike i tradheton.Kur vjen fjala per lirin e nji kombi ti me nji sforcim te dukshem ja jep meriten faktorve te jashtem,ndersa injoron teresisht faktorin determinus ate te brendeshem.
    Shqiptareve lirin dhe demokracin nuk jua solli Gorbacovi.
    Gorbacovi kerkonte permisimin e imazhit te komunizmit dhe mbajtjen gjalle te Perandoris Sovjetike,neprmjet Perestrojkes dhe Gllasostit.Elemete te te cilave u perpoq qe ti zbatonte me nji sforcim shume te madh Ramiz Alia me tufzat dhe arzat te cilat u pershendeten shume nga komunistat e asaj kohe,paēka se ato theluan varferin e popullit.
    Pikerisht kjo varferi ne ekstrem dhe egersimi i metejshem i diktatures per te ruajur me cdo kusht pushtetin ncorri si imperativ te kohes daljen ne skene te rinis Shqipetare per ti dhene goditjen vendimtare si diktatures dhe fenomenve te tjera te kamufluara qe paraqiteshin si liberale,por qe ne fakt ishin nje mburoje e ksaj diktature.
    Eshte shume e vertet ajo qe thua ti qe bllokmenet dhe familja Hoxha nuk mori denimin qe meritonte.Jam e sigurt nese do ta kishte marre kete denim Ju nuk do te shkruanit ne kete menyre,por do te rrinit gjithe diten duke mallkuar Diktatorin Stalinist Sali Berisha.Po te kujtoj nji gje,i vetmi njeri ne Shqiperi qe ka kerkuar ne c'do cast denimin e merituar te klanit Hoxha-Kapo ka qene Azem Hajdari ,dhe per kete ai e pagoi me jeten e tij.
    Shpresoj qe si i ri qe je te orjentohesh me mire dhe te mos nisesh nga pasione qe vine si rrjedhoje e nje traume te madhe qe na la komunizmi 50 vjecare.


    Pellazgu
    Qe te jesh i varfer ehste fatkeqesi,por ket fatkeqesi se ka patur vetem Azem Hajdari dhe familja tij,por e kane patur gjithe Shqiptaret me prejashtim te elites Komuniste.
    Nese Azemi do te kishte qene ashtu si thoni Ju,ai nuk do te dilte dot ne krye te levizjes anti komuniste,dhe ti vinte gjoksin bajonetave te diktatures,por do ishte stukur ne nje qoshe ne pritje te marrjes se privilegjeve per sherbimet (sipas jush) qe i kishte bere komunizmit.
    Sa per spiunlliqet qe ju arrini ti vishni Atij,nuk me duket fare cudi sepse po me ket gjuhe kane folur njerzit e sigurimit te Shtetit njeri prej te cileve eshte edhe Ibrahim Kelmendi.
    Per Kelmendin eshte turp t'ja zesh emrin me goje sepse ai akuzohet edhe per vrasjen e vllezerve Gervalla,dhe dihet nga te gjithe Shqiptaret se ka qene dhe ka mbetur nji Marksist Lelinist i betuar dhe nji sherbetor i zellshem i UDB sigurimit te shtetit dhe se fundi i asfalis Greke.Libri i tij qe ju citoni e ka vendin jo ne raftet e bibliotekave por ne nji vend tjeter ................
    Nese lexon dhe komenton apo i referohesh librave te tij ve dhe personin tend ne dyshim.
    Per prrallat ne Amerike me lejoni t'ju kujtoj se Azem Hajdari megjithse pa funksione shteterore thjesht si Deputet ehste pritur ne menyre shume dinjitoze ne State Departament ne kongresin Amerikan ne Senat dhe me nje dashuri te madhe nga te gjithe Shqiptaret.Me lejoni te kujtoj se vetem disa dite para egzekutimit Senatori Eliot Engell (megjithse i majt) i dergon nji leter ku e falenderon per rolin e tij te pazevendesueshem ne vendosjen e demokracis ne Shqiperi ne kontributin per mardheniet me USA.

    Zoti ju kthjellofte mendjen.
    Tironsja.
    :^zilet

  9. #49
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nigjo Tironse!

    Se puna o se ai qe pjekurisht e diskuto kete teme, e menjano ne kuptimin se thote se ka vene te tjera me e diskutu'. Me kete jom edhe une dakort, se cdo gjo ka shkallen edhe venin e vet..

    Po tashti, ti po hyn ne diskutime politike me mu' edhe nuk kom asnji arsye te te hape rruge.

    Muabeti eshte se ndoshta (me siguri) qe ne nuk ka perputh prapavija jone, pamvaresisht ngandonje perbashkesi antikomuniste. Pranaj edhe ti perfunon me lavderime te Azemit, ndersa une me diskutime te heroizmit te tij (mos shkoni ne ekstreme...).

    Por sidoqofte, fakti qe ti perpiqesh te shohesh prapavijat e dikujt qe diskuto, trego per shume gjona te formimit tend per diskutime te kesaj natyre, e per me teper nji lloj tifozlliku...mos je ajo qe kom pa tek forumi Prezantohuni? Si vogelushe me dukesh per yrysh...!

    Dskutimi yt i pare edhe ky i mesipermi me pak calon shume ne drejtim te politikes motre. Pse do thush ti?

    Ne rradhe te pare, sic ti numerova disa te dhena historike, te thush se levizja antikomuniste e 90-tes ishte e karakterit spontan trego per mosnjohje te natyres se vertete te komunizmit, te shteteve perreth edhe te kontinentit ku jeto...

    ...si edhe trego se me duket se do kesh qone e izolume banalisht nga jeta shoqnore...

    ...du me thone se shume gjona u nigjune qe me 87-ten se ca do bote vaki me vone.....Kush i perhapi?

    Tironse ene i here, Klodi nuk e ma veten si persekutumi i forumit, Jo.., jom i persekutum 'normal' me gjithe te mirat ene te keqijat e nji te persekutumi normal, megjithate ti nuk ke pse trego interesim per ket pune, se nuk ka te boje me temen, ne mos e ke fiksim personal me e dite...

    ...nuk ke pse trego interesim sepse ketu nuk o nrejte ne ceshtje se Azemi o nji keshtu e ashtu (negativ) edhe kundershtaret e tij (komunistat) jon pozitiv! Te perit ne kete menyre eshte nji e mete e pro-Azemistave te forumit...duke tregu nji papjekuri personale...

    Menimet e mia per komunizmin shumica ne forum i njeh, se kom fole kur asnji prej jush nuk merrte pjese...Pse merrni pjese me Azemin...mos valle lidhje postesh te te afermeve tuaj?


    Pak rendesi..

  10. #50
    Se pari Klod ne s'kemi asgje te perbashket nga pikpamja antikomunizmit.S'ke shprehur ndonjiher te pakten sa kam lexuar bindje antikomuniste. Pak rendesi ka kjo.Rendesi kane argumentat qe ti jep per nji teme te caktuar.
    Ne asnji rast nuk jam shprehur qe levizja antikomuniste e dhjetorit (besoj se edhe ti e quan te tille) ka adhur spontanisht,por nuk mund te pranoj gjithashtu qe fenomeni Gorbacov ishte indikatori kryesor i ksaj levizjeje.
    Fenomeni Gorbacov kishte nji rendesi strategjike per ndryshime boterore veēanerisht perfundimin e luftes se ftohte (ai kapitulloj para USA),bashkimin e Gjermanive dhe disa fenomene te tjera liberalizuese te cilat ndikuan ne zhvillimet e mevonshme.Sa i perket Shqiperise Gorbacovi ka qene dhe mbetet nji antishqiptare i terbuar (mund te jap edhe fakte).
    Nese fenomeni Gorbacov do te kishte patur ate ndikim ne Shqiperi ose ne Ballkan atehere ishte normale qe nuk do te kishim 3 luftera ne Ballkan,por mund te kishim nje realizim te aspirates sone Kombetare,bashkimin e Shqiperis me Kosoven siē u bashkuan edhe Gjermanit.


    -Nuk pretendoje qe jam politikane dhe as qe merrem me politike,por duke mos pare prapavijat e askujt kam avantazhin qe ti njoh vehtes nje vlersim real te situatave qe kaloi Shqiperia dhe ne kete kontekst edhe veprimtarine politike Kombetare brilante te Azem Hajdarit.

    -Per fat te mire nuk kam qene e izoluar nga jeta shoqerore pasi pozicioni im familjar me ka favorizuar qe e vogel te njihem me te gjitha momentet qe kalonte shoqeria Shqiptare e cila ndikoi ne formimin dhe orientimin tim.

    -Une nuk mbroj thjesht Azem Hajdarin (meqe me quke Azemiste);
    une mbroj ato ideale per te cilat luftoje dhe u vra Azem Hajdari.
    Te cilat mund ti permbledh:
    1)Respektimi i lirive dhe te drejtave te njeriut.
    2)Respektimi i prones dhe i ekonomis se tregut.
    3)Lufta per zgjidhjen e ēeshtjes Kombetare.
    Me kenaqesi kuptoj se kete gje e kane marre vesh tashme edhe social komunistat.Fakti qe dje ne shtepin e Azem Hajdarit ben vizita per here te pare Servet Pellumbi,Ilir Meta (hera 2),Pandali Majko,e tregon me se miri kete.
    Gjithashtu nese u besojme institucioneve (une i besoj),mund t'ju informoj se dje Presidenti Republikes e dekoroi Azem Hajdarin me titullin me te larte NDERI KOMBIT.Titull qe i eshte akorduar dhe Nene Terezes.
    Thjesht me kete fakt eshte e tepert ta zgjasim kete teme se tashme Azemi edhe juridikisht eshte Perjetesuar si Hero.


    -paragrafi juaj i fundit eshte i pakuptimit:sepse akoma ti s'po kupton qe Azem Hajdari s'ka pasur asnjiher poste.Ka qene deputeti me shume i votuar nga populli shqiptar.

    Ps.Fatkesia e madhe eshte se njerez qe i atribuojne vehtes pjekuri ose qe njohin politiken, jane shume larg te te qenit te pjekur dhe njohes te realitetit.

    shpresoj te me arrish te me kuptosh.
    :^zilet

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ibrahim Kelmendi eshte ashtu sic thote TIRANSJA.

    Ai i ka survejuar disa nga demokratet per llogari te "dikujt".
    Ne 97 I. kelmendi eshte mes bandave rebele te Jugut.
    Pra kuptohet se per se Kelmendi vinte ne Shqiperine e viteve 88-97. PD duke qene ne fillimet e saje ishte si nje " PLAZH" i hapur ku livadhisnin te gjithe dhe natyrisht ja kane varur teneqen dhe Shqiptarit nga Diaspora Ibrahim Kelmendit duke mos dyshuar se po afrojne nji gjarper ne mesin e tyre.
    Me librin e tyre Kelmendi dhe Elshani tregojne padashje se stalinistet shqiptare bashkohen dhe me djallin per te luftuar Demokracine.
    Pra me vjen mire qe anti-demokratet citojne kelmendin per Azemin.

    Deri kursin per kepucar..sigurimi i Neshat Tozajt me shoke e paskan zhbirilluar si fakt ne DOSJEN kunder AZEMIT...
    Sa legena..kulmi..
    Azemi i gerxheve te TROPOJES, qytetit me fukara ne Ballkan..del i privilegjuari i PPSH-se...AI paska qene ne ...paris..Londer..joooo more cfare.. ne KAVAJE ..ne kurs 6 mujor per Kepucar..
    Sju vjen turp disave..deri kepucarllekun..ja permendin..

    AZEMI eshte sic thote TIRANSJA..HERO LEGJENDAR.

    Nji dite do te dalin ne gjyq GRUPI organizator i VRASJEVE (ai eshte vrare 5 here me plumba dhe 100 here me shpifje) ) ndaj AZEMIT dhe do te cuditemi..

    Deri tani eshte konturuar pak a shume maketi i kesaj tragjedie..

    Pamvaresisht se nga ana juridike gjerat mund te ngelin te pa zbardhura por me llogjiken e fakteve e te rezonancave e koicidencave te ngjarjeve ne Kohe..del deri diku autoresia e personave..te ketij komploti.

    Une per vete fus si te implikuar ne kete vrasje keta persona..

    Gjinushi, Ceka, Klosi, Mejdani, Frrok Cupi, Namik Dokle, Taulant Deda etj.. grupi kosovareve me ne krye Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi etj .. grupi tropojanve JAHO..Kernaja..etj duke perfshire dhe shoket e tyre tropojan tropoje e disa tropojan Tirane oficera policie e Ushtrie. ..drejtoret e policise Sokol Bare e Bujar Himci e plot te tjere...

    Megjithate kur te shpallen ne gazeta dhe ajo Lista e LPRK-se se zvicres do kuptohen me mire keto gjera.

  12. #52
    alvi
    i/e ftuar
    Ej a do me thote njeri mu per ate punen e vrare 5 here me plumba apo jo? I paskan bo atentate Azemit? Kush, kur, ku, pse?
    Ho pra mos e leni Alvin ne erresire.
    Se ku lezxova per atentat ne parlament?

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alvi pyete mamane tende doktoreshe ne tirane se te tregon ose baban mallakastriot e mos luj rol tarallaku ktu...lol.

    thuj Babit..o babe..po ai mallakastrioti jon..Kac Islami..a ka thon ne miting te punistave mallakastrioto-Terbaciot e vithkuqaro-tepelenas te Tiranes re...se.."Do ja thuejm kafkat demokrateve e do i heqim zvarre..""..??
    dhe..pyete a bertiten juve..demostrataxhinjte pensionista..uraaaaaaaaa..rroft enveri ne miting dhe..hodhet pasrullat..Duam Pune..duam buke..etj..
    dhe sejcili nga ato Borasalinot sigurimsa kish kalamajt Pronar e biznesmene qe me 1990 e sot jane miliardera..

    Thyerja kafkave..nenkuptonte vrasjen e demokrateve te tipit te Azemit..
    Dhe ashtu thane e ashtu bene Nomenklatura e strehuar 50 vjet ne Tiran te re..
    Ata mobilizuan farefisin ne Mallakaster..Laberi..e Sorrolloperi dhe ben revolucionin e vonuar..dhe erdhen perseri ne Pushtet..sepse gjeten gomere si Arbnori e Berisha te cilet..nuk kishin haber nga Shteti..
    Krokodilet staliniste duan dajak e jo ledhatime.

  14. #54
    alvi
    i/e ftuar
    Un i here ne jave qe flas me te shpis, pse o vlla per 97 do i pys un e?
    Ho pra ktu mileti dhe din mo shum, dhe na i shpjegojn.
    Un kto pytje i kam seriozisht, se athere nuk kam pas as menyra informimi, po as deshire te merrja vesh ca bohej ne Shqiperi, isha bo nga ato snobistat qe s'me digjte per Shqiprin.
    Kshu qe hajt, taksirat e keni, se jena tu fol dhe per Azemin-heroin.

  15. #55
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Klod,

    po argumenti im si te duket?

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  16. #56
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    TIRANE - Presidenti Republikės, Alfred Moisiu ka dekoruar deputetin Hajdari me titullin "Nderi i Kombit". Nė mungesė tė Presidentit Alfred Moisiu, i cili gjendet pėr njė vizitė nė SHBA, dekorata do iu dorėzua bashkėshortes, Fatmira Hajdari nga Sekretarja e Pėrgjithshme e Presidencės, Mimoza Hafizi. Dekorata e lartė "Nderi i Kombit" iu dorėzua bashkėshortes se tė ndjerit Hajdari, tė vrarė para katėr vjetėsh nė njė atentat pranė selisė sė PD, nė mbrėmjen pėrkujtimore tė zhvilluar nė Sallėn e Akademisė dhe arteve. Presidenti Alfred Moisiu i akordoi deputetit tė Partisė Demokratike Azem Hajdari urdhėrin "Nder i Kombit", me rastin e 4-vjetorit tė vrasjes sė tij. Sekretarja e Pėrgjithshme e Presidencės, Mimoza Hafizi, i dorėzoi bashkėshortes Fatmira Hajdari dekoratėn me motivacionin "pėr merita tė shquara tė lėvizjes studentore dhe themelimit tė pluralizmit nė Shqipėri, si njė nga drejtuesit kryesorė tė opozitės shqiptare nė periudhėn e transformimeve tė mėdha demokratike tė vendit, projektues dhe veprimtar i ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe i integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike, ideator dhe udhėheqės i aksioneve politike tė rėndėsishme nė momente vendimtare tė Shqipėrisė".Dje nė shtėpinė e deputetit tė vrarė katėr vjet mė parė, Azem Hajdari janė bėrė homazhe nga pėrfaqėsues tė partive tė opozitės dhe tė maxhorancės. I pari qė ka mbėrritur nė shtėpinė e Hajdarit dhe ka ngushėlluar familjen e tij ka qėnė kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė, Servet Pėllumbi, i cili e ka vlerėsuar lart figurėn e Hajdarit, duke deklaruar se historia e demokracisė shqiptare do ta ketė gjithnjė nė piedestalin e vet Azem Hajdarin. "Kam edhe unė kujtimet e mija plot, nė diskutimet nė fakultet dhe me Azemin i kujtonim herė pas here. Nė kėtė kuptim historia e demokracisė shqiptare do tė ketė gjithnjė nė piedestalin e vet Azemin", ka deklaruar Kryetari i Parlamentit, Servet Pėllumbi nė takimin me tė venė e deputetit Hajdari, gjatė vizitės sė ngushėllimit nė shtėpinė e liderit tė vrarė tė dhjetorit.
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  17. #57
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sa bukur....! Qeka interesante te shohesh disa nga nji pozicion tjeter, se shifke gjona qe si ke vene re qarte me pare.
    Pranaj edhe ndryshimi i pozitave eshte nji metode psikologjike per njohje me te thelle te dikujt.

    Tironsja me duket se nuk e ka permen fare I. Kelmendin, keshtu qe s'ka se si te kete te drejte per te. I. Kelemendi o permen vetem nga Pellazgu....

    Tashti ne syte e mi, pervec disa formulimeve teorike do ti quaja te Tironses, askush nuk ka paraqit argumentisht nji pergjigje te pyetje-temes.

    Vec kesaj ka qone komenti i Albos (qe per mu le shume per tu deshiru si koment, edhe oshte po teorik per me teper), si edhe perpjekja e nonjonit per ta lidh ate qe eshte Azemi vete me pergjithesime te historise (gje qe edhe pse duket normale, calon ne shume gjona).

    Tipar tjeter vecu's oshte edhe dukuria per tu pergjigj ne plane personale, qe s'ka te boje fare me temen, edhe per me teper me sulm..!!!!

    Te gjitha keto tregojne per nivel......Kastrioti Islami me shoke, sic ua kom thone shpesh,me maskaralleqet e mafiozlleqet e tyre, nuk justifikojne krahun tjeter, as e ngrejne ate lart...

    ======================

    Tashti dalim pake "jashte" teme, me politike:

    Tironse...separi me duket e je nataru icik me Gorbacovin....

    Qe Gorbacovi te ndikoje edhe Shqipnine, sic mund ta ndikoje cdokush qe eshte i pari i nji veni te fuqishem, nuk do te thote se ai o pro apo anti shqiptar, edhe per me teper, ti duhet te kuptosh, se bota edhe shtetet e tjera s'jone kriju per ti sherby ceshtjes shqiptare edhe eshte normale qe dikush te mos jete pro-shqiptar, pa qone anti-shqiptar.

    Edhe i gjo, sa per ironi pak........Skener Sallaku e tha mire ke estrada, se a ka mundesi te me shtysh pak (tek sporteli i biletave te trenit) se nuk mund ta blej nryshe bileten.

    Po u vrave e u capalove, nuk o gjo e re me shqipni, nuk oshte heroizem ekstraordinar..., por ne te kundert mund te jete (Jo gjithnje) thjesht nji vecori karakterisitke lokale (Ornament e dha shembullin e bukur te palestinezeve vetevrases, ne Shqipni bohet ene per gardha e jo me per me the e te thash ne politike)

    Shume bukur.....edhe politika shqiptare ka po keto vecori...shume e lire ne cmime te nderit te kombit te vet...!

    =====================

    Anton, une them se po ta lesh he per he me aq argumentin, do te jete me i mire.....se ato qe mund te argumentojshin me mire nga te gjithe, pjekurisht s'po nerhyjne, pasi koha oshte mesuesi me i mire!

    Me respekt te gjitheve..

    Edhe Lavdi herojve te vertete (nqs o ene Azemi, bashke me te)!

    Klod!

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Klod dhe ju te tjeret, permbajuni temes. Analogjia e Palestinezeve nuk ka te beje asgje me temen e hapur. Temen te cilen ju e keni hapur. Respektoni mendimet e njeri-tjetrit.

    Pershendetje

    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  19. #59
    Mistrec_Berati Maska e BUJAR
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Detroit Mi
    Postime
    54
    Une nuk jame "BUJAR" po nje kushuri i tij nga VLORA.Me beri pershtypje kjo teme dhe doja te thosha disa gjera,perse Azem Hajdari eshte hero dhe do te jete.
    E parane kame qene personalisht ne shtepine e Azemit dhe me ka bere pershtypje menyra dhe traditat e tij ne shtepi jo si shume "demokrat"te tjere qe kishin zene nje post per fitime personale.
    Azemi ishte nje nga demokratet e pare dhe ashtu qendroi deri ne fund te jetes se tij ai nuk kerkoi poste ne PD dhe qeverri.
    Ka qene nje nga demokratet qe erdhi ne vitin 98 ne vlore i pari qe nga trazirat 97.Kame qene prezent ne ardhjen e tij qe nga ura e mifolit ederi ne pallat te sportit vlore(kemi henger dhe gure kokes nga disa njerez qe nuk dua ti paragjykoi)Azemi ishte trim saqe kur turrma e udhhequr nga policia dhe kryetaret e PS vlore po afrohej ne pallat te sportit duke qelluar e thyere xhama e gjakosur njerez qe ishin pjesmares ne ate takim.Azemit i thane shoqeruset e tij duhet te dalim nga porta e mbrasme se do na vrasin po dolem nga hyrja kryesore.......Azemi thane nuk dal nga mbrapa dhe po me vrane le te me vrasin une do dal andej nga qellojne edhe andej doli dhe gure i rane ati dhe te gjith neve qe e shoqeronim.
    Mbas vdekjes se tij kame qene ne PD qender dhe jemi takuar me Sali Berishen.Ai tha: Azemi e dinte qe po e ruanin per ta vrare dhe ne te gjithe i thame po ai nuk ruhej.
    Dhe vrasja e tij ka ardhur disa dite me pas emisionit E DIELA DEBAT ku Azemi i ka thene kriminelit skender gjinushi po e quaj keshtu se di shume histori qe ka bere ne vlore Kame kaseta filmike per ju zotri dhe per ata qe e dogjen shqiperine ne 97,do i shikoni se shpejti ne TV u tha, por ata nuk e lane me shume se tre dite dhe e eleminuan.
    Azemi ka hyre ne greve urie dhe e ka kundeshtuar PD sepse ne PD hyn nga ata qe donin karrige dhe qe sote i shikoni se sa parti kane dale nga e para PD.
    Azemi ishte njeri i drejte dhe nuk shikonte interesat e tij po ai ishte per nje shqiperi te madhe.....por komunistet ja prene jeten sepse ai po ju dilte me hapur se asnje tjeter.
    AZEM HAJDARI ESHTE HERO JO SE ISHTE DEMOKRAT PO SE LUFTONTE PER DREJTESI DHE PER SHQIPERI TE MADHE.
    I PAHARRUAR KUJTIMI I TIJ
    SHQIPERIA E SHQIPTAREVE VDEKJE TRADHETARVE
    -----------------------------------------------------------
    RROFTE SHQIPERIA
    Like Sand Through the huors Glass so Are the Days of Our Life

  20. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Berisha: Azem Hajdari, luan i lirisė

    Fjala e kryetarit tė Partisė Demokratike Prof.Dr.Sali Berisha, me rastin e katėr vjetorit tė ekzekutimit tė Azem Hajdarit

    Tė dashur familjarė, prindėr, fėmijė tė Azemit dhe Besimit,

    Zonja dhe Zotėrinj,jemi mbledhur sot kėtu, nė kėtė sallė, por edhe mbarė shqiptarėt, kudo qė ndodhen, qė duan jetėn dhe lirinė, dinjitetin njerėzor, demokracinė dhe pluralizmin, pėrulen me nderim pėr njeriun qė mė shumė se kushdo tjetėr, i riktheu shpresėn kombit, kur ajo dukej e shterruar, besimin kur ai kishte humbur, dinjitetin dhe emrin e shqiptarėve, kur ato i kishim mė tė nėpėrkėmbur se kushdo tjetėr nė kontinent; ringjalli lirinė kur mendohej se ajo kishte sosur. Sot, ne nderojmė kujtimin e Azem Hajdarit, luanit tė lirisė, studentit liberator qė nė dhjetor tė vitit 1990, do tė ngrihej me bashkėluftėtarėt e tij kundėr diktaturės mė tė egėr tė Evropės dhe do ta gjunjėzonte atė, Azemin, qė pėr sė gjalli, u shndėrrua nė legjendėn, simbolin e kurajos, lirisė dhe qenies sonė kombėtare dhe Besimin, bashkėluftėtarin dhe mikun e tij, qė ra sė bashku me Azemin pėr tė merituar pėrjetėsinė. Por ne sot, nderojmė martirėt e shtatorit, Skėnder Kalenjėn, Adem Shehun, Isuf Ukėn, qė u ekzekutuan pa gjyq mė 13 dhe 14 shtator, nė rrugėt e Tiranės. Nder pėrjetė kujtimit tė Azem Hajdarit dhe vėllait tė tij nė shpirt, Besim Ēera!

    Nder pėrjetė kujtimit tė martirėve tė shtatorit, Skėnder Kalenja, Adem Shehu, Isuf Uka!

    Azem, miku ynė i dashur! Gjatė kėtyre viteve, pėr ty shkrimtarė, poetė kanė shkruar, botuar dhe vazhdojnė tė shkruajnė poezi e shkrime tė shumta, piktorė dhe skulptorė kanė derdhur nė buste dhe portrete, dashurinė pėr ty. Kompozitorė, kėngėtarė dhe rapsodė tė kanė pėrjetėsuar nė kėngė, elegji e balada; miqtė e tu tė kanė pėrkushtuar fjalime dhe ligjėrata. Mund tė ndodhė qė kėto me kohė, edhe mund tė harrohen, por vepra jote nuk do tė harrohet kurrė, ajo do tė nderohet nga shqiptarėt, pėr sa kohė ata do tė nderojnė pluralizmin dhe lirinė, dinjitetin njerėzor. Azem, ti je gjallė! I paharruari miku ynė, Azem!

    Presidenti i Republikės Alfred Moisiu tė ka nderuar ty, me titullin e lartė "Nderi i Kombit". Duke shprehur mirėnjohjen time pėr presidentin Moisiu pėr kėtė akt, dua tė theksoj se presidenti me vendimin e tij, tė ka nderuar jo vetėm ty, por ka nderuar tė gjithė admiruesit e tu, rininė shqiptare qė tė kishte pėr idhull, mbarė kombin, sepse individėt, shoqėritė dhe kombet dallohen nga ata qė admirojnė dhe nderojnė. Katėr vjet mė parė, ti i dashur Azem, u ekzekutove nga falanga terroriste tė shtetit me uniformė. Kombi tė ngriti ty nė mit dhe legjendė, nė memorien e tij kolektive dhe ndėrgjegjen e tij, tė akordoi pavdeksinė, ndėrsa terroristėt tė vranė pėr sė dyti, duke pėrdhosur dosjen tėnde. Sot ti je nderi i kombit, ata janė turpi i tij! Drejtėsia edhe mund tė vonojė, por nuk harron.

    Zonja dhe zotėrinj,

    Ne nderojmė sot Azem Hajdarin, tė palėkundur nė vendimin tonė pėr tė ecur drejt tė ardhmes dhe kjo kurrsesi pėr tė harruar Azemin, mikun tonė tė dashur, pėrkundrazi, pėr tė nderuar mė mirė atė dhe veprėn. E ardhmja ishte vizioni i Azem Hajdarit, liria, prosperiteti, integrimi i Shqipėrisė nė Evropė, ishin idealet e tij.

    Azem, ti je gjallė!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Gėzim Hajdari, njė poet shqiptar nė Ruanda
    Nga Davius nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:11
  4. Dashuria e pare {shkruajtur nga Ekrem Hajdari}
    Nga YaSmiN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 03:22
  5. Kenget e Azemit
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •